Spiropali, ish-drejtoresha e doganave. E vetë-tërhequr nga detyra për probleme personale. E përfolur për një gropë mbi 100 milionë dollarë. E përfolur për taraf. E pashpjeguar asnjëherë. Ajo vetë e pa-trasparencë. E fshehur për pak muaj. Sot e ricikluar sikur s’ka ndodhur asgjë.

E shohim sot Elisa Spiropalin në çdo ekran, teksa na hedh surratit moralin e çdo fushe për të cilën e kanë thirrur të japë mendje. Por nuk e shoh askund të më shpjegojë dështimin në krye të doganave. Sepse dështoi, më e pakta. 

Nuk ishte e aftë. Nuk dinte. Nuk ishte për atë punë. Apo që të dyshojmë pak, nuk pati asnjë hetim për çka ndodhi gjatë kohës që drejtonte ajo. Hiç. E çuan atje. Ndenji një vit. Po iki tha, se kam një çështje personale. Kaq e thjeshtë. 

Që kur të bërit nënë, të pengon të bësh detyrën?! Dakord. Shqipëri hesapi. Bëj ç’të duash. Llogari sí jep njeriu. Llogari s’të kërkon njeri. Shpatulla të ngrohta. Doganat po dihen. Por të paktën mos na tall. Mos dil ditë për ditë në ekran. Mos na bëj moral përditë. Aq më pak politikë. 

Ka pasur dikur të tjerë kryedoganierë. Edhe ata jepnin dorëheqje për çështje personale. Por fshiheshin, në shumicën e rasteve. Iknin nga skena. Përpiqeshin mos të dilnin në sy të njerëzve për një farë kohe, sa të harroheshin. E më pas të ktheheshin edhe si kandidate, apo edhe deputetë. 

Ndërsa Elisa as periudhën e fshehjes nuk e mori. Doli direkt në fushatë si kandidate për Këshillin Bashkiak. E tani duhet edhe ta shohim në çdo ekran përditë. 
Nuk është e vetmja. Ka plot. Dalin ekraneve dhe bëjnë moralizime pa fund. Sepse askush nuk i hetoi. 
Sepse nuk kemi palë të ndryshme, por disa koka, në një trup. 

Dikur fshiheshin. Sot na tallin. Nesër do na rrahin.

24 Komente

Edhe tju q...... hak e keni , vete ja dhate voten.

Hak le ta kisha dhe une qe nuk votoj aty sikur te me q..... Elsa.

ti qe nuk voton aty nuk ke shans te q...Elsa, sorry.

tani eshte martuar, edhe me kalamaj, por qe eshte nje MILF zane, duhet me ja permend burrit here pas here

Di gjo njeri se kush eshte tani ne vend te saj ne dogana. 

Din , faqja qe ke sjell ketu, nuk hapet. 

Po flitet per ate vajzen qe i rriti te ardhurat e doganes te pakten me 200 milion $ ma teper.

E mo se ne ppppppppu smiley po flasin,

 pune e madhe, sikur kushedi

Kot s'del ne TV ajo, po thuaj te mos i kete gje minatoreve te Bulqizes. 

Ypi nga behet, s'ka me emision?

ne fakt, s'di gjo per spiropalen, po jane nja dy kokrra te ish shoqerise civile qofte dhe ne qeverisjen e meparshme, qe pasi bene ndonje goditje te mire lekesh ne poste kyce, u ricikiluan perseri ne shoqerine civile, te paster kristal, sot bejne si te bukurit shejtane, pa permen emna, se na kap ligji pastaj. Eshte ajo ideja, sa jena te rinj te bejme nga nje dore leke, nen sqetullen e peshkaqenjve te medhenj.

Nuk mund te them gjo per spiropales, se keshtu s;te mbush dhe syrin si goditese.

S'kane ndonje pseudonim ata legenat? smiley

pa permen emna, se na kap ligji pastaj

Haha, ju as anonim ne internet s'denonconi, prisni qe t'i thote dhe beje te gjtha amb amerikan, duke nenvleresuar komplet rendesine e perfshirjes tuaj ne thirrjet drejtuar amb evropiane qe te perveshen menget edhe ata ca me shume. 

nuk do ish e ndershme, jane dyshime qe vijne nga nuhatja.

por mund ti dallosh qe ne surrat nga ekranet televizive ku bubrrojne shpesh

O Mondo, po vete e ke fajin. Ca mutin do qe shikon televizor? E aq me teper spiropallin. smiley

Pyte Mondin pse ia ka honger mbiemrit vet ate " H " -n.

Qemolo, qe kur e.njoh Mondin ( rreth 20-vjet) kshu e ka pas mbiemrin. Ka.ndonje histori tjeter?

ka filluar me low blow ketej.. Elisen, ate te tatimeve, etj. vetem grate sulmojne keshtu.. perse nuk del ky te permende Shpetimin gjysem-cam, apo ndonje tjeter burre .. por merren me keto... mire ben edhe Elisa, te talle trapin me kuvendin e burrave, madje une them ti fuse nje m*t te madh kesaj ode, qe Mondi te frymezohet per tjeter shkrim

Nuk është e vetmja. Ka plot. Dalin ekraneve dhe bëjnë moralizime pa fund. 

Po ti nuk po po bo moral , neper shkrime gazetash ?

Kesaj i thone "Hajde kanistra !! " Paradokse te medhoja kur marrin neper goje moralizimin ! 

Egoja e Elises kenaqet kur te tjeret i nxjerrin geshtenjat me duart e saj. Protagonizmi gje e madhe.

Po pastaj  kujt i prishet puna ? 

ALICE !!!  " Living next door to Alice " by Smokie. Nji nga perlat e viteve kur muzika nigjohej vetem me kaseta magnetofoni (po te ishe me fat ). Hotel Kruja ne plazh e di c'a ka heq nga Alice ne vitet '80. Nostalgji !

https://www.youtube.com/watch?v=Z6qnRS36EgE

Do yourself a favor ... digjojeni se eshte real music. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).