Kuvendi miratoi me 114 vota aktet nënligjore për ligjin e dekriminalizimit, duke shtruar rrugën për pastrimin e parlamentit shqiptar nga persona me dënime penale në të shkuarën e tyre. Miratimi i akteve nënligjore dhe formularit të vetëdeklarimit duhet të ndodhte, sipas kërkesës së ligjit, deri në datën 6 mars.

Dy ditë intensive negociatash midis Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike përfunduan mbrëmë, duke çuar në "minutën e fundit" në seancën parlamentare paketën e akteve dhe formularin që u miratuan sot. Ligji i dekriminalizimit në vetëvete u miratua në mes të Dhjetorit të vitit 2015 pas presionit të vazhdueshëm të amerikanëve dhe organizmave të tjerë ndërkombëtare.

Megjithatë, fill pas miratimit të akteve nënligjore me konsensus, PD ka braktisur sallën e Kuvendit duke deklaruar se nuk do të jetë më aty derisa të jenë larguar kriminelët dhe deputetë që kanë përfituar fonde publike në shkelje të ligjeve. Ish Kryeministri Berisha ka deklaruar se është për de-kusarizimin e politikës dhe se PD mund të shkojë përtej bojkotit.

Nuk është e qartë se ç'qëndrim do të mbajë PD në vijim, ndërkohë që prezenca e saj në jetën parlamentare për të realizuar Reformën në Drejtësi është e nevojshme. Berisha ka folur sot për "dezintegrim" të Parlamentit, ndërsa javën e shkuar tha se mund ta linte mandatin në shenjë kundërshtie.

13 Komente

Se ke sjelle te plote Blendo , ke fryke me i permend emrin Koco Kokedhimes.

Koços e? Emrin e? Kujt edhe i her? Koço Kokëdhimës? smiley 

ashtu nje nga nje tja heqin armet e forta mafjes ne pushtet:

de-kusarizimin de-kusarizimin de-kusarizimin sarizimin rizimin zimin min min min.....

pastaj edhe de-katunarizimin

Bravo opozita. Ja keshtu de, sapo u miratua ligji opozita kerkon zbatimin. Urime lulit dhe salies. Sa me shpejt ne pushtet smiley

smiley me nje fjale saluku kerkon qiqra ne hell perndryshe bojkoton parlamentin per reformen ne drejtesi. Nuk e dija te ishte kaq frikacak. Po  je dhe bure plak mer frymor, mer horr.

Si perfundim, çfar u realizua. 

 Na behet qefi.

Po per fshataret dhe degjuesit? Po furnizuesit? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).