Ndërkohë që kompania e njohur turke “Kurum”, ka kërkuar shpalljen e falimentimit në Gjykatën e Tiranës një gjendje ankthi ka përfshirë sistemin Bankar shqiptar si pasojë e kredive të mëdha që gjigandi turk ka marrë në bankat lokale. Kjo është një nga arsyet se përse ka kaluar pa shumë bujë lajmi se më 26 shkurt përfaqësuesi ligjor i kompanisë turke, “Kurum International” sh.a, ka paraqitur padinë për të deklaruar kompaninë të falimentuar. Kjo padi pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Teuta Hoxha në mesditën e 16 marsit. Në të pretendohet falimentimi i cili prezumon riorganizimin e shoqërisë “Kurum International”, caktimin e administratorit të përkohshëm të falimentimit dhe marrjen e vendimit për vetadministrim nga debitorët. Kjo padi, mësohet se është bërë për shkak të mos shlyerjes së kredive që mendohet se arrijnë në 170 milionë euro që kompania ka marrë.

Kështu falimentimi i Kurumit pritet të ketë dy aspekte tejet negative. I pari do të ndihet në punësimin e zonës së Elbasanit ku turqit ishin nga punësuesit më tëmëdhej. 

Por, efekti më i madh do të ndihet në bankat shqiptare për efekt të kredive kolosale që Kurum ka marrë prej tyre. Deri më tani emiri i bankave (dhe shifrat përkatëse) që e kanë kredituar gjigandin e falimentuar turk mbahet  "top Sekret". Por edhe pa këtë goditje sistemi ynë bankar që në fund të vitit që shkoi numëronte 52 miliardë lekë kredi të këqia ishte mjaft i rrezikuar. Tani Kurum i shtohet numrit të rrezikshëm të 35 kompanive që po vënë në rrezik financat e bankave shqiptare. (Lapsi.al)

26 Komente

Ky eshte kryelajm. 

Τurku u ka borxh grekeve(bankave). Le ta gjejne me njeri tjetrin.

Le tu jipet metalurgjia sipermarresve shqiptare.

 

Lajm Lapsi.

dmth falimentimi i Kurum, ne pamundesi per te shlyer 170 miljon euro kredi  marre nga bankat,  paska pak  lidhje me  (bankat)   kete shrkim  qe u publikua  para ca ditesh ketu..

dhe nese Kurum falimenton, e keqa eshte me e madhe kur mendon se sa vende pune do mbyllen...

Hajd ne tullum ene ti Kurum ...

O po c'jane gjithe keto lajme te mira mor aman?!

Mendon se eshte ndonje koincidence qe lajmet e mira po vijne pas emerimit te dy peshqeve ne poste qeveritare?

smiley ai qe njoh une ka shkuar ta ndihmoje Shqiperine! Tjetri nuk e di!

Po kjo pune keshtu, mos ndoshta ka te beje edhe me renien e kerkeses per hekur nga firmat e ndertimit, ndoshta futet hekur nga importi pa hesap, dhe qeveria e Rivdekjes (me falni Rilindjes) nuk merr masa mbrojtese ndaj hekurit shqiptar. 

Si mund te falimentoje nje firme qe puneson me qindra punonjes, mbrapa te cileve qendrojne me qindra familje. 

Si mund te falimentoje nje firme qe puneson me qindra punonjes, mbrapa te cileve qendrojne me qindra familje.

Me duket se s'e ka keq ai Vlonjati per disa gjera. Si mund te falimentoje? Ashtu sic falimentuan kompani shume me te medha sic ishin psh GM, Chrysler, apo kompani Europjane qe ti ndoshta i di me mire.

Per çfar gjerash nuk e kish keq ai, psh. 

Me gjasme qe ti nuk para merr vesh nga Ekonomia ta ka llafin gjembi smiley me te futme kjo .

Me gjasme.

Turbullo' Kullo',

Kullo' turbullo'

Tani po e Turbullojne , prisni ene i cik se do kullohet.

ejj di ndonjeri ato hidrocentralet qe "blen" keta ne emrin e kurum -it i kane.,

 

Prit...prit....tani e kane rradhen bankat ......se desh harrova .

Rilindje

epo ne P te semes te vene ene Bankat or Brad...

Ki popull nuk u tut nga piramidat. smiley

 

Te vene .

Te gjithe Beketat ne Albanie qekan mbledh. 

Si mizat pas bajges se lopes.

po lahen bajgat ,, do ikine ene mizat.. pra

Ia kisha friken ketij Palloshit, kur vura re fillimin e qeverisjes se tij, seç binte nje ere e qelbur qeverisje, po thosha me vehte, te pakten te mos preki sistemin bankar. 

Nuk i nigjoje llafet e mija ne breg te detit ti , e kishe menjen tek koqet e ullinit smiley

Di gje njeri sa eshte limiti i sigurimit te depozitave ne Shqiperi? psh ta zeme une kam 200 mije dollare, sa te sigurta jane keto para ne banka? 

qeke pasanike ti, lum ai burre qe te ka.

Ke njeren ketu qe te tregon se çfare mund te besh me 200k! Ajo me 70leke te urbanit ben çudira pale me 200k!

Pa he si e ka emrin? 

Ku i dihet, mund te jete edhe pasanike edhe beqare. The best of both worlds, right ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).