PARIS (AP) – Vjeshtën e kaluar, tifozat e futbollit festuan me fëmijët refugjatë në stadiumin legjendar të Munihut; ndërsa sot votuesit europian mbështesin më shumë parti politke që janë kundër emigracionit, si dhe qeveritë po mbyllin kufijtë e tyre për refugjatët e sapoardhur.  Refreni i krizës së refugjatëve në Europë ka ndryshuar nga “mirëseardhet” në “mjaft më”.

Mos ndoshta Europa është bërë e pashpirt? Ose ndoshta po zgjohet dhe kupton realitetin se ka dështuar për të përballuar këtë dramë?

“Eshtë bërë e papërballueshme pasi asnjë nuk po luan një lojë të përbashkët,” thotë Yves Pascouau, një ekspert emigracioni në Qendrën e Politikave Europiane. “ Duhet patjetër ta zgjidhim këtë dhe të ecim përpara”.

Por jo të gjithë europianët e shikojnë këtë si një problem që ju duhet ta ndajnë bashkë. Të shqetësuar për ekonomitë e tyre të dobëta, të frikësuar se ndoshta vlerat e tyre kombëtare po vaniten, të shumtë janë ata që thonë se lufta në Lindjen e Mesme dhe varfëria në Afrikë është problemi i dikujt tjetër dhe jo i tyre.

Dhembshuria ishte evidente para gjashtë muajsh, kur numrat e refugjatëve sirianë të cilët hynin në Europë u rritën ndjeshëm dhe foto e një djali trevjeçar në plazhet e Turqisë rriti edhe numrin e vullnetarëve që ndihmonin. Rojet e kufirit i përshëndetnin udhëtarët e trembur me përzemërsi “Mirësevini në Gjermani”. Kancelarja gjermane frymëzonte edhe shtetet e tjera për të bërë të njëjtën gjë. Lojtarët në fushën e Munihut promovonin integrimin, duke shtrënguar dorën një fëmije refugjat në një anë dhe një fëmije gjerman në anën tjetër.

Refugjatët vazhdonin të vinin, sëbashku me emigrantët ekonomikë nga Senegali, njerëz që i largoheshin shtypjes dhe dhunës në Sudan, si edhe shumë e shumë të tjerë. Në mes të baticës që fryhej, kishte edhe një grup ekstremistësh të dhunshëm, të cilët gjetën kauz të përbashkët me të rinjtë e zemëruar, familjet e të cilëve kishin ardhur një brez më parë.

Parisi u sulmua. Gra u sulmuan në Cologne. Qëndrimet ndryshuan, duke krijuar një pikë kthimi në krizën që ka dominuar Europën vitin e kaluar dhe ka përcaktuar të ardhmen e afërt.

Tani, pakënaqësia nga politika me krahë hapur po i jep forcë dhe mbështetje partisë nacionaliste gjermane, e cila pati përparësi të djelën në zgjedhjet në tre shtete. Në masë më të paktë, të rinjtë ekstremistë anti-emigracion në portin francez të Calais i vunë zjarrin gomave dhe nuk i lejonin refugjatët të hynin në qendër të qytetit në këtë fundjavë, duke thënë se kemi një “pushtim të vërtetë”. Suedia, e cila ka marrë më shumë emigrantë për frymë se çdo vend tjetër, ka vuajtur një seri sulmesh ku i është vënë flaka qendrave të azilit dhe pikave të tjera.

“Europa është në një udhëkryq kritik,” tha Kryeministri grek Alexis Tsipras, shtet i cili është ndalesa e parë e emigrantëve pas kalimit të detit nga Turqia. “Forcat ekstremiste,” tha ai “ janë tani rreziku i vërtetë i Europës”.

Gjithashtu, qeveritë kanë mbajtur qëndrimet e tyre individuale. Iteneraret e mëparshme të ndërmarra nga qindra mijëra emigrantë nëpërmjet Ballkanit u mbyllën me efektivitet para disa ditësh. Shtet pas shteti mbyllën kufijtë. Rreth 42,000 njerëz jane tani të bllokuar në Greqinë e mbytur me borxhe dhe mbushur me refugjatë, duke përfshirë dhe 14,000 shpirtra të dëshpëruar të cilat janë duke u përvuajtur në qytetin kufitar të Idomenit.      

Disa udheheqës europianë e shikojnë mbylljen unilaterale të kufijve si një kërcenim për kontinentit që presupozohej të ishte pa kufij dhe bazuar në konsensus. Por mbështetësit e politikës së mbylljes se kufijve thonë se është e vemtja mënyrë për t’i treguar emigrantëve se shanset per te fituar azil jane te paketa, dhe se trafikantët po ju shesin një ëndërr të rreme për një të ardhme të lehtë në Europë.

Madje Merkel tani po e bën të qartë se nuk ka ndërmend të përsërisë të njëjtën lëvizje si atë të Shtatorit të kaluar kur i la emigrantët që ishin në Hungari të hynin lirshëm.   

Ajo vazhdon të këmbëngulë për një zgjidhje mbarë europiane që adreson shkakun e këtij emigrimi masiv. Por qeveria e saj i ka shtrënguar zinxhirët – duke deklaruar se shumë prej vendeve të Ballkanit dhe të Afrikës Veriore janë vende të sigurta të origjinës, duke ja bërë kështu qytetarëve të këtyre vendeve të pamundur të drejtën për azil – rrjedhimisht duke u përpjekur të reduktojë influksin e emigrantëve të cilët kanë shanse të pakëta për të fituar të drejtën e qëndrimit.

Frenimi i fluksit të emigrantëve është kyç në planin kompleks të emigrimit të BE-së, që do të përgatitet gjatë javës së ardhshme. Idea është që Europa të kthejë në Turqi këdo nga çdo vend, kur nuk plotësojnë kushtet për azil ose që kanë shkelur/shtrembëruar rregullat rigoroze gjatë procesit të aplikimit.

Për çdo person që kthehet, vendet europiane do të lejojnë të hyjë një refugjat luftë nga Siria.

“Politika e mëparshme e mirëseardhjes së përzemërt ka marrë fund,” i tha të enjten televizionit ZDF Ministri i Brendshëm Gjerman Thomas de Maiziere. “ Ne duam të arrijmë një zgjidhje, dhe më kryesorja është që ne t’i japim fund rrugëve ilegale të hyrjes në Europë, duke thyer modelin e biznesit të trafikantëve kriminelë”.

Ardhja e sezonit të ngrohtë mund t’i japë edhe disa përgjigje negative problemit. Me itenerarët ballkanikë të mbyllr, rrugë të tjera rrugë mund të hapen – si psh udhëtime më të rrezikshme të ndërmerren nga Libia ku nuk sundon ligji drejt Mesdheut e drejt për në Itali.

___

Kontribuan Lorne Cook nga Brukseli dhe Geir Moulson nga Berlini.

Artikulli eshte marre nga Associated Press.

Perkthimi: Gaia

15 Komente

duke patur parasysh,mensesine prej mercenari te shume shqiptareve,parashikoj nje kthim drejt nacionalizmit(qe eshte pozitive ne vetvete)..

problematik eshte fakti qe kete e bejne nga servilizmi..   ata qe te vrisnin deri dje per integrimin,e ndryshmja eshte pasuri, e me the e te thashe,sot  i ke me trampin dhe ballin kombetar frengsmiley

kur vjen puna per shqiperine  kthehen ne identitet!     i ha much-i perbrenda!

zonja perkthyese ,me pak deshire ,mund te ta kishte bere kolonjensmiley,keln, dhe unilateralen -te njeanshme!

 

per kontinentin qe presupozohej  ish pa kufij dhe bazuar ne konsensus

akoma kta...

Gjallese e rende BE, mezi leviz

Pune islamikesh!

Askush nuk ka qef te pranoje kancerin ne vend.

 

Sigurisht qe ka deshtuar. Duhet te kishte pasur nje plan te qarte qe ne fillim, e te kishte parashikuar dyndjen e madhe. Ngelen njerezit as andej a as kendej.

Plani ishte ne fakt marrja dhe shperndarja e tyre ne te gjitha vendet e BE-se dhe ketu deshtoi se ka plot vende qe i mbyllen dyert. Ose moren shume pak.

Plani?!? Cili plan?!? Kush e beri kete plan?!? Ku u ra dakort per kete plan, per te pranuar te gjithe emigrantet? Ben plan te tille shtetet e Europes? Rane dakort qysh ne fillim te gjithe per nje plan te tille pranimi pa kufinj te emigranteve? Apo ishte derri ekonomik gjerman qe tha: meqe une jam me i shendoshi ketu dhe gjithe dhjam, do behet si them une!? A nuk ishte Merkeli qe ... E dime tashme! A nuk ishin ata biznesmenet gjermane qe pohuan me pas se kane rene ne akord me qeverine e Merkelit per te marre kontigjente te huajsh per pune!?.. PO! A nuk ishin mediat qe folen per zbrasjen e Gjermanise neper zona periferike dhe rurale, te cilat duhen mbushur me njerez per ti dhene nje gjalleri dhe zhvillim Gjermanise!? JAaaa! Atehere!?...

Po ky nuk eshte plan, sepse po te ishte, pra po te kishin rene dakord per nje gje te tille, nuk do i kishin mbyllur kufijte. Keto nuk jane lojra kalamajsh te tipit "hajdeni ju, pastaj shohim e bejme"...packa se keshtu po rezulton.

Une sinqerisht vras mendjen sesi do ia gjejne zgjidhjen kesaj situate.

Ky ishte plani i keq Merkelit. Ashtu i erdhi ne koke. Ndoshta vuan nga demenca.

Tani sapo dhane lajmet per nje karvan tjeter biblik, s'po mirret vesh se kur do ndaloj ky tsunami. 

Ja dhe vete gjermanet po ja tregojne vendin funderines se STASit. Merkel shpartallohet ne zgjedhjet e fundit. Politika e saj driiteshkurter nuk beri gje tjeter vecse po fuqizon ekstremin e djathte gjerman....dhe e dime fort mire historikisht se sa here jane zgjuar nacjonalistet gjermane bota ka perfunduar ne flake

Kur po e perktheja mbreme, m'u kujtove. Thashe me vete, Arti do thote: He se nuk me degjuat kur e thashe i pari. smiley

Sikurse e kam theksuar edhe me perpara, une kete e shoh si nje plan te mireorganizuar nga elita te caktuara si puna e kesaj "kermes" neoliberale Soros (ne op-edin qe shkruan tek New Project Syndicate

Lexoje me kujdes....

First, the EU has to accept at least a million asylum-seekers annually for the foreseeable future. And, to do that, it must share the burden fairly – a principle that a qualified majority finally established at last Wednesday’s summit.

 

Adequate financing is critical. The EU should provide €15,000 ($16,800) per asylum-seeker for each of the first two years to help cover housing, health care, and education costs – and to make accepting refugees more appealing to member states. It can raise these funds by issuing long-term bonds using its largely untapped AAA borrowing capacity, which will have the added benefit of providing a justified fiscal stimulus to the European economy.

Ne kopene e ketyre hienave neoglobaliste te cilet kane vene qellim shkaterrimin e kombeve Evropjane kemi dhe krijesa hibride "diabolike" si puna e Peter Southerland reprezentativ i OKB per refugjatet dhe cuditerisht dhe ekzekutiv  i Goldman Sachs, anetar nderi i Bildeberg Group dhe nje nga themeluesit e Club of Rome  

The EU should "do its best to undermine" the "homogeneity" of its member states, the UN's special representative for migration has said.

Kjo shprehur ne vitin 2012 dhe sot tingellon si nje omen i keq

ne fakt lajmi i dites sot ishte   terheqja, papritur,  e trupave ruse nga Siria..  ose per adhuruesit e Putin:  terheqja e Putin me bisht ne shale.. se te besh lufte, te kam rixha,  nuk mjafton vetem  te besh deklarata ,kshu si macho..  po me shume duhen  miljarda dallare.

Me shume se emigrantet me tremb roli dhe niveli ku ka aritur media apo e gjithe gjullurdia informative,brenda 1 viti e gjysem kane arritur te ndryshojne pothuaj rrenjesisht mendimin e njerzve te pakten 3 here per te njejten ceshtje! Ne se ky eshte nje eksperimet me kavie njerzore,eshte i arritur me se miri! Duket sikur edhe mendimet po kerkojme qe te na serviren te gatshme,pa patur nevoje te lodhim trurin! p.s. Preferoj 1 milion here me mire evropen e sotme multi-kulturale me gjithe problemet e saj sesa evropen e vlerave kombetare te populisteve perendimor e te  polakve,hungarezve,cekve,sllovakve,rusve e grekve lindor(pa haruar edhe kanun-dashesit albanez kapitalist natyrisht)..ik o pirdhuni me gjithe vlerat tuaja kombetare,fashist muti !!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).