Një foto e një shitëseje të moshuar që po gjobitet nga Policia Bashkiake ka bërë xhiron në rrjetet sociale, duke shkaktuar një pakënaqësi të madhe mes përdoruesve të internetit.

Në foto duket një punonjës i Policisë Bashkiake që po gjobit një plakë që shet qepë të njoma dhe spinaq në rrugë. Komentet janë të gjitha kundër shtetit dhe ironizojnë luftën e tij ndaj krimit ekonomik.

“Pse, kjo është luftë? Ata që merren me drogë dhe armë shpëtojnë, ndërsa gjoba ndaj kësaj nëne do e rregullojë Shqipërinë”, lexohet në një nga komentet e shumta.

Bashkia e Tiranës ka reaguar për këtë rast, duke u justifikuar se tregtarët që vijnë nga jashtë Tiranës, produktet e tyre duhet t’i shesin në tregjet e përcaktuara nga bashkia. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës shton se për këtë grua ishin ankuar banorët e pallatit, hyrjen e të cilit e kishte zënë gruaja me mallrat e saj.

“Duke u nisur nga rasti që po qarkullon së fundi në mediat sociale, mbi aksionin e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave të zëna publike dhe disiplinimin në tregje të posaçme të tregtarëve që shesin në rrugë e trotuare, Bashkia e Tiranës gjen rastin të informojë dhe t’u bëjë edhe një herë thirrje tregtarëve që vijnë nga jashtë Tiranës, që për të tregtuar produktet e tyre të shfrytëzojnë një nga 16 tregjet ekzistuese të bashkisë”, lexohet në njoftimin për shtyp të Bashkisë së Tiranës.

Ndërkaq, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur që ta shlyejë ai gjobën prej 500 lekësh që Policia Bashkiake vendosi sot ndaj gruas së moshuar.
 

162 Komente

Do marojn nai here keto kursimet e mamit te Erjonit, a jo ?

Non Tereza m'ven. 

Paska qene gru largpamse. Me duket ka kursy per dy dasma, se nuk i dihet ... divorc, vdes gruja pare ( larg qofte) 

Shqiponja? Ushtarake mo, ca do me teper.

Domosdo qe do vepronte ne solidaritet me shitesen e qepeve kur vete ka shitur fiq ne femijeri. 

Ky eshte si thote LLakaj . Kerkon te bie ne sy ambasades amerikane, ato se pjerdhin ( amerikanet) si kryetar bashkie, me gjithe ate zhurme, me gjithe ate mediatizem, keto te ambasades e kane dhjere krejt, sia pjerdhin e vazhdojne te mos e pjerdhin kryetarin e kryeqytetit tone.  Gjoba me ligj anullohet , nuk eshte se nje nenpunes ka te drejte ta paguaj, ketij si thote Llakaj , duhet ti behet e qarte se kryetar bashkie nuk eshte titull aristokrat, por nenpunes numer 1 ne bashki . rrot karit .

ne france vetem gjyqi ta anullon apo ta zgjidh gjoben. normalisht kur s'ke te ardhura, (siç eshte rasti asaj qe shet qepe) nuk e paguan asnjehere. e paguan (t'i marrin leket nga llogaria bankare po te kesh te tille, apo te sekuestrojne diçka tjeter, po s'pate leke), vetem po nuk u paraqite diten e gjyqit.

I madh je, gjykata administrative shqiptare do merret me dy kile qep e tre spinak ?????

nenpunesi i zyres se gjobave, ka gjithe te drejten per anullimin e saj, ne baze te ligjit , nuk eshte e nevojshme te merret kryetari me bamirsi .

ne fakt polici bashkiak, duket se eshte duke vuajtur nen shikimin veteran te shokut Zylo nderkohe qe perpilon fletgjoben, e shoku Zylo me qendrimin gatitu ndihet i kenaqur se ka ndihmuar pushtetin bashkiak te kryeje detyren me se mire ne sherbim te kryeqytetit. 

foto qe tregon shume, pak si Vangogiane duket, dy germa ne sfond P-D , nje nene plake me problemet e saja te perditshme, nje kurrgjeberes ne jeten e tij teper i interesuar, nje polic shume i lodhur . hata kjo foto.

pushtetet jane te ndara ketej. ai qe ve gjoben nuk ta heq me dot. dhe keto gjykatat, keto gjera i shqyrtojne mbrenda minutit. (edhe nje vjedhes apo thyrres xhamash, denohet mbrenda dites, comparution immédiate quhet proçedura, per kete pune i kane gjykatesit, jo te rine ne kafe tere diten)

merr kohe nje proçes i nderlikuar (me deshmitare, etj, etj). jo nje kundravajte.

mire t'ja u bejne se vete i votuan.

Gjemonin piazzat asokohe mo ja ..Liri-Demokraci..Poshte Komunizmi..E duam shqiperine si gjithe evropa(ajo kapitaliste kuptohet)..sot as 25 vjet plot.. po u digjet shpirti njerzise per pak komunizem..barazi sociale.. apo gjynah si  i thoshin ne ate kohe!! 

Mendoj se hapja e disa mini-tregjeve te vogla neper mehalla, mund ta rregulloje kete anomali. 

jane me pare keto tregjet. dmth po nuk shite fare gjate dites, jo vetem qe s'fiton gje por humb leket qe ke paguar standin.

Pjero pse nuk i dergon nje kopje te vepres krietarit. Se fiqte nuk hyne as ne commodities, qe te kene shume lidhje me makroekonomine. Si thua ia vlen? une mendoj se po. po ku marr vesh une.

nuk ka lagje pa mini tregje por tek tregu ka konkurrence i shesin me shpejt keshtu

Bashkia e Tiranës shton se për këtë grua ishin ankuar banorët e pallatit, hyrjen e të cilit e kishte zënë gruaja me mallrat e saj.

Eh rrace spiunit qe nuk ndahet...

vllai qe u be muj qe jeton atje me thote qe katnaret vendosen keq. bllokojne vijat e bardha, trotuarin apo ndonje hyrje. veç te shesin dune. vihen sa me perball me turmen. qe te shesin sa me shpejt.

nuk kane shume faj banoret ne fakt.

Skane faj, por problemi i trotuarve jane tavolinat e lokaleve por ato nuk i denoncojne se nuk ua mban, normale denoncojne kete te lodhuren.

ne fakt nuk kane pse ta denoncojne ata duhet te flasin me te dhe t'i shpjegojne qe duke qendruar atje i pengon te levizin.

keto probleme, vijne si neper çdo qytet te madh, prej FRIKES. njerzit kane frike sot te zgjidhin diçka drejtperdrejt midis tyre, sepse nuk e dine sesi do te reagoje tjetri (femijte e asaj mund te jene agresive dhe u thyejne turinjte atyre te pallatit). keshtuqe e spiunojne, tek policia.

 

Po e para qe mund te flisnin, por edhe polici duke pare moshen edhe gjendjen mund ta kish hedhur dhe me nje keshillim sic ndodh ne cdo vend te qyteteruar.

policet me siguri per çdo gjobe qe vene marrin nje perqindje mbi rroge. do ta kene bere si ketej.

Po ashtu eshte edhe ketu, marrin perqindje.

Hajde nene, mos bej sikur s'e dije per vendin. U ke thene shoqeve, po dal i here, plake une, ca do i bejne ato nji gruje plake. C'paske dhe tere ate ngarkese...

Ate mos e thuj ti , ja ku e ke ate Komunistin plak qe i rri gati smiley

Po ik aman akoma me keto te vjetrat juve

Bo...bo...sa Rilindase e kuqe qe je , ata lane kokrren e nomit ti akoma me ate tenden , ja kishte paguar Eri Mamit gjoben .

epo mire paralajmerimin e mori per here tjeter

E mori e mori dhe Eri doli i kenaquar nga kjo mesele .

votat atij ja japin ata banoret e pallatit dhe jo ajo gruja qe jeton ne fshat me siguri. duke i paguar gjoben ai tregoi qe me ate vete si person nuk ka gje. pra ai nuk eshte kundra fshatarve. i kupton ata, hallet e tyre.

levizje e mençur ne fakt. 

por kjo tregon edhe qe ai nuk ka fonde te mjaftueshme te beje gje ne madhe ne kryeqytet. prandaj dhe synon vetem keto sajimet (hilet) e vogla demagogjike. nuk ka menyre tjeter si ta mbaje karriken.

Win-win i thone kesaj Brado. Nenokja shiti disa qepe dhe shpetoi nga gjoba, Eri u lartesua ne syte e publikut me "i rrepte por zemergjere". Madje dhe spiunet, me fal nderlidhesit, e lagjes fituan.

do te kene ndonje katunar tjeter te ai vend. 

me e keqja sigurisht do te vije, kur çunat e asaj plakes ta zevendesojne ne ate qe ben, sigurimin e te ardhurave te familjes se saj. por ata do te vijne tek ai vend me kallash apo me hanxhar  dhe jo te shesin me qepe. do ti kerkcenojne banoret t'u marrin kuleten direkt, duke i rene shkurt. 

atehere do ta shohim dhe policin bashkiak sa e kryen detyren.

krahasim te gabuar ka bere prifti. ai polici paguhet nga te ardhurat e asaj plakes. dhe per me teper ka rroge te garantuar mujore. nuk jane pra ne te njejten pozite.

Ky me kapele do jete nderlidhesi i lagjes me duket smiley me nxorri mallin e pensionistave te Tiranes se re dikur.

Lajmi nuk eshte zonja e moshuar, nuk eshte lajm as polici bashkiak ( bashkpuntor) , lajmi eshte se kryetari bashkise me te madhe te vendit tone , eshte bamires i madh , eshte kudo e kurdo, aty ku duhet, ku populli vuan e hek keq. Mire se kryetari eshte kudo e kurdo, midis popullit , po topkanali si eshte e mundur te gjindet kudo e kurdo ???? 

Sa te shpifur, çfare pjelle e keqe , per kete qelbet ere shqiperia. Ambasadori amerikan per kete arsye i rri larg Erionit, sepse qelbet , ere shkerdhate i bie.

eshte politikan kariere (te deri tanishmit ishin sala, doktor ndersa edi piktor, me politike merreshin par vocation). keta jane edhe te llojit me te keq. jane 100 % demagoge. ky eshte njesoj me ate Tosin.

hallall.

dhe kshu erjoni bleu gjith qepet e njoma dhe spinaqin dhe erezat per 500 leke smiley

e kane ne gjak mortjet ske çi thu smiley

Kjo nana, me ato dure t'mledhme ashtu e me ate veshtrim hopeless,asht perfaqsusja eksplicite e shtreses nevojtare qe lufton per dite per buken e gojes ne rruge te nershme,pa perkrahjen e kerkujt,qe perballet jo vetem me mosperfilljen e te gjithve,pa asht edhe ushqim per egon perverse te pushtetareve.

Si gjithe Shqiptaret e tjere dhe nena, i dalin zot vetes, ushqehen vete. Keta nuk duan ti lene Shqiptaret as te ushqehen, se ju ka mbush mendja qe do bejne shtet. U duket se Shqiperia filloi me ta, hehe.

Si dhe, fakti qe banoret jane ankuar tregon se kjo plake vjen aty shpesh, dmth xhiro ka perndryshe do kish levizur ne vend tjeter. Qepet ja duan nenes po nuk dine ti thone te spostohet pak me tutje. 

rregulli eshte rregull.indinjata eshte se nuk zbatohet nje per te gjithe...

Keta qe dalin keshtu kane gjithe jeten qe marrin gjoba here pas here. Ka ndodhur me cdo qeveri e me cdo bashki. Gjithnje ngjall keqardhje ne popull, sepse zene pak vend dhe kane pak mall. Bezdi jane ata qe zene shume vend me gjera te tjera, qe per cudi inspektoret nuk i kapin gjithnje. Ishte nje jevg aty perballe piramides, tani e ka hequr Veliaj, qe rreshtonte canta e ora e mallra te tjere kineze ne 15 metra gjatesi te trotuarit, dhe nuk linte hapesire per t'u ngjitur ne trotuar, sepse i binte t'i shkelje mallin. Aty ku kishte lene ai hapesire, ndodhte qe te ishte parkura ndonje makine. Shihja nena me karroca qe i binin verdalle ne mes te rruges me trafik dhe ai as e conte prapanicen nga kafja. Per tipa si ai bejne mire. Por kjo plaka ngjall keqardhje, sado qe ligji eshte i ngurte e s'mund te beje perjashtime. Nese do ligj, edhe kjo plaka duhet te shkoje tek tregu si gjithe fshataret e tjere. Po nese behen perjashtime, duhet te fillojne me keto plakat, jo me jevgjit qe zene 15 metra trotuar.

Tsk tsk tsk! 

Sa popull foshnjarak qe jemi mer zot i modh! 

Me i resme, rane permys shqiptart e mi! 

 

Pa dash me u marr me qepet e nones, e pa heq paralele, por ne parim: Ka patur fotografi qe i kane ndryshuar rrjedhen historise. Duke nis nga ato te Raçakut te Kosoves psh.

http://all-that-is-interesting.com/influ...

keto te tanishmet jane thjesht gjoba per te vene rregull, per te rregulluar egzistencen e perbashket ne qytet. gezojuni atyre. kur te kemi ndopak me shume shtet, do t'i keni me agresive keto masa, sepse do perfshijne edhe qellimin tjeter, ate te sigurimit te te ardhurave per bashkite e qyteteve. Ashtu sic i ka bota e zhvilluar which we look up to

ajo bota e zhvilluar qe permend ti VJEDH te gjithe globin. prandaj perfitojne te gjithe, ata qe jetojne ne kete pjese, edhe ti emigrantja.

ndersa ne shqiperi, nepermjet gjobave dhe shtetit te forte, vetem nje pjese e popullsise do te vuaje, PJESA PRODHUESE e saj. 

ai plaku me kapello republike ne koke qe ka thir policin, ai merr pension me shume se plaka QE PRODHON. dhe pensioni i tij del po nga prodhimi i plakes, se s'ka nga del ndryshe. vetem po te jete Ajshtajn ai xhaja me kapello dhe t'i shese botes ide. 

eshte kollaj keshtu te shohesh vetem terezine tende.

falje,  e hoqa, .... por le te mos shohim boten e zhvilluar atehere, te kthehemi nga pjesa tjeter e botes...

 

kthehu nga te dush, ti e di vete.

une po flas qe nuk do zhvillohet shqiperia duke vene gjoba. keto gjobat pengojne vetem prodhimin, shitjen e tij. dhe si do te zhvillohesh ti pa prodhim. eshte matematike e thjeshte.

 

s'po themi gje per prodhimin, ai duhet. Por qe nga prodhimi, deri ke fitimi, ka disa gjera per te bere qe ky i fundit te vilet, jane disa hapa te tjere.  Njera eshte shitja. Ajo duhet te kryhet ne pajtim me jeten e organizuar te qytetit, jo t'a pengoje ate. Kjo gjobe eshte rregulluese per kete arsye, jo per t'iu kundervene prodhimit, ne asnje menyre. Gjoba te dekurajon te shesesh aty ku nuk duhet.

problemi eshte qe ajo i kundervihet atij. sikur ate plaken ta pengosh te shese, ajo nuk do te prodhoje me qepe, apo te tjera produkte te agrikultures (do ti kalben po nuk i shiti). nga kjo vjen ulja prodhimit te qepeve.

shumezoje tani kete plaken me qindra mijera here (se nuk eshte vetem ajo qe kerkon te shese) dhe perfytyron prodhimin e pergjithshem te vendit. 

duhen gjet forma te reja, jo gjobat, jo pengimi i plakes te shese. 

si dhe qepet qe ajo prodhon jane shume here me te rendesishme, jane kryesorja, sesa kapella prej republike e xhajes qe kerkon rehati te shohe televizor ne dreke dhe kjo plaka i prish peizazhin piktoresk (ja sjell fshatin te turite) kur e sheh para shkallve te pallatit.

ameriken ku jeton ti e ben superfuqi vetem PRODHIMI. prodhon me shume nga vendet e tjera. s'ka magji ne ekonomi.

 se plaka QE PRODHON. dhe pensioni i tij del po nga prodhimi i plakes...

 

se cfar Ka.. pordhon plaka, vetem ti e di

ik ndrro pseudonim ti, qe mos te mendoj se ndonje derr ke per babe, qe te ka dale qimja e tij.

Ligjin duhet ta zbatoj "i vogli" ne rradh te par. Shteti s njef keqardhje, po rregulla.Kush ska Lek te paguj vendin e tregut le te merret me dicka tjeter, jo me "Biznes".

qenka e gjitha frut i propagandes shteterore. 

paskan per te shku per lesh shqiperia dhe shqiptaret po vazhduan keshtu.

nuk le rast t'i bjere ne toke pd-ja pa manipuluar per pushtet. Qelbesire qe terheq ne balten e saj dhe te tjeret, individe civile & shoqeri, te mos flasim per bashkesine politike qe po e po, e ka bere sic eshte dhe vete.

kot s'e humben bashkine qe me mandatin e pare, si kurre ndonjehere, dhe me rezultatin me te thelle te votave ne historine e tiranes

+1

vetem se dardha e ka bishtin mbrapa.

Tani, po te kerkosh mire mund te gjesh edhe ndonje trug, por me gjykim te thjeshte kjo levizje eshte shume e goditur dhe pozitive nga ana e Velias.

enveri kish foto po ashtu gju me gju me popullin dhe e pame te gjithe se ku perfundoi shqiperia, ne krahasim me vendet ngjitur me ne (jo me te tjerat se nuk ke çfare krahason me ta) dhe udheheqsit e te cileve nuk shkuan kaq larg ne demagogji. 

ndersa ne vazhdojme ti biem te njejtes trumpete agjitative, sa here qe veshtiresohet puna. po njesoj do ndeshkohemi nga koha qe kalon.

 ketu ku jemi, rastis psh. te marrim gjoba (fee) ta zeme ne banke/ sherbime telefonike/interneti etj psh kur paguan me vonese ... Po te kerkosh ta bisedosh me manager-in,  nese ka arsye, ta bejne favorin, te degjojne, dhe e bejne 'cancel' gjoben, si here e pare. Por qe ketej cilesohesh se je ne dijeni te rregullit, ta shenojne ne profilin tend si konsumator, dhe s'ka me shanc te dyte per te njejtin problem. E tille eshte edhe kjo situate.  Sesa ka ketu per agjitacion, ti e di. Po une di qe si kulture jemi emocionale.

eshte koha e rrjeteve sociale, s'ka asgje te keqe. Merkeli per zgjedhje u fotografua duke bere pazaret vete gjasme. Ai kandidati ne norvegji u be gjasme taksist per nje dite dhe pyeste pasagjeret se ca problemesh kishte vendi, qe t'i kuptonte me qarte. Pastaj doli qe pasagjeret ishin aktore. Eshte norma.

prandaj dhe europa do shkoje (po shkon) per lesh. eshte fundi i saj. politikanet jane bere demagoge. ngaqe jane shkeput nga populli, jane kaste me vete, nuk lejne menyre pa rrejt, pa tregu qe jane gjithnje gju me gju me popllin. (ate qe benin komunistet ka 100 vjet, kane fillu ta bejne keta populistet e europes e me gjere dhe do perfundojne po ashtu)

vetem debilet i hane keto pallavra.

Vetem debilet i hane keto pallavra, por problemi eshte se debile ka plot. Ja, shiko ketu ne peshk si bredhin e hovin poshte e perpjete.

30 vete (si ai xhaja me kepele republike) ka ky blog, nuk perfaqeson asgje.

popullit po i pakesohet bifteku ne pjate. po ka gjithnje e me shume qe nuk kane leke te mbyllin muajin, etj. nuk i hane me pallavrat edhe te duan. shtetet po mbyten ne borxhe. nje dite e gjitha do shpertheje, se s'ka ku te veje me. 

do te vijne pastaj ne pushtet, njerez qe nuk do te rrejne me, nuk do te kene nevoje, por do veprojne. shume do te varen ne litar. 

platoni, tek republika, shkruan qe pas demokracise ne pushtet vjen gjithnje tirania.

e paska gjet platoni, as 3 vjet ne pushtet e shiko ku perfundoj ai vend.

s'jane keta te sotmit tiranet, keta imitojne si majmuna politikanet e europes, te cilet i paguajne per me teper. 

tirania vjen nga ai qe pushtetin ja jep rruga (anarkia apo revolucioni). dmth e merr vete. nuk e fiton me vote.

edhe kjo Le pen e frances tha njehere: qe ndryshimet ne politike gjithnje i sjell rruga. duke lene te kuptohet qe edhe ajo po te zgjidhet nuk do te mund te ndryshoje gje te madhe, se nuk ka legjitimitet. nga votat nuk e ke asnjehere shumicen me vete. do fillosh prandaj te besh demogogji, te rresh, te hiqesh sikur punon per popullin. etj.

Non Zylja gallate fare ,jep emrin e komshijes smiley policis per gjoben... smiley tipike shqiptare smiley

Mos e leni pa lexu .Erjoni ka pagu gjoben e Xhevrijes lol

ZYLJA QENKA NONA! (Si u ‘peshkuan’ Erioni, Ervini dhe tatimorët)

http://www.hashtagalbania.com/wp-content...

http://www.hashtagalbania.com/wp-content...

Fotot e sotme tregojnë nënë Zylen që puthet me Erion Veliajn, ndërkohë që i qan hallin Ervin Salianjit të PD-së.

Të dyja palët po mundohen të tregojnë se kush i qëndron më pranë të moshuarës.

Shkrepin foto ,shpërndajnë njoftime për shtyp, publikojnë statuse në rrjete sociale dhe nxisin mediat për të fabrikuar lajme.

Për Erion Veliajn, publikimi i fotos së djeshme ishte vërtet i sikletshëm. Aq i sikletshëm, saqë u detyrua ta paguante vetë fletën e gjobës. 

Por edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme. Duhej edhe një foto duke u puthur me nënë Zylen, që të zbuste sadopak valën e indinjatës që shpërtheu në rrjetet sociale pas fotos së parë.

Mirëpo ka një problem. Erioni dhe Ervini flasin për foto të bëra me të moshuarën Zyle Lami, por fleta e gjobës kishte një tjetër emër, gjoba ishte faturuar për shtetasen Xhevrije Mici.

Çfarë ka ndodhur?

Mësohet se e moshuara ka gënjyer fillimisht policët tatimorë. U ka thënë atyre se nuk kishte kartë identiteti me vete dhe ata në mirëbesim shënuan emrin e saj si Xhevrije Mici. Në fakt, znj.Xhevrije është gjitonia e Zyles.

Pasi tatimorët hëngrën karremin e Zyles, i dyti që ra në grackë ishte Erion Veliaj që shkoi dhe bëri pagesën e gjobës me emrin e gabuar Xhevrije Mici.

Ndërsa sot Ervin Salianji i PD-së, i shkoi në shtëpi znj.Zyle dhe shikonte i habitur dokumentin e gjobës që ajo i dha por që mbante emrin Xhevrije Mici.

Por pyetja shtrohet:
Po sikur nënë Zylja të kishte thënë se quhej Bule Naipi apo Shkurte Pal Vata, kujt do t’i arkëtohej gjoba?

Duket se kjo histori po merr trajtën e gallatës tashmë dhe nënë Zylja përveçse arriti të dëshmonte dje me foto zellin e tepruar të tatimorëve  për të gjobitur fukarenjtë, sot duket se i ka nxjerrë bllof të gjithë duke dëshmuar dhe zellin fals të Veliajt për t’i paguar gjobën dikujt pa lidhje apo dhe Salianjit që i mbeti gjoba e Xhevrijes në dorë.

Zyle Lami ka mundur që brenda 24 orëve të bëjë për turp dy herë Bashkinë dhe opozitën.

Në këto kushte vetëm një gjë mund të thuash: ZYLJA QENKA NONA!

 

 

Po Nexhmie Hoxha do ta hashin? smiley E modhe Zylja, u boni cicin mu n'politike. 

aahahaha sa kam qesh katunareve te Tirones nuk ju ka plas ndonjehere per politik ..e modhe fare lol

Dihet gjo a ka planifiku nei te puthme ne Xhevrija. smiley

Ky do me tregu qe nuk o gay lol

Xhevria do filloj ta puthi dhe te qurravitet si ja ka punu komshija ahahaha

Na morrshin te keqen telenovelat  lol

Treshe dmth. Plus qep e fiq sa te dush. smiley

hahahha ca kucke, nuk i ka dhene as emer pa lidhje, por ia ka ngecur komshijes qe me siguri e ka rivale.

Mësohet se e moshuara ka gënjyer fillimisht policët tatimorë. U ka thënë atyre se nuk kishte kartë identiteti me vete dhe ata në mirëbesim shënuan emrin e saj si Xhevrije Mici. Në fakt, znj.Xhevrije është gjitonia e Zyles.

sic e thashe (nese i vertete ky i fundit shkrim).

emocionalë dhe oportunistë

Po c'patet ju te PD? Kjo tregon qe bashkia i ve ato gjobat me shume si paralajmerim, jo se u ha vertet buken plakave te shkreta. Dmth edhe bejne punen, edhe kujdesen per fukarain.

Si i veke per paralajmerin ??!! smiley Dhe i pagu vete pastaj lol

Po dal dhe une neser te shes preservativ lol

Ajo ishte gjobe tamam ,po mqs u be nami neper rrjete sociale per plaken ..Erionit ju dhymys shume ..mqs dhe ai kishte shitur fiq kur ishte 12 vjeç ..lol 

E tani e ka kap vedin me rrogen e mojme nga taksapaguesit gomere shqiptare qe kane nje jete qe i mbajne ne kurriz keto kopilat e te gjithe ngjyrave ..E tha po ja paguj une kesaj rradhe ...po dal si gru e mire smiley

Kshu tina se me bo gjoja me gjobat per here te pare, nuk ja dalim as me leter policave lol

Po as kishte per ta paguar njeri ate gjoben dhe polici e paska ditur. Paska qene sa per te thene. Nuk ve njeri emer me mirebesim pa identifikim te plote.

Nuk kan dite gjo me perpara --eshte zbulu me vone ..

Per ta vene ta vene .se nuk mendojne qe po i genjen ..ketej e bejne kalamojt adolishent kur i kapin pa bileta ne autobus ...po nuk duhet bere ..dhe nje denoncim me emer te rreme eshte nje veper penale ...Nje shqiptar ketu mori policin ne telefon per nje rast qe po ziheshin nja dy  vete dhe dha emrin italisht si  e therresnin italianet ...hengri dynjan neper gjygje duke vertetuar qe e kishte bere pa qellim te keq ..nga shpejtesia etjetj ..

Po kujt Xhevrije Mici pra ia ka vene gjoben? Sa te tilla ka Tirana 1 milion? As emer atesie nuk ka. Une sapo gjeta rastesisht dike ne internet qe kishte te njejtin emer, mbiemer dhe atesi si bababi im. Jo me vetem me emer mbiemer. Duket qe paska qene gjobe fallco sa per paralajmerim. Duhet te te falenderoje rilindja per ndihmen qe u jep.

epo u tha njehere si u vikan "per paralajmerim"

dhe meqe u be sociale, ana pozitive e bashkise eshte se jo vetem kjo plake specifikisht, por kushdo tjeter, eshte plotesisht ne dijeni te rregullit e do i duhet t'i pergjigjet gjobes nga xhepi i vete, nese gjobitet. 

July ato jane gjojna te tjera ..gjobat  e policise nuk falen po u shkrujten ...vetem gjykatesi i heq ..te shkosh tek giudici di pace (per Italine flas nuk e di si eshte andej nga ju )

Por dhe kjo ketej dikur ishte falas. tani me duket se e kane bere nja 38 euro .te mendosh kohen poshte e lart ..ta heq ,s'ta heq ...dmth ke te drejte nuk ke te drejte ..te hikin dhe ato eurot kot pastaj ..me mire e pagon e shnet ...

jo gjobat e policise bashkiake. mos u ngaterro. gjobe te ve edhe Albtelecom po i vonove pagesen e telefonit po i fut nje te nderruar operator dhe te hane mmm. nuk kane lidhje

te gjitha gjobat jane njesoj ne fakt. flas ketej nga ne. i zgjidh vetem gjykata, kur personi ne fjale nuk i paguan. 

psh, nuk paguan nje bilet treni, te kap kontrollori dhe te ven gjobe. po nuk e pagove ne momentin e dhenies, gjoba i shkon shtetit, gjykates se tij, dhe kjo te fton ne proçes te hapur (filan dite dhe filan ore). po nuk u paraqite ne kete proçes, gjoba mbetet ne fuqi dhe paret ti marrin direkt prej llogarise tende ne banke (qe shteti po ashtu ta di se ku e ke, por qe per te te terhequr pare nga kjo, duhet patjeter denimi i nje gjykate. neqoftese as ne llogarine tende bankare nuk gjenden te holla, vijne dhe te sekuestrojne ndonje objekt ne shtepi qe i pergjijget vleres se gjobes).

po te bej juridik falas, kokeshpulle.

i zgjidh gjykata vetem kur i con dikush ne gjykate. Po s'u cuan, nuk ndodh gje. Ne kete rast nuk ka asnje person real qe te cohet ne gjykate. Emer mbiemer nuk mjafton si identifikim. Duhen dhe te dhenat e tjera biometrike.

gjykates ja çon çdo ent perkates publik apo privat qofte. sepse prandaj edhe eshte gjyqesori. 

Ia con po te deshiroje. Po te doje nuk ia con. Ne kete rast as nuk ka ke te coje, sic thashe. Gjoba quhet e pavlefshme. Nuk ka asnje person te identifikuar. Vetem emri dhe mbiemri nuk quhet i mjaftueshem per identifikim. Polici i ka dhene nje gjobe te pavlefshme.

qe ne momentin kur gjoba shkruhet, ate institucioni qe e leshon, do ta dergoje se s'ben ne gjykate se do te duhet ta paguaje nga xhepi tij pastaj.

po te desheroje ai polici bashkiak ben sikur s'te sheh dhe s'te ve gjobe fare, por vetem te largon duke te thene qe eshte e ndaluar dhe kaq. kur ai shkruan aktin, nuk ka me se çfare te beje se nuk varet me prej atij por tjeter njeriu.

prandaj dhe kryebashkiaku e pagoi gjoben, nga leket e tija, dhe nuk ja fali, se nuk ka sesi t'ja fale ate. 

veliaj e ka paguar sa per show, pa gjoba pa person te identifikuar plotesisht eshte e pavlefshme. jo cdo cope letre qe keput polici eshte gjobe e vlefshme. duhet te vendose te dhenat e sakta aty, ose nuk vlen.

se po me lodh ore. po eshte puna e shtetit pastaj qe t'i gjej njerzit te cileve gjoba u drejtohet. ti zgjidhe keto probleme dmth, qe sistemi i gjobave te jete sa me efikas. 

O njeri, ka 100 menyra per ta bere gjoben te pavlefshme e qe te mos paguhet. Keta te mite ne Kanada u moren vesh me policin dhe ai s'u paraqit ne gjyq dhe ja ku u anulua. Per ta vene e vuri sepse e shihnin aty ku ishte, por e gjeti zgjidhjen ndryshe.

Per te vene gjobe duhet karta e indetitetit ,emer mbiemer ,adrese kaq nuk duhet atesia ..

nqs nuk e ka me vete duhet çuar ne rajon ..por Shqiperi hesapi i ka rene shkurt ..mos ngelej Xhevria pa gjobit lol

Ndaj pra po them. I ka dhene gjobe te pavlefshme per policine, por paralajmerim te vlefshem per plaken me divan erotik.

çfare parajmerimi ? po e beri prap do te beje burg apo internim ?

çfare parajmerimi ? po e beri prap do te beje burg apo internim ?

Po e beri prape do gjobitet vertet. Policet perpiqen ta shtyjne tek tregu qe eshte ndertuar enkas dhe qe e ka falas. Ajo nuk e ben as se shpenzon gje atje, e ben vetem se i ben bisht konkurrences. Shkurt, ajo plaka u bie ne qafe njerezve te drejte qe zbatojne ligjin dhe shkojne tek tezgat. Vete koleget e saj e njoftojne policine ne raste te tilla.

gjoba eshte reale ne fakt dasara, por efekti i mbetur pas anulimit (pageses prej veliajt) eshte paralajmerim. prandaj dhe ne thonjeza.

Ai nuk e anulloi ,por e pagoi ...smiley

 

po te kish vepruar zyrtarisht, duhet t'a kish anuluar. veproi privatisht.

nuk mund ta anulloje ate. nuk eshte mbret kryebashkiaku, por thjesht funksionar si shume te tjere.

me çfare pune merresh ne usa ti ? lan pjatat ?

Nuk mund ta anulloje i July smiley keshtu thote ligji ...dhe e pagoi ..pa e ditur qe plaka ja kishte veshur Xhevries ...u zbulua me vone ..smiley

nuk e di ligjin, por nga eksperienca ketej di qe mund te kete hapesira per anullim nga gjobevenesi, sado te kufizuara

paralajmerim per çfare ? 

njeqind here merr gjobe ketej dhe nuk ke asnje paralajmerim tjeter. po te duash tere jeten ashtu ben, nuk paguan bilete metroje por sa here te kapin merr nje gjobe dhe aq. 

por mund te te kapin edhe 10 here ne muaj. pra te del me mire te paguahs bileten. gjithashtu gjobat sa here dhe rriten, ne menyre qe njerzit mos te thyejne rregullat.

robo, plaka me divan seksi e kishte gjoben e trete kete

te nje milionten ta kishte. asgje nuk ndryshon. 

Une di faktin se kjo nena, po te dilte keshtu ne Gjermani, USA, e te shiste produktet e veta pa patur leje nga bashkia, do i sekuestrohej malli, do hante nje gjobe, dhe ne perseritje te rastit do hante gjobe ne katror dhe denim me burg. Ky eshte fakt dhe kush nuk e beson, le ta provoje vete me nje kamera te fshehte.

gjermonet jane toça. bene sapun çifutet, vetem 50 vjet perpara. nuk merren per shembull po nuk ishe po aq toç sa ata.

Po te kishte halla koqe, thu ti.  

gjermania eshte e veçante ne fakt. atje te gjemojne (nga kjo dhe vjen fjala gjerman rrezik) nga mprapa po u ike me vrap qe te mos paguash gjoben. ne france nuk e ulin veten aq poshte, dhe nuk te ndjekin nga prapa, kur ti vrapon dhe u shmangesh.

gjermanet le lejne te vdesesh ne kufi, ne aeroport. ndersa francezi e mbyll nje sy dhe te lejon te kalosh, sidomos kur je keq me shendetin apo ke kalamoj qe qajne, etj, etj. 

gjermanet jane strikt dhe mburren per me teper per kete veti te tyre. kur humben luften pastaj, thane na  e futi hitleri qe beri ligjet e rrepta, pra ne zbatuam vetem ligjin e kohes verberisht, se ndryshe jemi burra te mire, me ndjenja humane. po keshtu thane dhe komunistet shqiptare qe kishin duart me gjak. ne zbatuam vetem ligjin. ishte ligji i keq dhe jo ne vete.

Ashtu jane dhe italionet e mbyllin nje sy e nganjehere dhe dy ...

Nuk e di si eshte ne Gjermani mund te kete rregulla per gjobat por dhe shume rremuje eshte per ca gjera ...nuk me pelqen sistemi i tyre ..Te punosh tek gjermanet ok me rregullat e pagesat ..por tek italianet ,turqit ,kurted e çfare jane andej te gjithe me te zeze ...si nuk kane frike qe mbajne gjitheate personel ne pune pa rregulla nuk e di !! Ku jane rregullat e nje shteti te rregullt ketu??Ku jane kontrollet ?? Se e mbajne veten per me rregulla pra ... Mos te flasim per higjenen o demtimet qe mund te pesojne ne pune punonjesit ...Shkoj shume shpesh se kam gjithe shoqerin andej ..Pastaj punojne me te zeze jetojne me asistencat qe te jep shteti etjetj dmth me minimumin jetik ,nuk mund te blejne nje makine te re etetj 5 milion gjerman lexova nje dite qe jetojne keshtu ..I bejne njerzit dembela  .Ketej nga ne ka me shume veshtiresi po nuk punove s'ka keto qyle po ,po punove dhe shtepi kane blere shumica ..

ngaqe eshte veshtire me gjet pune ne gjermani dhe me punu me gjermont (qe jane motora ne pune). prandaj marrin asistence dhe punojne ne te zeze. ne te zeze patroni fiton, paguan shume pak per ty dhe nuk te kerkon dot maksimumin tend (plus qe ti punon me te huaj si vetja). por ti po ashtu fiton se nuk te kerkohet maksimumi i mundshem. 

ka dhe ne france plot qe veprojne njesoj, ngaqe e kane veshtire te gjejne pune me rregulla.

ne fakt jane tere ata qe ligjet e shtetit i pranojne te jetojne ne vend, ndersa ligjet e punes nuk i pranojne, nuk ka pune per ta. femijet e tyre vetem qe rriten ketej dhe arsimohen po ketej ndoshta gjejne ndonje vend me te mire nga prinderit, por nuk besoj per vete.

Ndoshta francezi eshte me human, e besoj. Por fakti i gjobes ne Gjermani eshte edhe ne Amerike dhe vende te tjera. Ndaj do thoja se nje debat i sterzgjatur per punen e plakes qe shiste qepe pa lejen bashkiake, nuk edhe duhet ti kaloje caqet e humanitetit deri ne humor. Ne fund te fundit : ligji eshte ligj!

Po per kta politikanet qe kane vu (nei zog i ri po i ve) qindra milione euro, vila, pallate, etj. ca thote ligji, apo e kane gris ate faqe, ka met vec faqja e qepve. 

e ke gabim. ke dhe nickname marksin per me teper. 

NJERZILLIKU duhet te jete ligji. 

NJERZILLIKU duhet te jete ligji. 

Ky eshte problemi! Qe njerzilleku te ligjesohet, sepse pastaj nuk e dime ku eshte kufiri i shkeljes se ligjit dhe abuzohet sipas interesit te cdo kujt. Ja, ku ta dime ne se Erjoni mund t'ia kete sekuestruar qepet plakes dhe i ka paguar gjoben! Erjoni tregohet njerezor, ben nje byrek dhe darke te mire me qepet e plakes. Po te zbulohet ky "njerzillek" nga njerzit, do filloje serish furtuna per moszbatim ligji! Pra?... 

Po nuk ka nevoje qe te dalin me shit 5 bishta qepe ne Gjermani pa lejen e bashkise ...se atje ka social ,banesen ,ujin ,dritat per te ngrene ja pagun sociali..smiley

Ne Itali qe ka me pak nga keto ndihma eshte mbush plazhi me afrikane ,e pakistanes duke shitur ..smiley 

Me keto nuk do te thote qe me pelqen te shof katunar ne çdo cep te rruges duke shitur por dhe po te kishte nje standart tjeter do rrinin neper shtepija qyqaret me niperit dhe mbesat jo te vdisnin rrugeve nga te ftohti dhe temperaturat e larta per 5 leke ...Kaq e gjitha shume e thjeshte ..

E thash ne pergjithsi ..kjo qenka ne rregull dhe me piktura lol  artedashese 

 

Meqe qeka pikturedashese, Rilindja t'ia boj qoken tamom. Km-ja t'i dhuroje nei nga "pikturat" e veta. smiley

E kishe fjalen per zhgarravinat e atij te madhit lol

Thu ti, po kinezeve qe i pane ne ekspozite u duken si heroglife, po jane me dy menje, ca thone na ka sha e ca lavdru.smiley 

aahahaha 

Po sa me shije i paska vendos ato pikturat plaka!!!

Ke Halimi ka shku me bo eko se eshte nje çike me barre lol

 

 

smiley

Ore meqe ra fjala se ngelem duke thene "Nona" "Nona", po ajo mund te jete edhe 50 vjec se keto mezi presin te plaken.

ne fakt 16 vjeç (varen cicat) fillon plakja tek femrat dhe 19 (fillojne te bien floket te disa persona) tek djemte.

E kisha fjalen me teper per grate e fshatit ne Shqiperi qe tradicionalisht jane dukur plaka shume me heret se te ishin vertet plaka referuar moshes. Jeta e veshtire, ajo shamia qe vejne ne koke, rrobat e zeza, plus qe kam pershtypjen qe edhe ato vete kane qejf te duken si plaka se nuk e di, ndoshta mendojne se do te kene me teper autoritet apo te duken me shume si per gjynaf... nuk di te them saktesisht arsyet pse, por mendoj se eshte dicka kulturore.

mendoj se trajtohet me me respekt kur konsiderohet nene, por jo vetem kaq, por i shkon me pa zigzage se femra e qytetit (qe ja rren mendia per goce, aventura seksuale, gjithnje) qellimit te saj te jete nene. 

sepse femra ka si pefundim te jete nene, s'ka rol tjeter. pastaj eshte roli qe i jep pushtet te vertete ne familje.

femra e fshatit e merr krejt natyrshem rolin qe ka. ndersa qyteti eshte fallc i gjithi (njerzit jetojne si zogjt njeri siper tjetrit, neper banesa si neper peme), s'veprojne ligjet natyrale. te gjithe rrejn veten, e mbajne per tjeter gje, ne te shumten per ate qe s'jane.

Nuk u mor vesh ca u be me kete gjoben. 

Nona s'paska lene politikan ne Tirane pa puth e pa perqafu. Ma merr mendja qe ka friends gjith Keshillin Bashkiak.

Shifni se mos ka dhe Fb lol

Fakti eshte djema, se gjoba eshte eskluzivitet i disa punonjesve te institucioneve te ndryshme. Ketu ne perendim, ka plot gjoba te papaguara, sikunder edhe shume gjyqe apo kamata per gjobat e prapambetura.

Disa gjoba, te institucioneve private e shteterore, si energjitike, apo ujsjellsi, apo impulseve, apo imobilare, jane te hidhura se iu rritet kamata çdo muaj, sot e ke 50 euro psh, e muajin tjeter e ke 55 euro. Keto zgjidhen me mirbesim, bisedime tek firma, ose edhe me gjyq.

Ke gjoba te bashkive ose komunave, te cilat mund ti zgjidhesh nepermjet Ombusmanit (Avokatit te Popullit) , pra ben ankesen aty kur e ndjen se ke te drejte. Dhe jane keta qe interesohen per ty. 

Ke dhe gjoba te policise, te cilat mund te zgjidhen me gjyq, por ketu del humbes ne te shumten e rasteve se gjobat qe te ve policia, jane te dokumentuara me foto-blic apo kamera. 

te cahen te shklyhen sa te dun, me lulin s'keni pune ne vije, duhet selami te pakten ne krye. 

harrova te them, po investitoret italiane te pulgias me duket jane shume te interesuar per te bere sera me luleshtrydhe. ishte breaking news tek disa te perditshme sot. thua ekonomisti ta kishte per alegori? per fernetin presim nga dita ne dite se ku do dale. 

Kur po bleja  Augustiner ( per mu birra me e mire ne bote ) sot ne Tengelmann tek qoshja pashe Luleshtrydhe , ishin me pako 300 g aus Chile , i kapa me dore , te medhaja te mira , i lashe , Augustiner me Luleshtrydhe nuk shkon mendova , u nisa per tek kasa , u ktheva , pune e modhe se s´shkon mendova , mora dy pako , kur po shkoja tek Arka , ore Fernet s´ke pire nojehere i thashe vetes , perfundova tek pijet , Fernet Branca ,9,99 euro shishja , e mora , kam pire dy gota por mesa shoh per gjithe shishen mu dashkan te pakten 15 pako Luleshtrydhe , po boj nxemjen , rrofsh Pjero shkokan qamet Ferrneti me Luleshtrydhet smiley

Pse tani e morre vesh Brado smiley po ç'e do, paske ble Fernet-Bianka shije italione, duhet te blesh Fernet shqiptar, dhe mund ti perziesh, 3 fernet shqiptar dhe 1 fernet-bianka, nese do shijen e arrire/shkelqyer. 

Pjero - ndoi kombinim me pjeshken dhe pijet a ke? Me shkoi goja mbrapa duke te pyetur. 

E dashur, me pjeshken nuk kam bo noi eksperiment, por me ananasin kam bo me ponç, dhe shkonte, ishte diçka interesante. Nje cope ananas e me pas nje gllenke ponç smiley e keshtu me radhe. 

"degjo plakun ti" do thoshte AI smiley 

Po qe duhet me e degju nojehere smiley

Me siguri ate shtepine e ka ndertuar me fitimet e qepve nona. Po nuk e nxjerr njeri nenen me shit qepe ne rruge kur eshte ne gjendje te mire. E le ne shtepi te bej gjellen, a maksimumi me mbjell e prashit ndonje qepe. 

Po ajo s'ka nevoje ta nxjerre njeri. Ajo ate ka bere gjithe jeten e s'e quan asgje te rende. Edhe sikur te kete leke, nuk ka pse e con dem prodhimin. Do te shkoje ta shese diku. Tek tregu ku shkojne te gjithe e ka falas, por ajo s'do konkurrence. Eshte plake strategjiste. E kishte planin gati edhe per te elimininuar konkurrencen nga komshija. 

Por edhe per ate "s'e nxjerr njeri nenen", mos u habit. Ka njerez qe e nxjerrin nga rehati i shtepise ku ka jetuar gjithe jeten, e cojne ne ndonje vend te ftohte nuk nuk njeh asnjeri, nuk di as gjuhen, vetem e vetem sepse duan te kursejne leket e dadove kur shkojne ne pune ose kur bredhin me shoqeri. Ka lloj-lloj robsh.

Non Xhevrija i shkru Veliajt: Intriga e Zyles ma mushi menien me iu fut politikës.

Zoti Veliaj un jom Xhevrije Mici, komshija e Zyle Lomit.

Sa për Zylen, di me thone qi ma ka fut gjithë jetën dhe nuk jom habit shumë për gjobën.

Me Zylen kom qenë shoqe fminije ne e para e punës, kur lujshim hapa dollapa, që të mos myllte sytë ka i herë vetë, spiunote ke shokët se ku isha mcef una. I korruptote të gjithë ne vetë bote pallë duke u mcef mrapa mullarit .

Ma vonë i besova sekretin mo të modh Zyles, i thosh qi ai tipi atje që po dredh dahon dhe po ma kapele republike të arnume, më ka pa 5 sekonda m'sy kur po milsha lopën. 
I dite t'bukur i thosh se nga shikimi sy m'sy 5 sekonda rresht gjonat po boheshin qamet serioze.

Nuk kalun as 3 muj kur Zylja u martu me burrin qi m'kishte pa në sy mu.

Nuk kisha me cin me nda sikletin, po nga inoti, majta men që Zylen i her e kishte pa njoni 3 sekonda në sy ne për ti mor hakun, u martova me te.

Po vecse kjo gjo nuk osht e drejt se nuk osht isoj si me te pa tjetri 5 sekonda ne si me të pa 3 sekonda.

Nuk osht se e majta shumë inotin, se burrin e deshta, por Zylja më biu në lagje dhe m’u bo komshie, e ma ka xi jeten qysh athere.

Vite ke shpija ne me provokote duke me pyt se me sa petë do e bojsha bakllaven. Una i tregojsha drejt e drejt, masanej vite e hapte nomin ke lagjja sikur ajo e kishte bo bakllaven me 5 pet ma shumë se mu.

Me çar surrati do dilsha në Pazar unë të nesmen? Kur m’u martu goca , m'erdhi me nji pako të modhe të meshtjellme bukur. Menova se mo në fun e boni i gjo te hajrit për mu, po kur hapa kutinë, ajo kurva kishte fut gjys qile qepë të njoma ne 3 kokrra domote.

Zylja ka pas ene sy magjik ke dera e shpise. Kur vite me kerku farë kosi unë i jepsha, kurse kur shkojsha une me i kerku mrapsht, më shikote ke syni magjik me filxhon në dorë dhe nuk ma hapte porten.

Sot n'mjes, kur hapa derën ne erdhi i postier i Bashkis, tha se Erion Veliaj ta ka pagu gjobën e qepve.

 

 

 

Mu kujtun ato qepët qi Zylja mi pruni ke dasma gocës ne m’u duk sikur ti o Erion ishe tregu aq bujar sa më kishe pagu shpenzimet e dasmës së gocës.

Masanej i thirra menjes ne u kujtova qi t’i ske aq shumë pare, se ti as dasmën tate nuk e paguve dot, moma ta pagoi.

Tani që e mura vesh se kjo ishte nji lojë e Zyles, e që ti Erion u peshkove nga Zylja isoj siç jom peshku ene unë, po filloj me menu seriozisht me i fut  ne unë politikës.

Fun'ja mu Zylja ma ka nxi mo shumë, ne meritoj mo shumë se ty ne se ai Salianji.

Me respekt nona Xhevrije.

All credits to hashtag albania. 

Pershtatja ne dialektin e Kasharit osht bo nga une duke prit ustain per ca rregullime.

smiley

E moshuar tani por njezet vjet me pare kushedi sa bombe ka qene dhe kushedi per sa kolege djaloshare ka qene puthja e pare, eksperienca e pare, ajo me e embla.

Varet. Edhe mund ta kete cuar baba te paketuar derr ne thes te familja e burrit per t'i bere pune, ndersa burri rri ne emigrim "per buken e gojes" duke vazhduar jeten e beqarit por duke ia bere dhe qefin familjes me nje nuse punetore. Degjojme histori pa fund si keto nga emigrimi, sidomos andej nga anet e tua.

Ndonje link per keto historite, ke? Apo flet gjithnje me te degjuar nga nje kusho apo shok interneti? Lol.

Ke plot rrefime ne faqe interneti dhe emisione te ndryshme, nga persona reale, dhegjithnje e njejta histori. Prej vitesh tashme. Kush le gruan ketej gjasme per nje jete me te mire andej, e ka fjalen per nje jete me te mire per veten e vet. Ose vijne vetem per t'u fejuar me shkuesi, nderkohe qe andej bashkejetojne me dike. Ia lene te fejuaren prinderve gjasme sa te dalin letrat, vijne vetem per vit te ri, sa per ta lene shtatzene qe te kene me c'te merren e fejuara dhe prinderit, dhe ikin prape. Jane pa fund historite e tilla qe qarkullojne. Ja psh mbreme. https://scontent-frt3-1.xx.fbcdn.net/hph...

mire mer shkabe mire, lerini keta te jashtmit.. jo per gje, po   duke u marre me keta harroni hallet dhe problemet tuaja aty ne Albanie.. p.sh beni kujdes nga  ai tullaci me X5 .smiley, qe sic kane raportuar   ketu te peshku,  ju sistemon  motrat, grate dhe mamit e bukura shkaberdhatave  qe fryhen  te Albanies..smiley

ndersa Jolezat e Albanies histori tjeter, keto i sistemon  Partia sipas hierarkise:  ne party, dreka e darka pune..smiley

Ata tullecerit, dhe jo vetem ata, por tashme te gjithe, kane shenjester te sigurt motrat dhe mamat e bukura te atyre qe i lene vetem grate e motrat ketej per dy leke. Eshte si tip njohuri e pergjithshme kjo per ate kategori. Tani qe ka dale dhe FB nje here, te gjuajne vete ato. Edhe nje kokegjemb qe kam une kusheri ne berat, vjen qe nga berati ne ali dem dhe balancon hormonet e njeres qe e ka te fejuarin ne londer. hahaha

"Nga ta kapesh e nga ta perplasesh jeten time. Pervec martesave te femijeve nuk kam pare nje dite te gezuar. Une jam Zylja, 69 vjec, nene e 8 femijeve te lindur, njerin prej tyre e humba kur ishte gjashte muajsh, 2 djemve te rritur dhe 5 vajza. Jeta ime ka qene gjithmone e tille. Edhe nena ime ka shitur tek po I njejti vend ku po shes edhe une sot. Edhe ne kohe te Enverit. Kishin bahce ne shtepi dhe shisnim nga pak kur beheshin gjerat. Aty te tuneli. Me merrte gjithmone me vete qe kur isha femije, se detyrimisht ne ishim 5 femije dhe duhet te ushqeheshim. Kur u martova pastaj tek po I njejti fshat, fati donte te me conte tek po I njejti vend. Jam martuar qe kur kam qene 15 vjece. Kam ngelur shtatezane po ate vit. Linda djalin e pare, gezimi I pare. Po ku mund ta ndieja une, isha akoma femije per vete, po ajo foshnje nuk jetoi me shume se gjate muaj per te treguar edhe per me te bere te ndihesha ashtu sic me bene femijet e tjere qe me erdhen me pas. Gjithsecili ne konakun e tij, e te gjithe ne punen tone shkonim cdo dite ne kooperative bashke me burrin per t’iu sigurar sadopak buken kalamajve, sa te rriteshin edhe ata te beheshin te afte per pune. Te dy kemi qene punetore te thjeshte. E mbaj mend si sot ate buken e misrit qe blinim. E prisnim me hanxhar aq e forte ishte. Une e pertypja nje here per vete e pastaj ia jepja femijev se kisha frike se mos mbyteshin. Kur erdhi demokracia nuk morem toke nga kooperativa, ato I moren ata qe I ndane, at ate vulave. Une mora 1 dynym e gjysem toke qe ma kishte lene babai dhe e ngritem seren qe atehere. Qe nga ajo kohe e deri tani ne me ate ushqehemi e mbahemi. Eshte e vetmja e ardhur qe ne kemi. Djali im kujdeset per te. Punon si kali nga mengjesi deri ne darke. Ne krahe I ngre te gjitha me pleh e fare e gjthcka. Mbjellim qepe, spinaq barishte dhe domate. Tek ai djale I kam syte se tjetrin e kam ne Greqi e ka 15 vite qe lidhemi dot me te. Dime vetem qe eshte mire dhe kaq. E nga ky shqetesim burri m’u semure edhe vete m’u shpik tensioni. Vajzat I kemi martuar po ne Kashar, ne njerez te mire por familje me halle si puna jone. Njeren e kam ne Greqi. Kam nje jete qe dal edhe shes bashke me burrin tek po I njejti vend qe kur hapem seren. Aty te tuneli. Ne me ate mbahemi jo vetem nga leket, po edhe buke ne darke kur s’kemi nxjerre gje gjate dites." 

vazhdon 

"Aty te tuneli. Ne me ate mbahemi jo vetem nga leket, po edhe buke ne darke kur s’kemi nxjerre gje gjate dites. Ce do qe e kemi larg e na duhet nje ore me kembe per te shkuar, e balta balte e te gjitha. Kur bie shi na vete balta ne gju. E megjithate vet I bejme te gjitha nuk kam pare ndihme nga asnje deri me sot. Asnje nuk ka vende doren ne zemer. Vijne ne fshat kamionat me ndihma e mu tek dera jone ndalonin. Dilnin nuse te reja qe merrnin ndihmat e ne pleq me 1000 halle nuk na ka dhene njeri sikur nje kile makarona e une sot nuk mundem t’ia bej dot hallall njeriu. Nuk kam votuar asnjehere sepse askush sme ka ndihmuar asnjehere. S’jam me asnje se sia kam pare hairin njeriu, me keto krahe e me keto kembe iki e vi cdo mengjes e darke. Sot une dal aty dhe shes te gjitha ato qe behen tek sera, qep, domate, spinaq cfare te jete ne sezon e nisem qe ne mengjes ne oren 5 e 30 e deri ne 4 e gjysem jam aty bashke me burrin tim. Kisha ca pa dale se me hipi tensioni dhe nuk mund te cohesha dhe dilte vetem burri im, kur para nje jave mori nje gjobe 10 mije lekeshe e dje qe dola dhe une e mora dhe une nje. Kemi marre disa gjoba po une nuk i kam thene njeriu se nuk doja qe t'i shqetesoja se e di qe do beheshin keq. I kemi paguar. Disa here ma kane marre mallin, ajo ka qene me e keqja. Njerezit ndoshta mendojne se ne fitojme, por nuk fitojme. Nese ne muaj I nxjerr 200mije leke te vjetra, eshte muaj I mire. Jemi 6 fryme ne shtepi, djali me nusen dhe dy femijet dhe plaku 79 vjec. Para dy javesh shita vetem pak spinaq. Bera 50 leke. Me hipi tensioni e nuk doja veten. As leket e urbanit nuk nxorra. U them gjithnje ne shtepi qe nese nusja do te gjente nje pune, ndoshta nuk do dilja me te tregu. Skam dhe fuqi. Plaku po ashtu, ka bere kemben operacion dy here dhe mezi ecen. 
 Kur me thane sot qe do te me conin tek nje treg i ri per te takuar Erion Veliaj nuk doja te shkoja,"

vazhdon 

 " Kur me thane sot qe do te me conin tek nje treg i ri per te takuar Erion Veliaj nuk doja te shkoja, po me tha nje i njohuri im qe me ka respektuar qe shko dhe shkova. Nuk shkembeva fjale me te. Smerr vesh nena nga politika. E putha dhe perqafova se ne e kemi zakon. Njerezit duhet ti duash dhe respektosh sidomos kur jane te rinj. Une jam njeri i thjeshte, nuk i kam rene asnjerit ne qafe, madje dhe ai polici kur po me vinte goben po me thoshte " E di moj nene qe te nxjerr halli ketu, se dhe une kam nenen time qe shet tek Shkolla e bashkuar prej kohesh, po dhe ajo pothuajse cdo dite merr gjoba. Nuk eshte e drejte po cfare te bejme ne?". Nuk e di a me genjeu a me tha te verteten. Nena do vetem te shese barishtet e seres. Me ato blejme ushqimin, ilacet, paguajme ujin per seren se ate e blejme ngaqe nuk ka uje ne fushe, e sajojme femijet. Nje here kur ra stuhi e madhe dhe e shkuli te gjithe seren thame se vdiqem. Shyqyr na u gjend vajza e madhe nga Greqia dhe e rregulluam prape. Aty e kemi jeten. Aty lart ku me thane une nuk shkoj dot, Te Oxhaku, eshte shume larg. Sepse jo cdo dite shesim. Me thone qe jam bere e famshme, por une nuk kam internet, e as djali nuk ka. Nuk dime ti shohim keto gjera. As na hyjne ne pune. Ne duam te shesim barishtet qe te jetojme. Nese niperit e mbesat do kene nje fat me te mire, I lutem Zotit perdite qe ti shohe"." 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).