analizë e shkrimit: Anti-psikologjizmi te Kanti, Hegeli dhe Marksi” nga Gent Carrabregu tek gazeta MAPO

                                                                     – 2 –

Ecim më tej, me paragrafin e dytë, të shkrimit pedant që kemi në dorë. (Këtu me pedant nuk duhet të marrim kuptimin popullor të kësaj fjale, atë të imtësisë dhe rregullit ekstrem, por kuptimin filozofik të kësaj fjale, që është pak a shumë ai i paditurisë.)

Autori ynë vazhdon: “Filozofisë moderne po ashtu, iu desh të zbulonte kundërshtarin e vet polemizues.” Pasi autori ynë nuk na dha të qartë atë polemizim të antikitetit, ku vetëm në fjalinë e fundit mundëm të imagjinonim diçka mbi ato dialogje polemizues, (të paktën ne që kemi studjuar me tepri filozofi, pasi të tjerët, që janë ushtruar pak në këtë fushë, nuk kuptuan kurrgjë nga sa më sipër), ky autor e bën kategorinë dhe fenomenin e polemizimit si diçka që kërkohet medeomos nga filozofia, thjesht për ... për të bërë zhurmë ndoshta! Sipas kësaj pikpamje, që na prezanton këtu ky autor, i bie se edhe analiza ime bëhet thjesht për polemizim. Dhe, të bësh polemizim do të thotë ta konsiderosh kundërshtarin deri diku të barabartë! Pra unë po përpiqem, dashur pa dashur, ta ngre lart këtë paçavure të këtij autori! Aq naiv do të isha unë në këtë rast?! Jo, i dashur autor G.C., si polemika ime, si ajo e çdo kujt tjetër, më parë ka një synim më të madh, atë të të treguarit të gabimeve tek tjetri! Nëpërmjet dukjes së këtyre gabimeve, mësohet më tej.

Autori vazhdon: “Në traditën që definon modernitetin në filozofinë perëndimore –idealizmi gjerman – ky kundërshtar u bë “filozofia” e empiricistëve britanikë (Locke, Hume, Burke)." (Emri i Berklit është shkruajtur gabim nga autori!) Më duhet ta sqaroj lexuesin e këtij artikulli, se në lidhje me termin modern, filozofia ka disa kategori dhe ndarje. Kemi filozofi moderne, një term (emërtim) ky popullor, që nuk na thotë ndonjë gjë të madhe, përveç faktit se nuk po flasim për filozofinë antike, por për atë që rinis pas periudhës së errët mesjetare me Dekartin, Spinozën, Lajbnicin, apo këta anglezë, skocezë e irlandezë, që na përmend autori ynë, si Bekoni, Loku, Hjumi, Berkli, e duke ardhur deri tek Marksi dhe Nice. Gjithashtu kemi kategorinë (ndryshe: një degë të caktuar të filozofisë) filozofi e modernitetit, e cila nuk përfshin gjithë periudhën e shek. XVI deri në fund të XIX, as të gjithë temat filozofike, por përfshin vetëm trajtimin që i bëhet modernizmit apo modernitetit në vetvete, apo edhe temave të veçanta që kanë të bëjnë me modernizmin. Të tilla trajtime filozofike kanë bërë Hegeli, Kanti, Marksi, diçka edhe Shopenhauri, si dhe shumë e shumë të tjerë deri më sot. E përveç këtyre terminollogjive kemi edhe modernizmin filozofik, një kategori kjo që merret me anë (aspekte) të filozofisë, ku trajtimi mund të jetë edhe filozofik, (si metafizik ashtu dhe dialektik), po edhe social, didaktik, metodistik, psikollogjik, etj., mbi këto rryma (apo shtrirje, ose rrahje) moderne në filozofi. Dhe këto dy kategori, modern-ia dhe filozofia mund të trajtohen edhe të dyja të ndara. Pra, terminollogjia që na jep autori duket që është e gabuar dhe tregon ashiqari që ai nuk e njeh as filozofinë e as shkencat e tjera. Biles ai nuk njeh as kategoritë, diçka të cilën –në kohën tonë– nisej e mësohej qysh në fillore.

Gabimi i dytë, edhe më i trashë në këtë fjali, është identifikimi i modernitetit me vetëm idealizmin gjerman. Çdo lloj grupimi i filozofëve gjermanë nuk është identifikuar kurrë si i vetëm me modernen, me modernitetin, me filozofinë moderne, me modernitetin filozofik, me kurrgjë që ka të bëjë me modern. Duket autori ynë kopjon lloj-lloj amatorësh interneti dhe profesorësh “modernë” me tituj, të cilët –në injorancën e rikthyer sot kudo në botë– hedhin kollaj lloj-lloj tezash nga mëndja e tyre, mjafton që ato të jenë paksa të ngatërruara në formulimin e tyre, që studentët dhe kushdo tjetër mos ti kenë të qarta. Mirpo fakti është fakt, çdo lidhje e modernes me vetëm idealizmin gjerman, çdo identifikim i idealizmit gjerman me modernen, është një sajesë e re pa kurrfarë fakti, pa një lloj argumenti, pa bazament.

Dhe e treta që tradhëton autorin tonë në analfabetizmin e tij filozofik, është antinomi që ai paraqet këtu, nga njëra anë idealizmi gjerman (modernja, sipas tij), e nga ana tjetër empiricizmi anglez. Mirpo, (lexoni me kujdes autorin tonë), ai nuk flet për ndonjë kundërshti të madhe të këtyre dy rrymave filozofike, por na qenka problemi se ky empiricizëm anglez nuk u quajtka filozofi e mirfilltë nga këta idealistë gjermanë, por u quajtka psikollogji, siç do të shikoni një fjali më tej. Pra, padashur autori tradhëton vetveten, duke i dhënë kështu vetes dënimin e merituar. Nga njëra anë ai nis e flet për kundërti rrymash të caktuara filozofike, (njëra prej tyre në thonjza), e nga ana tjetër ai sapo tregon se nuk bëhet fjalë për ndonjë kundërti esenciale, por thjesht një mospranim i njërës rrymë (asaj angleze) nga ajo e vërteta (idealizmi gjerman). Kundërshtari pra, nuk është kundërshtar i vërtetë, pra kundërshtar filozofik, por një i përbuzur më së shumti! Dhe të mos harrojmë, se moskonsiderimi i empiricizmit britanik si filozofi bëhet vetëm nga Kanti, dhe jo nga të tjerë filozofë gjermanë. E të mos harrojmë se ishte po ky Imanuel Kant, i cili u përngjante më shumë se kushdo tjetër këtyre filozofëve britanikë me kufizimin e tij të njohjes deri tek përvoja e njeriut! Për të qeshur kjo!

Këtu më duhet të ndalem pak e të them, se dokrra të tilla -siç lëshon "filozofi" ynë i ri shqiptar- nuk duhen lejuar më në shkollat shqiptare, të cilat dikur (para disa dekadave) ishin me traditë në lëmin e filozofisë. Empiricizmi rrjedh nga empirizmi (njohja e sendeve, dukjeve dhe fenomeneve nga përvoja e thjeshtë praktike, nga përcaktimi shqisor dhe ndjesor, pa prova të thelluara dhe pa argumentim shkencor), pra empiricizmi është evolim i empirizmit, është ngritja në kategori filozofike e empirizmit; ashtu siç edhe empiriokriticizmi është rrjedhim/ evolim i empiricizmit. Pra: empirik-empiricist-empiriokratist, kjo është rruga evolutive e këtyre kategorive filozofike, që nisjen e kanë në Indinë e lashtë, dhe “përfundimin” në Amerikën e sotme. Që empiricistë të tillë si Loku kanë marrë ndonjë kritikë nga Kanti, (do flasim dhe për këtë), kjo nuk tregon antinominë e tyre (empiricizmit anglez dhe idealizmit gjerman), por një trajtim të caktuar mbi një kategori të caktuar filozofike, e pikërisht mos-pranimin e vetëm të njohjes ndjesore në dukuritë e ndryshme, nga Kanti. Nga ana tjetër, (kjo e idealizmit gjerman), kritika e Kantit ndaj këtyre filozofëve anglezë nuk përbën thelbin e filozofisë së tij, por shpreh thjesht një mendim vetëm mbi njohjen ndjesore dhe shqisore të empiricistëve angleze. Biles, po të kemi parasysh se vetë këto tre emra, Lock, Hjum, Berkli, nuk janë aq identikë në filozofinë e tyre, (panvarsisht se ne i kategorizojmë sot, sëbashku me disa emra të tjerë, në grupin e empiricistëve), e gjithashtu të nxjerrim edhe ngjashmëritë e idealistëve gjermanë me këta anglezë (sidomos me Berklin irlandez), i bie se nuk kemi ç’të tregojmë ndonjë polemikë dhe kundërti të madhe midis këtyre dy grupimeve. Ky kategorizim që ne u kemi bërë këtyre dy grupimeve, (empiricistëve anglezë dhe idealistëve gjermanë), thjesht na ndihmon neve ti dallojmë më mirë filozofitë e tyre dhe për të mësuar më mirë. Kategorizimi është metodë metafizike e domosdoshme, e cila na ndihmon të mësojmë më shpejt dijet e caktuara. (Sqaroj këtu lexuesin se, edhe emërtimi i këtyre tre filozofëve si empiristë, nuk është ndonjë gabim tragjik, por vetëm se në këtë rast ne mund ti ngatërrojmë ata me lloj-lloj empiristësh të fushave të tjera.)

Mendoj se përzierja e Lokut në temat shoqërore dhe politike të kohës, (për kohën e tij, një farë gjeniu), mund ti ketë dhënë dorë Kantit dhe Hegelit ta përfshijnë kritikisht këtë zgjerim të Lokut brenda kuadrit të filozofisë, siç e kuptonin këta të paktën degën e tyre të preferuar, apo Kanti më së tepërmi, tek i cili dallojmë jo rallë kategori filozofike nga ato që quhen: filozofi për filozofi. Tek David Hjumi, në ndryshim nga përvoja e Lokut si përparsi e njohjes, kemi njohjen ndjesore (sensuale), përfshi ndjenjat, nervat, etj. Kundërvënia e Kantit ndaj tij –ndonëse unë nuk e kam lexuar në detaj këtë kundërvënie– mendoj se duhet të ketë të bëjë me skepticizmin e Hjumit në njohjen e botës, të cilën Kanti mund të mos e ketë kuptuar ashtu siç e kish kuptuar Hjumi, i cili tek pasiguria shihte të gjithë sistemin nervor dhe kimik të njeriut, ndërsa Kanti mund ta ketë trajtuar pasigurinë vetëm si kategori filozofike, ku vërtet pasiguria nuk mund të jetë tregues i fenomeneve të botës, por thjesht vetëm një tregues subjektiv, pra i një subjekti/ njeriu të vetëm, apo dhe disave. Ndërsa Berkli është diçka tjetër dhe më shumë se dy të parët, për t’mos thënë edhe se Berkli ka kritikuar dy të parët në disa tema, sidomos Lokun; e megjithë këto ai sërish ka lidhje me dy të parët, ashtu siç ka lidhje me ‘të edhe vetë Kanti, po ashtu dhe Hegeli, ndonëse ky i fundit as do ta përfillte fare subjektivitetin berklian, duke e kuptuar të paktën atë që Berkli nuk donte ta kuptonte, se materia ekziston panvarsisht ekzistencës së njeriut, por në këtë të fundit ajo realizonte qëllimin e saj final nëpërmjet arsyes së kulluar. Nëse tek Loku mund të shohim një parakalues dhe inspirues të pozitivizmit francez të mëpasëm, tek Berkli ne mund të shohim vetëm një parakalues të idealizmit ... konjuktiv (lidhës midis materies dhe koncepteve të njeriut), do thoja, ndonëse me këtë term unë mund të çudis ata që e njohin deri diku filozofinë. Biles, po ta keni lexuar ndopak Berklin, dhe në anën tjetër të njihni pak edhe mekanikën kuantike të sotme, do të shihni paralele tek ‘ta, e pikërisht tek rëndësia e subjektit ndaj objektit, në këtë rast, ndikimi i njeriut tek fenomeni i caktuar fizik. Këto ishin shkurt disa të dhëna mbi këta tre empiricistë anglezë, sa për të kuptuar se "kundërvënia" e idealizmit filozofik gjerman ndaj tyre, nga filozofi ynë i ri, i përngjan asaj shitjes së shpejtë e të lirë që i bëhet disa mallrave të gjetura në rrugë (apo të vjedhura diku), pa ua ditur rëndësinë, mjafton të mbledhësh disa para e të mos kapesh nga të zotët e mallrave të humbura (vjedhura). Në rastin e autorit tonë, fati e donte që ai të mos arrisë të shesi shpejt e lirë mallrat e gjetur (apo vjedhur), pa e mësuar kush se çfarë po shet!

Ai vazhdon: “Sipas Kantit dhe Hegelit, empiricizmi britanik, që kishte lulëzuar gjatë iluminizmit Skocez, nuk meriton të quhet filozofi. Përkundrazi, sipas tyre, ajo që britanikët kishin bërë është psikologji, sado që ata hulumtimet e veta i quanin “hulumtime filozofike”. Edhe Marksi, si zgjatim i idealizmit Gjerman në fushën e ekonomisë politike, vazhdon këtë traditë gjermane të kritikës së mendimit britanik, duke ndërmarrë dhe ai një lëvizje anti-psikologjike në studimin e ekonomisë politike kapitaliste.”

Para se të vazhdoj më tej, po tregoj se si ky autor nuk njeh as gramatikën shqipe, tek shkruan me shkronjë të madhe përcaktimet nacionale si “skocez” dhe “gjerman”, të cilat shkruhen gjithmonë me shkronjë të vogël, sepse nuk janë emra të përveçëm në këtë rast. Të jepet përshtypja se autori ynë ka kopjuar ndonjë shkrim interneti, ku këto emërtime shkruhen me të madhe. Edhe fakti i përmëndjes së kombësisë së këtyre tre filozofëve empiricistë, herë si anglezë e herë si britanikë, na le dyshimin se ky autor ka kopjuar thjesht shkrime autorësh të huaj, të botës anglo-saksone.

Por ajo kryesorja, që tregon se autori ynë nuk ka lexuar as edhe një rresht nga Loku, Hjumi dhe Berkli, e aq më pak nga Marksi, është ekletizmi që ai na prezanton, duke arnuar në kundërvënien e idealizmit gjerman ndaj empiricizmit anglez vetë analizën ekonomike të Marksit, e cila vjen tepër vonë në drejtimin anti-psikollogjik tek ekonomia kapitaliste.

Që lexuesi të na kuptojë më mirë, e sqarojmë se këtu autori don të na thotë, se Marksi iu kundërvu atyre tendencave të disa filozofëve dhe ekonomistëve parakalues, që u mëshonin tezave dhe hipotezave të ndryshme të ndikimit subjektiv, deri dhe moral apo psikollogjik, mbi ekonominë kapitaliste. Në fakt, deri këtë kohë, fillimi i shek. XIX, ekonomia politike kishte përparuar aq shumë, sa ishte sqaruar njëherë e mirë, se këto pikpamje sentimentale –siç quheshin ndërkohë– apo dhe ndikime sentimentale, nuk përbënin ligjësitë kryesore në ekonominë e kapitalit. Pra, Marksi nuk kish çfarë të shtonte ndërkohë në këtë pikë, për të mos thënë –me aq sa më kujtohet nga studimet e mia autodidakte– se Marksi i analizonte edhe këto faktorë psikollogjikë në ekonominë e kapitalit, duke i lënë në rolin e tyre të caktuar më parë nga ekonomistët parakalues, por në ndonjë rast edhe rehabilituar, natyrisht jo hiperbolizuar. Çdo kush e njeh ndikimin e këtyre faktorëve subjektivë-psikollogjikë në ekonomi edhe nga veprat letrare dhe filmike; kujtoni rastin e Konti Montekristos, ku ky shkaktoi nëpërmjet një telegrafi të rremë një panik të madh tek investitorët dhe bursistët e kompanisë së Danglarit, aq sa ky i fundit falimentoi. Këtu më duhet të shtoj në lidhje me Marksin, se ky ishte një nga të rrallët intelektualë të asaj kohe dhe rrethit të tij në Britani, të cilët citonin besnikërisht cilindo autor parakalues, duke mos vjedhur as edhe një presje nga ndonjë autor tjetër. Ndaj është gabim ti vishet gjithshka Marksit, ku ai vetë citonte rregullisht të gjithë autorët parakalues të problemit që rrifte ndërkohë në “Kapitalin” e tij.

Dhe e fundit çfarë do shtoja për këtë paragraf, është banaliteti që ky “filozof” i ri shqiptar na lëshon në lidhje me Marksin, duke e parakuptuar atë si zgjatim të idealizmit gjerman. Jam mëse i sigurtë, se edhe këtë paçavure kaq banale, autori do ta ketë parë diku nga ndonjë paçavurist tjetër interneti, pasi e di çdo njeri që ka lexuar sado pak filozofi, se Marksi ishte krejt e kundërta e këtij idealizmi gjerman. (Këtu unë mund ti jepja lexuesit, si dhe autorit tonë, shumë material, e biles edhe mbi ato çfarë na sjell Marksi në lidhje me tre filozofët e lart-përmendur britanikë; por meqë filozofia e Marksit është mjaft e njohur, po ashtu dhe ajo idealiste gjermane, po e mbyll këtu edhe këtë paragraf pa ndonjë koment të gjatë.) (vazhdon)

22 Komente

"Sipas kësaj pikpamje, që na prezanton këtu ky autor, i bie se edhe analiza ime bëhet thjesht për polemizim. Dhe, të bësh polemizim do të thotë ta konsiderosh kundërshtarin deri diku të barabartë! Pra unë po përpiqem, dashur pa dashur, ta ngre lart këtë paçavure të këtij autori! "

Nc nc nc nc. 

p.s. Artur, me ty e ka.

po, po, me turin e ka karl marksi, me Artur Shopenaurin e ka, por si njeri ashtu edhe tjetri kane qene fund i filozofise (Marksi e ka shpallur fundin e filozofise, ndersa Shopenauri e ka nenkuptuar, e sigurisht patjeter edhe do ta kete thene, pavarsisht se nuk eshte e dokumentuar).

Keshtu finisterre hiç mos u be merak, siç ta kam thene me pare, atehere kur ishim te rinj e merreshim me filozofi duke diskursuar ne blog, mbas karlit dhe arturit nuk filozofohet me, por vetem paçavurohet me diskurse ngambrapamoderne, tip Foucault, Derrida, Roland Barthes (alias rolandB-ja yne qe filozofon me B ngambrapa komentit).

Mbas karlit nuk filozofohet me sepse jeroglifi "L"-ja ka shku per lesh dhe tani filozofon nje personazh shume me interesant  pa "L" dhe shume me intelektualisht i ngritur.

11."I filosofi hanno [finora] solo interpretato diversamente il mondo; ma si tratta di trasformarlo."

ky autor e bën kategorinë dhe fenomenin e polemizimit si diçka që kërkohet medeomos nga filozofia, thjesht për ... për të bërë zhurmë ndoshta!

Polemika, kundershtimi, detabi -jane tipare te zhvillimit te mendimit filozofik nga antikiteti ne bashkohesi. Polemika, debati nuk behet thjesht per zhurme, per sport por eshte kerkese e brendshme e procesit te njohjes. Qasjet kundershtuese i gjejme qysh ne antikitet, psh Asirtoteli dhe Platoni.Ose brenda racionalizmit dhe idealizmit gjerman. Ffilozofia historikisht nuk eshte zhvilluar vetem si mohim i tradites por edhe si rimarje e tezave te meparshme dhe zhvillimi tyre brenda nje kornize te re konceptuale (psh  Skolastika ne Mesjete me Aristotelin , Marksi me Hegelin)

Kanti eshte shembulli i zhvillimit te filozofise se tij permes kritikes.(Kritika e arsyes se kulluar-kunder Hjume)

Peshkopin  Berkli  e  ben fertele Lenini ke "Materializmi dhe empiriokriticcizmi"

Edhe brenda rrymes se empiristeve angleze ka diferenca dhe kundershti. Ne kuptimin metodologjik, kundershtia me e paster eshte ajo mes Racionalizmit kontinetal dhe empirizmit ishullor. Kanti u orvat ta kalonte kete kundershti permes apriori-se dhe aposteriori-se.

Çdo lloj grupimi i filozofëve gjermanë nuk është identifikuar kurrë si i vetëm me modernen, me modernitetin, me filozofinë moderne, me modernitetin filozofik, me kurrgjë që ka të bëjë me modern

Moderniteti ne filozofi nuk identifikohet vetem me idealizmi gjerman .Autori besoj niset nga pesha, roli idealizmit gjerman ne raport me traditen kur e vecon (ne traditen qe definon moderintetin).Kant psh konsiderohet figure qendrore e filozofise moderne e cila nis me Decartes. Moderne, modernitet, si periudhe historkie jane e njejta gje. Kurse modernzimi , referuar levizjeve ne art e letersi, nis nga fundi shek 19 deri ne mesin e shek 20 ose deri ne vitet 1980., kur fillon modernizmi vonet ose postmodernizmi. 

Kundërvënia e Kantit ndaj tij –ndonëse unë nuk e kam lexuar në detaj këtë kundërvënie– mendoj se duhet të ketë të bëjë me skepticizmin e Hjumit në njohjen e botës, të cilën Kanti mund të mos e ketë kuptuar ashtu siç e kish kuptuar Hjumi, 

 

Ke  filluar ta mendosh seriozisht veten si Marksi smiley

Jepen ne disa libra te vonet te perkthyer kunderveniet e Kantit ndaj ndonje te ashtuquajturi empiricist anglez, por ne detaj une keto nuk i kujtoj, ndonese edhe mund te ndalesha ne 'to, e te flisja ketu gjithe siguri mbi kete kundervenie kantiane, duke u hapur shume; por serish kritikat tuaja do te hidheshin edhe ne kete rast, keshtu qe nuk prish ndonje pune te bejme edhe ndopak hipotezime, qofte kjo edhe afer te vertetes.

Lexuam gjithe keto carcafe, akoma nuk kuptuam ku do me dal ne kete kritike. Mbase komentimi fjali per fjali nuk eshte menyra e pershtatshme per te komentuar sepse e para humbet konteksti, asnje nga kritikat nuk ka te beje me thelbin e artikullit ne fjale dhe jane me shume "detaje" te parendesishme. 2 artikuj per te qortuar menyren si shkruesi perdor fjalet "modernizem" dhe "idealizem gjerman". Jane fjale qe gjithesesi nuk kane nje kufi te qarte dhe ne shume autore kane shtritrje te ndryshme. Me teper se kritike duket pedanteri. E dyta, duke komentuar cdo rrjesht, kritika s'ka asnje lloj koherence logjike. Nje person qe nuk e ka lexuar artikullin, nuk merr vesh per ca flitet.

Artikullin origjinal e lexova. Ishte "asgjethenes" (nichtsagend) dhe shume terma i perdor ne menyre idiosinkretike. I ka dhene fjales "anti-psikologjizem" nje kuptim me te gjere nga c'ka normalisht. Nuk besoj se as Fregge, qe e ka krijuar si term, as Husserl e Heidegger, qe e kane perdorur, do e konsideronin filozofine e Hume psh si psikologjizem. Psikologjizmi eshte nenbashkesi e natyralizmit dhe Hume eshte natyralist por shenja e barazimit mes te dyve nuk eshte detyrimisht e sakte. Psikologjizmi eshte John Stuart Mill dhe Brentano qe ironikisht do kishin qene edhe 1000 here me te pershtatshem per artikullin edhe nga pikepamja e analizes. Por shumica e te rinjve qe debatojne mbi filozofine, e kane mesuar tu lexu "Habia filozofike" (nje liber qe duhet hequr nga raftet dhe djegur publikisht) prandaj dhe shembujt jane gjithmone te njejtet, Hume, Kant, Hegel, bla bla.

 

Lexuat juve bashke me neve qe nuk dini nga bie pluralis majestatis, sepse ajotollah enveri nuk lexon dhe nuk mund te lexoje dot filozofi ngambrapaimperialiste.

Dhe jo vetem filozofi, se prej ngambrapamodernit te pare Niçe (prekursorit te ngambrapa), filozofia nuku dallohet me nga poezia, e poezia nga filozofia, dmth futja pordhes logjike ne menyre estetike, dhe anasjelltas.

Ekziston nje test imperialist per leximin e nje shkrimi ose te nje libri:

Neqoftese nuk kuptohet paragrafi pare, faji eshte i imi, ja po ta fal edhe te dytin se ashtu mund te jete ndonje pune, por nese nuk kuptohet edhe i treti, sikter libri, dergoje per autodafe (auto-dafllak), rrezik publik per neuronet e njerzimit.

 Ne nje bote pa kuptim, absurde, asgjethenese, ku mbreteron asgjeja, ku nuk eshte  Diçi, por eshte Hiçi (Çiçi dhe Piçi te lyer me Dizifektant austriak), libri i vertete nuk duhet te thote asgje, pra duhet te jete "asgjethenes" (nichtsagend).

 

Kot e kritikoni Kar Marksin sepse eshte dore e juaj, e ka ngambrapa (doren).

                                                                                            i Modhismiley i Halesesmiley

 

Mos u shqeteso, Ajatollah, se nuk te akuzon njeri se lexon, e di qe ti nuk lexon kurre. Ti dhe ato qe shkruan i ke zbulesa "hyjnore" (kupto: sifilitike). Ri para kompjuterit e leshon ca fatva kundra femrave e shkrun fermane se si eshte prishur bota.

Petroninse, shterngo muskulin dhe spruco i çik dizifektant ktu kunder sifilizit ngambrapa:

In 1865, while still a student, Nietzsche visited Cologne, where he was taken by friends to a brothel. The details, and even the likelihood, of this visit were long disputed, but it is accepted now that it was on this occasion that he contracted syphilis. In 1867 Nietzsche was treated for a syphilitic infection which eventually led to the mental collapse of January 1889, effectively the end of Nietzsche’s life, although he was to live, silent and lost in himself, until 1900.

 

Yet how can he not have known he had syphilis, with a scar close to his foreskin and a history, albeit brief, of treatment? He surely lied to Wagner’s doctor, Otto Eiser. The syphilis caught from prostitutes in his student days was complicated by diphtheria and dysentery contracted as a medical orderly in the 1870 Franco-Prussian War. Nietzsche was left with a delicate stomach and poor digestion and a recurring migraine, with constant vomiting and retching maximizing the pain in his head and the disruption [of] work. For days he could do nothing but lie in a dark room….

 

Syphilis was the AIDS of its day, and when we read Nietzsche, especially the late work, we should keep the fact of his illness firmly in mind. Apart from prostitutes, Nietzsche, so far as we know, never slept with a woman,...

http://www.nybooks.com/articles/1998/08/...

Megjithse eshte demoralizuese, por forma e pare e shprehjes se mendimit njerzor eshte jashteqitja.

Mos kujto se e ka thene i Modhismiley i Halesesmiley me qellim qe te largoje roland Bythen nga blogu, por e ka thene nje personalitet i nderuar, Georg Groddeck.

http://www.adelphi.it/libro/9788845900426

 

Megjithse eshte demoralizuese, por forma e pare e shprehjes se mendimit njerzor eshte jashteqitja.

Ajatollah, por njeriu normal supozohet ta kete kaluar kete faze rreth moshes 2 vjec, por ne rastin tend, burre i rritur, permbysja e uturakut vazhdon te jete forma e vetme e te shprehurit. E kupton ku qendron problemi? I gjithe konflikty jot "dyfelor" konsiston ne vendimin per ta bere brenda ose jashte pocit.

O Petroninse mbi 2 vjeçare qe e ben brenda poçit, se as kaqe gje nuk kupton qe kur te linkoj nje mendim te nje psikoanalisti t'modh (dmth nje ngambrapamodern t'modh), kjo nuk do te thote detyrimisht se jam dakord me te, me çfare thote.

Po te mos uleshe ne poç, e ta beje ngambrapaferres si Petroninse qe ben eskursion tek Liqeni Artificial afer gjimnazit, do te kuptoje akoma me teper, se nuk jam fare dakord me te, e me te tjere qe jane burra me te mire, e jam duke bere ironi dhe sarkazem, duke treguar qe mendimi ngambrapamodern e ben njesoj ne çdo fele, e ben mutin si jasht poçit, ashtu dhe brenda poçit pa asnje dileme.

Nuk na the ndonje gje per sifilizin e Niçes (muhabeti kryesor), meqe mburresh qe ju ngambrapamodernet e keni zgjdh problemin me dizifektant ngambrapamodern.

Nuk te ndahet huqi i zakonshem, ti besh bisht muhabetit kur te mblidhet suma, qe heren e pare qe e ke bere, ta kam heq vizen. Prandaj eshte ky lloj diskutimi, kete lloj meriton.

 

amon Petroninse me qafsh, po e gjete ku e ka bere kjo kolegija e jote (meqe engleze nga Londra. edhe e kolege e rome roland B-se qe frymzohen njesoj nga natyra), ne poç, apo jashte poçit?

http://venicebiennale.britishcouncil.org...

 

Ajatollah Enver:

1. Nuk jam fans i Young British Artists dhe mundohem ti evitoj kur kam mundesi (pervec Jenny Saville).  

2. Nuk besoj se fakti qe Nietzsche ka vuajtur nga sifilizi ja vlen ndonje rresht. Eshte thene e sterthene.

3. Nuk thashe qe je dakort me personin qe citove, por "fiksimi anal" qe ke eshte aq i dukshem sa nuk mund ta injoroja pa nje pershkrim. Freud, me te cilin nuk jam absolutisht dakort, do te te kategorizonte si personalitet "anal ekspulsiv": kaotik, me mungese te theksuar vetekontrolli, dhe me nje terheqje ndaj asaj qe e konsideron si "te piset". Kuptohet, modeli frojdian nuk ka asnje baze shkencore, eshte thjesht per argetim.

Petroninse snobe qe njef Xhevrije Sanije, pse me qe mu anal ekspulsiv dhe nuk qu Frojdin "anal eksploziv" qe merret me vrimen anale time dhe te gjithe njerzimit mbare, dhe ti bashke me te, megjithse nuk je dakord?

Pastaj megjithse nuk je dakord me Frojdin, je dakord me Derriden qe eshte anal eksploziv, njekohesisht eshte anal shurrufell, sepse deklaron "un jam grua". Shkrimet e mija i ke kritikuar sipas anales se Derrides, apo e ke harruar? Ke harruar qe ke hudh poshte teorine dyfelore jin e jang, me konkretisht qe dallimi burre-gru eshte dallim imperialist, se per ngambrapaimperjaliste nuk ekziston, ekziston vetem vrima anale e Derrides dhe e jotja qe ja vlejne shume rreshta.

 Eshte shume e kuptueshme qe modeli anal eshte per argetim, eshte per te argalisur petroninset, eshte koha juaj, epoka anale qe "nuk mund te jesh artist i modh pa qene anal mer jau". Duchampi osht i modh se ekspozoi nje shurrtore, Piero Manzoni osht i modh se beri mutin ne kavanoz (brenda poçit e beri, mos u shqetso Petroninse se brenda poçit e beri), varg jane analet e Young British Artist.

Se mu kujtu, per asocacion meqe je si pune austriake, me i modhi, nje i aksionizmit vjenez qe tani nuk me vjen emri, qe performonte duke masturbuar para publikut, nderkohe kendonte hymnin kombetar austriak. Pu sa i modh mer jau, person!

Kushedi sa do t'i pelqeje Ronand B-se qe eshte Familje Heroi Popullit.

 

 

Günter Brus. Por performanca ishte pak ndryshe. Urinoi ne nje kavanoz qe e zbrazi pjeserisht ne koke, pjesen tjeter e piu dhe e volli nderkohe qe masturbonte duke kenduar himnin austriak. Donte te vertetonte natyren autoritare-fashiste te shtetit austriak ndaj artit. U denua me 6 muaj burg dhe me pas jetoi 10 vjet ne eksil per kete. Quod erat demonstrandum, come volevasi dimostrare. Eshte nder te paktat performanca qe i njoh nje fare merite artistike. Sidoqofte Brus ka grafika shume te bukura, megjithese pak te njohura.

Seriozisht tani se ka ardhe muhabeti ne nje pike qe une nuk mund te jem veçse serioz, ti vertet i njeh merita kesaj performance, apo gjasme je tu bo edhe ti sarkazem? Nese je tu bo sarkazem, kunder kujt je duke e bere?

Sepse mu me quan anal ku di çfare vetem se jam talle me analet, e s'mund te bej ndryshe pa permend veprat e tyre qe jane te gjitha me produkte anale, nderkohe qe i njef merita ketij shurranjosit qe kujton se luftohet fashizmi me shurre. Apo veshja kot, vetem hudh shurren perpjete si shatrivan vetem me u duk qe je e lexuar? Ti ke ne llagap emrin e nje heroi kombetar, siç duket nuk ke menyre tjeter per te vertetuar ekzistencen e jing dhe jangut ngambrapamodern, qe herojte kombetare kane legjimitet t'i bejne shurren kombit.

Pranej je shok me Heroin Kombetar Intelektual roland Bytha qe çliron Shqiperin duke bere qef ne Angli.

 

Artikullin e ketij Gent C. e gjeta para nja dy-tre javesh tek MAPO. Me terhoqi titulli bombastik (ne thonjza) dhe nis ta lexoj. Qysh ne fillim e kuptova qe ishte nje pacavure e vertete, por duke kujtuar se ishte nje shkrim i ri, thash ti tregoj kesj gazete se me cfare shkrimesh mburret. Mendova ti bej nje permbledhje, por fillimi krejt kontradiktor i fjalive nuk me la te ecja me tej, ndaj analiza ime duket si pedanteri, tek merret me shumicen e fjalive. Panvarsisht nga kjo dhe panvarsisht se shkrime te tilla jane aq te dobta sa nuk ia vlen te merresh, mendoj se dikush duhet ndalur here-here edhe ne te tilla shkrime koti, pasi keta lloj tipash me te tilla ide boshe dhe pa mesuar gje nga dituria shkencore, po behen mesuesit dhe akademiket e sotem te ketij vendi-leshi. Adminet e peshkut do kishin bere mire qe mos ti jepnin kaq te ndara ne kohe te tre pjeset e analizes time, qe lexuesi te dinte se cfar kish lexuar nje-dy dite me pare. 

Ô Karl,

Duke i mëshuar llojit recension dhe duke zgjedhur rradhazi të tilla shkrime për të shpalosur analizën tënde dërrmuese, është vetë PPU që bëhet paçavure.

Ja e mira e debatit! Ti shfaq nje opinion, tani te mbetet vetem ta argumentosh. Po e pranojme opinionin tend, qe PPU-ja behet nje pacavure nga shkrime te tilla derrmuese si ky lloj recensioni. Por c'duhet bere ne kete rast, kur ne shtyp prezantohen shkrime te dobta? Si duhet bere ne keto raste recensioni, apo analiza, ose kritika? Apo duhet lene te kaloje gjithshka para syve pa folur? Do te ishte interesant mos ta lije opinionin tend si femije befotrofi, se ndryshe ngelet thjesht nje opinion! Dhe te mos harrojme, se opinionet pa argumentim dhe llogjike mbeten mjaft subjektive. 

Karl,

Nuk me shqeteson aspak fakti qe ti merr penden dhe shkruan apo tjetri që një admin i PPU boton ate qe ti shkruan.

Do të isha i lumtur të lexoja diçka interesante, ku përpjekja e analizës i përgjigjet një fenomeni shqetësues të shoqërisë shqiptare (apo dhe më tej...), ku mjeshtëria e të shkruarit ngërthen qoftë edhe një vemendje të shkartisur dhe pêrfundimisht, pasuron logjikën e PPU dhe bën që lexuesit tê pjesëmarin në debat.

Në rastin tënd, në një shkrim çarçaf me 2 pjesë (300 reshta dhe 4500 fjalë dhe që vazhdon...) tërhiqet vëmendja mbi një shkrim tjetër "Anti-psikologjizmi te Kanti, Hegeli dhe Marksi” nga Gent Carrabregu me 70 rreshta dhe 1000 fjalë, thjesht për të thënë se sa është gabuar autori dhe që s'ja vlen të lexohet!

Me fjalë të tjera, në vend të merresh me Carabregun që merret me Kantin, Hegelin apo Marksin, merru ti vetë qoftë edhe me njerin prej filozofëve (pse jo me adashin tënd Marks) për të na mësuar ne të tjerëve një diçka që ja vlen barra.

Nuke di në se jam i kuptueshëm me këtë farë komenti!

 

Xixa, u shprehe mjaft qarte kesaj radhe, ndonese iu shmange paksa problemit qe ngrite nje radhe me lart, ku dhe aty je shprehur qarte. Sa per korrigjim, Carrabregu duket vetem ne siperfaqe sikur eshte marre me Kantin, Hegelin, Marksin, por jo ne thelb. Dhe une me kenaqsi mund te te sjell ketu nje duzine artikujsh ne lidhje me treshen e mesiperme, (sic kerkon), por mos harro se 1. artikuj te tille jane relativisht te gjate, 2. jane per nje grup te kufizuar njerzish, 3. une nuk e kam peshkun ne xhepin tim, qe te nxjerr cfare shkrimi te dua. Ja, pjesa e trete dhe e fundit e kesaj analize po vonon, sic dhe e dyta vonoi, gje qe ia ul vleren analizes time. Sikur bota te ecte sipas deshirave te njerit dhe tjetrit ose do te ishte shume monotone, ose do te kishte perplasje te paevitueshme dhe paralizuese per nje pjese! Kjo eshte bota, evolon me ngadale, dhe me mire keshtu.

Karlo, do te te lutesha qe ti koncentroje pakez shkrimet, se ja une psh, nuk e lexova. Jo se ishte shum i gjate, por kishte shtjellime qe nuk i hyjne kujt ne xhep. 

Lexova vetem debatin tend me Xixen, duke qene se Xixa eshte i njohur ketu per studimet dhe hulumtimet e tija ne drejtim te historise. 

Pjerdhi, po komentet e mija me produkte anale, pse nuk i ke lexuar? Flakadan jane, flakadan!

Se me kujtove per asosacion histori te vjetra zbori 6 mujor rituali i venies flake gazrave anale.

Ne darke, ne erresire absolute te kapanonit, befas shperthente nje zhurme shoqeruar me nje flesh te nje flakadani qe ndriçonte pamjen stil rembrand e njerit kuadro qe i vinte flaken ne vrimen e zbuluar te tjetrit kuadro. Dhe keta performere ishin me pozite ne shoqerine ate bote, intelektuale te shquar me nje fjale (tip roland B-ja), qe mbas disa muajsh mund t'i takoje ne xhiro me gravate, i dhjamosur dhe ne krah gruan, dhe te benin muhabet per politiken, per fjalimin ne Kongres, "i forte vallaj xhaxhi edhe ksaj radhe!". Njekohesisht ishin edhe disidente, sepse kishin pjerdh ne zbor, njesoj si analoget e tyre anale ne perendim ishin disidente sepse i kishin shurruar publikut ne fytyre duke kenduar hymnin kombetar gjimnazi Petro Nini.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).