The Washington Post  - Pas Luftës së Ftohtë u duk se demokracia po zgjerohej, diktaturat po binin dhe kapitalizmi po ngjitej. Sot, demokracia është duke u tërhequr. Vlerat liberale si transparenca, shteti ligjor, përgjegjshmëria dhe respekti për dinjitetin njerëzor po shkelen gjerësisht. Autokratët dhe madje edhe disa politikanë perëndimorë po lëvizin haptazi mes frikës, ksenofobisë dhe paranojës.  

Armiqtë e demokracisë po forcohen dita ditës. Shtetet e Bashkuara janë pjesërisht përgjegjëse që po e lejojnë këtë që të ndodhë. Ajo duhet të bëjë një hap përpara kundër autokratëve të botës dhe t’iu kundërvihet liberalizmit të tyre të rrezikshëm. Një valë mbresëlënëse ndryshimesh demokratike që nisi në mesin e viteve ’70 arriti pikun e saj pas Luftës së Ftohtë. Sipas një libri të ri, “Autoritarizmi Bëhet Global”, që nga 1990 më 2005, numri i vendeve të identifikuara nga Freedom House si “demokraci elektorale” janë rritur nga 76 në 119.  

Gjatë së njëjtës periudhë, numri i vendeve të cilësuar si të “lira” është zgjeruar nga 65 në 89. Në një material të janarit të Journal of Democracy, Christopher Walker shkruajti se një hamendësim gjatë këtyre viteve të arta ka qenë se regjimet autoritare do të ndryshonin vetëm nëse do të josheshin nga demokracitë dhe do t’iu tregohej rruga. Por kjo nuk ndodhi. Në vëzhgimin e saj të fundit vjetor, Freedom House zbuloi se 2015-a ka qenë viti i 10-të radhazi i rënies në lirinë globale. “Në vend që ta reformojnë, shumica e këtyre regjimeve shtypëse e kanë thelluar autoritarizmin e tyre”, shkruante Z. Walker.  

Tiranët e sotëm janë më të sofistikuar se ata të së shkuarës: në vend të një autoritarizmi të qartë, ata ngrenë një fasadë demokracie dhe e kontrollojnë nga brenda. Ata zhvillojnë zgjedhje që nuk janë konkurruese, përdorin grupe të miratuara nga qeveria për t’i shitur si një shoqëri civile e shëndetshme, miratojnë ligje që e bëjnë të paligjshme lirinë e fjalës dhe të drejtën e protestës, dhe i detyrojnë mediat e lajmeve që të nënshtrohen duke iu hedhur kthetrat pronarëve dhe botuesve. Ata e konsiderojnë si “agjentë të huaj” çdo grup që merr para nga jashtë. Kohët e fundit, në Moskë, një qendër që për 20 vjet kishte ndihmuar fëmijët refugjatë u mbyll pasi u deklarua si një agjente e huaj.  

Në mënyrë edhe më shqetësuese, autoritarët e ringjallur po shtyhen përtej kufijve të tyre. Kina po shtë në dorë një pjesë të madhe të detit nën kontrollin e saj ushtarak , duke i injoruar pretendimet konkurruese të fqinjëve të saj. Gjatë viteve të fundit, Rusia dhe Kina kanë nisur të përsosin teknikat e “fuqisë së butë” që më përpara janë përdorur nga demokracitë, duke përdorur televizione për të përhapur pikëpamjet e tyre anti-demokratike. Edhe Shteti mizor Islamik, ndoshta regjimi më liberal në planet, ka zbuluar se si ta përdorë pushtetin e buutë për të terrorizuar dhe terrorizuar.  

Autokratët gjithashtu po e  mbikëqyrin Internetin, por të mos thënë se po e kontrollojnë atë. Ron Deibert, drejtor i Citizen Lab te Munk School of Global Affairs te University of Toronto, shkruante verën e kaluar se “në vend që të dëmtoheshin nga Interneti, regjimt autoritare tani po e përdorin aktivisht hapësirën kibernetike në avantazhin e tyre strategjik”, duke vendosur kontroll dhe duke ndarë teknika me njëri-tjetrin. Blogistët dhe revolucionarët dixhitalë anembanë botës kanë qenë në pararojën e fjalës së lirë, por ata gjithashtu kanë vuajtur arrestime dhe burgosje për gjëra të thjeshta si një tëeet-im. Z. Deibert theksoi se në Egjipt, Presidenti Abdel Fatah al-Sissi i ka mëshuar disidentëve dixhitale. “Pasojat e Pranverës Arabe duken më tepër si një dimër i ftohtë”, – shkruan ai, “dhe një shembull i fuqishëm i autoritarizmit të rimëkëmbur në hapësirën kibernetike”.  

Edhe në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Donald Trump e ka përqafuar liberalizmin. Ai po ushqen frikën nga myslimanët; ka kërcënuar me reprezalje ndaj mediave; dhe duke premtuar se do të jetë mishërim i burrave të fortë si Vladimir Putin dhe se do të rikthejë përdorimin e torturës për të dyshuarit për terrorizëm.  

Demokracia ka patur disa momente shkëlqimi. Zgjedhjet e fundit kanë ardhur duke premtuar ndryshime në Burma, Argjentinë dhe Venezuelë dhe një transferim paqësor të pushtetit në Nigeri. Individë të padukshëm kudo vazhdojnë të rrezikojnë jetën dhe gjymtyrët që të ngrihen për vlerat liberale, sikurse gazetarja Khadija Ismayilova, e cila tashmë ka mbi një vit që ndodhet në burg në Azerbajxhan pasi ka bërë gazetari zbuluese.  

Përse është në tërheqje demokracia? Recesioni i Madh dhe zhvendosjet ekonomike të viteve të fundit, përfshi rënien e çmimeve të naftës, i tronditën regjimet autoritare dhe sollën masa shtypëse për t’i prerë kokën pakënaqësisë popullore. Pranvera Arabe rrëzoi një rend të kalbur autokratik në Lindjen e Mesme, por me përjashtim të Tunizisë, forcat demokratike nuk ishin gati për ta mbushur vakumin: rezultati i kësaj ishin luftërat civile ose rikthimi i diktaturave. Projektet e trazuara amerikane për ndërtimin e demokracive në Irak dhe Afganistan i shkurajuan përpjekjet gjetkë.  

Duket gjithashtu e qartë, në retrospektivë, se nuk është bërë mjaftueshëm për të ndërtuar dhe mbështetur demokracinë në qoshet e gjera të ish bllokut Sovjetik pas 1991-shit. Modeli i Kinës është dukur tërheqës për disa autoritarë, të cilët mendojnë se mund të vendosin represionin politik pa sakrifikuar rritjen ekonomike. Mungesa e vëmendjes nga Shtetet e Bashkuara ka luajtur gjithashtu një rol. Asnjë tjetër shtet nuk mund t’i bëjë dot ballë fuqisë së Shteteve të Bashkuara  për të përparuar vlerat liberale.  

Dekada e kaluar është shënjuar nga një krizë besimi, një ndjesi lodhjeje dhe tërheqjeje nga bota. Fatkeqësisht, ka një shans që letargjia amerikane të përkeqësohet – Z. Trump dhe demokrati Berie Sandres po premtojnë një tërheqje të mëtejshme nga angazhimet ndërkombëtare. Ata që shpresojnë për një ringjallje të lirisë anembanë botës mund të shpresojnë vetëm që votuesit të zgjedhin një president që do ta rimëkëmbte lidershipin demokratik amerikan.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/ - 

15 Komente

Ehhh... Distopia e kthyer ne realitet. Eshte makth, ta mendosh.

sikur tadisha.

skrolla deri ne fund dhe doli emri i z.Trump smiley

aty i rref muhabeti ktyne, dihet.

Po z.Trump sot i shkund llullën atij muhabeti.

Pyetja qe duhet te shtroje Washington Post eshte, a ka patur ndonjehere demokraci te mirefillte? Vete SHBA-te te cilat pretendojne te jene model demokracie, ne realitet jane nje vend oligarkik ku ligjin e bejne lobet dhe lobistet...Thjesht luan shume rol paketimi dhe PR i demokracise Amerikane dhe promovimi i atij produkti difektoz si "produkti i vetem absolut i zhvillimit njerzor". Fakti i fundit eshte fenomeni Trump dhe Sanders te cilet na theksojne qarte se "Parandori eshte lakuriq dhe rrobat e ti nuk jane gje tjeter vetem produkt i PR.

Gabimi i teorise se Monrose/ Pax Americana eshte futja ne te njejtin kallup teknokrat te te gjitha kombesive dhe kulturave dhe imponimi i oligarkise se sofistikuar "Pax Americana". Bota eshte e komplikuar dhe hendeqet kulturore jane kaq te thella sa e ben te pamundur perqafimin e kesaj oligarkie te re te paketuar si produkt demokratik. Shfrytezimi dhe neokolonializmi ju imponua vendeve nen kamuflimin e zhvillimit "demokratizimit". Po ashtu te kamofluar nen petkun e zhvillimit, tregetise se lire po ndermiren masa c'demokratizuar ne Evrope dhe pertej Attlantikut dhe Paqesorit (TTIP&TPP). Vete BE ne anen tjeter eshte shendrruar ne nje entitet hibrid jodemokratik ku parlamentet kombetare nuk kane asnjelloj fuqie dhe vendimet merren nga nje turme burokratesh te pazgjedhur nga kerrkush dhe "te paprekshmem nga dora e ligjit", asgje me pak se Byroja e Partise Komuniste Kineze.

  Lajmi i mire eshte se popujt po zgjohen dhe po perdorin armen me efikase qe kane ne dore...Voten e lire, gje qe i ka bere te tmerrohen neoconet dhe klasen politike 

The emperor is litterally Naked dhe gjethet e fikut qe perpiqet ti vendose WP apo NYT nuk bejne me pune

Pyetja qe duhet te shtroje Washington Post eshte, a ka patur ndonjehere demokraci te mirefillte? 

Demokracia nuk eshte nje sistem, por eshte nje proces, si i tille nuk ka si te jete e mirfillte, as e plotesuar, e as e filluar dhe e mbaruar. Gjithmone krahasimin e bejme me dje ose me ate me tej. Kaq!

... popujt po zgjohen dhe po perdorin armen me efikase qe kane ne dore...Voten e lire, 

Ne Amerike mund te abuzohet me voten, pasi votuesit zgjedhin ata qe do votojne presidentin, pra zgjedhjet nuk jane direkte, por indirekte, keshtu manipulohet hapur, si ne rastin e Gores dhe Bushit (junior), ku Gorja kishte me shume votues direkt, por Bushi kishte me shume burra votues (apo si quhen ata qe jane zgjedhur nga populli dhe zgjedhin presidentin).

po neomarksistat cfare thone?

Demokracia ne formen me te paster, s'eshte veçse utopi. Askush nuk mund ta pretendoje keshtu. Perendimi ja ka dale duke e perdor demokracine utopike si drejtim ne horizont, dhe si njesi matese per demokracine reale. Dy jan pyetjet me te rendsishme, Sa persona vendosin per punet ne nje komunitet dhe ​cmundesi ka komuniteti ne rast se sbie dakort per pune te caktuara.

Per kte flitet tere diten ....

 

jo, po talleshit me pjerin

Populli amerikan kesaj rradhe e ka vertete te veshtire, duhet te zgjedhe me dy te keqijash, sido qe quhen Tramp apo Klinton! Kushdo qe te fitoje, nga keta te dy njesoj do i bej seks popullit amerikan, dhe mbare botes!

E mira eshte se ngaqe do duhet, te zgjedhin mes 2 te keqijave, detyrimisht forcat me te mira te shoqerise amerikane do rreagojne, dhe dicka e mire do dale per Ameriken dhe mbare boten!

Se cdo gje e mire qe mund ti vije botes, vetem nga Amerika mund te vije.
Evropa plake rron ne boten e saj, shikon flaket e luftes te dera e saj dhe kujton se po pjekin misra, shikon ca miliona te papune rrugeve,dhe kujton se kane dale per piknik!

Ne fund te fundit , demokracia amerikane, eshte modeli me i mire demokratik borgjez, qe njerezimi ka njohur deri me sot, dhe shpresa mund te lind vetem qe atje, pavaresisht fatekeqesise qe populli amerikan duhet te zgjedhe mes nje plaku te cmendur dhe nje histerikeje!

kush t'tha ?

Disa analiste perendimore e parathane kete rrezik aty ne fillim te viteve '90, duke u nisur me se shumti nga arsye ekonomike te kapitalit global. Kur nisi nje levizje fetare ne lindje dhe hyri edhe ne perendim, aty mbas vitit 1995, ky rrezik i degradimit te levizjeve dhe proceseve demokratike kudo ne bote u pa qarte nga nje shumice njerzish, perfshi analiste, gazetare, shkrimtare, komentues, etj. Masa e madhe e miletit e kuptoi kete vetem tani vone, pas ngjarjes se kullave ne Njujork ne 2001, por edhe disa vjet me vone, kur shtetet dhe te gjithe dallkauket e shoqerise qe perbenin pjesen me konservatore te cdo qeverie dhe shteti ne bote, (te gjithe keta pa arsimim, ndonese me diplloma), u sulen kunder terrorizmit. E tani vone e kuptoi edhe nje pjese e fetarve neper bote gabimin e tyre, ate vershim uzurpues fetar edhe ne strukturat e shoqerise dhe shtetit. Keshtu tani duhen vite e dekada qe ky llum fetaresh, qeveritaresh dhe shtetaresh te largohen nga jeta politike, fetare, shoqerore, dhe kjo vetem nepermjet arsimimit, kundershtimit qe atyre u duhet bere, dhe deri hedhjen e tyre ne gjyq. Rruge tjeter nuk ka per te ruajtur ligjin dhe permisuar ate. 

Per kete demokracine amerikane, ka material tek VQ, shum me te qarte se kjo e Uashington Post. Pastaj, a jane te gateshme, korporatat amerikane, firmat e armatimit, senatoret republikane te lidhur me to, aksioneret e ketyre firmave dhe korporatave, qe ne bote te kete demokraci dhe paqe. Natyrisht qe jo, se kjo do te ishte vdekja e tyre, falimentimi i tyre, prandaj dhe keta, i mbajne ndezur vatrat e zjarrit, konfliktet, diktatoret. Amerika shet, çdo vit, me miliarda dollare armatime.   Si thoni ju, ta mbyllim kete rubinet,  smiley

kete Washington Post e ka ble Jeff Bezos

Pacavure si WP dhe NYT jane ekuivalentet e RDse dhe Temes te cilat kane ngelur strehat e fundit per pseudogazetare lunatike si  Anne Applebaum(ekuivalent i Fahri Balliut)

z.Trump ju pershendet edhe per sonte me nje tabake me fitore te fresketa.

"..kanë blerë media dhe shoqëri civile.."

 

Soros

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).