Rolf Castro-Vasquez, drejtues i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe president i Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA), ka një shpjegim se pse niveli i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri është i pakënaqshëm. Nga eksperienca e tij disavjeçare në Shqipëri, ai vëren se punonjësit e administratës publike në zyrën që duhet të punojë për nxitjen e investimeve të huaja, janë ndërruar shumë herë gjatë kohës që ai ka pasur të bëjë me të.

“Në Shqipëri, burimet njerëzore që merren me çështjet e Investimeve të Huaja Direkte ndryshojnë shpesh. Në Maqedoni, kjo nuk ndodh,” tha ai për BIRN. “Nëse administrata ndryshon, do të duhet ta nisësh çdo gjë nga e para. Duhet të krijoni struktura të përhershme. Dhe kjo histori përsëritet vazhdimisht”, thotë ai.

Maqedonia nuk është shembulli më i mirë për shumë gjëra, por qëndrueshmëria e administratës së zyrës për nxitjen e investimeve të huaja duket se ka dhënë frute pozitive. Prej disa vitesh në Shqipëri po mungojnë hyrjet e sipërmarrjeve të njohura ndërkombëtare. Johnson Control, gjiganti amerikan i prodhimit të pjesëve të automjeteve, Lear Corporation, prodhuesi i sediljeve të makinave e sistemeve elektrike, CapCon, kompania amerikane prodhimit të ‘airbag’ për makinat, të treja kanë tentuar të hynë në Shqipëri, por më pas kanë zgjedhur Maqedoninë. Janë që të gjitha investime shumë të rëndësishme për vendet si ne, pasi këto biznese kërkojnë punëtorë relativisht të kualifikuar dhe ofrojnë paga relativisht të larta. Shqipëria ka një histori të ndryshme. Këtu, investimet e huaja janë përqendruar në pjesën dërrmuese të shfrytëzimin e burimeve natyrore, aktivitete ku kërkesa për kapital është e lartë dhe kërkesa për punëtorë është shumë e ulët.

Shqipëria ka një agjenci për zhvillimin e investimeve, e cila, përgjatë pak viteve të fundit, ka ndërruar katër drejtorë nën dy qeveri.

Genti Beqiri, drejtori aktual i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) pohon se prej një viti e gjysmë është ndërruar drejtuesi, por stafi tjetër ka qenë i qëndrueshëm, gjykohet në bazë të performancës dhe është pjesë e shërbimit civil. Lëvizjet para disa vitesh ai i argumenton me faktin se ka pasur persona që kanë qenë të angazhuar në politikë dhe ka qenë zgjedhja e tyre që të largohen.

Në Shqipëri, zyrtarisht shërbimi civil i nënshtrohet ligjeve, të cilat, përgjatë 25 viteve të fundit kanë tentuar ta transformojnë administratën publike nga një institucion i lidhur ngushtë me partinë, siç qe në kohën e komunizmit, në një institucion në shërbim të qytetarëve jashtë varësisë politike.

Por praktikisht është një sekret i njohur nga të gjithë se një pjesë thelbësore e administratës publike ndryshohet bashkë me ndryshimin e qeverive.

Ligjet që janë hartuar me synimin e krijimit të një administrate publike jopolitike kanë qenë të shumta dhe manovrat e përdorura nga qeveritë e ndryshme kanë qenë po aq të larmishme.

Përpjekja e parë për krijimin e një sistemi meritokracie në administratën publike u bë me një ligj “Për Shërbimin Civil” vitin 1996. Ligji bënte thirrje për krijimin e një korpusi zyrtarësh të lartë që duhej të merrnin Statusin e Nëpunësit Civil, status që garanton mbrojtje më të lartë nga pushimet nga puna se sa Kodi i Punës. Dy vjet më vonë, një qeveri e re kreu modifikime në këtë ligj për të krijuar më shumë hapësirë për të refuzuar statusin e nëpunësit civil për ata që kishin punuar nga administrata e qeverisë së mëparshme.

Në vitin 1999, një ligj i ri synoi ta forcojë Statusin e Nëpunësit Civil. Parimi i ligjeve të tilla është krijimi i një korpusi nëpunësish civilë, të cilët, pasi kanë bërë karrierë si punonjës të punësuar me kontrata të bazuara te Kodi i Punës, marrin statusin e nëpunësit civil, status që i mbron më shumë se sa mbrojtjet e ofruara nga Kodi i Punës.

Gjithsesi, qeveria pasardhëse, kur mori pushtetin në vitin 2005, arriti ta anashkalojë ligjin, fillimisht me pushime të drejtpërdrejta nga puna, për të cilat, të pushuarit fituan kompensime nëpër gjykata dhe më pas, përmes praktikës së ndryshimit të strukturës administrative të shtetit, nga emrat dhe funksionet e ministrive qendrore deri te emrat dhe funksionet e institucioneve të tjera.

Raporti i Progresit të Bashkimit Europian për Shqipërinë i vitit 2007, ndonëse vërente përmirësime në administratën publike, dallonte gjithashtu se emërimet politike vijonin: “Emërimet politike në pozicionet e larta dhe të mesme vijojnë, shpesh pa vëmendjen e duhur ndaj Ligjir për Shërbimin Civil. Aktet administrative vijojnë të firmosen nga zëvendësues të përkohshëm të cilët nuk janë emëruar zyrtarisht,” thuhet në raport.

Praktika, e cila në vitet që pasuan u kthye në normalitet. Sapo ndryshohet kreu i një institucioni, aq herë ndryshon edhe organika e institucionit, ndryshim që i krijon mundësitë drejtuesit të ri të spastrojë administratën paraardhëse dhe të emërojë një administratë të re.

Teorikisht, kur ndryshohet organika, institucioni ka për detyrë që të alokojë fillimisht punonjësit që sakaq i ka të punësuar në organikën e re. Por praktikisht, vetë ndryshimi i organikës synon pikërisht shkarkimin e punonjësve.

Të dhëna anektodike sugjerojnë se përveç ndryshimit të organikës, qeveritë përdorin edhe mekanizmin e “lëvizjeve paralele” si mënyrë për të mërzitur punonjësit deri sa ata të japin dorëheqjen. Në raste të ndryshme, punonjësit transferohen nga një degë e një institucioni në një degë tjetër, shpesh jashtë qendrës së tyre të banimit, duke e bërë efektivisht të pamundur vijimin e punës në institucion.

Ligje të vështira për t’u zbatuar

Ligji i vitit 1999 Për Statusin e Nëpunësit Civil ndryshoi mbi dhjetë herë me ndërhyrje të ndryshme deri në vitin 2013, kur u miratua një ligj i ri, i cili synonte ta bënte edhe më të vështirë juridikisht shkarkimin dhe emërimin e punonjësve në administratën e lartë publike për arsye politike. (Nr. 152/2013) Ligji i ri u miratua me kompromis mes dy partive të mëdha në maj 2013 dhe me asistencën e Bashkimit Europian. Por menjëherë pas miratimit, një betejë dyvjeçare politike u zhvillua mbi zbatimin e ligjit. Fillimisht, qeveria e re, e cila mori pushtetin në shtator 2013, kërkoi shtyrjen me gjashtë muaj datën e fillimit të zbatimit të ligjit përmes një Akti Normativ. Partia Demokratike, tashmë në opozitë, u ankua se moszbatimi i ligjit po bëhej për të krijuar kushtet për pushime nga puna. Situata u bë kaotike, për shkak se ligji i mëparshëm qe shfuqizuar ndërsa ligji i ri nuk kishte hyrë në fuqi.

Akoma pa u mbushur dy vjet nga hyrja në fuqi, ligji i ri u ndryshua dy herë. Ai hyri në fuqi përfundimisht më 28 shkurt 2014. Por në dhjetor 2014, ligji ndryshoi sërish dhe në këtë ndryshim, qeveria i krijoi kushtet vetes të emëronte punonjës shteti pa konkurs me modelin e “emërimit të përkohshëm, si dhe të kryente “transferime” dy metodat e përdorura historikisht në Shqipëri për shkarkime dhe emërime nga puna për qëllime politike.

Raporti i Progresit të Bashkimit Europian për vitin 2015 vërejti: “Amendimet e ligjit, të miratuara në dhjetor, gjithsesi, hapin mundësinë për rekrutimin e posteve menaxheriale të ulëta dhe të mesme jashtë shërbimit civil, dhe e bëjnë pushimin nga puna më fleksibël”.

Partia Demokratike në opozitë është ankuar gjatë kësaj kohe se nga administrata publike janë shkarkuar pa të drejtë mijëra punonjës.

Gjithsesi, ligji i vitit 2013 synon të garantojë zbatimin përmes krijimit të një komisioneri përgjegjës për mbikëqyrjen e procedurave të punësimeve, transferimeve dhe shkarkimeve, komision që ka për detyrë të raportojë në Kuvendin e Shqipërisë gjetjet e veta një herë në vit. Komisioneri i parë për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha u emërua në tetor 2014.

Në shkurt 2016, ajo dorëzoi raportin e parë vjetor të mbikëqyrjes së kryer. Në raport vërehet se nga verifikimi i rreth 1600 rasteve të punësimit në bazë të ligjit paraardhës, 54 për qind kishin rezultuar të kryera me shkelje ligjore. (kliko këtu për të parë raportin). Komisioneri argumenton gjithashtu se situata është përmirësuar ndjeshëm me ligjin e ri, por ekspertët e komisionit Europian nuk e mendojnë kështu.

Qeveri e re, organigramë e re

Ndryshimet më të rëndësishme në korpusin e funksionarëve publikë, duket se bëhen përmes ndryshimeve në organigramë, të cilat pasojnë ndryshimet në emrat dhe funksionet e ministrive.

Shqipëria nuk ka kritere ligjore për organizimin e përgjithshëm të qeverisjes qendrore dhe qeveritë kanë diskrecion të plotë të ndryshojnë emrat apo funksionet e ministrive sipas dëshirës, ndërsa ministritë pasardhëse apo të reja, kanë gjithashtu diskrecion të plotë për të ndryshuar strukturat e institucioneve të varësisë.

Ndryshimet e organigramave të ministrive kryhen përmes urdhrave të kryeministrit ndërsa ndryshimet e institucioneve të varësisë së ministrive, kryhen përmes urdhrave të ministrave. Kryeministria dhe ministritë nuk japin shpjegime publike për arsyet se pse vendosin të ndryshojnë organigramat e tyre dhe vendimet e ndryshimeve zakonisht nuk publikohen.

Përgjatë dy dekadave të fundit, numri dhe emërtimet e ministrive të qeverisë shqiptare ka ndryshuar në mënyrë radikale, më së shumti për të akomoduar balancat e forcës së grupimeve të ndryshme politike brenda një maxhorance se sa për të akomoduar nevojat e vendit për qeverisje. Në disa raste, ministritë janë krijuar pa funksione reale, pa portofol funksionesh apo vetëm si një zyrë me një ministër. Kulmi u shënua në vitin 2001, kur numri i ministrive u rrit në 22, përfshirë pesë institucione të njohura si Ministra Shteti. Qeveria aktuale ndryshoi emërtimet e shumicës së ministrive si dhe krijoi ministri të reja, kryesisht për të akomoduar një numër aktorësh politikë. Shtimi i numrit të ministrive u shoqërua edhe me riorganizime tërësore të administratës së secilës ministri, riorganizime që nga ana e tyre, u shoqëruan me pushime dhe punësime nga puna. Qeveria aktuale ka 21 anëtarë, nga 16 ministra që kishte qeveria paraardhëse.

Ndryshim strukturash për ndryshim drejtuesish

BIRN i kërkoi Departamentit të Administratës Publike, përmes një Kërkese për të Drejtë Informimi, organigramat e mëparshme dhe organigramat e reja të ministrive kryesore për të mundësuar krahasimin mes tyre. DAP iu përgjigj kërkesës së BIRN duke ofruar një material voluminoz të të gjitha ministrive kryesore.

BIRN analizoi me hollësi disa nga organigramat për të zbuluar se shpesh, departamente të ndryshme janë bashkuar, ndarë apo ndryshuar në emërtim, ndryshime që janë shoqëruar gjithmonë me spastrime.

Ndryshimet më të mëdha në struktura nga qeveria aktuale u kryen me një valë urdhërash të firmosura nga kryeministri në 15 shtator 2014.

Krahasimi i strukturës së pas shtatorit 2014 me atë të mëparshmen zbulon se Në krahasim me organigramën e mëparshme, “Drejtoria e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme” dhe “Drejtoria e Tregut të Brendshëm”, u bashkuan në një strukturë të vetme të titulluar “Drejtoria për Politikat Sektoriale”.  BIRN mësoi se një prej drejtorëve të drejtorive të shpërbëra u ul në detyrë dhe më pas dha dorëheqjen ndërsa një tjetër, u ul në detyrë. Posti i drejtorit të ri të “Politikave Sektoriale” u plotësua përmes një konkursi, i cili u fitua nga një kandidat pa eksperiencë të mëparshme në administratën publike.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Drejtorinë e IPA (programi i koordinimit përtej kufijve), drejtuesi i të cilës dha dorëheqjen, pasi kjo strukturë u përfshi në Drejtorinë e Programimit të Asistencës së BE, ku një person i jashtëm u rekrutua sërish.

Ndërsa nga ana procedurale gjithçka është në rregull, persona me përvojë në negocime për procesin e integrimit në Bashkimin Europian u larguan, duke u zëvendësuar me drejtues, që gjithsesi do t’u duhej një farë kohe të kapnin ritmin, duke krijuar edhe pakënaqësi te negociatorët e Bashkimit Europian.

Në Ministrinë e Mjedisit, Idlir Gunbardhi, inxhinier hidro me përvojë mbi 15 vjeçare dhe drejtor i Ujërave në “Drejtorinë e Përgjithshme të Administrimit të Ujërave”, që e kishte krijuar nga e para këtë sektor, u vu në listë pritjeje në shtator të 2014-n, pasi ndryshimet në organikë e kaluan sektorin e tij në një tjetër drejtori të përgjithshme, me një emër të ndryshuar  “Drejtoria e burimeve ujore”. Gunbardhi tha për BIRN se pas shpalljes së konkursit në vend të tij erdhi një i ri, pa përvojë dhe pa arsimin përkatës. Aktualisht ai ka fituar shkallën e parë të gjyqit dhe është në pritje të zhvillimit të Apelit.

Nertila Qafzezi, Kryetare e “Shoqatës për mbrojtjen e të larguarve nga puna” tha për BIRN se dy vitet e fundit janë rreth 7000 të larguar nga administrata, pikërisht me argumentin e ndryshimit të organikës. Ajo tha se të dhënat janë mbledhur nga Shoqata, duke i verifikuar dhe i regjistruar një nga një. Largimet kulmuan në janar-shkurt 2014. “Ndryshimet e strukturës nuk ishin reale dhe nuk ishin të argumentuara me shkresa. Të gjitha rastet që janë larguar për shkak të ristrukturimit e kanë fituar shkallën e parë të apelit dhe janë në Gjykatën Administrative.”

Qafzezi është vetë një “viktimë” e ndryshimit të organikës, e larguar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në janar 2014. Ajo e ka fituar shkallën e parë të gjyqit dhe nga dita në ditë pret vendimin e Apelit. Argumenti me të cilin gjykata pranoi kërkesën e saj ishte “largimi i padrejtë nga puna pasi nuk është shfaqur në organikë”. Ndërsa largimet më të mëdha në administratë u bënë në janar-shkurt (duke shfrytëzuar faktin që ligji i ri për statusin e nëpunësit civil hynte në fuqi në fund të shkurtit) ndryshimet në organikë të ministrive u bënë zyrtarisht në shtator të po atij viti.

Një raport i Avokatit të Popullit thotë se në periudhën shtator 2013 – maj 205, ky institucion ka identifikuar 4,093 raste të pushimeve nga puna, nga të cilët, 1,021 vetë qenë pushuar pavarësisht se gëzonin statusin e nëpunësit civil. Shumica e tyre janë nëpër gjykata duke kërkuar dëmshpërblim monetar ose rikthim në punë.

Transferim pa dëshirë

Transferimi i punonjësve nga një vend në tjetrin rezulton të jetë përdorur shpesh si një mjet për të “detyruar” punonjësit të largohen vetë në institucionet e varësisë.

Skënder Malaj në prill të vitit 2014 u transferua nga spitali i burgut të Fushë Krujës, ku punonte si gardian në Drenovë të Korçës, me motivacionin e forcimit të kontrollit. Për urdhëruesit e transferimit duket se nuk kishte rëndësi fakti që posti i ri i punës gjendej mbi 200 kilometra larg vendit të mëparshëm.

Gjithsesi, për të mos humbur vendin e punës, Malaj pohon për BIRN se e pranoi këtë transferim, duke marrë një shtëpi me qira afër vendit të ri të punës. Në dhjetor 2014, ai pushohet nga puna, me arsyen se figuronte si debitor i energjisë elektrike. Ai nuk u rikthye më në punë edh pse provoi se debitor ishte një tjetër person me të njëjtin emër. Skënderi hodhi drejtorinë e burgjeve në gjyq dhe ka fituar 12 rroga në shkallën e parë dhe aktualisht është në procesin e apelit.

Drejtoria e Burgjeve nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për koment lidhur me transferimet e punonjësve.

Si Miti i Sizifit

Ndryshimet e shpeshta në administratën publike të lidhura me ndryshimet në qeveri, më shumë se sa thjeshtë administratë politike, kanë krijuar problemin e fshirjes së memories institucionale dhe praktikave administrative, duke shkaktuar probleme domethënëse në funksionimin e shtetit si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve publike.

Shkarkimet nga puna që shoqërojnë ndryshimin e qeverive raportohet se janë kthyer edhe në makth për institucionet donatore dypalëshe apo ndërkombëtare, të cilat shpenzojnë miliona euro në vit për të trajnuar segmente të ndryshme të administratës publike.

Një ekspert me eksperiencë të gjatë në programet e asistencës për zonën e veriut, i tha BIRN në kushtet e anonimatit për shkak se nuk qe i autorizuar të komentonte publikisht, se puna e tij përgjatë dekadës së fundit i ngjante Mitit të Sizifit.

“Sapo trajnojmë disa punonjës për të kryer çfarëdolloj procedure administrative, ata pushohen nga puna dhe ne na duhet ta nisim nga e para,” tha ai.

“Ndryshimet e shpeshta në administratë reflektojnë pazotësinë e elitës politike për të pasur ide dhe alternativa zhvillimore dhe nxitimin e lobeve të biznesit dhe oligarkisë për të ndikuar jo vetëm në vendimmarrje (të cilën e bëjnë përmes parlamentit) por dhe në administrimin e pasurisë dhe fondeve dhe të drejtave ekskluzive të shtetit. Kjo shpjegon ineficencën jo vetëm të qeverisë dhe institucioneve në varësi të saj por edhe apatinë dhe mosfunksionimin e rregullave të tregut”, tha për BIRN, Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Indeksi i efiçensës së qeverisë, një tregues i matur nga Banka Botërore për 209 vende, e vlerëson Shqipërinë negativisht me -0.07 për vitin 2014. {indeksi varion nga -2.5, (I dobët) në 2.5 (I fortë) për performancën e qeverisjes dhe reflekton perceptimin për cilësinë e shërbimeve publike dhe shkallën e pavarësisë së saj nga presionet politike, cilësinë e hartimit dhe zbatimit të politikave dhe besueshmërinë e angazhimit të qeverisë ndaj politikave të tilla dhe hartohet mbi bazën e opinioneve nga sipërmarrje, individë e ekspertë}. Për Maqedoninë, ky tregues është pozitiv, në nivelin e 0.15.

Në rajon, me keq se Shqipëria janë Bosnjë Hercegovina, i cili prej vitesh vuan burokracitë e ndarjes në dy entitete dhe Kosova, një shtet relativisht i ri.

Hileja e datës 25 shkurt

Datat 24-25 shkurt të vitit 2014 kishin një handicap ligjor për faktin se ligji i vjetër i statusit për nëpunësit civil u shfuqizua dhe ligji i ri hynte në fuqi në datë 26. BIRN ka mësuar se këto ditë janë shfrytëzuar për të bërë punësime me bazë të kontratave në administratë. Vetëm në Dogana janë konstatuar nga një kontroll rreth 30 raste të tilla punësimi me kontratë, duke u justifikuar me nevojat urgjente për personel.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Doganave thanë për BIRN se largimet nga puna deri në datën 25 shkurt janë kryer me procedurë disiplinore nga Komiteti Disiplinor në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 1999 “Për miratimin e dispozitave zbatuese të Kodit Doganor në Republikën e Shqipërisë”. Doganat nuk iu përgjigjën pyetjes  lidhur me numrin e largimeve dhe punësimeve në datën 25 shkurt, një ditë përpara se të hynte në fuqi ligji i ri për statusin e nëpunësin civil.

Ndërsa burime nga DAP thanë se në zbatim të ligjit nr. 152/2013, në momentin e fillimit të efekteve të këtij legjislacionit, DAP ishte përgjegjës vetëm për deklarimin e statusit të punësimit të nëpunësve që ligji i ri i gjeti në pozicione pune në datën 26 shkurt 2014.

Konkurse false

Edmond Lako, pas pesë vitesh si emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosi të kthehej në Shqipëri me gjithë familjen. Me profesion ekonomist, tentoi të konkurronte për punë në Aministratën Publike. E motra e tij, Manjola u përpoq ta ndihmonte, duke ndjekur në faqen e internetit të Departamentit të Administratës Publike (DAP) të gjithë njoftimet për punësim dhe me hartimin e dokumentacionit të caktuar, sipas procedurave të përcaktuara në ligjin për nënpuësin civil. Por, pas një viti përpjekjesh, teksa mori pjesë në shumë konkurse, Edmondi hoqi dorë. Me keqardhje iu desh të pranonte realitetin për të cilin shumëkush e kishte paralajmëruar, se, pavarësisht ndjekjes së procedurave standarde, në dukje transparente, në pjesën më të madhe konkurset ishin të paracaktuara dhe në shtet ishte shumë e vështirë të gjeje një punë, nëse nuk kishe mik.

Edmondi, pasi mori pjesë në disa konkurse,  tregon se kuptoi “mekanizimin” se si funksiononin konkurset në administratë. Edhe pse konkurset ndjekin të gjitha procedurat e parashikuara me ligj (njoftimin për vendin vakant në media dhe faqen e DAP,  organizimi i testimit, verifikimi paraprak i rezultateve të testimit, propozimi i kandidatëve nga DAP në bazë të rezultateve të testimit dhe më pas vendimi përfundimtar i institucionit që kishte shpallur vendin e punës), në shumë raste fituesi ishte i paracaktuar, teksa ishte njoftuar që më parë nga institucioni, apo departamenti përkatës që kishte shpallur vendin bosh dhe ishte informuar paraprakisht për pyetjet, duke dalë mirë në testim.

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito thotë se një gjë e tillë është absolutisht e pamundur të ndodhë. Testimet e pjesëmarrësve janë të sekretuara, konkurset zhvillohen nën mbikëqyrjen e kamerave dhe procedura është e monitoruar rreptësisht nga Komisioni Europian.

Burime zyrtare nga DAP thanë se korrigjimi i testimeve bëhet në pjesën më të madhe në mënyrë elektronike dhe anonimati i individëve ruhet plotësisht deri në nxjerrjen e rezultatit final. Të gjitha tezat e testimeve me shkrim janë të sekretuara (me barkode elektronike). Automatizimi i aplikacioneve ka përmirësuar ndjeshëm procedurën e konkurrimit.

Sërish rruga drejt krijimit të një administrate të pavarur politikisht dhe të orientuar nga punësimi në bazë merite duket se do të jetë e gjatë, teksa përvoja ndër vite ka treguar se do të përdoren të gjitha hapësirat dhe boshllëqet ligjore për ta anashkaluar atë. Gati një vit pas hyrjes në fuqi të statusit të ri të nënpunësit civil, raport progresi i Bashkimit Europian theksonte se “cilësia e procedurave të rekrutimit duhet të përmirësohet në mënyrë domethënëse, veçanërisht në institucionet e pavarura. Kuadri ligjor përjashton disa institucione dhe pozicione nga ligji i shërbimit civil. Shqipëria duhet të sigurojë një regjim punësimi të njëjtë mes institucioneve të administratës publike”.

Përgjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria është përpjekur të importojë ligje nga vendet e Bashkimit Europian nën sugjerimin se këto ligje do ta përgatisin vendin për një anëtarësim të mundshëm në BE, ndërkohë që eksperienca europiane në ndërtimin e shërbimit civil modern, supozohet se do të ndihmojnë në thithjen e investimeve të huaja dhe në rritjen ekonomike.

Historia e këtyre 20 viteve, sugjeron se partitë politike ia kanë dalë në të gjitha rastet të anashkalojnë zbatimin e ligjeve ose i kanë ndryshuar ato në mënyrë thelbësore me synimin e vetëm të vijimit të punësimeve politike.

 

Ky artikull u prodhua si pjesë e iniciativës “Fuqizimi i Bashkëpunimit mes Shoqërisë Civile dhe Gazetarëve Investigativë,” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

99 Komente

Une mendoj se njerzit e talentuar, te shkolluar dhe me eksperience ne perendim (sidomos Kanada dhe USA) nuk kane pse bejne konkurs per tu futur ne pune. Ata po bejne sakrifica qe lene vende me standarte shume te larta per te dhene kontributin e tyre per atdheun. Dhe asnjehere nuk kane qene ata qe kane lypur pune mbas dyerve te administrates por shteti vet ka shkuar dhe i ka marr atje ku kane qene (njoh personalisht disa raste)!

Pse ky "sidomos-i" ?

Vlonjati yne, ata qe lene vende te BE, USA apo Kanada per te punuar ne Shqiperi i kane bere dy llogari dhe nuk lene standartet e larta se po sakrifikojne per Shqiperine. Problemi eshte se kur vijne ketu perzihen me llumin e behen njesoj. Qe nga kryetari opozites me pashaporte hollamdeze qe e ka pare ca eshte e mira, ca eshte pastertia apo jeshilleku por ketu flet sikur ka ardhur pardje nga librazhdi e shume e shume te tjere me diploma te huaja. Nese flasim per personalitete te afirmuar ne fushen e tyre bujrum pakonkurs por ti e di me mire se mua qe po je i afirmuar ne fushen tende ske pse le nje vend te zhvilluar me shendetesi persembari me sistem arsimor me struktura e plot te tjera e te vish ketu...

sidomos ata qe kane bere akademine e FWW-se

Konkurs duhet te bejne se mund te jene dhe koqe kandari te automatizuar ne nje ambient pune te strukturuar dhe me rregulla te qarta. Kur vjen puna per problem solving ne Shqiperi, vijne verdalle si pordha neper breke.

ja kshu, kshu...tip ço psh Murinjon, beje trajner Traktori Lushnjes.

Po talleni ju qe thoni pa konkurs per gjysme te huajt?

E para, barazia absolute per mundesine e punesimit eshte e drejte kushtetuese e njeriut ne cdo vend te botes. Eshte shkelje e te drejtave te njeriut po te behet ndryshe. Le te kesh mbaruar ku te duash, nuk do te thote qe je me i talentuar apo me i ndershem se dikush tjeter qe ka mbaruar ne nje shkolle ne Shqiperi.

Vec kesaj, ata qe jetojne jashte kane me pak mundesi ta bejne punen si duhet, per te pakten tre arsye:

1 - Kane me pak njohuri se nje vendas per problemet e vendit, ndaj ka me pak mundesi ta beje punen me mire.
2 - Kane me shume mundesi t'ia mbathin me t'u veshtiresuar gjerat, sic ka bere nje here, ndryshe nga dikush qe e ka vendin e tij ketu, familjen e shtepine ketu.

3 - ndershmeria. Ata qe kane qene jashte kane me shume gjasa te jene te pandershem sepse shumica kane korruptuar trafikante njerezore per te dale jashte shtetit, kane punuar ne te zeze, kane mashtruar autoritetet e azileve dhe kane kryer plot shkelje te tjera ligji. Nuk ka asnje garanci qe nuk do te kryejne krime te tjera.

Edhe nese vendoset qe te kete perparesi, dhe jo barazi, gje qe eshte komplet kunder te drejtave te njeriut dhe kunder logjikes, atehere perparesi duhet te kene ata qe kane banim ne shqiperi. Kushdo politikan qe i heq te drejten per punesim votuesve te vet dhe ia jep nje gjysme te huaji qe voton per tjeter njeri, ben gabimin me te madh politik. Mua nuk me ka me si votues, e asnjeri tjeter me dy pare mend ne koke.

+1

3 - ndershmeria. Ata qe kane qene jashte kane me shume gjasa te jene te pandershem sepse shumica kane korruptuar trafikante njerezore per te dale jashte shtetit, kane punuar ne te zeze, kane mashtruar autoritetet e azileve dhe kane kryer plot shkelje te tjera ligji. Nuk ka asnje garanci qe nuk do te kryejne krime te tjera.

 

perle!

vetem se eshte gjysmak si gjykim (jo i thelle, i menduar gjate). siç i ka te gjitha postet ai, qe bile rren me shume nga ne ketej, duke munduar t'i pershtatet çdo komenti. me ata qe e mundin llogjikisht e perfundon zakonisht me nje LOL dhe nuk vazhdon me).

sepse kjo nuk provon gje, qe ata brenda jane me te ndershem, psh une them qe ata mbrenda nuk dine te genjejne ose te marrin rrezik. pranej kane ngel dhe mbrenda vendit gjithnje. JANE TE MEFSHTE. (presin t'i ushqejne, t'ja u jape çapen e bukes njeri tjeter, jo ta kapin kete vete)

pse çfare bene Helenet ne luften me trojen. I RREJTEN dhe i zhduken ! ndryshe nuk e fitonin luften. prandaj dhe romaku shpiku devizen Qellimi i justifikon mjetet

ti japesh pastaj ngjyra morale pastaj kesaj devize, duke then qe i ndershmi eshte burre me i mire nga rrenacaku, kur TE DY keta, nga jeta kerkojne TE NJEJTEN GJE (nje pune ne shtet, ne kete rastin tone) tregon qe je rrotkari. s'kupton gje nga jeta, ose me e keqja qe je PIS, njeri i ulet. 

ps; e para shumica mund te rrejne per letrat, sepse s'kane rruge me te ndershme. por ka shume qe nuk kane genjyer, sepse, kur u hap shqiperia ata gjendeshin nderkaq jashte, iken me ambasadat, me martesa,  pasi prinderit ishin te huaj, etj, etj. por gjithmone e me shume qe perendimi perforcon rregullat e lojes, gjithmone e me shume nuk len te tjera mundesi perveç rrenes. por kjo prap s'tregon asgje ne lidhje me çfare diskutohet ketu dhe qe jane Aftesite Profesionale te nje personi te dhene. nuk del kjo krakteristike duke gjykuar moralisht, siç ben shkaba.

dmth te arrish ne konkluzion se Ali Pashe Tepelena nuk ishte burre shteti i madh, pasi ne te ri te tij, nuk ishte veçse nje bandit, qe grabiste karvanet.

jo pak po shume gjysmak eshte... si gjykim. 

Bredharaku ta degjoi keshillen,u kthye dhe eshte shefi yt smiley

gjynah, shkaba ben gam-gam gjithe diten i shkreti dhe te tjere perfitojne smiley

Edhe nje shembull tjeter i padrejtesive ne ate vend.

Pse gam-gam, pune bindese ben, ja dy ke Peshku i rekrutoi, i solli ne Shqiperi. Po mos ishte merita e atij, pervec incentive ekonomik, nuk vendos ashtu tjetri kot te beje sakrifice, ose ne gjuhen e Shkabes, te gjeje Parisin ne Tirane (Komunen).

ne fakt me duket se bredharaku (ne bashkepunim me Vlonjat-in te cilin e njeh si duket, ose eshte pseudonim tjeter i tij) luan me ne. se ne nje koment qe me ka dhene mua (dje apo pardje), i ka dale perseri flamuri kanadez i dikurshem.

nqse do tallesha, pse do dilte flamuri kanadez? del amerikan ose kanadez sa here bej log in nga nje portal qe ma sugjeruan disa qe te mos harxhoj data ne planin e celit 

Po mos e 10t muhabetin mer. Ku pjerdh robi i qeverise per pllan celi. Pranej deshtune dhe diversantet se s'e njifshin fare realitetin albanez.smiley

i nderuar, perkunder asaj qe perflitet, ne nuk notojme ne euro. Zgjodhem te vijme per te kontribuar, jo per te perfituar

Mire beni se s'ka bese euro. Po akoma me pak i bi ne menje robit te ceverise, i braktisur ne pyllin me pjeshka te ministrise, ... te vije ke peshku. smiley

smileysmiley

Me duket se dhe pjeshkat ngadale, ngadale do vijne ke peshku. 

Ne fakt Bredharak, nqs ke ardh per 700Eur ne muaj (max i rroges se nje Drejtori) duket pak paradoksale. Ne dyshojme, pra jemi! smiley

Dum foton e sekretares. Po na tha s'kam sekretare, shko boj ...smiley

sekretarja te jete e mbuluar vetem me nje gazete e cila te mbaje daten e sotme.

me mire dac me peshkun hap ke kjo teme, ose me mire ke pacensura per te qen ne rregull me etiken smiley

ne fakt paga eshte me e larte se konvertimi ne lek i 700 eurove po kjo nuk eshte e rendesishme

Normal, se u merzite duke qendruar ne asistence. Po bej kujdes se keta te LSI-se po perfundojne neper burgje per vjedhje dhe korupsion.

nuk di kush e ka rrjedhur njoftimin per asistencen time. Garantoj me pergjegjsi te plote se asistenca ime nuk ka zgjatur me shume se 20 muaj. Jam i gatshem te ofroj fakte nese me kerkohen

Na shpjego me fakte pse, sa u largove ti Payton Manning vendosi me i var kepucet ne gozhde, per kete na afro ca fakte ...

E.H me origjine nga Gjirokastra, ardhur ne Vlore ne fillim te viteve '90. Ne vitet 94-96 punon si ndihmes skafist, skedohet nga policia shqiptare por largohet ne Itali para se te arrestohej. Pas 9/ muajsh qendrimi ne Itali bashkohet me vellezrit e tij ne USA. Rregjistrohet ne kolegjin Ashburry ku mbaron me rezultate te shkelqyera, rezultate qe i hapin rrugen per ne Univ. E Harvardit. Diplomohet me medaljen e argjend ne fizike dhe kimi dhe mbas perfundimit te Masterit ne keto shkenca punesohet nga gjigandi G.E si shef i departamentit R&D me buxhet 1B $. Historia e jetes se tij eshte quajtur inspiruese nga gazetat lokale dhe vete E.H merr pjese here pas here ne konferenca inkurajuese per te rinjte ne veshtiresi qe organizohen nga BSB.

Tani ca ti themi E.H nga gnirokastra dhe skafist Vlore? Je i paafte? Je i korruptuar (i kane mirebesuar nje fond gjigand)?

Po sa E.H paska pas Gjirokastra me burr. Ishalla e si mushet mendja ketij te fundit me kriju nonji parti....
 

Shiko se nuk doja te.permendja dhe te tjere si R.A nga Shkodra, M.SH nga Mallakastra, K.H nga Vlora, B.B nga Tirana....eshte e gjate lista. Por nuk doja te.dekurajoja nja dy kokrra ne Shqp smiley

Po po i hoqe punesimet per ca ia vlen me te merresh me pulitike? Le qe jane dhe te tjerat si koncesione, pallate, fshate turistike me shoke. Ia vlen, ia vlen, pa merak. 

xhelozia eshte e kuptushme. Pertej xhelozise se natyrshme, jam i bindur se puna dhe vepra jone do flase me shume se cdo fjalim tjeter madheshtor. 

Nga menyra si po shkruan, tani te besoj vertet se ke kaluar kohe me ndonje politikan (miush) ne Shqiperi.

kur do vish ti? me thuaj se ta pres une bileten

Bredh, ti je?

Unë mendoj se  e përdor ndonjë politikan këtë add e Bredhit

sigurisht qe une jam.
* ad, jo add

Ideja per ata jashte te vijne e te punojne brenda Shqiperise  se jane me te mire se ata qe punojne brenda,Shqiperise  eshte utopike, dhe aspak reale.

Arsyeja kruesore eshte sepse ne Shqiperi egziton konfuzioni i 5 anarkive te Fan Nolit.

Shqiperia eshte zhytur ne keto 5 anarki qysh prej vitit 1990 dhe gjendja e Shqiperise eshte ajo e viti 1924, Eshte nisur dhe perfundoj keq ne 1997, dhe vazhdon te eci akoma ne ate rruge. qysh prej 1997 .

Keshtu qe nese qerohen keto 5 anarki dmth vendi pastrohet nga mentalitet e vjetra qe po mukin mendjet e shqiptareve athere mund te vijne dite te bardha per Shqiperine ! Athere do te kemi shance te barabarta, dhe mundesi te medha per te zhvilluar Shqiperine.

________

Ne vendin tone mbreteron konfuzioni i pese anarkive”.

Nga fundi i javes qe vjen besoj. Po pres dike qe vjen nga.shqp nga java qe vjen dhe ne varesi te pergjigjes do shoh. Por ka shume mundesi te vij. smiley mos e vrit mendjen per bileten, te na rroj kapitalizmi dhe shpirti ndermarres. Shiko mos vjen dhe ti.

ata qe kthehen te punesohen ne shtet, jane ata qe nuk kane gjetur dot vend per kariere ne shtetet ku u diplomuan. 

keta nuk jane as me te mire dhe as me te keqij se ata qe gjenden ne vend. çdo rast mund te ekzaminohet veçmas, nuk dilet dot me nje formule globale.

shteti atje ka qar me shume, vetem prej atyre qe vijne dhe hapin aktivitet privat te tyre. zanatin qe moren jashte, vijne dhe e ushtrojne mbrenda vendit. kjo sjell direkt permiresim. e kane treguar faktet, ata qe u kthyen nga greqia (ku pati krize te thelle), e ngriten direkt nivelin e prodhimit te mallrave te vendit apo te sherbimeve te tij. (u bo shqiperia vend persmari ne shume pika)

ndersa te aftet, keta nuk kthehen besoj asnjehere te punesohen ne shtet (apo privat), sepse mund te gjejne pune kudo tjeter, me kushte jashtezakonisht me optimale per karieren e tyre, dhe jeta e njeriut eshte shume e shkurter, te te lejoje mundesira shperdorimi te karieres. 

plus pastaj, qe me kollaj ngren veten sesa nje shtet te tere. keshtu qe eshte absurd te mendosh, se je i afte vetem te ngresh ne kembe nje shtet. ngrej veten tende dhe mjaftohu me kaq, e ke kry edhe detyren ndaj kombit tend. (po kap ketu anen morale te problemit)

vish breke firmato 200 euro, mbath kepuce italiane 500 euro, perdor kompiuter 5000 euro dhe "mjaftohu me kaq, e ke kry edhe detyren ndaj kombit tend. (po kap ketu anen morale te problemit 1000 eurosmiley)"

kam vite ne fakt qe kepucet i blej Kenzo (prodhuar ne portugali). smiley nuk jane me te shtrenjtat, as me te lirat, por jane diskrete (pa shume shkelqime fallco me tregu lluks te rreme) dhe konfortabel.

se qe thu ti, kam vene re, qe njerzia te respektojne me shume kur ke kepuce te bukra. 

e sigurte qe me mire do te ishte qe te me respektonin edhe duke ndejt zbath, por kjo eshte faza e dyte e karieres sime dhe besoj se do te jete dhe faza finale. 

ps: ketu dalim tek ajo qe ngriti shkaba me lart. perdorimi i rrenes per te arrit diçka pa lodhje. sepse edhe veshja nuk eshte veç kamuflim, rrene. me kriju nje imazh fallc tendin. me ja hudh te tjerve.

por une nuk rrej, veç zbukuroj. (shprehje famoze e nje filmi turk kjo)

Te akuzosh kryeministrin Rama si i pandershem, sepse ka qene emigrant, eshte guxim i madh. Ilir Meta nuk ka qene asnjeher emigrant, figura me e paster qe ka shoqeria shqiptare . sa fat  me qene shqiptar , si Ilir Meta , dy here fat. 

detail i forte, dhe qe hedh poshte teorine shkabiane. megjithese te ndertuar me kujdes (post i shkruar ne gjuhen zyrtare dhe me renditje preçize, me pikat dhe hapesirat de duhen, nga nje person i pushtetit pa dyshim)

xhelozia kundrjet te diturit eshte e vjeter sa njerzimi. Shkaba me nje rresht ka thene me shume se gjithe ato libra historie qe jane shkruar ne vite per vendin tone. Faji komunizmit, i jugosllave, i sovjetve, revolucioni kulturor kinez ( Kadare e pat adhuruar) , jo i armikut te mbrendshem e atij te jashtem . JO. E keqja e shqiperis , ka qene, eshte dhe do jete e emigranteve. enver hoxha e edi rama  ishin emigrant , sipas shkabes , keto jane e keqja e vendit, hajde hidhe poshte ti.

" .....Nertila Qafzezi, Kryetare e “Shoqatës për mbrojtjen e të larguarve nga puna” tha për BIRN se dy vitet e fundit janë rreth 7000 të larguar nga administrata, pikërisht me argumentin e ndryshimit të organikës. Ajo tha se të dhënat janë mbledhur nga Shoqata, duke i verifikuar dhe i regjistruar një nga një. Largimet kulmuan në janar-shkurt 2014. “Ndryshimet e strukturës nuk ishin reale dhe nuk ishin të argumentuara me shkresa. Të gjitha rastet që janë larguar për shkak të ristrukturimit e kanë fituar shkallën e parë të apelit dhe janë në Gjykatën Administrative.”...."  

 7000 mij smiley te larguar 

 

" .....Shkarkimet nga puna që shoqërojnë ndryshimin e qeverive raportohet se janë kthyer edhe në makth për institucionet donatore dypalëshe apo ndërkombëtare, të cilat shpenzojnë miliona euro në vit për të trajnuar segmente të ndryshme të administratës publike.

Një ekspert me eksperiencë të gjatë në programet e asistencës për zonën e veriut, i tha BIRN në kushtet e anonimatit për shkak se nuk qe i autorizuar të komentonte publikisht, se puna e tij përgjatë dekadës së fundit i ngjante Mitit të Sizifit.

“Sapo trajnojmë disa punonjës për të kryer çfarëdolloj procedure administrative, ata pushohen nga puna dhe ne na duhet ta nisim nga e para,” tha ai.

“Ndryshimet e shpeshta në administratë reflektojnë pazotësinë e elitës politike për të pasur ide dhe alternativa zhvillimore dhe nxitimin e lobeve të biznesit dhe oligarkisë për të ndikuar jo vetëm në vendimmarrje (të cilën e bëjnë përmes parlamentit) por dhe në administrimin e pasurisë dhe fondeve dhe të drejtave ekskluzive të shtetit. Kjo shpjegon ineficencën jo vetëm të qeverisë dhe institucioneve në varësi të saj por edhe apatinë dhe mosfunksionimin e rregullave të tregut”, tha për BIRN, Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike...." 

 Ketu besoj se nuk ka nevoje per koment. 

 

" ..... Historia e këtyre 20 viteve, sugjeron se partitë politike ia kanë dalë në të gjitha rastet të anashkalojnë zbatimin e ligjeve ose i kanë ndryshuar ato në mënyrë thelbësore me synimin e vetëm të vijimit të punësimeve politike...."  

 Per kete problem, heqjen e specialisteve dhe mbushjen me militante, kam folur qysh para 15-20 vjetesh, e ky sindrom tashme eshte kthyer ne kangren. 

jo cdo gje qe shkruhet ne gazete, eshte e vertete, i nderuar. Le te mos bejme gabimin e amplifikimit me shume sesa duhet. E verteta e thjeshte eshte qe jane larguar njerez te paafte dhe punesuar njerez me vizion. Me shume besim te strukturat, te lutem! Mund t'ja falim kete njerezve qe manipulohen lehte por jo dikujt si juve.

Bredharako, kete gje thonte edhe PS e PD dikur, sa here ndrrojne rolet, qe po hiqen te paaftet. 

me qe ra fjala, ky artikulli thote gjera te verteta. madje paksa te zbutura. po ne s'na ben shume pershtypje. 

ngaqe shteti shqiptar eshte i dobet, si dhe ngaqe perfitimi imediat eshte ai qe synojne shumica.

pastaj vete politikanet i kane fitimet e tyre, jo prej rrogave ( nje shef administrate 800 € ) por prej perfitimesh te tjera qe lidhen me postin. keshtuqe ata i shperblejne te gjithe vetem me poste ne administrate. 

ndersa ne europe, kasta drejtuese, mjaftohen me te ardhurat ne menyra te ligjshme. keta kane nevoje per nje shtet te forte, qe nepermjet taksave, t'u siguroje kesaj kastes se tyre, te ardhura te vazhdueshme. keshtuqe prandaj nuk i heqin specialistet, se specialistet mbajne shtetin dhe shteti i mban ata. jane te lidhur. (autobuzi qe mos beje aksident, do shofer te mire, ky eshte bile interesi i te gjithe pasagjerve te tij dhe i shoferit vete)

dhe ne shqiperi kjo do te behet, kur politikanet e vendit do ta kuptojne me ne fund, qe mjafton vetem fasada ne TV, si opozitare, se interesat e verteta te kastes, ata i kane te njejta.  keshtuqe qe rotacion, nje here ti nje here une, dhe po ata specialista, qe sigurojne qe mekanizmi i shtetit mos ndryshket, neper poste gjithnje.

 

kjo eshte perqasje pak e tejkaluar per mendimin tim. eshte sistemi shoqeror qe prodhon lloj-lloj monstruozitetesh -- duke perfshire kasten politike dhe derivatet e saj. pastaj kur te gjithe hiqen si te ndershem dhe ligjdashes, kush e ben korrupsionin? 

sa i perket korrupsionit, mitmarrjes e formave te ngjashme, personalisht nuk i mbeshtes. megjithate rroga mesatare nuk i pergjigjet kerkesave te nje jetese normale por vecse atyre minimale. cmimet e produkteve ne treg jane super-te fryra sepse shumica e tyre importohet. te vetmit qe po e kalerojne sic duhet kete gjendje jane biznesmenet e medhenj per shkak se atyre iu krijohen vetvetiu hapesira te medha fitimi. pastaj vijne bizneset e tjera te cilat ia dalin te fitojne nje jetese mbi mesataren. te gjithe te tjeret jane ose te humbur ose te korruptuar.

sistemi shoqeror eshte i ndervarur nga kushte te tjera specifike dhe te fshehta per syrin e shumices. 

nuk eshte se ndryshove sistem dhe ja hudhe fukaradhikut. e ndryshuam ne 45-ten, u beme komunista dhe ateista (formuam njeriun e ri proletar), do te jetonim ne paqe dhe mireqenie dhe u beme me fukarej seç ishim perpara, apo nga vendet fqinje qe zbatuan sisteme me te prapambetur (sipas Marksit, jo ketij te forumit tone, po atij me mjeker deri ne mes) nga komunizmi.

pra, nuk sjell gje ndryshimi i sistemit. apo ndryshimi i ligjeve psh neqoftese aplikon ligjet e nje populli apo vendi tjeter, patjer do te fillosh te jetosh edhe ti si ai. JO ! kjo nuk ndodh keshtu, perkundrazi duhen gjet ligjet origjinale, ne perlidhje me natyren e popullit dhe te vendit ku keto do te zbatohen. sipas vendit behet kuvendi nuk e ka kot shprehje populli yne i lavdishem.

ndersa korrupsioni vjen ngaqe nuk ka per te gjithe. sa me pak te kete per te gjithe, aq me te korruptuar dhe hajduter behen njerzit. kur s'ka pune per te gjithe, normal qe ne pune do te futen vetem militantet. kur rrogat jane te vogla dhe çmimet apo deshirat per jete jane te nalta, normal qe do te vidhet, ne forma te ndryshme, te ligjshme e te paligjshme. etj, etj.

fukarallikut ia hudh vetem duke prodhuar jo duke ndryshuar sistem. 

por vlerat mbi te cilat bazohet nderveprimi jane shtremberuar dhe ne disa raste jane permbysur. qe ta lidhim dhe me temen e punesimeve, aftesia profesionale pi uje ne shume pak fusha. ajo qe pi uje ne shume fusha te tjera eshte "te kesh shpatullat e ngrohta" apo "te jesh kollitur" dhe mund t'i lejosh vetes shume gjera. perfshire ketu te mos dish shkrim e kendim apo mos te dish ku ndizet/fiket kompjuteri. tani edhe politikani apo administratori me i lig te ishte nuk do kishte qejf te kishte punonjes te tille, them une, por detyrimet alla shqiptare "me jep ate qe s'me takon te te jap ate qe s'te takon" nderlikohen dhe zaptojne te gjitha fijet e mundshme te mundesive te barabarta. 

prodhimi eshte i kufizuar nga shume ligje te tjera specifike. po t'i shohesh popujt e vendeve te nxehta jane me te varfer se ata te vendeve te ftohta (nuk punohet kur temperatura eshte 40 grade pothuaj gjysmen e vitit), popujt e maleve ndryshojne me ata te fushave, etj, etj. 

shqiperia ka kushte dhe kapacitete prodhuese, shume te kufizuara, siç ka dhe terrenin ne te cilin ndodhet vete vendi. asnjehere nuk do te arrije qe me prodhimin (duke punuar ndershmerisht) te behet vend i pasur. s'kemi qene kurre vend i pasur.

si dhe çfare po te them une ketu, perendimi ja detyroi grekut ta zbatoje. te zvogeloj shtetin e stermadh (per kushtet e tyre), ja vune si kushtin numer nje. ndryshe do t'i nxjerrin prej europes. prej grupit te shembullorve. puna eshte qe shtet te stermedhenj kane te gjithe te tjeret. jo vetem greku.

aq sa i ka dhene natyra, me aq duhet te prodhoje pra. jo per te qene j pasur, por aq sa per te mos qene i varfer. e te shtrijne kembet sa kane jorganin. teorite me baze klimaterike ndoshta qendrojne tek rendimenti i punes por jo tek budallepsja e truve.

me duket se limitin e keni kaluar dhe qaheni. jetoni me borxhe per momentin mos harroni. pa borxhe niveli i jeteses dhe i shtetit do te ishte akoma me i ulet.

Per mu Ornela ka te drejte. Ka tash e 20 e kusur vjet administrata eshte bo cerdhe militantesh. Sa here qe pushteti ndro duart, partite fillojne me rrokaden (me ligj dhe pa ligj) te militanteve kokebosh. Neper pushtetin qendror, lokal e neper ndermarje qe kane ne nomeklature.

Mu me duket se privatizimi ndermarjeve dhe sherbimeve shteterore e ka ulur numrin e vendeve potenciale per militante vegjetues edhe ligji ne fuqi i ka veshtiresu disi rokadat. Gjithsesi ndryshimi i administrates ngelet njesoj si gangrena e vjedhjes se votes.

Nuk eshte hic e veshtire me formu nje administrate me burokrate te ndershem qe dine te bejne punen dhe te njohin kuadrin ligjor. Nuk ka nevoje administrata te kete aftesi te spikatura e as vizione te qarta. Keto (duhet ti) i kane shefat e drejtorive apo udheheqesat politik.

 

p.s o bredho, po mos u merr o burr me robt qe tkapin prej xhakete.

 

ne fakt e ke gabim.. shume biznese jane partiake.. te LSI, PD-se ose PS-se qe perdoren si burime financimi dhe per punesimin e robeve.. madje se fundmi keto milionat me checkup, privatizim drejtorie tatimore etj. kane qene per biznese te partive.. dmth. nje ndermarrje gjasme private, por qe kryetari i partise e ka nen sqetull e burim financimi per partine.

Se kuptova cfare kam gabim?
 

ti ke thene qe privatizimi i ndermarrjeve shteterore ul korrupsionin (punesimin ne aparatin shteteror te militanteve) ndersa ai po thote, qe ata me nderrmarjet private bejne PO te njejten gje, financojne njerzit e tyre. (dhe akoma me mire, sepse ne ndermarrjet private kane fuqine e plote dhe jane mbreter, ndersa ne shtet do lesh gjurma qe mund te te kushtojne penalisht nje dite) 

dmth solucioni qe ti jepje nuk jep zgjidhje te  ketij problemit, duhet tjeter.

ajo qe ti quan solucion ka do 20 vjet qe derdhet si ne shatrivanet me 3-4 skulptura engjejsh kalamaj prej mermeri Karare qe shurrojne çiçin ne basene nga ku shurra e diskursit riqarkullohet perpetum mobile me pompa.

Eshte po i njejti diskurs 20 vjeçar me te njejtat pozicione, 3-4 pozicione si te diskursisteve me lart, te sterthena e te sterkonsumuara.

Tani permendni edhe Enverin, pozicionin perfundimtar ose nismetar, dmth pozicionin e pompes poshte basenit qe hudh ujet perpjete, e bini rehat se s'ka gje tjeter dhe pozicion tjeter per te diskursuar.

nuk po e jepsha une solucionin, se ne fakt nuk me rruhet palla per shtetin shqiptar, por autori te cilit iu pergjigja.

per mu si individ solucioni eshte SHTET = 0. dmth shqiperia me sa me pak shtet te jete e mundur. se nuk na mbajti gjalle gje shteti ne shqiptarve por perkundrazi shteti do te na zhduke. ka filluar nderkaq, duke na çuar shumices tone ne emigracion.

ajo qe ti quan solucion ka do 20 vjet qe derdhet si ne shatrivanet me 3-4 skulptura engjejsh kalamaj prej mermeri Karare qe shurrojne çiçin ne basene nga ku shurra e diskursit riqarkullohet perpetum mobile me pompa.

Eshte po i njejti diskurs 20 vjeçar me te njejtat pozicione, 3-4 pozicione si te diskursisteve me lart, te sterthena e te sterkonsumuara.

Tani permendni edhe Enverin, pozicionin perfundimtar ose nismetar, dmth pozicionin e pompes poshte basenit qe hudh ujet perpjete, e bini rehat se s'ka gje tjeter dhe pozicion tjeter per te diskursuar.

 

amon ja u be dhe administrata superprofesionale brenda nates, kush perkushtohet profesionalisht ne pune per 300 dollaro te qelbta. Punet e shtetit nuk mbarojne asnjehere, thote populli.

duhet ndergjegjsim civil dhe lufte idelogjike ne te gjitha frontet, rrezimi i miteve mbi privaten dhe ringritja e konceptit te publikes. Hedhja poshte e budalleqeve pa kuptim si partneritet publik privat, o publik o privat, nuk ka dhe mish dhe peshk, kafeja pa kafeine eshte shitty..administraten publike, si dhe publiken e grryen privatja.

Pra konkluzja, politika a jep shpresen per ndarje te publikes nga privatja...this is the question

i aplikuam njehere keto qe thu ti, dhe na ndryshoi dhe shprehja e fytyres, u bene si majmuner te lidh ne hu. solli njoni ketu nje foto te korçes te atyre viteve, te ashtuquajturit paris i shqiperise ne kohe te zogut. kerkoje dhe shikoje ndoshta te kujton gje.

ahere kishim kolektive, jo publike dhe aspak private, ndersa sot nuk arrihet te ndahet publikja nga privatja nen ethet individualizmit ekstrem. 

Gjithe profesionistet me te sprovuar te administrates shqiptare i ke te dypunesuar ne pune shteti dhe aktivitet privat, jo pak here ne konflikt interesi me njera tjetren, njera prove

detyra e gazetareve e analisteve te leshit eshte te shtrojne se cili eshte problemi i vertete, jo te ripertypin gjithe mitet qe qarkullojne prej vitesh.

problemi i vertete eshte qe ka SHUME SHTET. me shume se ç'eshte i afte te mbaje mbi supe populli yne. apo njeriu qe quajme shqiptar. nuk ka pasur shqiptari shtet kurre. Enveri i vuri direkt 100 % shtet. na shkaterroi. por prap ka shume shtet dhe prap do te kete shkaterrim edhe pse me te ngadalshem. por gjithnje do te kete korrupsion, eshte i paluftushem ky, deri sa te ket shtet (pare qyl). 

e vetmja forme qe mund te ece tek ne, eshte Mbreteria. duhet dikush ta konsideroje shtetin TE TIJIN. te ket pra nje zot ne vend.

qendrimi jot eshte i tejkaluar se qe ekzstienca rregulluese e shtetit eshte e nevojshme e pranojne dhe neoliberalet me te thekur sot, sidomos pas krizave te fundit financiare. Problemi eshte qe si kamuflohen keta te fundit nen petkun e privat-publikes per te privatizuar shtetin sot, ne emer te "dores se padukshme"

problemi eshte qe neoliberalistet nuk jane shqiptare dhe nuk marrin per baze karakteristikat e shqiptarit por te njerzve nga te cilet perbehen popujt e tyre.

por edhe ndermjet popujve te tyre ka dallime qe nuk sheshohen me nje te rrene te kalemit. disa te rralle, e me te zgjuar se te tjeret, po fillojne t'i kapin keto dallime qe sot. psh francezet nuk jane njesoj me gjermanet (po kap me qellim dy popuj shume te afert ne te gjitha drejtimet), qe fillimisht kujtuan se mund te jetonin nen te njejten çati. gjermani eshte me punetor se francezi, me kompetitiv (luftarak). pra nuk mund t'i vendosesh edhe francezit ligjet e gjermanit, sepse keto favorizojne gjermanin vetem. francezet do dalin bllof nje dite, se s'ben. 

si dhe Niçja (filozofi me i madh gjerman) ka thene : neqoftese kerkon ta vdesesh nje popull, krijoi atij nje shtet. 

po te lexosh ketu komentet e shkabes apo te atij bredharakut qe sapo eshte kthyer ne shqiperi, mua qe jetoj ne france, me mbajne (me te drejte) sikur jetoj ne mes te arabve. ja pra qe Niçja ka pas te drejte. francezi po zhduket qe sot, imagjino pas 100 vjetve apo me shume (s'jane asgje 500 vjet jete per nje popull), as shenja nuk do t'i mbetet me. 

Profil si asnjehere tjeter me ke pelqyer me keto komente. 

Dmth pa "Shoqerine e hapur" ne nuk shkruajme dot artikuj te tille.

ombrella e shoqerise se hapur me sa duket ofron mbrojtje nga shiu, rrebeshi, dielli i forte, qe gazetaret mos te lagen, te marrin ndonje ftohje apo te piqen nga nxehtesia.

Ku eshte kjo shoqeria e hapur se s'ja dime adresen? Dhe OJQ jane ndare ca te majta e ca te djathta...

kjo eshte nona e te gjitha ojf-ve, s'ka mundesi mos ta njohesh Sorosin.

Kush nuk ka kohe me lexu artikullin te shofi foton ilustruese. Ca rob qe i kerkojne llogari qeverise me nji carcaf mbush me gabime krahas nji mercedesi s-klasse... priceless 
 

mungon vetem nje Ë tek Papunesise. s'ka gabim tjeter. pastaj duken te jene pensionista qe e kane harru shkrimin se nuk e perdorin me. shohin vetem TV.

por mund edhe qe foto te jete manipuluar. te jete fshire me Ë-ja per t'i diskredituar.

per te mos thene qe kemi perparuar. nuk e di moshen tende, por ne parudhen e pare antikomuniste qe u  hodh nga studentet konviktore te qytetit te studentave dhe me pas u vazhdua deri te hedhja e shtatores se xhaxhit te sheshi (nje dite vetem me mbrapa), u shkruajt mbi çarçaf : Duam Pidh !

Po normal, nqs. ne kete vend do te vazhdojne te punesojne njerez si Bredharaku.

Me fal Bredharak, sinqerisht, mua me vjen shume mire per ty si Peshk qe je punesuar ne administraten aktuale, por nga ana tjeter nuk mund te fsheh xhelozine time qe nje PD-ist i oreve te para si ty gjen vend ne kete administrate. Kjo vecse provon qe pushtetet nderrohen, por klika eshte po ajo.

Dhe te mendosh qe ky vend ka pjelle njerez me goxha me teper bagazh, njerez qe kane shkruar libra, njerez qe vishen me kepuce Kenzo.

Ja qifsha motren jetes.

Aaaaa te lutem! Tani do jemi parimore, me talentin, meritokracine apo me partizanerine? 

Talenti pastaj sjell dhe lekun, shijet, veshjet, qejfin etj etj...

Si ta kuptoj kete PtH? Si shenje reflektimi ndaj EB-se? 

normal. Njerezit e medhenj kane aftesine te pranojne edhe ndonje gabim. Aq me teper gabime si pasoje e keqkuptimeve

Apa...pa..pa...sa rehat paskemi qene kur nuk ishe Drejtor smiley

Bredhi e ka kuptuar se tani qe eshte drejtor punon per dhe paguhet nga taksat edhe te atyre qe mendojne kondra tij prandaj e ka moderuar retoriken .me levizjen e tij hap rrugen dhe frymezon emigrante te tjere ta pasojne .kur shkaba me shoke ta gjejne veten te zevendesuar nga emigrantet e kthyer do ta bejne si ai qe kur e pyeti :ku ta lidh mushken ?,tha lidhe ne gjuhen time .smiley

po varet si e shikon Olso.. p.sh une ne rastin e Bredharakut shoh  qe qeveria e Rilindjes ka zbatuar meritokracine,  gje shume pozitive per vendin kjo!  

-do ishte fare e thjeshte ,psh, qe ne vend te Bredharakut te punesonin nje militant partie te oreve te para.  -por jo,  zgjodhen te aftin, te diplomuarin,  pervojen  oksidentale, merr vesht,  pra me te mirin !

 

por  une kam nje rezerve te vogel, per Bredharakun. (e pyeta para ca ditesh ne fakt, po nuk mu pergjigj)  Bredho, a eshte ky momenti i duhur per karriere ne Albanie,  kur duket sheshit qe koalicioni  qeverises PS- LSI, nuk  i ka dhe aq mire punet me njeri tjetrin, mezi  po shtyhet..?

ne fakt keshtu duhet pare. per te mos thene qe bredharaku me vetem dy dite, u be njesoj si shkaba dhe olsi qe kane vite qe jetojne atje. nderroi mentalitet direkt. 

eshte toke e bekuar, toka shqiptare. te transformon mentalitetin. nuk thone kot qe balta atje eshte me e embel se mjalta.

pastaj pse Edi Rama ça ishte para se ta emeronte Fatos Nano minister ? a nuk ishte antikomunist i orve te para ? (kujt i kujtohet intervista e dhene zerit te amerikes ne ato kohe te turbullta kur regjimi komunist akoma ishte ne pushtet ?, apo mbledhja me Pali Misken ne mos gaboj ne akademine e arteve kur ishte profesor, disa kohe para se ndodhte ngjarja e ambasadave, dhe ku i kerkoi emisarit te partise, liri me te madhe shprehese per artet ?) 

sa shkoi ne shqiperi u (ri)be socialist direkt. 

ndersa sa i perket atij momentit per kariere, varet gjithe nga ambicja e personit ne fjale.

po te kesh ndermend te luash rolet e para, rremuja eshte koha me e pershtatshme per kariere. ndersa po te luftosh per nje post te çfaredoshem vetem, duhet te gjegj periudha me te qeta ose det pa dallge.

 

flm per konsideraten, Belul! Une mendoj se sinjali qe ka dhene qeveria eshte shume domethenes; fton kedo qe ka aftesi kontribuese ne te mire te progresit te kthehet ne vend. Nxitje jane kushtet qe ofrohen, besimi qe kane tek ty dhe tek projektet e tua. Dmth te lene shume dore te lire ne vendim-marrje. 
Sa per ate qe thua, per ferkimet mes partive, nuk di te them. Jam  munduar t'i rri larg pozicionimit politik. Mgjte mendoj se deri tani, LSI ka treguar nje pjekuri ne gjykimin e situates dhe po behet nismetare e shume levizjeve pozitive. 
Po mendoj te caktoj ket profilin si sekretar timin. Duket se e ka me shume qejf. Ndryshe nuk e kuptoj pse shpesh pergjigjet ne emrin tim ne vend qe t'u kushtoje me shume vemendje arabeve...

Mgjte mendoj se deri tani, LSI ka treguar nje pjekuri ne gjykimin e situates dhe po behet nismetare e shume levizjeve pozitive. 

Eshte koincidence qe te dy ju te PPU qe keni shkruar keq shumicen e kohes per LSI tani qe moret poste ne Albanie nderruat gjuhen?

Po per keto budalliqet qe shkruan ketu te kane vene klauzole ne kontrate? Puno nja dy vjet, pastaj na trego kushtet, besimin dhe lirine ne vendim marrje. smiley

Plus the njejtat pallavra thote cdo shef dhe shefi i tij sa here fillon nje pozicion te ri. Apo nuk ke pasur ndonjehere pozicion drejtues ne perendim?

Apo nuk ke pasur ndonjehere pozicion drejtues ne perendim?

smiley Bredhi pozicion drejtues ne perendim? Ai ka qene halelares ja pyet shkaben se ta tregon. Une per vete shyqyr vetem pjatat laj. Po ti?

kish 20 muj ne asistence atje ku jetonte. i falet entuziazmi qe krijon nje perspektive pune e re.

 

Ai 20 muaj, ti (gjithnje, sipas asaj qe the vete) gjithmone ne asistence. Nuk i ka keq ca gjera shkaba.

keq i ka, per faktin se gjerat varen nga personi ne fjale. ka qe me asistence duan te jetojne. ka qe duan te punojne, se per pune kane lind, si gomari. 

si kafshet e pyllit dhe ne njerzit ne fakt. ka qe kane lind per qejf vetem, ka dhe qe kane lind per pune vetem. ka dhe qe kane lind per t'ju lef te tjerve.  

s'vejne ujkun te ruje delet, po qenin. te dy ngjajne ne fakt, duken si kusherinj. keshtu dhe njerzit.

e keqja e shabes eshte se kujton se ata qe s'duan te punojne por jetojne me pare qyl, vlejne me pak nga ai qe punon ndershmerisht. kur nuk ka nje poeme apo film apo veper tjeter, t'i perkushtohet atij qe punon ndershmerisht.

bile une mendoj se njeriu qe punon ndershmerisht nuk ekziston. te ndershem jane vetem prej hallit njerzit. nje qe punon eshte me prostitute ( e dredh me shume, e shet me shume veten) se nje bandit. nje sekretare eshte me kurve se nje prostitute. (kam harru kush e ka thene kete).

Nja dy heret e fundit qekam qene aty me ka rastisur personalisht ta ndjek se si "konkursi" u be ne nje tavoline lokali, po aty u plotesua dhe dosja. Njehere biles dite te shtune dhe i vune daten gabim keshtu qe dosja duhej korrigjuar.

Fakt eshte qe partite tona keshtu rekrutojne njerezit qe punojne ne fushate zgjedhore, me lista punesimi. PS kishte nje (shume ne fakt, se cdo deputet e kryetar zone ka patur te vetat), LSI gjithashtu dhe  PD jam i sigurte qe ka nje, megjithese nuk kam shume kontakte ne ate parti. Nuk behet gjithmone fjale per punesime ne shtet pasi ca ju gjehet pune dhe ne kompani private qe i kane lidhjet me partine.

Mund ta denosh moralisht por ne jeten reale eshte e paevitueshme nje fenomen i tille. Pa te, partite politike jane te vdekura. Pa premtime per pune e favore ke 0 mobilizim e fonde ne terren. Ka per te vazhduar per nje kohe shume te gjate.

Cudi vetem shqiptaro-anglezet po i rezistojne tundimit te Politikes shqiptare.smiley

Edhe ne shqiptaro-kinezet,megjithese modeli kinez po e tregon veten si me i suksesshmi dhe ne kemi c'pervoje te ofrojme.Kujt duhet t'i lepihem te me ofroje nje post ne ate vend te bekuar,qe te ben socialist menjehere sa shkel ne te,sic beri EdRamen.Se nuk shtuhet gjithe jeta duke lare pjata ne mergim,sado pune e nderuar te jete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).