Pak ditë pasi opinioni publik i trondit nga gjobitja e një të moshuare që shiste qepë, një shitës mallrash të lirë industrialë u bë ‘viktima’ e radhës e policëve bashkiakë dhe fushatës së tyre për spastrimin e rrugëve të Tiranës nga shitësit e ambulantë.

Sazan Fasho, nga fshati Kakaç i qytetit të Korçës, është “zaptuesi” i radhës i hapësirave publike të kryeqytetit, ndaj të cilit Policia Bashkiake ka vepruar me tërë forcën e  ligjit.

Policia Bashkiake e kapi mëngjesin e së martës, e gjobiti, ia sekuestroi karrocën me gjithë mall, e ndaloi dhe e shoqëroi për në komisariat, ku qëndroi tre orë. Vëllai i tij, shleu gjobën për llogari të tij në Bashkinë e Tiranës dhe Fasho u lirua, por është vendosur nominalisht nën akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë.

BIRN u gjend rastësisht në vendngjarje dhe pa se si katër policë bashkiakë e mbërthyen shitësin 30 vjeçar pranë zonës së njohur si Blloku Vasil Shanto në Tiranë, në sytë e kalimtarëve të rastit, disa prej të cilëve, u bënë thirrje policëve të mos e keqtrajtonin.

“Mos e prek me dorë, merri kartën e identitetit,” i tha një kalimtar policëve kur pa keqtrajtimin e shitësit.

Kur BIRN filloi të filmojë skenën, një polic bashkiak u afrua kërcënueshëm duke i kërkuar gazetares të ndërpresë filmimin. Pas refuzimit nga ana e gazetares, polici tha: “Ju nuk e njihni kush është ai, ai është më i rrezikshmi që vepron këtu. Ne ndërhymë pasi na sinjalizuan banorët e zonës”.

Prania e një gazetari që po filmonte ngjarjen duket se shtyu policët bashkiakë të tërhiqeshin. Ata deklaruan se do të mjaftoheshin duke i vënë gjobë shitësit Sazan Fasho, të cilën e konsideruan “minimale”.

Policia bashkiake duke gjobitur Sazanin. Video: Lindita Çela/BIRN

Por pak minuta pas qetësimit të situatës dhe tërheqjes në dukje të policëve bashkiakë, 30 vjeçari Sazan Fasho përfundoi në komisariatin nr 2 të kryqytetit. Familjarë të tij i thanë BIRN se ai është shoqëruar pas kallzimit të bërë nga policia bashkiake, për refuzim të forcave të policisë. I gjithë malli që posedonte në mëngjes është sekuestruar, përfshirë disa legenë dhe vazo plastike, të cilat i mbante në një karrocë.

“Sazani u mbajt disa orë në polici pasi kishin bërë kallëzim ndaj tij për kundërshtim të forcave të policisë. Kanë vendosur ta ndjekin penalisht  në gjendje të lirë. Materialet i kanë çuar në prokurori. Ndërsa unë shkova dhe pagova gjobën në Policinë Bashkiake dhe mora karrocën dhe mallin që i ishin sekuestruar mallin. Gjoba ishte 20 mijë lekë” (të vjetra) -thotë për BIRN,  vëllai i Sazan Fashos. Karroca dhe malli i bllokuar u dorëzuan nga policia bashkiake pas pagesës së gjobës.

Pasi doli nga komisariati nr. 2 i Tiranës, Sazani i tha BIRN se një oficer policie i kishte komunikuar se policia bashkiake kishte ngritur kallëzim për kundërshtim të policisë ndaj tij dhe se kallëzimi do t’i kalohej për ndjekje prokurorisë.

E kontaktuar nga BIRN Bashkia e Tiranës nuk e komentoi incidentin me shitësin ambulant dhe as kallëzimin  penal të policisë bashkiake ndaj tij.

Policia Bashkiake e Tiranës është vendosur gjatë muajve të fundit në qendër të kritikave të shoqërisë për keqtrajtim të shitësve të vegjël nëpër rrugë, duke ndjekur procedura që janë ligjërisht të dyshimta.

Qytetarë të shumtë kanë raportuar raste të përplasjes së policëve bashkiakë me shitës të ndryshëm, përfshirë të moshuara tëtraumatizuara nga masat ekstreme të gjobave dhe sekuestrimit të mallit.

Javën e kaluar, opinioni publik u trondit nga një foto e qarkulluar nëFacebook, ku një grua e moshuar nga një fshat pranë Tiranës qe ndaluar dhe gjobitur nga policia bashkiake për shkak se po shiste zarzavate. Fotoja u bë objekt debati të gjerë publik dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se për shkak të ndjeshmërisë së publikut, kishte vendosur t’ia paguante vetë gjobën të moshuarës.

Prej 14 gusht 2015, Bashkia e drejtuar nga ErionVeliaj mori vendimin për lirimin e hapësira publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.  Policia bashkiake vazhdon të organizojë   aksione kundër tregtarëve ambulantë, dhe që  gushti i vitit 2015 deri në janar të vitit 2016  janë vendosur 3443 gjoba.

Sa për Sazanin, ai thotë se ka vajtur disa herë në njësinë administrative nr.5 me shpresë se do të pajiset me leje për tregti ambulante, por nuk ia ka dalë. Beteja e tij e përditshme për të nxjerrë jetesën pritet të vijojë nesër.

10 Komente

lol, ja ku e kam thene. te komenti tjeter

http://www.peshkupauje.com/2016/03/beris...

Problemi me keta eshte se krijohet nje treg. Tregu krijohet enkas per ate pune. Ata qe futen ne treg paguajne nje takse te vogel dhe marrin tregun si sherbim te kthyer, me cati mbi koke e me perqendrim klientesh.

Pastaj dalin keta, lene vende bosh ne treg, dhe shesin ne trotuar. U marrin bleresit atyre qe paguajne tregun, bllokojne trotuarin per kalimtaret e madje dhe per makinat. Dhe sigurisht qe ata qe jane brenda ne treg do te ankohen. 

Deshira e shume shqiptareve per paligjshmeri justifikon pranine e aq shume politikaneve te tille.

Goditje selektive dhe e gjynafqareve, se trotuaret vazhdojne te bllokuar nga tavolinat dhe karriget e lokale e nuk u thote njeri plac me goje as kur e mbajne muziken te larte deri pas mesnate.

Keta qe shesin keshtu, do ishte mire tu krijohej ndonje treg ne ndonje trotuar te gjere, ku edhe kalimtaret te mos pengoheshin. Ne fakt, pran tregut industrial, tek Farmacia 10, ketyre ambulanteve, iu eshte lejuar te perdorin njerin krah te trotuarit (krahun e siperm), mirpo disa ambulante te tjere, zene edhe krahun e poshtem (ngjitur me rrugen) te trotuarit. Kjo eshte e palejueshme, dhe ketu ne perendim, jo vetem qe do haje gjoben, por ne rastin e dyte do kishe gjobe me te madhe dhe ne te tretin rrezikohesh edhe te te marrin mallin, dhe te heqin te drejten e shitjes.  çdo person qe do te shesi, merr lejen ne fillim ne bashki, dhe jane keta qe e orientojne per vendin qe pretendohet, se mund te thote ndonjeri qe dua te shes ca mallra (sa per te mbajtur frymen) tek stacioni i autobuzit, mirpo ja qe aty nuk lejohet, duhet te shkosh diç me tutje per te shitur mallrat e tua. 

Kjo lufta kunder rregullit dhe ligjit qe eshte shpalosur ketu ne Peshk dhe me gjere me kujton ate problemin qe kane zezaket e ketushem qe duan te ecin perpara ne shkolle. Keta, qe thoni ju, kane "peer pressure" te pabesueshem, sepse qe te studiosh dhe qe te marresh nota te mira ne shkolle eshte "acting white" dhe keta femije nuk jane "black enough"  ! 

Jemi popull qe nuk e duam rregullin. Nuk na e vret syrin zhuli, rremuja etj. Na mundon drejtesia kozmike me gjin gjon etj, por edhe ajo per muhabet vetem.kur ai katunari shet domote dhe e le vendin si syte e vet kur iken, na bezdis vetem po ta kemi shpine ne kat te pare. 

Kshu kshu....

 

Nuk eshte e vertete. Perkundrazi jemi nje popull qe e duam te bukuren dhe te jetojme mire. Ne Shqiperi nuk kursen njeri leke per pension apo per hall. Kursimet e jetes harxhohen per te ndertuar nje shtepi/apartament te bukur, rrobat te bukura, dasmat te medha, pushime te mira etj etj.

Ky shitesi i legenave eshte nje hallexhi qe mundohet me nxjerr ndonje lek aty ku mundet. Po ti kishte mundesite per me mire nuk do ishte aty. Si dhe ne nje vend te varfer, ku per me teper i lihet bakshishi policit, mesuesit, mjekut dhe minsitrit, eshte gje e ulet ti ndersehesh me kaq force nje ambulanti rruge.

dhe te mendosh qe shumekush qe i kundervihet ketu e perjeton vete benefitin e jeteses se organizuar, ne perendim ku kane emigruar

po çfare benefitesh ke moj ? ngele ketu ne kete blog, ku i ke keto benefitet e jetes qe ben atje ?

ti dhe une jetojme KETU ? 

dhe ky rame palloshi po ben qe edhe shqiptaret e shqiperise te vijne dhe jetojne KETU, me NE. siç vjen ai bolja shkaba e ca te tjere, qe jane rob pa shoke e shoqni atje. qe jetojne te mbyll neper shpia.

5smiley @ mrroklla

U trondit opinioni publik? 

Opinioni publik u gajas me plaken qe i dha informacion te rreme policise bashkiake dhe qe beri kr. bashkise te paguaje gjoben nga xhepi vet...

Kto s'jane ne vete, s'po dine ca te shkruajne

"Ai eshte me i rrezikshmi ketu"- tha Kapterr Rramiu......smiley keta jane me keq se xhandaret e Zogit..... ju marrte purtha shalet thuaju

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).