Deputeti socialist Ben Blushi i kërkon Kongresit të Partisë Socialiste të miratojë një platformë me 8 pika, të cilat ai thotë se shërbejnë si reformë për të modernizuar funksionimin e saj. Ndër to, dy janë jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm për PS-në, por edhe për vendin.

1 - Kufizimi i mandateve

Shkruan Blushi: “Në Statutin e Partisë Socialiste, Kryetari i Partisë dhe Kryetarët e Partisë së bashkive nuk kanë mandat të kufizuar. Në përgjithësi, praktikat me moderne të partive evropiane kanë nisur t’i kufizojnë mandatet për të zgjedhurit, veçanërisht për ata që kanë mandate ekzekutive.”

Në fakt, një traditë e tillë nuk është moderne – e ka filluar Xhorxh Uashingtoni rreth 250 vjet më parë. Ai u zgjodh dy herë rrjesht president i SHBA-së (dy herë nga 4 vjet), dhe për herë të tretë, nuk i doli kundërshtar përballë, për shkak të popullaritetit të tij të jashtëzakonshëm. Dhe ç’bëri Ushingtoni? Nuk kandidoi fare për herë të tretë, duke u kthyer tërësisht në jetën e tij private dhe pa ndëryrë më as edhe një gram në jetën politike -- megjithë popullaritetin e jashtëzakonshëm që gëzonte. Për 140 vjet, ky precedent i krijuar nga Uashingtoni nuk u thye, pavarsisht se kushtetuta amerikane nuk e ndalonte kandidimin e një personi për herë të tretë për postin më të lartë ekzekutiv. (Pasi Ruzvelti e they këtë precedent në Luftën e Dytë Botërore, u sanksionua në kushtetutën amerikane që një president nuk mund të qeveriste për më shumë se dy mandate.)

Ka rdhur koha që, 250 vjet pas këtij akti të Uashingtonit në Amerikë, të bëhet diçka e ngjashme edhe në Shqipëri. Përndryshe, Edi Rama mund të vazhdojë përvojën e Berishës, i cili synon të bëhet i pari i vendit për të tretën herë në 30 vjet (pavarsisht se nga cila zyrë e synon këtë gjë – nga SHQUP-i apo nga ABA Center).

2 - Primaret

Shkruan Blushi: “Primaret janë zgjedhje brenda partisë, të cilat zhvillohen përpara zgjedhjeve parlamentare apo lokale. Primaret janë një praktikë pothuajse rutinë, e detyrueshme dhe e konsoliduar, që zhvillohen brenda një partie apo koalicioni. Partitë moderne, në Europë dhe në SHBA, organizojnë primare, pra zgjedhje paraprake, për të përcaktuar kandidatin e tyre për president, kryeministër, apo kryetarë të bashkive. Primaret i japin mundësi antarësisë të shprehet se cilin nga kandidatët mbështet me votë të lirë dhe të fshehtë, duke shmangur të drejtën e përcaktimit të kandidatëve nga një njeri apo një forum i kufizuar partiak.”

Futja e primareve (zgjedhjeve paraprake) në Shqipëri nuk është aq e thjeshtë sa kufizimi i mandateve, por sidoqoftë është një fillim që duhet provuar. Sado probleme mund të krijohen brenda partisë nga gara e brendshme mes kandidatëve, në afat të gjatë, garat demokratike për kandidatët ekzekutivë, nga më të lartët tek më të ultët, do të prodhojë kandidatë më cilësorë. Historia e demokraciësë ka provuar se vota e njerzve të thjeshtë mund të gabojë ndonjëherë, por në afatgjatë, ajo është me e mençur se mençuria e njerzve “të përndritur” në krye të partive. Kujtoni përvojën e Enverit dhe Saliut në Shqipëri ose të Hitlerit dhe Duçes në Europë…

17 Komente

Mirmjes Blush ...si eshte ajo konga me .....na dole dhe ti rrot o Blush , o rrace e keqe .

Brado, jam kurioz te di pse o rrace e keqe Blushi. Nuk e njof personalisht, por zeri i tij ketu, ka te drejte. 

Palloshi kam frike se do bohet me keq se Buall Mavria, se tre mandate si kryetar bashkie i kaloi, dhe si kryeminister mos ndoshta do te rrij deri ne pension. 

"EDI, EDI" bertet populli i entuziasmuar dhe euforik i salles, thua se po sheh nje ndeshje boksi. Lamtumire dinjitet.

 

 

 nuk e permban dot  entuziasmin e sinqerte te  popullit,  kur reagon  spontanisht...smiley

O Blusho, ktu ke peshku receta do ishte zej dashnore, po ti zor se vu prej ksaj "smunje", kshu qi futi noi liber atehere e dedikoja Liderit. smiley

Prape zanatit te vjeter ti futet! smiley

Zanatet e vjetra nuk vdesin kurre, sidomos kur s'ka takat per te rejat. smiley

po zeri i intelektualve te PS ku eshte, mos jane tulatur te gjithe. 

Propozimet e Blushit ne kete rast duken normale, dicka kjo e riperseritur gjate dy shekujve te fundit miliona here per shume lloj postesh.

Fillojti ndeshja Modhe. Bayern - Dormund

Go Bayerni i Modh sa i Modh qi je ti!

 

Ne FX channel per jue te Amerikes.

 

Po keta te ps pse jane tulatur te gjithe? U be Rama si Enveri njeher e nje kohe s'guxon njeri ti dali para smiley

nuk kuptoj pse eshte nard ndoka dhe jo zaloshnja filozof..."nese kufizohet kandidimi me dy mandate nuk mund te zgjidhesh nje te trete"...ju lutem nje duartrokitje per zaloshnjen. 

Si nuk publikoi dicka Peshku i Kuq per taksat e Bashkise apo ceshtjen me te fundit Blushi xhanem?

sa fort e dashkeni demokracine...

Lexoni kete nese ju ka shpetuar, se interesante duket

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).