Historiku i reformës në drejtësi ka treguar se çfarë ka qenë prioritet për ish-kryetarin e Partisë Demokratike është kthyer edhe në prioritetin e opozitës.

“Për Sali Berishën, Alfa dhe Omega e reformës në drejtësi është ajo që po thoni ju, BKH apo Njësia Antikorrupsion”, thotë Berisha në një intervistë për Top Channel. 

Por tani, pasi opinioni final i Venecias rrëzoi disa nga 11 pikat e opozitës si kushte për dialog me qeverinë, demokratët pritet ta kushtëzojnë debatin tek dy çështje. Njëra prej tyre, Byroja e Hetimit. Sali Berisha shpjegon arsyen pse ai mendon që duhet votuar përpara reformës. 

“Reforma në drejtësi, veç 70 amendamenteve ka dhe nja 40 ligje. Siç më kanë thënë ekspertët ndërkombëtarë, ajo do 2-3 vjet për t’u zbatuar, kurse nëse amendamentet dhe ligji vertikal i njësisë antikorrupsion votohen brenda 2-3 javëve, kjo njësi e fillon punën më së largëti brenda 2-3 muajve”, deklaron Berisha. 

Çështja tjetër është ajo që demokratët e përkufizojnë si “kapje të sistemit të drejtësisë nga qeveria”. A është shumica e cilësuar e vetmja zgjidhje? 

“Jo, nuk do të thotë vetëm shumicë e cilësuar. Ka disa mënyra, se këtu është problemi. Nuk ka vetëm një zgjidhje për një çështje, gjithmonë ka më shumë se një zgjidhje për një çështje”, thotë ish-kryeministri. 

Por fakt është se deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje për asnjë çështje. A rrezikon kështu reforma të mos miratohet? 

“Jo, nuk mund të bëj një parashikim, sepse varet shumë nga qëndrimi i Edi Ramës ndaj Byrosë së Hetimit, ndaj variantit që ka sjellë Komisioni i Venecias”, thotë Berisha. 

Po nëse refoma dështon, a është dakort Berisha si Rama për zgjedhje? 

“Jo, nëse nuk kalon reforma, zgjedhjet me Edi Ramën kryeministër, që s’pranon të bëjë zgjedhje në parti, i garantoj shqiptarët se kurrë që nga koha e Enver Hoxhës vota e tyre nuk ka qenë më e rrezikuar. Duhet një revolucion demokratik për të bërë zgjedhje pas tij”, shton Berisha.

13 Komente

hahaha hera e pare ne historine e njerezitmit qe opozita refuzon zgjedhje te parakohshme. e dine qe i kane te humbura. hjahahaha ca turpi

normal verioret jane me te pakte ne numer. jugoret qe votojne socialistet den baba den jane te tere ne shqiperi se shumica u kthyen prej greqise, ku kishin punera koti (i pagunin greket per sherbim, prej rroges se larte qe merrnin ne shtet)

pikerisht ... shumica e alpineve ndjekin karrierat ne perendim dhe s'kane kohe te merren me komunistat qe kane kapur vendin.

s'jane komunista ata qe kane kapur shtetin por "çifutet e shqiperise", vllehet. si kudo ne bote, edhe ne shqiperi kur ne fuqi nuk ka me njeri, keta lloj robsh e marrin ne dore.

Berisha

Rama

Iliri 

U shofshit qe te tre! 

O Zot i Madh, do na bësh shumë të lumtur, duke i marrë pranë vetes të tre!

lol, moda e re neper komente per te uruar vdekjen e politikaneve. Mode primitive qe justifikon politikanet primitive. Harroni qe edhe sikur te vdesin tani Berisha, Rama dhe Iliri, populli eshte po i njejti dhe sigurisht qe s'do te ndryshoje asgje.

Nje pjese e madhe e popullit, sic e shohim qarte, do te kerkoje me ngulm te vere nje identik si Berisha, qe t'i lere te vjedhin drita, te vjedhin uje, te mbjellin hashash ku te duan, te mos u paguajne sigurime per kamerieret, t'ua beje kalamajt me diploma pa mesuar nje fjale, te marrin patente pa u paraqitur, etj. Do te iktimizohen e do te qurraviten qe meritojne te lejohen te jetojne ne vjedhje e  korrupsion, sepse... shprehja e famshme e cdo hajduti qe ka rreshtuar ndertimet pa leje... "nuk kemi buke te hame". lol  Viktimizimi eshte i domosdoshem ketu.

Dhe me e bukura, keta do te levdojne boten e qyteteruar per rendin ligjor, por do te quajne "diktator dhe komunist" kedo qe do te perpiqet te vendose pikerisht ato ligje qe e bejne ate bote te qyteteruar, e qe pengoje jetesen mes vjedhjeve dhe korrupsionit. Do te justifikohen se shteti te "bota e qyteteruar jep asistence te larte e pension te larte prandaj nuk i le te vjedhin", por ama nuk do te pranojne te paguajne as sigurimet dhe as taksat qe krijojne fondet per te mundesuar ate asistence e pension te larte. 

Pastaj nje pjese tjeter e popullsise do ta quaje kete lloj jete malokeri e do te kerkojne dike si Rama, dike qe njihet qe prish kioska malokerie. Dike qe eshte aq idiot sa nuk ka frike nga kriminelet e lazaratit, nga maloket e kioskave 7-kateshe te lana. Qe nje politikan ta binde popullin qytetari-dashes se eshte i afte te mos trembet nga malokeria dhe lazarateria, duhet te tingelloje arrogant e moskokecares, qe nuk pyet per fjalet e te tjereve, se me te bute nuk u dilet. Dmth fiks nje si Rama.

Pastaj ata qe duan te zgjedhin nje si Sala do ta quajne kelysh komunisti kete, do ta quajne venien e ligjeve te qyteteruara "paligjshmeri" dhe do te cohen me gura, hekura e derrasa per te rivendosur ate qe ata quajne "ligjshmeri", dmth pikerisht mungesen e ligjit. Dhe pastaj nje pjese do te vazhdoje viktimizimin duke share dy palet e duke krijuar palen e trete, Ilir Meten. Dhe ja gjithcka si ne fillim.

Morali: Mos u viktimizo se s'ta ka fajin njeri.

Zot i Madh, nga unë ateisti, që tërë kohën kam besuar se Ti je krijesë e njeriut, jam gati të ndryshoj bindje, nëse ju merrni përsipër të shfarrosni tërë farën dhe racën e moralistëve të ngeshëm, nga këto formate komunikimi social, siç (mbrona Zot) është ky më sipër, që na shpjegon fatet. "Mallkuesit" virtualë e dinë më së miri se i bëjnë gjithmonë "mallkimet" kundër tiranëve, ndonse e dinë se tirania vazhdon. Dinë dhe se një ditë moralistët do lënë forumet sociale dhe do udhëheqin turmat drej lirisësmiley!

Tiranet? Berisha ka 1 milione ndjekes ne FB. Kush i detyroi? Rama ka 1 milione votues. Kush i detyroi? Populli vete i votoi, vete i besoi, vete i krijoi, vete i kushtezon te sillen ashtu. Dhe po s'mori leke mjeku ia rrasin te xhepi me dhune. Pse duhet te bejne viktimen atehere?

Shkabe, vertet si popull, jemi ca te veshtire, secilit i pelqen mendja e vet, secili do te dali i pari, kurkush nuk e respekton radhen, etj,etj, mirpo eshte detyra e qeveritarve, shtetit, medias, ta edukoje dhe disiplinoje kete popull, se ndryshe nuk ia dilet. 

Po ta disiplinoje qeveria, ankohen per diktature. Ti i pari. lol

 smiley jo shkabe jo, nuk ka rendesi seç thone turmat, e rendesishme eshte te heci perpara dhe drejt Shqiperia, jo keshtu rakapjekthi. Pastaj, se kush e vendos, a ishte diktature kjo periudhe apo ajo periudhe, ate nuk e vendosin as turmat, as ti, as hstorianet e pushtetit, as historianet e opozites, ate e vendosim veç ne. 

Jam shume dakord me ty ne kete rast.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).