Presidenti amerikan Barack Obama zbriti në Havanë pak minuta më parë, në një vizitë historike që shënon fundin e politikës amerikane të izolimit të ishullit komunist e cila zgjati për shumë dekada. Kuba dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur pozita armiqësore qysh nga koha e luftës së ftohtë. Obama zbriti në aeroportin ndërkombëtar "Jose Marti" me avionin presidencial Air Force One. Vizita në Kubë do të zgjasë tre ditë dhe është e para nga një president amerikan në 88 vjet.

Udhëtimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë në Kubë u njoftua nga Obama dhe Raul Castro në Dhjetor të vitit 2014 dhe shënon kulmin e hapjes diplomatike mes dy vendeve. Armiqësia nisi me revolucionin kuban të vitit 1959 që hodhi qeverinë pro-amerikane të asaj kohe. Sipas ekspertëve vizita e Obamës, e cila është konsideruar e parakohëshme nga disa ka si qëllim ta bëjë hapjen me Kubën të pakthyeshme. 

 

68 Komente

Hajer

88 vjet! 

Bravo!

lajm i keq per ato punetoret e kombinatit ushqimor te miellit qe i conte partia me pushime atje

U hap me ne fund. Tani ka ngel vetem Korea e Veriut qe me duket ja ka vene syrin Kina ta hape. 

Tani besoj qe do i lejojne qytetaret amerikane te shkojne me lirisht ne Cuba. 

Me duket lajm shume i mire qe imperializmi amerikan fitoi mbi komunizmin kubanez. 

U hap me ne fund

Une them qe ju antikamunistat me mirë ta myllni, në ksi rastesh. Për nje arsye të të thjeshte:

 

Tani ka ngel vetem Korea e Veriut qe me duket ja ka vene syrin Kina ta hape

Kina jo vetem e ka hap, por e ka shkely fare Korene e Veriut: ne keto 20 vjet, ja ka kref pothuj gjithe burimet minerale

Kupton tani qe s'eshte fare pune hapjesh a mbylljesh?

Apo se komunizmi zotrie 

Kina s'ka interes te hapet KV se I vjen amerika ne prag te deres.po ashtu japonezet e ruset nuk duan te forcohet KJ.KJ nuk do te hapet KV se do I  ngelen ne dere  26 milione banore te papunesueshem ,trushplare e te traumatizuar .keshtu qe KV mbijeton si nje ceshtje :hiq e mos keput.

E moj mirë dhe ti, nuk kane faj, keta kujtojne se Bashkimin Sovjetik e rrezoi Regani (fundja keshtu jua ka mesuar Baba!)

smiley dmth e pranon qe komunizmi ra vete se s'pati kellqe.... smiley qeke bo per t'ardh per qoke me i pako kafe.

perkundrazi perkundrazi, e zgjati shume! Mire dhe kaq!! Si thote njoni tek ky veni ku jetoj: bej hesap fuqine emancipuese te tij, perderi sa zuni dhe n'shqipni moooo   smiley  

urime.

Shyqyr me ne fund smiley perfitimi do jete per Kuben me i madh, me mijra emigrante kubaneze, qe do kthehen e te investojne aty. 

Presidenti amerikan Barack Obama zbriti në Havanë pak minuta më parë, në një vizitë historike që shënon fundin e politikës amerikane të izolimit të ishullit komunist

 

-ore vertet, si na rezulton kjo ? a duhet  marre perfundimisht e mireqene:  qe pikerisht kjo vizite e Obames ne Havane shenon fundin e cfaredo lloj politike amerikane ndaj Kubes ??

-se ja, p.sh,  ne fund te vitit  do te kete zgjedhje te reja presidenciale. Obama largohet dhe do te kemi nje president-e  te ri, i cili mund te kete  nje vizion krejt  tjeter nga paraardhesi i vet  per mardheniet me Kuben..  çfare do themi ne kete rast :  kemi nje  (ri)fillim historik te mardhenieve amerikano-kubaneze ??

Lexo edhe kete:

...vizita e Obamës, e cila është konsideruar e parakohëshme nga disa ka si qëllim ta bëjë hapjen me Kubën të pakthyeshme

Pra qe te evitohen pikerisht keto nderrimet e mendjes, ai vendosi ta beje viziten zyrtare pikerisht perpara zgjedhjeve, ne menyre qe kushdo qe fiton zgjedhjet (Trump) te vihet perpara faktit te kryer.

Zakonisht per politika te tilla kaq te rendesishme, ne momentin qe merret nje vendim ne nje kohe te caktuar, ai vendim ndiqet pavaresisht se kush eshte ne pushtet. Eshte sikur vendimin ta merrte shteti e jo qeveria....derisa te kalojne edhe nja 88 vite te tjera.

Trump ka qene 100% dakort me kete vizite.

Se dyti,politika e jashtme amerikane NUK NDRYSHON me ndryshimin e presidenteve...

Se dyti,politika e jashtme amerikane NUK NDRYSHON me ndryshimin e presidenteve...

 

megjithate, une kam pershtypjen se  8 vjet  presidence Obama, ne shume aspekte politika e jashtme amerikane ka qene shume e ndryshme nga ajo e parardhesit te tij  Bush junior.. aq e ndryshme saqe amerikanet keto vitet e fundit  humben ne nje fare menyre protagonizmin si lider  i vetem i Botes,  per pasoje  Putin (Rusia)   (per)fitoi goxha terren.

Kam parasysh faktin,qe bisedimet me Iranin nisen qe me Bush Jr,dhe ne Siri apo Libi Bush Jr nuk ishte entuziast per te nderhyre...dhe me pare kur vinte puna tek Siria, Bush Jr nuk rekomendonte nderhyrje,por bisedime.

Rusia ska fituar fare terren.
Nje shtet qe 1/2 e te ardhurave e ka nga nafta nuk mund te quhet superfuqi, se keshtu i bie qe edhe Koreja e Veriut te jete superfuqi,se ka arme berthamore dhe ushtri te forte.

Superfuqi sot per sot jane SHBA dhe ndoshta BE-ja.

superfuqi eshte vetem Amerika ne Bote !  -por une as e ve ne dyshim dhe as e permend kete fjale,  por flas per protagonizem.

dhe te jap ca shembuj ta kuptosh me mire se cdua te them  qe Rusia ka fituar terren; kujto ngjarjet e Ukraines ku Amerika dhe perendimi investuan shume te rrezonin  ish presidentin pro rus Janukovich per ta pasur Ukrainen nen kontroll, por nderkoh pergjigja e Rusise ishte e ashper.. jo vetem i morren territore Ukraines, por e kane nen kontroll duke e mbajtur ne kaos te plote.  ndersa Amerika nuk kishte  asnje pergjigje per kete situate, e lane ne balte Ukrainen.

Rusia merr pjese ne nje konflikt, bombardon  sipas qejfit ne Siri.. prape Amerika ska ndonje pergjigje.

  ose, Rusia lobon ne OKB  kunder pranimit te Kosoves ne Unesco dhe ja arrin.  Amerika qe loboi pro Kosoves, jo.  -ja, keto  e te tjera, jane  disa shembuj te qarte qe Rusia ka fituar aty ketu terren...  ose e kunderta, do thosh NN:  nuk eshte se ka fituar  Rusia terren, por eshte  Amerika qe ka humbur terren.smiley

 

+1

Nuk mund te lobonte per Kosoven Amerika ne UNESCO,pasi ka nja 2-3 vjet qe nuk merr pjese ne mbledhjet e saj dhe per te votuar nuk votoi...
Se dyti,Rusia ka marre vetem territoret me ruse ne Ukraine...
Ato i takojne dhe le ti mbaje me shendet.

Trump akoma nuk eshte bere president (e shpresoj qe te mos behet ndonjehere), keshtuqe se ca thote me perpara, nuk duhen marre si te verteta.

Nje gje te ngjashme kam thene edhe une me lart, keshtuqe nuk e kuptoj a je duke me kundershtuar apo perforcuar ca them une. Ka dicka qe ndoshta nuk e ke kuptuar, e ndaj ngaterrohesh edhe me faktin qe Trump paska qene 100% dakord. Edhe sikur te jete e vertete, nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere. Eshte e ngjashme me nje marredhenie kontraktore. Shume deklarata mund te behen (faza para-kontraktore) por qe kontrata te behet e detyrueshme duhet qe te kryhet nje veprim qe tregon qellimin dhe impenjimin per ta bere kontraten te detyrueshme. Ne kete rast ky veprim ishte vizita. Pa u bere vizita (apo veprim tjeter i ngjashem konfirmues i qellimit) mund te vazhdohej me deklarata e fjale te bukura per vite te tera.

Por kjo nuk do te thote se kontrata nuk mund te prishet, pra qe politika e jashtme nuk mund te ndryshoje (sic thote edhe Beluli me lart). Por zakonisht per vendime te tilla kaq te rendesishme, dhe qe shenojne ndryshim trajektoreje (zakonisht per mire, pra nuk behet fjale per fillim lufte por per paqe), politika nuk ndryshon kollaj.

Obama do takohet me Raul Kastron. 

Komunistat shqiptar qajne fatin e keq, qe enveri nuk kishte nje vella.

Rauf Hoxha , p.sh.

Kur po shifja lajmet nje dite, po shifsha nje kongolez me emrin; Enver  smiley

I kish thene Baraku Raulit: lere lere, janë merzitur anti-kamunistat e peshkut smiley 

eveniment, qe nga zbarkimi ne henesmiley

Sipas ekspertëve vizita e Obamës, e cila është konsideruar e parakohëshme nga disa ka si qëllim ta bëjë hapjen me Kubën të pakthyeshme.

Keta jane te njejten "eksperte" qe na sugjeruan (ketu ne Amerike) se terroristet ne Afganistan luftohen duke krijuar me shume terroriste ne Irak, dmth duke pushtuar nje vend musliman krejt pa lidhje me 11 shtatorin. Tani na thone qe nqs politika shumevjecare me Kuben (apo Iranin) s'ka dhene asnje rezultat, vazhdo dhe shume vjet te tjera me te njejten politike se patjeter do kete rezultate te ndryshme.

Irani dhe Kuba jane nga te paktat spaleta te Obames ne politiken e jashte te Amerikes gjate ketyre 7 viteve dhe padyshim nje kthese pozitive per Ameriken, sidomos krahasuar me cmendurine kaubojse-neoconiste ku bota ndahej vetem ne miq qe na mbeshtesnin ne luften me Irakun dhe armiq tip axes of evil. 

çe pyt smiley socjalist tjetri

i qeka fut bllokut, ne mars Kastron, ne prill Ramen smiley

hajt mo, zeje se iku

s' thon kot :mars-prill, prillit mos jo ndaj

E la per ne fund ta shpartalloje socializmin fanar ne dy kontinente. Tani o Berni o Hilly do merren me Korene. 

Fatbardhet kubanezet qe ,ne njeren ane  do te kene qasje ne vlerat amerikane si Walmart   dhe Kentucky Fried Chicken,ndersa ne anen tjeter nepermjet Super Bowl,Monster Truck dhe Mud Fight ata mund te shijojne  nga kultura e lashte amerikane smiley

Ka nje problem te vogel ketu:nga viti i ardhshem jane ne fuqi republikanet smiley

smiley

Krahasim i qelluar!

Dr.Bibi(emer pergedheles ky per President Habibin) duket si Trump,ndersa Fjolla Morina si kubanezja Eva Mendessmiley

Po fitoi Trump,ka per t'i deportu' Even bashke me Cameron Diazsmiley

Gotta love Americasmiley

Do jene perseri demokratet .trump I ka bere republikanet peci kuku.

Sa te bardha i ka dhembet Obama! smiley

nuk han ashtu (qofte), si edhe nuk pin fernet. 

ndersa seriozisht, komentin e ke pak racist... ka tone trumpiane...

Piksepari Ketlina, dhembet duken me te bardha ne nje fytyre te zeshket apo te zeze, eshte thjesht perceptimi i syrit, pikesdyti ai i lan dhomet me pasten me te mire e me te shtrenjt ndoshta, plus kujdesin dentar me te shkelqyer. 

Qendrojne Pjer te dyja pikesepari dhe pikesedyti...smiley

Gaia une jam feministe Klinton, nga dashuria per Billin.. smiley

Pikerisht Klintoni kishte nje furcedhembesh speciale. E mbani mend Monika Lewinskin sa te bardha i kishte. Je kishte zbardh mjeshtri, si bora ja kishte zbardh. Hilari, me siguri nuk e preferon Billin si dentist...

Mu kujtua nje barcalete me kete...

Thuaje me qafsh.Ose kaloje te pacensura

  smiley Noooo 

Ma thuj mu te veshi,se e coj une te pacensura.

C'mon please...

thuaje thuaje.

Trump eshte i vetmi kandidat presidencial,qe ka perkrahur fort kete vizite.

Thjesht i ka thene Obames,qe pritja ne aeroport ka qene poshteruese,pasi nuk doli Raul Kastro...

Kuba duhet te behet shteti i 51-te i SHBA-ve pasi kur donte te hynte ne Union,nuk gjeti nje shtet pa skllaveri dhe kjo ishte arsyeja qe nuk u be pjese e SHBA-ve.Ne ate kohe rregullat per te hyre ne union kane qene,qe nje shtet me skllaveri te ligjeruar duhej te gjente nje shtet pa skllaveri per te hyre...Kuba kishte skllavarine e ligjeruar por nuk gjeti nje shtet pa skllavari...

Tamam fat i keq..Do te ishin sot si Hawaii

Edhe ne kur na ardhi G Bush per vizite Lul Basha e priti .

Bast qe Erion Veliaj per nje jave zbret ne Ksamil.

                                                                                      smiley

Bobooo Kastros nuk i punojn as kufjet smileysmiley

 

smiley jane bo per hekra. nuk e perballojne dot. perrallat i besojne te shkretet, i besojne.

le monde thote se nuk eshte e verifikueshme; more vesh moj antikamunstja de mes deux ? -do thosh ky poshte meje  smiley

le monde (link is external) thote se nuk eshte e verifikueshme;

Kur nuk eshte e verifikuar apo e verifikueshme, nuk ka pse te merret si e vertete apo jo? Megjithese ne filma eshte ndryshe.

ose:

 "there can be no prestige without mystery, for familiarity breeds contempt"

Charles De Gaulle

Shiko se thuhej qe el komadante do rrute mjekrren kur te fitote kamunizma. Si duken bathet dmth fijet e mjekrres,  jane rradhu nei cik?smiley

kamunizma osht levizje; as fito e as humb

Luftoka per barazim dmth. Mos ma merr per kapital (se s'kam prokure) po dhe kapitalizma e knoqme oshte me remine, per sa kohe osht ne kale. smiley

po qe shume dakort me ty une ?

The US will shkojn t'bojn i dore muhabet n'Kore t'Veriut, kur t'ken nje president t'modh pederast femen, dhe bota (perfshire edhe Kina nonen! dhe India baben) te kete nje Pop t'modh trans!

                                                                                                                 i Modhismiley i Halesesmiley

 

ne ky mo, evopa qigjet,  ky kastro het

(te pakten ai vete mendon se kjo visite) e ben te hyje ne histori, se vitin tjeter asnje s'do flase me per te, do filloje te harrohet. 

po, po. tash qi del n'pension hyn n'parti me justifiku noblllikun

Ky lajm eshte me i mire per Kuben sesa per Ameriken.

Elita komuniste do ruaje te gjithe privilegjet ne breza dhe meritat per ndryshimin e kursit politik.

Nuk do te ndodhi ndonje ndryshim i madh nga ana politike por nga ana ekonomike Kuba do te perfitoje shume.... shume.... shume.....

Mesa duket Kastrot kane nxjerre mesim nga renia e diktaturave te tjera neper bote dhe menduan qe ta rregullojme politiken me Ameriken, edhe vet ne pushtet jemi per shume kohe.

Te zgjuar kodoshat.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).