Nuk ka më dyshim, se këta dy kollosë, (të kuptohemi, shakatë janë pjesë e programit zgjedhor), do të përballen sëfundi në nëntor, dhe –siç e kam thënë edhe më parë– Klinton do të fitojë ndaj Trump-it. Nuk dua të tregoj se kam parandjenja profetike, se ndryshe do të rrija duke thënë, ja, edhe me Velijan e gjeta që do fitonte, se sa dua të tregoj disa karakteristika mëse monotone tashmë në thuajse të gjitha zgjedhjet që bëhen këtu, atje dhe gjithandej, -siç thuhet: falë mediave dhe internetit, që e kanë zvogluar botën dhe bërë më të ngjashme. Nuk do dëshiroja ti fitonte kandidatja Klinton këto zgjedhje, se sa Sandersi demokrat, i cili prezantohet me një program avancues-Obama, mbi të drejtat shëndetsore, sociale, etjera.

Siç thashë, që të bësh sot një “profeci” zgjedhje nga ajo e politikës në administratën ekzekutive, nuk është e vështirë. Faktori kryesor që dallon në këto zgjedhje është pushteti aktual dhe paraja. Velija mbështetej nga pushteti aktual i ri dhe nga paraja; kjo e dyta ishte gjatë fushatës së zgjedhjeve më së shumti hipotetikisht e programuar, e pas zgjedhjeve tërësisht e konkretizuar. Nëse ndonjëri do të pyeste se si dhe nga ishte kjo mbështetje financiare, do të thoja se ky nuk është ndonjë sekret shtetëror, (ndonëse nuk proklamohet me të madhe), dhe konkretisht: nga paratë e buxhetit të shtetit, (që vinë nga taksat kryesisht), nga fondacioni i Sorosit, i cili ka dekada që ndihmon krahun e majtë dhe alternativa sociale në shumë vende, europiane dhe aziatike, nga kreditë që qeveria aktuale merr prej Europës, (natyrisht vetëm një pjesë e vogël e tyre i kalojnë Bashkisë së Tiranës), si dhe nga burime jo të provuara gjysëm-mafioze, si bie fjala ato të varësisë ndaj biznesit turk në Shqipëri, ku sa për fakt po tregoj këstet e të burgosurve politikë dhe ndihma të tjera sociale, për të cilat ka qenë prej vitesh përgjegjës vetë Erjon Velija me ministrinë “e, tij” të integrimit dhe ndihmave sociale, që kalojnë vetëm nëpërmjet Bankës Tregëtare, një bankë kjo në dorë të biznesit turk. Natyrisht, kjo proçedurë pagesash mund të ketë kaluar edhe nën proçedura të hapura e të njohura ligjore në varësi të kësaj banke, (gjë që unë nuk e di saktë, sepse nuk kam mundësi të ndjek as edhe një proçedurë në Shqipëri), por një hije dyshimi këtu rri gjithnjë e shtrirë, po të kemi parasysh se korrupsioni shqiptar ndodh më shpesh e më lehtë me biznezmenë të vendeve jugore dhe jug-lindore, po të kemi parasysh se gazetaria shqiptare është –po njëlloj si në kohën e Enver Hoxhës– një servile e rafinuar e pushtetit ekonomik dhe politik në Shqipëri, si vendas edhe atij të huaj, kryesisht jugorë e jug-lindorë).

Ta lemë Erjonin në punë të tij, pasi shumë gjëra duket që i ka nisur mirë, (fillimisht unë nuk doja që ky pinxholl-politike të fitonte dhe as besoja se do të bënte punë), gjë që tregon se jo të gjitha gjërat parashikohen; dhe sidoqoftë, një farë presioni nga poshtë, me argumente dhe fakte, u bën mirë politikanve. Tani hidhemi tek Trumpi dhe Klintoni. Sot (2.3.16) ata dalluan se mund ta vazhdojnë garën zgjedhore përballë njëri-tjetrit, duke na lënë të kuptojmë se kandidatët e tjerë do të tërhiqen në ditët dhe javët pasuese. Ajo kryesorja, që u bë dhe shkak për nisjen e këtij shkrimi, ishte deviza e tyre e proklamuar po sot qartë –sipas mediave– : Klinton është për një Amerikë të bashkuar dhe Trump është për një Amerikë me emër, (famose, glorioze).

Në devizën e kandidates së partisë demokrate del pyetja: çfarë bashkimi të Amerikës mendon zonja Klinton? Amerika është e bashkuar! Edhe problemi racor (të bardhë-të zinj) nuk ekziston më, të paktën ligjërisht! Biles, në shumë raste të zënies së vendeve të punës, privilegjohen afro-amerikanët para euro-amerikanve! Apo, nga fundi i fushatës ajo do e zgjerojë kufirin fizik të devizës së saj, duke parakuptuar edhe shtetet e tjera të dy kontinenteve amerikanë, kjo në kuptimin ekonomik, pra të heqjes së shumë pengesave doganore!? Ndoshta! Politika është dredharake dhe e sjell muhabetin si ta dojë!

Edhe në devizën e kandidatit të partisë republikane del pyetja: çfarë fame kërkon ky ti japë akoma më Amerikës? Si superfuqi ushtarake? Si superfuqi ekonomike? Të dyja? Si superfuqi kulturore? Si një shoqëri me evolim gjigand? Si një shoqëri me evolim intelektual të mahnitshëm? Si një vend çudirash teknollogjike, përfshi këtu edhe vajtjen në Mars? Në të gjitha këto, Trump nuk është aq budallla sa tu bashkngjitet, jo aq për atë se në të gjitha këto drejtime Amerika ka rënie zhvillimi, se sa në atë që gjithshka varet nga zhvillimi ekonomik! Dhe ky zhvillim ekonomik është sot shumë i varur nga vendet aziatike, kryesisht Kinës. Kaq gjë Trump e di dhe e di mirë! Ashtu siç e di çdo kush, se vetëm ndonjë magji mund ti japi sot forcë të paimagjinueshme rolit të individit në shoqëri. Këtë arrin ta bëjë vetëm Hollivudi! Dhe Hollivudi këtë e bën për të na dhënë kënaqsi shpirtërore, ashtu siç edhe Iliada e Homerit përmbush vetëm rolin e kënaqsisë së njeriut gjatë leximit. E biles, (meqë e përmendëm këtë vepër klasike), kjo kënaqsi tek Iliada është se personazhet e saj, sado kundërshtarë të njëri-tjetrit, na jepen nga Homeri po njëlloj të fuqishëm, po njëlloj të madhërishëm, (çfarë kërkon dhe Trump), po njëlloj humanë. Si të jenë të bashkuar, po si tek deviza e demokrates Klinton! Pra vimë në përfundimin, se këto dy deviza janë gati të njëllojta! Të dy kandidatët janë në fund të fundit njëlloj! Ndryshon vetëm retorika e jashtme. Forcat pas tyre padiskutim që janë të bashkuara (metaforikisht) pas shtyllës monumentale në Uashington, që simbolizon shtyllën e ligjeve në Egjyptin e lashtë. E megjithatë zgjedhjet në Amerikë kanë në vetvete famozitetin e vet. Ato janë si insulina për të sëmurin me sëmundjen e sheqerit. Dhe ç’koinçidencë! Kjo sëmundje ka gjetur përhapje dekadat e fundit në Amerikë. Por sëmundja e vërtetë në Amerikë –mendoj– nuk është ajo e sheqerit, por sëmundja e të dukurit madhështor! Të themi më mirë, sëmundja e të dukurit qesharak! Dhe kam frikë, se falë medias dhe internetin që e kanë zvogëluar globin, mos kjo sëmundje po përhapet gjithandej!?.

1.3.2016 

49 Komente

Ist doch scheissegal !!!

cfare ke pire sot  o markssmiley?

 

Ke bere mire qe e ke ngaterruar Erjonin ne nje artikull me Trump sepse ka filluar ta imitoje qe tani.... Nja 50 here i tha Sazan Gurit ne Opinion qe "u djersite o burre i dheut" sa here qe ky i fliste me gjuhen e ambjentalistit. Me kete punen e te djersitmes e nxorri Rubion nga gara mjeshtri.

mos, per at zot mos

 

Trump evokon motin e lavdishem ne amerike kur cdo njeri qe kerkonte Pune mjafton te dilte nga dera e shtepise .ato kohera nuk sillen dot me ashtu si ne shqipot nuk mundemi te ringjallim epoken e skenderbeut.teknologjia ka decimuar fuqine punetore te nevojshme per manifakturim ,ne saje te teknologjise shperndarja e dijes po behet gjithnje e shpejte e kombet e tjera po rriten me shpejtesi .ndersa teknologjia ndryshon shpejt mentaliteti I njerezve ndryshon ngadale .nje pjese te bardheve u ka ngel sahati ne vitet 50te kur megjithese pa shkolle mund te gjenin nje pune te mire ,apo megjithese te varfer ndiheshin te privilegjuar ndaj zezakeve apo minoriteteve te tjera .Trump po ua shfrytezon dobesine per vota por rrota e historise nuk kthehet prapa .

teknologjia sa pune mbyll po aq hap, po thuaj qe ato pune qe i bente per bukuri amerikani me sigurime e ligjshmeri, shkuat ju refugjatet dhe ia moret sepse i beni pa sigurime, pa ligjshmeri, dhe vetem per dy leke e nje te ndukur bytheve. Tani ato quhen pune refugjatesh dhe as me sigurime nuk i bejne me amerikanet dhe me e keqja as femijet e refugjateve nuk i bejne se sduan te tregojne qe jane refugjate. lol. trump do fitoje sepse "america great again" do te thote "amerika para se te vinte ky soj refugjatesh bythendukur"

kuvendon shkaba nga vendi ku sigurimet paguhen nje me nje .smiley

Trumpi do fitoje. Pasi ta fitoje garen brenda tij do i versulet Hillaryt qe do te ishte ne burg per ato emailet qe ka nxjerr. Hillary eshte komplet boshe dhe patetike, nuk ja mbush dot mendjen njeriut, sic mund te shikohen dhe nga entuziazmi i vaket ne votimet e demokrateve. Trump do kete probleme nqs partia i del kundra, ne te kundert do ece i sigurte drejt presidences. Amerika do nje njeri te forte dhe te vendosur ne krye.

Emisioni i ketij i mbushur plote me idiotesira. Duke filluar qe me ate fiascon Drumpf, me demek se Trumpi na paska nderruar mbiemrin. Te gjithe emigrantet gjermane ne Amerike i kane anglizuar mbiemrat, edhe gjyshit i Trumpit ska bere ndonje cudi. Po duan ta nxjerrin qe eshte gjerman qe pastaj ti thone me kollaj Hitler... 

Sonik je komplet idiot dhe nuk merr vesh fare fare fare nga politika. 

Vetem ate kuptove ti nga emisioni? Dakort. Nuk cuditem me qe Drumpf po ka aq shume sukses ne keto zgjedhje.

Partia e tij i ka hyre paniku .i pari i tyre doli e u distancua menjehere nga KKK.

kur u be bythziu press e pse mos te behet Trump???

Ceshtja KKK ishte nje sajese e medias komplet, me demek ta nxirrnin Trumpin racist qe te fitonte Rubio ne super tuesday. Por sic u pa, rubio as ne vend te dyte nuk shkon dot. Vetem nga keto qe ben mediat e kupton qe Trumpi nuk eshte pjese e establishmentit, nje arsye me shume per ta votuar. Urdhero Trumpit ne lidhjen me endorsment-in e Duke (dite para se te niste mediat sulmet), si dhe me pas. Biles shiko cka thene qe ne 2000-shin. Trump racisti... Ja dhe Hillary duke u puthur me liderin e KKK Robert Byrd. Hillary duke lavderuar Byrd-in. Bill Clinton po ashtu ka marr endorsment nga ai. Por me keto nuk merret media.

Trumpi ka te gjithe mediat kundert dhe prap njerezit po e votojne. Cdo gje qe thote Trumpi mediat dhe rivalet do ja transformojne dhe do e nxjerrin jasht kontekstit.

Si nuk te vjen cik turp te flasesh ashtu per nji njeri? E njeh ti personalisht Obamen qe e ofendon nga ngjyra e lekures? Ti nuk je as sa gjysma e leshve tek koqet e tij ore zagar...

ik shko qihu.smiley

prit, se tani u kthjellova, ku e pe ti qe e ofendova? zezaket te zez e kane bythen, nese nuk e di mesoje.

I shajte njerezit me ngjyre dhe cifutet. Akoma se kupton Zeqo? Te fusin ne burg keta fashistet e korrekteses politike.

ishalla s'fiton psikopati diktator. do na mbushet kanadaja me emigrante amerikane smiley

Po ate hall qan ti...po Amerika drejt asaj rruge eshte, duke u bere nje big Costa Rica....latinizimi i amerikes veriore.

Trumpi si tregtar qe eshte po u thote klientave (robve) ato qe kane qef te degjojne. Tashi po hypi ne kale mo mire mos t'i boj ato qe thote, se ... ashtu osht nje muhabet dmth do ta lej jetim toupen. Psh ky o osht safi manall o lu rolin kur thote qe po humin pare me tregti me Kinen. Si po hum pare duke ble lire? Po mire bleji shtrenjt a boji vete, te shofim iher kur te te shkoj i pal brek 20$. 

June 1927 New York Times account of aftermath of Memorial Day anti-Catholic riot by KKK has emerged

It lists seven men arrested during 'free-for-all battle' in Jamaica, Queens and includes 'Fred Trump' who was later 'discharged'

While a candidate can’t be held responsible for the actions of his father twenty years before he himself was born, the KKK issue is particularly tricky with Donald Trump due to the anti-immigrant, anti-Mexican, anti-Muslim nature of his campaign which has been taken to such an extreme that at one nearly all-white rally in Alabama, attendees were captured on video yelling “White power”

The news is that Trump got the endorsement of former Ku Klux Klan leader David Duke, and that he won’t renounce it. What’s forgotten is that his father, Fred Trump, the formative influence in his life, his mentor and benefactor, was arrested at age 21 during a KKK  brawl with New York police. The roots of the younger Trump's racism run very deep. 

Do fitoje ai qe duan çifutet.

Trump-i aty rrotull eshte duke bere krushqi me cifutet. Keta te fundit shquhen per ta marre kalane nga brenda.

Nuk cuditem qe shteti Shqiptar eshte ashtu sic eshte. Vete ne Shqiptaret e tregojme nivelin tone, sa te ulet qe jemi. O te keqen per mendjet e tuaja... 

Komenti tend eshte me pa nivel nga imi, sepse nga nje koment individual pergjitheson nje popull te tere. Ndersa komenti im s'eshte veçse nje observim i thjeshte qe e ka tregu koha qe eshte i drejte.

pa fol pastaj qe vetem me pseudonimin qe ke vene ti tregon nivelin tend te ulet. Pa shkuar me larg.

do te fitojne ai qe duan pederastet.

(dmth ne kontestin e ketushem ai qe duan petroninsja, zhardenistja, Roland B-ja, Olsi B-ja e shume te tjere, yyy sa shume!)

 

Asaj nuk i dihet. Mund te fitoj dhe G.O.P-i.

i gzofsh, i gzofsh por mos i lsho si kakerdhi se aq jan te shkretat

Vote for Hillay!
I already have made up my mind.
Albanians must vote for Hillary.

Trump is coming. Hapni rrugen ! smiley watch the debate tonite. 

Sa me shume e sulmon kryesia e Partise aq me shume i rritet popullariteti Trump-it.
Kryesia e partise ka humbur komplet lidhjet me realitetin ne terren.
Ke Romney te besojme,kete te sotmin apo ate te 2016?
https://www.youtube.com/watch?v=LNSrUH5kQvQ

Mitt Romney sapo i zbrazi nji karikator Kallashnikovi Trumpit, mu ne brime te Melanies. Fucking Mitt Romney of all people. Ky te pakten dote me ia fut vetem 47% te amerikonve...

... proving to the world, you don't have to be poor to be white trash ...

Republikanet e pergjegjshem jane te alarmuar se Trumpi po ringjall ca demone te cilet amerikes iu desh nje lufte e madhe ti mposhte ne vitet 60.

Ju pata thone djema dhe vajza, qe ne finale do jene keta te dy. 

Edhe mu Pjero, me ra goja duke iu thone qe uji eshte i laget, po me cin e ke ... mazallah se te beso njeri.

 te thuash qe uji eshte i lengshem, sot, pasi ke lexuar librin eshte kollaj. merita eshte e autorit

z.Trump siguroi elektoratin mbrëmanet se ai eshte nje burre i Madh.

Sa me shume e sulmojne Trump aq me shume vota merr ai.

Dje debati ishte nje sulm i koordinuar kunder Trump dhe Fox News perdori video kunder tij,gje qe nuk e beri me kandidatet e tjere.

Rezultati?80% e kohes Trump duke folur,ne ofensive apo ne difensive ska rendesi.

70% e anketuesve sot thone qe Trump e fitoi debatin.

Kryesia e republikaneve duhet te mbeshtete Kasich,por sic duket ai nuk eshte aq servil sa Marco Rubio.

Kasich eshte i vetmi me kembe ne toke dhe qe mund ta munde Trump-in.

Kryesia e Republikaneve ka humbur kontaktin me realitetin,prandaj Trump po fiton dhe do te fitoje ne te ardhmen,sepse kryesia mbeshtet idiote si Cruz dhe Rubio.

Do votoja me qejf per Kasich por te can menderen me balancat e buxhetit ne Ohio, si ka dale ne foto me Reganin...... dhe me poezi te tjera. Plus prejardhja sllave eshte minus per mua. Sot qe Wall St i ka deklaruar lufte Trumpit nuk shof nej arsye pse mos votohet Trumpi. Duket is idiot kalibri por jo me shume se palacot e tjere qe kane mbetur ne skene.

Yep! 

Moza, me duket se ty te eshte perforcuar pelqimi per Trump mbas komentit qe beri per madhesine e duarve smiley

Ju mori lumi misisipit po fitoi trumpeta.

thirrini mendjes- votoni Klinton !!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).