Borxhi i Shqipërisë përballë botës arriti në 7.46 miliardë euro në shtator 2015, me rritje vjetore prej 8.2 për qind, bën të ditur Banka e Shqipërisë.

Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë u rrit në afro 7.5 miliardë euro në tremujorin e tretë të vitit 2015, duke u rritur me 8.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e saj periodik mbi këtë tregues.

Borxhi i jashtëm bruto është një tregues që përfshin borxhin e jashtëm të qeverisë, borxhin që bankat marrin jashtë vendit si dhe borxhin e sektorëve të tjerë, përfshirë Investimet e Huaja të Drejtpërdrejta.

Sipas raportit të BSH, borxhi i jashtëm bruto u rrit me 569.4 milionë euro dhe se ai tani është në masën 73.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me rritje prej 3.3 për qind të PBB-së.

Qeveria qe përgjegjësja kryesore e rritjes së borxhit të jashtëm bruto gjatë periudhës në diskutim, ndërsa sektorët e tjerë patën aktivitet të paktë.

“Qeveria e përgjithshme është sektori me peshën më të madhe në totalin e stokut të borxhit të jashtëm, me rreth 41%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pesha e borxhit të qeverisë qendrore shënoi një rritje me rreth 3.2 pikë përqindjeje. Stoku i borxhit të qeverisë së përgjithshme arriti vlerën 3,062 milionë euro dhe u vlerësua në 29.9% ndaj PBB-së nominale,” thuhet në raport.

Huamarrja e bankave nga jashtë vendit u rrit me vetëm 64 milionë euro ndërsa huamarrja përmes kanalit të investimeve të huaja të drejtpërdrejta u rrit me vetëm 21.1 milionë euro.

Qeveria shqiptare e rriti huamarrjen e vet të jashtme si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar tregun e brendshëm të kreditit me synimin e uljes së borxhit publik të brendshëm dhe detyrimin e bankave që të japin më shumë kredi. Plani deri tani ka qenë pjesërisht i pasuksesshëm.

Sa i përket stokut të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, ato kanë pësuar rritje të papërfillshme.

Banka e Shqipërisë e analizon borxhin e jashtëm bruto si pjesë e punës së saj për të parandaluar kriza të mundshme. Aludohet se nëse disa nga kreditorët e huaj tërhiqen nga ekonomia shqiptare, vendi mund të zhytet në krizë të bilancit të pagesave.

Aktualisht, rreziku që diçka e tillë të ndodhë është minimal, thotë Banka e Shqipërisë, pavarësisht barrës së stërmadhe të borxhit të jashtëm. Shumica dërrmuese e borxhit të jashtëm është në formën e investimeve afatgjata ose kontratave të kredive afatgjata, dhe për rrjedhojë, tërheqja e investitorëve është e vështirë. Për më tepër, një pjesë e konsiderueshme e borxhit të jashtëm mbahet nga institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN, duke e ulur rrezikun.

Banka e Shqipërisë vëren gjithsesi se barra e borxhit të jashtëm mbi ekonominë shqiptare në tërësi ka qenë në rritje të vazhdueshme gjatë shtatë viteve të fundit. Barra e borxhit matet si raport i borxhit të jashtëm me disa tregues të ndërlidhur, për të kuptuar aftësinë ripaguese të Shqipërisë. Sipas llogaritjeve të BSH, borxhi i jashtëm bruto është aktualisht 2.1 herë më i partë se sa të ardhurat totale vjetore të vendit nga eksporti i mallrave dhe shërbimeve si dhe 2.9 herë më i lartë se sa të ardhurat fiskale të qeverisë. Në vitin 2008, borxhi i jashtëm qe sa “vetëm” 1.3 herë eksporte vjetore dhe 1.4 herë të ardhura vjetore fiskale.

Në anën pozitive, interesat e paguara për këtë borxh nga kompanitë private dhe bankat kanë ardhur në rënie të vazhdueshme gjatë viteve të fundit si pasojë e politikave të interesave të ulëta të ndjekura nga vendet nga ku vjen ky borxh. Për bankat, psh, interesi i paguar për borxhin e jashtëm ka rënë në pothuajse zero që nga viti 2013. Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me koston e borxhit të qeverisë qëndrore. Interesi mesatar i këtij borxhi ka pësuar rritje, sido që rritja ka qenë e vogël.

 

64 Komente

Qeveria shqiptare e rriti huamarrjen e vet të jashtme si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar tregun e brendshëm të kreditit me synimin e uljes së borxhit publik të brendshëm dhe detyrimin e bankave që të japin më shumë kredi. Plani deri tani ka qenë pjesërisht i pasuksesshëm.

Pjeserisht i pasuksesshem ne sqarimin e asaj qe ka patur nepermend te thote ai qe e ka keshillu gazetarin.

Qeveria merr kredi jashte per detyrimin e bankave lokale qe te japin kredi... smiley 

E kuja je ti a te keqen ?

n'fakt ai e ka sqaru si per fmijet e kopshtit kur te thote se mes opsionit me marr hua nga bankat jashte dhe nga ato te vendit, qeveria ka zgjedh bankat jashte. Dhe duke bere kte, i le te vetmin opsion bankave ne vend qe te rrisin kredidhenien, pra t'u japin kredi bizneseve apo personave. Pse bo ket bythsqutin me cdo rast? ti dukesh qe je tutkall o vlla, pse perpelitesh me ron ne sy?!

Si e lame ate 1000 euron per nje nate me motren pa keto punet e bankave nuk jane per motra si puna jote . smiley

kur do vish t'ma sjellesh ate elbasanllien me 2 koka?

smiley E shef qe ti di telat une ty. 1000 euro nata pa ta keqperdoru motren e vogel dhe te del me leverdi ardhja .

me siguri ke fol prap me grun time...

tani ate 2kokshen, po apo jo? (pa kokverdhe ket here)

Hahaha gruja, ajo e ofertes ? Je i papam, po prap nuk shkon me shume se 1100 euro oferta ose 5 muaj qera nje apartament. smiley He motra, motra ! 

ktij as humor kinez nuk guxo me i thon kurse zari qesh me lliqet qe shkru vete

Une humor me ty? Po te them me sill motren e vogel per 1000 euro nata mer. Sille vete se kur ta gjej kush eshte nuk do paguj 1000 por me pak. Po ketu do jemi e do flasim. smiley

Tani une po dal motra se une e di qe ti vjen per qef ne peshk, por edhe per ti gjet na i pune motres, kurse mu me mbaroi dita e punes.

He se harrova: mund t'i gjej motres dhe kliente te tjere nese eshte e mire. smiley

pa merak. Per kuriozitet, si i thon doracit n'elbasan?

7 MLD € borxb! Pa llogaritur hyrjet e valutes nepermjet rrug!ve te tjera! Ku rezultati? 

Eshte njera qe kerko  pjesen e saj te lekve,  kerkoi dhe ketu, kush ka info t'ia transmetoj. Ka nje dhurate nga une!

Gjembo fiks keto gjera kisha ne mendje kur shkrujta me siper.

" ..... Qeveria qe përgjegjësja kryesore e rritjes së borxhit të jashtëm bruto gjatë periudhës në diskutim, ndërsa sektorët e tjerë patën aktivitet të paktë.eria qe përgjegjësja kryesore e rritjes së borxhit të jashtëm bruto gjatë periudhës në diskutim, ndërsa sektorët e tjerë patën aktivitet të paktë....."

 

Pra taksapaguesi shqiptar, paguan nje tufe idiotesh, per ti rrenuar me tej.

 

 

 

 

" ..... Huamarrja e bankave nga jashtë vendit u rrit me vetëm 64 milionë euro ndërsa huamarrja përmes kanalit të investimeve të huaja të drejtpërdrejta u rrit me vetëm 21.1 milionë euro...."

 

 

Pavarsisht se shprehjet e gazetarit/res lene shume per te deshiruar, ketu shohim se huamarrja s'qenka shume e larte, ndersa investimet e huaja qenkan qesharake. 
 

21 milion eshte çmimi qe kushton ai futbollisti shqiptar i Napolit, Hysaj. si ai ka nja 1 milion te rinj shqiperia. aty dhe duhet te investoje. te krijoje terrene futbolli ku te riten talente te rinj, qe me vone te mbushin ekipet europiane. parja e modhe sot eshte ne futboll.

21 milion Hysaj ?  9 milion shoku .

flas sa kushton ai ne kete moment sipas agjentit te tij, dhe jo sa e bleu ate napoli.

i eshte ngrit çmimi ne qiell. po luan shume mire me napolin, eshte lojtar baze i ekipit. eshte lojtari shqiptar qe kushton me shume ne treg aktualisht.

them se agjenti i tij i di me mire punet sesa gazeta shqip.

kuptoj gjithashtu qe ai i fryn shifrat, me qellim qe atij napoli t'i ngrej rrogen. po hysaj po luan shume mire. ja shof ndeshjet pothuaj te gjitha napolit vetem prej tij. komentatoret franceze e lavderojne gjithnje e me shpesh. "lojtar i madh" e quajti njeri ndeshjen e fundit. 

francezet kane filluar te na vejne lupen, te na vezhgojne me kujdes, sepse do te ndeshemi kunder tyre ne europian.

dhe cana po luan mire me Nanten (ku ka me pak presion se te lazio) dhe po rifiton pak nga pak formen qe ka pasur dikur, ne ditet e tij me te mira.

" ..... Sipas llogaritjeve të BSH, borxhi i jashtëm bruto është aktualisht 2.1 herë më i partë se sa të ardhurat totale vjetore të vendit nga eksporti i mallrave dhe shërbimeve si dhe 2.9 herë më i lartë se sa të ardhurat fiskale të qeverisë. Në vitin 2008, borxhi i jashtëm qe sa “vetëm” 1.3 herë eksporte vjetore dhe 1.4 herë të ardhura vjetore fiskale...."

 

  Vetem nga keto shifra ketu, kuptojme se qeveria e Rivdekjes, ka marre me shume borxhe per pak pune, dhe se qeveria e Buall Mavrise, paska patur rezultat me te mire. 
 

Dite per dite po te dalin llafet e mija Pjerin Thomai . smiley

Kur te vij kesaj radhe, do te te qeras une smiley
 

Dakord , por me nje kusht , nuk du qofte ne tavoline !

okej, kam gjet nje menyre te shijuari qe s'ka te paguari, luleshtrydhe me fernet, e ke edhe ne nje nga pershtypjet e mia, ndoshta te 2013. 
 

Pjer luleshtrushedhet ngjyej  me cokollate sa te mira jane po Jo kur te dalesh me bradin ti hash ashtu smiley

luleshtrydhe me nj-tj hane vec dashnoret Pjer. Cik e cuditshme duket kjo oferte per Bradin

Ja sa arrite ne Shqiperi fillove te mendosh si anadollak .

Brad, behu gati per luleshtrydhet. Dhe shko lexo kujtimet e Pjerit nga 2013. Nuk e di a do kete cokollate sic rekomandon ketlina, apo whipped cream. smiley

Nuk ka vdek njeri duke ndare me dashuri luleshtrydhet me cokollate apo whipped cream. E keqja e njerezimit i vjen nga mosleximi i VQ apo injorimi i tezave te vyera. E pse te mos perdorin edhe cokollate edhe whipped cream me luleshrydhet me fernet apo me shampanje???? Ne fund te fundit ekonomia shqiptare do rimekembet.

Miqesia e afrimiteti vec mbaresi sjell, une kam merak mos zihen mbas tekes se trete te fernetes per perputhshmerine e tezave te Pierit me ndryshimet aktuale ne Albanie. Po te me ftonte Pjeri mua qafsha Sanijen po mos ti kisha dale ne takim i vesh me ndonje bluze pink.

Pjero , kte punen e Luleshtrydheve me Fernet s´mund t´ma thoje ne privat ? Hajde duroi tani , me zor mbylla ate punen e qofteve na doli kjo tani . smiley

Schatzi - Luleshtrydhe eshte fjala, se Pjeri mund te vije ne takim me pjeshka dhe fernet. 

smiley Sa kam qeshur 

smiley

Ok Schatzi , Me Pjeshka co ku shkon me shume Ferrneti mendoj une , Ferrnet nojhere ne jeten time nuk kom pi , pa tallje smiley

Para dy diteve sikur thirre tek peshku o pjeshke ja e shikon si te vjen kismeti smiley 

Sa mend mban dhe ti mi gru .

Obobo Pjeri me Bradin qe hajne luleshtrydhe se bashku. Po dreqi e mori mezi na ze gjumi keshtu normalisht... hajde hiqe kete imazh nga mendja. smiley

smiley une me lot duke qeshur sepse e imagjinoj Pjerin tasin me luleshtrydhe dhe Bradin...smiley

Mos u bej xheloz. Edhe me sfyngjerin izolues ka kohe qe s'shte takuar me Pjeri, keshtu qe beni nje treshe takim. smiley

Ha...ha..ha... " Sfungjeri" dhe Pjeri duke fol per Biznes smiley

Dmth... une... dysheku...?! Pu pu pu pu pu...

Ahhhh....mor Pjerin Thomai , dhe ket nick qe e kisha per zemer ma dogje  smiley

smiley Nderron burri nick per nje dore luleshtrydhe?

Pjeri me Bradin qe hajne luleshtrydhe se bashku... PUPUPU PU PU PU...

duar-kryqezum, duke ja ushqy nj tj

U pa puna... 1 jave pa gjume.

Djema dhe vajza, mos qeshni me plakun, se plaku bo eksperimente me pijet dhe ushqimet shoqeruese. I her ia futa pak ponç me liker kafeje irlandeze, duke i shoqeruar me kos me vanile dhe me pas ia futa me çokollat-biskot, dhe veç kur pas gjysem ore, bllokova banjon smiley mu liru barku smiley
 

Ok, gjej nje kombinim ku futen ne mes pjeshkat dhe shkon ne banjo per delikatese dmth, jo per nevoja personale. 

Ti si me qene protagonist i filmit 9 jave e 1/2 mor burr.

Leri njerezit rehat dhe ti, mos u be xheloz qe Pjeri ftoi Bradin per luleshtrydhe. Sekretet e VQ s'besoj se do ia tregoje. Vetem me Bredhin i ndan sekretet ai.

pa dashje, s'e kisha pare, zysh. smiley

Na eshte bere gjembi si tutore.

E kisha me olsin me y ne fund (TM Vlera) smiley

A dini ndonje shtet qe s'ka borxhe? 7.5 miliard euro jane shume apo pak? Stimuli fiskal, dhe llojet e tjera te ekspansionit, dini gje cfare efekti kane mbi financat publike?

 

per nje ekonomi te rigjeneruar si jona nuk jane asgje

Nisem sot ne darke. Neser me ke ne belgie. Week end fantastik!

lum ju smiley
E nuk ishte sh entuziast. Kohe leshi, me tha - ere dhe temp te uleta.
Nxehe pak me pije dreqin ose leri perballe Pjerin se nxehet direkt

Vallai Bredho edhe mund ti ule balle perballe por kam.nje siklet. Ja po i them qe do te te takoj filani (takim 45 minutesh)  sepse ka ca ide qe i ka hedhur dhe ne liber, i ka hedh dhe ne web... I fut nje te gugellu emrit E-ja dhe i dalin keto sharjet lart e poshte qe ka bere personi! Dhe jo njehere por disa dhjetra here ( nuk mund te thote me shkau goja apo gishti). Tani ai vertet eshte me i vogel se une dhe ma degjon fjalen por dhe une nuk mund ta ofendoj duke i ulur perpara dike qe e ka share pa asnje shkak. Tani nqs ky personi premton qe sapo te ulen do ti kerkoj ndjese per fjalet e pamatura leshuar ne adres e te E-se edhe mund ta justifikoj si kerkese duke i thene qe eshte nxituar dhe ka deshire te ta thote drejtperdrejte. Ka dhe nje problem tjeter. Aty ambjenti do jete teper zyrtar (dmth kostum kravat e detyrueshme), ky personi thote qe nuk vesh asnjehere te tilla gjera, por edhe sikur po shkon ne pazar nuk mund te.paraqitet.

hm...Pjerit i eshte mbush mendja se EB nuk ka dash ta prese. E nuk e ka prit se ka pas axhenden plot.
Nejse, nuk di ca te them. Nuk me duket ndonje sakrilegj sikur Pjeri te kerkoje ndjese per cdo ofendim...Tek e fundit, njerezit e forte kerkojne ndjese. Sa per kodin zyrtar te veshjes, besoj Pjeri e ka te qarte. Nuk e ka per here te pare qe frekuenton ambiente zyrtare.
Nejse, le te presim Pjerin per ndonje prononcim

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).