Më 12 janar 2016, natën vonë, më erdhi një thirrje në telefonin shqiptar nga një numër i panjohur italian. Ishte Lorenza Baroncelli, konsulente për Strategjitë Urbane dhe Kulturore të Kryeministrit Edi Rama dhe menaxhere projektesh në Galerinë Serpentine të Hans Ulrich Obristit, një tjetër mbështetës publik nga mjedisi artistik i një regjimi që dalëngadalë po mbytet në rëndësinë e madhe që i ka dhënë vetes.

“Sapo kam mbërritur në Aeroportin e Tiranës, a mund të takohemi tani? Është urgjente,” tha ajo. Kisha veshur rrobat e natës e sapo kisha vënë pasta në furrë, ndaj hezitova të dilja në atë orë: “Më mirë hamë mëngjes, bashkë, unë zgjohem herët. Për çfarë bëhet fjalë? ” —”Ka lidhje me një projekt. Do flasim nesër, takohemi në 09:00 në Sheraton.” 09:00 u bë 09:30. Sheratoni u bë Rogner.

Menjëherë pasi u ula, Lorenza më foli për masterplanin e ri të Tiranës, sepse me një kryebashkiak të ri, sigurisht, vjen edhe një masterplan i ri. Në vitin 2012, kisha shkruar për masterplanin e mëparshëm të Tiranës, që ishte fituar nga Grimshaw Architects dhe Grupi DAR, gjatë sundimit të kryebashkiakut të atëhershëm të Tiranës dhe “udhëheqësit” të sotëm të opozitës, Lulzim Basha. Ky plan, i keq-konceptuar dhe skandaloz, u sabotua me sukses nga Kryeministri Edi Rama, dhe puna për zgjerimin e bulevardit deri në lumin e Tiranës—komponenti kryesor i masterplanit—kishte përparuar vetëm deri në shkatërrimin e stacionit të trenit (duke e bërë Tiranën të vetmin kryeqytet europian pa një të tillë), prishjen e të vetmes hapësirë të pavarur kulturore në Tiranë, dhe nxjerrjen nga shtëpitë e tyre dhe shpronësimin (përkundër çmimeve shumë të pafavorshme dhe jo pa përdorur policinë dhe dhunën e banditëve) të shumë banorëve, formalë dhe informalë, të kësaj zone të re të zgjerimit të qytetit, tashmë pasuri e patundshme ndër më të kërkuarat. Për dy vjet ajo zonë mbeti një djerrinë balte, e mbushur me materiale ndërtimi, në fillim të së cilës qëndronte një tabelë e stërmadhe pasivo-agresive “Bllokuar nga Edi Rama. Këtu do të ishte ndërtuar bulevardi i ri i Tiranës. “

Bazuar në shënimet që mbajta dhe nga ajo që mbaj mend, biseda me Lorenzën rrodhi si më poshtë:

– Pas gjysëm ore, Stefano Boeri, fitues i konkursit për masterplanin e ri të Tiranës, do të mbërrijë këtu, në Rogner. Pasdite, ai do ta paraqesë publikisht projektin, në një konferencë kombëtare për planifikimin urban të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban. Të kam propozuar tek ai, si konsulentin kryesor lokal të projektit.

– Je e sigurtë se është ide e mirë që më ke sugjeruar? Ti e di që unë shkruaj rreth politikave kulturore të qeverisë dhe kam një ndjesi të qartë se, për këtë shkak, nuk u pëlqej atyre. Nuk mendoj se do jem i pranueshëm në një projekt të tillë.

– Më pëlqejnë shkrimet e tua për arkitekturën dhe çështjet kulturore në Shqipëri dhe mendoj se do jesh një dëgjues e këshillues i mirë. Gjithashtu, kemi shumë nevojë për dikë që ëshë i pavarur dhe që ka njohje të gjerë të problemeve në Shqipëri.

– Besoj e di që edhe nëse do isha i pranueshëm për klientin tuaj, gjë të cilën e dyshoj, ky plan do ketë të njejtin fat si të gjithë masterplanet e mëparshme. Nëse, në zgjedhjet e ardhshme në pushtet vjen opozita, projekti juaj do konsiderohet si i lidhur me qeverinë e mëparshme dhe me siguri do anullohet. Ata do t’i kthehen planit Grimshaw apo çfarëdo plani tjetër.

– Kemi nevojë të zhvillojmë një strategji që t’i japë mundësi projektit t’i mbijetojë zgjedhjeve. Duhet të duket sikur projekti është përmbi ndasitë politike. Për këtë arsye, duam të të propozojmë ty.

– Ok, më pëlqen t’i mendoj gjërat deri në fund. Si e shihni rolin tim?

– Praktikisht, duam të të autorizojmë të shkruash një seri raportesh mbi aspektet e ndryshme të peisazhit urban të Tiranës, që reflektojnë prirjet kryesore dhe praktikat më të mira të urbanizmit ndërkombëtar. Duhet të veprojmë shpejt, pasi afati i planit të detajuar është në qershor.

Tre italianë hynë në barin në kthinën e Rognerit: Stefano Boeri e Michele Brunello të firmësStefano Boeri Architetti dhe Andreas Faoro nga UNLAB, fituesi i konkursit për “Parkun e Besimit”. Ky “Park i Besimit” meriton në vetvete një shkrim të veçantë, por më lini ta përmbledh këtu. Edi Ramës i erdhi ideja për të kur e vizitoi në Tiranë Anxhela Merkel, dhe projekti ka për qëllim, sikurse thotë në citimin që Rama i bën vetes në dokumentin shpjegues të konkursit, t’i kthejë të gjitha hapësirat e gjelbëra përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës

në një hapësirë publike të gjelbërt, të mbjellë me gjithë lulet, bimët dhe pemët që përmenden në Kuran dhe Bibël (dhe libra të tjerë të shenjtë). […] Projekti për Parkun e Besimit të Tiranës ka si qendër të tij “piramidën” dhe të gjitha hapësirat e gjelbërta ku ne synojmë të ndërtojmë një imazh të prekshëm të harmonisë fetarë të vendit tonë, duke përfshirë edhe ata kush [sic] nuk besojnë.

Pastiçoja e paturpshme e retorikës komuniste në dokumentin shpjegues të konkursit, e mbushur me citime direkte nga koncepti ëngjëllor i udhëheqësit, amplifikohet nga rishfaqja e “Piramidës”—ish mauzoleumi i dikatorit komunist Enver Hoxha dhe, pas vdekjes, pika kulmore e kultit të tij të personalitetit e, për këtë arsye, qendra e “besimit” komunist—si pikë qëndrore e pluralizmit fetar të Ramës. Ky është, natyrisht, një xhest që i shkon ndjeshmërisë ndaj monumenteve të djalit të skulptorit më të famshëm të realizmit socialist dhe një prej të preferuarve të regjimit. Ato që UNILAB thotë për “çmonumentalizimin” janë padyshim të rreme; në të vërtetë, këtu bëhet fjalë për “rimonumentalizim”—një rimonumentalizim sipas praktikave fashiste.

Që kjo vendndodhje është perceptuar si “pika zero” e Tiranës vjen për shkak të natyrës boshtore të peisazhit urban të Tiranës, me lumin Lana dhe bulevardin kryesor nga Sheshi Skënderbej në Casa del Fascio (aktualisht Universiteti Politeknik i Tiranës) që kryqëzohen pingul me njëri-tjetrin në vendin e Piramidës aktuale, sikurse janë paraqitur në masterplanin e parë të Tiranës të arkitektit italian Gherardo Bosio (1939). Është ironi e madhe që është zgjedhur përsëri një arkitekt italian për të ri-artikuluar këtë trashëgimi fashiste—sikur ta kenë kinse për të reflektuar më së miri klimën aktuale politike.

Por le të kthehemi tek takimi ynë i mëngjesit në Hotel Rogner. E urova Boerin për fitoren e konkursit ndërkombëtar, por ai ishte shumë i qartë—me qartësinë që të jep besimi në vetvete—në lidhje me fitoren e tij: “Mua më kërkoi të marr pjesë Edi Rama, personalisht. Kishim një mirëkuptim se do të fitonte studio ime.”

Kam shkruar në të shkuarën se si vetëm një grup i vogël firmash arkitekturore rreth Ramës ka fituar shumicën e tenderave, dhe kam hedhur dyshime për proçedura të manipuluara dhe konflikt interesi (rasti më i fundit ishte kur “fituesi” u shpall që në hapjen e konkursit për bypass-in e Gjirokastrës, i cili pastaj e fitoi vërtet konkurimin), por më pëlqeu që e dëgjova këtë gjë direkt nga goja e njërit prej këtyre “fituesve.” Mezi pres ta dëgjoj atë t’i përsërisë ato fjalë në gjykatë, por kjo mund të jetë një fantazi idiote e imja. Në çdo rast, nuk do ishte e pandershme që përzgjedhja e tij, të paktën pjesërisht, t’i vishej një sërë artikujve  shumëentuziastë që Boeri ka shkruar (le të mos e quajmë bythëlëpirje) për Ramën, këto vitet e fundit.

Në thelb, Boeri më tha atë që më kishte thënë edhe Lorenza, ata donin të tregoheshin “të zgjuar” politikisht për mastërplanin, dhe për këtë arsye unë isha një zgjedhje logjike për konsulent, si i distancuar nga të dy palët politike. Sikurse kam hedhur në shënimet e mia nga takimi, unë duhej të bëja një “vrojtim të mjediseve metropolitane” gjatë 10-15 viteve të fundit, për të hartuar një përmbledhje të politikave publike për mjediset urbane të qyteteve, të tillë si Rio de Zhanejro, Shangai, San Françisko dhe Bogota. Unë duhej të “krijoja njohuri”, “përpiloja një hartë të qytetit” dhe të “krijoja një narrativë justifikuese”.

Përgjigjja ime ishte e dyfishtë. Së pari, sugjerova se, duke patur parasysh kohën shumë të shkurtër, vrojtimi dhe krijimi i njohurive të bëheshin në kohë reale, ndaj për këtë do ishte e përshtatshme një qasje e hapur, ndëraktive dhe bashkëpunuese në mbledhjen e informacionit, e tipit wiki. Një qasje e tillë do na lejonte t’i grumbullonim informacionet për planifikimin e Tiranës (përfshi të gjithë masterplanet e mëparshme) në një bazë të vetme të dhënash, dhe ta kthenim proçesin e mbledhjes e arkivimit të njohurive në një proçes bashkëpunues, publik dhe transparent, duke lejuar përditësime, në kohë reale, dhe diskutime të nënçështjeve të ndryshme. Për shkak të natyrës së hapur e publike, kjo lloj mënyre do të garantonte që, edhe nëse masterplani hidhej poshtë pas zgjedhjeve të ardhshme ose të mëvonshme, njohuritë do të mbeteshin aty për cilëndo qeveri apo brez të ardhshëm që t’i shqyrtojë e modifikojë. Sugjerova ta quanim këtë lloj wiki diçka të ngjashme me Enciklopedia apo Atlasi i Tiranës. Pas kësaj, Boeri sugjeroi se platforma e tij The Tomorrow (e cila nuk është e hapur, nuk është publike dhe nuk është në kohë reale) mund të kryente këtë punë. Pikërisht për këto arsye e kundërshtova këtë sugjerim, por, natyrisht, ai pëlqeu idetë e veta (dhe hop, “Tirana e Nesërmja” u bë pjesë e propozimit).

Pika ime e dytë lidhej me terrenin e paqëndrueshëm politik në të cilin Boeri duhej të vepronte. I thashë se jam i vetëdijshëm për shumë fjalë kyçe si hapje, qëndrueshmëri dhe demokraci të cilat pëprdoren si fjalë boshe, por duke patur parasysh, fitoren e tij mashtruese të konkursit, ai duhet të ishte i ndërgjegjshëm se për të realizuar “vizionin madhor” të tij për Tiranën—çfarëdo që të ishte ky—këto fjalë nuk do të kishin absolutisht asnjë kuptim dhe, në fakt, do ishin pengesë. Unë i sugjerova, me drojtje, se do të ishte përtëritëse të punoje me dikë që e kupton status-quo-në politike dhe që ka fjalorin e përshtatshëm për të lundruar në ujrat e turbullta të politikës shqiptare; “demokracia” nuk do t’i bënte shumë punë, dhe sidoqoftë askush nuk do ishte aq naiv sa ta besonte.

Nuk jam i sigurtë nëse e kuptoi pikëpamjen time, por ai vendosi ta injorojë atë, dhe vazhdoi të më jepte leksione për rëndësinë e madhe të biodiversitetit, dhe se raportin e tij të parë për këtë çështje kërkonte ta kishte nga unë. I sugjerova që të bëntë një shëtitje të gjatë përgjatë Lanës (sikurse e kisha bërë vetë në dhjetor 2015) dhe ta eksploronte atje “biodiversitetin”—ideja që biodiversiteti është çështja më urgjente e masterplanit të Tiranës m’u duk krejtësisht e shkëputur nga realiteti, nga i cili ky njeri, ndoshta, është vërtetë i shkëputur.

I thashë, gjithashtu, se e kam vrarë përherë mendjen se pse qytetarët e Tiranës nuk pyeten kurrë se çfarë mendojnë për qytetin e tyre dhe se çfarë mendojnë për atë që duhet të arrijë një masterplan. I tregova disa shembuj, për një zonjë që shet perime dhe fruta në rrugë, në qiell të hapur, për mungesë të infrastrukturës së tregjeve; për aksionet e policisë kundër shitësve në rrugë; për mungesën e parqeve; për pushtimin e hapësirave publike nga kompanitë e lidhura me qeverinë; për dhunën klasore të INUK-ut. Ka rezerva të jashtëzakonshme të pa shfrytëzuara brenda Tiranës, në mendjet e të gjithë banorëve. Ndoshta, do ishte më mirë të pyeteshin ata se sa të konsultoheshin kontekste që nuk kanë lidhje me Tiranën, të tilla si Shangai apo San Françisko. Por Boeri ishte i palëkundur: “Duhet të jemi më ambiciozë.” Nuk isha shumë i sigurtë se kujt i referoheshin këto fjalë, por ndoshta po fliste për pagesën e tij.

Gjithsesi, italianët duhet të niseshin për në Pallatin e Kongresve për tu paraqitur si fitues, ndaj shprehën kënaqësinë që më kishin takuar. Thanë se do më kontakonin, patjetër, më vonë gjatë ditës, për të folur më konkretisht për kalendarin dhe hapat konkretë. Lamë gjithashtu një takim për të ngrënë mëngjes, të nesërmen, para se të niseshin për në Itali. Më mbeta një kuriozitet i pamatë të dija se si do ta manovronin emrin tim me qeverinë, dhe nëse do angazhoheshin, vërtetë, për të krijuar një bazë të hapur njohurish rreth qytetit. Kur mbërrita në shtëpi, u shkruajta një email italianëve, duke i falenderuar për bisedën nxitëse që kishim patur. Sikurse pritej, nuk dëgjova më prej tyre, asnjëherë.

Domethënë, deri më 23 shkurt. Ndërsa isha jashtë shtetit, pashë lajmet që flisnin rreth aktivitetit të prezantimit të “Tirana 2030: Një Vizion për të Ardhmen e një Kryeqyteti Mesdhetar.” Në një lëvizje interesante, Boeri me bashkëpunëtorët, e kishin hedhur të gjithëprezantimin në Google Docs, kështu që qytetarët e thjeshtë do të mund të ofronin “reagimet” e tyre për “hapin e parë të këtij proçesi.”

Është për t’u lutur dhe shpresuar qē ky nuk është kurrsesi një “hap i parë”, por një draft shumë paraprak, i rrjedhur në publik para kohe, i cili do të rishikohet tërësisht nga shumë persona, dhe që do të përkthehet, me qëllim që të përcjellë në mënyrë të pavarur (pa pompozitetin retorik dhe vetësigurinë e Boerit) qëllimin dhe shpirtin e këtij plani të ringjalljes urbane. Sepse nëse do të bazoheshim në këtë dokument, “vizioni” i Masterplanit Tirana 030 bazohet i gjithi në citime të gabuara, pyetje të paketuara si përgjigje, referime fallce, spekullime në ajër, data të gabuara, dhe mungesë totale të të dhënave objektive—me një fjalë, në vend të vizionit është verbëri. Ai është një demonstrim ngazëllues i zhargonit teknik dhe një shfaqje patetike e paaftësive përkthyese dhe të dizenjimit tipografik. Si ka mundësi që materialin nuk e ka lexuar askush për ta korrektuar? A nuk kanë patur fonde për një përkthyes profesionsit? Apo mos italianët, të vetëdijshëm për shterpësinë e këtij ushtrimi, kanë menduar thjesht se askush në Shqipëri nuk do ta vinte re?

Dokumenti hapet me një “Indeks të Metodologjisë,” i cili e ndan vizionin e masterplanit mes një “Afresku”, një “Karte” dhe një “Atlasi” pa koherencë me njëra tjetrën dhe pa asnjë gjurmë të ndonjë ideje kryesore, trajektoreje, apo koncepti—në fakt, masterplani nuk ka asnjë lloj “metodologjie” të dukshme.

Për “Kartë” na ofrohen disa mozaikë imazhesh që nuk duket të kenë lidhje me njëra tjetrën. Në kreun e titulluar “Drejt një Qyteti Global dhe Intensiv” paraqiten fragmente nga afreskot e Ambrolio Lorenzetit të titulluara Alegoria e Qeverisjes së Mirë dhe të Keqe—Efektet e Qeverisjes së Mirë në Qytet dhe Efektet e Qeverisjes së Mirë në Vend— të datuara, në mënyrë të gabuar, por edhe ironike, “1938-1939” (a mos në mënyrë të pandërgjegjshme, e kanë menduar pushtimin fashist të Shqipërisë si “qeverisje e mirë”?); si dhe një kolazh të punimesh të pa titulluara të Riçard Hamiltonit, pikturuar mes lindjes (1922) [sic] dhe vdekjes (2011) së tij, të cilat paraqesin një seri meshkujsh që ekspozojnë muskujt (bodybuilders).

Në kreun “Vlerat dhe Rregullat për një Rigjenerim Urban” gjejmë pikturën Deklarata e Pavarësisë (1817-19) të Xhon Trumbollit e etiketuar si “Letër e ati themelues – 1776” (vetëm një?); së bashku me një imazh të prerë në mënyrë të çuditshme nga Deklarata Amerikane e Pavarësisë, ku është prerë fjala “Ne” nga “Ne Populli” (është e qartë se çdo sens komuniteti ka vdekur që kur Edi Rama e stilizoi veten si Blair 2.0); dhe një foto në grup e pjesëmarrësve të Konferencës të Kongresit Ndërkombëtar të Arkitekturës Moderne të vitit 1933 (përsëri të datuar gabimisht si 1928); së bashku me një kapak të prerë të La Charte d’Athènes  (1943) të arkitektit Le Corbusier.

Pas një ndërprerje—gjatë të cilën gjendemi, papritmas, në sektorin “Atlas”—kthehemi sërish tek kryevepra e keqdatuar e Lorenzetit dhe një seri pyetjesh, që duket se kjo pikturë ka gjeneruar në mëndjen e arkitektit. Do ishte e lodhshme të viheshin në dukje gabimet gramatikore dhe gafat retorike, në të gjitha këto. Tashmë, e kemi të qartë se referimet e gabuara dhe rrëshqitjet në citime janë pjesë e “metodologjisë” së Boeri Architetti dhe UNLAB-it, që kujdesen aq shumë që të mos duken shumë të mirëinformuar. Bosi i madh mund të ndjehet i rrezikuar!

Sidoqoftë, një përcaktim kyç duhet cituar i plotë:

Tirana Qytet Intens dhe Policentrik

Një metropol intens që rritet brenda kufijve të tij ekzistues, që rikthen hapësirat boshe/të pazëna, godinat e vjetëruara që konsumojnë energji me një arkitekturë të funksionalitet të lartë estetik dhe mjedisor. Nje metropol që intensifikoj dhe çmotivimet e zonës së jashtme që lejon një balancë të duhur mes intensitetit të marrëdhënieve.”

 

Ju lutem, përtypeni mirë këtë. Mund të duhet pak kohë, sepse në të vërtetë nuk ka asgjë për t’u përtypur veç abuzimit të gjuhës angleze. Të paktën fashistët kishin vetëdijen për të mos u larguar nga zona e tyre e rehatisë gjuhësore; apo mos ndoshta Boeri po kërkon të na nënshtrojë duke na trullosur me monstruozitete si ky i mësipërmi sfidon çdo lloj kuptimi? Të përpiqesh të zbërthesh këtë lloj fjalie mund të jetë një detyrë e stërmadhe për çdo lloj imagjinate, por le të përpiqemi.

Tirana ka nevojë të “intensifikohet” brenda “kufijve ekzistues” të saj: me fjalë të tjera, qyteti dhet të ndalojë zgjerimin në zonat rurale që e rrethojnë. Kjo supozon që i dimë se ku janë “kufijtë” e Tiranës (si qytet, jo si bashki). Por rrethinat ku është shtrirë Tiranë, shpesh përmes ndërtimeve të paligjshme, janë një zonë gri që i reziston çdo lloj përcaktimi strikt të vetë Tiranës.

Zgjerimi i vazhdueshëm i xhunglës së betonit të Tiranës është një nga motorët e fundit të ekonomisë, dhe mbushësi i xhepave të parlamentarëve, kështu që ndalimi i zgjerimit të Tiranës do të thotë sulm frontal ndaj korrupsionit të nivelit më të lartë. Kjo luftë ka pak gjasa ta ndezë ky masterplan.

Sidoqoftë, në vend të këtij zgjerimi, ne kemi nevojë të intensifikojmë. Fatkeqësisht, dy nga këto projekte “intensifikimi”—Kulla TID dhe Green Tower, të dyja ide të masterplanit të mëparshëm të Edi Ramës (atij para Bashës)—janë njëra bosh dhe tjetra e falimentuar. Dhe si mund të fillojmë të mendojmë për “rikthimin e hapësirave boshe” kur kryebashkiaku aktual, në mënyrë të paligjshme dhe me demonstrim të hapur force policore, po minon të fundmen hapësirë “bosh” të Tiranës: Parkun Rinia dhe Parkun e Liqenit, në “parneritete publik-privat” me të cilat nuk ndihet e qetë as FMN-ja. Ndoshta, të gjitha këto çështje mund të përmirësohen nga Bursa misterioze e Shkëmbimit të Pasurive, e cila, përmes magjisë së tregut, do të gjejë “balancën e duhur mes intensitetit të marrëdhënieve” dhe… po, dhe çfarë?

Ka dhe disa perla të tjera, si kjo:

A mundet Tirana të bëhet një model europian për një qytet biodivers dhe jo-antropocentrik?

 

Më kujtohet kjo temë e biodiversitetit nga takimi me Boerin. Me sa duket kjo qënka me të vërtetë tema e tij. Po, kur ai flet për potencialin e Tiranës për t’u bërë një “qytet jo-antropocentrik” duhet të mbajmë frymën para cinizmit të pacipë të këtij pohimi. Nëse Tirana është ndonjë gjë, ajo është tashmë “qytet jo-antropocentrik.” Jo për shkak të krijesave të mrekullueshme të pyllit dhe fluturave që më vinë vërdallë gjatë ecjes sime të përditshme përmes bulevardeve të bekura me mori lulesh Biblike, pemësh Kuranike dhe shkurresh të Testamentit të Vjetër, ndërsa fëmijët qeshin e këndojnë teksa bartin produktet e kopshteve urbane për në mensat e shkollës. Por pikërisht për shkak të shkatërrimit të vazhdueshëm të hapësirave të gjelbra; mungesës së plotë të konsideratës për njerëzit e vërtetë që jetojnë, punojnë dhe lëvizin brenda qytetit; dhe këmbënguljes arrogante për shpronësimin në favor të bizneseve nën termin e zbukuruar “intensifikim.”

Të shkatërrosh një zonë parku për të ngritur ca fundërrina plastike—të parafabrikuara, me cilësi të dobët, të importuara nga Kina dhe të financuara nga Kuvajti—në vend të pemëve të përshtatshme për fëmijët, të cilat shërbejnë në mënyrë përfekte për shumë funksione—kjo është jo-antropocentrike. Të derdhësh gjithë ujrat e zeza urbane direkt e në një kanal të hapur që rrjedh përmes qytetit, ndërkohë që gjobit ca fshatarë të varfër që shurrojnë në baltë—kjo është jo-antropocentrike. Të shkatërrosh tezgat “ilegale” ndërtuar me djersën e duarve të dikujt, ndërkohë që lë të paprekura ndërtesa të larta të ndërtuara ilegalisht në vende që më parë ishin sheshe publike, ngaqë je mësuar t’u lëpish koqet çdo të enjte kur mbaron séance parlamentare—kjo është jo-antropocentrike. Të guxosh t’i quash fermat rreth Tiranës “kopsht zoologjik të invertuar” në mungesë të skajshme të konsideratës për njerëzit që kultivojnë tokën për të përfituar nga produktet e freskëta dhe të sezonit, diçka krejtësisht e veçantë për një kryeqytet europian dhe një ndër të paktat gjëra tërheqëse për të jetuar në të—kjo është jo-antropocentrike.

Pra, Boeri, pse nuk vjen të jetosh për pak kohë në Tiranë dhe të të tregoj se ç’do të thotë jo-antropocentrike; bile, do ta shohësh vetë çdo ditë kur të hipësh në autobuz! Dhe meqë ra fjala, kjo është një ftesë që ja bëj çdo njeriu që ndjen nevojën ta ndyjë gojën me atë term qesharak, i cili, në mos ndonjë gjë tjetër, është afirmim i një antropocentrizmi arrogant. Të lëvdosh jo-antropocentrizmin si “e ardhme” është një privilegj që ta japin WC-të e pastra dhe ngrohja e përshtashme.

Por le të vazhdojmë. Do t’i kapërcej pjesët në të cilat autorët shohin ëndrra për Tiranën si “kryeqyteti i parë europian me një përqindje të lartë të makinave elektrike” dhe “një muze të hapur të 900 gjeopolitikave,” sepse deluzioni e tyre shkon përtej çdo gjëje që mund të imagjinohet (“tregohu ambicioz” tha ai!) . Në dokumentin e tyre, Tirana duhet ta shohim si “kryeqytetin ballkanik të prodhimit të makinave.” Na kërkohet të vrasim mendjen se ku duhet të ndërtojmë një “zonë pa taksa ku të vendosim prodhimin […] e enëve me vlerë të madhe të shtuar për në Itali dhe vende të tjera europiane” (neokolonializëm?). Na kërkohet që të mrekullohemi me imazhin e Tiranës si një “qytet inteligjent”, si një qytet me “qasje në informacion” (të tillë si pagesa jote, Boeri?), me një “ekonomi të përbashkët” (përveç pagesave nën dorë që qeveritarët do të marrin nga të gjitha projektet e reja “intensifikuese&rdquosmiley, dhe me “sistem të informacionit menaxhimi [sic]” (me qëllim për të ofruar përgjim 24 orësh për çdo anëtar të opozitës e shoqërisë civile).

Dhe mos harrojmë një “Satabazë [sic] mbi pronësinë e tokës dhe sistemin tatimor.” Do ishte shumë praktike që për këtë gjë të përfshihet kompania nga Hong Kongu, e cila shërben si maskë për dy kompani të regjistruara në parajsa fiskale, të lidhura me kompaninë e partnerit të biznesit të vëllait të Edi Ramës—ato tashmë po e privatizojnë sistemin tatimor përmes krijimit të, pikërisht, një “satabaze” të tillë.

Nuk dua që të dukem si një trap cinik. Por është kaq e vështirë të “jesh ambicioz”, kur këtë gjë ta sugjeron dikush që nuk të ngjall asnjë lloj besimi, i cili thjesht i bën jehonë çfarëdo lloj termi seksi që ka dëgjuar javën e shkuar, i cili përpiqet të kënaqë klientët e tij duke u lëpirë çdo herdhe proverbiale që ata kanë, dhe që shikimin e tij e ka të fiksuar vetëm tek ato që ai i konsideron arritje të tij në të shkuarën (të tilla si një rrokaqiell plot me pemë). Kjo gjë—e kombinuar me mungesën ekstreme të kujdesit dhe etiketës që demonstrohet nga ky dokument “vizioni”, i cili duket vërtet i destinuar për ndonjë çmim në garën për t’ja hedhur me punë shkel e shko—nuk arrin të bindë apo të frymëzojë aspak askënd. Në faqet e tij, mund të dallohet qartë zëri i Ramës që u tregon atyre “idetë” e tij të mëdha, për shembull, në faqen 57:

Tirana Qytet Përfshirës

Një metropol që e udhëheq Shqipërinë drejt një roli kritik në politikën dhe kulturën mesdhetare. Një urë gjeopolitike mes Europës dhe Lindjes. Një metropol multikulturor dhe multi-fetar që i bën besimin dhe traditat vlera të shtuara duke investuar në diversitet në konkurimin me metropole të tjera ndërkombëtare.

Mjetet:

– Krijo një Festival të Feve që nënvizon në nivelin europian rolin kyç të Tiranës në menaxhimin e konflikteve botërore.

– Krijo shtetësinë e përkohshme shqiptare për të lehtësuar dhe menaxguar fluskin e migrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës me mbështetjen e Fondeve Strkturore Europiane, Bankës Botërore dhe FMN-së.

Si mund të lidhet në ndonjë fare mënyre ky “festival i feve” me një masterplan urban 2030 për kryeqytetin e Shqipërisë? A ka gjasë që, ndokush tjetër veç Këshillit të Ministrave, të jetë i vetëdijshëm për “rolin kyç të Tiranës në menaxhimin e konflikteve fetare botërore” (ndoshta e kanë hedhur fjalën tek eksporti ynë i vazhdueshëm i xhihadistëve në territorin e ISIS-it dhe strehimin e mijëra luftëtarëve xhihadistë islamikë iranianë për të kënaqur qeverinë amerikane?)

Si ka mundësi të mendohet se, me krizën greke ende të freskët në kujtimet tona, BE-ja, Banka Botërore dhe FMN-ja do t’i “japin” Shqipërisë pará për të “lehtësuar dhe menaxhuar fluksin e migrantëve”? Ata sapo i dhanë tre miliardë një krimineli genocidial për t’i mbajtur refugjatët të mbullur në zonën e tij vendase të luftës!

Dhe çfarë mund të thuhet për këtë: Inkurajojë krijimin e një [vetëm një? Në 15 vjet?] ekspozite arti në bashkëpunim me një nga panairet më të rëndësishëm të artit në botë si Art Basel [sic] dhe që përfiton nga hollësia [sic] e taksimit shqiptar, por gjithashtu nga afërsia me Evropën [sic]”? E keni fjalën për një port arti pa taksa, sipas stilit zviceran, që Rama t’u shesë skicat e tij mjerane “investitorëve” të artit që nuk ja kanë haberin artit, duke mos i deklaruar fitimet e tij, ndërkohë që thith nga reputacioni i Anri Salës?

Po bëj një hamendësim, pasi shumë pak prej tyre kanë ndonjë kuptim. Po hamendësoj, sepse ky “dokument” nuk përmban asnjë program dhe asnjë vizion. Ai përfshin një sërë pyetjesh të shkruara nga ndonjë stazhier i shushatur, gjatë ndonjë sesioni kaotik rrahje mendimesh në momentin e fundit, të përkthyera me Google Translate, dhe të formatuara me Paint. Është e dyshimtë nëse këta njerëz mund të bëjnë vizatime arkitekture apo ja kanë kontraktuar punën ndonjë zyre anonime në Sri Lanka.

Por më e paturpshmja nga të gjitha është se ky material vuloset me një “aneks” (një aneks!) për “Demokracinë Shqyrtuese.” Njeriu që, ndërsa kapërdinte kafen e mëngjezit, e hodhi poshtë aty për aty krijimin e njohurive nga qytetarët dhe efektin fuqizues të një përpjekjeje vërtetë bashkëpunuese (dhe jo “demokratike&rdquosmiley për krijimin e hartës së qytetit, të problemeve të tij, dhe zgjidhjeve të tyre të mundshme; njeriu që, duke cimbisur brioshin e tij me çokollatë, nuk shprehu asnjë kujdesje për situatën e vërtetë politike shqiptare dhe që u përpoq të më kontraktonte si një “siguresë” ndaj të ardhmes politike të klientit të tij; ky njeri guxon dhe flet për “takime mujore publike” (që do të thotë saktësisht tre deri në qershor); flet për një “Blog TR 030” që tregon rritje të madhe pëlqimesh menjëherë pas lëshimit të tij (efekt i blerjes së tyre përmes reklës në Facebook) dhe nivele të ulta të interesimit për një blog “ndërveprues”, i cili nuk i paraqet as një nga dokumentet që po diskutohen këtu në gjuhën kombëtare dhe të vetmen gjuhë zyrtare të Shqipërisë: shqip.

Duhet ta them sërish: Unë mbështes çdo përpjekje për ta bërë Tiranën një vend më të mirë, madje, unë hëngra mëngjes me këta sharlatanë për të parë nëse ndoshta, ndoshta ata ishin ndryshe. Por ky “vizion” është një ushtrim i cinizmit intelektual dhe mungesës së profesionalizmit, ndaj qytetarët e Tiranës do të bënin mirë t’u jepnin Boerit dhe ndihmësave të tij një biletë kthimi për në vendin e tyre para se t’i paguanin ata për këto 71 faqe krejtësisht mjerane.

 

Artikulli i perkthyer: http://exit.al/2016/03/16/rama-boeri-dhe...

Artikulli oigjinal: http://www.berfrois.com/2016/03/vincent-...

 

 

 

38 Komente

Me gjithe rrespektin Jardin por eshte shume e gjate per ta lexuar sonte pas nje dite teper te lodhshme me aktivitete Artistike , Politike dhe Financiare , neser te ja fjalen qe do e lexoj .

Te perqafoj .

Bradi .

Në çdo rast, nuk do ishte e pandershme që përzgjedhja e tij, të paktën pjesërisht, t’i vishej një sërë artikujve  shumëentuziastë që Boeri ka shkruar (le të mos e quajmë bythëlëpirje) për Ramën, këto vitet e fundit.

Sa te thella qenka keto pune .Te ka faj Tiku qe e shpjegon gjithcka me ane te bythes .smiley

jo, eshte pak me ndryshe puna, tiku shpjegon gjithçka me ane te teorise dyfelore, me idene e feles platonike, e feles ne vetvete, ndersa felet e bythes jane rast i veçante.

Yha sa lloje felesh ka, truri vete eshte me dy fela (hemisferet), gjymtyret e trupit jane majte dhe djathte, politika eshte me dy fela (Trump-Klinton), etj, gjithçka ekzistuese eshte me dy fela: jin dhe jang. Meqe je ekzegjeze biblike, duhet te dish qe edhe Bibla eshte me dy fela: Testament i Ri dhe Testament i Vjeter.

Ndersa kush eshte bythe nga trute, e kush e lu bythen sipas modes se epokes se lyer me livando frenge dhe dizifektant austriak, i refererohet vetem bythes, konkretisht bythes.

Rezultati: intelektuali i shquar ngambrapa!

 

Une e lexova dhe me pelqeu goxha. Eshte shpresedhenese qe nje i huaj e do metropolin shqiptar kaq shume sa e ka studiuar mire dhe eshte i kujdeshem ne ato qe mund te thote si ekspert. Politikanet shqiptare harrojne se ka te huaj qe nuk e shesin lekuren lehte, sic ka edhe nga ata qe vetem pse jane te huaj (dhe me kompleks inferioriteti nga vete shqiptaret politikane, dmth e tha i huaji dhe eshte e vertete) kane treg ta shesin veten si eksperte. 

Tirana policentrizmin e ka natyral dhe i eshte shtuar ne 25 vjet me disa lagje te reja. Psh ke polet e vjetra si kinostudio, kombinat, laprake, alidem, treni, zogu zi, Tirana e Re, dhe shtuar pole te reja si komuna e parisit, selita e re, bathorja edhe ndonje tjeter qe nuk mund ta di. Keto jane poliqendra qe intensifikohen per multifunksion, pra nuk eshte vetem hidh llac e beton, problem ne zhvillim metropoli eshte sa/si funksionojne ne te miren e qytetareve. Nje femike nga lapraka psh nuk ka pse te shkoje ke stolat plastike te liqenit per te luajtur se ka nje kend lojrash brenda rrezes se banimit. ka dhe shume te tjera po nuk ja vlen as ti thuash se nuk i intereson njeriut. 

Po ato firmat arkitekturore qe ky pafillo i percakton fituese qe pa u zhvilluar konkursi sikur shqiperine ia ka lene me tapi kristaqi e mund te beje c'ti doje bytha me te jane me te vertete per te vene kujen.

tldr

Seriozisht, u perpoqa per here te dyte ta lexoj, meqe kuptova nga komentet qe eshte dicka serioze per arkitekture. Por ai fliste per pasta ne furre e per zgjim e per krevat e per vendin ku pinte kafen, me harxhoi kohe dhe akoma nuk futej te pjesa e arkitekturet. Si mund ta kete seriozisht? lol

edhe po s'e kuptove s'behet nami. bej dhe ti n'cik pushim te merituar.smiley

Je analfabet ti shkabe-copemishi me dy sy...ca do ketu?

Shyqyr qe ju kemi ju te edukuarit me sharje rruge. 

Ja more jangllesh mo shkabe; ta tha si kompliment

Vete e ka fajin autori qe s'beri me mire video.

Shkrim i mire. Tregon qarte se ne c'shkalle ka arritur deluzioni qeveritar. Ose me sakte, sa mediokre jane perpjekjet qe te pakten fasada te merret sadopak seriozisht nga publiku.

Te nxjerra prej autorit nga drafti i masterplanit:

Tirana Qytet Intens dhe Policentrik

Një metropol intens që rritet brenda kufijve të tij ekzistues, që rikthen hapësirat boshe/të pazëna, godinat e vjetëruara që konsumojnë energji me një arkitekturë të funksionalitet të lartë estetik dhe mjedisor. Nje metropol që intensifikoj dhe çmotivimet e zonës së jashtme që lejon një balancë të duhur mes intensitetit të marrëdhënieve.”

Tirana Qytet Përfshirës  Një metropol që e udhëheq Shqipërinë drejt një roli kritik në politikën dhe kulturën mesdhetare. Një urë gjeopolitike mes Europës dhe Lindjes. Një metropol multikulturor dhe multi-fetar që i bën besimin dhe traditat vlera të shtuara duke investuar në diversitet në konkurimin me metropole të tjera ndërkombëtare.

kryeqyteti i parë europian me një përqindje të lartë të makinave elektrike

 

një muze të hapur të 900 gjeopolitikave,

 

– Krijo një Festival të Feve që nënvizon në nivelin europian rolin kyç të Tiranës në menaxhimin e konflikteve botërore.

– Krijo shtetësinë e përkohshme shqiptare për të lehtësuar dhe menaxguar fluskin e migrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës me mbështetjen e Fondeve Strkturore Europiane, Bankës Botërore dhe FMN-së.

A mundet Tirana të bëhet një model europian për një qytet biodivers dhe jo-antropocentrik?

Me duket se edhe propaganda komuniste ishte me e permbajtur smiley

makaronat u perkthekan pastasmiley ne shqiperi?       po pastave(embelsira) si u thone???

kane 20 vjet qe bejne masterplane, u hane leket pepinot,meqe u ka ngel ne mendje te plani i kohes se zogut.    fare mire,me ato leke,mund te ishin rregulluar apo parqe te ndryshme.  nuk do ndonje lek apo projekt te madh,te vesh stola,peme,dhe rrugica .

u kane gjetur koken shqiptareve me projektet e ''huaja''.te njejten gje bejne edhe me konkurimet e ndryshme te puneve publike.   i fusin nje  viene,apo milano  perpara  dhe u kry!

e kerkon be-ja thone,kur duan te bejne ndonje hajdutllek qe temos kundershtoje njeri.

e tha ambasadori amerikansmiley

u kane gjetur koken shqiptareve me projektet e ''huaja''.te njejten gje bejne edhe me konkurimet e ndryshme te puneve publike.   i fusin nje  viene,apo milano  perpara  dhe u kry!

Fiks. Edhe nje drogaxhi te marresh nga rruget e romes, parisit apo berlinit, mjafton fjala i huaj dhe disave u njomen tangat. Eshte pjese e viktimizimit, ngaqe jane ndier si morra. Ose janet te sigurt qe jane morra.

"I thashë.. se e kam vrarë përherë mendjen se pse qytetarët e Tiranës nuk pyeten kurrë se çfarë mendojnë për qytetin e tyre dhe se çfarë mendojnë për atë që duhet të arrijë një masterplan. ..Por Boeri ishte i palëkundur: “Duhet të jemi më ambiciozë.” ..ndoshta po fliste për pagesën e tij." 

Ne artikull flitet per sharlatane qe po vendosin per Tiranen duke injoruar banoret e saj...U rafte nai beton kokes ketyre plehrave

 

Nga artikulli: 
"Zgjerimi i vazhdueshëm i xhunglës së betonit të Tiranës është një nga motorët e fundit të ekonomisë, dhe mbushësi i xhepave të parlamentarëve, kështu që ndalimi i zgjerimit të Tiranës do të thotë sulm frontal ndaj korrupsionit të nivelit më të lartë. Kjo luftë ka pak gjasa ta ndezë ky masterplan.

..Kulla TID dhe Green Tower, të dyja ide të masterplanit të mëparshëm të Edi Ramës —janë njëra bosh dhe tjetra e falimentuar. ...

kryebashkiaku aktual, në mënyrë të paligjshme dhe me demonstrim të hapur force policore, po minon të fundmen hapësirë “bosh” të Tiranës: Parkun Rinia dhe Parkun e Liqenit..."

 me pelqen, se gjoja organizojne edhe konkurse per keto (master)planet e tyre te famshme.. megjithese loja eshte e stisur, fituesi i paracaktuar, por prape keta  palaçot nuk ngurojne te bejne "konkursin e ndershem" duke shpenzuar disa  mijera dollare nga buxheti per ta bere te farsen te besueshme.. qarr i Sheratonit dhe  Rogner, thuaj..

nejse, se me e mira do behet....

http://www.dritare.net/2016/03/17/nis-be...

Artikulli ndonse i gjate, ishte interesant. Nje pyetje kisha une;  Nuk ka arkitekte Shqiperia, nuk ka studio me arkitekt, qe marrin nga jashte. 

Une di qe ka arkitekt dhe shume te shkelqyer biles. 

I sakte, i guximshem dhe pikant.

Leje se S1KQ-ja i rregjimit alegorik e shtyn kohen tu bo statuse ne FB per Juventusin smiley.

 

 

Mirqila nam, po edhe ia bon mikrob ca njerezve te mire me kuore juventino ktu ke peshku duke ju ndjell Ters smiley

 

nejse mo mire ndoshta kshu se ta harxhoje kohen tu gjet sheshe me bo peshqeshe smiley

Me ne fund nje artikull i mire. Faleminderit Jardin per postimin dhe link-et e botimit origjinal. Pa hyre fare ne diskutime te fushes (nuk jam as arktitekt, as filolog), mendimi i pare qe me erdhi ne mend ishte: nese ato qe thuhen ne kete artikull jane te verteta  (qofte edhe nje pjese e tyre), atehere ky artikull eshte nje akuze e forte, direkte, ndaj KM dhe qeverisjes se tij,  akuze e mbeshtetur nga nja studjues serioz, me argumenta serioze. Autori reflekton goxha erudicion, profesionalizem, ndershmeri por edhe guxim profesional per te thene te verteten ne sy. Natyrisht une kam rezervat e mija para se ta marr te mireqene vertetesine profesionale te ketij shkrimi, por druhem se ato nuk ja ulin fare vlerat te vertetave qe ai pretendon. Sa per te permendur ndonje, autori eshte i fiksuar pak me faktin historik se plani i Tiranes vjen nga koha e fashizmit dhe duket sikur ka tendence te identifikoje fashizmin me produktet e tij. Me kujtoi nje thenie te nje burri shteti italian qe thoshte se per fat te keq disa vepra te shkelqyera italiane kane ardhur gjate kohes se fashizmit (ishte duke folur ne ate moment per enciclopedine Treccani). Kjo nuk besoj se i ka prishur pune shqiptareve. Historia eshte ajo qe eshte dhe nuk cbehet me. Une nuk besoj se vlerat e planit rregullues te Tiranes qe vjen nga koha e Duces (dhe me parate e italianeve) kompromentohen nga ky fakt historik. Edhe romaket e lashte na kane lene goxha gjurme te qyteterimeve te tyre, por kjo nuk i ben ato me pak te vlefshme. Po ashtu, sulmi ndaj grupit te konsulenteve italiane, nuk me tingellon shume etik dhe serioz. Te duket vetja sikur ke hyre ne mes te nje sherri profesionistesh xheloze ndaj njeri tjetrit dhe shperblimeve qe ata marrin. Keto dhe ndoshta nja dy gjera te tjera ky autor mund ti shmangte dhe me kete nuk do t'ja ulte aspak vlerat shkrimit te tij. Perpos ketyre, shkrimi eshte mjaft interesant dhe i ngjeshur mire me argumenta serioze profesionale nga urbanistika boterore, arkitektura, filozofia, historia etj.

Te mbetet vetem ta shoqerosh me nje gote vere te mire, nga ato te Pjerit, e te kenaqesh me mendimin se paska edhe studjues te huaj serioze e te ndershem qe nuk pertojne te mbrojne edhe nje vend te vogel si Shqiperia

Përpara se të nis me artikullin, po sqaroj disa gjëra të rëndësishme. Deri tani të gjitha projektet që fliten mbi Tiranën –siç thuhet edhe në artikull– janë përgjithsime projektesh të vjetra të arkit. + urbanistëve italianë të kohës së Zogut, si dhe zgjerime të mëtejshme të tyre nga arkit. dhe urbanist. shq. të kohës së socializmit. Këto projekte të vjetra italiane cilësohen sot gabimisht nga disa si projekte fashiste, vetëm nga fakti se këta urbanistë dhe arkitektë jetuan në kohën e regjimit fashist, ndonse studimet e tyre ishin bërë para se të vinte në fuqi ky regjim e panvarsisht se këto studime të tyre bazoheshin në një nga shkollat më të mira të botës për arkit. dhe urban.. E dyta gjë kryesore çfarë duhet të jetë e qartë për cilindo njeri, të gjitha këto projekte të vjetra italo-shq. kanë qenë të njohura në vija të përgjithshme nga të gjithë qytetarët e Tiranës, si porosi personale e xhaxhit kjo që projektet mbi Tiranën të bëheshin të njohura në popull. Pra në këtë drejtim nuk kishte sekrete shtetërore. Ndaj sot, kur dëgjon këto lloj projektesh alla Edi, apo ato të Lulit me tramvajin, një qytetar i vjetër i Tiranës e dallon menjëherë se bëhet fjalë për projekte të asaj kohe që, ose ishin shtyrë në një kohë të pacaktuar (si puna e zgjatimit të bulevardit), ose ishin anulluar fare (si puna e tramvajit tek rruga drejt sheshit A.Rustemi), ose ishin në plan për tu bërë (si puna e unazës së madhe, që sot ka devijuar nga planifikimi, për shkak të ndërtimeve pa leje). E treta gjë që duhet sqaruar mirë, është se sot Tirana ka më pak se 10 % banorë të kohës së soc., pjesa tjetër është e vdekur, e sëmurë, e emigruar. Nga këta > 10 % që kanë mbetur e që i dinë sa thashë më lart, gjysma e tyre e më shumë merren me politikë dhe me biznese, pra janë (sëbashku me një pjesë të të ardhurve) pjesë e shkatërrimit të kësaj urbanistike të kohës së “socializmit”, ndaj dhe nuk hapin zë dhe as u intereson fare ç’ndodh me Tiranën, ndaj dhe pozita qeveritare tani bën lojra dhe numra, duke përfshirë në këto projekte të vjetra agjensi të huaja, si e si të duken se po thërrasin nga bota specialistët më të mirë, me projektet e tyre të reja. Nga kjo pikë e tretë, duhet ta kuptojë çdo kush, se çfarë komentesh mund të priten mbi shkrimin e mësipërm.

Tani, pasi sqarova këto tre “të mira”, kaloj tek artikulli. I lemë mënjanë ato telefonatat e mbrëmjes, që bën fjalë autori i shkrimit, i lemë mënjanë ato takimet e mëngjezit, ato opinione politiko-sociologjike të autorit, ato mosqarime në detaje mbi prjektet e Boerit dhe të të tjerve, i lemë pra shumë opinione të autorit mbi persona të ndryshëm mënjanë e pa komentuar, sepse humbasim fillin dhe thelbin e shkrimit. Por disa opinione të tij do i kapim, sepse nuk i dihet, mbas ferrës së vogël mund të fshihet lepuri i madh. Vinçenti –autori i shkrimit– bën fjalë për tendera të fituar nga firma që janë pranë kryeministrit. Kulmi i kësaj akuze vjen kur përmendet vëllai i kryeministrit të tanishëm shqiptar, Edi Ramës, me një partner të tijin në një kompani të lidhur me dy kompani të tjera, që do jenë –gjatë proçesit të privatizimit– kompanitë që kontrollojnë tatimin shtetëror të Shqipërisë. (Shiko parag. i 11 nga fundi.) Ky problem nuk ka lidhje direkte me projektin mbi Tiranën, por s.d.q., është një fakt që duhet të ndiqet nga prokuroria shqiptare, nëse vërtet në këtë vend funksionon sistemi juridik.

Po me rëndësi është dhe një opinion tjetër i autorit, (në mes të artikullit), ku ai flet për zënien e sheshit të vetëm të lirë në qendër të Tiranës, Parkut Rinia, nga planet e Edi Ramës, e nga të cilat nuk ndihet e qetë as FMN-ja (Fondi Monetar Ndërkombëtar). Këtu do të ishte në interes të lexuesit të preokupuar shqiptar, (atij që e do vendin e tij), që autori Vinçent ta sqaronte pak më mirë sikletin e FMN-së, nëse kemi të bëjmë me kritikë të FMN-ës në projektin e tanishëm të Erjon Velijat, apo kemi një nxitje për investim të parave të saj në këtë projekt!?. Nëse është rasti i parë, atëhere ky është një problem që duhet kuvenduar në Kuvendin Popullor dhe në Këshillin e Tiranës. Nëse është rasti i dytë, atëhere këtu duhet të buçasë media dhë zëri i qytetarve, pasi kemi të bëjmë me nxitje të marrjes së borxheve, e biles këto për projekte të sferës jo-prodhuese, pra kemi të bëjmë me një lloj përdhunimi që i bëhet këtij vendi nga autoritete të huaja. (Vazhdon)

Kto s'jane ne vete, s'po dine ca te shkruajne - do te shkruante dikush ketu.

Nuk jam shume dakort me kundershtine e autorit per lulishtet e meditimit. A mund te quheshin ndryshe apo te mos i jepej ton dramatik me fete? Sigurisht, por duke patur parasysh tipin e KM, nuk cuditem.

Ndersa per te tjerat jam dakort. Te mos harrojme qe flitet vec per Tiranen. Shumezoje me numrin e qyteteve te tjera.

“Mua më kërkoi të marr pjesë Edi Rama, personalisht. Kishim një mirëkuptim se do të fitonte studio ime.”

Presim ndonje te kundershtoje e te thote qe autori eshte mik i Bashes meqe Basha ka studjuar ne Hollande.

Autori i kalon shumë tema turbullt, si bie fjala aty tek na thotë se në dokumentin shpjegues të konkursit, kemi citime nga koncepti ëngjëllor i udhëheqësit E. Hoxha, gjithashtu piramida merret si qëndra e “besimit” komunist, pra si “pika zero” e orientimit të mëtejshëm të projektit, dhe se ky projekt është vetëm ai projekt i arkitektit italian Gherardo Bosio (1939), pra projekt fashist. Të gjitha këto sqarime të Vinçentit na tregojnë se shteti shqiptar nuk paska fare institut urbanistik, (që ka qenë pranë shkollës M. Gjollesha), por paska vetëm projektet e vjetra të atij inst.! Dhe këta italianë që na hiqen si arkitektë dhe urbanistë, do jenë ca të papunë që vijnë sa për ti kapur kamera, që projektet e vjetra italo-shqiptare të duken se janë të reja! Ja këto mendon lexuesi shqiptar, kur sheh se projekte të vjetra prezantohen si të reja. Me këtë metodë mund të futen kollaj në xhep një sasi e konsiderueshme parash! Ndaj në këtë rast prokuroria duhet të hetojë e të provojë se projektet e prezantuara nga italianët janë vërtet të reja, në të kundërt, kemi të bëjmë me një bandë qeveritare, që merr borxhe nga jashtë për projekte ekzistente!

Vinçenti nuk tregon nëse grupi italian i kish premtuar pagesë dhe sa, nuk na tregon nëse ësht paguar nga dhe sa! Kjo do na tregonte se sa shkrimi i tij bëhet për mbrojtjen e qytetit të Tiranës, apo bëhet nga ndonjë pakënaqsi personale në lidhje me pagesën!?

Interesant janë disa idè të E. Ramës, që i parashikon projekti italian me ngjyra biodiversiteti, ku ai mendon të mbjellë të gjitha bimësitë biblike, kuranike etjera nga librat fetarë. Çdo kush që ka lexuar Biblën e Kuranin e di se në 'to përmenden fare pak bimësi të caktuara, pra janë librat e fundit ku një bahçevan, botanist, ose mësues biologjie do mbështetej për shpjegim dhe projekte të ndryshme. Mirpo duket në Shq. ka mbetur popull leshko, përderisa Edi lëshoka broçkulla të tilla pa u shqetësuar fare se do ta tallin, e gjitha kjo vetëm e vetëm –dallohet ashiqari– për të tërhequr ndonjë sasi paraje nga vendet arabe. Mendoj se në këtë rast prokuroria nuk ka nevojë të hetojë, sepse budadallëku i Edit është aq banal, sa mund të merret edhe një klasë e pestë e cilësdo shkollë, e ti tregojë Edit kush janë bimët biblike dhe kuanike! (vazhdon)

 

Në shkrimin e Vinçentit kemi mjaft material mbi terminollogjinë e përdorur në këto projekte mbi Tiranën, terminollogji të cilën ai e kritikon. Unë nuk do të hapem në të gjitha këto përmëndje, disa prej të cilave duken vërtet si ëndrra në beze, por po ndalem shkurt vetëm tek një pasazh që e konsideron Tiranën si urë gjeopolitike midis Europës dhe Lindjes. Panvarsisht se Tirana në të vërtetë kështu është katandisur, nga një qytet europian në një qytet as pesh e as mish, as europian e as oriental tamam, mendoj se ata që e kanë vënë këtë shprehje në prezantimin e projektit duhet ti kalojnë gjyqit për konsiderimin e Tiranës (me ‘të edhe Shqipërisë) si pjesë e Lindjes. Nëse kjo shprehje lejohet nga gjykata, nesër dej një pjesë e deputetëve të Shqipërisë mund t’ia ndryshojnë emrin Shqipërisë nga Shqipëria/ Albania, në Albanistan, e pse jo edhe në Turkistan, ose Arabistan. Ndaj shprehja e mësipërme nuk duhet nënvleftësuar nga gjykatat shqiptare, nëse këto funksionojnë!

Autori bën fjalë edhe për vështirsitë që kanë për tu realizuar shumë nga projektet në projekt-planin “e ri” të Tiranës, çfarë është mjaft e vërtetë. Mirpo ai nuk thekson qartë, se një nga shkaktarët e katandisjes së Tiranës në këtë gjëndje është edhe Edi Rama me lejet që ai dhe këshilli bashkiak (vetë Edi ia hedh fajin për këtë këshillit bashkiak, -lexoni librin e tij “Kurbani&rdquosmiley kanë dhënë për ndërtimet e pallateve pa sistem. Gjithë kjo situatë ku është katandisur Tirana nuk mund të ndryshohet më, përkundrazi është bërë edhe këto dy-tre vjetët e fundit edhe më keq, me dy ndërtesa gjigande (autori përmend dy të tilla) dhe sa e sa të tjera, situatë e cila –sipas një qytetari të Tiranës në TV– mund të rregullohet vetëm po të bjeri ndonjë bombë e madhe! Unë do thoshja se tragjedia nuk qëndron aq tek fjalët e këtij qytetari, se sa tek ajo që gjithkush e di se Tirana nuk mund të ndreqet më, dhe sërish vazhdohet të flitet për projekte rregulluese! (Fund, me falni per komentin e gjate, por ky artikull nuk mund te permbledhej fare shkurt!) 

ky autori duhet te jete mik i Bashes meqe Basha ka studiuar ne Holande. smiley

Marks, po te shtosh dhe dy komente mund t'ia kalosh artikullit smiley

Marksi do te shkruaje nje kunder-artikull te vecante e te detajuar per Vinçentin, ku do te analizohet me kujdes cdo fjali e Vinçentit.

Marksit i rekomandoj te lexoje origjinalin ku ka dhe skica dhe fotografi. http://www.berfrois.com/2016/03/vincent-...

...jo nje kunderartikull, po nje liber te tere kritike me titullin:  ''nje paçavure urbanistike''..smiley 

mos i jepni ide aman

me ate Gent Carrabregun,  e ka kap keq fare.. nje cop shkrim kishte bera ky mavria te Mapo, ndersa Marksi i ka kushtuar nje recense tip romani, te ndara ne pjese.. dhe me e forta eshte se ska mbaruar pune akoma me te. ne fund te pjese se dyte:  (vazhdon...)., thote..smiley

Belul, pse cuditesh? E thame qe cdo fjali duhet analizuar dhe kundershtuar. Le te themi duhen 10 fjali per te analizuar nje fjali origjinale. Nese artikulli origjinal ka 200 fjali, shumezoje me 10 smiley

Sapo vura re dicka qe po me ben ta ndryshoj ate cfare thashe per raportin 10-1. Shoh qe pjesa e dyte qe solle lidhjen ti niska me analizen e paragrafit te dyte te artikullit te Carrabregut! Pra pjesa e pare paska qene vetem per titullin dhe paragrafin e pare.

Shume e sakte, ishte edhe nje pjese e trete tek shkrimi "filozofik" i Carrabregut, po aq sa pjesa e pare, ose e dyte, ku kapte ngaterrimin e "konceptit" me "kategorine", qe ben Carabregu. Mirpo keta te peshkut do i kete zene gjumi duke e lexuar dhe e kane harruar fare. Nuk eshte ndonje tragjedi e madhe! Shpresoj mos te kaloj ndonjeri ne depresion!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).