TIRANË - Imagjinoj Ornela Canajn në vitin 2001 kur Marjan Rroku i vrau motrën 16 vjeçare, Aldën, dhe nënën, Mbarimen. Ornela ishte 21 vjeçe. Mendoj një familje të përgjysmuar, të vrarë nga dhimbja por edhe me strukturat më të forta të shtetit kundër: Policia, SHISH. Imagjinoj dhimbjen e saj të madhe dhe dëshirën për drejtësi.

E vetme, niset drejt Shteteve të Bashkuara, kërkon ndihmën e Shtetit që atje është shtet, dhe realizon atë që deri më tani as që mendohet të realizohet në Shqipëri: identifikimin e më pas arrestimin nga policia federale amerikane të vrasësit Marjan Rroku dhe dënimin e tij me burg të përjetshëm. Ornela Canaj dhe familja e saj nuk bëri vetëgjyqësi, siç shumë shqiptarë do të mund ta mendonin dhe realizonin.

Shoh te Ornela Canaj gjithë dëshirën e të gjithë të brishtëve të Shqipërisë për të vënë në vend të drejtën e që kurrë nuk janë asistuar ashtu siç një shtet duhet ta bënte. Për ne të Shqiptarja.com Ornela Canaj është motra, gruaja e këtij 8 Marsi edhe pse veprimi i saj është më shumë se 8 Marsi për Shqipërinë. Eshtë dhe Drejtësi. Më duket sikur tek Ornela, te përpjekjet e saj mbinjerëzore, është simbolizuar edhe e gjithë përpjekja për drejtësi e të gjithë atyre që nuk kanë pasur "të fortin" e radhës me pushtet për të bërë atë që kanë dashur me pjesën tjetër të popullsisë: në vrasje, në rrëmbime pronash, në çdo kusari.
 
Një motër heroinë
Realiteti, ndodh, të kapërcejë çdo imagjinatë për të keqen dhe veprimin e saj mbi jetën. E tillë është historia e Alda Canajt, nxënëses 16 vjeçare të shkollës së mesme të Gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” dhe e mamasë së saj Mbarime, të dyja të vrara në vitin 2001 pas përndjekjes të ish-funksionarit të SHIK, Marjan Rroku. Sot në burg përjetë pas tentativave të gjata për fshehje identiteti dhe azilimi deri në Shtetet e Bashkuara.
 
Alda sot nuk jeton dhe në mendjet tona, për kë nuk e ka njohur nga afër, do të mbetet kjo fotografi, dëshmi e brishtësisë se saj, por edhe e dashurisë për librat. Një e re që në sfond të fotos së saj ka zgjedhur këtë librari mbushur plot.
 
Historia e harruar e Aldës së vrarë, erdhi në vëmendjen e opinionit publik pasi showmeni Ardit Gjebrea i Tv kombëtar Klan, vendosi të intervistojë i përlotur në burg, pikërisht, Marjan Rrokun. Gjebrea jetoi 24 orë me të, hëngri me të, fjeti me të, psherëtiu me të, u përlot për djalin e Rrokut, të cilit i mungon i ati... Gjebrea bëri thirrje që Rroku të mund të dilte nga burgu sepse është penduar për atë që ka bërë. Gjebrea, në asnjë fjali nuk shprehu keqardhje për nënën dhe vajzën e saj të vrarë, nuk kundërshtoi edhe deklaratat hapur kontradiktore.
 
Kjo intervistë ka hapur shumë debate në opinion dhe pikërisht nga këto reagime dhe nga intervista që sipas Ornelës ishte “një vrasje të dytë për motrën time të vogël dhe mamanë time”, ajo shfaqet në publik. Ornela hap për herë të parë një profil dhe flet në FB dhe në skype nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gazetaren Rudina Xhunga për të treguar se Marjan Rroku po gënjente përsëri dhe risolli me forcë para gjithë shqiptarëve të vërtetën e ngjarjeve, rrugëtimin e saj në SHBA në ndjekje të Rrokut, deri në zbulimin e tij dhe arrestimin nga federalët amerikanë, duke vënë të paktën në vend një pjesë të drejtësisë që kurrë nuk do t’i kthejë dot motrën. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/ornela-cana...

36 Komente

Une e besoj qe ardit gjebrea nuk donte ta ndihmonte te lirohej, por thjesht e beri te dukej mire ngaqe eshte torollak. Donte te krijonte drame si ne shfaqjet e kanaleve te hollivudit qe ka pare, por zgjodhi njeriun e gabuar, ngaqe eshte drejtues idiot.

Zgjodhi nje pedofil dhe vrases qe kishte manipuluar mendjen e nje te miture dhe pastaj e kishte vrare barbarisht, bashke me te emen. Dhe videoja e Artid Gjebreas e nxirrte ate perbindesh me lot ne sy, sikur ishte i pafajshem, dhe gjithe robt neper komente i uronin lirim te shpejte. 

Ndersa ai jo vetem qe nuk ishte penduar, por emigroi ne Amerike si gjithe kriminelet e tjere qe i kane shpatullat e ngrohta, pa i hyre nje gjemb ne kembe, per vite me radhe. Madje, ndertoi familje nga e para atje. Nje pedofil e vrases qe jeton lirshem rrugeve. Po te mos e kishin kapur, as kishte per t'u penduar. 

o shkaba, pasvordin ja ke dhene vet apo ta ka nok dredharaku?

"E vetme, niset drejt Shteteve të Bashkuara, kërkon ndihmën e Shtetit që atje është shtet, dhe realizon atë që deri më tani as që mendohet të realizohet në Shqipëri: identifikimin e më pas arrestimin nga policia federale amerikane të vrasësit Marjan Rroku dhe dënimin e tij me burg të përjetshëm."

 

Yep, kjo eshte e gjitha ! kurajo qe ka treguar kjo femer eshte  vertet mbreslenese dhe per tu marre shembull !

-por edhe ndihma e shtetit amerikan qe beri te mundur kapjen e ketij krimineli, se te ishte per shtetin shqiptar kjo dosje ishte e mbyllur: "denim ne mungese, vrasesi ka ikur ne drejtim te paditur".

 

tashi edhe pak kurajo me teper Ornela, meqenese kjo ceshtje u rihap, qe te behet e mundur arrestimi dhe denimi i bashkpunetoreve te vrasesit, te cilet jane (ish)pjestare te struktures shteteore Shish... pa  ndihmen e ketyre as vrasja e dyfishte nuk do te ndodhte dhe as arratisja e kriminelit me pas qe u pajis nga Shish me dokumente te reja e me identiet te ri.

 

p.s, Gezuar 8 Marsin !

arratisja e kriminelit me pas qe u pajis nga Shish me dokumente te reja e me identiet te ri.

E vertete kjo Belulo?

 

d.m.th SHIK-u nuk te leka ne balte ! Sa te sigurte jeni qe SHIK e pajisi me dokumente fallco ?

shik apo shish!

tashi mrroklle,  asnje nuk e pohon hapur kete, normale.smiley   mirepo kur lexon intervisten e ketij kriminelit, si dhe  atyre qe kishin njohuri per per kete ngjarje..p.sh ish shefi i Shish Fatos Klosi, atehere  nxjerr disa perfundime  logjike..

krimineli ben dredha:  ''nuk di gje si e nxorra pasaporten, ma morri me miza dhe bëzh'', thote..

 

Më parë ke qenë në Shtetet e Bashkuara?

 

-Kam qenë në SHBA nga 2001 deri më 2010, kam qenë në gjendje të lirë, në arrati.

 

Si e kishe emrin atje?

 

-Jeton Mirakaj. Edhe atje emër shqiptar kisha, por kam jetuar si slloven. Ashtu e kisha pasaportën me të cilën shkova.

 

Si e nxorre pasaportën?

 

-Është një histori pak e turbullt, sepse ka qenë një pjesë e jetës sime, pas asaj që ndodhi në Shqipëri dhe ika. Janë disa detaje që gati nuk i mbaj mend, janë të turbullta. Është si puna e televizorit që ta merr me miza dhe ndjek një pjesë të filmit. Ashtu është edhe ajo pjesë.

 

ndersa Klosi nuk thote gje per pasaporten e ketij kuptohet, por as nuk e pyet kush per kete... sidoqofte, pare lehtesine qe ky person qe kish vrare dy njerez u zhduk pa lene gjurme , derisa u largua edhe nga Shqiperia,  atehere mendoj qe ky eshte ndihmuar nga Shish.. edhe Shish , per vet natyren e punes qe ka, ka edhe komptencen ti nxjerri  nje agjenti te vet dokumenta dhe   pasaporte me identitet te tjeter ne kohe rekord.

Belul, Klosi eshte i anes se "mire," shif mos e lidh gje me Buall Mavrine e Pjerit. smiley

eshte fakt qe krimi kryesisht leviz per ne amerike. Suksesi zgjedh Shqip. kurse krimi qe e ka te pamundur te lulezoje ktu, zgjedh emigrimin. Ky eshte fakt, nuk ka pse te nervozoheni

te paska errur syte dhe gjykimin  nje cop drejtorlleku, atje. me vjen keq per ty.smiley  

nderkoh, me vjen inat se ju kam dhene fjalen e shkova e preva bileten per Albanie, por se imagjinoj dot veten kurre te shitem e tjetersohem per 5 aspra !

Tani po filloj te kuptoj qe leku qenka i keq smiley 

Te jan errur syte qekur vure syze te zeza smiley

 

..me xhama 'xajs'.smiley

 (ne fakt marka eshte 'Zeist', por shqipet per cudi e shqiptonin: xajs.

ti uore.. mos e kruaj me fiq deti, vlla..smiley

smiley si pergjigje qe qesha me xhamat xajs

Kruspull mbi mangallin dridhet,

Po djeg doren e perdridhet;

Se c'kendon bandill kendezi

Nga qymezi:

'S'ka e s'ka si heroizma,

Edhe si idealizma,

Po kur dimer del behari,

S'ka si zjarri'

Imagjinoj dhimbjen e saj të madhe dhe dëshirën për drejtësi. E vetme, niset drejt Shteteve të Bashkuara, kërkon ndihmën e Shtetit që atje është shtet, dhe realizon atë që deri më tani as që mendohet të realizohet në Shqipëri...

Hartim i 8 Marsit smiley

me vjen keq, djema; diellin me shoshe nuk e mbuloni dot. Per cdo kriminel ne shqip., ju numeroj 10 qe kane emigruar atje. Bile krimi ktu po na importohet edhe nga Hollanda, Belul. Me vjen keq. Ne te presim me krahet hapur dhe duam qe edhe ty e te tjereve si ty t'u hapen syte.

p.s. te lutem, nuk jemi ne ore hartimesh ketu.

Ndjej neveri ndaj kesaj interviste ne te gjithe aspektet e mundshme qe mundohet te revokoj dhe te nxjerr ne pah dhe nje protagonizem banal dhe larg asaj stature qe mundohet te krijoj me aureolen e tij si audience-breaker ne Tv-ordinerndjellese te hapesires tone kombetare.Denoj me percmim dhe perbuzje cdo kriminel i cili merr jete pa dashur te gjykoj ne menyre kategorike arsyet qe e shtyn drejt ketij veprimi.

Me e keqja eshte qe portretizohet me se mire kulture perverse maskiliste maniakale e cdo individe qe gjen kenaqesi ne gjuetine e femrave te pafajshme,pa pyetur,nese jane bionde brune por ne thelb kane nje emerues te perbashket.FATKEQE.me nje jete ne meshire te fatit dhe me 3mije lek ne canten mamase eshte vrare nje 16-vjecare.Kjo te ben te mprehesh lart grepin e celikte dhe te dalesh qe neser ne gjueti per hallexheshka te tilla sepse pas disa vitesh ne arrati me fat dhe mund te qelloj qe te mos zbulohesh asnjehere,do dali ndonje laro gaze-k.r qe do te te fali virgjerine e ciltersise e tij ndaj cipes se holle te anusit qe shtremberohet sa here qe rritet me 1.1% audience e te gjitha shtepiakeve te cilat jane target groupi i preferuar i ketij gazetari.

Ornela te bej thirrje qe ashtu sic e ndoqe deri ne fund te botes per te bere Drejtesi,te kerkoj te besh po te njejten gje dhe me qellimin e kesaj interviste qe te demaskosh kete krijese monstruoze qe dhe te vdekurit nuk i le ne paqen e tyre.

Nuk e di perse behet kaq shume zhurme per kete Marjan Rrokun.

Kush ka vrare dhe eshte denuar duhet te vuaje denimin.
Eshte e sigurte qe Rroku do te paraqitej i tille para Arditit,vec te ishte budalla te paraqitej ndryshe.

Kam pare intervista me te denuar qe vuajne denimin ketu ne SHBA.
Ajo qe i bashkon te gjithe keta qe japin intervista eshte mohimi i fajit ,edhe kur i kane kapur para kamerave ose kur ja i kane vertetuar me ane te ADN-se.

Te tjere, 1% e te denuarve, qe e pranojne fajin,marin rolin e atij qe gjoja eshte penduar.

Kush ka vrare dhe eshte denuar duhet te vuaje denimin deri ne fund.

Boll me me sentimantalizma!

Kesaj goces i qofte hallall. Ka bere te pamunduren dhe do ishte skenar i bukur filmi hollivudian. Vertet e pabesueshmesi arriti te gjeje nje kriminel ne nje xhungel ne anen tjeter te botes. Respekt.

P.S. Vras mendjen si e ka buzen kaq te fryre?! Nuk di a i ka rene ne sy njeriu. Jo se ka fort rendesi por bie sh ne sy. 

do kete bere operacion plastik si duket.

vjen nga foto e nxjerr prej nje video. kur njeriu flet apo sforcohet, shtremberohet. shif futbollista apo teniste ne aksion, kane shpesh figura te frikshme.

ajo ka buze normale ne fakt. thjesht nuk eshte zgjedh momenti qe duhej per te bere kapjen e imazhit.

plus qe webcamet te deformojne fytyren se kane objektin grand angle.

moter zeza thuaj 

krim pasionel ky i ketij, ka me mijera qe ndodhin neper bote.

e lexova kete artikullin tek nje faqe tjeter, dje apo pardje. 

ajo shitsja bylmetit psh do e kish vra kadarene po te kish se ku ta takonte, qe nuk lejoi çupen te martohej me çunin e saj.

eshte interesante historia e saj, e kam lexu diku para disa vitesh , nuk me kujtohet mire, por di qe thoshte se djali i saj ishte i semure tashme , vetem se ne kohe te monizmit ne bashkpunim me kadarene eshte torturuar deri ne pike te fundit. vetem sepse dashuroi vajzen e  kadarese .........

 

nuk di sa e vertete eshte 

edhe ky robi do kete vuajtuar ato kohe kur nena nuk donte t'i jepte vajzen qe ky dashuronte. jo te dyja palet dalin njesoj pas nje ndarje te forcuar. ka qe vrasin veten si te romeo dhe xhulieta, ka qe vrasin tjetrin si otello etj, etj. 

kur te erren syte, s'di me çfare ben. me vone ky e ka gjet qetesine e duhur dhe eshte rimartuar per te rifilluar perseri jetesen normale. por pasi beri krimin qe tani do ta vuaje deri ne nje.

pranej dhe poplli heroik i lagjes sime thoshte, qe femres dhe autobuzit nuk i duhet gjurmuar, se vjen tjetri pas.

Shum e forte dhe kurajoze kjo vajza. 

Edhe kjo emigrante? Meh..

Vrasja eshte e denueshme Vrasesi thote se ai nuk ishte i dashuruar me vajzen,nuk e kishte prekur madje as puthur, e kishte thjesht shoqe per te kapur shoqen e saj dhe jo kete.Ai e ka pranuar vrasjen . Tha se e kishin kercenuar ! 

Ndersa historia ne media eshte tjeter .Ke te besosh ? Evetmja prove e pa diskutueshme eshte vrasja ! Te tjerat pastaj ...thjesht histori opinionesh ! 

Ajo dihet vrasesit nuk genjejne asnjehere.ata gjithmone tregojne te verteten prandaj denimi ndaj tyre duhet te jete :riedukim nepermjet punes .

ato jane ne itali. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).