Tirana e sotme po përjeton një lulëzim kulinar. Qyteti ofron dhjetra e dhjetra restorante ku gatuhet në mënyre shumë cilësore, me çmime që janë ende një fraksion i asaj që do të paguaje në një metropol perendimor. Nëse preferon kuzhinën tradicionale shqiptare, atë italiane, francezen, peshkun, picën, një hamburger tipik amerikan (apo një bagel), ushqimin e lindjes së mesme apo asaj të largët - diçka të mirë do mund ta gjesh në kryeqytet. Po ashtu jashtë Tiranës, praktikisht në çdo lokalitet mund të gjesh vende të shkëlqyera për të ngrënë. 

Ju ftoj të tregoni për ato vende ku keni patur përvoja të mira gastronomike, duke e vlerësuar restorantin në tre kategori; Cilësia e ushqimit, ajo e shërbimit dhe ambientin. 

Ku pra, hahet mirë?

107 Komente

I love this topic smiley

Hajde peshq na jepni ca ide se mund te me duhen kete vere.

Kur isha aty kisha disa te preferuar: Artisti, Fiore, Ferdinand, Opus...keto po me vijne per momentin.

Jashte Tiranes me pelqente Ashiku ne Ndroq, dhe 2 Kitarrat ne Durres (apo vajta larg deri ne Durres?)

Shqiperia ende eshte nje nga vendet e pakta ne bote , ne evrope po e po, ku haet lire dhe me cilesi. Veshtiresia eshte te gjesh ku haet keq, mund te mendoj vetem ndonje barrake ose ndonje lokal provizor gjate beharit.. Por, ato nuk jane restorante, me teper fast-food dhe nuk mund te presesh cilesi.  Nuk e kam kuptuar kurre pse njerezit ne Shqiperi e merrnin si te mireqene kete dhe habiten kur ju thua qe eshte me mire se ne Evrope. Ne shqiperi ja vlejne vizitat vetem per te ngrene nje dreke apo nje darke, natyra e bukur, sherbimi cilesor dhe mbi te gjitha nuk eshte kurre e merzitshme... 

Shqiperia ende eshte nje nga vendet e pakta ne bote ku haet lire dhe me cilesi.

E ke gabim. Ne Kine (Vietnam, Laos, Kamboxhia...) eshte fiks njesoj. Dhe ne shume e shume vende te tjera "ne zhvillim".

Lidhet me krahun e punes qe eshte i lire (kapitalizem riosh - ndryshe).

Tek sheshi Avni Rustemi, tek pazari, jane ca lokale qoftesh smiley qe ta ngacmojne hunden qysh tek Ushtari i Panjohur. 

Bo, bo cfare po thua, po ato jane bombe ekologjike o Pier. U futa njehere ne nje lokal te tille, pra qoftesh dhe kur erdha ne shtepi gruaja jo vetem qe me zhveshi komplet dhe te gjitha rrobat i futi ne lavatrice se mbanin ere te shpifur, por dhe mua me perzuri nga krevati.

smiley harrove te bosh dush smiley

Ne Tirane brenda tek Ceni´s ne krah te shkolles Petro Nini, lokal i vogel, jo i lire, pa llukse vezulluese, por i kendshem dhe cilesia e mishit dhe produkteve te tjera shume lart. Lokalin e drejton i biri i kasapit te famshem ne pazar te ri, Cen Topit (rafmet paste)

Jashte Tiranes si vend i frekuentuar shume me kujtohet Shabon Aga ne Vishnje. Nuk e di se si eshte tani, se gjerat ndryshojne shume shpejt ne Shqiperi, persa i perket "me ja var punes", por ne fund vere dhe fillim vjeshte te kaluar ishte mire.

keto kohe, me shijojne shume A la sante dhe Il basilico, i pari per kinoan me tartuf dhe i dyti per pastat e bera ne shtepi, per veren e shijshme, per antipastat me djathra e proshuta shume te mira. Ky eshte italian, te shoqen e ka shqiptare, shume te sjellshem. Ne te dy vendet, me pelqen qetesia dhe rehatia. Nuk i duroj dot vendet me zhurme. Nje Here te Diplomati per dreke kishte muzike house ne kupe te qiellit, e megjithese i kerkuam kamerierit ta ulte zerin, hic s'na e vari, sa u ngritem dhe ikem.

Basileo e kishte veren fantastike. Por pasta nuk m'u duk ndonje gje e vecante. Ndoshta ka qelluar ate nate, se tani e kam zbuluar, nje here te vetme kam vajtur. Should give it another try, perhaps. smiley

ps.: basilico apo basileo? s'e mbaj mend mire emrin, eshte aty afer stadiumit dinamo

Po, ai eshte. Il basilico e ka emrin. Provo antipasten e shtepise, une per vere dhe per proshutra mbaroj. Ca t'i bej qe s'duhen ngrene perdite, se Na fillon stomaku luften. smiley

"Bujtina e kuqe" ne rrugen e Ndroqit. Gatime fshati fantastike. Rekomandaj zog fshati ne qull.

Porto San Giorgio ne skele ne Vlore, kuzhine peshku italiane e shkelqyer. Pronari/Kuzhunieri ka punuar gjate ne Itali.

Ne Dardhe te Korces hahet shume mire dhe raporti cilesi cmim sherbim eshte shume i drejte. Han shkelqyeshem gjera te cilat shumica jane prodhime te zones dhe me nje cmim te aresyeshem. Ndersa ne Vlore gjen disa restorante ku gatuhet shume mire peshku por cmimet jane te kripura dhe sherbimi ndonjehere skandaloz ta perplas pjaten kamarieri para fytyres.

ka ngelur si legjende kjo perplasja e pjates, vetem po te degjuan me dialekt lushnje...

Po pse kshu kamarieri??

Tek shpaja ime.

confermo. Po ti s'ke gatuar asihere. smiley

Le te mos perhapim informacione te rreme. smiley

Edhe ne Voskopoje ka lokale fantastike.
 

 

Persa ore shkohet ne Voskopoje, dhe cilen linje duhet te marresh. 

lol ca pyetje . nuk e di ti qe refugjatet hane gjithnje ne lokale me teme te viteve 90-92, ku kamerieret jane te pasjellshem, kushtet higjienike jane skandaloze, cmimet jane shume te shtrenjta dhe ushqimi eshte shume i shpifur. C'jane keto gjera prej shkabe kshu qe shqiperia ka gjera te mira?

gjerat prej shkabe jane krejt gje tjeter ne fakt.

Restorante sushi s'me kane zene syte ne Tirane. As te komuna. smiley

eshte hapur nje tani te blloku, Nama sushi, s'kam qene, se nje Here qe kam provuar sushin u bera keq nga stomaku, megjithese si shije me pelqeu.

Jo te gjithe e bejne mire. smiley 

Nuk eshte e thene te kete, por meqe qyteti (brenda bareve dhe lokaleve) ka nje atmosfere chic ne pergjithesi, me beri pershtypje qe s'ka te tille. 

ka ne lokale te vecanta po sushi nuk eshte shume i popullarizuar. kuzhina aziatike be pergjithesi do thoja nuk eshte shume e popullarizuar dhe cilesore.

Kuzhinen aziatike jo gjithnje a has te bere mire, por persa i perket cilesise si kuzhine, mendoj te kunderten. Ne pergjithesi eshte fragrante, e lehte, dhe e shendetshme. Me pelqejne veçanerisht curry-t tailandeze. Mrekulli. smiley

karakteristike do thoja qe jane ushqime qe te mbushin por nuk ndihesh i renduar. 

Problemi i Sushit dhe Shqiptareve eshte me i thelle e rrjedh nga Stomaku. Kam ven re se kur nxjerr ndonje vizitor per Sushi te cilesie te mire nuk ngopet dhe kur kthehemi ne Shtepi e ka marr uria e duhet te nxjerresh ndonje gjo per te honger se i bi te fiket tjetrit.

Nuk ze vend Sushi ne stomakun e Shqipos vetem po qe ndonje pjeshke e rritme ne Perendim qe ka dite qe jeto me i kokerr ulli.

Yamato

yamato eshte sh i mire; ekziston akoma?

Kam pas nje komshi dikur, sot na qenkesh bere shef e ca shefi se. Ka nje tvshow atje, Po dhe nje barpasticeri me ushqime so fancy, fancy, fancy . Ta kisha dit qe do behej chef kuzhine, eh. Dashuria thone kalon nga stomaku. Nejse iku tani, lol

Si mospelqyese e gastronomise (te popullizuar)  italiane (yndyres se larte qe e karakterizon, pannes, brumrave, proshute, proshute, proshute), dhe per dike qe e do me pasion ushqimin, eshte pothuajse ferr eksperienca e ngrenies ne restorante ne Shqiperi. Nuk e them per te ngacmuar shkaben, por nuk kam dalluar ndonje diversitet siç pershkruhet nga B.S.

Pothuaj te gjitha vendet ku te servisin.. Ullinjte kokerr vogel me berthame, Salcen e kosit, Qepet e njoma,specat apo piperkat,preshi,spinaqi (edhe gjiza thone,po nuk me pelqen),Zupat dhe Ashureja si embelsire..te tjerat ta shpifin njesoj ose me keq se ketej !!

te kullat binjake nga mbrapa poshte, se mbaj mend emrin e restaurantit

Il Gusto.

kam ngrene nje supe pule nder te tjera ne nje nga restorantet me gatime shqiptare ne bllok (jo Era).

e volla po ate mbremje! supen nuk ua rekomandoj. ndonje mish te pjekur (mish keci pa dhjame, jo mish qeni) te shpelare me raki po ... tjeter gje ....jo. qe ate dite e mbajta shpirtin gjalle vec me fruta (frutat po ia vlejne, mgjse sic thone nuk ka ngel me katunar qe shet pjepra a qershi, i ka unifikuar erjoni) sa i dhashe munxet memedheut.

nqs vertet do te hash mire ne shqiperi, beji gatimet vete. It is just like the cookies smiley

OVERTON WINDOW:

"Noah, do you like cookies? And which do you like better? Do you prefer those dry, dusty little nuggets you get in a box from one of them drive-through restaurants? Or would you rather have a nice, warm cookie fresh out of the oven, that your sweetheart cooked up just for you?"

kam ngrene nje supe pule nder te tjera ne nje nga restorantet me gatime shqiptare ne bllok (jo Era).

e volla po ate mbremje! supen nuk ua rekomandoj.

Po mire vete ne restorant per te ngrene supe pule...

duket pak si menu spitali

Po i semure ka qene. I semure nga refugjatitis deshtakulus. Nuk vijne per te ngrene, vijne per te share. Gjithe ato rob te era, gjithe ato te huaj qe dalin te kenaqur, ky thote gatuaj vete se eshte vend per te vjelle. Si duket s'ka pasur mjaftueshem arome halesh dhe do t'i jete trazuar stomaku larg habitatit natyral. Do kete qene tek era2 qe ka dhe lule me arome ne oborr e s'do te kete pasur me vete ndonje bombul asmatikesh te mbushur me pordhe arabe ose zezake.

ah po dhe rakija eshte e mire. pah sa kemi pire .... pinim aq shume sa pastaj nuk na bente me pershtypje alkooli dhe fillonim pinim dhe vere e bire shqiptare, dhe keshtu me pas mernim ne qafe dhe veten dhe rakine.

 

nese do te numerosh kalorite shqiperia nuku eshte vend per ty.smiley

Ushqimi ne Shqiperi nuk eshte aspak i rende. Perkundrazi, te gjithe e levdojne qe pjatat te ngopin dhe jane te lehta. Mbushet 80% me perime e 20% me mish+brume. 

Jo vetem ne lokalet me pordhalitet ku shkohet per te shijuar e jo per t'u ngopur, ku nje fileto pule e vogel vjen vetem me nje thele portokalli siper, me pana e pak ponc. Por edhe ne lokalet e shpifura te qofteve si ato qe ka pare Pjeri, mbushet pjata me shume me perime zgare, patellxhane, speca e kunguj te pjekur, se sa qofte.

Le qe qe ne ato qofte vetem xhajet ikin sot. Tani jane bere zgarat korcare, edhe lire, edhe mire, edhe paster, Jane hapur ne cdo cep te tiranes si kerpudha e te gjitha rrine po plot. Nuk mungonin as te blloqet e reja te pallateve ne yzberisht, unaze te re e misto mame. 

Edhe tek keta, qe nga emri duken si fabrike kalorish, me 4 qofte e pak fare patate merr nje sallate miks sa koka jote qe ka brenda te gjitha llojet e lakrave e perimeve e salcave e fergesave, qe nuk te japin kalori por i shtyn birrat shume mire.

Dhe jo vetem keta qe jane gjasme moderne e ruajne kalorite, por edhe ne restorante jashte tirane te shkosh, tradicionale, me qingjat e kecat qe rrotullohen ne hell, pjata perqendrohet tek perimet. Sjellin vetem nje tave te vogel balte me thelat e mishit qe ke proositur, pastaj tavolina mbushet me sallatat tradicionale, buke misri ne shellire, turshi te ndryshme te bera vete. Ne fund te japin dhe nje poc dhalle falas qe ta cosh ne vend, aty afer vatres. Ka te tilla shume te mira rruges per ne dajt. 

Fola per keto shqiptaret, se keto te pronareve italiane ose te refugjateve nga Italia dihen pastaj qe kane ushqim me tradita te huaja. Edhe Juvenilja ben gatime te mira tradicionale shqiptare, tek te dyja restorantet.

kush na e shau o shkabe? qe eshte e rende, eshte e rende porkjo nuk do te thote qe eshte detyrimisht e keqe. 

higjena eshte pak problem dhe freskia\permbajtja e pakontrolluar e disa produkteve te importuara nga keto vendet e emigranteve te peshkut. perndryshe mund ta quajme parajse kulinare.

p.s. fakti qe dyndesh me sallate apo perime krahas atyre qofteve, nuk e zhben demin e ketyre te fundit.

Ne restorantet shqiptare nuk hahet rende. Perkundrazi. 4 qofte e dy shishqebape nuk jane asnje lloj demi. Dyndja me perime ben qe te ngopesh edhe me aq pak mish. Mish hane te gjithe pa perjashtim, edhe me rende se ne, me gjera me pikante se tonat, me me shume kripe.  Sallamrat gjermane ne birrari te ngjashme, si Brauhaus, jane ku e ku me te renda. Le me ne amerike qe ka bythderra ne cdo cep.

As fergesa ne tave balte nuk eshte e rende, sepse eshte sasi e vogel. As tava e dheut. Gjellet jane kryesisht me mish te zier, forma me e pademshme e mishit, dhe te gatuara me perime. 

edhe ca patate te skuqura dhe n'cik salce kosi anash, nja dy gota birre apo naj teke raki. toksike.

gjerat pikante te bejne mire ne fakt, edhe mishi i mire ne vetvete nuk te ben dem ne sasi te kufizuar. 

kater qofte sa nje gisht dhe dy shishqebape behen a s'behen 250 grame. Patatet jane s'jane 50 grame. Nuk ka ku shkon me kufizuar se aq. Sasia mbetet ne dore tende fundja, pa racioni i restoranteve eshte me normal sa s'ka ku te shkoje, me i kufizuar se racionet te brauhaus. Po i pate vene qellim vetes pastaj te thuash qe vij ne shqiperi nga halet e amerikes dhe volla nga nje supe pule aty ku dalin qindra kliente te kenaqur cdo dite, atehere po, do thuash dhe qe keto te bejne dem. Tjeter muhabet ai. 

Tani jane bere zgarat korcare(link is external), edhe lire, edhe mire, edhe paster, Jane hapur ne cdo cep te tiranes si kerpudha e te gjitha rrine po plot. Nuk mungonin as te blloqet e reja te pallateve ne yzberisht, unaze te re e misto mame. 

+1

 

"Zgarat korcare" kane vetem nje ane negative: eren. Kur del prej andej mban ere qeni.

Nuk e kuptoj pse e kane kaq fiksim eren, dmth. e mbajne per pune marketingu, terheqjeje te klienteles. Mbaje eren po ne nivele shume te uleta, jo te te djegi syte tymi e te te futet era e zgares deri ne mbathje.

thua te jete e qellimshme?

Nja 2 km mbi Zallherr, mish I viçit, djathi e zarzavatet te zones perrreth. 

Fantastike eshte pak me vone kur te ket fillu pak vapa

A nuk e permendi njeri "Mrizin e Zanave"?

Eshte ushqimi dhe sherbimi me origjinal sot per sot ne Shqiperi.

Mrizi ha buke vec. Eshte nevoja te permendet? 

Po te them te drejten antipastat i kane te shkelqyera, po pjesa tjeter eshte normale, ne mos pak e rende.

Shkabe, se te kjo pike mund te jemi ne nje linje. Kampionet duhet te permenden te paret. Psh eshte dhe ai shqiptari i Maqedonise ne Oslo, lokali i te cilit renditet si nr. 1 ne bote per nga gatimi. Edhe Mrizi ka nje lloj vecansie te tille, fale guzhinierit besoj, ndonese ne shkalle lokale, ketu ne Shqiperi.

Me shume mundesi e ke per Rene Redzepin e NOMAs ne Copenhagen. smiley S'eshte numri 1, por eshte nder me te miret. smiley Nderkohe edhe une mendoj qe Mrizi duhet te marr nje Michelin, por kam vene re qe keta te Michelin s'kane shume interes per vendet Ballkanike. Ku i dihet ndoshta me vone.

Po, ky mr. Rexhepi eshte. Flm per linkun. Ai u shpall si guzhinieri me i mire ne bote per nja dy a tre vjet rresht nga shoqata perkatese.

Debris, Rexhepi eshte ARTIST. Nuk eshte se kam pasur fatin ta shijoj kuzhinen e tij, por pashe nje film dokumentar ne kinema para disa muajsh per Rexhepin dhe Noma. Impresionant se si i qasej ushqimit si dhe perfeksionizmi dhe fantazia e tij.

Fjala ne e kemi bere ne plan qe mbrenda ketij viti do vemi tek Noma. Do te jap pershtypjet kur te vete.smiley Rene, luan me performancen dhe narrativen e ushqimit. Per te s'eshte e rendesishme vetem gatimi por fabula pas krijimt te cdo pjate dhe mbledhjes se cdo ingredienti. Kjo e bene ate me interesant.

Mua nuk mu duk aspak mbreselenes Mrizi. Perpos ushqimit qe s'qe i fresket edhe sherbimi ishte "turivarur". Eshte e vertete qe te gjithe kemi dite te keqija ne pune, por kur je ne role "front of the house" te pakten buzeqesh.

Nje pyetje thelbesore kam une:

Sa e garantuar eshte kontrolli i cilesise dhe sigurise se ushqimeve ne Shqiperi?

Une them qe garancia e ketij kontrolli eshte thuajse ZERO! Per te tjera vazhdoni me pasjon ti permendni, por ju siguroje qe nuk kane asnje vlere. 

Mendoj se ne Tirane cilesia eshte goxha e mire. Nga emigrantet njoh si problematike kryesisht lokalet e qyteteve bregdetare ku ankohen se hera pas here i ze barku. 

asgjekundi s'e ke ate garanci

Ka kshu ketej Po shkojne vec jevgjit. Lol ka si keto , ka dhe restorante ku nuk hyn dokushdo. 

Meqe parafolsit kane vene ne dukje faktin qe emigrantet e kane stomakun delikat dhe i ze barku kur vijne ne atdhe (njesoj si atebote miqte marksiste-leniniste), atehere pyetja duhet te shtrohet si dyfelore anale frojdiste petroninse.

- Ku hahet mirë në Tiranë e jashtë saj?

duhet te shoqerohet me polin tjeter (asimilim-disimilim, eshte dialektike!) :

- Ku behet nevoja me mire ne Tirane, apo jasht saj?

Eshte tregues anal qe me zhdukjen e komunizmit u zhduken edhe WC publike, shoqeri publike implikon WC publike, ndersa shoqeri individualiste implikon WC personale, ose, petroninse paguj i kafe te besh nevojen! tek WC e kafenese private.

 

Tiku faktikisht prisja nje koment serioz tek ajo qe kish ndare burrin ne dy pjese me spate, dmth dy fela dhe ketu, por dy fela fizike.

Tiku nuk prononcohet, se ashtu osht'i pune!

Perkundrazi un jam prononcuar gjithnje, seriozisht dhe karagjozisht, qe kjo osht vete puna, biles ky ka qene pronocimi im deklarativ programatik dyfelor, qe midis pallimit dhe vrasjes ka nderlidhje te ngushte dialektike (eros-thanatos), dhe pare nga nje Pikpamje e Lartesuar, pallimi (tradhetor bashkeshortor i Ana Karenines dhe Petroninses qe lexon libra ngambrapa) dhe vrasja, priten bashke ne nivelin e pikpamjes se ultesuar, dmth jane e njejta gje ne plan te fundit.

Nga Pikpamja e Lartesuar, tere historia njerzore, shprehur si koncentrat esence, eshte nderveprimi i kurves dhe kriminelit.

Kete e gjithe letersia deshmon vazhdimisht, qe prej Homerit, historia gjithashtu, jeta e perditeshme (mediat) gjithashtu, ndersa e tere kultura ngambrapamoderne (ajo e ardhur mbas epokes se krimit te shpallur publikisht) ka per qellim ta fshehe kete te vertete duke e lyer me livando frenge te markes jardin sur le nil dhe dizifektant austriak te markes Konçita, duke konsideruar "s'ka ndonji gjo me pallu mer jau, nuk osht se ja mori, ne vend ja la!". Biles, pallimi paraqitet si sherimi, "a ke zene dashnore?", "beni seks, mos beni lufte!".

Tradhetia bashkeshortore eshte vrasje shpirterore (njekohesisht edhe vetvrasje), nje i tradhetuar eshte nje i vrare, nje i vdekur shpirterisht, nje zombi. Fakti qe ky person hakmerret duke vrare fizikisht eshte deshmia me e qarte dhe me e padurueshme (per ngambrapamodernet) e nderlidhjes pallim-krim.

 

kush sha t'hongmen

                                    n'albanie

o i sha me liber

                                       shpie

Bledo ja ke ....nanen .

Pse mer me llafet e peshkut e mban Clubin gjalle ti smiley ( te pakten programi i sotem ) smiley

Jo, e kisha ndaremendjen mbreme. Kete teme do beja dhe ne radio. MultiMedia integration. smiley

Te huajt e dine me mire se sa vendasit se ku hahet mire ne Tirane. Ngaqe kane leke me shume dhe si duket deshiren per te eksploruar. P.sh. ne restorantet me te mira shkova me 2 miq amerikane. Njeri ishte tek pallatet Agimi, Otium me duket se e kishte emrin. Ushqim me fantazi, i gatuar shume mire dhe sherbimi ishte mjaft i mire. I shtrenjte.

 

Otium! Kete doja te thoja tek posti im por e paskam ngaterruar smiley

Ushqim shume i mire! Kur shkoja une nuk kishte menu fikse por vetem menu te dites, pra pak gjera por shume te shijshme. Dhe benin nje brownie qe une edhe ketu nuk e kam gjetur dot aq te mire. 

Rekomandoj "Qofte ke daja" ne Sauk smiley

Ke klubi i " Qemol Avdise ", ke Rr. Stemol Qafa, icik me siper se shkolla Kuqe. Me c'kom pa ktu, nga tironsit e vjeter, vetem zotria e tij, The artist formerly known as oidriso e dinte ku ka qene ... 

Byrek, byrek o usta Murat.

 

Ket qemol avdine e kam patur komshi se di qe paska dhe lokal ne emrin e tij.

Ke Pata mnjf.

Pata i doli per " zot " mbas clirimit. Po aty diku, se ka qe athere qe s'maj mend te kem kalu ne ate rruge.

Qemolo, pershendetje. Kam dash me pyt prej kohesh: a di gje njeri pse nuk shkruan me Oidriso? Ka ndoshta ndonje vit, ne mos gabohem, qe nuk e shoh te komentoje me ketu te Peshku. Pyetjen e kam per te gjithe, por e bera reply tek ty meqe e solle ne bisede. Rrofsh.

Ja po te pergjigjem une. Ka dhene doreheqje nga peshku, biles ne komentin e fundit u largua me lot ne sy duke na pershendetur me radhe...Se nje me dy e ofendonin neper komente dhe sigurisht jepte ato pergjigjet e tij brilante. smiley

Ketlina, shume faleminderit. E bera pyetjen sepse isha mesuar qe e shikoja gjithmone qe komentonte dhe mbas ca kohesh vura re qe s'po dukej me. Thashe me vete, c'pati ky qe nuk po komenton me.

Per zotin, jo per pordhe po shumicen dermuse te ngrenies, kur shkoj ne Atdhe e boj ke restoranti " Nona ime ", kati katert, mrapa Shkolles Baletit. Vetem per ate me merr malli. Pastaj, kusurin, ke shoket e vjeter qe kane ngel aty dhe kane hap nai lokal ( mire-keq). Shume here ke ish- Shakesbeer. Nuk du me u tregu snob/nihilist etj, etj se nuk e diskutoj qe ka edhe restorante klas ne Tirone, po kam pas nja dy raste qe oj nene, oj nene ...

Tani per vakt dreke kudo hahet smiley goja po na leshon uje.  

E prune koken ti ? It's called Brunch. Nuk ka ardh vakti drekes akoma. Nuk je ne katun...smiley

30 min more smiley

Komente lume ketu per ushqimin e barkut! Ndersa per ate shpirteror.... Sa per dijeni, sipas nje njoftimi te nje shoku, Albania e ka anulluar vajtjen e saj ne panairin e librit ne Lajpcig (Leipzig). Nese ka ndonje qe mund ta verifikoje kete me sakte, e falenderoj.

Edhe per librat eshte folur shume here ne peshku.smiley

Karlo,  nuk na interesojne  me librat, se jane bere demode keto panairet e librit ne fakt..  por nese e ke vene re, e kemi kompesuar kete me pikturat.  km-ja, p.sh, cel eksopzita me piktura gjithandej neper bote...

Per hir te vertetes me mire hahet brenda ne Tirane .

Fine dining my ass. Hudhi i sy asaj fotos nr # 9. Jom kurioz si e bo urdher ate ( whatever that shit is) nga menuja : I'll have the Nature Morte nga Picasso ? ... oh, yeah dhe mos harro me me sjell edhe i kuti ne fund se s'ma ha menia ta maroj dot dhe do e mor c'ar ngel me vete. Fucking rich people.smiley

ka pjata qe hahen dhe me sy. smiley

Qemolo, mire fotos nr.9 i dhame dum, eshte  Picaso.... po pjata ne foto nr.8  ca dreq delikatese eshte ?   flluska sapuni, apo tru qengji i shplare me leng shege ?.smiley

ne Elbasan smiley

asnjehere s'me ka ndodh ta shijoj ushqimin ne restorantet ne elbasan. 

me cuan te nje grek ne elbasan dhe gatuante mire, nje atika. mbahej si me i miri. bente shume gjera te vecanta.

Atika eshte i mire vertet. Gatuan kuzhine greke pergjithesisht por eksperimenton si me formen ashtu dhe me substancen.

Moment ! Uno kryqzimo ... due kryqzimo, djathtas Pogradec.smiley

https://www.youtube.com/watch?v=QBJEqCOnjPA

I don't care how many times you watch this. Kjo osht si vera e Pjerit. It gets better with age...Next time it's even funnier ....smiley

perpiqet me gjithe shpirt te ndihmoje i shkreti, po i ngaterrohen gjuhet e huaja me njera-tjetren smiley

Ueee Qemolo, e papame. smileysmiley

Ca hoqi i shkreti me i sqaru. E admirueshme perpjekja per me ndihmu. Po mo e forta eshte kur fillon bertet a thu se ai tjetri nuk nigjo mire. Tipike shqiptare. U lliva.

smileysmileysmiley e kam pa nja 10 here ...eshte e papare fare ......

Rapsodia ne Lezhe. Nje nga te preferuarit e mi gjithashtu. Shume i vecante.

smiley

Ne Voskopoje hahet shume mire, me shije dhe cilesi, por edhe me cmim te lire.

Peshk i eger dhe i fresket mund te gjeni prane Divjakes, ne nje fshat qe quhet Xeng, eshte nje restorant (edhe hotel) i quajtur Feniks i ndertuar buze lagunes se Karavastase, ose mund ta degjoni edhe si Trageti per shkak te formes qe eshte ndertuar. Peshk fantastik dhe i fresket nga laguna e Karavastase dhe me cmim shume te mire.

Tek Pasta da Pucci, prane stadiumit Dinamo, bejne pasta vertet sh sh sh te mira, por veren duhet ta kene me te mire nga ajo qe servirin...

Picat me te mira besoj se i gjeni tek Saporita, fare prane stadiumit Dinamo, por edhe ne bllok tek La Mia Pizza jane vertet shume te mira.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).