Itinerari i deritanishëm ballkanik është thuajse i mbyllur për refugjatët - për këtë Austria ra dakord me shtetet përkatëse ballkanike në Vjenë. Si rrjedhojë refugjatët dhe kontrabandistët kërkojnë rrugë alternativë.

Menjëherë pas letrës publike të bërë nga këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj Bashkisë së Tiranës, ku i kërkonin më shumë vëmendje Erion Veliajt kundrejt klubit të futbollit me më shumë tituj në Shqipëri, ka reaguar edhe kryebashkiaku, i cili ka theksuar se nuk mund të jepen 130 mijë euro, për një lojtar që luan vetëm 7 minuta.

Veliaj ka thënë se,  situata financiare nuk e lejon që të bëjë investime të ekzagjeruara në blerjen e futbollistëve.

“Kjo është një ndërmarrje aksionare, ku Bashkia është në minorancë. Ashtu siç unë jam shumicë aksionare në Ujësjellësin e Tiranës dhe vendimet shkojnë siç i propozoj unë, meqë jam aksionar shumicë, edhe në sport klub “Tirana”, vendimet i merr shumica. Bashkia e Tiranës ka vetëm 34% të aksioneve. I kemi kërkuar aksionarit të shumicës, së pari të bëjë një mbledhje aksionarësh. Asambleja mblidhet për të marrë vendime.I kam kërkuar z. Halili të mbledhë asamblenë, të na sjellë disa dokumente. Kur dëgjoj gjëra të natyrës: ‘Na duhen 130 mijë euro për një lojtar që ka luajtur vetëm 7 minuta në Shqipëri’, sigurisht që paratë e taksapaguesve të Tiranës, unë nuk i administroj shkel e shko. 130 mijë euro për 7 minuta, besoj as Ronaldo nuk kërkon! Ajo që kam kërkuar e premtuar si kryetar bashkie është të ndihmojmë të gjitha ekipet”, tha Veliaj.    
 
24 herë kampionët e Shqipërisë nuk po kalojnë një edicion të mirë dhe humbja në derbi i ka zhytur akoma më shumë në krizë.

Klubi i Tiranës është zyrtarisht në dorë të biznesmenit Refik Halili, i cili ka 66% të aksioneve të klubit, ndërsa Bashkia e Tiranës vetëm 34%.
 
Aktualisht Tirana ndodhet në vendin e 4 me 39 pikë, objektiv për këtë edicion mbetet Europa, pasi për titullin kampion gjithçka duket e mbyllur. - See more at: http://shqiptarja.com/sport/2726/veliajs...

Ndersa Gazeta Shqip raporton:

Akuzat e LSI-së, reagon bashkia: Kemi vetëm 34% të aksioneve

Pas akuzave të LSI-së dhe PDIU-së për mungesë fondesh dhe mbështetjeje ndaj klubit, Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me situatën e FK Tiranës.

Sipas Bashkisë së Tiranës, “klubi funksionon si një ndërmarrje aksionere dhe ka përfituar nga bashkia një grup asetesh, si te stadiumi “Selam Stërmasi” edhe te “Skënder Halili”. Ne jemi në minorancë dhe zotërojmë 34% të aksioneve”, – lexohet mes të tjerash në një komunikatë.

Sipas asaj që bën të ditur, bashkia “ka kërkuar një mbledhje të asamblesë së klubit për të marrë vendimet e nevojshme”.

“Gjatë kësaj kohe, klubi “Tirana” ka marrë në përdorim nga Bashkia e Tiranës edhe një grup asetesh si: Stadiumi “Selman Stërmasi” dhe stadiumi “Skënder Halili”, të cilët respektivisht janë të pajisur me nga një terren sportiv dhe fusha trajnim. Megjithatë, prej disa javësh, kryetari i Bashkisë së Tiranës u ka kërkuar shumicës së aksionerëve të sport klubit “Tirana”, të cilët përfaqësohen nga administratori, z. Refik Halili, që të zhvillojnë sa më shpejt mbledhjen e asamblesë së klubit për të marrë vendimet e nevojshme lidhur me situatën aktuale financiare, si pasojë e një drejtimi jo të mirë menaxherial”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga bashkia.

Reagimi i Bashkisë vjen pas deklaratës së LSI-së ku përmes një shkrese, anëtarët e saj në Këshillin Bashkiak i kërkuan kreut të këshillit që të ndihmojnë klubin bardheblu për të dalë nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhet.

3 Komente

Itinerari i deritanishëm ballkanik është thuajse i mbyllur për refugjatët - për këtë Austria ra dakord me shtetet përkatëse ballkanike në Vjenë. Si rrjedhojë refugjatët dhe kontrabandistët kërkojnë rrugë alternativë.

Dmth ka nderzimi artificial tek lufta ne Vietnam.

Moderator i dashur,

jo cdo njeri  mund te rekomandoje shkrime per komente se pastaj perzihen temat e behen lemsh rrefugjate dhe Ronaldo.

Ejvalla per vemendjen.

P.S. E keni pare gje ate Lungomaren se du ta pys : ato pishat qe u rrezun ne Vlore u blene nga 1000 euro copa ? smiley

NUK BLIHET TIRONA ME LEKET E MAMIT

 

 

smiley ku ja kishin gjet mor amon, çer banderole. Rrespekt.

 

"Edhe Dhi e Zgjebosur edhe bishtin perpjete"

Keta ene duan para' ene bojne pordhe...

hajde meri vesh po deshe  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).