Bankers Petroliom do shitet tek kinezët për një shifër prej 575 milion dollarësh kanadezë.

Kompania kanadeze që shfrytëzonte burimet e naftës në vendin tonë tashmë ka një pronar tjetër dhe kjo është bërë e ditur nga vetë kompania përmes një komunikate të shpërndarë për mediat.

Në të thuhet se, blerësi është kompania kineze Geo-Gade Petroleum Corporation, një nga kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit në Kinë që është kompania më e madhe në bursën e Shngait me një kapital prej 3.6 miliard dollarë.Në njoftim saktësohet se, marrëveshja ka marrë miratimin unanim të anëtarëve të Bordit Drejtues të Bankers dhe se aksionet janë vlerësuar me një çmimi 2.2 dollarë.

Geo-Jade është një ndër kompanitë e pavarura më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të listuara në Shanghai Stoçk Exçhange (SH: 600759) me një kapitalizim tregu më të madh se Ç $ 3.6 Miliard dollarë. Geo-Jade ka bërë investime të suksesshme të naftës dhe gazit në mbarë botën, me asetet kryesore të vendosura në Azinë Qendrore, Amerikën e Veriut dhe në Kinë.

Ja njoftimi i Bankers Petroleum

BLERE NGA NJE PREJ FILIALET E KORPORATES GEO-JADE PETROLEUM

Bankers ka kënaqësinë të deklarojë se ka hyrë në një marrëveshje përfundimtare me 1958082 Alberta Ltd. (blerësi) dhe Charter Power Investment Limited për blerjen e të gjitha aksioneve të Bankers Petroleum Ltd. me një çmim prej 2.20 USD për aksion. Blerësi dhe Charter Power janë degë të kompanisë Geo-Jade Petroleum, një nga kompanitë e pavarura më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit në Kinë. Transaksioni do të realizohet përmes një plani i cili bazohet tek Akti i Korporatave të Biznesit (Alberta). Në bazë të marrëveshjes Bankers është vlerësuar me 575 Milionë dollarë pa përfshirë detyrimet.

Kryesoret

• Çmimi për aksion C$2.20

• Marrëveshja është miratuar unanimisht nga Bordi i Drejtorëve të Bankers dhe ka mbështetjen e plotë të ekipit menaxhues të Bankers

• Blerësi sjell një fokus të ri tek investimet tek portofoli i aseteve të Bankers

• Zyrat qendrore të korporatës dhe ato teknike të Bankers do të vijojnë të jenë në Calgary, Canada me zyra operacionale në Shqipëri, Hungari dhe Rumani

Çmimi i transaksionit përfaqëson një premium prej 98% mbi vlerën e aksioneve të Bankers në mbylljen e Bursës së Toronto-s prej $1.11 në 18 Mars 2016 dhe një premium prej 109% mbi vlerën e aksioneve përgjatë tregtimit 30 ditor të fundit (deri në 18 Mars 2016) ku aksionet janë tregtuar mesatarisht me $1.05.

David French, President dhe Shef Ekzekutiv i Bankers tha: "Transaksioni i propozuar i jep Bankers mundësinë për t'i rikthyer investimin aksionerëve tanë me një prim të konsiderueshëm kundrejt vlerësimit aktual të tregut ndërkohë që i ofron kompanisë burime shtesë financiare për të përshpejtuar aktivitetin tonë në Shqipëri dhe për të kapitalizuar potencialin e krijuar nga mjedisi aktual i çmimeve. Ky transaksion do të gjenerojë një përfitim të rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë dhe për komunitetet lokale ku operon Bankers. Ne presim me padurim për të punuar me investitorët e rinj për të përfituar prej mundësive të ofruara nga asetet."

Duke ndjekur një transaksion të suksesshëm, Blerësi do të mbështesë drejtuesit e Bankers dhe punonjësit për të përfituar nga eksperienca dhe njohuritë e ekipit të Bankers. Blerësi planifikon të realizojë një vizion të njëjtë të të gjitha kompanive për të rritur biznesin përmes operacioneve në Shqipëri ndërkohë që fokusohet në mundësitë e rritjes në tregun global.

Informacion mbi Transaksionin

Pas një shqyrtimi dhe analizimi intensive të transaksionit të propozuar dhe konsiderimin e alternativave të tjera në dispozicion, Bordi i Bankers ka vendosur unanimisht se Marrëveshja është në interesin më të mirë të Bankers dhe aksionerëve të tij. Bordi i Bankers ka miratuar në mënyre unanime Marrëveshjen dhe është i vendosur të rekomandojeë që aksionerët të votojnë në favor të marreveshjes. Secili prej zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve të Bankers, që përfaqësojne në total rreth 6% të aksioneve të Bankers, kanë hyrë në marrëveshje duke mbështetur votimin mbi Blerësin dhe kanë rënë dakord për të votuar në favor të miratimit të marrëveshjes.

Bordi i Bankers ka marrë një opinion nga këshilltari i tij financiar, FirstEnergy Capital LLP, i cili thotë që, që nga data e Marrëveshjes, dhe në baze të supozimeve dhe kualifikimeve të përfshira në të, shuma e propozuar për t’u paguar për aksionerët e Bankers është e drejtë nga pikpamja financiare. Marrëveshja gjithashtu parashikon një tarifë prej 20 Milion dollarë nëse Marrëveshja ndërpritet në rrethana të caktuara. Kjo përfshin pagesën në favor të Blerësit nëse Bankers hyn në një marreveshje në lidhje me një propozim më të lartë, ose nëse Bordi i Bankers e tërheq apo e ndryshon rekomandimin e tij në lidhje me Marrëveshjen. Pagesa do të bëhet në favor të Bankers në qoftë se Blerësi nuk është në gjëndje për të përfunduar financimin e detyrimit të tij, për të blerë aksionet e Bankers ose në rrethana të tjera.

Kompletimi i Marrëveshjes varet nga kushtet e përgjithshme të mbylljes, duke përfshirë marrjen në gjykatë, miratimet e aksionerëve dhe miratimet rregullatore, sic janë ato të kërkuara nga Akti Kanadez i Investimit dhe miratimet e kërkuara nga Republika Popullore e Kinës. Aksionerëve të Bankers do t’u kërkohet që të votojnë për Marreveshjen ne nje takim te vecante te tyre (“Mbledhje Speciale&rdquosmiley dhe perfundimi I Marreveshjes do te kerkoje miratimin e dy te tretave te votive nga aksioneret prezent ose me prokure ne Mbledhjen Speciale.

Si rezultat i kesaj Marreveshjeje, Mbledhja Vjetore e Përgjithshme e lajmëruar më parë do të shtyhet. Informacion në lidhje me Marrëveshjen do t’u dërgohet aksionerëve të Bankers në Prill për një Mbledhje Speciale që pritet të mbahet në fund të Majit. Detaje të mëtejshme të lajmërohen sapo të jenë të disponueshme. Sapo Marrëveshja të jetë miratuar në Mbledhjen Speciale dhe të jenë marrë miratimet e nevojshme rregullatore, mbyllja pritet të bëhet në fund të Qershorit. Pas një transaksioni të suksesshëm, Blerësi ka ndërmend të aplikojë për anullimin e listimit të Bankers në kembimet e TSX and AIM.

Nje kopje e Marrëveshjes si dhe informacionit dhe dokumentave përkatëse do të dërgohen te rregullatorët kanadezë të sigurisë dhe do të jenë të disponueshme në www.sedar.com

Rekomandimet e Bordit të Bankers

Bazuar në Opinionin e Drejtë dhe rekomandimet e Komisionit Special të Bordit të Bankers dhe pas konsultimeve me këshilltarët e tij ligjorë dhe financiarë, Bordi ka miratuar unanimisht:  marrëveshja e përcaktuar është në interesin më të mirë të Bankers dhe aksionerëve të tij; (ii) rekomandon që aksionerët e Bankers të votojnë në favor të Marrëveshjes; dhe (iii) vendos që aksionerët e Bankers të informohen se Marrëveshja është e drejtë nga pikëpamja financiare për aksionerët e Bankers.

Këshilltarët

Dentons Canada LLP është duke vepruar si këshilltar ligjor për Blerësin dhe Charter Poëer.

FirstEnergy Capital LLP është duke vepruar si një këshilltar financiar ekskluziv për Bankers dhe i ka dhënë Bordit të Bankers një opinion të drejtë për Marrëveshjen për aksionerët e tij. Një kopje e këtyre opinioneve do të përfshihet në informacionin qarkullues që do t'i dërgohet aksionerëve të Bankers për Mbledhjen e Veçantë. McCarthy Tétrault LLP është duke vepruar si një këshilltar ligjor për Bankers.

Rreth Geo-Jade

Geo-Jade është një ndër kompanitë e pavarura më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të listuara në Shanghai Stoçk Exçhange (SH: 600759) me një kapitalizim tregu më të madh se Ç $ 3.6 Miliard dollarë. Geo-Jade ka bërë investime të suksesshme të naftës dhe gazit në mbarë botën, me asetet kryesore të vendosura në Azinë Qendrore, Amerikën e Veriut dhe në Kinë. Redaksia Online(F.T/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/Ekonomi/2733/banke... Petroliom do shitet tek kinezët për një shifër prej 575 milion dollarësh kanadezë. Kompania kanadeze që shfrytëzonte burimet e naftës në vendin tonë tashmë ka një pronar tjetër dhe kjo është bërë e ditur nga vetë kompania përmes një komunikate të shpërndarë për mediat. Në të thuhet se, blerësi është kompania kineze Geo-Gade Petroleum Corporation, një nga kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit në Kinë që është kompania më e madhe në bursën e Shngait me një kapital prej 3.6 miliard dollarë. Në njoftim saktësohet se, marrëveshja ka marrë miratimin unanim të anëtarëve të Bordit Drejtues të Bankers dhe se aksionet janë vlerësuar me një çmimi 2.2 dollarë.Geo-Jade është një ndër kompanitë e pavarura më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të listuara në Shanghai Stoçk Exçhange (SH: 600759) me një kapitalizim tregu më të madh se Ç $ 3.6 Miliard dollarë. Geo-Jade ka bërë investime të suksesshme të naftës dhe gazit në mbarë botën, me asetet kryesore të vendosura në Azinë Qendrore, Amerikën e Veriut dhe në Kinë. Ja njoftimi i Bankers PetroleumBLERE NGA NJE PREJ FILIALET E KORPORATES GEO-JADE PETROLEUMBankers ka kënaqësinë të deklarojë se ka hyrë në një marrëveshje përfundimtare me 1958082 Alberta Ltd. (blerësi) dhe Charter Power Investment Limited për blerjen e të gjitha aksioneve të Bankers Petroleum Ltd. me një çmim prej 2.20 USD për aksion. Blerësi dhe Charter Power janë degë të kompanisë Geo-Jade Petroleum, një nga kompanitë e pavarura më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit në Kinë. Transaksioni do të realizohet përmes një plani i cili bazohet tek Akti i Korporatave të Biznesit (Alberta). Në bazë të marrëveshjes Bankers është vlerësuar me 575 Milionë dollarë pa përfshirë detyrimet.

Kryesoret

• Çmimi për aksion C$2.20 • Marrëveshja është miratuar unanimisht nga Bordi i Drejtorëve të Bankers dhe ka mbështetjen e plotë të ekipit menaxhues të Bankers

• Blerësi sjell një fokus të ri tek investimet tek portofoli i aseteve të Bankers

• Zyrat qendrore të korporatës dhe ato teknike të Bankers do të vijojnë të jenë në Calgary, Canada me zyra operacionale në Shqipëri, Hungari dhe Rumani

Çmimi i transaksionit përfaqëson një premium prej 98% mbi vlerën e aksioneve të Bankers në mbylljen e Bursës së Toronto-s prej $1.11 në 18 Mars 2016 dhe një premium prej 109% mbi vlerën e aksioneve përgjatë tregtimit 30 ditor të fundit (deri në 18 Mars 2016) ku aksionet janë tregtuar mesatarisht me $1.05.David French, President dhe Shef Ekzekutiv i Bankers tha: "Transaksioni i propozuar i jep Bankers mundësinë për t'i rikthyer investimin aksionerëve tanë me një prim të konsiderueshëm kundrejt vlerësimit aktual të tregut ndërkohë që i ofron kompanisë burime shtesë financiare për të përshpejtuar aktivitetin tonë në Shqipëri dhe për të kapitalizuar potencialin e krijuar nga mjedisi aktual i çmimeve. Ky transaksion do të gjenerojë një përfitim të rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë dhe për komunitetet lokale ku operon Bankers. Ne presim me padurim për të punuar me investitorët e rinj për të përfituar prej mundësive të ofruara nga asetet."Duke ndjekur një transaksion të suksesshëm, Blerësi do të mbështesë drejtuesit e Bankers dhe punonjësit për të përfituar nga eksperienca dhe njohuritë e ekipit të Bankers. Blerësi planifikon të realizojë një vizion të njëjtë të të gjitha kompanive për të rritur biznesin përmes operacioneve në Shqipëri ndërkohë që fokusohet në mundësitë e rritjes në tregun global.Informacion mbi Transaksionin.

Pas një shqyrtimi dhe analizimi intensive të transaksionit të propozuar dhe konsiderimin e alternativave të tjera në dispozicion, Bordi i Bankers ka vendosur unanimisht se Marrëveshja është në interesin më të mirë të Bankers dhe aksionerëve të tij. Bordi i Bankers ka miratuar në mënyre unanime Marrëveshjen dhe është i vendosur të rekomandojeë që aksionerët të votojnë në favor të marreveshjes. Secili prej zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve të Bankers, që përfaqësojne në total rreth 6% të aksioneve të Bankers, kanë hyrë në marrëveshje duke mbështetur votimin mbi Blerësin dhe kanë rënë dakord për të votuar në favor të miratimit të marrëveshjes. Bordi i Bankers ka marrë një opinion nga këshilltari i tij financiar, FirstEnergy Capital LLP, i cili thotë që, që nga data e Marrëveshjes, dhe në baze të supozimeve dhe kualifikimeve të përfshira në të, shuma e propozuar për t’u paguar për aksionerët e Bankers është e drejtë nga pikpamja financiare. Marrëveshja gjithashtu parashikon një tarifë prej 20 Milion dollarë nëse Marrëveshja ndërpritet në rrethana të caktuara. Kjo përfshin pagesën në favor të Blerësit nëse Bankers hyn në një marreveshje në lidhje me një propozim më të lartë, ose nëse Bordi i Bankers e tërheq apo e ndryshon rekomandimin e tij në lidhje me Marrëveshjen. Pagesa do të bëhet në favor të Bankers në qoftë se Blerësi nuk është në gjëndje për të përfunduar financimin e detyrimit të tij, për të blerë aksionet e Bankers ose në rrethana të tjera. Kompletimi i Marrëveshjes varet nga kushtet e përgjithshme të mbylljes, duke përfshirë marrjen në gjykatë, miratimet e aksionerëve dhe miratimet rregullatore, sic janë ato të kërkuara nga Akti Kanadez i Investimit dhe miratimet e kërkuara nga Republika Popullore e Kinës. Aksionerëve të Bankers do t’u kërkohet që të votojnë për Marreveshjen ne nje takim te vecante te tyre (“Mbledhje Speciale&rdquosmiley dhe perfundimi I Marreveshjes do te kerkoje miratimin e dy te tretave te votive nga aksioneret prezent ose me prokure ne Mbledhjen Speciale. Si rezultat i kesaj Marreveshjeje, Mbledhja Vjetore e Përgjithshme e lajmëruar më parë do të shtyhet. Informacion në lidhje me Marrëveshjen do t’u dërgohet aksionerëve të Bankers në Prill për një Mbledhje Speciale që pritet të mbahet në fund të Majit. Detaje të mëtejshme të lajmërohen sapo të jenë të disponueshme. Sapo Marrëveshja të jetë miratuar në Mbledhjen Speciale dhe të jenë marrë miratimet e nevojshme rregullatore, mbyllja pritet të bëhet në fund të Qershorit. Pas një transaksioni të suksesshëm, Blerësi ka ndërmend të aplikojë për anullimin e listimit të Bankers në kembimet e TSX and AIM.Nje kopje e Marrëveshjes si dhe informacionit dhe dokumentave përkatëse do të dërgohen te rregullatorët kanadezë të sigurisë dhe do të jenë të disponueshme në www.sedar.com. Rekomandimet e Bordit të BankersBazuar në Opinionin e Drejtë dhe rekomandimet e Komisionit Special të Bordit të Bankers dhe pas konsultimeve me këshilltarët e tij ligjorë dhe financiarë, Bordi ka miratuar unanimisht: marrëveshja e përcaktuar është në interesin më të mirë të Bankers dhe aksionerëve të tij; (ii) rekomandon që aksionerët e Bankers të votojnë në favor të Marrëveshjes; dhe (iii) vendos që aksionerët e Bankers të informohen se Marrëveshja është e drejtë nga pikëpamja financiare për aksionerët e Bankers.KëshilltarëtDentons Canada LLP është duke vepruar si këshilltar ligjor për Blerësin dhe Charter Poëer.FirstEnergy Capital LLP është duke vepruar si një këshilltar financiar ekskluziv për Bankers dhe i ka dhënë Bordit të Bankers një opinion të drejtë për Marrëveshjen për aksionerët e tij. Një kopje e këtyre opinioneve do të përfshihet në informacionin qarkullues që do t'i dërgohet aksionerëve të Bankers për Mbledhjen e Veçantë. McCarthy Tétrault LLP është duke vepruar si një këshilltar ligjor për Bankers.Rreth Geo-JadeGeo-Jade është një ndër kompanitë e pavarura më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të listuara në Shanghai Stoçk Exçhange (SH: 600759) me një kapitalizim tregu më të madh se Ç $ 3.6 Miliard dollarë. Geo-Jade ka bërë investime të suksesshme të naftës dhe gazit në mbarë botën, me asetet kryesore të vendosura në Azinë Qendrore, Amerikën e Veriut dhe në Kinë.

Redaksia Online(F.T/shqiptarja.com) - 

 

30 Komente

Si duket Bankers Petroleum u tremb nga gjoba e drejte qe autoritetet shqiptare i vune. 

Keta ne fakt e kane kontraten me qeverine shqiptare, por ne fakt po ja shesin koncesionin nje kompanie tjeter qe duhet te paguaje edhe gjobat qe i ka vene qeveria, si edhe kredite e keqija qe ka kompania.

Pak e çuditeshme mu duk edhe mua Gaia. 

Bankers u tremb se cmimi I naftes ka per te qendruar i ulet per nje kohe te gjate.cmimi I ulet plus hyrja ne fuqi e taksave do te bente qe ata te dilnin eksiq qe do te thote se aksionet e tyre te beheshin 0 ne kete menyre fituan $575 meleon plus kinezet trashegojne gjithe problemet e tyre me qeverine shqiptare.

 

Ka kaq kohe qe ne qarqet e mbrendshme flitej per kete deal (ju kujtohet vizita e Rames ne Kine?) Gjithsesi jane ca gjone qe duhen bo me patjeter:

  1. Auditi i Bankersave duhet te kryhet sic palet kane rene dakort. Bankersat kane deklaruar te njejtat shpenzime ne vite. Nje auditim i bere mire do i nxirte qeverise nja $300mil ne royalties pa llogarit perfitimet nga taksat. Me sa di une qeveria i ka sekuestruar Bankersave deri tani vetem $75mio.
  2. Kontrata e re me kinezet duhet te rishikohet ne favor te qeverise shqiptare, qofte persa i perket royalitve qofte persa i perket detyrimeve ndaj mjedisit. Ju kujtohen shperthimet ne prill te 2015 kur qeveria ngeli si mut se me siguri kontrata nuk permbante detyrime te tilla ndersa ligjet e mjedisit jane per tia fut vrapit ose nuk u zbatuan. Bankersat "zemergjere" ndertuan nje shtepi, riparuan ca te tjera dhe ia hudhen paq.
  3. Mund dhe duhet te detyrohen blersit e rinj qe prodhimin tia shesin ARMOs (te shtetezuar) qe vetem pasi kapacitetet e kesaj te fundit te jene plotesuar teprica te exportohet.

Qeveria ska pse te kete frike. Eshte nje nga vendburimet e pakta onshore ne nje vend me situate te qendrueshme. Po deshen ndihme ne negociata le ti hudhin syte nga pertej oqeanit se ka albaneze qe fitojne $$ me ket pune smiley 

Shpresoj qe mos ta kete perfundu dealin ai palloshi se me verte do ishte gjynof.

tani kjo pune ashtu eshte..,

biznesi i bankers ka qene gjithmone "shady". Biznesi kryesor ka qene me Shqiperine dhe dukej si nje kompani e krijuar me qellim qe te fitonte kontraten ne Shqiperi. dmth rroten ja kane lyer mire pushtetareve pasi kane shkelur shume ligje jo vetem duke mos paguar detyrimet po edhe duke shfrytezuar puset jashte kontrate qe kane patur. 

lajmi eshte bazuar ne nje press release te kompanise "bankers".

kompania e dyte, pervec ajo e Albertas, eshte krijuar ne Dhjetor 2015 (hmmmm) ne Hong Kong. meqe bankers biznesin me te madh e ka ne shqiperi, dhe kompania blerese krijohet vetem para dy-tre muajsh ne hong kong, nuk ka nevoje per shume shkolle per deduksion. edhe vete shkaba e kupton kete gje, edhe kur nuk ka informacion. 

nuk eshte pune ekspertize apo konkurence. keta krijojne kompani fantazma, pastrojne parate qe kane vjedhur me pare, dhe vazhdojne e vjedhin, thjesht duke bere sikur nderrohen pronaret. 

 ......nuk eshte pune ekspertize apo konkurence. keta krijojne kompani fantazma, pastrojne parate qe kane vjedhur me pare, dhe vazhdojne e vjedhin, thjesht duke bere sikur nderrohen pronaret. nuk eshte pune ekspertize apo konkurence. keta krijojne kompani fantazma, pastrojne parate qe kane vjedhur me pare, dhe vazhdojne e vjedhin, thjesht duke bere sikur nderrohen pronaret.

 

 Jo detyrimisht. Eshte praktike e zakonshme qe nje person apo grup i caktuar behen bashke sigurojne financimin dhe krijojne kompani vetem per nje qellim apo vendburim te caktuar ( ka raste edhe per nje pus te vetem). Kjo jo detyrimisht e ben kete kompani me te mire apo me te keqe se kompanite e medha me me shume kohe ne treg.

Per rastin ne fjale, Bankers lidhen ate kontrate qe lidhen ne ate kohe dhe ne ato kushte.... qeveria shqiptare zhvillimet duhet ti shofi si mundesi per me shume. Nese do apo jo ti shfrytezoje, kjo eshte dicka tjeter.

p.s Where is Erebara when you need him?

si praktike pa diskutim eshte e zakonshme, kur flitet per venture capital qe ngrihet (raised) per certain deals. duke marre parasysh qe Shqiperia eshte jo shume terheqese per investime ne pergjithesi, me sa mbaj mend ka patur kompani te tjera me me eksperience por puset ja dhane Bankers jo me shume transparence. atehere per bankers punonte direkt dikush qe ishte ish-drejtor ne bashkine e rames. 

bankers e filluan si kompani ne dukje serioze, moren ne pune njerez serioze (eksperte te huaj dhe shqiptare) pastaj, pas nje viti kontrate, i skartuan shpejt e shpejt e sollen e vune ne krye njerez pa shkollen e duhur, vetem se ishin si kapardhenes sa here ishte rradha me bere pagesen. 

pastaj vazhduan duke vjedhur ne cdo krah dhe nuk paguan detyrimet qe kishin, sepse si e thashe me lart lyenin rroten mire. 

Si transparent dhe me good corporate responsibility te duket ky rast i "zakonte"?

Problemi eshte me gazetarine qe postojne nje press release qe jua servir kompania. Sikur te kishin bere te paken 10 minuta google search, do kishin mesuar dicka me shume se cfare prezanton Bankers. Nje gje qe mesova une ne ato dhjete minuta eshte qe kinezet nuk ja kane blere borxhin. smiley pra qe me thote se bankers gjysmat e atyre qe do marre do i lere ne taksa, dhe detyrime qe i ka shtetit shqiptar. 

http://www.theglobeandmail.com/report-on-business/industry-news/energy-and-resources/canadas-bankers-petroleum-agrees-to-takeover-by-chinese-firm/article29305371/

Charter Power Investment Limited 

Projektet e Geo-Jade Petrolium,     nga faqa zyrtare, tre projektet kryesore i ka ne Kazakistan.

 

PS. Nuk ke nevoje per Erebare: truth aka beauty is in the eyes of the beholder. Dhe te vertetes ne kete rast i vjen pak era mut, sado ta spicesh it up me ereza kineze. 

E vej doren ne zjarr qe auditi di i nxirrte nja $300mio pa llogarit taksat dhe Leonidhen & Co ne burg. A do qeveria me bo, pune tjeter. 
 

Nje gje qe mesova une ne ato dhjete minuta eshte qe kinezet nuk ja kane blere borxhin. 

E ke gabim. Une si aksioner marr CAD$2.20 per aksion. Borxhi eshte tjeter pazar

"The $2.20 is the price per share, there will be no change to that debt is being handled separately, $2.20 is the crystalized value for shareholders which we feel is a great premium and value for our shareholders.

Thanks.
Laura Bechtel, Investor Relations & Corporate Communications Specialist"
Read more at http://www.stockhouse.com/companies/bull...

Right....you'd have to find a buyer willing to pay that premium. Supply and demand it's a tricky thing.

Shqiperia i vuri shqelmin Bankers qe ne Nentor te 2015 kur i ngriu llogarite bankare me pretendimin se per 2011 i detyrohet takse fitimi rreth $57 milione. Nderkohe Shqiperia i ka borxh vete Bankers-it nja $70 milione per TVSh dhe akcize e takse qarkullimi. Per pagesen e ketyre shumave Bankers ka hedhur Shqiperine ne gjygj ne gjykatat e vendit, dhe deri tani ka fituar. 

Auditmi per vitet 2012-2015 pritet te behet dhe pritet te jete nje 'clusterfuck' i plote. 

Shkurt Shqiperia mbetet nje rrepublike bananesh.

 

Aha, mos ma shpresa tek Palloshi se ai ka hallin ku t'dali noi cop per veten e tija. 

Nje pyetje kam. Cfare do te ndodhe me kontratat qe kjo kompani ka me fermeret qe ka marr tokat me qira? Eshte pak personale kjo pyetje prandaj kam interes.. smiley

Duke qene se vijne kinezet smiley do paguajne me pak per qerane. 

E ke parashikuar kete gje tek VQ? smiley

Zbuloje vet smiley nuk kushton me shume se 5 euro smiley

Pse thoshte 15 ai bradi? smiley

Nuk e besoj e dashur, nuk eshte Bradi si Palloshi dhe Nano, qe kerkojne % e tyre per çdo gje. Vetem 5 euro smiley Ika, naten, se sot ndejta shume, nuk e di pse me iku gjumi smiley

Jo e kam lexuar qe thoshte ben vetem 15 dollare, ndoshta e kam lexuar gabim..naten Pjer se erdhi Vlonjati dhe do te ngacmoje kot.. smiley

Shikoni mire lajmet ne vazhdim per Bankers, po ishit te vemendshem do shikoni ne tv shokun tone Bredhin! ....

Shoku Bredhi smiley

Me fal, shoku jone z.Drejtor Bredhi..., me tre jave ne atdhe dhe ka krijuar network-un e tij. Opinioni per te eshte shume pozitiv. Mua me.behet qejfi.

Po me ben te skuqem cdo here qe shkruan per mua.
E mban mend te ajo tema e stoqeve qe te permenda CVE? para 1 jave u ble, stoku si normalisht kerceu goxha. E njejta filozofi dhe me Bankers P. Jane kompani te vogla e te mesme qe jane joshese nisur nga shpresa per rebound e naftes dhe dollari i dobet kanadez. Kinezet pastaj jane gati... 

Aq shume po shkruan per ty Vlonjati sa po na ben te dyshojme ose per bromance ose per ndonje gje tjeter.

po me po. rendesi ka qe keta te vegjelit e te mesmit me pak, te paguajne detyrimet qe kane edhe mos ju ikin prej duresh, se eshte me mire me marre detyrimet e detyrueshme sesa borxh me interes te ulet per te paguar borxhet e te tjereve. per me thelle, lexo librin se edhe per kete ka folur ai. 

bleresi merr persiper edhe detyrimet e shitesit .borxhi dhe detyrimet fiskale i transferohen kinezeve ne kete rast.

Bankers Petroleum e blejne Kinezet me dollare Kanadeze .

smiley smiley smiley

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).