Sot rastisa në këtë foto të Petrit Kumit, shkrepur në vitin 1967, e cila tregon si e frekuentonin tiranasit Parkun qysh dekada më parë, e ndoshta shpjegon pse ka ndjenja kaq të forta lidhur me të. (Foto mund të shihet e plotë këtu.)

84 Komente

Po c'ndjenja Te forta nga tiranasit. Ku ka Tironso atje me?!! 

Pse keta qe shef ne foto ti mendon se jane Tironso ?

Nuk Jane shumica, Po Kane ik ato me protestu lol 

E bukura e fotos eshte ajo kamardarja e turigjates aty ke pellgu. smiley

Liqeni ka qe nga vitet 80 qe ishte teper i piset  si vend per plazh nga qytetaret .

vitet me te bukra komuniste keto deri ne 1973 (festivali i 13 ne RTSH), kur filloi lufta e klasave me hov te ri. 

Te Zadrat. Dikur, me majtas ka pas edhe ca varka me qera' ... dhe ne, kalamojt qe kapnim peshq te vegjel, me i kavanoz salce te lidhme me spango te gryka, me therrime buke mrena ... iu thafte dora po e prishet, kaq di me thone ...

Qemolo ke zadrat u lajsha kur isha 10 vjec. Lluce deri ke gjuri. Zadrat kishin emer te keq se kishim nigju histori horrori. Kurre nuk jam hedh prej anej. Maj mend kapshim bretkoca anej nga ana e amfiteatrit dhe i piqnim ne hell smiley

Dashnia per liqenin mu kthy ne 88-89. I kom ra pash nga gjiri tek zadrat 3-4 here ne dite gjate pushimeve te veres. Gjithmone me fryken e "gropave thithse" dhe ferrave qe te lidhshin komet. 

Per menimin tim pavaresisht nostalgjise tone parku ka nevoje per nje remont kapital. Ka goxha potencial per zbavitje, sporte etj. Por si zor te behet gjo me dallkauket e atjeshem.

Mund te jem gabim, po zadrat jane heq me perpara 89. Po besoj e ke fjalen si vend imagjinar ku used to be ... Edhe ne te vegjel nuk para laheshim nga " gropat thithse" . Shkojshim ke rezervuari Liqenit, mbrapa ... ku kishte gallate se na gjemote polici hahaha ( as i here nuk e kom mor vesh pse nuk na lejshin me u la ). Edhe po te na kapte rruges duke u kthy, thuji sa te dush Liut qe s'jom la, na gervishte ke krahu dhe po te lete gjurme te bardhe... ishim la.  haha. Po Tasimin, ate plakun qe bote not cdo dite, e ma men ?

Sa per remont kapital, jom dakort po ta zbukurojne e me the e te thashe, po te gjithe e dijme qe vetem dun ven me bo pallate lubirat dhe s'i plas shume suma per liqenin... menimi im.

vllai im ka marre me qira nje apartament qe eshte ngjit me liqenin, del çdo dite shetitje atje. eshte bukur me tha. dhe neper foto duket persmari. 

Profil, im vella ka vite qe jeton nga ana e diges. Ne kontekstin e pergjithshem te situates se TR eshte pjesa me e mire e TR. Por me ndertimet pa fund eshte drejt degradimit. Bukuria e liqenit dhe parku ka qene tek horizonti pa kufi nga te gjitha anet. Dikur mbi liqen ravijezoheshin rete dhe hijet e pemeve, kodrave. Sot jane hijet e pallateve. smiley

Tasimin (rafmet paste) e kom pas presor ushtarake per 1 vit. Ai meriton nje bust atje. 

Cme kujtove te grricmen tek krahu smiley Sa here kam honger dru kur ma shifshin ata te shpise.

Gjithshka kish marre per mire, secili vishej e rrinte si te donte, veç kur erdhi 1973-74 rete e zeza kundra modes dhe liberalizimit. 

Ho mer xheloz! Vjen verdall si macja peshkut! S'ta bo zemra me thon nje fjale te.mire per Bredhon (gjasme e ke dhe shok), jo po se na ke mallengjy dhe gocat e peshkut qe te qujne babaxhan! Ja pra ku e tregove karakterin, xheloz xheloz xheloz. Plase mo!

Eshte I trembur nuk flet me smiley

Mire mire po Trumpi per VQ ka thene do jete Mein Kampf-i im. 

Vlonjato, me pelqen kur grricesh kot, jo per gjo por me kujton Ronin. Sa per Bredharakun, habitem se si pi kafe me ty, jo per personin tat, se ai mund te jete tolerant si mua, por per kohen, kohen qe harxhon duke ndejtur me ty, se une psh, kur shoh tipa si puna jote, iu shmangem se e di qe me vjedhin kohen, kohen aq te vlefshme per te bere diçka tjeter me te dobishme. 

Nuk e dime PtH kush eshte hajduti ne kete mes! Ti ke kaq kohe duke na vjedh ne kohen me historite e tua te pa baza e te sajuara! Si ka.mundesi i dashur qe nuk flet me (jo me mua jo se nuk kam nevoje) por me te tjeret, sidomos kur te pyesin me modesti per ndonje mendim dhe ti s'bzan! Ke frike te shprehesh se e di qe ia fut kot! Nejse, mos harro te pershendesesh bredhin (Bredhi rri me ata qe bejne pune PtH)  dhe ta qerasesh me nje shishe vere kartoni. Ah se harrova, nga java  e trete e marsit qeveria shqp organizon nje seminar ekonomik ne belgie. Hajde dhe tregoje sa vlen atje ne mejdan e jo cepave te kafeneve e qofterive. Per respekt te peshkut te rregulloj hyrjen ne seminar (do jem dhe vete jo per ndonje gje)!

Ne rregull, me jep adresen dhe oren. 

Sa per veren me shishe kartoni smiley qe me rekomandon per Bredhin, ajo eshte per ty, ndersa per Bredhin kam shishe qelqi vere te vjeter,  toç . 

E humbe qetesine shoku disident! Te doli boja Marko Rovina!

Mire t'thote. Toc! 

Te paska marr malli me llastu gojen! 

Pjero mos ia merr per ters robve, po osht hap nomi qe kush zihet me Pjerin te peshku hyp nolt. A osht pune shonci a ka nei shpjegim politik, nuk dihet. 

ngaqe rinia dolen zbath ne bulevard. kjo i shkoi ne vesh enverit. por thone sikur kinezet u ankuan ne fakt. po u japim ndihma nje populli qe menien e ka tek qejfi dhe jo mbjellja fidaneve. tek ta rrinin me uniforma ushtarake te gjithe, si mao ce duni, ne ato kohe.  

kjo beri qe dhe te ne te aplikohej revolucioni kulturor kinez (u ndalua makiazhi dhe stolisjet tek femrat, patallonat kauboj e flokt e gjata tek meshkujt, etj). ne mengjez para se te futeshin neper zyra, zyrtaret benin fiskulture para ministrive. rreshtore i gjithe poplli mnjf.

Asnjë mamicë, për Zotin smiley 

Gjokset e femrave lënë shumë për të dëshiruar, prandaj dhe meshkujt i mbajnë sytë përdhe, ça të shohin de smiley

Jane bio Jo fake smiley

Ka dhe gjoks bio të bukur, s'ka lidhje smiley

ato jane vajza te reja qe shikon ti atje, plus stili i robave te bonjos se atyre viteve, ishte me mbulues se i sotmi (breket e larta zvogelojne sutienat, eshte iluzion optik).

megjithese dha pergjigje me te mire katlina ne fakt.

Sa vete jane mbytur ne ate liqen?
Une liqenin e mbaj mend si mocal dhe nuk behej plazh atje ne vitet 1980.

Sa t'dush. I frikshem ka qene. Gjithe lluc. 

Kapni nje analogji ndoshta jo te rastit:

Zona e Liqenit Artificial paskerka qene zone e banuar qe heret nga vllehe, prandaj aty ishte ndertuar kisha e Shen Prokopit (shenjtori mbrojtes i qytetit myslimon te Tirones), e cila ka sherby tek filmi Skenderbeu si kisha ku u mbajt Kuvendi i Lezhes. Pastaj kisha u be mejhane, kurse tere ambjenti u be si pune pishine, lidhur me foton e postuar te Kumit me shale grash.

 Per disa dhjetevjeçare, pishina me e madhe ne bote e zbuluar (ne natyre me uje te ngrohte) ka qene pishina e Moskes, ndertuar mbi germadhat e nje katedrale te fameshme, te hedhur ne ere nga sovjetskij vllast.

Ketu keni nje histori me fotografi se si vendi ku lahen mekatet e shpirtit kthehet me qellim vendi ku lahen muskujt ngambrapamoderne.

He Petroninse, me shoke shume muskuloze B-je, ç'do na thuash tani? Nuk eshte e vertete teoria dialektike dyfelore shpirt-muskul?

 

Si pikture me duket ne fakt. Per ate kohe, I am impressed. Sepse me sjell nder mend ate pikturen e Horsley, 'lovers under blossom tree'. 

Kurse Roland B-ja, qe fito pare qe ti as per 400 vjet nuk ke per t'i fitu, menon ndryshe, eshte arketipi i pushimit, qe e ka me qarte dhe me ngjashem nje pikture tjeter 72 km larg vendit tone.

 https://fr.wikipedia.org/wiki/Un_dimanch...

 

Patjeter dhe kjo. Tiko, long time no see. How u doing ? smiley

Kush do e mendonte qe nje gjysem shekulli me pas, keto mbathjet do te riktheheshin me force ne sirtaret e fashionistave dhe brekemedhadashesve neper bote. 

Ne ate kohe me te shkurtra ishin mbathjet e meshkujve se te femrave.

Shpresoj qe keto te meshkujve nuk do dalin ne mode ne nje te ardhme te shpejte. Do rrine njerezit neper plazhe me sy te ngulur te format. 

Po pra se tani syte po i mbajne ne qiell.

 foto e lezetshme.. ka qene ndonje dite  behari, e djele,  si duket..  por me pas u zymtuan  keq fare gjerat...

ja nje foto  qe pashe sot rastesisht, bere nga nje fotograf i huaj  ne vitin 89 ne Korce... deshperim i plote !  a thua se kjo foto eshte bere ne ndonje kamp perqendrimi te kohes se L2B..

s'jane te njejtat vite, e kam shpjegu lart te posti im i pare. kjo foto tende eshte shqiperia e rrenuar plotesisht. 

ne 67 (prona private akoma ekzistonte) behej pall ariu ne Tirane. prinderit e mi shkonin çdo nate te Vollga dhe kercenin. neper bodrume luhej rock and roll, televisioni italian ishte akoma pa zhurmues dhe te ministrite jepej ne direkt ngritja e apollove te usa per ne hene. gjera te pamendueshme dhe qe te futnin ne burg tek fotoja e dyte.

Fotoja qe ka vene Blendi eshte pjese e nje libri a kalendari qe donin te benin ne ate kohe, por me duket nuk u botua. Te gjitha fotot kane cilesi te larte teknike dhe artistike biles. Te gjitha jane te pozuara. Kjo biles eshte modeluar sipas nje pikture te Seuratit.

P.S.

Tani e pashe e ka vene Heretiku pikturen.

info interesante.

ndersa une pashe qe tiku ka fillu me bo propagande arumune, do me i qit krijuesit e tiranes si duket. po lufton dhe ky per vend ne qeverine e sotme mesa shihet.

dhe nuk duket si poze, se po ta shohesh ka dhe ca rroba qe thahen siper ca shkurreve (ajo gruja ne kembe me robat e kuqe me vija, ka nje pale pantallona qe varen ne dege, mu perpara fytyres). plus komardaret dhe molin qe ai mund ta fshihte ne riprodhim. ta qeronte liqenin nga gjerat e teperta dhe shqetesuese per syrin. 

sikur ai te kish dash te kopionte pikturen, nuk do te linte detaje te tilla ne imazh, aq me teper sikur t'i vendoste njerzit me dore.

faleminderit per infon..  kjo spjegon edhe cilesine e larte te fotografise..  tani lexova  qe foton  e paska bere Petrit Kumi, nje nga fotografet me te mire te  kohes..  mos gaboj ishte edhe fotografi personal i Enver Hoxhes.. ketij i siguroheshin aparatura dhe materjalet me te mira.

nuk kishte ne dyqan film me ngjyra ne ate kohe (ne familjen time kemi pasur aparat fotografik, qe e solli baba pas studimeve ne rusi). kish vetem bardh e zi. pra normal qe te ishte fotograf i enver hoxhes.

@Fjala, qe eshte e modeluar pas piktures se Seureatit eshte krejt e besueshme. Eshte teper e ngjashme per te qene rastesi.

duhet me pa dhe foto te tjera nga i njejti cikel para se me dhon vendim te pakundershtushem. ka plot tabllo me det apo parqe, dhe qe mund t'i ngjajne po aq, por po pertoj qe te kerkoj tani. 

s'ma ha mendja te njihej ky piktori ne shqiperine e kohes. po do te pyes mbi kete pike, per kuriozitet me teper.

Mendja jote nuk ta ha, sepse mendja jote funksionon me kafshime qeni, nuk ha dhe tret normalisht, por kaperdin gomorlliqe laike te llojit: ne Mesjete nuk ka pas art, art i modh ka qene vetem Rilindja Italiane, dhe artist i modh ka qene vetem Pikaso sepse pallonte shum femra (se harrova edhe kryesorin e deshiruar nga kafshueshi Roland B-ja qe fiton aq shum pare sa ti nuk i fiton per 400 vjet: ah! oh! sa artist i modh ka qen Canova dhe Suma e tij prej mermeri Karare 72 km larg vendit tone!).

Merr shembull nga Olsi B-ja qe e ly kaken me vija dhe mendja i sjell pikturen puntiliste te serauituitutiut.

Sigurisht qe Serò nuk e njifshin protagonistet e fotos se Belulit, se nuk kishin se si, por specialistet si Kumi, nje lloj Kadareje e fotos shqiptare, e njifshin qe ç'ke me te.

Qe ku ke dhe nje tjeter te ngjashme, haje ngadale, pertype ngadale, trete ngadale si njeri. 

Là, tout n'est qu'ordre et beauté,

 

Luxe, calme et volupté.

 

                                  Baudelaire

Pastaj te jap edhe te tjera, qe te kuptosh qe pikturen shqiptare, dhe shume te tjera, ne origjine e kemi krijuar ne arumunet, kurse famen na e keni vjedh ju gjirokastritet, si hajdute universale qe jeni.

......................................................................................................................

Belul,

fotoja qe ke postuar, perveç te tjerash, eshte shume treguese per vuajtjen e te huajve kur vinin atebote ne Shqiperi. Kush me shume e kush me pak, mbas nje jave fillonin te vuanin nga mania e persekutimit sepse te gjithe i veshtronin ngultas, pa ja ndare syte. Po ta veshtrosh gjate foton fillon e vuan edhe vete, jane te padurueshme veshtrimet zhbiriluese. Çuditerisht veshtrimet jane edhe akuzuese.

 

nuk e pasje si specialist, o Tiku, se nuk jam. e pashe si vezhgues impresionist.smiley dhe pershtyja e pare qe me bere kjo foto ishte ajo qe thashe dhe me siper, sikur eshte bere ne ndonje kamp perqendrimi ne L2B.. edhe ne fakt si kamp perqendrimi ishte Albanie aso kohe..

ne nje veshtrim te dyte me analitik.smiley, ne lidhje me ambientin dhe ndertesat rrotull, mu duk sikur kane fotografuar te oborri i  spitalit psiqiatrik...  shikon aty njerez ne boten e tyre, "nonchalant me duar ne xhepa".smiley, qe su intereson asgje rreth e rrotull, apo ca te tjere kane nje veshtrim te perhumbur, te deshperuar... ndersa ca prej tyre sec  kane nje veshtrim te inatosur gati gati armiqesor: "ke shikon ashtu"..

Si vezhgues impresionist je n'rregull, por mbas impresionizmit erdhi ekspresionizmi, pastaj kubizmi, pastaj surralizmi, pastaj instalacioni (perveçse çdonjera prej tyre ka edhe "post"-in perkates, psh ekziston edhe postimpresionizmi, dmth ngambrapaimpresionizmi). Keshtu ka nivele te ndryshme ne ngjitje, duhet me qene edhe vezhgues ekspresionist, ngambrapaekspresionist e keshtu me radhe te gjitha rrymat e artit derisa te jesh edhe vezhgues istalacionist ready made i bidese prej mermeri karare 72 km larg vendit tone. Vezhgues ngambrapa dmth.

Ta kam llafin mos e ha ate tek te vezhgimit sepse syri eshte genjeshtar kur nuk mbeshtetet nga diçka tjeter shume me e rendesishme. Sipas Teorise se Imazhit te Stalker, thene per foton e temes me qytetin e Tiranes:

nje foto eshte vetem nje foto, nuk eshte objekti i fotografuar.

Ngatrrohet me keq puna ne rastin tone kur fotografohet subjekti, i cili, sipas Stalker dhe petroninses e shume B-rave te tjere muskuloze, nuk ekziston, por ekziston vetem muskuli.

Se sa genjeshtar eshte vezhgimi e tregon edhe rasti fotos se Kumit bere diten e djelesmiley, dhe fotos korçare tende bere diten e hene, si per dite te hene.

Si perfundim, se tani nuk kam kohe me u zgjat me teper, ka edhe ferr luksoz, mund te jesh ne ferr edhe brenda brekeve te sinjora Bertinit qe vijne ere profum freng zhardin sur le nil.

 

Njeri prej jush i bie nga hena per ne Kine* ( smiley ), por s'e mendoj hiç te pershtatur vleresimin per vezhguesin  me lart; pasi se pari, thjesht fakti qe ke perzgjedhur kete fotografi te sjellur tregon nje ngjashmeri me pershtypje te tua te kohes. Veshtrimet, pozat evazive besoj se kane qene motive te sjelljes publike qe kjo fotografi percjell ndershmerisht. Te jep nje ndjenje sikleti; fantazem e se kaluares.

 

 

* Rretherrotullngaprapamodern?

O tarallake qe nuk te merret vesh as çfar don me thene, por un nuk mund te mohoj çfar kam qene si ekzistence dhe perkatesi komunitare kombetare, sepse, pavarsisht qendrimit tim personal atebote, un kam qene, e per pasoje edhe jam akoma, nje prej tyre ne foto bardh e zi qe ti shef nga Monpeljeja e lyer me livando frenge, jam katunar i qelbet qe pres autobuzin per te shkuar ne Boboshtice qe vjen era kakerdhi, nderkohe qe Stalker marksist-leninisti me fotografon me Teorine e Imazhit e te Modhit, ndersa Beluli dhe shen Pjerdhi psheretijne: Oh sa bukur! Ah sa Ausviç i bukur! ah-oh sa art i modh!

Ta kam thene kushedi sa here se pallimi eshte pjese e lumturise, por nuk eshte Lumturia.

 

Oh sa i Modh jam une!

Shkurt, jo vetem qe e ke qenien dhe te shprehurin postmodern, por edhe vuan nga vetperfshirja deri ne perversitet, e cila po ashtu nenkupton ngambrapen.  

 

Oh sa i Modh jam une, nuk eshte perverse si shprehja juaj: Oh sa t'Modh e kam muskulin une!

                                                                                              i Modhismiley

 

Pika numer 1 e luftes programatike e Pederasteve t'Mdhej eshte te nxjerrin me çdo kusht se kush kundeshton teorite dhe praktikat e tyre eshte pederast. Kjo quhet logjike pederaste dhe funksionon mire ne kete epoke ngambrapamoderne. E kane perdor me sukses, perveç teje, edhe ngambrapamodernet e Mdhej Roland B-ja dhe olsi y-ja, dikur Olsi B-ja.

 

Belul, nga aq sa e njoh une Korcen kjo mund te jete ne ish-stacionin e autobusave (axhensia) ne qender te Korces dhe keta me siguri qe jane (me gjasa fshatare) nga fshatrat perreth qe vijne ne qytet per ndonje hall a ndonje pazar. Plus duken sikur po hipin/zbresin/presin autobuzin e rradhes. Tane lene menjane ngjyrat gri dhe veshjet per ibret te kohes nuk eshte se ka ndonje ndryshim te madh nese e ben te njejten foto ne nje stacion autobusi fshati edhe sot. Megjithate fotoja tregon shume dhe syte e atyre njerezve tregojne shume per boten e tyre, hallet si dhe nje kersheri ne nivelet e frikes per ate qe kane perballe dhe qe nuk ka se si te duket ne foto (prat te huajin-"te jashtmin" kureshtar me aparat fotografik- per te cilin ti flet).

Kjo eshte fotoja me e forte qe kam pare smiley Belulo . 

po hajde mbushi mendjen Tikut, Pjero...smiley  

ne nje fare menyre,  kjo foto ngjan goxha me kete foton  e parkut qe ka  vene Blendi..  po te leme menjeane sfondin ku jane bere keto dy foto dhe te shohim vendosjen dhe qendrimin e njerzve,  ka shume ngjashmeri. si ne foton e parkut ashtu  edhe ne kete qe kam sjelle une,  shohim nje mori njerzish te shperndare,  njekohesisht edhe prane njeri tjetrit,  por qe nuk flasin, nuk kontaktojne me njeri tjetrin.smiley  te gjithe shikojne diku per hesap te vet..

ndryshimi eshte se  foto e parkut  qe ka bere Petrit Kumi eshte e stisur, njerzit po aktrojne.. ndersa  foto e Korces eshte shkrepje reale.smiley

Edhe fotoja e Tiranes tek liqeni Belulo, nuk eshte e stisur, e pashe me vemendje dhe me rezultoi se secili ishte ne punen e vet, pa e patur vemendjen tek Petriti. Ka mundesi qe Petriti, te kete qene pak larg dhe e ka afruar objektin, ose e ka nxjerre aparatin menjehere dhe e ka shkrepur po menjehere. 

Belul, ti e di qe te gjitha fotot qe nxjerr Blendi jane te stisura, te bera me fotoshop, me filtra, etj. smiley

po po, perdor  ate metoden  zoomit  Blendi, qe perdorin regjizorat ne filma.. eshte bere specialist tashme.

smiley Pra fajin s'e ka fotografi por Blendi.

nuk duket sikur kan shku per plazh .....me teper sikur thjesht per rreze dielli 

Keto dyja  lart ne foto i paskan rrobat e banjos njelloj.

kshu ishte moda, kepuce llustrafini njesoj, sandalet njesoj, tuta sporti njesoj, cantat njesoj, bufeja dhe divanet njesoj, cdo me ?? edhe ty naten e pare te marteses te pashe 

 edhe mu njesoj me pe naten e pare te marteses ?

smiley

eh , a e mban mend pizhamat e fanellates sa bukur te rrinin ahahahahahaah

ne 67-en kishte rroba italiane, kepuce çeke, etj, neper dyqane (shumica e tyre nuk ishte akoma shtetzuar). kinezet blenin ore zvicerane te Mapo dhe kishte edhe televizore pa autorizim.

ndersa ti flet per kohen qe jetove vete.

Do jene motra..

kape i çik nderlidhsin gjoja tu zon peshk smiley

Se mos na vje nei armik e na shef shalet e partise. smiley

Pikturen puntiliste te Seuratit me solli nder mend edhe mua.

Sa te holle trungjet e pemeve...

Kane qene akoma filiza...

rrofte shatervani thuj .. smiley

1. problemi:

 

http://shqiptarja.com/m/home/vlora-zhvis...

 

2. zgjidhja:

Ilir Meta – Do t’jua shpjegoj shumë thjesht juve dhe teleshikuesve. Ata thjesht, prandaj them se vuajnë nga sindroma e Otellos, ku një nga problemet kryesore ishte edhe ai i xhelozisë dhe i krijimit të një bote paralele e kështu më radhë; nga Vora në Lalëz sa kilometra është? Më pak se 20 kilometra, ta them unë.

         Roland Qafoku – Nuk duhen më shumë se 20 minuta.

         Ilir Meta – Dy kamionë me palma, me vazo dhe me lule, vajtje-ardhje sa karburant mund  të harxhojnë?

         Roland Qafoku – Deri këtu do të shkojmë, të llogarisim?

         Ilir Meta – Po, këtu duhet të shkojmë për t’u dhënë njerëzve mesazhin që kemi të bëjmë me sindromën e Otellos. Thelbi i së cilës është xhelozia, bota paralele, dyshimet, pasiguritë dhe marrëzitë, të cilat ai vetë, në fund të fundit, i përjeton dhe i vuan. Nuk kemi të bëjmë me shpenzime marramendëse, sepse jua thashë edhe një herë, për të marrë nga një kompani, që i ka këto palma dhe lule me vazo,  për t’i çuar në Lalëz, dy kamionë dhe për t’i kthyer, ngarkim-shkarkim nuk bën më shumë se 60 mijë lekë të rinj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).