Është mëse e natyrshme, që pas një lufte dhe urrejtje në rritje mes dy popujsh, kinematografia e këtyre popujve të mbështetet në skema shabllone të realitetit të shkuar, duke na dhënë filma të tillë që vuajnë nga pllakatizmi. Kjo dukuri e njohur, ky rrezik i njohur, siç quhet në gjuhën kinematografike, bën që skenaristët dhe regjizorët tu shmangen sa më shumë skenave reale, apo si të thuash, tu bien skenave reale rreth e qark, për të shmangur kështu pllakatizmin në film. E sidomos në filmat e shkurtër, ku ky rrezik është edhe më i madh, pasi në një metrazh të shkurtër shpaloset një idè e caktuar, duke futur shumë material; gjë që nuk ndodh në filmat e gjatë, sepse aty ka vend dhe kohë manovrimi më të lehtë. Një përpjekje e tillë për t’iu larguar pllakatizmit duket se po bëhet së fundi edhe nga prodhuesit e filmit kosovar, por akoma jo me sukses. Dhe këtë e tregon edhe filmi “Shok”.

Në krahasim me filma të tjerë kosovarë mbi periudhën e luftës së fundit, (të cilët gjinden me shumicë në internet), filmi “Shok” është më pak pllakativ, por megjithatë akoma i tillë. Kjo ia ul vlerat artistike, si të thuash, e afron me dokumentarin. E megjithë këtë, ky film dallon për një regji të mirë skenike. Pra sekuencat e filmit ishin mirë të ndara e të ndërtuara, (sidomos deri në gjysmën e parë të filmit), të paktën për aq sa i ka përcaktuar skenari. Po ashtu kamera ishte mirë e realizuar, si gjithnjë, për aq sa i ka lejuar skenari, pasi me një skenar më të zhvilluar, kamera do të na jepte pozicione më të qarta e më të ngrohta të ngjarjes.

Çdo kush që e ka parë filmin, e ndjen menjeherë se ajo, që i lidh të gjithë personazhet dhe ngjarjet rreth tyre, është BIÇIKLETA. Do të ishte më me vlerë që edhe filmi të kish këtë titull, pasi ky send do ta orientonte skenaristin dhe regjizorin në të gjitha skenat filmike. Mendoj se i gjithë grupi i filmit nuk kishin pse të friksoheshin nga një titull i tillë, nga fakti se ekzistojnë edhe filma të tjerë me këtë titull, e biles deri diku të njëjtë edhe në tematikë. Nëpërmjet biçikletës, filmi do ti ndërtonte pa diskutim edhe shumë skena pa fjalë, kështu shikuesi do të ishte pjesë e filmit skenik dhe jo atij dokumentar apo tregimtar, siç edhe shpaloset në nja dy-tre sekuenca të filmit “shok”, si bie fjala aty ku të dy fëmijët flasin për biçikletën, si të duan ti tregojnë shikuesit përse bëhet dhe do bëhet fjalë në film.

Mendoj se një nga pikat e dobëta të filmit, është skena ku biçikleta merret tak-fak si për xhelozi nga ushtari (apo paramiliteri) serb, një skenë kjo rreth të cilës duhej punuar më shumë, jo vetëm se një rast i tillë nuk ka përbërë faktin kryesor në atë luftë, jo vetëm sepse kjo skenë duket mjaft artificiale për brezat që nuk e kanë jetuar atë luftë dhe çdo luftë tjetër, jo vetëm se kjo skenë del pa lidhje me kuptimin e filmit, (po të kemi parasysh se i djali i biçikletës prishet me shokun e tij jo aq për biçikletën –siç i thotë– por për faktin e biznesit që bën shoku i tij me ushtarët serbë), por që kjo skenë të dilte sa më pak pllakative, që edhe ngjarjet pasuese në film të rridhnin natyrshëm.

Kështu skenat pas kësaj ngjarje duken sikur janë vendosur me dorë nga skenaristi dhe regjizori. Këta krijues, megjithse pas kësaj skene mundohen ti largohen shabllonizmit të deritanishëm të filmit kosovar, ku serbët janë të gjithë të këqinj dhe shqiptarët janë të gjithë të mirë, tek përpiqen të na tregojnë një ushtar serb si ndihmës të ortakut të tij të vogël në biznes, ata sërish nuk i largohen dot pllakatizmit, duke na dhënë një skenë paksa artificiale me autobuzin që kontrollohet, skenë kjo që duket e veçuar nga skenat e tjera, pra duket sa për të treguar që ja, kishte dhe ca serbë deri diku të mirë, si dhe për të bërë lidhjen me skenën pasuese, atë të pajtimit të dy shokëve-fëmijë. Po të bazohemi tek titulli i filmit dhe të besojmë se edhe krijuesit e filmit kanë qenë koshientë për titullin e filmit të tyre, duhej që kjo skenë të ishte pika kulminante e filmit, ndaj dhe ata duhet të kishin qëndruar tek kjo skenë më shumë, e jo të na e jepnin aq qesharake, me një rënie të lehtë librash në kokë njërit prej fëmijve, e me një të goditur barkut tjetrit, që nuk u kuptua nëse ishte si punë ndihme, apo vërtet për ndëshkim! (Në skenën e autobuzit, pozicioni i kamerës pëson rënie; zakonisht në skenat në natyrë, duhet të kishim më shumë pozicione totale të kamerës.)

Kjo skenë e dobët ka kondicionuar –mendoj– edhe më tej filmin. Kështu, skena e ribashkimit të dy shokëve na vjen pa ndjenja dhe emocione të mëdha, (siç edhe duhej të vinte në fakt), biles na vjen pllakative dhe si dokumentar, teksa njëri prej fëmijve nis e reciton përçmimin e shqiptarve nga serbët! Kjo tematikë, jo se duhet të jetë e ndaluar në filma artistikë, por nuk mund të përbëjë brumin në këto filma, e aq më pak të vijë si një recitim filmi dokumentar. Ndërsa tek filmi “shok”, ribashkimi i shokëve na vjen pikërisht nga ky përçmim që njëri nacion ka për nacionin tjetër! Të tillë bashkime shokësh mund të jenë programe partish nacionaliste, por jo projekte filmi artistik! E po të dilnim nga tema e filmit, do të thonim se po të njëjtin përçmim e hasim edhe tek kosovarët për serbët. Nëse kjo do pasqyrohej pllakativisht në filmat serbë, kuptohet se filmat e tyre do humbisnin vlerat artistike. Nga ato filma jugosllavë e serbë, që unë kam parë, edhe kur është paraqitur ndonjë nënvleftësim ose përçmim për shqiptarët, kjo ka qenë e shkrirë në skenën filmike, pra i ka dëmtuar filmat e tyre shumë më pak se i dëmton filmat kosovarë pllakatizmi albansk.

Skena pasuese e mëtejshme, që është edhe skena e fundit, ajo e bastisjes dhe largimit me dhunë nga shtëpia të familjes kosovare, dashur pa dashur ka dalë skena kulminante e filmit, duke i lënë në hije të gjitha skenat e tjera të filmit. Skena është vërtet impresionuese, por ajo qëndron aty nga krijuesit e filmit demostrativisht si një dokumentar. Kjo do ti shkonte filmit, pasi shumë filma artistikë përfundojnë demostrativisht me skena të tilla gati dokumentare, por pjesa e kësaj skene, ajo ku njëri prej fëmijve qëllohet dhe vritet prapa shpine nga ushtari (apo paramiliteri) serb, duhet të vendosej në një tjetër skenë, pasi është pasazhi artistik lidhës me fillimin e filmit dhe ngjarja më dramatike e filmit. Duket se filmi po mbaron, dhe ... papritmas shohim se ai akoma vazhdon me skenën e vrasjes së fëmijës! Dhe asnjë reagim! Tragjedia e filmit as ka kohë të shprehet, por kalon si një dukuri dokumentari!

Në mbyllje do thoja se amplituda e shoqërisë së dy fëmijve ka vetëm dy dallime të ngritura të saj, atë të daljes për zot të çantës së librave nga njëri prej fëmijve tek skena e kontrollit të autobuzit, dhe atë ku shoku i del në krah për mbrojtje me një revolver të vjetër, gjatë bastisjes së shtëpisë. Kaq! Pra, shumë pak për një film artistik, një boshllëk ky që mund ta mbulonte BIÇIKLETA. Ky objekt mund të përdorej më shumë në skenar, duke ia afruar shikuesit edhe më shumë personazhet, si ata serbë ashtu dhe këta dy fëmijë shqiptarë. Kështu do të kishim një krijim artistik më të mrekullueshëm, e biles edhe besnik ndaj ngjarjes reale, më sakt, atyre episodeve të spikatura të ngjarjes së ndodhur asaj kohe lufte. Kështu edhe ngjarja tragjike në fund, vrasja e djalit nga ushtari serb, do të dilte në lidhje më direkte me biçikletën, pa e shmangur kërcënimin e tij fëminor me revole, por dhe pa e ngrijtur në piedestal, që “të justifikojë” trillin e ushtarit serb për ta vrarë, kështu ky pasazh dramatik do të lidhej me gjithë ngjarjen e filmit më realisht dhe besueshëm, dhe do përcillej më dhimbshëm dhe artistikisht.

Shpresoj, me këto pak mendime të shpejta, të kem dhënë një farë ndihme të vogël në kuptimin e ndërtimit të filmit të shkurtër artistik, për t’iu larguar në të ardhmen pllakatizmit. Duhet pohuar, se loja e aktorve ishte e përsosur, vërtet për tu admiruar! 

7 Komente

Dikur kam pa nja 2-3 filma kosovare, por ishin shume dobet. kete filmin qe permend ky Marksi ketu nuk e kam pare. Kosovaret, do benin mire te benin filma mbi realitetin e ndodhur gjate viteve te kolonizimit nga serbet, ku ushtaret serbe iu çanin barkun nenave kosovare shtatzena. 

Jo vetem kineze, sepse ke sllavi ne disidentet shifshim "Elektrik Blu", dmth shifshim edhe filma amerikone.

Dhe qe ky shikim ishte profetik u vertetu tani vone kur bankat bene sintezen dyfelore kinez-amerikon dhe fitimi i borgjezise rentiere u rrit dukshem.

 

Derbeder Acdc1, m'duket se flitet per filmat e kohes te pas luftes, dhe une per kete fola. Kur s'je i vemendshem n'msim, eshte e vlefshme te reflektosh. 

sa je lodhur o markssmiley per te na thene se serbet duhet te ishin te ''miret'' dhe shqiptaret(qe ti i quan qellimisht kosovare) jane  islamistet e keqinj qe duhen luftuar!

per cfardolloj teme te shkruash,nuk i shmangesh  dot  detyres qe (cfare kuptuat nga kjo perralle te dashur femijesmiley), bashimi i shqiptareve nuk duhet te ndodhe!

kulla e barit nuk do te digjet- i thasmiley

 

Ore (pseudo) shqiptar i vjeter, e ke semundje akute apo kronike ti, qe i bie fyellit gjithnje ne te njejten bire?!. Sa here duhet te ta perserise pikpamjen "time", se bashkimi i shqiptarve do te thote percarja e tyre akoma me e madhe!?. Apo mos pi hashash ti dhe sheh endrra me sy hapur?!.. Boll me pseudoizma!...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).