Nëse do të kërkoni një shkrimtar shqiptar, në veprat e të cilit nuk ka revolucione, as revolta, as çudira dhe bëma heronjsh, biles as skena makabre me intriga Jagosh dhe helmime të fshehura alla Makbeth, mor po nuk ka as edhe vrasje të bujshme, plagosje tërbimi, aksidente palcë-therrëse, ndodhira të jashtzakonshme, të cilat gjinden me shumicë në tregimet dhe novelat e shkrimtarve të ndryshëm, -ky është Martin Camaj!
Dhe, nëse do të kërkoni një shkrimtar, fjala e të cilit shpaloset më bukur se lulet në pranverë, fjalitë e të cilit rrjedhin si gurgullima e një burimi prrallor, idetë e të cilit mahnisin të madh e të vogël, ky është po Martin Camaj!
Si është e mundur që dy karakteristika në dukje të kundërta të mbërthehen në një vepër letrare, mund të pyesë kushdo! Unë nuk e di se si, por kjo ndodh me një stil të paarrirë tek novelat e Martin Camajt. Një mjeshtër jo vetëm i fjalës, kujdestar i fjalisë dhe artist i ideve, por një mbërthyes i lexuesit me ngjarje mëse të zakonshme jetësore, të cilat përjetohen në faqet e librit me fjalë të rralla, me fjali rrjedhëse, me idè rrethore pa fillim e fund, siç dhe jeta e personazheve-fshatarë në faqe malesh pa fillim e fund.
Me zbritjen e Nikës ndërr Gurra nisin ngjarjet e novelave të Martin Camajt. Një fshatar malsije mëse i zakonshëm, ca grindavec, qysh fëmijë, por edhe me gruan e urtë Lenën, që duhet të provojë dhe drurin e të shoqit herë-herë, si thuajse të gjitha gratë atyre kohrave të kaluara, e në krah të saj gjashtë djem hetues ndaj të atit të tyre të larguar nga kasolla për të jetuar i veçuar atje ndën Fundinë; mes këtyre personazheve malësorë mpleksen ndodhira, mërira, interesa familjarësh me ato pak që afron një arë mali dhe gurët e shumtë të vendit. E ndërkohë që këto ndodhira dhe mërira janë të mpakta, të mekura, si dhe të mirat materiale që mund të afrojë një pllajë mali, bota emocionale e këtyre banorve është e pasur. Kjo botë nuk shpërthen të buçasë ndër lugina, e të dëgjohet deri përtej në qytet, jo, ajo emulsohet po brenda atij kuadri malor, herë me dritë pranverore e herë me stuhi dimërore, ku si njerzit, vuajnë edhe ato pak kafshë mali, në kërkim të ushqimit të tyre, apo dhe frikës nga ndjekja gjuetore e ndonjë gjahtari të vetmuar, si puna e Nikës.
Ky kuadër mal(s)or na shoqëron edhe në novelat e tjera të librit të Camajt, duke vazhduar me një katund arbëresh diku, ku ndoshta gjuha e bukur veriore e autorit nuk shkon dhe aq në këtë novelë. Përpjekjet e përbashkëta të katundit për një urë dhe jeta personale e dy personazheve të novelës të mbajnë të lidhur pas faqeve të librit.
Pa ndodhira të veçanta na jepet edhe novela mbi dijetarin e njohur arbëresh, Gjon Gazulli (jetuar në shek. e XV), në udhëtimet e tij jo të pakta (për kohën). Duke lexuar këtë novelë të duket se je në ato vënde dhe kohra para-renaisonce, ku një rreze drite përshkon këtë gjysëm-errësirë mesjetare. Pa stilin e bukur të autorit, lexuesi mund të mbetej brenda errësirës dogmatike të asaj kohe.
Nuk dua të përshkruaj të shtatë novelat e librit, sepse të përshkruash ato duhet të jesh artist i fjalës, siç dhe Martin Camaj, por do të përfundoja duke thënë, se mua më tërhoqën më shumë novela e parë, “Pishtarët e natës” me Nikën e vetmuar, si dhe “Rrugnaja në mars” me dashurinë e Jerës dhe Dakut, një dashuri e kthellët si ujët e maleve, nji dashuri e madhe si malet e bjeshkëve, nji dashuri kalu shkrepa e mote, dhe ra si nji shpend i vramun në lugina të thella, prej dokeve t’ashpra të vendit. Sa për të ardhur keq!
Mendoj se është pasuri e madhe leksikore dhe ideore për arsimin shqiptar, nëse “Novela”(t) e Martin Camajt trajtohet për nxënësit në orën e letërsisë!
11 Komente
Do Zoti peshku lexohet nga Ministria e Arsimit!
Flm Marks!
Flm Marks qe i tregove Ministrive te Arsimeve dhe Kulturave qe jane katunare 200 vjet ngambrapa Hegelit:
Marks, Hyrja e Grundrisse
Po he o Ajatollah, ti si thua, jane zhdukur mitologjite tani qe u arrit dominimi konkret apo ja ka fut kot Karlitoja? Se nuk duket aq e thjeshte. Ato -ismat sikur jane shtuar.
i Modhi
E tere filozofia e Karlit (mbushur me referenca te Shekspirit) mund te permblidhet me rreshtat e pare te Hamletit:
"Kush je ti ai qe fshihesh? Dil, trego vetveten!."
Pranej kush do me qene me i modh se Kar-litosfera (mbushur me referenca te Hamletit, intelektualit te pare te shquar qe nuk dinte nese ishte apo nuk ishte, e nese ishte, pse nuk ishte, e nese nuk ishte, pse te mos ishte) nuk duhet te zbatoje dia-logun sherues peshkor: 1- "ke zene dashnore?!", 2- "i ke pire ilaçet?!", por duhet te zbatoje monologun e i Modhi
:
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Sot tu bo muhabet me nje komshije besimtare plake m'tha i gjo qe mboni shum me qesh (e them, megjithse e di se veshtire te kuptoni gjo). I kishte thon priftit ku rrefehej:
Konçiz, jo si ato analizat e stergjatura qe na lodhen. Si duket Karl Marksi, e ka kuptuar gabimin dhe eshte bere me konçiz
homazh t'modhit.
http://www.balkanweb.com/site/kur-faik-k...
ouuu , e dinja .
Punim provimi per master ,po !
p.s.
Mjafte qe paska aktivizuar Heretikun , te nxjerr dufin pse jo ..
dafne, ca nxjerrin dufin, e ca nxjerrin dafin (pse jo!).
Kjo, sipas Marksit, quhet ndarja shoqerore e punes (gjinore), ndersa sipas çifutit tjeter t'modh Frojdit, daf-duf korespondon me eros-thanatos.
Ndersa te gjitha keto çifuterira i permbledh teoria dyfelore e Tik albanezit.