U ktheva për një javë në Shqipëri, sa për një përqafim me të gjallët dhe një tufë lule për të vdekurit. Më thanë: “Mirëserdhe” në aeroport, një ndryshim radikal nga polici i ngrysur i gjashtë viteve më parë, i ciIi i hodhi një kovë ujë të ftohtë gjithë mallëngjimit tim romantiko-patriotik, përpos, më tmerroi dhe vajzën.

Ndonjëherë një fjalë e vetme, nga ato më të bukurat e gjuhës shqipe, është mjaft për të kaluar kufinjtë me dinjitet, reale apo emocionale qofshin. Shqiptarët dhe qytetet e para gjashtë viteve, atëhere mu dukën të bjerrur në shpirt dhe individualistë në esktrem, një ndryshim që mu desh kohë ta gëlltisja. Kësaj radhe nuk prisja shumë, thjesht nuk doja të ishte më keq. Jo, nuk mu duk më keq, dhe koha e shkurtër nuk ma jep të drejtën të them se ishte më mirë. Betoni i dikurshëm ishte po aty, ajo masë tragjike, që nuk shkulet vecse me dinamit. Fytyrat, rrëmuja, veshjet dhe sjelljet ishin po ato. Diku grimuar për dreq, diku rrënuar keq. Të rinjtë, pothuaj të gjithë veshur black, pothuaj të gjithë kafeneve. Dhe një jolezë tarallake vërtitej dhe rrinte mirë mes tyre.

Qëllova në Tiranë ditën që një grua u qëllua me shpullë në një protestë. Gjithë admirimi im për atë fjalë të vetme mirëseardhje në aeroport, u zhbë në cast. Ishte dita kur një grua në vendin ku jetoj sapo kishte fituar shtetin e Nevadës në garën presidenciale, dhe kur unë gjithë qef po u tregoja miqve shqiptarë, foton e vajzës time duke përqafuar televizorin kur Hillary Clinton po mbante fjalën e fitores. Më ngeci në fyt fitorja e saj. Për ne që jetojmë mes dy botësh, është bekim dhe mallkim jeta me sinkronizim realitetesh. Nuk trishtohemi dot deri në fund kur njëra nga botët nuk shkon dhe aq mirë, nuk gëzohemi deri në fund kur tjera shkon për së mbari. Para gjashtë vjetësh, një shpullë në protestë, do ishte një asgjë. Në fund të fundit e gjitha që donim dikur, ishte që njerëzit mos vriteshin me duar në xhepa duke protestuar. Kësaj triumfalisht ja kemi arritur dhe nuk është pak, por është e tejkaluar tashmë. Ndaj gjashtë vjet më pas, ajo shuplakë është krejtësisht e papranueshme, është një shenjë e keqe, tmerrësisht e keqe. Deri në atë moment nuk po e kuptoja pse askush nuk më tha as edhe një fjalë të mirë për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Madje edhe kur kritikonin gjëra që s’kanë lidhje me këtë bashki, fajin po Erionit ja vinin. Dukej sikur gjithë valenca e zemërimit ishte derdhur mbi të. Aq sa midis atij që drejton vendin si kryeministër dhe atij që drejton bashkinë, rrezik më të madh konsideronin këtë të fundit. E pra Tirana ta bën këtë nder, të ngre ose të rrëzon përtokë. Eshtë një qytet “tricky”, i komplikuar sa ska, që bart me vete gjithë nuancat e spektrit shqiptar, dhe që ndoshta nuk ka dëshirë të përsërisë veten në atë patern-in aq të dëshiruar politik, ku nga zyra e bashkisë, herët a vonë mund të kalosh tek ajo e kryeministrisë. Ai që donte ta përsëriste këtë trajektore pas kryeministrit aktual, teknikisht dhe vetëm teknikisht kryeatri aktual i Partisë Demokratike, dështoi turpshëm me Tiranën dhe ju largua asaj si djalli temjanit. Sot edhe për të, ashtu si për Erin, flasin keq në Tiranë, edhe të vetët, vecanërisht të vetët, të cilët e shohin si pa ngjyrë, pa formë, thjesht si një butak. Modeli i Ramës, ishte dhe mbetet thjesht i Ramës. Për këtë duhet të qetësohen të gjithë!

Gjatë pesë ditëve në Shqipëri, shkova në varrezat e qytetit të lindjes, ku shkëlqimi i mermerit turk dhe cmenduria e shqiptarëve për garë edhe mes varresh, na ka hequr atë të drejtën bazike të komunikimit shpirtëror me të vdekurit duke prekur tokën ku ata prehen. S’ka më tokë. Po të paktën ka pemë rrotull, ato pishat e lashta, ishin aty hijerënda si një tregues, që po, ky dikur ishte një qytet me rrenjë.

Rrugës së kthimit u futa në qytetin e të gjallëve, ndalova tek rrugica e shkollës fillore, si i vetmi kujtim ende i paprekur dhe i pambuluar me beton. Nuk është më shkollë, por ka ende të njejtën formë të bukur të një shtëpie të ngrohtë qytetase, dhe sigurisht ka gjithë dashurinë time, që më mësoi të shkruaj gjuhën shqipe. Një grua i vuri drynin portës së jashtme dhe megjithë përpjekjen time për tju vënë pas, e humba mes rrugicash tradicionale dhe pallatesh aspakt të tilla. Dentisti përballë më tha që ish-shkolla do prishet dhe në vend të saj do ngrihej, cfarë tjetër, një beton i gjatë pafund, me ato format e cuditshme, gjithë cepa dhe kthina që s’kanë pikë lidhje, jo vetëm me arkitekturën e qytetit, po me asnjë lloj arkitekture të botës. E si të tilla, gjithmonë të duket sikur do të bien sipër kokës. Në fund të fundit, ky është qyteti i “Kandidatit” të Blushit, ku të vdekurit marrin frymë më mirë se të gjallët.
Rrugës për në Tiranë, më ftuan në një shtëpi mes një fshati të ri, të sapongritur, ku shoferi i lumtur më tha: “këtu jetojnë të gjithë Ata”. Dhe me ata, e kishte fjalën për elitën e re. Filloi ti numëronte gjithë krenari emrat. Me po kaq krenari do tua rendisja dhe unë, po emrat nuk i mbaj mend! E gjithë hapësira mu duk e ftohte, klinike, e pashpirt, ne mes të rrëmujës dhe rrëmetit, si një varrezë me kate, por pa ato pemët shekullore. Të rejat e mbjella, tek tuk dhe larg njëra-tjetrës, do duhet kohë të lartësohen.

Në të gdhirë, në Rinas, në 4 të mëngjesit, duke kapërcyer sërish dy botët, polici i vuri vulën (pashaportës), dhe sikur ta kishim bërë me fjalë, nuk më tha asnjë fjalë. Nuk ishte e nevojshme……

*Mimoza Dervishi ish-gazetare e "Koha Jone"

19 Komente

Ikkk....Kasem ? ik...e mos e kthe koken

Po kshu eshte kur nuk takohesh me ate lol...lol...lol... te te shpjegoj ajo qe ....lol...lol...lol ...atje ku jeton ti ne usa eshte torture...ncq...ncq...ncq....ngelet duke nxirre realitetin emigrante te.deshtuar...ncq...ncq...lol...lol...

per pak minuta ne Shqiperi... rruga: Dritan Hoxha,  shkolla Vajdin Lamaj..

moj Albanie,  edhe pa te 10-re,  nuk te kuptova njehere !

aman na hapet barkun me keto slloganet rilindase tani te pakten nuk te vrasin po protestove....i gjithe shkrimi eshte zhgenjimi i nje militanteje qe priste se shqiperia ishte bere amerike se eshte ne doren e drames!!!

Bukur, dhe konçiz smiley

Moza, ndihmo njerezit e tu aty nqs mundesh, e cmallu. Per te tjerat, kush eshte nusja dhe dhendrri dihen me kohe, keshtu qe bej zgjedhjet e tua dhe leri ta zgjidhin ata qe jane aty. Ose kthehu e lufto nese deshiron, per ato qe mendon se duhet bere. Keto shkrimet me obobo i dime ne jashte e i dine ne kurriz dhe ata brenda smiley

Cfare keshille e mencur  smiley

Make Albania Great Again !

Tek titulli thuhet per pak minuta, kurse me pas per nje jave! 

pa e lexuar fare, qe nga titulli kuptohet qe eshte nje tjeter pacavure emigrantesh qe duan te viktimizohen per deshtimet e tyre e te gjejne nje fajtor diku, mundesisht tek shqiperia. keshtu qe as po e marr mundimin. qurravitjet e zakonshme. kur te kem kohe per te lexuar budalliqe 20 vjet te dala mode, do te komentoj prape

hahahahahaha jo, se thone pastaj qe i sajoj une. lol. e nisa por nuk e vazhdova dot. e pamundur. si nuk me zhgenjyen nje here. 

nje shpulle e nje polici thote (megjithese gruaja e qelloi policin e para dhe i hodhi kapelen) i prishi gjithe imazhin per femren ne shqiperi dhe me jep shembullin e amerikes ku policet ngelen duke vrare rob si pa te keq, jo me po t'i kishin gjuajtur. 

Ja t'ia rifreskoj pak zonjes marredhenien e policeve amerikane me femrat. Ajo e ka pare ne media, une e kam pare ne media. baras jemi.

Mund te jete e lidhur me pranga

plake gjysme e paralizuar

nje femer e vetmuar me tre police si derra

mund te jete shtatzene

ose thjesht studente

pak rendesi ka. ajo qe e traumatizon refugjaten qe eshte rritur gjithe jeten duke ngrene dajak si nga babi,si nga mami, si nga mesuesja, si nga presori... eshte kjo shpulla qe i ktheu polici njeres qe e goditi e para. ne amerike sheh vetem vetem ate femren qe zgjidhet. 

kulmi i mediokritetit. nuk di c'te them me.

jeni mesu me ata barkderrat qe i jep 10 mij lek per te pi birra, albanistan hesapi, 

Prisja me keq, pershtypje qe mund ti lesh ne cdo kryeqytet ne Evrope. Domethene nje perceptim pesimist dhe negativ, asgje me shume. Deshmon qarte qe gjerat po ecin mire ne Shqiperi. Pritshmeria ndaj shtetit eshte rritur shume dhe ne vecanti policise. Njerezit po guxojne te kerkojne cilesi dhe pergjegjsi nga policia, e pa imagjinushme vetem 2 vjet me pare ku policia ishte bande hujdute dhe burracakesh. Sot lajm eshte nje "shpulle", deri dje as vdekja nuk ishte lajm dhe policia kercenonte njerezit te mos kallezonin krimet.  Kaq per rendin, ndersa ka ende shume, por shume fare per tu bere per ujin e pijshem, kanalizimet ne qytete dhe ambientet e perbashketa. Nga kjo ane Shqiperia eshte katastrofe e vertet. Nje aksion i vertet edhe me i forte se ai i  energjise duhet per ujin e pijshme dhe menaxhimin e mbeturinave. Jane fiksuar pas uljes se borxhit nderkohe qe duhet te tregojne guxim e te marrin kredi per te mbyllur keto plage. Mesa di une uji i pijshem, plehrat dhe kanalizimet  ishin pjese e premtimeve te Rames me 2013. Po kush ti thote e ti kerkoje keto, ata qe e kane mendjen te prishin bunkeret dhe gardhet me kamera ne krahe? 

 

smiley   smiley  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).