Fatura e ujit do t’i kushtojë një familjeje në Tiranë 8 mijë lekë më shumë se një vit më parë. Nga muaji shkurt, 220 mijë familje do të paguajnë tri taksa shtesë, përpos asaj të ujit. Bizneset kundër pagimit edhe për NIPT-et sekondare.

Faturës së re të ujësjellësit në bashkinë e Tiranës i janë shtuar nga muaji shkurt edhe tri taksa të tjera, çka do të thotë se 220 mijë familje do të paguajnë në vazhdim, 600 lekë më tepër nga sa kanë paguar. Pas miratimit të paketës fiskale, në muajin dhjetor, ku kryetari Erion Veliaj lajmëroi se në faturën e ujit do të futet edhe taksa e pronës dhe ajo e infrastrukturës për arsimin, tashmë po vërehen efektet e para të rritjes. Në faturë, krahas vlerës për konsumin e ujit dhe tarifës se pastrimit, të cilat kanë qenë edhe më herët, janë shtuar edhe tarifat e reja, duke e bërë këtë faturë me 6 kolona. Gazeta disponon një  faturë të rastësishme për një abonent familjar në kryeqytet, i cili deri në muajin janar paguante 1100-1200 lekë, ndërsa këtë herë në sportelin e UKT-së duhet të derdhë 1730 lekë. Reagimet e para kundra kanë ardhur për taksën e përkohshme të arsimit, sidomos nga pensionistët apo familjet që nuk kanë fëmijë në moshë shkollore, por edhe nga ekspertë, të cilët e shikojnë këtë vendim antikushtetues. Ndërsa, kreu i Bashkisëe e konsideroi taksën e arsimit (zëvendëson atë të gjelbërimit), si domosdoshmëri për ngritjen e 25 shkollave të reja, për ekspertët e ligjit, kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën, e cila citon në nenin 57  të saj arsim parauniversitar falas.

Barra për familjet

Taksa e pastrimit për familjet në Tiranë është 420 lekë në muaj dhe ajo e përkohshme e infrastrukturës arsimore është 150 lekë në muaj. Vetëm nga këto dy taksa, në vit, familjet do të paguajnë 6800 lekë (tarifa e pastrimit është 5000 lekë në vit dhe ajo e arsimit 1800 lek). Këto dy tarifa janë fikse, ndërsa ajo e ndërtesës është në varësi të zonës, sipërfaqes dhe llojit të ndërtesës, para vitit ‘93 dhe pas vitit ‘93. Për ndërtesat para ‘93 në Tiranë, taksa është 15 lekë për m² dhe ato pas ‘93 është 30 lekë për m². Për banesat jashtë zonës së Tiranës është 7.5 lekë për metër katror para ‘93 dhe 15 lekë pas ‘93. Në krahasim me vitin e mëparshëm është shtuar taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore prej 1800 lekë në vit, ndërsa taksa e pastrimit dhe ajo e ndërtesës nuk kanë ndryshuar. Me kalimin e ujësjellësit nën administrimin e Bashkisë gati një vit më parë, taksat e Bashkisë kanë filluar të vilen te fatura e ujit. Bashkia e ka rrumbullakosur këstin mujor të tarifës së pastrimit në 420 lekë, nga 417.7 lekë që duhet të ishte, çka bën që një familje të paguajë në vit 40 lekë më shumë. Bashkia e ka rrumbullakosur këstin mujor të tarifës së pastrimit në 420 lekë, nga 417.7 lekë që duhet të ishte, çka bën që një familje të paguajë në vit 40 lekë më shumë (5040 lekë nga 5000 që është taksa). Ndonëse kjo shumë është e papërfillshme për një familje, në total përllogaritet që Bashkia, Tiranë të marrë nga kjo rrumbullakosje gati 9 milionë lekë më shumë.

Vjelja

Bashkia e Tiranës ka vendosur të përdorë Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve si agjent tatimor për vjeljen taksave e tarifave vendore. Ndonëse faturat po shpërndahen tashmë për të gjitha subjektet, biznese apo familjare, kreu i bashkisë e ka rikonfirmuar gjatë kësaj jave se kjo është mënyra e vetme për të shlyer borxhet e trashëguara nga administrata e kaluar dhe për të përmirësuar sistemin e mbledhjes së taksave. Në total, qytetarët dhe bizneset do të paguajnë për llogari të bashkisë gjatë këtij viti (mujore ose vjetore) 11 taksa e tarifa. Bëhet fjalë për taksën mbi ndërtesën, shtëpitë e banimit, ndërtesat për tregti, taksa mbi tokën bujqësore, taksa mbi truallin, taksa e fjetjes në hotel, e ndërtuesve, taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë, e mjeteve të përdorura, e tabelës dhe e gjelbërimit.

Taksa e arsimit

Vendosja e taksës së përkohshme për arsimin ka ngjallur shumë debate, pasi cenon parimin kushtetues që arsimi fillor dhe i mesëm është falas. Taksa do të jetë 1800 lekë në vit për familjet, ndërsa për bizneset varion deri në 4 mijë lekë 37 mijë lekë në vit për VIP-at, sipas tabelës.

Bizneset, taksohen 3 herë për të njëjtën taksë

Jo vetëm familjet, por edhe bizneset, do të jenë të detyruar të paguajnë taksat e miratuara nga bashkia, me shtrenjtë se një muaj më parë. Efektet, duket se po shtrihen mbi ta me barrë më të rëndë. Në faturën e shkurtit, bizneseve iu erdhën taksat e dhjetëfishuara të hapësirës (nga 150 lekë m² u bë 1500 lekë) dhe tarifa e pastrimit prej 2500 lekësh për tavolinë u aplikua dhe për bizneset e vogla. Bashkia e Tiranës ka vendosur që nga muaji i kaluar për bizneset, edhe taksën e përkohshme të arsimit, 4000-37000 lekë në vit. Por, si taksa që aplikohen për herë të parë,ato kanë shfaqur edhe problemet apo absurditetet e para. Kështu, një biznesi me NIPT-e sekondare që punon si subjekt i vetëm, i duhet të paguajë taksën e arsimit sipas NIPT-eve.

Një subjekt me 3 NIPT-e duhet të paguajë 3 herë taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore, në total 81 mijë lekë në vit (për biznesin e mesëm, taksa e arsimit është 27 mijë lekë në vit). Ky është një taksim krejtësisht absurd dhe në shkelje të vetë vendimit të bashkisë, që përcakton se “taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore i nënshtrohen të gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit te Bashkisë së Tiranës”. Pra pavarësisht se biznesi nga tatimet konsiderohet si një subjekt i vetëm juridik apo fizik, ai po detyrohet të paguajë disa herë taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore. (Të ashtuquajturat NIPT-et sekondare sipas ligjit të TVSH-së duhen për “Për ata persona të tatueshëm që si pjesë të veprimtarisë së vet ekonomike, kryejnë shitje me shumicë dhe shitje me pakicë, vendi i veprimtarisë të secilës shitje duhet të jetë i ndarë, dhe çdo vend veprimtarie duhet të pajiset me certifikatë NIPT-i me numra të ndryshëm seriale&rdquosmiley.

Të gjitha bizneseve, që veprojnë me NIPT-e sekondare po u vijnë faturat, ku specifikohet se duhet të paguajnë taksën e arsimit për çdo NIPT. Faturat nuk kanë dalë ende për të gjithë subjektet dhe sidomos për rrjetet e tregtisë, apo supermarketeve pritet që kjo taksë, për vetë palogjikshmërinë e saj, të ngjallë shumë reagime. Në aksionin e fundit, tatimorët u kanë kërkuar shumë bizneseve që të pajiseshin me NIPT-e sekondare edhe për zyra që mund ishin ngjitur me njëra tjetrën. Në total, biznesi në fjalë me tre NIPT-e sekondare duhet të paguajë 495 mijë lekë taksa bashkie në vit: 414 mijë lekë tarifë pastrimi për tre njësitë (për dy njësi nga 170 mijë lekë dhe për një 74 mijë lekë) dhe 81 mijë lekë për arsimin. Në krahasim me një vit më parë, tarifat e pastrimit janë dyfishuar, ndërsa e arsimit është taksë e re. Në total biznesit i janë rritur taksat me 139 për qind.

46 Komente

Mos kjo ngritje po behet per te mbuluar hendekun e atyre qe s'paguajne. Po ndonje rregull per familjet emigrate qe vijne 1 here ne vit, a ka. 

Mos kjo ngritje po behet per te mbuluar hendekun e atyre qe s'paguajne.

 

-jo Pjero , eshte nje strategji e re largpamese, e kombinuar,  e bashkise kjo.  ngritja e cmimit ne faturen e ujit behet qe bashkia te ngre cilesisht  sherbimin e transportit urban. 

nderkoh,  para nja 2 muajsh bashkia e Tiranes rriti cmimin e biletes te autobuzave urban dhe kete e beri qe te rregulloj  cilesine ujtit.

Eh, te keqen e cilesise se ujit.. klor i gjalle!

Ca uji mer. Vere e birre po u sjell Rilindja neper rubineta, thuj mer te verteten.

Belulo, po ne vendet e zhvilluara, subvencionimi  dhe permisimi i transportit urban realizohet nepermjet derivateve te obligacionit CO2,  dhe jo me ngritjen dhe rrjepjen e qytetarve nepermjet çmimit te ujtit dhe sherbimeve te tjera si pastrimi, gjelberimi etj. 

pikerisht ne vendet e zhvilluara, shqiperia akoma ka hapa gjigande per te hedhur.

Urime, urime,

la e më la

opo bjerini.

Si po shkon muhabeti, i bie me e prish kontraten me ujesjellesin. 

berbero,  te isha ne ve vendin tend nuk do ndihesha i qete, se sic e ka zene ky koqa i vogel i bashkise, do ta vere prape ate taksen e leshit..smiley

paguani por shenojini ne nje cope leter sa keni paguar se ky kur iken i humb kompjuteri.

Po keta sikur do t taksonin te pasurit dhe jo te varferit pensionistet dhe te papunet ?

E zeme se edhe e lexuam, mire eshte te kujtohet qe kesaj i thone media ...!!

sidomos kur me ket lloj titulli

po mire mi, kaq shume t'ka hy partia ne damare ty sa nuk shef asgje gabim? 

edhe pergjigjem, po mos nervozohesh nga peperosja e shqipes time me angl.  

ma kurse atehere se rrezik nxjerr zorret

pa probl. (qe kur u bere i yni ...)

PS perfiton nga rasti qe PD nuk e sulmon dot per kete, ngaqe dhe PD futi taksat e gjelberimit tek uji. Po behet me me shume taksa sesa uje ajo fature. 

Jetoni jashte Tiranes, le te jetojne aty ata qe e perballojne jetesen. 

He iu zente syte uji i Partise, iu zente. Popull mosmirenjohes. Po duke u anku ngelet. Duhet t'iu shperngulesh me kuc e me mac ne Flint, Michigan te thoni Ubububu c'i bome vetes. Haram djersa e deshmorve. ( djersa thuhet apo gjaku ??? )

Ujin e jep Perendia por atje si duket e leshoka partia smiley

Rama ka qene i pari qe ka pasur bashkine e cila nuk te leshonte dokument identifikimi pa paguar taksat.

Basha shpiku kete menyren e vendosjes se taksave ne faturen e sherbimit thelbesor, qe mbi te gjitha tatohet edhe me TVSH. Veliaj vetem sa e zgjeroi aktivitetin.

Madje me e bukura eshte taksa e arsimit, te cilen, meqe eshte takse e re, mund ta vendosesh ne cfare mase te duash.

Bravo, po ben shtet. Ne burg ata qe s'paguajne faturat e ujit! 

Po s'pati mileti para per ujin le te pije limonata.

Si nuk thanë njëherë që do rritet orari i ujit, por vetëm të rrisin faturat e kanë mendjen.. 

Une kom ik qy ne '91 dhe akoma figuroj sikur jam atje. Per uje e per drita e per kushedi ca lloj taksash te tjera. Nejse VK, sbo bo burri per 600 leke te qelbta.

Veten nji pyetje kam une. A mund te shihet dhe te paguhet fatura(t) online? Uji? Korrenti?

Jo per gjo po se atyre te mive ato te energjise i kishin cu nji fature per kamatat e nji fature te pagume me nji dite vonese diku anej nga 2011-ta.

O Bredho, coje po deshe atje ku duhet ket shqetesimin tim se ty te kena si zerin tone afer qeverise.
 

Mire qe po e rrisin cmimin e  ujit  por te pakten te kete 24 ore uje , dhe jo te perdorim pompat dhe depozitat ciper tarracave ! 

Dhe te pakten te sigurohet ose klasifikohet si "Uje i pishem " se me kane thone qe ne disa zona vje me ngjyre te verdhe ! 

Pra leket duan ti marrin por cilesine e duhur  nuk t a japin ! Te rrisin cilesine e sherbimit !kam shku tek `UJESJELLSI`  ishte tamom si dikur tek KOMUNALja, Injeti stil ! 

Kur do ti heqin cisternat siper Pallateve, se e kane kthy Tironen `europiane` ne nje fshta si Momli i Elbasonit ! 

Sot djema, takova nje belg, simpatizant i Albanies, i cili ka bere edhe nje sajt per Shqiperine; 

http://www.albanievakantieland.be/   Jan de Smet 

i cili kish blere nje apartament ne Vlore, dhe thosh se sa here shkoj atje, e gjej shpine pa drita, pa energji, dhe detyrohej i shkreti te fillonte nga e para. I shpjegova se ky eshte nje problem edhe per shume emigrante, te cilet gjejne belane me ujsjellsin dhe elektrikun. 

Thuaji ta lidhe pagesen e energjise dhe te ujit me nje llogari bankare e ta paguaje nepermjet bankes edhe kur s'eshte aty. Kaq i trashe qenka ai Pjero qe s'ditka kaq?

Shkabe, kete qe po thua ti, se di as une, jo me ai qe eshte i huaj ne Shqiperi, pavarsisht se kalon 1/3 e jetes ne Shqiperi. Ketu ku jetojme ne, po veprojme keshtu, se ter vitin eshte fikse tarifa e energjise dhe gazit, dhe ne fund te vitit (ose fillim viti) te vijne e te shohin sa ke harxhuar dhe bejne llogarite, psh, i bie te kesh paguar me shume nga ç'ke harxhuar, te kthejne leket po me banke,  i bie te kesh harxhuar me shume energji, athere te dergojne nje fature se sa duhet te paguash. 

Ai nuk eshte i trashe Shkabe, biles une sot vajta dhe e takova per here te pare, ne emer te ter emigracionit shqiptar, e falenderova per reklamen qe i ben Shqiperise, i dhashe nje shishe vere, por jo te vjeter fatkeqesisht smiley 

Pjer, faturen e energjise/ujit mund ta kontrollosh muaj per muaj nepermjet internetit ne faqen e OSHEE dhe ta paguash nepermjet internetit ose edhe nepermjet celularit. Po i le pa paguar, t'i fikin.

Po pse duhet ti nderpresin, kur vete ne emigrantet vijme 1-2 here ne vit. Nuk e marrin parasysh kete fakt ata. 

Sepse ta kane dhene mundesine te shkosh ne banke e te lidhesh llogarine me faturen. Kete e kane ofruar pikerisht qe te te marrin parasysh.

Po ka ndodh qe disa e kane bere keshtu, ose edhe nepermjet postes, mirpo sistemi i Elektrikut apo Ujsjellsit nuk e ka regjistruar si te paguara. 

Mua s'me ka ndodhur ndonjehere. Kush ka pasur probleme te tilla, e ka zgjidhur. Po ti provo te paguash nje here nga interneti, pastaj ankohhu. Mos u qurravit qe pa paguar sepse del kunder logjikes.

Do interesohem nje here per kete pune qe thua ti, kur te vij aty, nga fillimi i veres. 

Edhe ?

aq te paafte dhe hajduta jane sa edhe ministri i rendit del ne proteste per faturat e ujit

U gjet zgjidhja, do ta importojme ujin me furgona nga Bullgaria: Do t'i japem nenshtetas Bullgarise dhe do na japen uje.

Mediat e Tiranës janë mbytur cip me lehjet e Berishës dhe pëllitjet e Ramës, saqë as na paska thënë kush gjë për këtë taksën e re të arsimit. A di kush gjë të japë ndonjë info më shumë se çfarë është kjo taksë e sajuar shtesë që na e paskan ngjeshur rrufe në të kthjellët?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).