Kaq kohë në të njëjtat rrugë jemi endur,
Si enden hijet në perëndimin e vonë.
Gjurmët njëri-tjetrit s'ia kemi gjetur
Mbi rrugët e asfalta, as barin e njomë.

Mike, ti ëndrrat i lidh dorë për dore.
Unë k'të e di mirë dhe shpirtin ta njoh,
Por desh Perëndia të mos jem lulebore
Që livadheve të pranverës të më gjeje ngado.

Çdo krah pulëbardhe anijen time njeh.
Në direkun e saj rri varur hëna, si ftua.
Jam marinar mes valësh, që era i ngre
Për çdo natë në detin e ëndrrave të tua.

Ti je vajza e valave, në breg më pret
Si një far, që digjet ngadalë e papushim.
Unë jam Kostandini, që varri nuk e tret.
Vetmia tënde është i palodhuri kali im.

Zgjohu, se unë jam kthyer në Itakën time!
Nga lotët e tu, një kupë plot më jep të pi.
Më prek, jam i yti. Jo vetëm në ëndërrime.
Së bashku të lundrojmë në një det, dashuri. 

6 Komente

E thjeshte, e bukur! Patjeter poezi e vet Leonard Seitit, i cili ka kohe qe eshte zhdukur nga skena e krijuesve letrare! Ose ndoshta vazhdon e krijon, por sot nuk merret me vesh per krijuesit letrare!

No disrespect per autorin, po mu keto me duken te gjitha isoj. Nji poezist e bojkoto Peshkun, nja 5 a 6 turren me i zone venin se mos ftofet. Pulbardhat, dielli, lulkuqet, lindja e kuqe, qelqi me pika shiu, eja eja lulebore e blah, blah. Tre milion njerez, 5.3 milion poete e shkrimtare. Shkruni te pakten nai gjo me nuanca erotike qe te kursejm na icik nga paret e VIAGRES. Hej zot c'na ka gjet. Realizmi Socialist dhe Diktatura Proletariatit na e paskan zhyt keq fare sa nuk kemi njoft as edhe  veten tone qe kemi pas kaq shkrimtare e artista. Dhe mos me leni me fillu me ca vargje qe m'i bojne pa rime fare, medemek  futbolli i sotem luhet pa top ...Pffff....I'm done.

Viagra, ti diell i shpreses,/ alfa dhe omega e jetes,/ ti je fjala e beses,/ ti i jep zgjatje marteses,/ edhe femerore-kerkeses,/ e ndan gjithshka dy-pjesesh,/ perjete e nderuar do mbetesh! 

Kjo po, besoj eshte tamam poezi! Apo jo!

"zgjohu se jam kthyer une"????!!!! Ca i duket vetja disave!!!!! 

Ai me një sy, në ishullin e të verbërve që mesaduket çdo gjë e perceptojnë përciptaz, në një botë të zgërlaqur prej çastit, egocentricitetit, e banalizmit. Në një botë ku s'reshtin së provuari mëkotësinë duke përdhosur përjetësinë në imoralitet. Ai i të djeshmes, së sotmes dhe të ardhmes. Alfa &Omega.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).