Bashkimi Evropian ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit përpjekje për të ndihmuar vendet në periferi të tij të forcojnë vlerat e shtetit ligjor, demokracisë dhe mirëqeverisjes. Gjatë një prezantimi në Qendrën “Woodrow Wilson” në Uashington, ekspertja e BE-së, Alina Mungiu-Pippidi, tha se rastet e pakta të suksesshme në luftën kundër korrupsionit, gabimet e kryera dhe sfidat e shtuara, tregojnë se ka shumë punë për të bërë në vendet e rajonit.

-------------------------------

Bashkimi Evropian ka filluar ta trajtojë fenomenin e korrupsionit vetëm në vitet e fundit me më shumë vëmendje, pasi po kuptohen gjithnjë e më shumë përmasat e dëmit që i shkakton shoqërisë.

Znj. Alina Mungiu-Pippidi, eksperte e mirëqeverisjes për institucionet e Bashkimit Evropian, e radhit korrupsionin si një nga shkaktarët kryesorë të emigracionit: “Një arsye kryesore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre, me përjashtim të një lufte civile, është  korrupsioni. Njerëzit e braktisin shoqërinë, kur ajo nuk është një shoqëri e bazuar mbi meritat.”

Fenomeni i korrupsionit është i gjithëpranishëm, shpesh i shndërruar edhe në normë, në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Znj. Mungiu vë në dukje se besimi i popullsisë tek institucionet publike është tashmë në rënie të vazhdueshme në veçanti në vendet e Mesdheut, madje edhe ndër disa vende anëtare të  BE-së, si Italia, Greqia, apo Spanja. Në vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE, popullsia ka më shumë besim tek institucionet e BE-së, duke qënë e zhgënjyer nga klasa politike e vendit të tyre.

“Supozohet që mënyra e qeverisjes së vendit do të duhet të ndryshojë për arsyen e thjeshtë se je duke iu bashkuar një klubi ku ka disa rregulla.”

Sipas znj. Mungiu ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet nivelit të korrupsionit dhe largimit të popullsisë, në veçanti intelektualëve, drejt emigrimit. Sipas "Transparency International", Shqipëria renditet në fund të listës së vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE, për sa i përket nivelit të lartë të korrupsionit. Dhe vitin e kaluar shqiptarët shënuan një numër rekord kërkesash për azil në vendet e BE-së.  Sa më i lartë indeksi i korrupsionit në një vend, aq më e lartë është edhe përqindja e largimit të trurit, thotë ekspertja:

“Njerëzit që kanë kapacitet novator realisht largohen nga vendi i tyre pasi konkurenca atje nuk është e ndershme.”

Problemi kryesor me të cilin ndeshen ata, është mungesa e përpjekjeve dhe vullnetit të klasës politike për të fuqizuar konkurencën e lirë:

“Njerëzit që drejtojnë janë ata që nxjerrin përfitimin më të madh dhe nuk është realisht në avantazhin e tyre të nxisin progresin e vendit dhe konkurencën.”

Znj. Mungiu rikujton se "Pranvera Arabe" ishte një fenomen që shpërtheu pikërisht në vendet ku shoqëria nuk kishte ndërtuar një sistem të bazuar në merita.

Ajo e konsideron shqetësues faktin që sipas anketimeve të viteve të fundit, në vendet ku ka nivel të lartë korrupsioni, po bie përqindja e njerëzve që shprehen se u është kërkuar rryshfet, pasi tashmë kjo konsiderohet një normë që duhet ta bëjnë të gjithë edhe pa iu kërkuar:

“Politikanët në shumë nga këto vende janë shndërruar në një elitë që i shërben vetëm vetvetes...  Shembulli i kundërt janë p.sh. vendet skandinave, ku politikanët e tyre shkojnë në zyrë me biçikletë ose më këmbë, pa bodigardë dhe të cilët sigurisht që kanë besimin që meritojnë nga populli i tyre.”

Znj. Mungiu përmend një tjetër paralelizëm që shfaqet në statistika: sa më i lartë të jetë indeksi i korrupsionit në një vend të caktuar, aq më shumë prokurime publike shpallen nga qeveria e atij vendi:

“Është përgjithësisht karakteristikë e vendeve të korruptuara që të bëjnë më shumë prokurime publike. Pse? Sepse ka shumë favoritizëm dhe nëpërmjet prokurimeve munden të devijojnë burimet publike drejt klientëve dhe miqve të tyre.”

Përmasat e kontratave publike që jepen në mënyra favorizues, sipas disa vlerësimeve arrin në  68% në vendet e Ballkanit, shumë më e lartë se në vendet e Evropës Perëndimore.

Ajo kritikon punën e institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare për të reformuar legjislacione, të cilat sidoqoftë nuk japin rezultatin e duhur, pasi vetë ligjet nuk kanë ndonjë rëndësi në vendet e rajonit. Profesorja mendon se demokratizimi, e ka shndërruar tashmë korrupsionin në problemin numër një me të cilin përballen shoqëritë. Është kurioz fakti që, sipas të dhënave, sa më shumë përdorues aktivë në Facebook të ketë një vend, aq më mirë veprojnë njerëzit duke ngritur zërin kolektivisht kundër korrupsionit.

“Që një shoqëri të kufizojë korrupsionin, ,krahas një gjyqësori të pavarur, është i nevojshëm edhe fuqizimi i qytetarëve, i njerëzve që i kërkojnë llogari qeverisjes, njerëzve që përdorin kompjuterat për t’u mirëinformuar, nënshkruar peticione dhe duke u angazhuar më tej.”

Znj. Mungiu mendon se asnjë vend nuk ka lindur i pastër, por shpreson se sa më shumë njerëz do ta dëshirojnë këtë gjë, aq më shumë një vend do të bëjë përparim.

25 Komente

Sipas znj. Mungiu ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet nivelit të korrupsionit dhe largimit të popullsisë, në veçanti intelektualëve, drejt emigrimit. Sipas "Transparency International", Shqipëria renditet në fund të listës së vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE, për sa i përket nivelit të lartë të korrupsionit...

 

Njerëzit që kanë kapacitet novator realisht largohen nga vendi i tyre pasi konkurenca atje nuk është e ndershme.”

 

Problemi kryesor me të cilin ndeshen ata, është mungesa e përpjekjeve dhe vullnetit të klasës politike për të fuqizuar konkurencën e lirë:

 

“Njerëzit që drejtojnë janë ata që nxjerrin përfitimin më të madh dhe nuk është realisht në avantazhin e tyre të nxisin progresin e vendit dhe konkurencën.”...

Lol...pz...ncq...ncq...lol...se ne USA lol niveli, pz,  i korrupsionit lol eshte me i madh per 100 000 banore lol. Po keshtu eshte kur ikin deshtaket lol, dhe qendrojne ata, lol, qe nuk i tremben, lol, veshtiresive! Lol...pz...ncq...

Flm znj.Mungiu qe perforcove ate qe thashe une,qe fajin e kane emigrantet per gjendjen e Shqiperise.Lol,si emigrante inferiore qe jeni,kur e them une nuk e besoni,po duhet t'ua thone te huajt.Ncq,ncq

Nuk e di si mund te t'i hedhin poshte gjithe keto fakte qe ke rreshtuar. Por me vjen keq per nje gje, ke harruar linkun e videos.

haaaa, edhe ketu gjithe peshku po mendoka per mua. hahahhaha o zot sa i madh qe ndihem. por me e rendesishme eshte qe idete e mia qenkan ngulitur ne koken e refugjateve. i kane perseritur fjale per fjale te vertetat qe u kam vene ne dukje. ja qe nuk kane shkuar kot komentet. bravo qe me lexoni me aq vemendje. ai ka qene gjithnje qellimi. smiley

Korrupsioni, shkaku kryesor i emigracionit

smiley

Korrupsioni nuk vjen vetem nga klasa e larte e politikaneve por gjen mbeshtetje e zbatohet edhe nga vete populli i thjeshte. Nga njera ane ankohen per te (korrupsionin) po nga ana tjeter e mbeshtesin vete duke futur duart ne xhepa. U eshte bere korrupsioni pjese e mentalitetit te tyre tashme.

Inge, ketu ke te besh me milet hajdut, qe vjedhin cdo gje edhe po mos tu duhet do e vjedhin, po se vjedhin dot do e thyejne, keshtu kane vjedhur dhe ne kohe te partise qe te tridhnin po te te kapnin, keshtu bejne dhe tani. Sipas teje ata qe drejtojne hajdutet cfare jane smiley

E ke gabim. "mbeshtetja" eshte per te mbijetuar ose gjetur oportunitet , fushe veprimi , ne rruge te shtrember , po nese oportuninetetve dhe rrugeve te shtrembura  u mbyllen shtigjet, kjo do t te ndikoje ne edukimin reduktimin e korrupsionit, Krahasimet mund ti gjesh me vendet perendimore , si Gjermani Angli, Suedi Filand Holland ect  

Njeriu ben si gjen- thote nje proverb shqiptare ! Populli edukohet. Ata qe kane ne dore `edukimin` nuk dine te dukojne, dhe nuk duan te edukojne se duan te vjedhin, Ideja eshte qe infektimi i popullit, te paedukuar fillon nga lart posht dhe jo nga posht lart ! 

Nje shtojce . Edukimi vjen nepermjet punes,- Por nese ti nuk krijon pune, biznes te ndershem, dote kesh te papune, dhe biznes te piset ! Vetem diktatura kapitaliste dhe ajo komuniste kriijon edukim tek njerzit , por kjo duhet te dallohet dhe dallimi eshte mardhenia me pronen private dhe ate publike.. 

Atje lart ne olimpin shqiptar parlament pushtet qeveri gjykat, biznes,, rrejdhin ujra te pista dhe poshte pastaj vetem pislik do te ksh 

ja keshtu ne vija te trasha 

 

 

pergjigje me vend. edhe mos duash atje te korruptojne te tjeret. kam bere njesoj dhe vazhdoj bej edhe ketu ku jam njesoj. jam korruptues amator.

sidoqofte artikulli ja fut kot se shkaku nuk eshte korrupsioni. por tjeter gje.

Kam per te shkuar kete behar ne shqp dhe kam per te bere nje permbledhje te.pershtypjeve te mia duke filluar qe nga korrupsioni, rruget, edukata, pastertia, mireqenia, hekurudhat, portet, bujqesia, peshkimi dhe ekologjia. Do mundohem te observoj dhe jeten kulturore, sportive (sidomos ekipet e futbollit me shkollat e talenteve te reja), kursin e kembimit, etj etj...mund te takoj dhe ndonje peshk nqs ka deshire te ndaj opinionet me.mua...

Pjeri i ka prekur shume prej ktyre, ne mos te gjitha temat qe ti permend. 
Ja ta zeme se qellon dhe Pjeri ne vere aty. Do pranoje te takoheshe per te shkembyer ide apo nuk ja fal ofendimet per kusheririn?

Nuk e pi fernetin une Bredho, aq me pak me luleshtrydhe! Ta thashe une nuk kam.asgje per tu fshehur apo per tu shmangur. Kam thene jam vlonjat dhe i qendroj kesaj, nuk jam shtirur per tjeter gje!

Me duket se zj. Alina nuk e ka keq, argumentet e saja dukeshin bindese. Eshte e vertete se ku ka korrupsion, pra ku mbizoterron padrejtesia, njerzit ikin. Kuptohet qe ketu ndikojne edhe faktore te tjere, si varferia, kriminaliteti etj, por te gjitha keto jane e kane lidhje me njera-tjetren. 

o Pjer, po bie viktime e rrenave te shtypit. Nuk ka emigrim masiv nga vendi; jane shqiptare qe ikin nga italia dhe greqia, kjo eshte e verteta. Edhe ato autobuset qe mbusheshin nga fieri e vlora, ishin plot me refugjate greqie dhe njerez qe i kish mashtru PD-ja. 

ç'eshte kjo metamorfoze Bredharako. 

po shkaba ku eshte?

nuk kisha ndermend te lexoja nje lajm te zerit te amerikes, rob qe s'u bie ndonjehere rruga ne shqiperi por prape llapin lart e poshte per ne ketej, dhe as kam ndermend ta lexoj tani, por me mjaftojne komentet qe ta di qe eshte thjesht nje tjeter pacavure refugjatesh hahaha.

nderkohe, emigrantet jane ata qe korruptojne trafikante njerezore per te ikur, korruptojne sistemet e punes ne vendet ku shkojne, sepse punojne ne te zeze, korruptojne dhe sistemin e asistences shoqerore atje, duke genjyer. korruptojne dhe azilet me arsyet e emigrimit. Dmth, ata jane korrupsioni. Sa me shume ikin, aq me shume bie niveli i korrupsionit ketej.

renia e nivelit s'do te thote pastrim. ikin korruptuesit me te pafuqishem, dhe mbeten bosat. ne ketej korruptojme europen per perfitimin tone te vogel, ndersa qeveria juaj atje korrupton europen (ne fakt ka vene vendin ne shitje) per perfitim shume here me te madh (borxhet qe merr dhe me te cilat ju jetoni) qe ja faturon te gjithe shqiptarve, edhe neve ketej. 

e bile depozitat i bejne ne po prap bankat e perendimit. ato qe u japin pare borxh, po atyre ja u sjellin lekun. vetem faturen i lene vendit atje.

si thothe shprehja : mishi iken por kocka mbetet.

na shkatrrove, a kupton? do vdes nga kto budallalliqe qe lexoj dhe do lej macen jetime. Mire per mua s'te vjen keq, po macja nuk te dhimbset? 

Sa me shume ikin, aq me shume bie niveli i korrupsionit ketej.

smiley

Sa me shume ikin aq me pak ngelen ..smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).