Rezulton i dënuar në Itali me dy vendime nga 16 dhe 24 vjet burg. Herën e parë, gjykatat shqiptare refuzuan ekstradimin me argumentin se krimi i kryer nga Kajolli “nuk dëmtonte interesat e Shqipërisë apo qytetarëve shqiptarë”

I shpëtoi ekstradimit në Itali, por jo vuatjes së dënimit, me burg, për veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Fatmir Kajolli, i njohur si biznesmen në qytetin e Fierit, është arrestuar mesditën e së martës, për shkak të veprimtarisë kriminale të ushtruar përtej Adriatikut pesëmbëdhjetë vite më parë.

Gjykata e Rrethit të Fierit vendosi, caktimin e masës së sigurisë, “arrest në burg”, pasi drejtësia Italiane ka kërkuar njohjen e vendimit të gjykatave të Romës, e Milanos, të cilat e kanë gjetur fajtor për veprat penale të “Krijimit të oraganizatave kriminale” dhe “trafikimin e lëndëve narkotike”.

Shtetasi Fatmir Kajolli është dënuar nga Gjykata e Milanos, në Itali, në vitin 2001, me 24 vite burg për veprat penale të “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike”. Po ashtu, ndaj tij, Gjykata e Romës, po në Itali, në vitin 2000, ka vendosur dënimin me 16 vite burg për veprat penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe shkeljet të ligjit për narkotikët”.

Në bazë të vendimeve gjyqësore italiane, Kajolli ka kryer veprimtarinë, për të cilën ka marrë dy dënime të ndryshme, gjatë periudhës 2000-2001.

Për llogari të drejtësisë italianë biznesmeni fierak u arrestua në vitin 2011. Por gjykata e Shkallës së Parë të Fierit refuzoi kërkesën për ekstradim, duke argumentuar se vendimi i gjykatës së Romës nuk jepte garanci se Kajolli nuk do të vuante edhe dënimin në Milano, me të shkuar në Itali.

Një javë më vonë, gjykata e apelit të Vlorës iu përmbajt vendimit të gjykatës së shkallës më të ulët, duke shtuar se krimi i kryer nga Kajolli “nuk dëmtonte interesat e Shqipërisë apo qytetarëve shqiptarë”, dukë mos lejuar moslejuar ekstradimin e tij drejt Italisë.

“Duke qenë së kërkesa për ekstradimin në Itali të shtetasit Fatmir Kajolli u rrëzua nga gjykata shqiptare, nga pala italiane u kërkuar, njohja e vendimeve të masës së dënimit të dhënë nga Gjykatat Italiane. Kjo kërkesë është paraqitur në Ministrinë e Drejtësisë dhe më pas prokuroria i kërkoi gjykatës së Fierit njohjen e vendimi penal, kërkesë kjo që do i nënshtrohet procedurave gjyqësore. Duke qenë se vepra dhe dënimi për të cilën ky shtetas akuzohet janë të rënda, prokuroria vlerësoi se gjyqi për njohje vendimi të zhvillohej me masë sigurimi “arrest me burg”- saktësoi zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme Albi Serjani.

Trafikanti që u shndërrua biznesmen

Fatmir Kajolli nuk është një emër i njohur vetëm për drejtësinë shqiptare apo dhe atë italiane. Ai njihet si një ndër biznesmenët e qytetit të Fierit por dhe i angazhuar në politikë.

Për katër vite ai ishte anëtarë i Këshillit Bashkiak të qytetit, pasi në u zgjodh në procesin elektoral të vitit 2011 nën siglën e Partisë Republikane.

Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015, së bashku me dy djemtë e tij, u përfshi në një konflikt gjatë procesit zgjedhor.

E ndërsa, për vite me radhë i kishte shpëtuar drejtësisë, në tetor të vitit 2015, në bazë të ligjit “Antimafia”, Gjykata për Krime të vendosi sekuestron e pasurive të paluajtshme, si edhe të shoqëritë private të regjistruara në emrin e tij dhe bashkëshortes, Majlinda Çuko.

Sipas kërkesës së prokurorisë, këto pasuri janë krijuar në bazë të aktivitetit kriminal në Itali, ndaj gjykata vendosi masën e sekuestros preventive për 2.1 milionë metra katrorë tokë pyll, tokë arë dhe tokë truall në zonën turistike në Fier, përfshirë edhe 1700 metra katrorë ndërtesë, si edhe për 3 shoqëri private.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, në kuadër të hetimit pasuror, ku u përfshinë rreth 20 persona, vetë subjekti kryesor dhe të afërm të tij, Prokuroria për Krime të Rënda ka identifikuar pasuri, për të cilat ka dyshime të arsyeshme se janë krijuar nga të ardhura të aktivitetit kriminal të shtetasit Kajolli. Këto pasuri dyshohet se janë krijuar në bazë të veprime fiktive shit-blerje ose dhurimi. Nga hetimi, kanë rezultuar dyshime të arsyeshme se personat që kanë në pronësi këto pasuri, nuk kanë pasur mundësi reale financiare për t’i krijuar ato. Pjesa më e madhe e pasurive të paluajtshme janë regjistruar në emër të shtetases Majlinda Çuko (Kajolli)” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga hetimet ka rezultuar se, pasurinë e dyshuar si të krijuar nga veprimtaria kriminale në Itali, Kajolli ia ka shitur bashkëshortes me vlera qesharake, apo me kontrata të dyshimta dhurimi .

Gjykata ka vendosur sekuestro preventive edhe për shoqëritë tregtare, të cilat kryenin dhe punë publike në qytetin e Fierit si fushën e pastrimit, riciklimit të mbetjeve urbane dhe trasportit urban. (Linku i vendimeve të seskuestrimit)

Fatmir Kajolli, pasi i shpëtoi drejtësisë për vite me radhë, tashmë do të duhet të përballet sërish me gjykatën, e cila tashmë i duhet të vendosë për njëjësimin e vendimit me masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe posedim të lëndëve narkotike”.

15 Komente

Ka qenë në kombinat një bizozxhi i famshëm, (më duket me mbiemrin Xhindolli, por s'jam i sigurtë), i cili, edhe pas disa burgimeve për ushtrimin e bixhozit, vazhdonte të luante. Për rrjedhojë, çdo 2-3 ditë përfundonte te rajoni i policisë. I këndohej një këngë strofat e të cilës mbylleshin me refrenin : ...hyn e del si shef rajoni!smiley

"Një javë më vonë, gjykata e apelit të Vlorës iu përmbajt vendimit të gjykatës së shkallës më të ulët, duke shtuar se krimi i kryer nga Kajolli “nuk dëmtonte interesat e Shqipërisë apo qytetarëve shqiptarë”, dukë mos lejuar moslejuar ekstradimin e tij drejt Italisë."

 

..smiley

jane te papare ! -po mire mer debila,  a u  ka shkuar ndonjehere ne mendje: sa shqiptare ka arrestuar policia/drejtesia italjane dhe i ka ekstraduar ne Shqperi per llogari te Albanies sepse kane kryer krime ne Shqiperi ?!

me llogjiken tuaj i bie qe edhe italjanet nuk duhet ti ekstradojne kriminelat shqiptare qe gjenden ne itali, sepse krimet qe kane kryer ne Albanie nuk demtojne interesat e Italise dhe qytetareve italjane.smiley

 

Debila jemi unë e ti, por dhe shumë peshq të tjerë, se xhixhat me të cilat ka qëlluar Kajolli trupin gjykues dhe akuzën e dy shkallëve Fier-Vlorë, nuk i kanë trullosur, por i kanë sjellë në vete. Po pse mor derdimen, me çfarë parash do mnbahen fëmijët e gjyqtarve në Londër, ku natyrisht studiojnë juriprudencë dhe 100%  esigurtë se, po erdhën, do jenë ata që do zgjidhen të emrohen gjyqtarë?

nuk me keni kuptuar... e di shume mire pse trupi gjykues ka marre kete vendim, sepse Kajolli i "ka qelluar me argumenta te forta"  (don Bazile)..  por u them debila sepse keta shkallabandat as nuk marrin mundimin ta gjejne nje arsye "juridikisht me te sofistikuar".  p.sh, ti sajojne nje raport mjeksor (pra nuk e ekstradojme per arsye mjeksore), etj etj... 

se mire qe anashkalojne ligjet nderkombetare te reciprocitetit, po i qin tëmën edhe traktatit dypalsh qe ka Shqiperia me Italine per te tilla raste.smiley

...po hë, mor burrë, lerna të qeshim pak se na u nxi jeta! Mesazhi juaj me "debila" ishte më se i qartë. Ta kuptuam!

U duhej per deputet per zgjedhjet e ardhshme si duket. Llogjika eshte ne funksion te qellimit smiley

mos...po pse dhe Bluli e dhjeu thua? po ne sikur po e benim dhe gati per Albania si njohes i mire i realitetit shqiptar..smiley thame do na jepte nje dore

Ballcekan po do nje vend ne bashki te Orikumit me thuaj, tani qe vjen dhe vera je per qejf smiley

O lungo, se tani e pa vllai..po xhixha ka aty ne Orikum?

Nuk është se e dhjeu, ende mbajmë shpresa dhe kemi besim tek Belua! Detyra e peshqve është ta sjellin Belulin në Arnautistan me këmbë në tokë, të aftë për të nxënë dijen se pragu i një shteti për t'u cilësuar "i dështuar", nuk përcaktohet nga legjislativi dhe ekzekutivi, por nga pushteti i drejtësisë, i treti në rend, por i pari në orientimin që u bëhet shqiptarve për të ikur një orë e më parë nga ky vend.

Patriotit te madh, Fatmir Mediu, i doli serish emri.

2.1 milion  metra katrore toke .

Njerez te pangop .

Arditi parla italiano! smiley

Ky ka qene anetar i keshillit bashkiak te Fierit per PR. Po ce do se ligji per dekriminalzimin nuk thone asgje per antaret e keshillit bashkiak dhe personat qe rruajne votat. Po ta kishte me te vertetet PD ate ligj duhet te thoshte dhe dy rrjeshta per personat ne fjale. Po ne nuk e  duam ate, duam qe ne votime te mbeshtetemi tek bandat dhe tek komisioneret hajdute. smiley

 

Një javë më vonë, gjykata e apelit të Vlorës iu përmbajt vendimit të gjykatës së shkallës më të ulët, duke shtuar se krimi i kryer nga Kajolli “nuk dëmtonte interesat e Shqipërisë apo qytetarëve shqiptarë”, dukë mos lejuar moslejuar ekstradimin e tij drejt Italisë.

Po mire me, nuk mbajne asnje pergjegjesi ligjore keta gjyqtare qe kane shkruar me doren e tyre kete felliqesine me lart, e zeza mbi te bardhe?? Ku eshte KLD-ja me gjithe presidentin ne krye te saj qe nuk jep asnje reagim per kete pisllek?!

Turp e faqja e zeze per drejtesine ne kete vend!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).