Në një vit, shifra thuajse është katërfishuar. Pjesa dërrmuese e shqiptarëve kërkojnë azil në Gjermani 
25 vjet pas eksodit të madh, shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre

Romë, 7 mars 2016 – Pikërisht këto ditë përkujtojmë 25 vjetorin e eksodit të parë masiv të shqiptarëve. Anijet e stërmbushura të marsit dhe Vlora e gushtit 1991 janë akoma të fiksuara në kujtesën tonë, simbol i ikjeve të mijëra e mijëra shqiptarëve nga vendi i tyre i sapodalë nga diktatura komuniste. Shifrat ishin të larta. U tha që 20-24 mijë mbërritën në brigjet e Puglias në mars. Rreth 20 mijë të tjerë mbërritën në gusht. Por mijëra shqiptarë kalonin kufirin e shkonin të provonin fatin edhe në Greqi. Të tjerë me mënyra të ndryshme provonin në vende të tjera.

E sot pas 25 vjetëve?  Edhe pse Shqipëria është vend demokratik e i sigurtë, duket se dëshira (nevoja) e shqiptarëve të mbetur në atdhe për t’u larguar është rindezur sërish vitet e fundit. Veç pakënaqësisë për mosrealizimin e pritshmërisë, varfërisë e mungesës së shpresës që mund të konsiderohen si diçka subjektive, janë shifrat zyrtare të vendeve të tjera ato që nuk lënë vend për diskutim por duhet të alarmojnë edhe qeveritarët e politikanët më optimistë apo moskokëçarës. Gjatë vitit të shkuar, një ndër dhjetë shqiptarë, ose është larguar nga vendi, ose ka bërë përpjekje konkrete në këtë drejtim.

Sipas ambasadës amerikane në Tiranë, në muajin tetor 2015 aplikuan për të shkuar në ShB.A rreth 200 mijë shqiptarë. Çdo vit ka shqiptarë që provojnë fatin me lotarinë amerikane, por asnjëherë nuk ishin kapur shifra e fundit: mbi 27 mijë aplikime më shumë se në 2014 dhe 76 mijë aplikime më shumë se në 2013.

Tani mbërrijnë edhe shifrat e Eurostat-it (agjencia evropiane për statistikat) mbi azilkërkuesit në BE. Pak a shumë e dinim prirjen edhe në këtë aspekt, falë alarmimit të Gjermanisë që nga muaj në muaj jepte shifrat shqetësuese të shqiptarëve azilkërkues. Eurostat thotë se gjatë vitit të shkuar kanë kërkuar strehim në një vend të BE-së 65.935 shqiptarë, shifër që ka arritur thuajsekatërfishin e vitit 2014 (kur ishin 16.805) apo gjashtëfishin e vitit 2013 (numëroheshin vetëm 11.075 në atë vit). 

Në një epokë konfliktesh e eksode popujsh që vijnë drejt Evropës për t’i shpëtuar luftës, është shqetësuese të shohësh që nga1.255.640 azilkërkuesit në BE gjatë vitit 2015kosovarët (66.885 azilkërkues) dhe shqiptarët, renditen përkatësisht të katërtit e të pestët për numër aplikuesish për azil. Para tyre vetëm persona që vijnë nga Siria, Afganistani e Iraku.

E nëse në 1991-shin shqiptarët mësynin Greqinë e Italinë, ku ishte edhe më e lehtë të mbërrihej, tani që në Evropë shkojnë kudo pa viza, zgjedhin të kërkojnë azil në Gjermani, mëse 80% ose 53.805. Në atë shtet i kanë sytë edhe gjysma e azilkërkuesve kosovarë (33.425 persona).  E në Gjermani, shteti i BE-së me numrin më të lartë të azilkërkuesve (441.800) menjëherë pas sirianëve – azilkërkuesit më të shumtë në numër - renditen pikërisht shqiptarët e kosovarët gjë që ka sjellë edhe reagime të herëpashershme edhe të ambasadorit gjerman në Shqipëri por edhe marrje msash konkrete si futja e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta, nga njëra anë, dhe lehtësimi i futjes së shqiptarëve në tregun gjerman të punës në 130 profesione të ndryshme, nga ana tjetër.

Këto të mësipërmet, të ambasadës amerikane dhe të Eurostat-it, janë vetëm ato zyrtaret. Shifrat reale të shqiptarëve të larguar apo që provojnë të largohen janë edhe edhe më të mëdha. Janë të shumtë ata që kanë shkuar në vende të ndryshme europiane e nuk janë kthyer në Shqipëri brenda tre muajve siç parashikojnë rregullat për liberalizimin e vizave. Për këta të fundit kemi si shembuj ata që janë në Itali, në mënyrë të paligjshme me kalimin e 90 ditëve të para, kërkojnë informacione në redaksirreth ndonjë sanatoreje të mundshme apo duan të dinë si të përfitojnë një dokument nga një vëlla apo kushëri që ka marrë tashmë shtetësinë italiane apo ka një ndërmarrje e është i gatshëm t’i punësojë. Personat si këta nuk gjenden në asnjë prej statistikave të vendeve të Evropës, janë ata që këtej “nuk ekzistojnë”, që mundohen të gjejnë ndonjë punë në të zezë me shpresën se nuk do të ndalohen në rrugë nga forcat e rendit e senjë ditë do të mund të marrin edhe ndonjë dokument qëndrimi. 

Keti Biçoku/ Shqiptari i Italisë

25 Komente

Sa turp !

Hajde t'na kapi Pakistani me njezet mije aplikime mbas nesh! Eritrea eshte shume mbrapa, per te mos folur per Nigerine qe i kemi lene bishtin...

smiley
 

200 mij aplikime per US. Ore Lu ti shqip flet po ship nuk kupton. Mbasi u be shteti ne Albani, do bere dhe ne US, prandaj keta vullnetare te shtetberjes. Bile dhe z. Trump, do e hapi nje dere tek muri i tij kinez, me fal meksikan. 

Shumica e atyre 200 mije aplikimeve vijne nga refugjate shqiptare ne itali e greqi. Po t'i vesh re, dhe kur futeshin komentonin ketu, qe andej ishin.

 66 mijë Azilkërkuesit shqiptarë në BE, në vitin 2015 - per nje jete me te mire qe per 25 vjet akoma nuk e kane gjet ne vendin e tyre ! Numer goxha i modh ! 

"Do t ikim apo jo,  po! po! po!"  thirjet per te ikur nga izolimi ne 1990. Ne 2015 njerzia shqiptare paska qene me keq se ne 90! 

Vetem nje 10 % nuk kane nevoj te ikin ! smiley 

shifrat e larta vijne sepse shqiptaret dalin sot pa pas nevoje vizash. ndersa vendet e tjera qe ju numeroni u duhet vize apo pare e madhe per te mberritur deri ne perendim.

absurdi eshte qe megjithese shqiptarve u kane hequr vizat, shqiperine e konsiderojne shtet qe shkel te drejtat e vendasve dhe shtet i pasigurte politikisht, prej te cilit akoma pranohet kerkesa e azilit politik. nuk jemi te vetem ne fakt, te gjitha vendet qe rrethojne kosoven, e kane ne fuqi statusin e azilit. 

si duket atje perseri llogarisin te kete lufte. 

pu pu pu pu ca mjerimi kur i lexon, Siri, Eritrea, Afganistan, Irak, Pakistan, Shqiperi... ne nje vazo.

 

 

i mashtrun Gon. Ka nis hetimi per personat qe i hapen lajmet ne fillim. Te gjithe e dime nga cila zyre kane dale, thjesht do provohet

ç'lidhje ka personi qe hapi lajmin. ketej te presin po te jesh shqiptar. dmth e ke te drejten te plotesosh dosje per azilant (e merr apo jo, eshte drugu mesele pastaj, po keshtu ka qene qe ne fillim, statusin e azilantit nuk e ke te garantuar, nuk ta japin kur nuk permbledh ca kushte). bile ti qe atje mund t'i kerkosh ne linje, shtetet europiane per te cilat e drejta per zil eshte akoma ne fuqi. qe te mos nisesh kot. rumunet,  bullgaret, etj, nuk kane me te drejten per azil. e kane akoma shqiptaret, serbet, kosovaret, ukrainasit, etj.

ata qe perhapin lajmin atje, thjesht dine gjuhe te huaj dhe veç u perkthejne atyre qe s'kuptojne dot gje nga mosditja gjuhes.

si tha ai robi, kendi i drejte dhe temperatura e pikes se vlimit te ujit me grade maten te dyja po kjo nuk i ben njesoj. Kshu dhe kjo qe thashe une me ca po thu ti

ti flet gjepura te nje kohe te kaluar. flet si me qene komisar politik. ti fluturon me presh ne bythe. mjere ata qe do te mbajne mbi supe nje kuader si ty.

pranej çajne keta ferren te ikin. do t'ju lene vetem. do t'i mbillni patatet per supe vete.

gjembi, ja skanove foton e gjoksit ktij apo s'ja di emailin?

Bredharak i dashur, kjo gjuha jote ketu po me ngjan si e Ronit, ai shprehej keshtu gjithmon.

ç'ke pesuar keshtu biri im, ç'eshte kjo metamorfoz. 
 

Pjer, e thu ne kuptimin e mire? se sic thashe, per Ronin kane shume respekt ktu ne ministri. Plus, une e di qe ti me Ronin nuk jeni ofendu asnjehere, thjesht debatonit mbi VQ dhe ekonomine

 ktu ne ministri. 

me qeverine e majte ti ? e paske gjet mikun .

nuk eshte pune miqsh iliriano, secili nga ne duhet te jape kontributin e tije nese kerkohet, bredh si duket e ka kuptuar mesazhin dhe po jep kontributin e tij, na takon edhe ne te tjerve te kontribuojme aty, nuk mund tua lesh ne dore shkabave vendin, pasi edhe ne kemi pergjegjsi per ate vend.

Kush mund te jetoje nene sundimin kriminel komunist. Normale qe ikin,  jeta e padurueshme nen kete klysha te komunisteve . 

Nje pyetje nga salla - kjo shqperi e shkreta , eshte prone e ketyre pinjollve komuniste kriminel , apo ne jemi popull shkerdhate , qe meritojme kete qeveri.

eshte mbushur ky blog me trolla politike. asnje diskutim, asnje argument, vetem slogane esktreme enveriste nga te kthesh koken. vrl

Sa turp ! Rilindja nje zhgenjim i madh smiley

azilkërkuesit më të shumtë në numër - renditen pikërisht shqiptarët e kosovarët

me beri pershtypje: Shqiptaret dhe (!) Kosovaret(!)

O ti kopjus i keq,  o shkerdhat,o katnar muti: ku esht ndryshimi shqiptar apo kosovar?

 

 

I ka marre si statistikat e dy shteteve te veçanta o qimederr se ka pas me qellim te keq ...

Shqiptaret e vujt  ,ata te Ilirise e te Dardanis smiley

Kam hall kush do ti laj halet andej per te dhjere rehat Shkaba lol

 

 

 

Shqiptaret e vujt  ,ata te Ilirise e te Dardanis

smiley

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).