Lakrori shpall reformen: “Të largohen oligarkët dhe të inkriminuarit nga partia. Të krijohet e drejta për mocion”

Pikat Kryesore te platformes:

  • Mocionet – Mocionet për qeverisjen qendrore e vendore, që përgatiten e miratohen sipas rastit nga OS, AS, AKS, Kongresi ose me referendum nga anëtarësia e partisë dhe simpatizantët e saj
  • Të korruptuarit – Largimi nga partia dhe nga funksionet përfaqësuese i të inkriminuarve, të korruptuarve dhe oligarkëve. Largimi nga partia dhe nga funksionet për mosrespektim të vendimmarrjes kolegjiale…
  • Mandatet – Si rregull, kufizimi i mandateve drejtuese në jo më shumë se dy (për funksionet e kryetarëve të AS, AKS, PS) dhe ndarja e funksioneve partiake nga ato shtetërore ekzekutive
  • Bashkimi – Përgatitja për fitoren e zgjedhjeve të 2017-s nga e majta e bashkuar demokratike, me integritet dhe aftësi të plota qeverisëse, krejtësisht e çliruar nga kapja prej oligarkëve, korrupsionit dhe paaftësisë 

Ben Blushi, së bashku me mbështetësit e tij që kërkojnë zbatimin e statutit për zgjedhjen e kryetarit, krijojnë një lëvizje të re brenda PS-së, duke legjitimuar kështu një fraksion brenda socialistëve. Lëvizja për Demokraci në Partinë Socialiste është nisma më e re anëtarëve të Asamblesë së PS-së: Rexhep Meidani, Maqo Lakrori, Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Suzana Akrama, Ndre Legisi, Petrit Ago dhe Namik Kopliku. Kësaj lëvizje të re i mungon vetëm emri i deputetes Arta Dade, e cila nuk ka preferuar që të firmosë këtë fraksion të ri brenda radhëve të socialistëve. Kjo platformë është prezantuar në Asamblenë e PS-së nga vetë ish-deputeti Maqo Lakrori. Ndërsa kjo është lëvizja e dytë që Blushi ndërmerr, ku katër vite më parë ndërmori nismën e Mendimit Ndryshe (LMN), që solli shkarkimin e largimin e deputetëve Kastriot Islami apo dhe moskandidimin e Arben Malajt apo të Marko Bellos.

Oligarkët dhe statuti

Platforma e prezantuar në Asamble nga Lakrori kërkon që statutit të ri t’i bëhen disa plotësime e kjo në shërbim të funksionimit të brendshëm demokratik. “Përcaktimi i instrumenteve për realizimin e parimit ‘Parti me demokraci funksionale’: a- Mocionet për qeverisjen qendrore e vendore, që përgatiten e miratohen sipas rastit nga OS, AS, AKS, Kongresi ose me referendum nga anëtarësia e partisë dhe simpatizantët e saj; b – Çdo formë tjetër demokratike, përmes së cilës anëtarët dhe simpatizantët e PS ushtrojnë vullnetin e vet mbi pushtetarët “e vet”.

Largimi nga partia dhe nga funksionet përfaqësuese i të inkriminuarve, të korruptuarve dhe oligarkëve. 3. Largimi nga partia dhe nga funksionet përfaqësuese për: a- mosrespektim të vendimmarrjes kolegjiale, në mënyrë të përsëritur e të qëllimshëm; b- manipulim dhe falsifikim votash në parti, kurdo që të verifikohen këto; c – zbatim kriteresh që zëvendësojnë sistemin e vlerave njerëzore të individit (aftësia, integriteti) me pasurinë personale ekonomike e financiare.

Ndërsa kërkohet vendosja e kufizimit të mandateve. “Si rregull, kufizimi i mandateve drejtuese në jo më shumë se dy (për funksionet e kryetarëve të AS, AKS, PS) dhe ndarja e funksioneve partiake nga ato shtetërore ekzekutive, me qëllim që të angazhohen sa më shumë potenciale njerëzore dhe të shmanget përqendrimi i përfaqësimit dhe i pushtetit vetëm në pak individë. Ligjërimi i së drejtës për oponencë kolektive, si një garanci strukturore potenciale, që mund të aktivizohet në proporcion me votën e drejtpërdrejtë të anëtarëve të partisë dhe që shërben për mbrojtjen e demokracisë së brendshme dhe shtimin e aftësive vetëkorrigjuese të PS. Garantimi strukturor i transparencës për burimet financiare të partisë dhe përdorimin e tyre.

Gjithashtu, për të përforcuar natyrën socialiste të partisë, bazuar në parimin laburist “Të barabartë në mundësinë e vetë ndryshimit”, ne propozojmë që në Programin themelor të shtohet përcaktimi: “Partia Socialiste e Shqipërisë synon një shtet që është solidar me shtetasit e vet, jo vetëm në garantimin në parim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, por edhe në krijimin e mundësive materiale për realizimin e tyre, të paktën në nivelin e domosdoshëm për ushqim, strehim e veshje, shërbim shëndetësor, arsimim, punësim dhe lëvizje të lirë jashtë vendit për çdo shtetas të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në platformën e re të LDPS-së.

Organizimi

Veprimi i Lëvizjes ”Demokraci në Partinë Socialiste” do të kryhet me transparencë të plotë për opinionin publik, vendas e të huaj. “Fillon me shpalljen e kësaj platforme dhe do të vazhdojë me takime të hapura direkte në mbarë vendin. Po ashtu, edhe përmes rrjeteve sociale online e në çdo formë tjetër që mundëson komunikim dhe shkëmbim vlerësimesh e idesh. Nga ky bashkëbisedim, platforma e lëvizjes sonë do të pasurohet e ngrihet në nivelin e një plan-veprimi që integron mendimin dhe vullnetin e shumicës. Lëvizja jonë do të vazhdojë deri sa ky plan të realizohet plotësisht. Demokracia në partinë e socialistëve të Shqipërisë do të fitojë! Kjo fitore do t’i shërbejë popullit për një jetë më të mirë, do t’i shërbejë Atdheut për integrimin e plotë në familjen e madhe euroatlantike!”, tha Lakrori në fjalën e tij.

19 Komente

Urime Lakror, largoi oligarket. por mos e bej me ate gabim te hysh ne gare me palloshin, lerja Balles ose Braçes.

Ia moret PSs gjithe ish komunistet mer. hahaha Maqo Lakrorin, Lefter Xhuvelin, Kastriot Islamin... hahaha. Te gjithe keta te PPSh tek PD strehohen? Paskan qene gjithnje spiune te PDs?

te gjith duhen, per te miren e shqiperise secili qofte komunist demokrat ballist fashist le te jape kontributin e tij, edhe refugjatet siriane edhe ne emigrantet.

shkabe , Maqua, Lefteri, Kastrioti nuk jane edhe aq burra te keqinj, tani se i beri ban palloshi nuk esht e thene qe keta te mos gjejne parti tjeter, PD eshte e hapur per te gjithe.

Po si mund te thote komunisti qe komunistet jane burra te keqij. Shume mire beni qe i merrni ne PD. Nuk eshte e drejte qe komunistet qe kane qene pjese e qeverise se PPSH, qe denonin te rinjte antikomuniste, te rrine te ndare e pa berishen, Kastriot Islamin, Lufter Xhuvelin apo burra te tjere te mire. 

smiley

Kastrioti nuk jane edhe aq burra te keqinj

smiley

Pse cuditesh, drejt ka Zeqo. Hoqi keto se donin demokraci ne parti (dmth gje e madhe per nje parti ish komunsite) dhe solli horrat e halabaket. 

Me cfare kuti vleresohet Kastriot Islami si njeri i mire?

Se eshte i  shkurter .

edhe içik i zi.

Tani i keq nuk do te thote qe eshte i mire. Nuk eshte vetem e kunderta. Pa i vene nenkuptime fjaleve te Zeqos, kam per shtypjen qe ishte me teper ne: keq, me keq, shume keq. Ky ishte variacioni per violine dhe orkester. 

Muhabete vari lesht.

Po te jeni burra rrini ne PS dhe mos na cani veshet.

2 milion shqiptare 150 parti..

Pfff

Lakrori, shpresa e fundit e Gaias smiley

keta ekstremistet e sales i kane vene ban logjikes. je komunist e kelysh i kuq deri ne momentin qe i duhesh sales. aty papritur pagezohesh dhe pastrohesh nga mekatet, madje edhe po te vrasesh kater veta ne trotuar. lol

Demokraci ne Partine Siciliste ......krushqi me Jovan Bregun pupupupu smiley

Po me pelqen kjo levizje smiley ngjarjet ne PS po behen interesante smiley

Kemi per te pa gallate ne kongres, pas nja dy javesh. Rama ka per t'u rikonfirmuar si krietar, por jo pa kosto.

levizje per demokraci tek socialistet.!!!!!!!!! edhe pse pak, shume pak, prap eshte diçka pozitive per shqiptaret pas 25 viteve ku fjala demokraci hyri ne shtepin e komunisteve. urime

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).