Përdoimi i Herceptinës i kombinuar me një medikament tjetër përpara operacionit i tkurr, madje mund edhe t'i tresë plotësisht tumoret në gra që vuajnë nga një formë agresive e kancerit të gjirit, në më pak se dy javë tregon një studim i prezantuar këtë javë në sesionin e dhjetë të Konferencës europiane mbi kancerin e gjirit që mbahet në Amesterdam. Nëse rezultatet replikohen do të bëjë që më pak gra të kenë nevojë për kimioterapi.

Rezultatet janë nga një kërkim i financuar nga "Cancer Research UK" dhe tregojnë sesi 25% e pacienteve të trajtuara me një kombinim të trastuzumab (emri gjenerik i Herceptinës) dhe lapatinib panë sesi tumoret e tyre u tkurrën shumë, madje në disa raste u zhdukën. Profesori Nigel Bundred, nga Universiteti i Manchester-it tha se kërkimi ka rëndësi pasi "na lejon të identifikojmë një grup pacientesh të cilat në vetëm 11 ditë trajtim arritën të zhdukin tumoret duke përdorur vetëm trajtimin hormonal anti-HER2, e të cilat më tej mund të mos kenë nevojë të trajtohen me kimioterapi."

Samia al Qadhi, shefe ekzekutive e "Breast Cancer Care" në Mbretërinë e Bashkuar, tha "Është befasuese sesi kombinimi i këtyre dy medikamenteve ka potencialin të zvogëlojë kancerin e gjirit të tipit pozitiv për hormonin HER2 (lloji më agresiv) në vetëm 11 ditë.". Për disa paciente kombinimi funksionin shkëlqyeshëm, ndërsa tek disa të tjera jo, por koha e shkurtër e trajtimit ndihmon shumë pasi u jep kohë të bollshme mjekëve për të provuar forma të tjera trajtimi. Shmangia e kimioterapisë dhe efektet e forta anësore të këtij trajtimi do të ishin lajm shumë i mirë për shumë paciente.

Foto Rui Viera/AP

 

9 Komente

Sa shpejt e perkthyt, sot mengjez e lexova ne BBC  , po ky lajm nuk hyn ne pune nuk vlen per shqiptaret se aty nuk ka gjase te aplikohet pershkak te sitemit te dobet te shendetsise dhe keshtu qe ky lajm eshte thejshte lajm per lajm  ,   asnje shpres apo lidhje me realitetin shqiptar. Ku eshte ai Shkaba ? 

Ky eshte lajm per 8 Marsin. 

Ndonje lajm per politiken, ke? Jeta e robve nuk ka shume rendesi ne peshk.

Kete lajm e kishin edhe disa gazeta kendej. 

Faleminderit per informimin. Dhe cfare pastaj, cfare i shton kjo lajmit apo debatit?

Kjo gje i shton lajmit informacionin, dhe anasjelltas, informacionit i shton lajmin  smiley

Lajm shpresedhenes. 

Sa me shpejt te behet e disponueshme ne mase te gjere! Kanceri i gjirit sipas statistikave ketu eshte shkaku i dyte i vdekjeve te grate. 1 ne 9 do diagnostikohen me te gjate jetes dhe 1 ne 30 do vdesin prej tij. Une kam humbur nje shoqe prej tij, sa me pare u shfaroste!!

1 ne 30 do vdesin prej tij.

prognoze shume optimiste. une do thoja cdo e 3-ta femer qe mer Kontrazeptiva.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).