Qeveria i fali borxhin 984 milionë lekë 5425 ish-ushtarakëve në pension apo në lirim. Në të njëjtën kohë u vendos edhe rritja me 60 përqind e pagesës së papunësisë.

Nga 6850 lekë ata tani do marrin 11 mijë lekë. Ndërkohë që ndryshon edhe koha e dhënies së kësaj pagese, duke shkuar në përpjestim të drejtë me kohën e dhënies së kontributeve për sigurimet shoqërore.

Rritja e asistencës është një nga standardet që duhej plotësuar, ndërkohë që falja e borxheve të ish-ushtarakëve është dhënia fund e një padrejtësie që zgjaste prej 7 vitesh. Ky vendimi është marrë për të riparuar pasojat që kanë disa vendime qeverie të vitit 2009.

Në vitin 1999 ish-qeveria e majtë miratoi statusin e ushtarakut sipas të cilit ish-ushtarakët në rezervë apo në lirim, janë trajtuar me pagesa kalimtare, pensione të parakohshme, apo përfitime të tjera suplementare.

Por, në nje hark kohor 10-vjeçar, ligjet ndryshuan 4 herë dhe më pas janë kundërshtuar nga Gjykata Kushtetuese të cilat janë shfuqizuar nga kjo gjykatë. Pas vitit 2005, me krijimin e qeverisë së djathtë, ndryshimi i ligjit ishte për t’i hequr pagesat ish-ushtarakëve tashmë në pension.

Në argumentimin e tyre ish-ushtarakët pretendonin se kjo bëhej për shkak se ishin në shumicë votues të bindur të së majtës. Në vitin 2009, pas shumë dështimesh në gjykata, qeveria Berisha miratoi vendime që detyronin ish-ushtarakët të kthenin mbrapsht një pjesë të pensionit me anë të kësteve.

ISSH nisi punën duke hapur çdo dosje pensioni të ushtarakëve e duke nisur me ta një seri gjyqesh. Edhe pse Gjykata Kushtetuese kishte hedhur poshtë ndryshimet e ligjeve të bëra nga qeveria Berisha, kalvari për ish-ushtarakët vazhdoi.

Në 2013-n qeveria aktuale premtoi zgjidhjen e këtij problemi, por ende në Gjykatën Administrative janë me qindra raste gjyqesh, të cilat në masën dëremuese janë fituar nga ushtarakët, por që janë zvarritur në zbatim nga ana e ISSH-ja për shkak të vendimeve të ish-qeverisë Berisha.

Me këtë vendim marrin fund edhe gjyqet e nisura si dhe ish-ushtarakët që janë detyruar të kthejnë pensionet do t’i rifitojnë paratë që u janë mbajtur.

/ Top Channel

3 Komente

Per mendimin tim, vendimi per te rritur aq shume asistencen shoqerore eshte i pamenduar mire dhe populist, per vota. 

E para, nuk mund ta ngresh asistencen ne ate nivel pa perfunduar procesin kunder informalitetit, sepse marrin asistence njerez qe kane biznese private te paregjistruara ose dyqane. Duhet perfunduar tamam me kete nje here. Mbase duhej pritur dhe per reformen ne drejtesi, qe te mos kishin keta zhvates gjykates qe i mbrojne.

Por mbi te gjitha, ende nuk kane detyruar te gjithe pronaret te paguajne sigurime per vartesit. Sepse ata i paguajne keto pensione. Pronare lokalesh, rrobaqepsish me dhjetera punonjes, qe fitojne miliona ne muaj, nuk paguajne 30 mije leke te vjetra per sigurime. Sigurime qe sherbejne per te mbajtur ata qe nuk munden me asistence sociale.

Se dyti, nuk mund te ngresh asistencen 60% me shume se ate qe kishte lene Sala, me nje rritje te vetme te papritur, duke lene ende pensionet e uleta te Sales per ata qe kane bere pune krahu. Krijohet anomali, sepse dikush qe ka punuar per aq shume vite merr 140 mije leke te vjetra, ndersa nje hajdut qe ka pune te tjera, ose nje parazit qe s'do te punoje, merr 11 mije leke te vjetra. Gati-gati njesoj. 

qeveri per popullin e vuajtur. Bravo!

per fuckir-fuckarane, thuhet berber.

Ore, ke quan te vuajtur ti? te vuajtur ku mo, ketu? shko ore lum miku gjej ndonje te vuajtur ne hollande a belgjike, jo ketu!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).