Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka çelur të mërkurën procedurat e aplikimit për subvencionimin e fermerëve që kanë interes të investojnë në prodhimin bujqësor në sera.

Kjo është një nga tetë skemat mbështetëse që do të financojë qeveria gjatë vitit 2016 në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit.

Më pas do të hapen edhe aplikimet për sektorë të tjerë investimi:

1) Investimet për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm të tregut;
2) përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe të mbrojtjes së bimëve;
3) mbarështimin e blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës;
4) furnizimin e qëndrueshëm të tregut dhe rritjen e të ardhurave financiare për familjet e zonave rurale;
5) nxitjen e kreditimit bankar e të investimeve në sektorin e përpunimit, ruajtjes dhe marketingut të produkteve bujqësore, blegtorale, shpendëve, akuakulturës, mjaltit dhe bimëve mjekësore;
6) rritjen e mundësisë së fermerëve për mjete të mekanizuara;
7) nxitjen e formalizimit, bashkëpunimit dhe organizimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor (SHBB).

Sipas AZHBR-së, aplikimet për grant bëhen deri në 50 për qind të vlerës së investimit. Zyrat bujqësore në qarqe dhe ato të konsulencës do të ofrojnë informacion dhe mbështetje për aplikimet për grante e kredi për të gjithë të interesuarit.

Kush përfiton
Të gjithë ata që kanë tokë bujqësore 0.5 deri në 2 hektarë dhe duan të investojnë në ngritjen e serave në një sipërfaqe nga 0.5 deri në 2 hektarë. Këtu llogaritet sipërfaqja e serrës dhe jo e tokës bujqësore, që zakonisht është më e madhe. Përfitojnë grant në masën 50 për qind të vlerës së investimit, por jo më shumë se një milion lekë për dynym. Pra, nëse ke një tokë një hektar dhe do të ndërtosh aty një serrë me investim 20 milionë lekë (rreth 150 mijë euro), granti që do të të jepet është 10 milionë lekë (pra rreth 75 mijë euro).

Si aplikohet
Përmes aplikimeve, së pari të duhet një Plan i mirë biznesi. Nëse fermerët nuk mund ta bëjnë vetë, duhet t’i drejtohen zyrës se konsulentës apo projekteve që i ndihmojnë për të hartuar një Plan Profesional.

“AgroKapital”, financuar nga USAID-i dhe zbatuar nga CBS-ja, është një nga projektet që prej dy vjetësh vjen në ndihmë të fermerëve për të lehtësuar financimin me grante apo kredi bankare. Rreth 13 aplikime, apo 50 për qind e totalit, janë shpallur fituese një vit më parë, si rezultat i asistencës së dhënë nga ky projekt, ndërsa shumë zyra konsulence po bëjnë një punë të lavdërueshme me dhënien e ndihmës për fermerët e agropërpunuesit.

Kualifikimi behët në bazë të shumatores së pikëve. Këtu llogariten:
1 - Sipërfaqja - nëse do të investosh në një serrë të madhe 2 hektarë do të marrësh maksimumin e pikëve (55 pikë). Pikët ndryshojnë në varësi të sipërfaqes;
2 - Tipi i serrës - nëse do të investosh një serrë me teknologji të lartë, do të marrësh 20 pikë, kurse për një serrë me ngrohje diellore 10 pikë;
3 - Plani i Biznesit - merr 8 pikë nëse plani i biznesit është i konceptuar qartë me të gjithë elementët përbërës;
4 - Eksperienca - nëse ke një diplomë në bujqësi merr 2 pikë, nëse ke eksperiencë merr 1 pikë;
5 - Statusi i aplikantit - nëse je fermer individual ke 7 pikë, nëse je shoqëri bujqësore 10 pikë;
6 - Përkatësia gjinore - nëse je femër merr 1 pikë më shumë se meshkujt;
7 - Mosha e aplikantit - nëse je 18-40 vjeç do të marrësh 4 pikë. Me rritjen e moshës pikët reduktohen deri në 1 pikë për mbi 65-vjeçarët.

Duhet të fitosh mbi 60 pikë gjithsej për t’u kualifikuar. Për aplikantët që kanë numër të njëjtë pikësh, renditet i pari ai që aplikon i pari.

44 Komente

Filloji reforma ne bujqesi !!! I zgjedhin Zv / komisaret .

ngrihet robi direkt n'kom, Qemol, sa nigjon emrin e Ronit. Flet puna vete o vlla

shiko Qemolo, se Roni eshte nje  nga lexuesit me te zellshem te VQ,  ku autori P.Th   i ka kushtuar nje kapitull te vecante zhvillimit te bujqesise ne Albanie,  dhe pikerisht  prodhimit ne sera..smiley

ngele tu bo ironi me pjerin o belul. po pune tjeter s'ke pas atij kompjuteri ?

po ca te bej  tjeter.. ti psh  na ke zene spjegimin e te gjtiha fenomoenve   artistike-fiziko-shoqerore, sna ka mbet gje tjeter.

ore po une sapo u futa te peshku njeher, ti me ruan mua, ske pune tjeter pas atij kompjuteri ?

ishte thjesht rastesi. por qe te jep kenaqsi ironia me pjerin, kjo te bie ne sy edhe pa te ndjekur me laps ne dore. 

dhe nga foto qe te pash rastesisht diku, dukeshe tip i edukuar. kishe pamje te europianizuar. jo akoma koke te 90-tes siç e kishte ai bredharaku psh.

po nuk thone kot, qe nuk te ben murg dukja. 

si dhe une vertet mund te bej ekspertin ne shume fusha, po nuk tall njeri ketu. qendroj pra me lart se vendi ku shkruaj.

une nuk tall njeri !  po  nuk kam faj une qe ti nuk je i afte te kuptosh humorin anglo-sakson dhe te duket tallje..

tashi ti ma paske pare foton mua, po deshe te jap edhe te tjera... por qe te jemi fair, nxirre edhe ti koken njeher, te japim  vlersim objektiv.

Beluggio, ke harru me e vu ne fund : sarkazem ... nuk te kane faj dynjoja ...

po keshtu i bie bre Qemol.. para se te bejme komentin, ne balle fare, duhet te shrkrujame:  disclaimer. eshte  sarkazem.. eshte humor.

Fotoja jote ku i paska ra ne dore bre Belul , shiko se Belgu me Frengun nuk jane larg smiley

po di une Brado, nentoka e peshkut eshte aktive..smiley 

Ruju Profilit Belul, ta paska pelqy foton.smiley

foto ishte ne fakt persmari. nga pseudonimi mund te krijosh nje imazh tjeter per belulin. 

Brado, mos boj aludime, se une jam i vetmi ketu qe iu ruaj/mbroj te gjithve ketu. 
 

Ke scanner ne pune, belul? 

..smiley

scaner kam,  po gjokse nuk kam..smiley      pse pyet ti ?.smiley

Per arsyen e thjeshte qe dua te njoh me cilet rivale kam te bej. Nuk e fsheh. 

 

jo se eshte naj problem me e pas koken me cepa po nuk jam fort i sigurt ca koke m'ke pa. Se vec cepa s'ka koka ime

dukesh qe je shqiptar. ndersa belulin nuk e merr per shqiptar, flas duke u nis nga pamja. 

pastaj kete mos e merr per kritike negative. sepse jo vetem fotot, por edhe takimi i pare me dike, mund te te lere pershtypje te gabuar. kur fillon dhe e njeh mire personin, ai fillon dhe te duket shume me simpatik sesa pershtypja qe te la takimi i pare (realisht apo ne foto). 

ishte me teper si kunj, ngaqe po ferkohemi keto dite ketu te peshku. ndryshe asgjo negative nga ana ime, s'ka dhe per ty. 

ah, ok. Tani qe ma sqarove si eshte puna, ndihem shume mire. Se fakti qe ti me gjen apo jo terheqes, eshte shume domethenes per mu.

Qemoli nuk permendi emra... ato i sajoni ju ! Po me qe i permendet, une jam i bind se Biberoni lexon jo vetem VQ por edhe keto qe shkruhen ketu. Per kete vej bast me jeten time. Por ne kundershtim me ate nga fshati Br3dh qe kontribon per ndertimin e atdheut nga peshku, nje kavalier shijon dhe hesht. 

By the way, ne rast se nje Ministre i duhen 2 vjet per te ndertu nji vile tre katshe ne Lunder, sa kohe i duhet Zv/ ministrave ? ( eshte pytje gjys retorike ) . Mendohuni mire, se e di qe pergjigja me e lehte eshte 4 vjet. Por, a nuk eshte zv/komisari me afer me bazen, si rrjedhim edhe me trajsen? Llogjika thote qe po...

"Shqipëtari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm, një fatalitet i dhimbshur rri pezull mbi këtë popull të mjerë".
Faik Konica 1899.

 

Sa eshte fondi total apo ashtu eshte nji pune dhe keta mjeshtrat nuk e thone ? 

6 - Përkatësia gjinore - nëse je femër merr 1 pikë më shumë se meshkujt;

Idiot ! 

 

Po edhe Roni kruhej shume me graven, por idete ja mori veresie dhe meritat gjithashtu.

Do Zoti (edhe Roni gjithashtu) perfiton dhe grava ndonje grant me kete pune, se mjaft per zemer e kishte kete punen e serave.

Nuk eshte e drejte kjo bote. Kush ishte specialist i bujqesise qe harxhoi tere jeten e tij brazdave e kush merr postin.

çelsat e kulles se barit i kane dhene. do t'u bien puplat prej kohes vete dhe s'do t'i degjosh me. mjer ata qe kane atje vartes dhe s'kane ç'bejne e duhet te punojne me keta te rinjt entuziaste prej amerike. 

se te tjeret, me te shumtit, nuk e rrujne per ta.

Po pranaj s'hecen mire ai ven Gjembo.  Grava ka nje jete te tere si specialist, dhe frytet i shijon nje shkollar.  Megjithate le te shpresojme se tezat e mia do hyjne thell e me thelle. Foli Beluli diçka me siper, mirpo i varferi Profil, ngaqe nuk i ka lexuar tezat e mia, kujtoi se Beluli po ironizonte. I shkreti Profil, nuk e di, se nje nga tezat e para qe u vu ne zbatim qysh para 10-15 vjetesh , ishte ajo e krijimit dhe ndarjes se rroges bruto nga neto. 
 

Ho me profilo , kush po tallet , ti apo Beluli.

duhet me te lexu vepren atehere, mos me bo gabime ne gjykim. 

vetem se mu, s'me rruhet per shqiperine. me duket se mire i ka punet edhe keshtu si eshte. bile sa me shume perpiqen ta ndryshojne aq me keq do ta dhijne ate vend.

se nuk ben dot njeriu me mire nga zoti vete.

Akoma ske lexu vepren ? 

smiley

s'lexoj me dot kadarene qe ja blej librat veç per patriotizem, jo te lexoj te tjere shqiptare. 

nje shok imi i ngushte, kish bere nje roman me te cilin kish marre nje çmim letrar ne shqiperi, dhe s'harrita t'ja lexoj librin qe ma dergoi si dhurate. pjerit duhet dhe me ja ble, me hedh paret nga dritarja dmth.

Po 5 euro te qelbta jane mor burre , ose boja si ato te Amerikes , nuk e blenin  5 dollare po ja dergonin njeri tjetrit me poste , nga 15 Dollare e paguanin posten , shikoje Ronin ku shkoi apo i ra ne dore VQ -ja .

Nuk eshte e drejte kjo bote.

Bota nuk ka qene dhe nuk eshte asnjehere e drejte, por rrumbullake.

Dmth po peshtyve lart mund t'i bjere ne koke komshiut?

Keto lloj regullash te mireqepura jane bere per ti ardhur ne ndihme kompanive dhe jo fermereve shqipetare. Me kushtet e sotme, asnje fermer, qofte edhe me ndihmen e grandit prej 50% nuk mund te ndertoje/investoje ne sera moderne me shume se 0.5 ha, ndersa paradoksalisht u jepet perparesi atyre qe do te ndertojne 2 ha! Nuk thuhet sesa eshte pagesa per konsulentet dhe se detyrimisht duhet te kalosh nepermjet tyre, perndryshe je i skualifikuar qe ne fillim. Nejse, era e m.... ka per tu ndjere shume shpejt, mbajeni mend.

pse, e ka vene gjembi ?  nuk e dija..  nejse, dy te rrahura te bejne dem, dy tufe qepe te njoma jane ilaç !.smiley  

megjithate nena vet e ka fajin se shet qepe.. -po te shiste fiq,  psh, nuk do te ndodhte kjo..

po duket  qarte kush eshte fuksi.. ky tipi me kapele republike..smiley  i prere per nderlidhes bashkiak..

Shhh se mund te jete berberi smiley

Ai osht duke prit sa t'maroj pune polici qe ta pysi : A te ka ngel nai tufe lulesh nga ato te 8 Marsit se mu s'me dhat gjo ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).