Pyetja se ku i ka çuar qeveria Rama 1.2 milirdë eurot që ka marrë borxh është bërë shpesh në media kohët e fundit dhe ajo ka gjetur jehonë edhe në kafenetë shqiptare. Që t’i jepet një përgjigje rigoroze kësaj pyetje, duhen konsultuar të dhënat zyrtare të borxhit dhe buletinet fiskale të Ministrisë së Financave, të cilat janë monitoruar në mënyrë strikte nga FMN-ja qysh kur u kthye me kredi në Shqipëri, pas largimit të qeverisë Berisha.

Stoku i borxhit publik në shtator 2013, kur u largua qeveria Berisha, ishte 872 miliard lekë të reja. Në fund të vitit 2015, stoku i borxhit publik arriti vlerën 1043 miliardë lekë të reja. Pra, i konvertuar në euro, stoku i borxhit u rrit në 2 vjet e njw çerek me 1.2 miliardë euro.

Dhe për çfarë i ka shpenzuar qeveria Rama këto 1.2 miliardë euro?

Së pari 560 miliardë lekë (400 milionë euro) janë shpenzuar për investime tw paracaktuara publike me financim të butë ndërkombëtar (kredi të Bankës Botërore, Bankës Europiane të Investimeve, Bankës Arabe të Investimeve etj.)

Pjesa e mbetur ka shkuar për të shlyer detyrime shtetërore të pashmangëshme si:

1-Pagesa e detyrimet e prapambetura që kishte qeveria Berisha ndaj bizneseve që kishin kryer punime infrastrukturore apo furnizime, etj., dhe që nuk i kishin marrë ende paratë (këto detyrime nuk figuronin si borxh në defterët e shtetit). Shlyerja e atyre detyrimeve (515 miliardë lekë) ishte kusht i panegociueshm për kredinë e butë që i akordoi FMN-ja qeverisë Rama.

2-Pagesa e interesave të borxhit të vjetër, të akumuluar ndër vite (915 miliardë lekë të reja). Edhe ky është një detyrim që asnjë qeveri nuk e shmang dot.

Të dy këta zëra bëjnë rreth 1 miliardë euro. Po të shtojmë edhe  investimet me financim të huaj që përmendëm më sipër (400 milion euro), rezulton se, nga 1 tetori 2013 deri në fund të 2015-ës, qeveria ka bërë 1.4 miliardë shpenzime të paracaktuara nga kreditorët e shtetit shqiptar, ndërkohë që ka marrë borxh të ri vetëm 1.2 miliardë dollarë.

Sidoqoftë, është legjitime pyetja sesi janë shpenzuar nga qeveria Rama paratë që nuk janë marrë borxh nga ajo – pra, paratë që ka mbledhur nga taksat tona. Por për t’i dhënë një përgjigje rigoroze kësaj pyetje, duhen bërë analiza zë për zë, e jo demagogji – si nga njëra edhe nga tjetra palë politike...

Linku i lajmit

Shenim Gaia: Kur lexon interpretime te tilla shifrash, mendja te thote se raste si Zaloshnja jane krejt te pashpresa. Ndodh qe individe, sado ti shkollosh, apo ti japesh para te studiojne e analizojne, nuk kane shance, sepse kane kut te kufizuar. Ky eshte jo vetem niveli i vajtueshem i mediave, po edhe i specialisteve. Keshtu qe mos fajesoni "pacavure-pruresin". 

 

5 Komente

as Rama vete s'e di smiley

Te dhenat nuk me duken te sakta, se vete FMN premtoi 300 milion dollare per 4 vjet, nga te cilet, jane levruar dy keste nga 70+70 milion dollare, ndersa EU ka premtuar 330 milion euro nga te cilen jane levruar nje pjese, keshtu qe po ti shtojme edhe levrime te organizmave te tjera si BERZH etj, mendoj se duhet te jene levruar 300-400 milion euro deri tani. 

Por Shqipria s'ka nevoje te marri borxhe te huaja, bankat shqiptare kane patur dividente te shendosha. Aty mungojne projektet dhe vullneti i mire. 

Po Pastron Halene qe gjeti,

Hale shpirterore,

hale financiare,

hale fizike..

Thon qi me lekt e fundit bleu Bredhin smiley

 

Qenka bere edhe financier Zaloshnja? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).