Femije duke luajtur futboll, ne nje shesh mes pallateve, prane rruges "Hoxha Tasim" ne Tirane me 8 mars 2016.Foto: LSA / MALTON DIBRA

108 Komente

Po ikni mer çuna qe aty, se do beni ndonje te pabere, do thyeni ndonje xham makine dhe ju piu e zeza pastaj!

gjithsesi nivel me cilesor se "superliga"

te liqeni, te liqeni do ndertohet parku i lojrave  per femijet. duroni dhe pak.. shiko sa te drejte ka krietarka e bashkise!!.smiley

Shpresoj te kesh bere ironi me kete komentin, duhet te jete shume e holle mesa duket. Se po te kesh me shume sesa nje neuron te shendetshem e kupton fare mire se femijet (besoj edhe ti ke qene dikur), luajne poshte pallatit. Vijne nga shkolla, len canten dhe rrokullisem poshte me vrap se kan dal cunat e lagjes me top. E imagjinon sa e veshtire do te jete per nje femije qe jeton te Zogu i Zi, M. Shyri apo dhe ne Tirane te Re te shkoj te luaje te liqeni?? Ja ti bejme qejfin, te themi se do shkoje njehere ne muaj.

Abel je shume sakte.

Ne fakt, cudia eshte qe ka akoma prinder qe i lene kalamajt te dalin vetem rrugeve, sot e kesaj dite, me lloj-lloj maloku verdalle. Nje pjese e madhe e prinderve jane bere si jashte, nuk i lene te dalin vetem. Mbase ngaqe ketu nuk degjon tmerre si andej neper vende te 10ra nga refugjatet. Europianet thone qe dhe ata keshtu i linin femijet dikur, por tani ka ikur ajo kohe.

Domosdo, jeton jashte, te lejohet te besh te "emancipuarin" a thua se ne Amerike apo Kanada s'ka probleme te lloj-lloji.
Por te pakten duhet ta kuptosh nga fotoja qe ata femije nuk jane ne rruge te madhe, aty ku levrijne lirisht makinat. Ata po luajne 'ne lagje', pra ne sheshin mes pallateve ku jetojne. Fatkeqesisht keshtu jane sheshet tashme, te shtruara me asfalt sepse atyre/ketyre njerezve nuk i intereson me per te ardhmen (femijet), por per te tashmen (ku do ti parkojne makinat). Prandaj duhet ngritur zeri qe lodrat te behen aty ku keta femije te kene realisht mundesine ti perdorin.

Nuk jetoj jashte, por ne AL, ndaj te dukem i emancipuar. Ajo qe dua te them, eshte qe me kaq negativitet qe transmetojne mediat e sotme, po behet dhe Shqiperia si jashte, ku prinderit nuk i lene femijet te dalin vetem por i lene ne shkolle deri ne kater pasdite. Ndaj me shume te habit ne foto fakti qe femijet kane dale vetem perjashte. Sa per asfaltin e makinat tek lagja, po baballaret e atyre femijeve i kane blere makinat, po ata kane ndertuar me justifikimin "nuk kemi c'te hame, do ndertojme ku te mundemi". Kane share "komunist" e "diktator" kedo qeveritar qe do te perpiqej t'i ndalonte e kane mbeshtetur vetem ata qeveritare qe i kane lejuar te ndertonin ku u donte trapi. Keshtu qe nuk ua qaj hallin, sepse kane pikerisht ate qe kane deshiruar vete. Nuk eshte se ua ka bere te keqen dikush tjeter kunder deshires se tyre. Vete duan te etojne ashtu ne lagjen e tyre. Sa per lidhjen pa lidhje me kendin e lojerave tek liqeni, ju ia fusni kot sepse ai kend lojerash eshte normal ne nje park ne cdo vend te botes qe s'ka karagjoze ne vend te aktivisteve.

Vertet eshte bere fruta perimesh? Kam ca muaj pa kaluar. Po nga fotoja duket sikur te pakten nuk e kane zene pjesen e fushave te mbuluara dhe pjesen e pistave te patinimit. Gjithsesi, me duket pa vend tregu aty. Mos eshte thjesht ndonje panair?

Eshte bere treg fruta perime dhe Birra Hysenbelliu.

Se ti vertet mund te mendosh qe femijet mund te luajne ne nje vend ku shiten patate Krume dhe qepe Bozhigradi, por une nuk mendoj keshtu. Parku nuk ka patur jete ne asnje rast. Pra jo parqe per ti hap pune miqve, por te vihen ne eficence te gjithe miniparqet qe kane ngel e pastaj te behen te rejat.

Nese eshte bere vertet ashtu, eshte gabim e duhet kundershtuar nga banoret e nga aktivistet e leshit. Nuk kam thene asnjehere qe eshte gje e mire. Shpresoj te jete ndonje panair i perkohshem.

Ja te te them dhe nje tjeter. Ngjitur me murin e Minibashkise nr 2 qe e drejton LSI, por ngjitur fare, po behet nje klub ne lulishte. Distanca nga klubi tek minibashkia eshte vetem 4 m. Punimet po behen ne mes te dites. Beton dhe hekur. Po punohet ne ato hapesira qe u fitun kur u bene ato prishjet e medha qe i drejtonte vete Rama.

Jemi tek terreni i LSI ku sinjalet e sinjalizimet e qytetareve dixhitale , si puna ime,  shkojne me vone se inspektoriate.

 

Ja pra aty duhet te shkojne aktivistet, jo te kendi i lojerave. 

Po jo mor xhan, aty duhet te shkoje inspektoriati dhe policia se ata paguhen per kete pune, pastaj aktivistet.

Duhet te funksionoje mekanizmi ligjor jo ai i shoqerise.

Jam duke te then 4 m larg godines se minibashkise, ne krah te saj jo ne ndonje vend qe nuk duket.

Po mekanizmi i shoqerise cohet kur ai ligjor nuk ben punen, apo jo? Per kete e kane zerin? Apo ti thua te kemi nje shoqeri qe rri kot per gjera te tilla, por qe cohet vetem kunder femijeve te liqeni.

Jam duke thene qe bashkia te beje punen e vet se per kete paguaj taksat une.

Une nuk mund ti kerkoj llogari shoqerise, por i kerkoj atij qe me ka marre voten dhe me merr taksat gjithashtu.

 

Dhe une pra po te them qe t'i kerkosh llogari atij qe te ka marre voten, jo mua, nje nicku ne internet, dhe ta besh jo i vetem, por si shoqeri. Por ja qe juve me keta s'jua mban, por vini e me kerkoni llogari mua dhe kalamajve tek liqeni. Kete po te them. Shkoni kerkoni llogari ku duhet, mos beni gerr-verr forumeve e parqeve.

Mfal qe nderhyj ne komunikim, por mendoj se po vazhdove keshtu me LSI, mund te marresh post zyrtar shume shpejt.

Te LSI ka nje shprehje qe e perkthejne jo shume vete. 

Shprehja eshte : kur te dalesh, mbylle pak deren. smiley

Prit se do kemi gjera me interesante se shpejti, se ti duhet ta dish qe une e kam inatin e madh shume. smiley

Plako ti je Troll, se të jenë dy komentuesa me të njëjtin emër "shkabaktu", njëri me flamur Amerikan tjetri me Kanadez dhe për më tepër që komentojnë me të njejtën mënyrë idiote dhe të palogjikshme, s'bën të jetë koinçidencë!

sic te thashe dhe nje here para se te fshihej komenti nga ufot, ti nuk e ke idene se per cfare po flet. 

Ore, ti paske probleme serioze me aktivizimin, deshifrimin, argumentimin, logjikimin, c'te te shtoj me njeriu shkrete! Njehere thua jetoj ne Shqiperi prandaj flas me kompetence dhe emancipim njeher tjeter thua pse s'dilni per kete e per ate, diku tjeter shpik biseda femijenore, tani po thua se duhet te ankohemi ligjerisht.
Nese do jetoje ketu besoj do te te indinjonte fakti se ligji eshte shkelur koke e kembe, se bashkia (me fal per shprehjen) as i rruhet fare per askend se mesa duket i ka ne xhep te gjithe por, vazhdon punet. Ti kujton se e gjithe kjo mesele' nuk po ndiqet ligjerisht? Po sigurisht. Me avokate, urbaniste, gjeolloge, arkitekte, intelektyale e qytetare. Ore po nuk do njeri dhune, por dhunen na e ofrojne ata vete. Une nuk dua te konfrontohem me dhune por me Debat Konstruktiv. Bashkia nderkohe vazhdon punimet, qe duhet ti kishte nderprere normalisht. Nuk takon asnjeri, nuk do te beje Debat por vetem DEGJESE! E di cfare eshte degjesa?? Te te tregoje dikush nga perfaqesuesit ose dhe vete kryetari ne PowerPoint s i bukur eshte projekti, ti ta DEGJOSH dhe kaq, mirupafshin ne degjime te reja!

O ti "i riu", ai Komentuesi ta ka dhene qarte fare shembullin se ku eshte shkelur ligji nga bashkite, i kane bere parqet birrari e qofte, e ju nuk ankoheni fare atje por i jeni qepur kalamajve te kendi i lodrave se ashtu ju kane thene. Per keto as nuk rrihni qytetare qe ju thone "jane taksat tona, mos i prishni", as nuk lini police pa ndjenja, as nuk ulerini si histerike per keto. E perdorni dhunen vetem kunder kalamajve ne park. Se kush eshte me probleme ketu, duket qarte. Edhe tek 13 kateshi i manes bete nje M te madh. Ca t'ju thote vellai juve. Duket qarte gjithcka.  

Ti qenke k fare lale. Po pse ca kujton ti se un personalisht degjoj se me tha noni qe po ndertohet pa leje apo se me tha hajt protestojme edhe dal te bertas?? Te liqeni bej vrap perdite dhe e pash vete me syte e mi qe diten e pare, u informova vete dhe INDIVIDUALISHT i bashkohem kauzes dhe me duket kryekeput se po shkelet ligji. Ne qytet ka 1001 probleme, duhet te merrem gje me te gjitha une? Komentuesi ta ka shpjeguar fare qarte se ktu nuk funksionon asnje hallke Inspektoriati etj. m mu ne p me ty s.merrem me qenke qoke kandari. (ishalla s'je nen 16 se sinqerisht doo me vinte ke qe po merrem me ty, virtualisht).

Mos ofendo te lutem , shkabaktu eshte femer .

Vesi yt per t'iu pergjigjur argumenteve me sharje personale eshte vecori aq shume tipike e provincave te izoluara malore sa une jo vetem qe s'te besoj qe ti ate vrapin e mengjesit e ben tek liqeni, por madje dyshoj qe je nje nga ata qe diten e protestes e gjeten liqenin me te pyetur. 

Shkabe, nese jeton ne Shqipri, si ka mundesi qe te del flamur amerikan, dhe ngaiher ai kanadez. 
 

e fsheh IP (menyrat jane te shumta qe e mundesojne) qe te mos merret vesh se cili person fshihet pas atij pseudonimi.

kush, o, shkaba? shkaba nga ura vajgurore, qe fati e coi deri ne tirane, aty ku u vendos te perqendrohej zhvillimi i vendit?

Domosdo, jeton jashte, te lejohet te besh te "emancipuarin" a thua se ne Amerike apo Kanada s'ka probleme te lloj-lloji.

smiley 

C'ironi. smiley

Cudi si paska mbet ai vendi aty pa u ngrejt ndonje pallat!? Duket do kene dale kater pronar vendi dhe nuk jane marre akoma vesh! Fati i kalamojve te vazhdojne lojen deri sa te hyjme ne EU, se pastaj do hyjne ligjet e tjera, ku cdo goditje me top qe do i behet makines, do hapet proces gjyqsor, sepse siguracion demtimi nuk ben njeri ne Shqiperi.

ky shkaba qenka punesuar si IT tek Tatimet, se nuk ka mundesi te kete kaq shume kohe neper duar 

Aty duhet kryetari I bashkise e jo te parku. 

Po ashtu si ksanthi I ezopit, e ka tr pamundur te 'pije detin', te shkule betonin qe hodhi edi e luli, po sidomos edi.

Nqs e ka ''per femijet'' duhet te shkoje ne cdo lahje e regulloje ato kende lojrash qe thjesht ta shpifin kur I sheh si jane katandis dhe qe jan as me shum e as me pak pergjegjsia e BASHKISE.

Dohet te shkoje me doemos tek lulishtja mu ne qender te tiranes, mu ne qender te shqiperise, aty ku nga tre lisharese 2000 plastike dymijelekeshe, asnjera nuk funksionon dhe si per ironi cdo loder ne vecanti eshte e zhytur ne pellg uji.

Aty duhet te shkoje Eri, perpara se ti thote gjysherve se si duhen femijet

po, po, aty te duket.. Por, vetem para disa muajsh jo vetem qe nuk te shkonte mendja te kerkoje parqe neper lagje, por edhe nuk guxoje te hapje gojen per pallatet mostruoze ne liqen e ne det..  Pallatin mbi DET e beri ish kryetari i bashkise se Tiranes, mori tapi ne DET... Ta dinte Ezopi kete, mbase nuk do i kerkonte ksanthit ta pinte detin.. smiley

Per inat te vjerres shkoj me mullixhiun.

A

Keta i japin jetes gjalleri. Edhe cunat e lagjies time keshtu luajne, field hockey, tek nje shesh i vogel ne fund te rruges.

Erdhi njihere vala e katunareve ne kohe te Dulles qe boni pallate oficeresh e spinuesh ne mes te lagjeve me shtepi private. Pastaj erdhi mr 20% i ndertimeve dhe e betonizoi Tironen dhe ja perfundimi, e vuajne kalamajte e sotem.  

 Nderlidhesi vazhdon merr rrogen.

Ku kshu, ne ato lagjet me cerpic e balte? smiley 

Aty e dote katunari, la lopet e bajgat per te ardhe te qerpici. Le te jetoj keq une- eshte deviza katunarit- mjafton qe te tjereve tja bej edhe me keq. smiley

Ato lagjet me rrugica te ngushta qe krenohen edhe sot vetem me cfare kishin ne kohen e dulles

Une jam rritur ne ato lagjet me rrugica te ngushta dhe s'kishim pse krenoheshim me ato qe kishim ne kohen e dulles. Perkundrazi ishin shume me keq se ju kishin marre tere pasurine, dyqanet e gjithe c'kishin e kishte raste qe ishin te detyruar te strehonin dhe familje te tjera ne shtepite e tyre me urdher te partise.

Jam dakord per anen e biznesit, ekonomise dhe te lirise se individit, qe nuk kishe cfare te krenoheshe. Por po flasim per ata qe thone "me kthe lulishtet dhe hapesirat midis pallateve" dhe kete e kane per ato qe beri dulla, sepse perpara dulles kishin shkurre katuni dhe rrugica me qerpic, mbrapa dulles kishin maloke dhe kioska. E vetmja here qe paten nje qytet per te cilin te krenoheshin, me hapesira te gjelbra, ishte ai qe u beri dulla.

Neper bote, ne ato lagjet me rrugica te ngushta dhe kalldrem jetojne vetem pasaniket Patris smiley

Une kom bo pallat ne kohe te Dulles per oficerat ke stadiumi Dinamo. Dhe per qytetar e njoh veten, keshtu ... smiley

ti i ke bo pallat Qemolo? pranej ka kaq shume palla, haha smiley

jane kampione te vertete smiley

What did I miss ?

eh çna qitet mallin e rreklamave kokakola perpara kampjonatit botnor ne brazil.

ate kampjonatin qi fitoi Gjermoni.

Fresco nga goja e disa shqipove vizitore fresco(jo te pabuksa por pronare biznesi) .ne shqiperi gjendja as we speak  eshte :mut ne fuqi te n-te.ku n-ja eshte infinit.konstatitimi I tyre unanimous ishte:mos t'ju mbetet pishman qe keni ikur .

me garanci te plote te them qe situata eshte fantastike; shume e favorshme per biznesin dhe se per cdo kompani qe falimenton apo mbyll aktivitetin, ne baze te statistikave qe kemi, jane 6,5 te tjera qe hapen

Wow ku eshte gjithe kjo parajse e madhe per biznesin? Ku qenkan gjithe keto biznese qe po hapen?!! Situate me te veshtire per biznesin nuk ka patur as ne '97 ku s'kishte fare shtet. Po te ishte gjithe ky bum i madh investimesh nuk do kishim gjithe kete papunesi dhe gjithe ata njerez qe duan te ikin nga Shqiperia.

(i) industria agro ushqimore dhe e pijeve alkoolike, (ii) ajo dru-perpunuese dhe (iii) fasoneria kane shenuar rritje te dukshme. Sa per njerezit qe kane dashur te ikin, kane rene pre e keqinformacionit me dashje. Tani po kthehen po gazetat shkruajne vec kur ikin

Sa % eshte ulur papunesia me keto 6.5 kompani qe hapen per cdo nje qe falimenton. Me kete rritem kaq te shpejte me duket se do t'ju duhen vertet sirianet qe te perballoni vrullin e punes. smiley

Po ke pare ti se, qe kur ka ardhur Bredharaku, ndihet nje fryme e re lumturie, bolleku dhe kamjeje sa cdo shqiptar do ta donte kryeminister.

Bredho me thane qe kishe pas nje takim prezantimi 30' me KM dhe me pas nje kafe te Rogneri me KK smiley . i mçefet je mer i mçefet! Duhet me e marr vesh nga kanale te tjera une eeee? Mire mire.  Te marten me ke ne Bruksel per nja ca.dite. Do jem me kushon, ka per te mi shkundur xhepat neper dyqanesmiley . Nejse flasim ne privat.

nuk te thashe dot ne tel. Ne Bruksel shkon Neritani dhe E. Po besoj do flasim. Edhe me Neritanin mund te flasesh per problemet tona

Tani? Mos, apo nuk eshte dhe qejfelli vererash ai! I ngjit dora veç Chateau Bouissel dreqit! Hajt se flasim ne tel. Po ketej kur do vish ca dite? 

ashtu eshte, e njef mire pijen legeni. Ti komuniko me keta te dy per cdo gje qe kemi diskutuar. Une nuk vij dot sepse paralel me kte mbledhjen e donatoreve, kemi nji projekt tjeter per sistemin e vaditjes. Mbahet ne madrid per nja 1 muaj dhe duhet te pergatitemi

You two need to get a room.

Bredharako, kur te kesh kohe, hidhu noi dite kendej, se kam akoma dhe ca shishe te vitit 2000, 2001, 2002 .  Chato dhe Medoc .    
 

ti e merr me mend deshiren time, Pjer. Po nuk mund tí shkelim vete rregullat e te presim tí respektojne ata poshte pastaj. Kete here vjen nje koleg imi. Po se tani u kujtova, ti fare mire mund te takohesh per nje debat ne tavoline me Vlonjatin dhe Erjonin. tek e fundit, nuk do ziheni po do diskutoni si teknokrate. Aty edhe sheshoni ndonje keqkuptim, mendoj. Te shtunen i ke atje

Nese me ftojne edhe mund ti takoj. Per ç'arsye do vijne ne Bruksel, ketu ndigjova se do marrin pjese ne nje forum (konferenc) per ekonomine. Di gjo se kush merr pjese atje, dhe ne ç'adrese behet. 
 

mesa jam informu une, eshte nji takim informal per t'u parapergatit per nji tryeze me donatore. Per me caktu piketat se ca projektesh do paraqesim ne mbledhjen e madhe me vone. Vlonjati eshte kontraktu si ekspert i jashtem po dhe shume ne brendesi nuk jam se kam pas kto punet e mia dhe skam pas kohe

O Bredho po na dekonspiron aktivitetin mer burre! Nejse po bej nje sqarim te shkurter. Vlonjati eshte dorezani per nje konsorcium kanadezo-belg ( ky konsorciumi eshte dhe organizatori dhe sponsorizuesi i takimit) qe ka paraqit interes per veriun e shqip. Tani kete fundjave dhe fillimi i javes tjeter do jete nje takim informal per agenden. Mund te kete dhe nje dite kushtuar studentve apo bashkathdhetareve per diskutim( do jete nje liste shume e shkurter dhe me rekomandim). Flasim me vone per detaje!

Me gjithe dashurine e madhe qe kam per Shqiperine, ti ose ke vajtur per pushime ne Shqiperi, ose je ne Kanada e ke gjetur ndonje menyre per t'u futur ketu me IP Shqiperie. Plus, po tallesh.

smiley

Shqiptaret e kane bere tradite tashme qe dhe mire te jene, nuk e thone dot. Pervecse mediat dhe sidomos emigrantet e nxijne realitetin me shume se c'eshte, kane kaluar aq shume vite duke u ankuar, sa duket anormale te mos ankohesh. Pervec kesaj, europiano jugoret ne pergjithesi e kane pjese te tradites te ankohen. Po s'u ankuan, kane frike se i marrin mesysh. I thone femijes "sa i shemtuar" se po i thane "sa i bukur", i shan e ema kur te semuret e thote "ma hengren me sysh". Kshu qe mos prit ndonjehere te thone qe jane mire, edhe kur te jene vertet mire.

d.m.th jane mire edhe kur thone jane keq?

shoku, e mban mend ate videon e atyre fshatareve ne gerdec qe thoshin me zerin qe u dridhej nga lotet se u kishte prere qeveria dritat dhe femija nuk kishte bere dot detyrat nga mungesa e energjise, sepse nuk kishin me c'te paguanin, dhe mbrapa tyre ishte shtepia e tyre tre-kateshe, me tavane te varur, me abazhure te shtrenjte edhe ne veranden jashte shtepise, me cati akull te re, me oxhak, me dritare te dekoruara me kornize, me grila e me fuoristrade te parkuar ne oborr?

ti si njohes i shkelqyer i shqiptareve dhe mentalitetit te tyre do ta kesh patjeter nje shpjegim. na thuaj.

Ja pra ke dy komente me shpjegime dhe me fakte.

komente pashe, fakte -- te cilat ti i ke me merak te madh, nuk gjeta.

Sigurisht qe nuk gjen fakte qe ne Shqiperi e kane per ters te mos ankohen, as kur pyesin "si ka qene kalamani" dhe genjejne "ja, ashtu" nga frika se mos ua marrin mesysh. Ke pare ndonjehere ti pronar dyqani ne shqiperi qe te thote qe i ecen pazari? Nese ka fitime te llahtarshme, e shumta thote "bereqarvers". Nuk te duket fakt qe ketu ankohen se nuk paguajne dot 30 mije leke te vjetra sigurime per kamerieret pronare lokalesh qe paguajne qera 2000 euro ne muaj? Ankohen se nuk kane te hane rob qe bllokojne trafikun me makina vezulluese me 2000 leke litri i naftes? Ankohen se nuk u tepron gje nga rroga dhe ne vere bllokohet autostrada nga plazhistet, dhe tirana mbetet bosh? lol

lol ti lol sa te duash, po keto s'jane fakte.

lol, jo jane gjera qe ndodhin realisht ngado qe te kthesh koken. Kjo i ben ato fakte. Ti refuzon ti njohesh sifa kte ngaqe je pjese e manise se ekzagjerimit me patetizem te cdo gjeje shqiptare, gje qe perhapet me shume nga gazetarucet e mediave, te cilet nuk e quajne lajm nese nuk ka dicka per te vene kujen. Ke shembullin konkret dje. Doli ligji qe detyron pronaret e bizneseve elektronike qe te identifikohen ne shtet, dhe ketu u shpif nga gazetaruce medioker qe do te kerkohej te identifikoheshin komentuesit, vetem e vetem qe te kishin dicka per cfare te vinin kujen per nja 30 komente, me patetizmin qe i karakterizon. Te njejtet gazetaruce qe montojne foto neper lajme, apo qe intervistojne kriminele ne burg me aq patetizem aq sa i bejne te duken si gjynafqare te pafajshem. Ju jeni pjese e te njejtit brume e sigurisht qe do te beni sikur une i them keto per te treguar arritjet e qeverise. Por fakti eshte qe une shpreh ne kohen qe qeveris Rama, te njejtat qendrime qe shprehja ne kohen kur qeveriste Berisha.

Ju jeni pjese e te njejtit brume e sigurisht qe do te beni sikur une i them keto per te treguar arritjet e qeverise

nuk te kam akuzuar ndonjehere per kete qe sapo e the vete. sipas logjikes qe perdor ti, duhet ta marrim si fakt? d.m.th qe ti i thua keto per te treguar arritjet e qeverise? pastaj problemi nuk qendron ketu. ato qe perpiqesh te kalosh si arritje te qeverise, shpeshhere jane deshtimet e saj. d.m.th hi syve. kane cfare kane shqiptaret, t'u hedhesh hi syve nuk ta pranojne.

gjithsesi i the apo nuk i the ti keto qe thua nuk perben ndonje ndikim. qe t'i je i lumtur ne realitetin tend eshte gje e mire per ty personalisht. Ama, po te ishe vertete i lumtur (ketu po hamendesoj, nuk po faktoj) nuk do vije ketu te merreshe me patetike si puna ime. 

lol, qr etj.etj....

po te ishte ashtu nuk i thosha keto qe ne kohe te sales. por te gjitha gjerat qe kam thene, ekzistojne ne shqiperi, dhe ky eshte fakt. tjeter gje qe ju ketu sajoni per qurravitje.

gjeja e pare qe duhet te kishe mesuar ne jete, eshte se si te tregosh respekt per te tjeret.

mos te te genjeje mendaj qe nuk po te kullojne hundet. 

Ne fakt, forme e vetme e respektit per te tjeret rrotull meje eshte qe kundershtoj sajesat dhe ekzagjerimet qe behen per to. Si zor te me mesojne respekt per te tjeret ata qe kane si standard ketu sharjen personale te atij me te cilin nuk jane dakord, deri ne sharje nga motra, si dhe ban vetem se nuk jane dakord. Komentuesi mesatar ketu ka mungese te theksuar edukate

...

Square ti duhet te jesh ndonje emigrant I deshtuar me flamur shqiptar .smiley

Po do ta kuptosh krizen mjafton tu hidhje nje sy dyqaneve dje qe shesin artikuj femerore. Ishin pothuaj te zbrazeta ndersa vitet e kaluara me date 8 duhej te mbaje rradhe te blije dicka pale per ta paketuar s'behej fjale fare. 

Kjo foto me siguri do te jete marre ne ndonje vend te botes se trete, se ne Shqiperi nuk ka rruge te pashtruara e mbi te gjitha femijet luajne neper parqe.

Cdo lagje ka parkun e vet, te ndare sipas moshes. 2 nga kalamajt e mi luajne te pjesa me rere e balte. 2 te medhenjte, kacavirren te palestra e hapur. Kurse binjaket e fundit, i coj te kendi i bebeve, kane edhe nje bicim kujdestareje aty, qe nenat te komentojne rehat te peshku e te mos e kene mendjen te femijet. 

what a wonderful (albanian)world!

smiley

Hahah as ne enderr s'kemi guxuar te enderrojme kaq shume smiley

Eshte motoja e jetes sime "ne do te enderrosh, enderro alla grande". smiley

me vjen keq qe e thua me ironi. Isha ne nje restorant me miqte e mi dhe pata kenaqsine ta konstatoja vete kete fakt. Femijet kishin kendin e tyre dhe atje. Parqet po mirmbahen, peme po mbillen, cdo gje po rregullohet

"Ehe, ehe, te gjithe flasin, mesuese..." 

Aman Bredh mos i bej kaq shume reklame se ne ankohemi per te mbajt nen kontroll fluksin e emigrimit drejt Shqiperise. Nuk kemi qejf te perzihemi me lloj-lloj europianesh apo amerikano-verioresh te cilet do te dyndeshin me vrap drejt vendit tone utopik. Keshtu qe te lutem, megjithese jemi mire, duhet me thene qe jemi keq.

Qe mos te na marrin m'sysh, pthu, pthu, pthu..! syte ne b*** te qenit! 

Edhe te mos flasim per reformen ne arsim, se aty do mbaroj fare nga sukseset vezulluese qe po na presin.

smiley

Go big or go home ...

Cikalleshet e ardhshem.

Nice Bimmer ... sunroof and all ...

foto persmari

 Sikur po lujn me top pes-dhjetsh !

 edhe me te varfer se ne kohen e enverit , lojrat dhe zbavitjet. Ta qani ate kohe ! Parkun e xha tomit, fushen e zeze, fushen e pallatit te pionerve, teklnollogjiku, shallvaren, fushen e aviacionit, fushat e shollave , 8 vjecare , fushen e 11 janarit,  ect ect .. ne vend te tyre jane ngrejt " pallate madheshtore "  

evolucioni i betonit, nga njera ane shoqeria jone, qe behet gjithnje e me artificiale, adaptohet dhe ne kushtet e betonit, favelizimit

Kto cunat qekan me fat qe paskan nje oborr te vogel. Ne shumicen e rasteve te hyjne makinat m'....

Duhet me sjell cunin me lujt futboll atje. Te vritet ca. Ketu bie ne bar, Nuk behet aggressive. Sado e shtyj une Te vritet pak , mazallah. Se mos e marr m'sysh. smiley. Nje foto flet sa per 1000 mije fjale tha. 

sa mire kjo tema e futbollit, nje rruge e dy pune:  vate Chelsi...

E vetmja gje qe mungon eshte bojatisja e sheshit me ngjyre bari dhe pikturimi i fiqve ne pallate. 

P.S.

Ku i kane copat e bukes me gjalpe kalamajte! 

Apo celesin ne qafe smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).