Avantazhi i Donald Trump për garën brenda Partisë Republikane për postin e kandidatit për president ka shkaktuar lemerisje.

Avantazhi i Donald Trump në garën për nominimin nga Partia Republikane si kandidat për president në nëntor ka shkaktuar lemerisje. Estabilishmenti republikan ka frikë se ai nuk do të jetë në gjendje të mposhtë Hillary Clinton, e cila ka gjasa do të jetë kandidatja demokrate. Por disa vëzhgues shqetësohen më shumë nga rreziku që Trump të bëhet me të vërtetë president. Disa madje e shohin Trump edhe si një lloj Mussolini amerikan.

Gjithsesi, pavarësisht problemeve që ka, Shtetet e Bashkuara nuk janë sot siç qe Italia më 1922. Kontrollet dhe balancimet institucionale të kushtetutës, bashkë me një sistem ligjor të pavarur, ka gjasa që do ta përmbajnë një figurë spektaklesh televizive. Rreziku i vërtetë nuk është që Trump të bëjë atë që thotë se do të bëjë nëse mbërrin te Shtëpia e Bardhë, por dëmi që ai do të shkaktojë me atë që thotë në përpjekje për të mbërritur atje.

Udhëheqësit gjykohen jo vetëm për efikasitetin e vendimeve të tyre, por edhe të kuptuarit që ata krijojnë dhe ia mësojnë ndjekësve të tyre. Shumica e udhëheqësve fitojnë mbështetje duke joshur identitetin dhe solidaritetin ekzistues të grupeve që përfaqësojnë. Por udhëheqësit e mëdhenj i edukojnë ndjekësit e tyre mbi botën përtej grupit të vogël.

Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës Gjermania pati pushtuar Francën për herë të tretë brenda 70 vjetësh, udhëheqësi francez Jean Monnet vendosi që hakmarrja mbi Gjermaninë e mposhtur do të prodhonte edhe një tragjedi më tepër. Në vend të kësaj, ai shpiku një plan për zhvillimin gradual të institucioneve që më pasë evoluan në atë që sot e njohim si Bashkimi Europian, gjë që ndihmoi për ta bërë një luftë tjetër mes dy vendeve efektivisht të paimagjinueshme.

Ose, që të marrim një shembull tjetër të udhëheqësisë së lavdishme, Nelson Mandela lehtësisht mund të kishte zgjedhur të përcaktonte grupin e tij si Afrikanojugorët me ngjyrë që kërkonin hakmarrje për padrejtësitë e Aparteidit që patën zgjatur për shumë dekada si dhe për vetë burgosjen e tij. Në vend të kësaj, ai punoi në mënyrë të palodhur për ta zgjeruar identitetin e ndjekësve të tij, si përmes fjalimeve që mbante ashtu edhe përmes veprave që bëri.

Në një veprim të famshëm simbolik, ai u shfaq në një ndeshje regbi duke veshur bluzë të South African Springboks, një skuadër që më herët qe bërë simbol i supermacisë së bardhë të Afrikës së Jugut. Krahaso përpjekjet e Mandelës për t’i mësuar ndjekësve të tyre një identitet më të gjerë, me atë përqasjen e ngushtë të Robert Mugabe në Zimbabven fqinje. Ndryshe nga Mandela, Mugabe përdori armiqësitë e epokës koloniale për të krijuar mbështetje dhe tashmë po bazohet te dhuna për të mbetur në pushtet.

Në SHBA sot, ndërsa ekonomia po rritet dhe norma e papunësisë është në pikën e ulët prej 4.9 për qind, shumë ndjehen të përjashtuar nga mirëqënia e vendit. Shumë akuzojnë pabarazinë në rritje përgjatë dekadave të fundit, akuzojnë të huajt, më shumë se sa teknologjinë dhe rrjedhimisht është e lehtë të gruposh kundërshti si ndaj migrimit ashtu edhe ndaj globalizimit. Përveç populizmit ekonomik, një minoritet domethënës i popullsisë ndjehet gjithashtu e kërcënuar nga ndryshimet kulturore të lidhura me racën, kulturën, etninë, megjithëse shumica e këtyre gjërave nuk janë ekzaktësisht fenomene të reja.

Presidenti i ardhshëm do të duhet të edukojë amerikanët për mënyrën se si duhet të trajtojnë procesin e globalizimit, të cilin shumë e konsiderojnë si kërcënues. Identitetet kombëtare janë bashkësi imagjinare në kuptimin që shumë pak njerëz kanë eksperienca të drejtpërdrejta me anëtarët e tjerë. Përgjatë një apo dy shekujve të fundit, shteti-komb i ka qenë bashkësia imagjinare për të cilën njerëzit janë të gatshëm të vdesin, ndërsa shumica e udhëheqësve e kanë parë si detyrim primar të jenë nacionalë. Kjo është e pashmangshme, por penguese në një botë që po globalizohet.

Në një botë globalizimi, shumë njerëz i përkasin një numri më të madh bashkësish imagjinare – vendore, rajonale, kombëtare, kozmopolitane, – bashkësi që janë rrethe të mbivendosura dhe që ushqehen nga interneti dhe udhëtimet e pakushtueshme. Diasporat janë tashmë të lidhur përtej kufijve kombëtarë. Grupimet e profesionistëve si avokatët kanë standarde transnacionale. Grupimet e aktivistëve nga mjedisorët te terroristët kanë gjithashtu lidhje përtej kufijve. Sovraniteti nuk është më aq absolut sa qe dikur.

Ish presidenti Bill Clinton tha se ai kishte brerje ndërgjegjeje për faktin që nuk iu përgjigj siç duhet gjenocidit në Ruanda më 1994, megjithëse ai nuk qe i vetmi. Nëse Clinton do të përpiqej të dërgonte trupa amerikane, ai do të qe përballur me rezistencë të ashpër nga Kongresi. Udhëheqësit e mirë sot shpesh kapen mes prirjeve kozmopolitane dhe detyrimeve të tyre më tradicionale ndaj njerëzve që i zgjedhin ata – siç zbuloi Kancelarja e Gjermanisë

Angela Merkel në veprimet e saj prej udhëheqëseje të guximshme përballë krizës së refugjatëve verën e kaluar.

Në një botë ku popujt janë organizuar para së gjithash në bashkësi kombëtare, një ideal pastër kozmopolitan është jorealist. Ne e shohim këtë në rezistencën e gjithëpërhapur ndaj pranimit të migrimit. Që një udhëheqës të thotë se është e detyrueshme që të ardhurat të barazohen në të gjithë botën, ky nuk është një detyrim i besueshëm, por që të thuash se duhet të bëhet më shumë për të reduktuar varfërinë dhe sëmundjet duke ndihmuar ata që janë në nevojë, kjo mund të ndihmojë në edukimin e ndjekësve të tyre.

Fjalët kanë rëndësi. Siç e tha filozofi Këame Anthony Appiah, “Të mos vrasësh është një urdhëresë hyjnore e bardhë mbi të zezë. Ndërsa të ‘respektosh babin dhe nënën’, pranon edhe shkallë”. E njëjta gjë është e vërtetë për çështjen e kozmopolitanizmit përballë izolimit.

Ndërsa bota sheh kandidatin për president të SHBA-së duke luftuar me çështje të proteksionizmit, migrimit, shëndetit botërore publik, ndryshimet klimaterike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ne duhet të shtrojmë pyetjen se cilave prej identiteteve amerikane po i drejtohet ai dhe nëse ai po i edukon ndjekësit për çështje më të gjera se kaq. A po e zgjerojnë ato ndjenjën amerikane për identitet sa më shumë të jetë e mundëshme apo thjeshtë po joshin interesat e tyre më të ngushtë?

Propozimi i Trump për të ndaluar myslimanët nga hyrja në SHBA dhe kërkesat e tij që Meksika të paguajë për ndërtimin e një muri për ndalimin e migrimit ka pak gjasa që të kalojnë kufizimet kushtetuse apo limitet e pushtetit që ka një president i zgjedhur. Gjithsesi, shumë nga propozimet e tij nuk janë politika të dizenjuara për t’u zbatuar, por slogane të farkëtuara për të joshur një ndjesi populiste vetëizoluese mes disa segmenteve të popullsisë.

Duke parë këtë mungesë të një thelbi të fuqishëm ideologjik dhe aftësinë e tij në ushtrimin e “artit të pazarit” Trump mund të kthehet edhe në një president pragmatik, pavarësisht narcizizmit të tij të famshëm. Por udhëheqësit e mirë janë ata që na ndihmojnë ne të mësojmë se cilët jemi. Në këtë drejtim, Trump sakaq ka dështuar.

 

Project Syndicate

 

Joseph S. Nye, Jr është një profesor në Universitetin Harvard, kryetar i Këshillit të Agjendës Globale për të Ardhmen e Qeverisë i Forumit Botëror të Ekonomisë dhe autor i librit të ardhshëm "Is the American Century Over?"

 

71 Komente

tek e fundit, c'do popull ka trampin qi meriton-tha

Tamom. Trumpi e ka provu disa here pa sukses kete sport. Dmth kete radhe nuk ka ndryshu Trumpi, po il popolo i nerum. 

eshte heret akoma. Javen e trete te korrikut e marrim vesh nese z.Trump eshte apo jo "Ross Perot".

 

nese nuk eshte, urime urime, whats good for America is good for the world.

 

Ndonese ne Nentor kam vendosur te votoj per Hillary Clinton, me vjen shume mire per ate qe Donald Trump po I ben establishmentit se Partise Republikane.
Sado qe po bejne lojra te ndyra,kane harxhuar 30 milion$ vetem kete jave ne raklama anti-Trump,perseri Donald Trump po fiton bindshem.
Establishmenti i Partise Republikane dhe deri-diku ajo Demokrate jane komplet e shkeputur nga realiteti, dhe e meritojne nje termet te forte nga Trump dhe Sanders.
Urime Donald Trump per fitoret ne Misisipi,Hawai dhe Michigan.
FoxNews dhe MSNBC jane ...kthyer si ne zyra funaralesh. smiley
I zgjedhuri I Partise,Marco Rubio, perfundoi ne vend te fundit dhe eshte 20% prapa Trump me shtetin e tij te Floridas.
Ah po fitoi ne Minesota dhe ne Porto Riko. smiley

une kisha vendos te votoja Trump po me kete qe ka thene I hoqa vize. nga komenti i SFR-Paris.

Nderkohe qe Trump kryeson bindshem ne Florida dhe Ohio,shtete qe se bashku kane 155 delegate dhe jane te tipit "fituesi i merr te gjithe".
Me 155 delegate ne xhep ne keto dy shtete,Trump arrin tek 600 e kusur,kur dihet qe ne NY dhe shtet pro Trump akoma nuk jane zhvilluar votime:

http://www.cnn.com/2016/03/09/politics/t...

Parashikoj gallate po te fitoje Trump.

? Do vejë Eri tupè ?

Do vere kurore fiqsh ne shenje paqeje para mbledhjes dhe pas frymezimit.

S'ka asgje prej Musolini Trumpi, maximumi mund te dali si puna Berluskonit.

Si dhe eshte duke fituar shtet pas shteti. Neqoftese votuesit e tij jane thjesht nje pjese e margjinalizuar e shoqerise, atehere nje pjese e madhe e shoqerise amerikane eshte e margjinalizuar. Jane lodhur njerezit ne gjithe boten, s'eshte fenomen Amerikan.

8 vjet pas nje zezaku, ta merr mendja qe nje bjond te jete ne krye, edhe pse provizorisht, se asaj plakes do ja japin amerikanet çelsat e kashtes. bjondi u ben frike çifuteve qe kane atje paren.

Cfare budallalleqesh flet.
Vajza e Trump-it eshte cifute,e martuar me cifut dhe e konveruar ne judaizem.

Trump po perfiton se establishmenti republikan i ka marre votuesit per dele dhe votuesit jane zemeruar dhe Trump qe hyri ne gare me 3% shanse,sot merr pa frike 40% dhe 50%.

Po keshtu edhe Sanders ne krahun tjeter,me fitoren e djshme ne Michigan,ka per te vazhduar deri ne qershor.

Nderkohe qe parashikoj qe me fitoren e Trump ne Ohio dhe ne Florida,nuk ka me ndalim.

Ne fakt edhe ai cuni i ri, kubani Rubio, po te dali nga Republikanet e fiton ma do mendja. Clinton eshte figure e ezauruar, nuk e ka te lehte ne Nentor.

Ndersa Trump eshte si cdo biznesmen i mencur, me cifut e ka martuar gocen smiley

Kubanezi Rubio,ska shanse per te fituar,se shikohet si i perkedheluri i Partise dhe kjo i ka zemeruar votuesit,prandaj Rubio mori dje 0 delegate ne 4 shtete.

Cruz dhe Trump po marrin vota se te dy Trump me shume dhe Cruz me pak nuk pelqehen nga establishmenti republikan,qe e ka trajtuar partine si prone private.

Ta kam fjalen po te mund te dilte balle per balle me Clinton. Nje plak me pampers, pa asnje lloj profili me pare, doli nga demokratet dhe po e ben garen kompetitive brenda partise.

nuk i ndjek lajmet as ne france jo ne amerike. por po lexoja kete me lart qe thoshte qe vete partia e tij nuk po e mbeshtet dhe mendova qe çifutet e partise nuk e duan te fitoje.

por ta kete gocen te martuar me çifut, ai mund te fitoje pa problem atehere. gjithçka ndryshon ne kete rast. (megjithese varet çfare konsiderate ka ky per femijte e tij, dhe qe patjeter ata qe kane vertet çelsat atje, duhet t'ja dine)

megjithese amerikanet do vendosin grua them. kur shtetet (apo partite, shtepite, etj) jane ne renie, grate marrin pushtetin. ne usa eshte ne renie. meksikanet do ta bejne atje ligjin dhe çorapin pas ca vitesh.

Vajza e tij Ivanka,eshte zv presidente e Trump Corporation.
Ivanka Marie Trump  is an American businesswoman, writer, and former model. She is the daughter of former model Ivana Trump and real estate developer Donald Trump. In her role as Executive Vice President of Development & Acquisitions at the Trump Organization, Trump is involved with all aspects of the company's real estate and hotel management initiatives. She is the principal of Ivanka Trump Fine Jewelry. The Ivanka Trump Lifestyle Collection also includes fragrance, footwear, handbags, outerwear and eyewear collections.

E ka superkinge mor vella 1.80m te gjate:
https://en.wikipedia.org/wiki/Ivanka_Trump

Djema, jua them une, fiton zj. Klinton . 

Pjero, thone qe Trumpi ka qef qoftet dhe ato ... e di vete ti mo. smiley

Trump for President !! 

smiley

Meqe ti e ke deklaruar disa here pelqimin tend per kandidatet pre presidente, pse s'na thua dhe pse mendon qe ai duhet te jete President?

Mire mire po do ju mysi ne pune, do dilni me tre turne edhe m'weekend.  smiley

Po fitoi Trump une do bej dicka...

çfal do beç Ketlinaaa, çfal do beç smiley ma thuj ene muna . 

jo me gabime drejtshkrimore Pjer te lutem...smiley

Do lexoja nje poezi Pjer....

se kupto qe Pjeri po ta kerkon!!?

Ik ore toc! smiley

toç kuklle thuj,smiley

A eshte shpreh ndonje nga kandidatet per AL, Kosoven, Ballkanin etc Kush po i intereso me shume albanezve?
 

po thone qe zotni Trumpi eshte shprehur ne nje interviste pro  Serbise, te cilen e ka quajtur aleate te SHBA qe nga L2B , si dhe ka cilesuar absolutisht  te gabuar vendimin e ish-presidentit Klinton qe bombardoi  Serbine per Kosoven..

ndersa albanezve, normalisht qe duhet tu interesoje me shume zonja Klinton.

Mire mire po z. Trump tha qe e kishte goxha veglen, dhe albanezet prandaj e vleresojne. smiley

e mire o mire... albanezet (kokcepsha)  thone akoma:  ''per ideal te Partise!!''..smiley

"Mes Shqipërisë dhe partisë, unë zgjedh partinë", është shprehur pa shumë dilema, Balla, gjatë diskutimeve në Asamble.

 

smiley

Nashi si eshte ajo shprehja e te nerumit Popull, beeep ... (qe mo na kapi ai ligji i ri) tund bishtin aty ku ha. smiley

por penguese në një botë që po globalizohet.

 

gabim, globalizimi ka filluar shekuj  me pare , jo sot. 

Comparisons to Hitler will not hurt Trump with his supporters, because they don't teach about Hitler, in this country, until the fourth grade.

Kam kujtuar se zonja Klinton e ka te sigurte kandidimin,por nga zgjedhjet ne shtetin e Michiganit,ku ajo humbi ne menyre spaktakolare edhe kur sondazhet dy dite para zgjedhjeve, e nxirrnin nja 20 pike para Sanders,i duhet te prese deri ne fund.
Shtetet e tjera qe kane mbetur, nuk kane shume minoritete me ngjyre,qe jane baza e mbeshtetjes se zonjes Klinton,keshtu qe kandidimi ndonese i mundshem,nuk do te jete i lehte

Analistet dhe politologet  kane ngec ke fushata amerikane duke ju shmangur realitetit.Ky duhet pare kete si nje rrebelim anti-establishment nen konteks perendimor (BE-SHBA). Politikemarresit si ne SHBA dhe BE kane qene jashte cdo kontakti me realitetin per dekada me radhe me  popujt e tyre, kjo ka sjelle efektin Trump&Sanders. Njerezit po vene deri aty dhe pranojne nje kloun si Trump vetem e vetem per ti treguar gishtin e mezit "establishment-it" te cilet i ka zene paniku. Rradikalet e djathe ditat dites po vijne ne fuqi ne cdo vend te Evropes duke permendur FN ne France, SD ne Suedi, nacionalistet ne fuqi ne Danimarke,Hungari,Hollande, UKIP ne Britani, LJP ne Poloni e cila erdhi ne fuqi vjet.

Nderkohe qe ne Gjermani, vetem muajt e fundit AFD ka dyfishuar elektoratin, gje qe i ka fut partite e "establishmen-tit" sa qe Merkel po kerkon nxjerrjen jashte ligjit te AFD.

PS: sa per reminder, Clindon pertej klishese "demokrate" mbetet personi me i urryer dhe i "pabesueshem" ne politiken amerikane..Mbi 80% te demokrateve nuk i besojne asnje fjale qe nxjerr nga goja ky eshte fakt dhe nuk do jete cudi qe Trump ta shpartalloje keqazi...fakti eshte se Trump po votohet jo vetem nga amerikanet e bardhe por dhe latinot e gjeneretes se dyte dhe te trete 

më pëlqen sepse e quajnë racist dhe ndërkohë kur bythëzinjtë votojnë për Obamën 98% asnjeri nuk kujtohet ta quajë racizëm... plus këtij i janë vënë kundra qentë e mediave duke filluar nga organi i partisë së punës dhe i gay-ve: BBC

 

 

ndërkohë kur bythëzinjtë..

vellezerve e motrave shqiptare dua t'ju kujtoj se racizmi eshte nje gje po aq e peshtire sa fjala vjen pedofilia..

ka me keq se racizmi, eshte bythizmi, qe trashedenton çdo lloj ngjyre ose i permban te gjitha ngjyrat e ylberit si B-ja e roland dylberit.

Prandaj eshte bere bota me dy fele:

ke te qaj me pare, njerin e kam racist, e tjetrin e kam bythist!

 

Me kete dabic establishmenti niveli i papunesise eshte poshte 5%. Nuk e di robinhudat anembane globit sa e kane cuar. Kur tu shkoje americkonve nja 30% e me nei derr lufte, jo me drona e joistik, po me thase te zinj alla Vietnam, do thone o le le establishmenti. 

Ironia qe te ben te kruash koken eshte kur robinhudat shqiptare qe ende kane nostalgji per sistemin ne Shqiperi 1945-1990, si dhe per krahun e "majte" ne Shqiperi, ne Amerike jane te djathte ekstreme dhe trampista.

ngaqe te djathtet ekstreme (fashistet) jane njesoj me te majtet ekstreme (komunistet). extremet puqen edhe ne harten e globit.

i djathti ekstrem nuk eshte i djathte , eshte vetem ekstremist. i majti ekstrem po ashtu nuk eshte i majte, eshte ekstremist.

ndersa i majti tamam eshte per shtet social, roli i shtetit maksimal, kurse i djathti tamam eshte per liberalizem. roli i shtetit minimal.

nostalgji per sitemin, ka e gjithe lindja, to be honest  kane humbe balancat,ekulibrat  bota do shkoje drejt shkatrimit per tu rindertuar edhe njehere nga e para me robinhudat 

 

polaket nuk kane gje nostalgji per komunizmin. as çeket besoj (megjithese nuk njoh ndonje çek) nga lindja kane vetem gjermano lindoret dhe ndoshta labet e shqiperise. po ashtu serbet.

plus qe termi robinhud i gjembit eshte i pakuptimte. nuk di se cilin ajo quan keshtu. ta na e shpjegoi me qartazi po deshi.

Trump dhe Sanders jane pasoja dhe jo shkaku.

Mos i kerkoni llogari Trump dhe Sanders per sukseset e tyre ne rradhet e votuesve,por kerkojauni kete llogari atyre qe e lejuan Trump dhe Sanders qe te kene kaq sukses.

por kerkojauni kete llogari atyre qe e lejuan Trump dhe Sanders qe te kene kaq sukses.

 "me i kerku llogari"   tamom si ne organizaten baze  e ke thon ! Po je ne anerike   me djali  ,   ku  talenti dhe suksesi nuk pengohen ! 

Une kaq kam ne dore...voten... dhe ate do ta jap per Clinton.

Trump po u jep kurajo eksremisteve te bardhe duke rrezikuar te hape plage te vjetra te cilat per pak e vithisen ameriken ne hale ne shekullin e kaluar .prandaj republikanet e pergjegjshem jane alarmuar duke u distancuar me vrap prej tij.sanders nga ana tjater gjithe do te beje eshte rishpendarje e pasurise .ne vend qe USA te shpenzojne $400 miliarde per nje aeroplan ushtarak te ri ta shpenzojne ate per bursa kolegji .

EXCLUSIVE: Rosie O'Donnell Is Certain Donald Trump 'Will Never Be President"

Ama e the ti moj idiote?

U vendos qe nuk behet!

Bobo sa poshte ka rene Amerika...

E admiroj Donald Trump-in dhe Elisabeth  Hasselbeckun se ishin te vetmit qe paten guximin ti kundeshtoje kesaj fyckes dhe me pas iku per lesh kjo, e pushuan nga puna.

Admiroke shume kollaj ti plako. A ka mo fycke se ajo Elisabeth ? Une nuk jom nai tifoz i modh i Rosit, por ene hallin mos ia qa shume se s'ma ha menia ta shofesh ke rradhet e te papuneve se shpejti, per te lyp pune. I vle lekura nja 120 million $ ...

Nuk i qaj hallin Rosit se sa te kete idiote si ty qe e shikojne dhe qeshin me "shakarat e kripura" te Duces,me fal Rosit ajo do ti palose milionat.

Le te mbledhe njehere te bijen Rosi,se sa i erdhi mosha,nuk e duronte dot dhe i iku dhe si flet me.Pastaj te na beje moral neve.

Elisabeth eshte grua e rregullt e martuar dhe me femije si te gjithe njerezit me mend.

Une nuk jam ndonje fans i saj,por midis Rosi funderrines dhe Elizabetes,kjo e fundit qendron 100 here me lart si ne klas ashtu edhe ne bukuri.

Rosi eshte nje idiote e zemeruar,qe vetem Trump e beri zap.

Po nese keta plehera duan te ikin nga Amerika,ishalla fiton Trump atehere.

Po mire qe te gjitha te tjerat i di, po nga e more vesh qe une jam idiot ? Kot sa per kunj po te pys ...

well tragjasiot , vorraboms ,he put two and two together...smiley

Qemol, mos te duket cudi, peshku te nimo te njofish dhe veten, boten e maton, thuj falemneres e ne gezime ta shperblefsha njoftareve. smiley

Shikoni c'punojne mediat online kunder trump

https://www.youtube.com/watch?v=D0ZTKaMcqCM

trump po merr nje sulm te papare nga mediat e prape s'e rruan por vazhdon te ruaje te pandryshueshme qendrimet e tij. Kjo me pelqen tek ai. Shume politikane perpiqen t'i bejne qejfin mases e te pershtaten me masen per hir te numrit te votave. Ai nuk e qeth hic e vazhdon per ate qe beson. Sic ka thene Kurt Cobain, me mire te me urrejne per ate qe jam, se sa te me duan per ate qe s'jam. Dhe shumica e  politikaneve shtiren. 

30 milion $ reklama anti-Trump beri Partia Repoblikane javen e kaluar dhe perseri Trump fitoi ne 3 shtete nga 4 qe ishin ne gare.

Shtetet ku ka humbur Trump jane ato qe votojne me te deleguar nga Partia(ndonese dhe tek ato 2 i ka fituar Trump),se ato qe votojne nje anetar nje vote Trump i ka fituar te gjitha.

Tani do te fitoje dhe Floriden dhe Ohijo-n shtete qe ai qe del i pari i merr te gjithe delegatet dhe mbyllet muhabeti ne Partine Republikane.

Ajo qe me cudit me demokratet eshte se po gezohen para kohe nga kandidimi i Trump-it se kujtojne se do ta mundin lehte.

Une parashikoj nje fitore shume-shume te mundimshme te Hillarit apo te Sanders-it ne Nentor.

Kjo pasi Trump nuk eshte ai republikani klasik me Bibel ne dore.Trump ka qene(dhe eshte) kundeshtar i forte i luftes ne Irak dhe Siri.Eshte pro abortit,nuk eshte kunder marteses gay,ka nje yll ne Holliwood Hall of Fame, ka qene klient i rregullt i diskos se famshme Studio 54 dhe ajo qe e dallon nga te tjeret eshte thjesht ajo qe thote per emigrantet meksikane dhe muslimanet.

Se fundit,Trump nuk leviz nga pozicionet e tij,se ai e di qe kjo eshte pika me e forte e tij,plus qe fushaten e financon nga parate e tij dhe,nuk i ka njeriu borxh.

une te them te drejten shpresoj te fitoje trump

keshtu amerikanet do ta kuptoje c'do te thote polarizim politik, ashtu si ne. 

do te percahen e do te hane kokat e njeri tjetrit po fitoi trump

politika s'do te jete me ne faqe te dyte, por do te dale ne faqe te pare

pres gallata po fitoi dhe kam pershtypjen se do te fitoje

Nuk eshte aq i perqendruar pushteti ne SHBA.

Fakti qe Trump mund te behet president nuk do te thote qe eshte i plotfuqishem.

P.S edhe ate murin me Meksiken,po nuk ja miratoi Kongresi,nuk mund ta ndertoje.

Nuk ka fare rendesi se cfare do te beje kur te jete president. Rendesi ka se cfare do te thote. Aty eshte gjithe thelbi, gjithe vemendja e mediave, pa per vepra as e ka njeri idene se ca bejne tamam politikanet. jeta vazhdon njesoj kushdo qe te vije 

This 2016 election will cost more than five billion dollars. There must be a cheaper way to find the worst people in the country.

Borowitz.

Si i tha Naldi atij xhajes ke barcaleta, mos u merzit se ne ato nje ... ashtu qe po kerko ti do morrin. smiley

Yo, Donald. How did that Chicago rally thing go for you, piss hole ? Fucking joke. Don't let this motherfucker win. Go out and vote. It's easier than moving to Canada.

I'm Qemol Avdija and I approve this message.

Trumpit apo Lu-se!

Vallai hera e pare qi do votoj per demokratet. Ky osht nje idiot qe do morri ne qafe ameriken. Mu mvje inot me paren e modhe (dhe me men) qe nuk i jep nei berdaf, e kom i fije shprese aty. Megjithse knej ka bota e re edhe presidentet i terezitin kur e krujne me gjethe fiku. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).