Kryeministri Isa Mustafa konfirmoi se vëllai i tij, për shkaqe shëndetësore, iu bashkua valës së emigrantëve kosovarë drejt perëndimit, vitin e kaluar.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka konfirmuar te dielën se vëllai i tij ka kërkuar azil në Gjermani vitin e kaluar.

Vëllai i Mustafës ka kërkuar azil për shkak të arsyeve shëndetësore shkroi kryeministri në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke pranuar që shkrimet që ishin publikuar së pari nga një portal janë të vërteta.

Reagimi i Mustafës erdhi në ditën kur portali kosovar Insajderi botoi një artikull në të cilin thoshte se Ragip Mustafa, vëllai i kryeministrit, kishte kërkuar azil në Gjermani dhe Francë, kërkesë e cila ishte refuzuar nga të dy shtetet.

"Është e vërtetë," shkroi ai në mbrëmjen e së dieles. “Unë isha njoftuar më pas nga familja e vëllait tim se ai ka kërkuar leje-qëndrim jashtë vendit për t’u trajtuar nga një sëmundje e vështirë për të cilën nuk ka gjetur shërim në Kosovë”, tha kryeministri.

Rreth 100 mijë njerëz kanë ikur nga Kosovë në fund të vitit 2014 dhe fillim të 2015 me qëllimin që të marrin azil në shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Në 2013 për azilin në Evropën Perëndimore kishin aplikuar 20,000 kosovarë.

Në 2014 numri u rrit në 40,000 dhe në 2015, familja e kryeministrit ka bërë këtë udhëtim së bashku me 72,695 azilkërkues kosovarë. Pasi që Kosova konsiderohet një vend i sigurt, pritet që të gjithë azil kërkuesit të kthehen.

Në komentin e tij në Facebook, Mustafa ka treguar se vëllai i tij ka kaluar disa procedura mjekësore dhe vazhdon të jetë një gjendje kritike. Ai gjithashtu ka thënë se nuk ishte vetëm vëllai i tij por edhe familjarë të tjerë kishin kërkuar azil jashtë vendit.

“Në valën e migrimeve, dua të jem i hapur me ju se , kanë shkuar edhe mesa e nipa të mi dhe janë kthyer. Kjo flet se edhe familjarët e mi ndajnë fatin me qytetarët e tjerë, hallexhi, të Kosovës. Prandaj si Kryeministër po angazhohem që të gjejmë zgjidhje, të liberalizojmë vizat, të tërheqim investime për të krijuar vende të punës, të përmirësojmë sistemin shëndetësor dhe që sa më pak qytetarë tanë të kenë nevojë të kërkojnë shërim në forma të tilla jashtë vendit,“ shkroi kryeministri.

Ai shtoi se ai është në dijeni të kushteve të vështira që janë kosovarët por ai do të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, duke theksuar së është përgjegjësia e tij „për të gjetur zgjidhje për qytetarët e mi.“

Pas publikimit të shkrimit, autori i artikullit Vehbi Kajtazi thotë se ka marrë një telefonatë nga ana e kryeministrit në të cilën ai e kishte kërcënuar gazetarin për artikullin e shkruar.

„Ti a nuk pate me çka me u marrë a veç me vëllain  tem a? Vëllau jem nuk osht në dorën teme, por në dorën e sëmundjes. Ka kancer në fyt more qen bir qeni. Ki me pagu shtrenjtë këtë”, ka thënë gazetari Kajtazi.

Ai tha se posedon prova se telefonatat kërcënuese kanë ardhur nga numri i telefonit të kryeministrit Mustafa.

Ndaj këtij kërcënuimi të raportuar ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK-ja e ka konsideruar këtë rast si skandaloz e sidomos nga fakti se ky kërcenim vjen nga një autoritet i lartë i cili sipas tyre do të duhej të ishte “garant i lirisë së shprehjes dhe ushtrimit të lirë të profesionit të gazetarisë”.

“Kjo situatë shpërfaq gjendjen e rëndë dhe kushtet e pafavorshme për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë në Kosovë. Ndërkaq, kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve në rritje kërkon vëmendje të posaçme nga organet e rendit për gazetarët”, ka shkruar AGK-ja në reagimin e tyre.

AGK-ja ka kërkuar nga kryeministri që të kërkojë falje publike dhe ta sqarojë pozicionin e tij lidhur me këtë çështje, gjersa ka thënë se do të njoftoj për veprimet e mëtutjeshme në lidhje më këtë rast.

Ndërsa një ditë më vonë, kryeministri ka mohuar ta ketë kërcënuar gazetarin.

“Ajo që kam pasur për të thënë në këtë situatë, është ajo që kam dhënë në Facebook dje, aty i kam dhënë qëndrimet, dhe asnjë rast tjetër nuk e kam shfrytëzuar as të kërcënoj, as të fyej dikë. I vetmi qëndrim i imi, i cili është dhënë, dhe i vetmi prononcim i imi dhe komunikim, është ai përmes Facebook-ut dhe ai mbetet qëndrim. Mendoj se ka qenë qëndrim i drejtë”, tha kryeministri në një intervistë për radion Evropa e Lirë.

Kallxo.com

18 Komente

Vëllau jem nuk osht në dorën teme, por në dorën e sëmundjes.

Ky sikur ka dash me i thone: se po te mos ishte semundje por diçka qe mund ta kisha une ne dore, vellau im tani ishte bo milioner ! smiley

Ne fakt ky lajm i ben nder kryeministrit te Kosoves, e nxjerr te paster. Vellai i kryeministrit te Shqiperise eshte kthyer ne Atdhe kur morri postin i vellai, ku eshte bere edhe mjaft i sukseshem.

Ne fakt, ky nuk perben ndonje lajm ne vetevete. Nuk mund te mbaje pergjegjesi KM per te vellain se kerkon azil. Vellai mund ta beje kete per shume arsye. 

Ka raste te tilla plot, sic eshte rasti i velllait te Clinton (ish-president) apo vajza e Castros qe emigroi ne Miami ilegalisht. 

BBC nuk duhet ta kishte ngritur ne lajm kete. 

Vetem se nuk ka shkuar ne Gjermani per tu mjekuar apo edhe si emigrant, por ka aplikuar per azil. Nuk e kane akuzuar kryeminstrin per ndonje gje anglezet, mbase e kane tallur pak? Por e verteta eshte qe ky eshte nje lajm domethenes.

Ndoshta nuk i ka burimet financiare te shkoje per t'u sheruar. Duke shkuar si emigrant apo kerkuar azil, mund te perfitoje nga sherbimi falas. Mos te rente e keqja ne dere, kur nuk ke mundesi ta perballosh.

Po marr si te vertete semundjen, qe vete KM i K ka thene se ka bere operacion ne Shqiperi dhe mbas asaj nuk ka me mundesi kurimi ne Al apo K. 

Besoj e di qe per kurat e kancerit neper spilate nuk ka medikamente dhe njerezve i duhet t'i gjejne vete. 

 

 

Vëllau jem nuk osht në dorën teme, por në dorën e sëmundjes. Ka kancer në fyt more qen bir qeni. Ki me pagu shtrenjtë këtë

Gaia, akoma nuk e ke kuptuar se ku qendron lajmi?

Lajmi eshte qe ky Mustafa ka kercenuar gazetarin dhe jo se shkoi vellai i tij per azil ne Gjermani.

Por shqiptart jane enjtur aq shume nga gjuha e urrejtjes e politikes dhe e mediave shqiptare, saqe nuk u duket ndonje gje e keqe, kur nje kryeminister i thote nje gazetari: "Ki me pagu shtrenjte kete".

Kur ky Mustafa thote qe nuk e ka kercenuar gazetarin, atehere cfare ka patur nder mendje me pagimin shtrenjte: bileten e autobuzit, shishen e koka koles ne kioske? Cfare do te paguhej shtrenjte?

Ne fakt pervec fakt qe Mustafa eshte nje kellire e padiskutueshme, lajmi i azilit te vellait te tij eshte perdorur gjeresisht ne media e huaja dhe partite e djathta. Nder to AfD-ja i bente nje shkrim Merkel, qe " ja ti takohesh me Isen, vellai i tij te vjen ketu per azil etj etj/ 

Kurse ky ndyresira fytyre mr. Burns qe ka kapur peng Kosoven kur eshte para Vucic rri si i mbushur ne poture, por kur flet me shqiptar e leshon llapen e bene si arrogant. 

Si duket ky Mustafa... si nje alien i vogel jugosllav. smiley

Budalliqe shqiptare. 

Turkoshak in qelbur!!!!

Si gjithmone me shume standarte, ne cdo ane te kufirit Shqiptar......

Nuk behen njerez keta jo.....

Pak i ka bere atij gazetarit  qe ne kerkim te skupit nuk lejne rehat as njerzit e semure. Jane kthyer keta gazetaret ne mashtrues dhe gjobvenes qe nuk mbajne asnje pergjegjesi per cfare thone. 

Ky Mustafa shume k@r qe e ka hup kshu gjakftoftsine, po ky gazetari qenka nje boothqeem i ndyre! 

A ka ndonje evidence qe ai hallexhiu ka marre favore nga vellai kryeminister? 

Jo! 

Atehere ky maskarai nuk ka pas pune fare me ate te shkretin. Lajm per gallate ne kurriz te hallexhive.

Ishalla ka ndonje djale ai ne Gjermani te shkoje e t'ja qeeje te shtate nonat ketij plehres gazetar!

Hej po paska kerkuar me te vertete azil. Se tani e lexova shkrimin. Cfare derdimeni!

Po shko ore vrit veten. Ke fytyre edhe kercenon edhe gazetarin.

 

Kryeministri i ketij te timit. Vellai i vete kerkon azil ne Gjermani. Hellooo. Te dhjefsha rolin tat si kryeminister. Te dhjefsha ate fare shteti. Te dhjefsha edhe ty.'

Dhe ka ftyre te kercenoje gazetarin mor... Pupu pu...

Kërcënimi i Gazetarit nga Kryeministri shkakton valë reagimesh

"Emertimet e funksioneve shteterore, politike e ushtarake shkruhen me shkronje te vogel: ministri i ndertimit, deputeti i Kuvendit, komandanti i brigades, anetari i Akademise se Shkencave..."

Drejtshkrimi i gjuhes shqipe, fq. 144, Tirane 1973.

Znj. Haxhijaj do te kete formim arsimor gjerman.

 

Oooo, I ka hik komplet fisi per azil ketij 'ballkanikut te vogel'. Ishin dhe nja kater-pese nipa 

Isa arsyetonte me cinizem valen e eksodit te vitit 2014  si "azilante me i-phone 6s"!!! C'ka u bo tash?

Ketij gazetari hulumtues duhet ngritur permendorja,sepse  kishte zbuluar skandalin korruptiv te Eulexit ,bashke me   tenderin qe Isa u kishte dhene djemve te tij.

C'fare turpi kur te gjitha mediat e huaja raportojne per rastin,ndersa Isa me komoditetin e nje pisi mundohet te perligj veprimet e paligjshme.

p.s.

A ju kujtohet "Lord of th Rings" ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).