Markoja, atëhere (2007) rreth 17 vjeç, u njoh gjatë pushimeve të pranverës në Antalya të Turqisë me një vajzë angleze 13 vjeçare, dhe ... ia hypi i eksituar. Se si ndodhi sak-saktë kjo dashuriçkë, kjo as sot nuk është marrë vesh, (familja e vajzës pretendon se Marko e ka ngucur kundër dëshirës së saj për seks, pra e ka përdhunuar, ndërsa Marko thotë se ajo e tërhoqi vetë, pasi u hoq sikur ishte 15 vjeçe), por të paktën faktin e kryer e morri vesh familja e vajzës, e cila edhe bëri një denoncim në policinë e qytetit. Kjo e fundit nisi menjëherë hetimet dhe e arrestoi Markon.

Po aq menjëherë u përhap lajmi edhe në Gjermani. Mediat buçitën, politikanët gjermanë u vunë në lëvizje dhe studiot televizive nuk kishin temë tjetër për muaj me radhë, përveç temës së adoleshentit Marko në qelitë jashtë standartit të Turqisë. Kjo lëvizje gati kombëtare në Gjermani, të kuptohemi: lëvizje mediale, nuk ishte parë në shtypin gjerman as për të burgosurit gjermanë mbas luftës së dytë botërore në gulaget sovjetike, as për ngritjen e murit të Berlinit në 1961, as për revoltat studentore të 1968-ës, dhe as për protestat masive gjatë 1982-it mbi vendosjen e raketave bërthamore amerikane në Gjermani. Për ditë e për natë lexuesi dhe shikuesi gjerman përcillej nga gazetat dhe media televizive mbi gjëndjen e rënduar të Markos në qelitë turke dhe për pafajsinë e tij fëminore. Të kish dalë gjatë këtyre muajve një njeri dhe të deklaronte, se koqet e Markos janë Zoti dhe Perëndia, jam i sigurtë se e gjithë media do ta mbështeste këtë nismë.

Për dreq, apo për fat, (nuk e di se unë nuk jam besimtar në Zot, të paktën atë biblik apo kuranik, por kështu si vijnë punët bëhem me zor besimtar dhe them: O Zot, nuk të besoj, por kam respekt për Ty), këtë kohë Turqia po përmisonte sistemin e saj juridik, duke ia përshtatur atij europian, ndaj dhe avokati i familjes së vajzës argumentonte në intervistat e tij, se Marko meritonte në bazë të proçedurës penale turke qëndrimin në qeli deri në gjykimin e tij. Mirpo ka ligj, thotë një llaf i urtë i joni, ka dhe Maliq! Ndaj Maliqët gjermanë hynë në bisedime të ethshme me Maliqët turq, shumë nga këto bisedime u shpalosën për shou edhe në studiot televizive, ku u luajtën hapja dhe mbyllja e syut si tek kurvat në filmat e Hollivudit, dhe së fundi Marko ... uuu liiiruuaaa... Pra, nga njëra anë Gjermania bënte thirrje për përmisimin e sistemit juridik në Turqi, gjë që turqit e tregonin mësë miri në arrestimin dhe hetimin e Markos, nga ana tjetër Gjermania nuk linte gur pa lëvizur ta shkelte këtë sistem juridik, të ngritur me aq sakrifica në një vend treçerek-oriental.

Natyrisht, nuk është për tu çuditur, suedezët e thonë: gjermanët janë skandinavët e korruptuar, ndaj dhe unë nuk do ndalem tek dashuria e gjermanve për koqet e Markos, as tek analogjia e tyre me sistemin e vjetër orioental të drejtësisë! Por po afrohem në kohën tonë, kur shohim se si politika gjermane dështoi pjesërisht në Ukrahinë; vajtja me vrap atje e ministrit të jashtëm gjerman dhe atij francez, pas rënies së Jakunoviçit, dhe rrjedhimet e mëtejshme në Krime dhe Ukrahinën lindore, treguan se politika gjermano-perëndimore nuk ishte aq e pjekur, por e nxituar. Po ashtu, politika perëndimore në Siri pësoi fiasko! Dhe së fundi, ftimi i emigrantëve nga kancelarja gjermane Merkel, (si pagesë –e përjetshme– që Gjermania bën për gabimet e saj), një ftesë e pandershme e saj, sa për të shplarë gojën, siç edhe po e tregojnë ngjarjet dhe rrjedhimet llogjike të pamundësisë së sistemimit të qindra-mijra emigrantëve në një kohë të shkurtër, (por megjithë këto dështime të panumërta të politikës gjermane, kjo vazhdon ta mbajë kokën lart si e fortë dhe e sinqertë), derisa një ditë të gjithë ne –sëbashku me emigrantët e panumërt– të ndodhemi në një gjendje gati lufte.

E gjithë kjo situatë jo normale mua më kujton luftën e përjetshme të Trojës, ku Akili na prezantohet më së shumti si një soldner, njëlloj si islamikët e sotëm, (ndonëse këta janë tjetër brum nga ai i ushtarve të A-killit), kështu duke u vrarë për zotërit e tyre perëndimorë, Agamemnonët e rinj, dhe në fund, si shpërblim i jepet diçka të birit të tij eponim, Neoptolemit, duke i dhënë për plaçkë Andromakën, të venë e Hektorit, sot kjo plaçkë janë disa konçesione që kanakari i Rusisë, Basar al-Assadi, do u japë opozitës së re siriane, pra Neoptolemit, legjendat e mëtejshme të të cilit turbullohen në rrjedhat e kohës, ashtu siç po turbullohen sot idetë e perëndimit me gjithë opozitën e sotme siriane.

Natyrisht që mua nuk më rref shumë se si do shkojë problemi sirian, ashtu siç nuk i rref shumë edhe një siriani fati i Europës. Por e di, se në këtë botë të zvogluar, ndikimi është më i shpejtë dhe më i dukshëm nga çdo efekt që ndodh diku. Ndaj çdo kush njeri në botë –do apo nuk do– uron dhe dëshiron një paqe edhe larg brigjeve të tij. Mirpo kjo paqe ka mbetur tani midis Agamemnonëve të rinj dhe Neoptolemenve të rinj, përfshi aty Amerikën dhe Rusinë, gjithashtu ka mbetur midis “koqeve të Markos” dhe sistemit juridik, pra lekëve që Maliqi gjermano-europian duhet ti paguajnë Maliqit turk dhe ndalimit të këtij matrapazllëku, që sistemi ynë europian nuk e lejon. (Sa për dijeni, sot në parlamentin europian u denoncua ky matrapazllëk; dhe nesër nëpër gazeta do keni më shumë material.) Pra, si do zgjidhet ky problem? Emigrantët nuk kanë të shuar! Ata vazhdojnë dhe ka mundësi të paralizojnë jetën në shumë vende europiane!

A nuk do të ishte më mirë që Europa të kthente sytë nga antikiteti!? E të merrte ato ligje më të sinqerta, më të qarta e më dobiprurëse!? Po, kjo do të ishte metoda më e mirë. Ajo nuk duhet të kopjojë 100% tezat e Platonit, mbi diktaturën! Jo! Por ajo ka nevojë që në këto situata jo-normale të vendosë pjesërisht një gjëndje të jasht-zakonshme, (kjo i përgjigjet termit “diktaturë” në antikitet), por mos u friksoni, kjo nuk do të thotë që të shpalli gjëndjen e jashtzakonshme kudo, as gjëndjen e luftës në Europë, por duhet ta marri vetë situatën në dorë dhe të ndali eksodin masiv të sotëm në kufinjtë e Europës jugore dhe asaj lindore. Në të kundërt, ajo do të bëjë vetëm matrapazllëqe të përjetshme me vende të ndryshme në kufinj të saj! Sot me Turqinë, nesër me Rusinë, pasnesër me vendet e Afrikës veriore, e kështu pa fund! Politkanët europianë, (që vetëm politikanë të dështuar mund ti quash, apo e shumta: matrapazë çerek të sukseshëm), duhet të marrin masa të jashtzakonshme në mbrojtje të kufinjve të Europës, dhe po ashtu një kthim masiv të emigrantëve! Në të kundërt do të luajnë sa për sy e faqe rolin e humanitarit. 

17 Komente

Ah, paska dale me keq se pozicion jashte loje! Qenka mbrapa portes me prit topat ne pushim te ndeshjes!

Nga ter artikujt qe ky Karl Marksi ka sjelle ketu, ky mund te quhet artikulli me i mire, nje analize pa ekuivoke, do ta quaja. Ajo qe me çuditi ishte emri i ketij turku, Marko. Mesa dime, Marko nuk ka ne Turqi, noi Ibrahim apo Hasan po, ka sa te duash. Veç ne qofte nga komuniteti i krishtere turk, ose noi shqiptar. 

Mos, na ke zhgenjy me kete opinionin e ulet qe na solle per maliqet gjermane. Populli shqiptar ne pergjithesi, dhe peshkist ne vecanti, kalojne orgazem kur permendin Gjermanine. Ketu po ke thene "gjermane" per nje gje, ke thene komplimentin me sublim dhe superlativ. Sepse nje gje "gjermane" per popullin mesatar shqipovit mund te jete vetem ajo e bukura, e drejta e duhura. Makinen e duam patjeter gjermane, po edhe cdo gje tjeter, perfshire edhe sallamin, po e gjeten "gjerman" e duan ne cdo rast shqipot. 

Prandaj dhe shkrimi yt i nderuar udheheqes i komunizmit, pati popullaritetin e fjalimeve te Blushit keto dite, qe kur flet Rama i heq spinen televizioneve. Sepse perben nje opinion politikisht jokorrekt. Nuk mund t'ia heqesh shqipove erotizmin per Gjermanine, sido te vije puna. 

GoldMano, me thon te drejten, Merkeli e 10-u me pranimin e 900 mij emigranteve (shumica siriane), jo per gjo por iu hapi oreksin te tjereve qe jane mbledhur ne brigjet e Turqise, qe duan me domosdo te hidhen per Europe. Dhe me e çuditeshmja eshte se dyqanet jane mbushur plot me veshje deti (shpetimi), dhe ekziston nje fryme/psikoze vetem per te ikur ne Europe, gje qe me perpara nuk e kishin. 

Gjermania eshte shume vend i bukur, po gjermanet jane pak rr.k. ne pergjithesi, po ndoshta mund te kene qelluar vetem ata qe kam njohur une. Keta shker**ta gjermane (bashke me ca bq hollandeze) na cane tr*pin per 1000 shqiptare qe mund te shkonin per azil politik ne vit, dhe te gjithe tollovine e benin se nuk donin ta lodhnin bythen qe te ndryshonin nje ligj v.k. qe kane dhe ta klasifikonin Shqiperine vend i sigurt origjine. Dhe nuk linin rast pa e permendur, cdo politikan i nivelit "zh" qe vinte ketu, perfshi edhe ata ambasadore rrumpalle qe i sjellin ketu.

Dhe tani s'po dijne ku ta cojne b*then me refugjatet qe po ia sjell miku i Putinit te oborri i shtepise!! BE-ja ne pergjithesi, dhe secili nga keto shtetet fodulle te veriut ne vecanti, i respektoj me pak se nje bordello. Te pakten nga bordello del i lumtur robi.

1.Marko eshte gjerman. 2. Zhgenjy apo mos-zhgenjy, sot serish ne parlamentin europian u kritikua matrapazlleku gjermano-turk, nje lloj marrveshje kjo qe vetem sa e llustron pak problemin e fluksit stermasiv te emigranteve, por nuk e ndalon. 

(Cudi, ky artikull eshte ne faqen kryesore te peshkut, apo tek aneksi "te rejat"?)

Karl Marks, po pse nuk e sqaron qysh ne fillim te artikullit seç nacionalitet ka Markoja, se gjate leximit, nga lexuesit ngrihen shum pyetje, si psh, se; ç'duan gjermanet me nje histori ndermjet turkut dhe anglezes. Ti e sqaron pas pilafit se Markoja qenka gjerman.  ç'te kushton qe qysh ne fillim te shkrimit te thoshe, se; Marko, nje gjerman 17 vjeç etj etj . 

Artikulli ka nje te mete te madhe, e shpjegon situaten vetem nga kendveshtrimi i Shteteve. Harron mbistrukturat (BE-ne, NATO-n, etj), nenstrukturat (Rajonet, etj.), si edhe strukturat paralele, si shumekombeshet e biznesit, te gjitha realitete qe ndikojne ne rrjedhen e ngjarjeve po aq, ose shume me teper sesa vete Shtetet.

Gjithashtu tema 'morale', e percjelle permes atij Markut eshte krejt naive dhe jashte kontekstit. Une jetoj ne Itali dhe nuk besoj se ka ndonje ndjenje inferioriteti 'moral' nga ana e italjaneve ndaj gjermaneve (apo kujtdo populli tjeter). A, po, konsiderohen si me te disiplinuar e me sistematike, por jo detyrimisht si modele... . 

Edhe mbyllja 'historiko-filozofike' nuk me gjen dakord. Europa, sipas meje, duhet te kaloje ne sulm, jo te izolohet. Te marre ne dore fatet e rajoneve perreth, qe jane ku e ku me te dobta dhe per rrjedhoje e kercenojne vazhdimisht me kriza, duke filluar nga Lindja e Mesme. 

Po ketu problemi eshte ai i ketyre 70 viteve te fundit, nje medyshje e madhe. 

Armatosja e Gjermanise... .

Se pa ushtri Europa nuk mund te perballet as me Putinin as me Pekinin; por ushtria e Europes nuk mund te ndertohet me ushtare franceze, te pajisur me arme nga paret e Gjermanise smiley 

Me tha nje sirian tek puna, qe Turqia ka fituar e perfituar miliarda nga kjo lufte dhe ky emigracion. Natyrisht, i thashe smiley turqit nuk jane aq budallenj si juve. 

Te nderuar admin, habitem se pse kete analize te shkurter e konçize te ketij Karl Marksit, nuk e keni nxjerre taman ne nje nga rubrikat e Peshkut. 

Ku kategori ta fusesh Pjero .

" Koqet e Markos....

Tek Te Zgjedhurat smiley

Koqe te zgjedhura?

smiley" Koqe te zgjedhura "

E pse jo tek "Koqet e Markos"!? Shtetet e medha e te fuqishme te bejne njeren kur esht puna per koqet e ndonje qytetari te shtetit te tyre, sic bene amerikanet aty nga fundi i viteve 70 me ata tre ushtaret amerikane qe u akuzuan per perdhunim (nuk me kujtohet mire nese) ne Tailand apo diku tjeter (eshte bere dhe film). Kur vjen puna tek te tjeret, me te vegjel, u tregojne ligjet! Anglia e la te lire Pinocetin, ndonese kish urdher arresti nga nje gjykates europian! E la te lire me ane te nje dekreti qeveritar, qe na dilka me i larte se ligji juridik! Dhe gjithe jeten keshtu veprojne shtetet e fuqishme! Ndaj dhe une e solla kete artikull me teme politike dhe gjeo-politike, qe te kapet thelbi i problemit. Boll me me serivilizem! Duhet me kurajo, dhe faktet duhen shoqeruar me argumente, qe kjo bote te evoloje me tej. Ne te kundert do kthehemi ne lypes te shteteve te medha e te fuqishme! Une do te vazhdoj te shkruaj mbi kete problem e do sjell edhe fakte te tjera, pa e prishur drejtimin tim te deritanishem, ate mbi libriat letrare dhe te tjere.   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).