Mediat europiane i ndjekin me shqetësim sukseset e njëpasnjëshme të Donald Trump në fushatën parazgjedhore. Nëse Trump arrin të futet në Shtëpinë e Bardhë, kjo do të kishte pasoja për Europën e vjetër.

Ai vetë do ta votonte - kështu është shprehur ekstremisti i djathtë francez, Jean-Marie Le Pen përmes twitter-it për Donald Trump. Nëse do të ishte amerikan, themeluesi Front National do të zgjidhte Donald Trump. Por lajmi nuk ishte i habitshëm, sepse shpesh krerë të Front National disa herë kanë qenë pro Trump. Marine Le Pen deklaroi se edhe ajo angazhohet për "të harruarit". "Trump dhe Sanders si nga ana republikane dhe ajo demokrate bëjnë një figurë të mirë në zgjedhje. Kjo është prova që edhe në Amerikë po sfidohet "establishmenti" - politika e vjetër", u shpreh zëvendëspresidenti i Front National, Florian Philippot.

Ëndrra për popullin autentik

"Të harruarit" dhe "establishmenti": Me këto deklarata Le Pen dhe Philippot kanë konfirmuar frikën e Europës nga një kandidaturë gjithnjë e më suksesshme e Donald Trump. Nëse kjo udhë e suksesit vazhdon dhe Donald Trump vërtet futet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, atëherë kjo do t'u japë një shtysë të fortë forcave populiste në Europë, shkruan gazeta franceze "Le Monde". Mund të pritet që populizmi i tipit Trump të zëvendësojë kulturën politike të kontintentit të vjetër. Me këtë mund të shpërbëhej dhe pluralizmi politik, për të cilin ishte aq e njohur Europa në këto dhjetëvjeçarë. Sepse një populist, shkruan "Le Mond", quan të vlefshëm vetëm programin e tij. "Një populist i vërtetë nuk kënaqet me atë që të kritikojë elitat. Sepse ai është edhe kundërshtar i pluralizmit. Ai pretendon që të jetë i vetmi, që e përfaqëson ashtu si duhet popullin autentik."

Të kujtohet Berlusconi

Tendenca të tilla përhapen në Europë. "Populistët europianë gjithmonë kanë dyshime për procesin demokratik, që nuk sjell atë rezultat, të cilin ata e shohin si rezultatin e vetëm korrekt." Kështu edhe Geert Wilders, që e cilëson dhomën e dytë të parlamentit holandez si "parlament fallco", po ashtu edhe Donald Trump, kur fitoi rivali i tij republikan Ted Cruz në Iowa.

Gazetares Gloria Orrigi në gazetën "Il fatto quotidiano", Trump i kujton manovrat e Berlusconit në fushatë. Ashtu si Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe bosi i medias, edhe Trump kujdeset për të krijuar imazhin e një "të veçuari", por përdor njëkohësisht të gjitha shanset që i ofron sistemi politik. "Nuk dihet se çfarë do të bëjë ai me suksesin politik që ka, sigurisht nuk ka të bëjë me atë që duan qytetarët në moment, kur ata shqiptojnë të magjepsur emrin "Trump" . Ai nuk shet gjë tjetër vetëm emrin, dhe sa më mirë ta shesë tani emrin, aq më mirë do ta shesë edhe më vonë."

Program politik i paqartë

Vështirë të kuptosh strategji konkrete nga politika e Trumpit, shkruan edhe revista britanike "The Spectator". "Nuk kemi asnjë ide se ç'profil do të ketë një qeveri e Trumpit", citon kjo revistë politologun amerikan, Anthony Cordesman. Deri më tani Trump shtron kërkesa. Por në rast të fitores në zgjedhje ai duhet të qeverisë." Do ta ulë apo do ta ngrejë Trump buxhetin ushtrarak? Kush e di këtë? Ai herë shprehet pro ngritjes së buxhetit, herë thotë të hedhë më shumë bomba në Siri, por ka raste kur shprehet edhe kundër." Sido që të vendosë Trump, vendimet e tij kanë pasoja për Europën.

"Politikë e frikës"

Edhe ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier krijoi një lloj distancimi, megjithëse pa emër, kur bëri fjalë për një "politikë të frikës" në SHBA. Shqetësimi më i madh i politikanëve europianë është kalimi i panikut edhe në kontinentin e vjetër. Gati në të gjithë Europën gjen parti që propagandojnë izolimin. Por pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve në SHBA, europianët duhet të përgatiten t'i thonë lamtumirë diçkaje tjetër, shkruan "Le Monde", lamtumirë doktrinës së Obamës. Një doktrinë që synonte vetëpërmbajtje në politikën e jashtme dhe bashkëpunim.

19 Komente

i ka shti dridhën gjith rrumelisë

 

 

drillën Fiqo?

Fiqo smiley paske harru me kalu tek pseudonimi tjeter smiley 

o trumpi, o putini, njoni ka me ja plas trampin evropit

T'i qr u bone gjithe ato vite pa lufte, nuk shtyhet mo. Masi gjysma e kacafiu te kete shku nolt, do krrujm kaptinen, po aj iFiqo c'pa ke Trampua. 

if Shillary wins the democrats, i'm going to vote for Trump to see this country implode

E ku qendron frika nga Trump? Zor se ai do ta ndryshoje rrugen qe ka marre Amerika. Trump ben shume zhurme per asgje.

Padiskutim, frymezimi i Tr(i)mp(fit) eshte e shoqja e tij seksi-bombe! Po te kish qelluar ndonje shqiptar ne rolin e tij dhe me te njejten grua, patjeter do te provokonte luften e trete boterore!

Hillary would just be a slow torture but trump would be a wonderful, explosive grand finale of the USA.

Ilir(Ilia) Toli qeka ne ekipin e keshiltareve te Trumpit!

"Donald Trump: It was a great mistake to bomb the Serbs who were our allies in both world wars Donald Trump with Larry King on the occasion of the anniversary of the bombing of Serbia criticized Bill Clinton and criminal attack on Serbs, the ally of America in both wars. – The Clintons have made a mess in the Balkans and Kosovo. Look what we did to Serbia in an aerial bombardment from a safe height. Those same Serbs rescued American pilots in World War II. It is a mistake that we bombed a nation that has been our ally in two world wars. Clintons believe that was a success, and I find it shameful. I extend an apology to all the Serbs for the error of American policy, primarily Clinton’s. We need allies in fight against Islamic terrorism who have combat experience fighting this evil – and that in Europe are the Russians and the Serbs. If I become the head of America the foreign policy will change the course that has until now often been wrong”.

A ka njeri ta perktheje ne shqip ose hollandisht kete pasazhin ketu. 

Ja ku e ke paragrafin e pare. Per te tjerat hudh paret!

Donald Trump heeft de Servische vrouw geweest, maar ze verraden door Bill Clinton tijdens de avond rijpt . Clinton nam de Balkan meesteres en...

vetem  euro/pare pranoni ?   -po ndonje   objekt  me vlera  te medha ne burse,  p.sh:  vere e vjeter,  apo ndonje veper arti, psh pikture  nga  shekulli i kaluar, pranoni ?

Me pelqen nderhyrja juaj Belul sepse tregon qe keni sens biznesi. Tani nqs keto objektet me vlere i ofron nje person si ju me reputacion te mire ketu ne peshke por edhe jashte, nuk kam asnje kundershtim. Perkundrazi! Nqs keto i ofron tjeter person kjo gje pare me kujdes.

flm, e morra vesh, te tjerat nuk ka nevoje ti perkthesh, se del akoma me rremuje smiley

Cfare  morre  vesh zoteri nga ajo qe kam perkthyer?

Mos perdor Transletin se del ibret, ndrysho do e perdorja dhe une. 

This is how the American experiment dies : Not on a battlefield , not in the halls of Government , but with three multimillionaire sociopaths on a stage, literally comparing dick sizes !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).