Kështu quhej, në romanet aventureske me shpata të Parisit të viteve 500-të, goditja sekrete dhe e vështirë përmes së cilës kalorësi më i aftë e shponte tej për tej kundërshtarin e rradhës. Dhe pistoletat nuk ishte armë, por një lloj monedhe ari. Pra, është ajo që në konkurset e sotme televizive, ka zëvëndësuar duelet e dikurshme, e quhet pyetja një milion.

Goditja 100 pistolëshe, ajo që me një të rënë të shpatës do të rregullojë të gjitha çështjet e vështira të qeverisë Rama, është një aksion qeveritar super sekret dhe i ndërlikuar, që po projektohet për të sistemuar dy dosjet më delikate, që kanë lënë pa gjumë kastën drejtuese shqiptare: çështjen e një miliard euro kredi të këqija që po i marrin frymën sistemit bankar, dhe falimentimin e mundshëm të disa biznesmenëve miq të afërt të qeverisë, të cilët janë debitorët e këqinj kryesorë të bankave.

Ka të paktën dhjetë muaj që Revista Monitor publikon lajmin, e strukur por në mënyrë të vazhdueshme, të cilin deri më tani nuk e ka mohuar askush, që Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave janë në përgatitje të një projekti për shpëtimin e sistemit ekonomik shqiptar.

Referuar të dhënave të Revistës Monitor, situata paraqitet e tillë:

Bankat e vendit janë në vështirësi për dhënie kredish, për shkak të nivelit të lartë të kredive të këqija, që llogaritën në rreth 12 për qind të të gjitha kredive aktive. Vlera e kredive të këqija vlerësohet në gati 890 milionë euro, e barabartë me kapitalin total të të gjtiha bankave të vendit. Është njësoj sikur të gjitha bankat shqiptare të kishin kapital zero.

Të paktën 80 kompani nuk kanë asnjë mundësi të paguajnë hautë bankare. Borxhet e tyre përbëjnë rreth 80 përqind e totalit të kredive të këqija.

35 prej kompanive të mësipërme kanë rreth 65 për qind të totalit të kredive të këqija, ose afërsisht 580 milionë euro. Kjo do të thotë që secila prej tyre ka mesatarisht rreth 16,5 milionë euro borxh ndaj sistemit bankar. Me siguri ato kanë borxhe të tjera ndaj furnitorëve apo financuesve jo bankarë.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, gjysma e këtyre 35 kompanive nuk mund të shpëtohet më, ndërsa gjysma mund të shpëtohet nëse sigurojnë kredi të reja me kushte të favorshme.

Banka Qendrore dhe Ministria e Financës janë duke punuar, në fshehtësi, për hartimin e ligjeve dhe rregullave të një plani shpëtimi për rreth 16-18 kompani.

Brenda prillit të 2016, Banka e Shqipërisë pritet të miratojë një plan për të ulur kreditë e këqija.

Në muajt e ardhshëm pritet të miratohet një paketë ligjore apo një seri ndryshimesh ligjore, përfshi, ndër të tjera, në kodin civil dhe ligjet që kanë të bëjnë me falimentimin, përmbarimin, regjistrimin e pasurive, etj. Qëllimi i ndryshimeve ligjore është krijimi i një kuadri rregullator që do ulë mundësinë e situatave të tilla në të ardhmen, duke i dhënë ndër të tjera bankave më shumë pushtet për të ekzekutuar garancitë.

Ky lajm nxjerr në pah përpjekjet e qeverisë për të shpëtuar nga falimentimi, nëpërmjet parave të bankave dhe donatorëve, kreditorët më të mëdhenj të bankave shqiptare, që me siguri përkojnë me sipërmarrësit e mëdhenj të mediave.

Sidoqoftë, gjykuar nga vlera e borxheve që kanë marrë, mund të thuhet se të gjitha kompanitë që po planifikohet të shpëtohen janë kompani të mëdha, që falë likuiditetit të garantuar nga një akses i lehtë, kanë mundur të bëjnë konkurrencë të padrejtë në dëm të kompanive që paguanin jo vetëm kreditë, por edhe taksat.

Ka shumë gjasa, që një pjesë e tyre të jenë kompani që kanë përfituar në mënyrë tinzare nga fondet publike dhe konçesionet.

Fatkeqësisht, për këtë situatë nuk ka ansjë lloj transparence dhe disa kompani të mëdha, që pretendojnë se janë kryesuese në treg, janë në të vërtetë kompani të falimentuara, që nuk kanë aftësi të paguajnë furnitorët e tyre; por as furnitorët dhe as konkurrentët nuk kanë asnjë mundësi të njohin gjendjen e vërtetë financiare të këtyre kompanive.

Pikërisht, furnitorët e tyre janë ata që do të pagujnë pasojat e rënda sapo të fillojë proçedura e falimentimit. Lënia e këtyre kompanive, që janë duke dhënë shpirt, të vazhdojnë të veprojnë në treg është papërgjegjshmëri e madhe ndaj gjithë sistemit ekonomik të vendit.

Dhe nëse qeveria, sikurse duket, do të kërkojë përdorimin e fondeve publike për të shpëtuar qoftë edhe një prej këtyre kompanive, vjedhja dhe padrejtësia do të jetë tërësisht shtetërore.

I vetmi rast kur kjo gjë mund të konsiderohet është nëse ligji i ri mbi falimentimin do të parashikojë dhe do të aplikohen në realitet dënimet e duhura penale ndaj atyre që janë pasuruar përmes skemave dhe veprimeve mashtruese, ndërkohë që kompania e tyre ishte drejt falimentimit. Ajo ç’ka në botën normale quhet “mashtrimi i falimentimit”.

Më në fund ka një tjetër tjetër aspekt të kësaj situate që duhet kuptuar mirë: është absolutisht e pamundur që pronarët dhe administratorët e kompanive të përfshira në këtë “sistem të falimentuar”, në manaxhimin e kësaj situate, të mos kenë kryer disa vepra të rënda penale. Disa nga këto vepra penale mund të dallohen lehtë në bilancet e kompanive. Qeveria, edhe nëse do të shpëtojë këto kompani, duhet të gjejë mënyrën për të prangosur përgjegjësit dhe për t’u konfiskuar pasuritë pronarëve të vjetër, siç ndodh në çdo vend perëndimor.

Manipulimi, nga ana e qeverisë, në favor të shkaktarëve të situatës, përveçse krim ndaj interesave publike do të jetë goditje e rëndë për besimin në sistemin ekonomik.

Nëse qeveria do të dijë të menaxhojë si duhet këtë situatë të komplikuar dhe aspak të lehtë, ajo do të ketë realizuar “goditjen e njëqind pistoletave”: do të mposhtëtë armikun e do të shkonte qetësisht drejt zgjedhjeve.

Por në duelet me shpatë kush gabon goditjen, goditet.

 

exit.al

 

 

51 Komente

Olsiy flm qe e solle kete artikullin. Per mendimin tim per sa kohe shteti fut hundet ne nje aktivitet privat aty do kete vend gjithmone per abuzime. Cfare mund te zhbllokoj situaten eshte permisimin i ligjit te falimentit (banka nuk ka pse pret per te marr dhe likuiduar kolateralin e saj) si dhe hapja e burses se Tiranes (nuk ka pse sistemi bankar te jete i vetmi instrument kreditimi per kompanite).

 

 banka nuk ka pse pret per te marr dhe likuiduar kolateralin e saj

Insolvenca ose dhe falimentimi i subjekteve juridike behet gjithmone me proces gjyqesor. Likuidohet apo vihet ne mbikqyrje nje kompani e vendos gjykata keshtu qe kudo ne perendim bankes i duhet te presi.  Problemi i Shqiperise eshte qe ligji nuk ka shume qartesi kur vjen puna per mbrojtje nga kreditoret ose mbikqyrje por kryesisht ka provizione vetem per likuidim.

hapja e burses se Tiranes (nuk ka pse sistemi bankar te jete i vetmi instrument kreditimi per kompanite)

Kjo eshte bere bajate. Asnje pronar kompanie ne shqiperi, nuk ka interes per te marre fonde ne tregun dytesor (burse). Vecanarisht kompanite e ndertimit dhe te tregetimit te karburanteve, qe kane probleme sot.

Natyrisht Luaraso, qe asnje kompani nuk afrohej afer Burses, sepse edhe Bursa ishte e "vdekur", me sakte vegjetonte, nuk ishte atraktive. 

Edhe sikur ta marrim sikur bursa do ishte funksionale, interesi do ishte shume i kufizuar per vete natyren gjysem te erret qe kane kompanite shqiptare kur vjen puna te llogaridhenia dhe accounting. Te dalesh publik do te thote te pranosh rregulla e standarte shume te shtrenguara ne lidhje me permasat dhe cilesine e bilanceve dhe llogaridhenie dhe kontroll te rregullt kundrejt publikut dhe autoriteteve. Gje qe per shumicen e kompanive shqiptare, akoma te manaxhuara familjarisht me plane biznesi dhe financimi akoma foshnjore, nuk eshte realiste. Nje tjeter faktor jo i vogel eshte dhe kostoja jo e vogel qe ka mbledhja e fondeve ne burse dhe mundesite e kufizuara te tregut shqiptar ne mungese te investitoreve institucionale.

Shumica e atyre qe debatojne per burse ne Shqiperi harrojne qe bursa eshte treg dytesor. Pa nje treg financiar primar funksional nuk mund te funksionoje. Eshte njesoj si me nje shtepi. Pa mbaruar kati i pare, nuk ka kuptim te ankohesh pse nuk shkon dot ne katin e dyte.

"sistemi  ekonomik", "interesi publik".  fjale te arta, fjale te medha !  dale dale, se po  vijne goditje te tjera...

pronto.. ju kerkon sinjor Becchetti !.smiley. pas ketij vendimi ne favor te zotni Behgjetit.smiley , njekohesisht ne disfavor te qeverise shqiptare, hapi tjeter i ketij do jete kerkesa per demshperblim dhe do ta fitoj !

 

http://www.balkanweb.com/site/arbitrazhi...

Nuk e di kush ia futi ne menje Rames te ngaterrohej me Becchetin, ka shume mundesi bosat e TVve, sidomos Klanit, se Bekua po u merrte "yjet." Mbase ka dash dhe t'i bej nje favor Merkelit, se prap Bekua i kishte fut nje te qethme karre' DB. Sidoqofte, shkoi si cjapi ke kasapi, se Bekua ate ka zanat, te rrjepi. Bej hesap ne gjykate i ka marre rusit kacafiu. Hajt shendet thuj, e te fala Sandrit. 

I di Pjeri gjithe keto gjera qe thuhen ketu?

Apo ja mbajne te fshehura, si gjithmone?

kjo eshte e tmerrshme, nese e vertete..  dhe nuhatja me thote se PD-ja ka gisht gjithashtu ne kete dobicllik.. 

Pra pasi Samir Mane shiti njeher QTU tek Serbet (euromarket), ja u bleu serish, dhe ja shiti slloveneve (merkur), e belgeve (Carrefour), e ja bleu prape ketyre, grumbulloi nje tufe borxhesh (pasi pastroi ca para te mira edhe me te ndjerin Santo) .. tani do qe te bail out nga qeveria .. na ben edhe program televiziv si shef i suksesshem.. investoi sa tek Klan, Plus Mobile dhe Digitalb me parate e bankave, tani kerkoka para se nuk do qe t'ja marrin bankat.. eh c'vete ketu ..

me duket se kete radhe nuk do te shohim ndonje atentat ndaj nje bankieri, por ndaj nje biznesmeni te atille.. 

kam thene qe ketu nuk ka kapitalizem, por biznese partiake dhe mafioze.. 

Krisme ne qiell te kalter, do ta quaja artikullin. Piksepari, kredite e keqia qe ishin rreth 400 milion euro, u spastruan nga fitimet e bankave, dhe 2015 filloi me zero, 0% kredi te keqia. Nga na dolen tani 800 milion euro kredi te keqia smiley 

Piksedyti, pse ky alarm per rregullore te reja, ligje te reja, etj, kur ligji i falimentimit ekziston dhe jane bankat ato qe kerkojne/gjurmojne firmat debitore. Boshti, Bank-Firme, Gjykate, Permbarues, fuksionon perbukuri ne Shqiperi. 

Piksetreti, autori flet ketu ne menyre hipotetike, me shprehje; Nese, Me siguri, Mundet, Punuar ne fshehtesi, Aksion sekret, E pamundur te mos kene kryer vepra penale, etj, etj, shprehje eksituese qe nxisin artificialisht friken ndaj gjendjes ekzistuese. 

Nuk dua te mbroj qeverine, per te cilen kam qene gjithmon kritik, dhe ka vend akoma per kritike, por te nxitesh qeverine kundrejt kompanive qe kane te punesuar me dhjetra e qindra njerez, do te thote ti japesh ekonomise nje goditje 100 pistonshe (dhe jo 100 pistoleshe, siç thote autori smiley i eksituar) 

Nese te gjithe aty e kane marre inat Palloshin dhe Braçe Miushin, kjo nuk eshte rruga e duhur per ti hequr qafe ata. 

"Piksedyti, pse ky alarm per rregullore te reja, ligje te reja, etj, kur ligji i falimentimit ekziston dhe jane bankat ato qe kerkojne/gjurmojne firmat debitore. Boshti, Bank-Firme, Gjykate, Permbarues, fuksionon perbukuri ne Shqiperi."

 

 

piksepari, per piksedytin tend Pjero,  ketu or tungjatjeta behet pastrim parash ku bankat e Albanies jane pjese aktive e kesaj loje, (pse kot e vrane bankierin Santos para ca vitesh kujton ti ?!),  keshtuqe bankat nuk kane cfare te gjurmojne, se gjurmet i çojne te...banka, te vetja..smiley

piksedyti, boshti: banke-firme-gjykate-permbarues, "eshte boshti i se keqes", do thosh Bushi... harrove ti qe ky bosht, me bankat ne krye (ketu mban pergjejesi edhe ti Pjero si bankier i vjeter) na futi ne krize te rende prej vitit 2008, pikerisht  duke manipuluar  ne menyre te strukturuar: tregun , konsumatorin dhe shoqerine me kredite e keqija ? - krize kjo qe  shoqeria perendimore ende se ka marre veten...

Belulo, flasim/supozojme se banka si institucion serioz financiar, ka marrdhenie te rregullta me klientet. Seç ben ben banka nen rregjistra, eshte pune e saj, ne marrim te mirqene marrdhenien e rregullt te saj me klientet. 

Hajde se u beme nje familje e madhe. Ne beme bailout kendejza dhe goxha te madhe, ama ju i kishit e i keni Trumpat me pare se "ne." Jena jek e jek dmth.  

nga bota, se ku e shpiken keta?.. por atje kompanite jane me nga 100 000 e kusur shareholders, me mijera rob qe kane investuar skemat e pensionit, me industri disa vjecare makinash e energjie, ne sektore jetik etj.. 

po ketu behet fjale me shpetu nje supermerkato nga falimenti, si me u hudh shteti amerikan e me shpetu Marshalls apo 10 filiale te Walmart ne Detroit. 

Mire mire i shpetoi shtetua po lesht i lame ne bagetite, se shteti qimet e kashtes e taksat tona ka, babai s'i ka lene gje. E dje Hillaria me Sanders "ziheshin" kush ishte pro e kunder. E njejta skeme, vec ne rastin e Amerikes muti ishte gjigand, mbase dhe ne proporcion me madhesite perkatese. E kane mire taljont kur thone tutto il mondo e' paese. 

TOM WAITS LYRICS

"God's Away On Business"
 

I'd sell your heart to the junkman baby
For a buck, for a buck
If you're looking for someone
To pull you out of that ditch
You're out of luck, you're out of luck

The ship is sinking
The ship is sinking
The ship is sinking
There's leak, there's leak,
In the boiler room
The poor, the lame, the blind
Who are the ones that we kept in charge?
Killers, thieves, and lawyers

God's away, God's away,
God's away on Business. Business.
God's away, God's away,
God's away on Business. Business.

Digging up the dead with
A shovel and a pick
It's a job, it's a job
Bloody moon rising with
A plague and a flood
Jain the mob, jain the mob
It's all over, it's all over, it's all over
There's a lick, there's a lick,
In the boiler room
The poor, the lame, the blind
Who are the ones that we kept in charge?
Killers, thieves, and lawyers
God's away, God's away, God's away
On Business. Business.
God's away, God's away,
On Business. Business.

[Instrumental Break]

Goddamn ther's always such
A big temptation
To be good, To be good
Tere's always free cheddar in
A mousetrap, baby
It's a deal, it's a deal
God's away, God's away, God's away
On Business. Business.
God's away, God's away, God's away
On Business. Business.
I narrow my eyes like a coin slot baby,
Let her ring, let her ring
God's away, God's away,
God's away on Business.
Business...

" Zeri i Tom Waits ngjan tamam sikur dikush e ka futur ne nje ene te madhe me Uiski, dhe pasi e ka nxjerre, e ka lene te thahet varur ne nje smokehouse per disa muaj dhe pastaj i kane kaluar me makine siper duke e shkelur disa here me rradhe " 

- Nje njeri me mend.

Ka gjasa qe shteti te mbuloje kaken e ketyre karave te tulla-llacit me leket tona apo duke marre borxh jashte ne emrin tone?

Nuk besoj te jete kjo Olsi, siç duken bathet, duan te ndezin situaten per te shembur Palloshin. Ne fakt nuk me behet vone per kete hajvan, por per Shqiperine, e cila mund te rreshqasi ne nje 97 tjeter, nga ku humbasin te gjithe dhe Shqiperia e rinis perseri nga e para. Kjo do te ishte katastrofe, e pare nga ana ekonomike. 

Ja nje kendveshtrim interesant.

Ti ke hall nga cili xhep do i nxjerri shteti? Rendesi ka qe prap nga xhepi jot do t'i marri. 

Palloshi karagjoz se bashku me Braçe Miushin, nuk jane te fushes ekonomike Tirona. Si e tha ai amerikoni qe ishte president i nje kompanie te madhe; Qe ne flisnim por ai nuk kuptonte gje, nuk ishte i fushes ekonomike. Noi kompjuterist, mund te na i sjelli ate artikullin e atij qe fliste per takimet e Rames me amerikanet, kinezet etj. 

Amerikoni s'ka kuptu gjo mer Pjer. Ato e kane peshu amerikonin me nje te pame. Peme pa kokrra, kane thone.

Epo i thote njeri me 8 klase shkolle tjetrit qe ka mbaruar universitetin per finance, me master , 24 vjet deputet i KSH , kryetar i komisionit te ekonomise ne dhomen e larte te parlamentit...qe nuk merr vesh nga ekonomia dhe ben ketu si koke e madhe kur nuk as si me vene ne standby kompjuterin....  lere lere mos ta prishim dhe ne gojen. Me mbani ....me mbani se do ta diskretitoj fare.....

smiley Ty ta mbyll gojen me fjalen toc smiley

Jo jo gojen ma mbylle ti mua po hajt mo...  smiley . Nejse nuk besoj me se do kem nderhyrje me mik smiley

Per cdo pakenaqesi per shefin drejtohu sekretares smiley

Thuje hapur mer, ca konflikti interesash keni me Pjerin, pune qoftesh a pune femnash. Sa per ekonomi ... boni njehere libra, sidomos Ai 24 karatci, me fal 24 vjecar-KSHja, pastaj matuni me ustain. smiley

Nuk llafos dot ai se e ka gojen e mbyllur. smiley

Po tani ja me thuaj ti mua si mos te te perplasen interesat me.nji person qe flet per ekonomine, veren, transportin, gjeopolotiken, qoftet, birren, bursen, obligacionet, publicistiken... Edhe me dasht me.ju shmang te del perpara si pulic trafiku. Pastaj njerezit qe nuk kane fijen e modestise por qe sapo dhurojne ca stilolapsa per nje ceshtje madhore vijne dhe e permendin ketu sikur ça kane bere vetem e vetem per te perkedhelur sedren e tyre qerose....ja kshu te bejne keta njerez te.mos ti marresh seriozisht.

Ahh, erdhe Roni nr2 smiley  Na iku nje Roni, na erdhi po nje Roni . 

Mire mire, po tek Libri ju iken zeri. 

http://www.peshkupauje.com/2016/02/arben...

" .....Dy nga drejtuesit kryesorë të fondit amerikan të pensioneve më thanë që kishin qenë vjet në Shqipëri për ristrukturimin e borxhit të jashtëm të vendit dhe ishin takuar me kryeministrin Rama dhe ministrin e Ekonomisë, Ahmetaj. Verdikti i tyre për ta ishte: “These guys were totally out. They did not know what they were talking about”. (Ata ishin komplet jashtë fushës (së financave). Ata nuk dinin ç’flisnin)...." 

 

Besoj , nuk ka nevoje per koment. 

Pjer you are the best! smiley

flm e dashur smiley  Na ka ardh Roni nr;2  smiley

Pjer ose meso kompjuterin ose mos dergo linqe qe nuk hapen, apo te kane marre mendjen femrat e peshkut edhe fluturon, flm.

Hapen Zaqo hapen, perdor version tjeter, ose kliko tek rubrika e Peshkut;  me te rejat , tek faqja 3-4 e gjen artikullin. 
 

Po sdo mend qe drejt falimentimit do shkonte ekonomia se nuk shquhen koministet per ekonomi. Per spiunllik po jane njisha smiley

Zot faliment e kokes thuj se aq dijn smiley e zhgarraviten e zhubrosen e zhbiruen e zhbënë at katërkomven smiley

 

same old same old shit, shteti blen humbjet privatit e privatizon fitimet, partneritet publik privatsmiley Po qeveria qeka tregu e squt duke mos e lene te precipitoje, duke hudh i dore heret.

a nuk ndodhi ngashmerisht e njejta gje ne Amerique pas krizes se subprime ne 2008, ne permasa gjigande natyrisht.

Te keshilloj te shohesh filmin "The big short".

Shkrim shume i dobet. As ja vlen te lexohet, pa le me edhe te komentohet.

2600 leke Domotja tek Pazari Ri me tha plaka , thirri mendjes , kalo nga Bualli , se Palloshi dhe Mami pasur nuk kane gje ne vije . Do rrish tere vitin pa ngrene domate prej ktyne, si te dush boja  ( prej ligjit te ri detyrohem te perdor pseudonimet )

qaji hallin kuazit ti, ai i ka mbjell domotet ne ballkon.

Si perhere je i pasakte Brado. Sot bleva domote shume te mira ne nje supermarket me cmimin 150 leke (te reja) kilogrami.

Falimenton Kurum, frikë për bankat

Ndërkohë që kompania e njohur turke “Kurum”, ka kërkuar shpalljen e falimentimit në Gjykatën e Tiranës një gjendje ankthi ka përfshirë sistemin Bankar shqiptar si pasojë e kredive të mëdha që gjiganti turk ka marrë në bankat lokale. Kjo është një nga arsyet se përse ka kaluar pa shumë bujë lajmi se më 26 shkurt përfaqësuesi ligjor i kompanisë turke, “Kurum International” sh.a, ka paraqitur padinë për të deklaruar kompaninë të falimentuar. Kjo padi pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Teuta Hoxha në mesditën e 16 marsit. Në të pretendohet falimentimi i cili prezumon riorganizimin e shoqërisë “Kurum International”, caktimin e administratorit të përkohshëm të falimentimit dhe marrjen e vendimit për vetadministrim nga debitorët. Kjo padi, mësohet se është bërë për shkak të mos shlyerjes së kredive që mendohet se arrijnë në 170 milionë euro që kompania ka marrë.   Kështu Falimentimi i Kurumit pritet të ketë dy aspekte tejet negative. I pari do të ndihet në punësimin e zonës së Elbasanit ku turqit ishin nga punësuesit më të mëdhenj.    Por, efekti më i madh do të ndihet në bankat shqiptare për efekt të kredive kolosale që Kurum ka marrë prej tyre. Deri më tani emiri i bankave (dhe shifrat përkatëse) që e kanë kredituar gjigantin e falimentuar turk mbahet  "top Sekret". Por edhe pa këtë goditje sistemi ynë bankar që në fund të vitit që shkoi numëronte 52 miliardë lekë kredi të këqija ishte mjaft i rrezikuar. Tani Kurum i shtohet numrit të rrezikshëm të 35 kompanive që po vënë në rrezik financat e bankave shqiptare. 

Kapoooo te lutem mos na sill keshtu lajmesh, se shqiptaret aq duan, e kthejne permbys  smiley

Beni derman sa nuk jane ngrire depozitat thuaj smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).