Donnachadh McCarthy ndërsa shkruan për the Guardian thotë se ka diçka që bie erë në shoqërinë moderne dhe kjo është... dushi i përditshëm. Ashtu si shumë shqiptarë e mbajnë mend mirë larjen e së shtunës, kur në shtëpi buçiste dushi i vajgurit, edhe McCarthy kujton se kur ishte i vogël lahej vetëm një herë në javë por nuk vinte erë. Personalisht nuk mbaj mend të kem ardhur erë, as shokët e tjerë s'kujtoj të vinin, përveç njërit, njëri që vinte nga një shtëpi shumë e varfër krahasuar me normën e diktaturës, ai po se s'kishin kushte fare. Donnachadh McCarthy thotë në gazetën e famshme se kjo puna e dushit të përditshëm është një normë kulturore relativisht e re edhe në Perëndim, dhe është e punë e kompanive të marketingut të shampove dhe sapunëve. Ata janë përfituesit e vetëm thotë McCarthy, duke shtuar se duke u larë përditë po harxhojmë para dhe po i bëjmë dëm ambientit. Dushi i përdishëm harxhon shumë ujë dhe energji elektrike, thotë ai.

Por nëse ambienti nuk të intereson dhe aq, dushi i përdishëm ka efekte të këqija mbi lëkurën, pasi ta than atë - por hej! blej krem hidratues nga e njëjta markë që të shet shampon që ta than dhe e zgjidh problemin duke paguar dy herë. Larja tepër e shpeshtë të ngordh bakteret e dobishme të lëkurës dhe heq vajrat natyralë që trupi prodhon. McCarthy sugjeron larjen një herë në javë dhe larjen e përditshme tek lavamani, siç e praktikon edhe vetë. Duke e lexuar artikullin më kujtohen librat e shkollës fillore që na mësonin pikërisht kështu. Zotëria ka dy dekada që nuk përdor shampo flokësh, qysh pasi vizitoi Amazonën dhe pa se banorët "e egër" atje kishin flokë të mrekullueshëm pa përdorur asgjë nga këto që përdorim ne. Por McCarthy nuk është i fiksuar, thotë ai vetë, dhe sugjeron se nëse do shkosh në shtrat me dikë, apo tek mjeku për një vizitë, një dush do ishte gjë e mirë.

 

46 Komente

Ka gru ky me ?

 

Pikerisht, pikerisht. Nje jave pa u lare, dhe jo vetem qe s'e demton ambientin apo kursen por perfundon me lekure me te hidratuar, me te bute,  e me te rreshqitshme, perveçse behesh nje me parazitet. smiley

 

Kjo shpjegon sjellen e disave ketu smiley

ci ndodh trupit po nuk beri seks? 

Eh shyqyr qe uji pa leke dhe energjia elektrike lire ketej smiley. Une po e vazhdokam kete traditen e luksit te larjes dy here ne dite, se po me duket dhe vetja rebele smiley

Dy here ne dite ? Lum si ti , ne hyc fare , kursejme ujin .

Duke gjykuar nga aromat ne autobuze urban kur vij aty e me bie radha t'i hipi ndonjehere, ky sugjerim zbatohet qe tani. Si gjithmone ne avangarde smiley

Ne kemi hapur pus ne bace dhe se paguajme ujin fare, per ta ngrohur sna e ndjen fare se kujtojme kohet e zborit.

Personalisht nuk mbaj mend të kem ardhur erë, as shokët e tjerë s'kujtoj të vinin

Ndoshta ishte keshtu, ose ndoshta nuk e ndjenim eren e te tjereve ngaqe vinim dhe vete. Eshte si puna e personit qe ka pire vete dhe nuk e ndjen dot aromen e alkolit tek personi perballe.

Aman o Blend, s'mbanim ere. Po nuk mbanim se bishim te gjithe ere njesoj e ishte mesuar hunda me ate ere. Se mos vetem dushi, po rruget me balte e cizmet qe hynte gjithe balta brenda, e shume e shume te tjera gjera qe nuk na benin pershtypje se ashtu ishim pershtatur. 

Arsyeja pse sot ai qe nuk lahet bie ere eshte se te tjeret jane lare dhe i eshte mesuar hunda me ere parfum e sapun. 

Prandaj e kam vene ne dukje se e kishim njerin ne klase, nje te keputur fare, qe vinte. Ata jetonin ne nje tip magazine te sajuar si shtepi, e s'kishin as banjo tamam. Nuk them dot me siguri qe s'vinim, por as kuterbonim. Ndoshta sepse ishim femije dhe femijet s'kane hormonet e te rriturve, apo ndoshta se gjithesesi ne lavaman me uje te ftohte laheshim. Une mbaj mend edhe kohen e kanaces, kazanin me uje te nxehte mbi furnelen. Shampo as behej fjale po sapuni shkumonte... dhe ajo rrecka e trashe prej leshi me te cilen ferkoheshim...

C'ma kujtove. Ne Bethlehem, neper Spas ruanin kete traditen e vjeter te nje "woolen rag" per exfoliation. Sa here shkoja, me kujtoheshin ato qe bente mamaja me grep per tu lare. Ambienti super modern, po me "teknikat" e lashta. Akoma kam disa qysh prej se i shisnin gjithashtu si souvenirs. 

Po pse,skaldabanja me vajguri ka qan shume moderne. Risje ose ulje temperaturen e ujt duke shtu ose paksu currilin e vajgurit permes nje rubineti qe kishte depozita.

Po pse kur na kontrollonin kokat ne tetevjecare cdo te hene ose ne oren e kujdestarise per morra. Sic duket Bledi eshte me i vogel dhe nuk i ka kap keto reprezalje. 

Koken per morra dhe nxirnim duret para per thonje te paprere. smiley

Nje nga flamujt e atehershen ka qan dhe flamuri i pastertise. smiley

Mos ji fort e sigurte se koken dhe thonjte m'i kane kontrolluar rregulisht. E mbaj mend sikletin, se mos kushedi... por nuk e kam provu poshterimin e te gjeturit morracak. 

Une kam ba dhe nja dy kjase ne fshat. Atje fmijet qetheshin zerro si te lulkuqet. Ishte rregull i mrenshem i shkollave ne fshat dhe meqenese kjo behej me gershere ne kushte shpie sic qetheshin delet , kokat qerose tonat ishin brazda brazda si rivera e jugut. 

une mbaj mend tim vella, gjithe sezonin e veres, koka zero gjithmone. vetem tani po e bej lidhjen smiley

skaldabanja  me vajguri (ose me nafte)   ishte zgjidhja me optimale per kohen  Pjeter,  por ishte dhe e piste gjithashtu sepse bente tym..

Ja qe xhaxhi Enver paska pasur te drejte...

Une mbaj mend qe femijet ne shumice kishin morra dhe ne pergjithesi njerezve u vinte era sterc.  smiley 

 

Morra kishte, po floket i kishin si shkure te gjithe, jo si tani cuna te rinj fushe...

Ne fakt duhet te pyesesh te huajt qe vinin ne Shqiperi,a mbanim ne ere apo jo.

smiley

Lahu njehere ne jave dhe ha njehere ne muj. E provoi Nastradin efenia ...

Donnachadh McCarthy thotë në gazetën e famshme se kjo puna e dushit të përditshëm është një normë kulturore relativisht e re edhe në Perëndim, dhe është e punë e kompanive të marketingut të shampove dhe sapunëve.

 

dhe kete e quan argument serioz ky tipi ?!  -po ky eshte zhvillim normal qe vjen me mireqenien dhe rritjen e standarteve te jeteses.   perndryshe sipas   llogjikes se ketij  duhej ta kishim WC  akoma me vothro  te cepi i baçes, me dere si ato te  salloneve te fillmat western.smiley,  ndersa nuk duhej te kishim  çezma ne shtepi,  por  ujin do ta mbushnim akoma me bucela te kroi i fshatit..

e di e di.. mbushja e ujit  me bucela ka qene detyre e grave..smiley

1here n'jave?? Shume eshte. 

edhe une ashtu them, nje jave koken me sqetllat, nje jave te gjith trupin.

dite e shtune , dushet me vajguri bubllinin te dukej sikur ishe ne nje space rocket launch pad.smiley

Sa here ne jave duhet ta rrujm ?

sa te filloj te nxije.

Me atë foto që e ke ilustruar ti shkrimin, vallahi, njerëzit do jepnin jetën të bënin dush, jo më të harxhonin dy lekë më shumë.

Mania e pastertise, si fobi e pisllikut, plehrave, eskrementeve, mikrobeve, etj, konsiderohet semundje, quhet mysophobia, si fenomen te tille e ka trajtuar ne fillm fare i modhi, Frojdi (trajtuar edhe nga Jungu, biles trajtuar me mire, sidomos pjesen e frikes nga muti), lidhur me fazen anale, fazen erotike primare.

Pra si semundje psikike trajtohet si e tille, dmth njesoj si ne kliniken psikopatike "Peshku" qe rekomandon:

1) - i ke marre ilaçet?

2) - ke zene dashnore?

Vetem se ka nje problem, se ketu jemi mush tumllas me intelektuale ngambrapamoderne qe vuajne nga mythofobia, mikrobi B-ja (rolandya olsiya), e analen e mbajne paster me livando frenge te markes jardin sur le nil dhe me dizifektant austriak ngambrapaimperialist te markes "Petroninse-Konçita".

Por te pakten jeni te sigurte se nuk ju ze skollomento, qe ishte shume e perhapur ne kohe te Enverit, tani ne jemi si gjithe bota, i kemi marre masat njesoj si vendet e zhilluara perendimore 72 km larg vendit tone.

 

vinim, vinim por s'e dinim

por hej! blej krem hidratues nga e njëjta markë që të shet shampon që ta than dhe e zgjidh problemin duke paguar dy herë

smiley  hej c'vete me industrite globale dhe miletin e shkrete

Ndersa kete punen e ujit te shpeshte dhe lekures, edhe farmacisti im i respektuar e thoshte gjithnje. Shampot e kokes, kane kohe qe flitet andej kendej neper internet, eksperimentime kohegjata me koke te palare po qe rezulton e paster & shendetshme. Thone 3-6 javet e para jane sikleti. Permbledhje e mire.

Edhe nje here ne jave eshte e tepert! Sa me shpesh te lahesh, aq me shume yndyre dhe sekrecione te ndryshme prodhon nenlekura. Ndaj dhe njerzit qe lahen shpesh, vine me shpesh era djerse.

smiley

Po nuk u lave per nje jave te tere,atehere nen sqetulla fillojne e dalin kerpudhat smiley

Tash doren ne zemer,jo te gjithe kemi rastin te jetojme ne Amazone,ku nuk nevojitet ndarja e zyres,ashensorit,vetures dhe shtratit me te tjeret.

Njerez te dashur,dushi konsiderohet si nje  nga perparesite kryesore te civilizimit,prandaj perfitoni maksimalisht prej tij!

p.s.

-Kadri,çohu e laj dhembet!

-Pse,a erdhi vakti i Shen Valentinit a?

-Jo mer,po na vijne mysafire ne sh'pi.

 

Nese jeton ne tirone psh, edhe sikur te mos dalesh fare nga shtepia duhet te lahesh 3 here ne jave se pislliku I ajrit te hyn ene nga vrima e celesit. Ah po te jetosh psh tek gjiri I lalezit mbase 1 here ne jave do te ishte e bollshme. Sidoqofte mua personalisht nuk me pelqejne aromat prej kimikatesh te parfumeve. Pak ere djerse femerore do te ishte me ndjellese dhe me eksituese.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).