Atentatet më të fundit në Bruksel kanë tronditur mbarë botën e civilizuar, duke ngritur pyetje e dilema nga më të ndryshmet: Përse? Përse Belgjika ka krijuar në zemër të saj këtë habitat ndjenjash kaq të këqia, kaq shkatërruese? Përse nga lagja Molenbeek, vetëm 16 minuta larg qendrës së Brukselit, kanë dalë terroristët më të egër të viteve të fundit? Përse këta breza marokenësh, të lindur e rritur në aromën e të drejtave dhe privilegjeve evropiane, po kthehen në vrasës e shkatërrues? Përse?

Prej 2 vitesh, që kur u detyrua të lërë Shqipërinë pas plagosjes në krye të detyrës me 21 janar 2011, jeton në zemër të Molenbeekut kolegu ynë, gazetari Fatos Mahmutaj. Akoma më shumë: Fatosi jeton vetëm 50 metra nga shtëpia e terroristit të teatrit Bataclan, Salah Abdeslam, i cili u arrestua vetëm një javë më parë.

Edhe një tjetër gjë: Kam punuar me Fatos Mahmutajn dikur në Gazetën Shqiptare e News24; ishte ndër të paktët kolegë gazetarë praktikant mysliman. Fatosi, për mua, (edhe pse asnjëherë nuk kemi pasur mundësinë të këmbejmë mendime rreth kësaj), në distancë, më dukej njeriu që sheh në fe korrektësinë dhe drejtësinë, mirësinë dhe mirësjelljen. Fatosi dallonte nga kolegët e tjerë për mirësjelljen, edukatën, që ta pranojmë, nuk është shumë e përhapur mes nesh. Pastaj, më vonë, ndërsa i duhej të zgjidhte: të manipulonte të vërtetën e të rrinte rehat, apo ta thonte atë me zë të lartë, ai zgjodhi të dytën, duke rrezikuar veten dhe familjen.

Ja pse unë sot, për të shpjeguar, për të kuptuar se pse lindin terroristë në Molenbeek dhe në Bruksel, dëshiroj të pyes pikërisht Fatos Mahmutajn.
 
Fatos, kush më mirë se ju mund të na qartësojë për atë që po ndodh në Molenbeek. Përse kjo urrejtje shkatërruese në këtë lagje të Brukselit?

- E parë në kompleksitetin e Brukselit, një qytet në të cilin jetojnë 102 komunitete nacionale të ndryshme Molenbeeku identifikohet shpeshherë si një geto marokenësh. Kjo për vetë faktin që më tepër se gjysma e popullsisë së kësaj lagjeje i përket origjinës marokene, edhe pse janë shumë pak të lindurit në Marok.

Pjesa dërmuese e banorëve të Molenbeekut i përkasin gjeneratës së dytë dhe të tretë. Gjithashtu Molenbeeku është komuna që ndodhet më pranë asaj të qëndrës së Brukselit, ose më saktë e rrethon qëndrën thuajse nga tre anë dhe si e tillë shihet si një zonë e lakmuar për të punësuarit në Bruksel, ose banorët që nuk pëlqejnë makinat personale. Në Molenbeek kalojnë dhe kryqëzohen të gjitha linjat e metrosë së Brukselit. Duke e parë pak më larg, se dekadat e fundit do desha të shtoja se, Molenbeku është gjithashtu kartieri që përshkrohet më gjatë nga kanali i artificial dhe që në territorin e komunës ndodhet edhe një pjesë e konsiderueshme e portit të Brukselit.

Kështu, vite më parë, në të dy anët e kanalit ndodheshin mjaft pika të industrisë së lehtë, fabrika që punonin me lëndën e parë të gatshme dhe mjaft magazina të ndryshme. Por zhvillimet e shkencës dhe nevoja për t’i zgjeruar këto biznese bëri që të zhvendoseshin në zona të tjera jashtë Brukselit, duke i lënë godinat si ngrehina të braktisura. Kjo ishte një nga arsyet që Molenbeeku, në vitet ’80 të kthehej në një zonë të lirë përsa i përket tregut të banesave. Ose më saktë të vendosej një lloj kufiri, i cili është prezent edhe sot, duke e ndarë këtë lagje në dy pjesë, në Molenbeekun e Ri, dhe atë të Vjetër, ose më saktë në Molenbekun e banesave tipike 3-4 katëshe, të ngjitura me njëra-tjetrën dhe në atë të pallateve të larta, 30-40 katëshe dhe vilave me hapsira midis dhe kopshte. Ky ishte momenti kur gjenerata e parë e marokenëve blenë banesat, të cilat shiteshin lirë nga vendasit, që zgjidhnin periferinë.

Rreth 10-15 vjet më parë një pjesë e mirë e ngrehinave të braktisura u transformuan në magazina dhe biznese të vogla, ose dhe hotele luksoze, por asgjë nuk i joshi sërish vendasit të riktheheshin në Molenbeek. Pranimi në BE i vendeve të Ballkanit Lindor, solli në Belgjikë një numër të konsiderueshëm rumunësh, të cilët gjetën ‘bazë’ në komunën ngjitur Anderlecht dhe duke krijuar një konflikt psikologjik dhe shpeshherë fizik me marokenët, çka i zhvendosi këta të fundit drejt Molenbeekut.

Kjo ishte ‘prurja’ e fundit e marokenëve në Molenbeek dhe njëkohësisht më e madhja. Mjafton të përmëndim një shifër rekord: Vetëm në 2014 popullsia e Molenbeekut u rrit 130% dhe nga të rinjtë 95% ishin marokenë! Një nga arsyet ishte edhe fakti se në këtë komunë më tepër se 80% e personelit i përkasin këtij komuniteti, çka u lehtësonte procedurat. Kjo dyndje marokenësh, bëri që çmimet në Molenbeek të pësonin edhe një herë ulje dhe me zhvillimet e muajve të fundit, mendohet se kanë pësuar akoma rënie.

Fakti që Molenbeeku (veç, i vjetri) shihet si një ‘geto’ marokenësh ka përpunuar në vite dhe dekada opinionin e një kufiri imagjinar që rrethon këtë lagje. Edhe pse ekziston një komisariat policie, në këtë kartier shpesh policët janë mjaftuar veç me angazhimin me ngjarje të mëdha duke anashkaluar krimet e vogla ordinere, të cilat në më të shumtën e kohës dhe rasteve janë zgjidhur nga vetë komuniteti. Kjo është një tjetër arsye që kufiri ndarës mes dy kulturave të shihet fizikisht edhe nga banorët e Molenbeekut dhe jo vetëm nga të tjerët.

Të gjendur në këtë situatë, e cila shpesh shkonte edhe në përbuzje ndaj marokenëve, i detyroi këta të fundit që fëmijët t’i dërgonin në shkolla marokenësh, në lagje të mbizotëronin marokenët nëpër të gjitha llojet e bizneseve, (veç bar-kafeve që janë shqiptare në mbarë Brukselin). Po kështu marokenët krijuan zona tregtare sipas stilit të tyre në rrugët e Molenbeekut, apo pazaret e rëndomta siç quhen nga të tjerët, ku me shaka ose ironi, sipas rastit, e quajnë Molenbeekun Casablanca e Vogël. Tani, duke iu rikthyer pyetjes suaj, mendoj se këto ishin arsyet nga të cilat ka rrjedhur urrejtja.
 
Ju jetoni në zemër të Molenbeek prej vitesh, vetëm 50 metra larg shtëpisë ku u arrestua terroristi i Bataklanit, Salah Abdeslam. Asnjë nga atentatorët nuk mësohet se të ketë qenë i varfër, çfarë i rebelon në këtë masë e i bën të urrejnë e të luftojnë Europën pritëse? Sipas statistikave Belgjika zë vendin e parë mes vendeve europiane për furnizimin në proporcion të luftëtarëve xhihadistë. Përse?

- Në një vend si Belgjika, ku standartet e jetesës janë të kënaqshme nuk mund të flitet për varfëri në ekstremin e saj, siç njihet rëndom. Politikat sociale janë të tilla që u krijojnë banorëve kushte normale jetese. Veç kësaj të punësuarit krijojnë edhe disa privilegje të tjera, ku ndër më të lehtët dhe fitimprurësit është blerja e banesave dhe dhënia e tyre me qira, pasi kërkesa është tepër e lartë. Sigurisht marokenët nuk bëjnë përjashtime.

Por ndyshe nga kjo, gjenerata e dytë dhe e tretë, të cilët nuk e njohin Marokun, (ose nuk e kanë vizituar kurrë, ose kanë bërë pushimet e verës në resortet turistike të këtij vendi), mendojnë se urrejtja ndaj tyre është vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe jo kulturëve të ndryshme. Është fakt se vullnetarët belgj në Siri dhe Irak i përkasin tërësisht gjeneratave të lindur këtu dhe jo atyre të ardhurve nga Maroku.

Gjithashtu është fakt se luftëtarët kanë qenë përdorues të narkotikëve, alkoolit dhe jo rrallë frekuentues të klubeve të homoseksualëve, (Abdelslam Salah, psh) çka bie ndesh edhe me vetë fenë islame. Për këto shkaqe, ky kontigjent, nuk arrinte ta gjente veten as mes bashkëpatriotëve të tjerë, të cilët i përzinin shpesh nga xhamitë, por as edhe mes të tjerëve, të cilët i shihin si ‘marokenë’. Pak nga pak urrejtja e kultivuar mbërriti deri në ekstremizëmat e kohëve të fundit.
 
Si është një ditë e zakonshme në Molenbeek. Eshtë e vërtetë që ka 22 xhami aty?

- Po është e vërtetë në Molenbeek ka 22 xhami, dhe krahasuar me ato të Shqipërisë këtu janë disaherë më të mëdha. I vetmi ndyshim është se nuk kanë minare. Nëse do më lejonit, do thoja që dita në Molenbeek nis dy herë. Të parët janë të punësuarit, ose pjesa dërmuese e banorëve të cilët e nisin ditën që në orët e para të saj. Kurse të dytën pas orës 10 të mëngjesit.

Kjo është kategoria e atyre që jetojnë me asistencën sociale ose atë të punës, ose shkurt ‘parazitët’. Po në këtë orë e nisin ditën edhe femrat, të cilat në pjesën e tyre dërmuese janë të angazhuara veç si shtëpiake. Ndryshe nga pjesa tjetër e Belgjikës bizneset në Molenbeek hapen pas orës 10:00 dhe mbyllen njëlloj si të tjerët rreth orës 18-19:00. Orët e mesditës janë momentet kur nëpër rrugët e Molenbeekut mbushen me femra dhe meshkuj të veshur sipas mënyrës marokene, aq sa shpesh të krijojnë përshtypjen se nëpër trotuare nuk ka vend për të kaluar.
 
Kemi punuar disa vite bashkë dhe kujtoj se ishit ndër të paktët gazetarë shqiptarë, njëkohësisht edhe praktikant i fesë myslimane. Shumë zëra në Europë e lidhin fenë muslimane me terroristët, të tjerë sjellin shembujt e profecisë së Oriana Fallaçit. Si e gjykoni ju?

- Mendoj se religjonet në përgjithësi janë shumë larg terrorizmit. Këtë të fundit nëse do e shihnim nën optikën e feve do na dukej sa musliman, aq edhe i krishterë, budist etj. Kujtojmë rastin e Breivik në Norvegji apo krimet e budistëve në Kashmir e Burma. Ajo që është e rëndësishme, në Molenbeek, policia i mori përgëzimet e para për arrestimit të Abdelslam Salah, prej përfaqësuesëve të fesë muslimane. Ishin pikërisht këta që u distancuan të parët dhe dënuan shpërthimet e të martës. Në Bruksel jetojnë 102 komunitete të ndyshme nacionale.

Turqit psh që nga vitet ’70 drejtojnë një komunë dhe kanë disa deputetë në parlament. Këta shihen me respekt nga nga belgjit. Për disa vite Belgjika u qeveris nga Elio di Rupo, italian i ardhur si emigrant në Belgjikë. Kongolezët gjithashtu kanë përfaqësuesit e tyre në politikë. Thuajse të gjithë komunitetet e mëdha janë të përfaqësuar. Belgjika u ka dhënë të gjithëve shanse të ndihen të barabartë dhe nuk mendoj se ka vend për probleme, aq më tepër terrorizmi. Pjesëmarrja në homazhet e djeshme tregoi se Belgjika është e gjitha e bashkuar kundër terrorizmit.
 
Si gazetar, besimtar mysliman, azilant i larguar nga Shqipëria pas plagosjes së 21 janarit dhe kërcënimeve nga pushteti i atëhershëm, me gjithë këtë eksperiencë, mendon se mund të ketë një rrugë dalje nga kjo urrejtje me vrasje në zemër të Europës?

- Që pas atenateve të nëntorit në Paris, qeveria belge ka nisur zbatimin e masave për ndryshimin e relaitetit në Molenbeek. Imediate është zbatimi i urdhëresës në komunë për të mos regjistruar kategorikisht asnjë banor me origjinë marokene. Po ështu ministri i Brendshëm do të jetojë familjarisht në këtë komunë. Problem më i madh mbetet veç arsimimi.

Jo vetëm mungesa e të shkolluarve nëpër universitete, por edhe arsimimi sipas metodikave në vendin e origjinës. Prania e policisë nëpër rrugët e Molenbeekut ka kthyer sigurinë në to duke e shndërruar momentalisht në kartierin më të qetë në të gjithë Europën. Dhe me thënë të drejtën nuk duket e largët dita e marrjes së fruteve të para nga zbatimi i këtyre masave. Nëse deri pak muaj më parë, shqiptarët ishin të vetmit që jetonin të qetë në Molenbeek, pasi ekzistonte mentaliteti se, çdo problem me shqiptarët është i humbur, tani kanë nisur të popullojnë edhe kombësi të tjera. Marokenët pak nga pak po e braktisin ‘geton’ e tyre duke u shkrirë mes komuniteteve të tjera.

Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com) 

73 Komente

po ik qe aty.

Interviste shum interesante, edhe ne qe kemi 15 vjet ne Belgjike, nuk e dinim seç ndodhte ne Molenbek. Ketu ne Antwerpen, neve kemi Borgerhout-in, qe shpesh i themi me shaka, Borgeroko smiley per shkak se shumica jane maroken. 

artikull shume me nivel, bravo gazetares.

Ajo lagje është lagje geto dhe po të kalosh ditën do të shohësh që është si një Afro-Azi e vogël në zemër të Evropës, ku po të shohësh përreth nuk do ta merrje me mend se je në Evropë. Mbeturina, njerëz afro-aziatikë, makina që nuk ndjekin asnjë rregull rrugor, trotuaret e zëna, vjedhje e grabitje. Shkurt, hale. 

Ka filluar te behet si ata ky Fatosi,mjekrren e paska lene...

Po ike moj palo gazetare,ti dhe burri yt ne 12 shtator festonit se bashku me islamiket renien e kullave binjake...Ti je njeriu qe vertet simbolizon sidromen e Stokholmit qe nga bindjet politike komuniste,kur gjyshi yt u persekutua nga te kuqte, e deri tek qendrimet pro islamike dhe anti amerikane.

Kujt ia merrte mendja qe Shqiperine kaotike te viteve 90 do ta ribenin emigrantet ne lagjet e tyre ne perendim, ne qytete qe dikur degjoheshin per qytetari e tani degjohen per dhune, vrasje e lagje te qelbura. Ma keputi zemren sot ajo veideo e foshnjes se gjakosur qe qante mbi kufomen e vrare te nenes, ne aeroport.

Ja, ky tipi i intervistes, emigrant qe ka shkuar me azil, eshte plasur ne nje lagje te qelbur emigrantesh. Shkurt, keta nuk u ikin veshtiresive ne Shqiperi. U ikin punes. Jane aq qylaxhinj sa per t'i bere bisht punes jane gati te jetojne ne lagje qe pjellin terroriste te cilet vrasin nena me foshnje.

Me vjen keq per fshatarkat e shkreta shqiptare, europiane ne gen, por qe i con babai derr ne thes, si nuse "jashte shtetit", si mall per eksport, qe te jetojne e te shumohen mes ketij llumi qe vetem europian nuk eshte. S'do te habitesha sikur disa prej tyre te komentojne dhe ketu ne peshk. 

Shqiptaret kane nevoje te informohen para se te cojne vajzat ne keto hale te dhunshme. Te informohen qe emigrimi nuk eshte me per nje jete me e mire, por eshte qe te ikesh e te behesh llumi i europes, mes arabeve te paqyteteruar, te behesh i neperkembur dhe neverites vetem per ca para me shume e per me pak lodhje.

Nese nuk ke para apo zanat qe te te coje direkt ne lagje e ne zona qe jane vertet europiane, ku jeton vertet si belg e si francez, atehere as mos u nis per kete llum. Je 100 here me mire ne Shqiperi. Nuk ia vlen te hedhesh dinjitetin per ca leke qe vijne pa punuar.

Shkurt, keta nuk u ikin veshtiresive ne Shqiperi. U ikin punes. Jane aq qylaxhinj sa per t'i bere bisht punes jane gati te jetojne ne lagje qe pjellin terroriste te cilet vrasin nena me foshnje.

Ne jemi te dytet ne evrope per azilante sipas logjikes tende jemi komb qylaxhinjsh. apo jo shkabe?

Qe kur 60 mije qylaxhinj perfaqesokan dhe 3 milione te tjeret?

ne kemi numrin me te madh te qylaxhinjve ne europe . te dytet pas sirise .si rrjedhoje jemi komb qe prodhon qylaxhinj.

Edhe trupi me elegant e me aromatik femeror ka diharre ndonjehere. smiley

po pse ne me shume se te tjeret ?nuk eshte tregues se larg qofte rilindja nuk po qeveris mire?

Arsyeja qe kemi me shume se komshinjte, eshte se komshinjte nuk kane inferioritet aq te larte sa ne. 

Dhe sigurisht. Per ju qe jeni si ky robi, lol, ne nje vit rilindja e prishi gjendjen ekonomike edhe ne kosove, maqedoni, serbi e mal te zi ku fluksi i qylaxhinjve u rrit ne te njejten kohe, fiks kur doli dikush dhe u tha qe gjermania eshte aq idiote sa jep leke ne dore per qylaxhinj. Edhe ne gjermani madje ka faj qeveria shqiptare qe per nje vit e gjysme nuk gjeten dot pune. lol

po pse ne me shume se te tjeret ?

 

po me shume ne, se eshte  bytha  e diarese  e madhe ne Albanie, prandaj....

si tha Xhelil Gjoni kur iken  mijerat e emigranteve te pare, ata te ambasadave qe tronditen regjimin,  dhe dikush nga shoket e pushtetit qe e ktheu direkt dhimbjen ne force, tha: ska gje shoke,  se iku jashtqitja e Kombit... -dhe shoku Xhelil  iu pergjigj:  mire mire:  jashtqitja iku,  po  bytha  mbeti !!.smiley

po ti ç'lidhje ke me bythen e kesaj ?? Ok. pervecse e kundron nga fotot..

Thjesht jam i lumtur qe jam aty ku eshte bytha e kesaj, jo jashteqitja e saj. smiley

bukur ! -ne fakt eshte arritje te lumturohesh me kenaqesi te vogla ne jete.smiley

Pa, Pa......si e nxjerr koken provincializmi Grek i Albes me zamete. Po mir me Alba nese sot jemi ne qylaxhi, po Greket e tu qe e mbyten Ameriken qe nga fundi i Shekullit te 19 e deri me sot a jane qylaxhinj? 

Po ku krahasohet komuniteti vogelith i Shqipove ne USA me komunitetin tuaj  Grek te kudondodhur e per numer popullsie ja kaloni jo vetem Sqhiptareve por edhe Boshnjakeve e Serbeve e Bullgareve??????

Miku yt rilindas i quan emigrantet qylaxhinj.

me te drejte. po dhe te huajt qe shkojne ne shqiperi, per qyl shkojne jo me djersit. 

qylin e gjujn te gjithe, edhe ai shkaba. ndryshe do flinte gjume nga lodhja e dites e nuk do kish forca me shkrujt ketu.

" Gjithashtu është fakt se luftëtarët kanë qenë përdorues të narkotikëve, alkoolit dhe jo rrallë frekuentues të klubeve të homoseksualëve"

Kta jane viktimat kryesore te organizatave terroriste . Kerkojne ti lante gjith mekatet me nje shperthim te vetem legenat . S'ka 72 virgjeresha per kta , mbase vetem 72 dhi te virgjera .

mos i beso shume versioneve zyrtare. asnjehere bile.

amerika dhe europa tipat si keta marokenet e ketij artikullit i sillnin diversante ne shqiperi, njeher e nje kohe. ata qe kapeshin tu vjedh, ose qe kryenin krime ordinere, i kercenonin me burg shume vjeçar ose i falnin me kusht qe te vinin ne shqiperi si diversante. (o te vrisnin enverin o te vriteshin prej tij)

sot i perdorin si gjyle me demasku islamistet. 

ky i intervistuari ka qit ate qe ne nuk kishilm si ta dinim. keta jane shkerdhata qe nuk i do as komuniteti i tyre. keta si do asnjeri mnjf. as vendalinjte e as te tyret. prandaj dhe i shperthejne (se nuk ma ha mendja kurre qe keta te vrasin veten per islamin).

ata marokenet e asaj lagjes ata s'kane pse te bejne atentate hiç se ata per nja 50 vjet do ta kene te gjithe brukselin e tyre, prej demografise vetem. se shtohen me shume se vendasit.

vendalinjte kane marre fund ketej.

ky bile tregon padashur edhe pse ndodhin keto atentatet, me gjet nje shkak dhe me pastru kete lagjen, mu ne qender te kryeqytetit belg, nga marokenet. pra te mos ndodhe ajo qe sapo thashe me lart.

Hahah ule pak tonin e konspiracionit dhe fol me fakte . Se artikujt per ato qe permenden me siper nuk i postoi arabia , i postuan mediat europiane . Po te kishte vend ky konspiracioni nuk do kishe degjuar te tilla llafe per kta terroristat  .

Kta islamistet qe u dashkan demaskuar sipas teje dhe ky komuniteti qe nuk i dashka kta  ishin te njejtet persona qe e fshehen zoterine qe u kap para disa ditesh , ishin te njejtet persona qe nuk e mirpriten nderhyrjen e policise ne lagjen e tyre . Te rinjte e asaj lagjeje jane kriminele radikale dhe shume sensitive per sa i perket identitetit te tyre islamik .

Mund te kene shtim me te larte por kane edhe vdekshmeri me te larte . Ndodh edhe ajo qe nje pjese e popullates qe ka arritur nje stabilitet ekonomik me te mire  nuk i pelqen me te identifikohet me ata kriminelet e tjere dhe asimilohet me shpejt me popullsine vendase .

korça ti vete je brun apo bjond ?

nga mesi e lart apo nga mesi e posht?

ftyren si e ke, si ai islamisti ne foto (qe duket bjond) apo me te zeze ?

c'lidhje ka fytyra me integrimin ne nje shoqeri ?

ngaqe nga fytyra fillon integrimi. nuk vjen nga qielli. 

ata marokenet edhe te duan nuk integrohen dot se kane fytyra marokenesh. 

per te mos thene nje varg te Khajamit, qe thote : je, ç'dukesh.

paske veshtiresi me u koncentru ne debat. çfare them une, çfare thu ti. 

Alamet interviste!Hallall gazetares,por edhe Mahmutit!

Ky tipi paska 2 vjet ne Belgjike dhe e ditka si ishte Molenbeku para 10-15 vjetesh smiley

Madje, e ditka saktesisht numrin e xhamive,por s'paska haber per shkollen shqipe,per te cilen jane bere goxha perpjekje!

Nejse!Mos u bofsh me te kjajte Rahoveci, e thone andej nga ana ime.

p.s.

Je suis Bruxelles!

Je suis Alba,et vous?

Je suis Mahmut!

ftyren si e ke, se eshte me e rendesishmja. si zeshkan apo si bardhosh ?

si dhe ai tipi po te kish me shume se dy vjet nuk do te jetonte me ne ate lagje por diku tjeter. vend me te mire. tani eshte tu bo sakrificat e fillimit.

Ku je profil,o lemza e b*thes,se na kishte marre malli smiley

ku e ke ate januzaj, qe e mbaje si talent te padiskutushem ?

Januzaj ne Angli!A e ke pâ,edhe veshet i jane bo si te Princit Charlessmiley

haha, ashtu i ka pas dreqi. po qekur zgjodhi me lujt per belgjiken i ka perendite e olimpit kunder. u dogj si lojtar. fajin e ka baba i tij me shume sesa ai vete.

jakove, Januzajn e morri me qafe ai menaxheri i modh.smiley, i ati, Abedini..  gjynah!  kishte (edhe ka)  shume potencial ky djale.

 

p.s se kam harruar: ngushellime per ndarjen  papritur nga jeta te  flamandit  te madh,  Eddy Wally !.smiley.   ..smiley

smiley

Abedin kat'nari !

p.s.

Edhe Johan Cruyff shkoismiley Njeriu i cili e beri futbollin  pjese te filozofise .

r.i.p. Johan

..smiley   

e mbake mend he...  -po a nuk na rezultoi katnar Abedini ?  iu ngjit djalit si dreqi..  normal qe  Abedini donte me te miren per birin e vet,  mirepo nuk duhej te ngaterrohej e te bente pune qe ishin  jashte mundesise se tij,  aq me teper ne sallonet me te larta te futbollit...

ehuuu, menaxhert e futbollisteve ne kete nivel,  jane profesioniste shume te rafinuar dhe me lidhje te forta ne  boten e futbollit,  nuk jane Abedina..smiley

Nuk me pelqen kur lexoj se etnite jane diferencuar edhe gjeografikisht sa i takon vendbanimeve. Parimi duhej te qe ai i 'melting pot'.

eshte i pamundur te zbatohet ai parim, sepse vendasit sapo fillon dhe nje pallat mbushet me te huaj, ikin diku tjeter. nuk duan te jetojne me ta.

ketu ne paris ne veri te tij eshte Saint-Denis, ku ka tani vetem zezake, pothuaj 100 %. shokohesh kur te bie rruga atje. shef te stacioni autobuzit vetem zezake te sapoardhur, si ne afrike. 

se zezaket qe jetojne ne lagje te tjera, sidomos ata qe jetojne ne paris, vishen bukur. 

Edhe ketu ka diferencime jo se s'ka por shume probleme i zbeh madhesia e popullates dhe e vendit.

Nuk me pelqen kur lexoj psh. turqit a kongolezet kane perfaqesuesit e tyre ne qeveisje, nuk duhet te kish arrit puna aty, sepse qenka e deformuar shume si situate ne kete pike.

Ne çfare gjendje eshte shqiperia. Ky gazetari  ( ashtu i thençin) jeton ne lagjen e terroristeve e jo ne lagjet e rilindjes ?????? Me mire gjindet atje nen terror musliman, se nen terrorin e ketyre klyshave rose. rilindja e krimit.

smiley

Shembull i shkelqyer se ceshte nje interviste e vertete ! 

 

lagje te tilla ka kudo. un jetoj afer nje rruge kryesore njeqin mentra larg dhe ndonje her mund te kem 2 apo 3 vjet qe nuk kaloj asnjeher ne anen tjeter.

Te keqen e Kines e te Japonise.Ende te paprekura nga murtaja e mutikulturalizmit dhe shikojini sa i kane statistikat e kriminalitetit,me te ultat ne bote.Jane edhe me fat qe emigrantet i kane kryesisht nga Filipinet e Indonezia,qe jane si shpirt,jo arabe e zezake.Do Zoti nuk bythqirezohen ndonjehere si Europa,sa here e uroj kete.

Sot e kemi diskutuar kete gje ne pune...smiley

Kaq kohe u bera nuk kam lexuar ndonje filipinas,e te kete bere ndonje gje ketu,apo ne Hong Kong a Makao,megjithese sigurisht perjashtime mund te kete.Jane hallexhinj,ulin koken,punojne ndershmerisht,i cojne leke shtepise.Madje te vjen keq se ka pasur raste abuzimesh ndaj tyre prej punedhensve.Te huajt qe jane ne burg ketu jane kryesisht jevgj Nigerie te kapur per droge.Sa per arabet,ata nuk e pelqejne Kinen.Nuk jane budallenj kinezet t'u japin te hane qyl ketu qe pastaj t'i hedhin ne ere,madje pastaj edhe t'u thone:Na falni qe ju beme te na hidhni ne ere,e kemi ne fajin qe nuk ju integruam.

Japonezet jane raciste dhe ksenofobe.nje dite do te degjojme per koreanet te cilet megjithese kane 100 vjet ne japoni e te njejtin syfet me ta shihen me perbuzje si te huaj , te hedhen ndonje stacion treni ne ere...

Pirdh pirdh.M'i kurse keto traplliqet liberaliste e neneterezaiste.Une ate po them ne thelb,ky qe ti i quan racizem e ksenofobi i ka mbajtur homogjene dhe me nje kriminalitet aq te ulet,krah per krah me zhvillimin.Dhe ke qene ndonjehere ne Japoni ti e ke ndier ksenofobi.Eshte nje koreanverior qe ka shkruar nje liber per kampet e punes. Si e vajtonin gjysherit e prinderit e tij qe e kishin ngrene karemin e propagandes komuniste dhe kishin lene Japonine.Dhe ai vete nuk foli asnjehere per ndonje diskriminim.Te vetmin diskriminim kishte ndier nga bashkekombasit e vet koreanojugore kur u arratis aty.

Une s'kam qene ndonjehere po lexoj pershtypjet e te huajve qe jetojne e punojne atje.jane  teper raciste sidomos ndaj koreaneve e kinezeve..http://thediplomat.com/2015/07/japans-xe...

..In response to increasing activities by the right-wing groups such as Zaitokukai (“citizens against special privileges for Zainichi Koreans&rdquosmiley, international pressure has been building against the Japanese government’s feeble response. The UN Human Rights Committee released a report last July that called on the Japanese government to ban hate speech. The report expressed concern about remarks hostile to Korean, Chinese, and other foreign residents in Japan that could foster hatred and discrimination. This February, Amnesty International criticized Japan for not introducing legislation that bans hate speech in accordance with international standards. The U.S. State Department’s Country Reports on Human Rights Practices for 2014 noted “entrenched societal discrimination” against “the country’s Chinese, Korean, Brazilian, and Filipino permanent residents and discussed recent hate speech incidents in Japan. (Also read Freedom House’s 2014 Report on Japan here.)

http://www.japantimes.co.jp/community/20...

For example, it is common procedure for Japanese police to target “foreign-looking” people on the street for invasive questioning. “Foreign-looking” Japanese have been detained and interrogated for lacking paperwork that only foreign nationals must carry at all times. Public prosecutors and criminal investigators are trained that “foreigners” (however determined) have no human rights. Japan’s justice system even has an extrajudicial track — the Immigration detention network — without domestic criminal justice oversight for “foreigners.”

Even when being processed by the same criminal justice system as Japanese, foreigners are often treated with greater suspicion, suffer harsher treatment as criminal suspects and enjoy less protection as criminal victims. And, again, if you don’t “look Japanese,” you are more likely to be singled out and subjected to extra scrutiny

Ti vuan nga e njejta sindrome qe vuani ju "joracistet" dhe gjithe raca juaj "liberaliste" ne pergjithesi,dhe kjo eshte e marrjes me deget,jo me rrenjet e problemit.Me kujton nje video ne youtube me shitesen "raciste" qe perzuri nje zezake qe kishte nja gjys ore qe vertitej ne dyqanin e veshjeve luksoze.Ose ndodhine me Ahmetin dhe oren e tij.

Po ai sulmi me gas helmues ne metrone e tokyos  nga arabet u be ?

Aha,po fillove nga shkabizmat,e leme me mire.Te kujtoja nivel me te larte.

Sorry qe po nderhy, po ti Alba the qe nuk ke qene ndonjehere ne Japan so mos na çaj trapin si shkaba me linqe wiki. arg qe jeton andej po ta thote qe arabet skane shans atje per hedhje ne ere.

me mire te mos kishe nderhyre se pas njefare ore ti flet si e jema e zeqos ne maje te thanes.

smiley e qepa, tani po fik kompjuterin dhe do shikoj filmin.

Po jo mo,nuk eshte puna aty,te e qena,une e kam te logjika.Eshte njesoj si te thuash,meqe ka psikopate ne Amerike nga keta te sekteve,nga keta te doom's day a cfare quhen,qe vrasin veten,a ndonje psikopat tjeter qe vret nxenes shkolle a shikues ne teater,atehere le t'ua hapim portat edhe te huajve me kuc e me mac,te vrasin edhe ata,meqe vrasin edhe vendesit.Per me teper qe ai ishte rast i vecuar,tipik psikopatie.Te kishte permendur jakuzan me mire.Cdo shtet qe nuk eshte han pa porta i kontrollon te huajt,kjo eshte gjeja me normale.

Edhe keta I kontrollojne por terroristet merr vesht nuk e kane te shkruar ne balle qe jane terroriste.

Nuk Thashe terrorist,merr vesht,thashe kontroll ndaj te huajve.Per Europen kam thene qe e ka marre lumi prei kohesh,e ka futur tashme gjarprin arab ne gji,e perfshi edhe trushpelarjen mutikulturaliste dhe gjendja eshte e pashprese.

Amerika eshte me keq me kete multikulturalizmin sesa Europa.

Ju merreni me shfaqjen dhe jo me thelbin.A nuk e vret mendjen perse kjo sjellje?Sepse jane zezaket qe vjedhin,se jane Ahmedat qe t'i hedhin zorret ne ere me oret e tyre zorrejashta,se ne Japoni jane te huajt qe kryejne me shume krime.Jam i sigurt se ata policet belge jane kullera "joracista" si puna jote.E di si te perfytyroj ty dhe racen tende une.Edhe duke qene ne grahmat e fundit nga ndonje bombe a thike arabi a zezaku,prape do te jeni duke thene:"Nuk ka gje,gjakun ia kam falur mutikulturalizmit.Une le te vdes,te rroje 'joracizmi' dhe korrektesia politike"

Ndersa ti ndersa je helmuar apo stabbed nga ndonje japonez apo kinez thua "jam i lumtur qe vdes nga dora e tyre dhe jo e arabeve"

It is evident that in addition to the gradually decreasing crime rate, most crimes recorded as foreign crimes are minor offences. Despite all these, the media identification of foreigners as a major threat to an otherwise harmonious society has raised public fear and created moral panic, which further lead to discrimination of foreign residence living in Japan.http://mrbloggen.com/2013/06/11/racial-p...

Jo moj,se nuk jam si puna jote,se kam mbi 10 vjet qe jam ne Pekin,qytet 20 milionesh,nga nuk kam qene dhe ne cfare ore te nates,edhe pertej unazes se 5-te,kush e njeh Pekinin e di cfare do te thote kjo,dhe nuk me ka gjetur gje,prandaj ua di per nder qe nuk jane "joracista" si ti,se as nuk me kane stabbed vete e as nuk lejojne te huajt te me stabbin.Edhe kete raportin qe sjell,megjithese duket qe eshte prej "joracistash" te bq.rezuar europiano veriore,nuk e sjell te plote.Lexo pak paragrafin e fundit,ku thote jo vetem qe Japonia ka kriminalitet te ulet,po edhe qe ka ardhur duke u ulur,ndryshe nga vendet "joraciste"

Interviste e shkelqyer saqe s'te bie ne sy. (Si per pyetjet, dhe per pergjigjet) 

Informacioni dhene perfect, edhe pak perspektive, edhe analize me kembe ne toke, po sidomos nje nga shpjegimet me afer te vertetes qe jep per kete fenomen ne europe, me aq sa me duket nga ky cepi tjeter i botes:

Gjithashtu është fakt se luftëtarët kanë qenë përdorues të narkotikëve, alkoolit dhe jo rrallë frekuentues të klubeve të homoseksualëve, (Abdelslam Salah, psh) çka bie ndesh edhe me vetë fenë islame. Për këto shkaqe, ky kontigjent, nuk arrinte ta gjente veten as mes bashkëpatriotëve të tjerë, të cilët i përzinin shpesh nga xhamitë, por as edhe mes të tjerëve, të cilët i shihin si ‘marokenë’. Pak nga pak urrejtja e kultivuar mbërriti deri në ekstremizëmat e kohëve të fundit

si  me thene qe ne nje familje me shume probleme e pa perkrahje (komuniteti maroken), femija si me i dobeti (kontigjenti ne fjale), zere se e ka te garantuar futjen ne rruge edhe me problematike e te keqe.

meqe e keni lavderuar unanimisht kete interviste, gje e pandodhur ne Peshk, po e lavderoj edhe un pa e lexu fare, e meqe keni cituar disa here nje pjese shume eksituese, po e ricitoj edhe un:

Gjithashtu është fakt se luftëtarët kanë qenë përdorues të narkotikëve, alkoolit dhe jo rrallë frekuentues të klubeve të homoseksualëve, (Abdelslam Salah, psh) çka bie ndesh edhe me vetë fenë islame.

Vetem nje gje nuk marr vesh, vras menjen:

si eshte e mundur qe i keni inot luftetaret terroriste kur ju vete jeni frekuentues te te njejteve klube qe kundermojne ere livando jardin sur le nil, zhytni feçken intelektuale ne filmat e sinema Stalker (gjysmat e te cileve kundermojne te njejten profum freng), admironi luftetaret suljote trima qe udhehiqeshin ngambrapa ne beteja te pergjakeshme çlirimtare prej poetit mo t'modh pederast qe ka njohur bota?

 

Nëse deri pak muaj më parë, shqiptarët ishin të vetmit që jetonin të qetë në Molenbeek, pasi ekzistonte mentaliteti se, çdo problem me shqiptarët është i humbur, tani kanë nisur të popullojnë edhe kombësi të tjera. Marokenët pak nga pak po e braktisin ‘geton’ e tyre duke u shkrirë mes komuniteteve të tjera.

 

 

Cfare do te thote heroi i rilindjes me kete ???

Ai do te thote qe sa marrin vesh qe je shqiptar, arabet apo garipa te tjere te lagjes ku banon, te lene te qete. Siç duket nga reputacioni qe gezojme.

Domethene me shume se problem feje qenka problem rendi publik e injorance? Ok..e dime..te gjithe jetojme ne kapitalizem!

Lol. E ca morem vesh ne ketu? Tek pjesa e pare e intervistes thote qe Marokenet ndjehen te diskriminuar per shkak te ngjyres, tek pjesa e dyte thote, jo po ketu jane perfaqesuar gjithe komunitetet pa diskrimin. Si do e leme si perfundim?

Meqe ra fjala, di njeri te me tregoj cfare eshte " kartieri" dhe cfare konkretisht eshte ky "kartier qe pershkrohet ...nga kanale"? Se ne dijeni time kanalet pershkojne, por s'pershkrojne. Faleminderit.

Kartier (Quartier) do te thote Lagje.

dhe ai vetem sa pershkruan, nuk nxjerr konkluzione. Konkluzionet le t'i nxjerri secili vete, sipas mendjes se vete.

sipas meje problemi eshte i thjeshte te kuptohet. Ai eshte RACIAL. Siç ishte me çifutet dhe gjermanet apo me amerikanet dhe zezaket qe jetojne tek ta. Jo shume kohe perpara bene gati lufte.

Ne fakt, marokenet jane me te organizuar ketu, kane disa shoqata vzw, kane maroken/e edhe ne parlamente e qeveri te ndryshme ketu. Keshtu qe nga kjo pikpamje qendrojne me lart se racat e tjera ketu. Veç me belgjit nuk shkojne mire, dhe kjo eshte themra e Akilit ketu. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).