Në një komunikim pe publikun në Facebook z. Lu ka treguar se Amerika po refuzon dhe anullon vizat për gjyqtarë të konsideruar të korruptuar, dhe shton se ky është vetëm fillimi.

Në komunikimin e sotëm me publikun në rrijetet sociale, ambasadori i ShBA-ve z. Donald Lu ka treguar se ambasada që ai drejton në Tiranë ka refuzuar vizat, dhe në disa raste i ka anulluar vizat e dhëna, për gjyqtarë që nga sa kuptohet janë tanimë në "listën e zezë" të amerikanëve si persona të korruptuar. Ambasadori nuk ka përmendur emra të gjyqtarëve që janë refuzuar nga Ambasada, por Top Channel raporton se po heton mbi emra të mundshëm nga gjykatat shqiptare të cilëve ju është mohuar viza kohët e fundit.

“Korrupsioni është një prioritet kryesor i qeverisë së SHBA në Shqipëri. Ne jemi duke ndërmarrë masat tona dhe me shoqërinë civile dhe udhëheqësit shqiptarë. Vitin e kaluar pamë sesi partitë politike hoqën disa kandidatë kriminelë nga zgjedhjet. Politikanë të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale janë arrestuar apo kanë dhënë dorëheqjen. Mbështesim zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin. Së fundmi, qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen disa gjykatësve të korruptuar duke iu refuzuar apo anuluar vizën. Ky është vetëm fillimi! Kemi më shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin”, ka thënë ambasadori Donald Lu.

40 Komente

pse vetem gjyqtaret ?? smiley

Zoti Lu, ju lutem, shikojeni dhe nje here shterngimin tuaj, sepse te koruptuarit shqiptare po nisin e po qajne! O bo-bo, c'beme ne, po bertasin! Jane penduar sa nuk dine ku te futen. Ja, aq te penduar jane, sa i prene biletat e avionit per ne ishujt e Karaibeve, natyrisht per pushime, por edhe si e si te jene afer Amerikes qe ti luten ti fale!

Ky eshte zhvillim interesant, pasi kur te anullojne vizen nuk jepet asnjehere arsyeja pse eshte anulluar. Ndersa sot, Ambasadori thote arsyen e refuzimit. 

Po ne Canada ta thone.psh : 

1- pashaporta jote ose dokumenti i udhetimit s'eshte ne rregull.

2-Nuk permbushen kriteret regarding financial requirements

3-nuk ke dokumenta te mjaftueshme qe tregojne lidhje me vendin ku jeton

etj etj

ps. jo te gjitha  t'i thone, por pak a shume dicka te thone 

Per vizen amerikane, nje pjese te mire te atyre qe shkruan, i kane si kushte para aplikimit dhe nuk lidhen me refuzimin e vizes. Pa valid pasport nuk ben dot "send" application. Ne rastin konkret, prezumohet qe ata i kane plotesuar te gjitha kriteret, merren ne interviste dhe prape ju refuzohet viza. Pra jane nje kategori e vecante dhe sensitive ti thuash qe viza te mohohet per dyshime per korrupsion. Sepse kur jane per klecka ne biografi, te thone vetem "your visa has been denied" pa te dhene shpjegime. 

 

e di shume mire per vizen amerikane se i kam kalu ato ekseprienca, thjesht po krahasoja se viza per ne Kanada si vizitor eshte me e thjeshte si proces dhe te japin shpjegime.

 

ps. kur thashe dokumenti i udhetimit , kisha parasysh njerez qe kane karta identiteti ne Europe pervec pashaportes shqiptare dhe aplikojne nga vendi ku kane emigruar. Normale qe pashaporta duhet te jete valid.

E thone e thone arsyen e refuzimit......pyet shkaben qe i eshte refuzuar viza disa here......nuk e shikoni si turfullon nga inati qe ka per US and A.....

ci dun, ata ameriken e kane gjet ne albanie, u ka ra bixha...

oh mos tani i moret ne qafe. lol sa budallenj

E kujt i rruhet o ambasador leshi qe nuk i dhe vize per ne USA...??? Po rron inglizi...rron franca me italine... rron spanja me portugaline o trap...

po lere ca thote se e ka personale me Gjin Gjonin, se ne amerike fshihen gjithe kriminelet kur vjen puna per t'u fshehur. per ate pune eshte amerika. edhe nazistet e hitlerit po "zbulohen" ne moshen 96 vjecare e po denohen nje vit para vdekjes.deri tani kane bere palle nazisti

Po ata qe kane nenshtetsi amerikane apo femijet me nenshtetsi amerikane si i behet? smiley

 

Po po pate nanshtetsi s'ka nevoje per vize,apo jo?

Kjo eshte pyetje per ambasadorin.. smiley 

E njeta gje edhe me nenshtetsit e tjera evropiane.. Malta ta jep ne dore po investove 500,000 euro

Kush janë gjyqtarët që qeveria amerikane u ka refuzuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara? Top Channel ka mësuar dhe konfirmuar në mënyrë indirekte se bëhet fjalë për gjyqtarin Gjin Gjoni.

Gjoni ka aplikuar pak kohë më parë për vizën amerikane, por sipas informacioneve të sigurta, konfirmuar edhe nga persona prezentë në momentin e marrjes së përgjigjes, gjyqtarit i është refuzuar viza. 

Ambasada amerikane nuk jep zakonisht shpjegim për refuzime të tilla, por ka gjithnjë përjashtime. Në këtë rast, motivi i refuzimit është publik nga vetë ambasadori i Shteteve të Bashkuara.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php...

Gjin Gjoni hyn ne amerike nga Kanadaja,pa merak.

Haha, qeke k'put n'mythe Luje! smiley

Big diss! 

po vetem ate arme ka ne dore Lu-ja, ça te bej tjeter?

Po ke te drejte o Zeqo mavrija... perveçse ti bej fresk edhe Sali Berishes,qe e harrove...Çdo dy dite ka marre detyre qe te shkoje e ti bej fresk ne zyre...

e ate qe e ka e ka, e kush nuk do donte ti bente fresk Prof, Doc, Zotit Sali Berisha!!!

Ca thu mer xhaxh? 

Luja, dhe ato para Luse, pervec karatese dhe kikboksit do kishte pas munsi me i bo kto pushtlliqe me t'nalume vize e me t'konfiskume llogarishe qe kur ishte kurrupsjoni cun i vogel, jo tashi qe i thote Luse "pirdh pirdh". smiley

Ai Mehdiu i Gerdecit knej rri me shume se ne Shqipni. Kshu, sa per shembull. 

Ne kohen e monizmit, me kujtohet qe shteti per nevoja te veta propagandistike prodhonte figura qenjesh njerezore qe duheshin marre si shembull nga te tjeret per virtytret e larta qe kishin. Keshtu psh heroi yne ka pas qene i verberi Fuat Cela, por qe ndricohej nga drita e partise. Ne Kine ka pas qene Lei Feni etrj. etj. Duket se ky lloj stili funksionon edhe tek perendimoret, por vetem se ne kahun e kundert; pra promovojne figurat e korupsionit dhe ne rastin konkret Gjin Gjoni- smiley

Pra, shteti monist na nxiste te beheshim si Fuati apo Lei Feni, ndersa ky i sotmi, pra shteti kapitalist na paralajmeron te mos behemi si Gin Gjoni. 

skan nevoj per viza se tashme kan pashaporta amerikane

Bravo Lu! Na je bere ti si presidenti dhe babai de facto i Kombit.

Se keta te tanet jane baballare incestuoze.

Cili vendim gjyqesor i formes se prere i ka shpallur "gjykates te korruptuar"?

Infot e CIA-s.

Zhvillim interesant i ambasades amerikane. Nuk e ka me kete popull, e ka me qeverine dhe reformen ne drejtesi qe po shtyhet nga LSI-ja. Kjo eshte ti bjere dritares, te degjoje dera...  a si i thone.. 

Pervec kesaj, eshte nje sinjal qe SHBA nuk do te jape shtetesi per ata qe investojne para krimi dhe korrupsioni ne SHBA, sic kane bere doshrat, frrokrat etj. muter qe bredhin boten me pasaporta amerikane. 

Ah mer bufon. Ambasada juaj ka vite te tera qe ka "pezulluar" vizat per pleqte qe kane femije ne amerike me arsyet idiote se mund te mos kthehen dhe mund te shkelin vizen duke i detyruar ti futen procedurave cfilitese te bashkimit te familjes. Jeni pa shpirt, komplet robote. Po me kete robotizem te akullt deri tani keni furnizuar me viza qe nga gjykatesit e tipit Xhin deri tek shoferet e makinave tuaja. Nderkohe pakistanezet dhe indianet etj. e marrin vizen tak fak pa asnjelloj problemi ne vendet e tyre. Perhere diskriminues keni qene me hallexhinjte shqiptare. Jeni te neveritshem dhe hipokrite.

e njejta gje edhe me anglezet.

Gjejn shtetin tone te pjerdhur se me kinezet e indianet s'ia ma bytha ta krujne. I kam haq dhe une ne kurriz keto probleme.

nejse

z.Trump e ka te qarte Projektin

Kam pershtypjen se nga 100 gjyqtare te korruptuar, vetem nja 10 kerkojne te shkojne ne Amerike, ngaqe mund te kene femijet ose pjestare te tjere te familjes. 90 te tjere shkojne ne Europe. Keshtu qe kjo eshte me shume shou/spektakel mediatik. Do dhe Liu i shkrete, te fitoje noi pike ne bursen politike. 

E more vesh Pjero, filloi Bredhi pune Drejtor Ministrie i LSI -se , gjasme do i fliste Braces mire per ty.

Disa burime afer qe preferojne te mbeten anonime pasi nuk jane te autorizuar te flasin pretendojne se bredhi po mendon ta refuzoje postin per shkak te brerjes se ndergjegjes ..

Mos I ka ndodhur gje shkabes! 

Nuk ka viza për këta njëpërqindëshat tanë, se andej janë të zëna vendet. Kjo video më poshtë për shpërndarjen e pasurisë në SHBA jep një ide se ç;bëhet matanë detit - këtej detit s'e dimë akoma ku jemi, se nuk kemi statistika.

http://www.liveleak.com/view?i=4c5_13624...

Pas refuzimit te vizes amerikane Gjin Gjoni eshte pa duke komentu te peshku pa uje kunder amerikes. Sharjet e tij i shoqeron me linqe nga liveleak.

e pe Gjin Gjonin si ka qene!! ky qe po shikon nga fotografi! si tip disidenti duket.

Ti je kanadezi i parë nga ata që njoh që hidhet përpjetë të mbrojë Amerikën fqinje. Ç'ke a i vrarë që kërcen ashtu sikur të pickuan mushkunjat në Vlorë?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).