Moria e vendimeve të gjykatave për pushime të paligjshme nga puna në administratën publike i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 3.1 miliardë lekë vitin e kaluar, një dëm i stërmadh për të cilin asnjë zyrtar i qeverisë nuk mban përgjegjësi.

Buxheti i shtetit shleu gjatë vitit të kaluar mbi 4 mijë fatura detyrimesh të krijuara nga vendimet e gjykatave, të cilat shpallën si të paligjshme pushimet nga puna të një numri të lartë punonjësish të të gjitha niveleve të administratës publike.

Të dhënat e thesarit të shtetit analizuara nga BIRN, tregojnë se gjatë vitit 2015, kostoja e përgjithshme e faturave të shlyera për pushimet e padrejta nga puna arriti në 3.1 miliardë lekë, (rreth 22.3 milionë euro), ku pothuajse të gjitha institucionet kryesore në vend qenë përgjegjës për këtë dëm.

Punonjësit në administratën publike shqiptare pushohen shpesh nga puna për arsye të paqena, kryesisht për të liruar vende pune që më pas mbushen me mbështetës të ministrit apo drejtorit të rradhës. Përgjatë 25 viteve të fundit, punësimet për arsye politike janë një sekret i njohur nga të gjithë. Dhe një fakt i pranuar nga të gjithë është gjithashtu që punonjësit e pushuar nga puna i drejtohen gjykatave, të cilat, në shumicën dërrmuese të rasteve, i japin të drejtë dhe akordojnë kompensim financiar, i cili, në fund, paguhet nga taksapaguesit.

Ministria e Financave publikon çdo ditë në faqen e saj të internetit listën e shpenzimeve të buxhetit të shtetit të ekzekutuara nga thesari. Që nga marsi i vitit 2014 te kategoritë e shpenzimeve është shtuar zëri “Shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna,”, gjë që e bën të mundur identifikimin e faturave të lidhura me praktikën e pushimeve të padrejta si dhe të institucioneve përgjegjëse për këto dëme. Gjithsesi, një shikim i detajuar i të dhënave të publikuara sugjeron se kategorizimi i shpenzimeve mbart pasaktësi dhe se shifra totale e filtruar prej 3.1 miliardë lekësh mund të mos jetë tërësisht e saktë.

BIRN analizoi informacionin e publikuar në mbi 200 dokumente në formatin Excel dhe zbuloi se të gjitha institucionet, përfshirë edhe institucione përgjegjëse për mbrojtjen e qytetarëve si Avokati i Popullit, qenë përgjegjëse për pushime të padrejta nga puna.

Nga totali prej 3.1 miliardë lekësh, vetë Ministria e Financave qe përgjegjëse për shumicën dërrmuese të dëmit. Ajo shpenzoi 1.5 miliardë lekë për të paguar kompensime për punonjësit e spastruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe degët e saj si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Të dyja institucionet, të cilat kanë bashkarisht rreth 3 mijë të punësuar, janë të njohura pës spastrime masive që shoqërojnë ndryshimet e qeverive.

Një investigim i mëparshëm i BIRN zbuloi se në datat 24-25 shkurt të vitit 2014 kishin një handikap ligjor për faktin se ligji i vjetër i statusit për nëpunësit civil u shfuqizua dhe ligji i ri hynte në fuqi në datë 26. BIRN ka mësuar se këto ditë janë shfrytëzuar për të bërë punësime me bazë të kontratave në administratë. Vetëm në Dogana janë konstatuar nga një kontroll rreth 30 raste të tilla punësimi me kontratë, duke u justifikuar me nevojat urgjente për personel.

Kostoja prej 3.1 miliardë lekësh të shpenzuara në vitin 2015, i shtohet një fature prej 3.3 miliardë lekësh, të cilat, buxheti i shtetit i shpenzoi në periudhën mars 2014-dhjetor 2014. Në përgjithësi, këto qenë ekzekutime të faturave për pushime nga puna të kryera gjatë qeverisë paraardhëse ndërkohë që faturat e vitit 2015, qenë në masë të gjerë produkt i pushimeve nga puna të qeverisë aktuale.

Që nga marsi i vitit 2014 deri në dhjetor 2015, kostoja totale për pushimet e padrejta nga puna arrin në 6.4 miliardë lekë. Kjo është një shumë e stërmadhe për një vend të varfër si Shqipëria, pasi me kaq para, qeveria mund të riparonte 60 shkolla, ose të ndërtonte 50 kilometra autostradë.

Shqipëria shpenzon aktualisht rreth 4 miliardë lekë në vit për të ndihmuar rreth 80 mijë familje të varfra të cilat janë në skemën e ndihmës ekonomike. Por një shifër të përafërt e shpenzon çdo vit për të paguar kostot e pushimeve nga puna për arsye politike.

Asnjë përgjegjës mes institucioneve

BIRN pyeti një numër institucionesh më herët këtë muaj mbi numrin e punonjësve të hequr nga puna dhe mbi shkaqet e heqjes nga puna. Përgjigjet që institucionet dhanë sugjerojnë se asnjëra prej tyre nuk është e gatshme të analizojë situatën dhe të mbajë përgjegjësi.

“Për sa i përket numrit të çështjeve gjyqësore për periudhën e kërkuar, ju bëjmë me dije se ndodhen në shqyrtim, në procese apelimi dhe rekurse në gjykatat respektive,” shkroi në përgjigjen e tij Ilia Bili, zëvendës drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, pa sqaruar se sa është numri i punonjësve të larguar nga puna.

Departamenti i Administratës Publike, i cili është përgjegjës vetëm për atë pjesë të administratës publike që përbëhet nga punonjës me statusin e nëpunësit civil, gjithashtu nuk ofroi statistika konkrete mbi numrin e çështjeve në procese gjyqësore për pushime të padrejta nga puna.

“Ndjekja e proceseve gjyqësore është kompetencë e institucionit ku nëpunësi civil i larguar ka qenë më parë i punësuar,” shkroi DAP në përgjigjen për BIRN.

Asnjë nga institucionet nuk duket se ka procedura për të mbajtur përgjegjës personat që kanë kryer pushimet e padrejta nga puna dhe që kanë shkaktuar koston e stërmadhe për taksapaguesit. Në fakt, sugjerohet se pushimi nga puna dhe marrja e dëmshpërblimit nëpër gjykata është një procedurë e zakontë.

Kostoja totale e pushimeve të padrejta nga puna ka qenë shpesh pjesë e debatit politik. Pasi BIRN publikoi koston e identifikuar për vitin 2014, Partia Demokratike në opozitë akuzoi qeverinë se kjo qe kostoja e pushimeve të kryera pasi Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim morën pushtetin në shtator 2013. Në fakt, faturat e shlyera gjatë vitit 2014 si dhe një pjesë jo e vogël e shlyer në vitin 2015, duket se i përkasin proceseve gjyqësore për pushime të padrejta nga puna të kryera nga administrata e kaluar. Gjithsesi, kostoja e mijëra pushimeve nga puna të kryera nga administrata aktuale duket se është shfaqur që në vitin 2015 për shkak se marrëdhëniet e punës aktualisht shqyrtohen nga gjykatat administrative, të cilat kanë procedura shumë më të shpejta se sa gjykatat e zakonshme.

Në total, kostoja e pushimeve nga puna të kryera nga qeveria aktuale ka gjasa do të rëndojë buxhetin e shtetit në vitin aktual si dhe në vitin e ardhshëm.

Gardianë, roje pylli dhe punonjës të bujqësisë

Nga faturat e ekzekutuara gjatë vitit 2015, bie në sy një numër i lartë pushimesh të padrejta të cilat u kryen nga administrata e burgjeve, nga strukturat e Ministrisë së Mjedisit si dhe nga Ministria e Bujqësisë. Secila prej këtyre institucioneve qe përgjegjëse për qindra fatura detyrimesh të shlyera gjatë vitit të kaluar. Por në tërësi, virtualisht të gjitha institucionet kishin pjesën e tyre të përgjegjësisë.

Në muajin dhjetor 2015, institucioni i Avokatit të Popullit shleu dy fatura me vlerë 4.7 milionë lekë për pushime të padrejta nga puna. Njëra prej faturave i përket znj. Anila Shyti, e cila qe drejtoreshë në këtë institucion me statusin e nëpunësit civil deri në vitin 2012, kohë në të cilën u pushua nga puna.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë nga institucionet përgjegjëse për faturën më të rëndë të vetme të pushimeve të padrejta nga puna. Duket sikur në këto institucione është bërë një masakër dhe jo thjeshtë pushime nga puna. Të dhënat e thesarit tregojnë se plot 1.6 miliardë lekë janë paguar gjatë vitit të kaluar për pushimet e padrejta nga puna në administratat doganave dhe tatimeve. Një kërkim i mëtejshëm në Gjykatën Administrative të Apelit, jep detaje për këtë masakër. Ndërsa në përgjigje të pyetjeve të BIRN, doganat thonë se pushimet janë kryer përmes kontrolleve që kanë gjetur shkelje, gjykata duket se nuk i ka pranuar këto kontrolle duke i shpallur të pavlefshme. Problemi kryesor i qeverisë këto kohë duket se transferimi i çështjeve të pushimeve nga puna në gjykatat administrative i ka përshpejtuar proceset duke dhënë vendime finale brenda pak muajve.

Shumë nga vendimet e marra nga Gjykata Administrative e Apelit janë dhënë si vendime finale vetëm pak muaj pas procedurës së shkarkimit nga puna. Zakonisht gjykata ka vendosur thjeshtë se aktet e kontrollit dhe pushimit nga puna kanë qenë të paligjshme. Në një rast të tillë, punonjësi i doganave Saimir Duka mori dhjetë paga shpërblim me vendim të tetorit 2014, për pushimin nga puna që qe marrë në 20 shkurt 2014. Në një rast tjetër, ish-punonjësi Ramiz Gosturani përfitoi 17paga dëmshpërblim. Zakonisht në vendime të tilla, gjykata ka përcaktuar edhe shlyerje me këste të këtyre detyrimeve nga ana e institucioneve publike, gjë që nënkupton se kostoja e pushimeve nga puna të qeverisë aktuale do të vijojë edhe këtë vit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, duket se shumica dërrmuese e dëmshpërblimeve u ekzekutuan përmes kompanive përmbarimore private.

Ministria e Brendshme qe institucioni tjetër përgjegjës për një numër të lartë faturash për shkarkime të padrejta nga puna. Kostoja totale për këtë institucion qe 192 milionë lekë. Në një rast pushimi nga puna, Luri Balla u lirua në dhjetor 2013. Gjykata i dha 12 paga shpërblim me vendim final në korrik 2014. Një numër i madh pushimesh nga puna duket se kanë ndodhur edhe në institucionet e prefekturave, të cilat janë në varësi të ministrisë së Brendshme dhe kanë drejtues politikë.

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave është gjithashtu mes institucioneve që kanë shkarkuar një numër të madh punonjësisht pas ndryshimit të qeverisë. Kjo ministri qe përgjegjëse për 98 milionë lekë fatura të kësaj kategorie. Të dhënat e thesarit tregojnë se pushimet nga puna në masë të punonjësve të shërbimit pyjor, pushime që u kthyen formalisht në emër të ndryshimit të strukturës së ministrisë, janë në përgjithësi të paligjshme.

Ministria e Drejtësisë dhe drejtoria e burgjeve, një institucion tjetër i pushimeve në masë nga puna kur qeveria aktuale mori pushtetin, shkaktoi 184 milionë lekë dëme.

Lista vijon më tej me mjekët dhe mësuesit e pushuar nga puna, me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Ministria e Mirëqënies dhe Rinisë, Ministria e Transportit apo Ministria e Mbrojtjes.

File Excel: Pushimet nga puna 2015

50 Komente

Eshte çudi se si ne shqipot nuk mesojme nga eksperienca, qofte dhe e jona. Vazhdojme bejme te njejtat gabime vit per vit sikurse paguajme per.keto gabime po vit per vit. Nje pjese e problemit vjen edhe nga fakti qe duam diçka edhe pse e dime qe nuk e meritojme (vendi i punes fjala vjen). Ne pjesen me.te.madhe te kohes na pelqen te luajme shejtan budallain por jo te jemi te zgjuar dhe largpames. Rezultatet jane po keto qe lexojme e shikojme per dite.

 

Meqe ra llafi per pushimet: 

Kujt ja paguan haraçin Peshku qe le shkerdhata si pune shakbes te na cajne trapin?

kujt politikani, partie, enti?

vazhdon ende llogaria e juaj te cilesohet si abuzuese nga nje administraore e ju e keni plotesuar limitin per sot qe eshte prej pese komentesh ?

ne se po, po s' keni mundesi te ma komunikoni, bjeri pak lehte, me nje send gjysem te forte, nga prapa ekranit.

 pz.klm, vrk, etc, etj

smiley  harrove lol...ncncnc... 

tldr

Din Pyka: Ju me kujtoni psikopatologen tek Sopranos me keto qe me llafosni!

Po habitem... Nga Rilindja degjoj se nuk kane hequr njeri nga puna!

I ka hequr LSI-ja.

I zevendeson me kuadro nga emigracioni.

perderisa gjithcka funskionon ne KAOS. cili eshte rezultati ?? 

Heqje te pa drejta , pushime te paligjshme jane bere qysh prej 1992 nga PD dhe qeveria Meksi. Keshtu eshte filuar athere me largime te paligjshme dhe me emrime te paligjshme (favorizuese te pa merituara ye papershtatshme ) te militanteve partiak, te pa shkolle dhe te pa kualifikuar, pa piken e experiences ! Ja keshtu fenomeni, vazhdon ende  per inerci . Jam i bindur se LSI eshte gjithashtu nje fenomen qe eshte e influencuar nga metodat e vjetra te PD. Nje nga pikat me te dobta te pushtetit administartiv qe ndikon shume ne korrupsion. Nga heqja ne menyre te padrejte nga nga puna ne menyre te paligjshme mund te kene vuajtur me mijra persona, te cilet jane detyruar te kalojne ne veshtirsi te medha sociale, ekonomike, dhe emocionale.

ky duhet te jete fenomeni i pare qe nevojitet te zhduket nga qeveria e ardhshme demokratike, boll me kete cikel injorantesh partiake ne detyre. e kane bere shtetin si kembet e dhise, nuk po na qasin ne Evrope qe duhej te ishim futur tani pas tre vjeteve, ne kihen kur vizat jane hequr dhe anetare te Natos jemi, vec prej ketyre alleishverisheve te fshatareve me pushtet po ngelemi te izoluar. Turp!

hahahaha,i papame je Gono...po qeverite e pd e sollen kete trend te ri... e ti thu ta heqin ata......pffff, ti po thu qe pd-ja te punoje me militantet e ps....??? Po ku jeton ti mer daj... ata vetem qe nuki hane dot te gjalle dhe ti po thu qe te punojne me ta...

Po degjoj Blendi Klosin tani tek VOA. S'di te lidhi dy fjale. E di si me duket? Si ata nxenesit qe i ngre zysha ne mesim, por nga qe nuk jane te pergatitur flasin roma pertoma.

Llomotitje kot. Llac. Demagogji e ulet fare.

e ke gabim zoteri. Eshte nje prej ministrave qe gezon mbeshtetje te plote nga kryeministri si dhe konsiderohet i suksesshem nga qindra mijera qytetare te ketij vendi. Klm!

Po c'koment tjeter mund te presesh nga ty...

Kodra mas bregut edhe neper debate,nxeier blloqe fjalish parafabrikate qe kur i ban bashke nuk ngrihet ngrehina e menimit. Cudi,nje shoku im i femjrise e ka pat shok klase te polikumi dhe cilsonte si nxenes ekselent. Te kete qene nga ata qe shkelqenin duke msu permensh,por polikumi ka qene nje dege qe s'pinte uje te mesumit papagallqe. Ec e mere vesh.

I prish pushteti Pjeter. Pushteti.

Jo qindra mijra zotri po nga nje miljon shuplaka, po po nje miljon.

te lumte goja, Zeqo!

smiley per te miren e Shqiperise.

Jo jo ...jo nje milion shuplaka por dy milion shuplaka! Pse dy milione do pyesesh ti? Po sepse nje dore nje shuplake, dy duar dy shuplaka! Ai nje milionshi ka qene vetem nga njera dore!  Ja kjo eshte llogaria!

smileyPo Ay tha qe ishin vetem nje miljon!!?

Po ku di te numeroj Ay mo Zeqo! A kemi thene qe Ay eshte piktor? Pastaj ay numeron deri me dhjete, aq sa gishta ka dora.

Në muajin dhjetor 2015, institucioni i Avokatit të Popullit shleu dy fatura me vlerë 4.7 milionë lekë për pushime të padrejta nga puna.

Ketu ka aq shume cudira saqe dhe gomari qe fluturon s'ben me pershtypje, po kjo e avokatit te kakes eshte per guiness. Ne Shqiperi, Avokati i Popullit pushon padrejtesisht punonjesit e tij - Ja nje fjali e vetme per te treguar sa te marre dhe te papergjegjshem jemi.

Avokati i Popullit

Nga e kane gjet kete sitem te deshtum ?!! Demek ky mbron popullin , nji per nji ,   3 milionsh .!!

Themra e Akilit ketu eshte; Statusi i nenpunesit, qe nuk respektohet. Se kur do fillojne shqiptaret e mij te respektojne nje ligj, kjo nuk dihet akoma. 

Eshte e njejta histori qe perseritet gjithmon. 

Me keto para- thote BIRN- qe i paguan taksapaguesi shqipetar, mund te ishin bere xxxx shkolla apo spitale etj. lol, po nuk thua shyqyr qe marin ca leke se dhe ata njerez jane, si ata te papunet qe u punesuan. Pra shyqyr qe kemi nje mekanizem (gjykatat) qe bejne pak zbutje sociale.  

Kuazo, sikur po permisohesh smiley nga gjykimi, mos ndoshta nje kombinim i vererave smiley

Si mos te zbutet Pjer , ka tre muaj qe nuk han domote .

Po ne mos domate kastraveca.smiley qepe karrota tranguj 

berberi s'eshte vegetarian, ai ha dhe ngjala. Apo jo xhibi?

kam pershtypjen nje pjese e mire e ketyre faturave duhet te jene edhe per pushimet para 2013

Të dhënat e thesarit të shtetit analizuara nga BIRN, tregojnë se gjatë vitit 2015, kostoja e përgjithshme e faturave të shlyera për pushimet e padrejta nga puna arriti në 3.1 miliardë lekë, (rreth 22.3 milionë euro), ku pothuajse të gjitha institucionet kryesore në vend qenë përgjegjës për këtë dëm.

damn me 22.3 milione euro mund te ndertohej nje shkolle si kjo.https://www.youtube.com/watch?v=6OkAnwWq0uU

Autori i ketij shkrimi nuk e di perse nuk e permend , dmth perse e harron, qe ka nje institucion qe quhet Kontrolli i Larte i Shtetit, qe sipas kushtetutes është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Pra ku ka fonde dhe para publike qe dyshohet qe jane shperdoruar fusin hundet keta dhe bejne denoncimet perkatese, gjithashtu bejne dhe propozime per masa.

Shume keq BIRNAT me keto trakte qe u hedhin hi syve miletit.

jane emigrantet ne Greqi e Itali qe largohen, o fiqo! Mos bjer pre e thashethemeve pa baza!

jane qylaxhinj thote shkaba.numri i qylaxhinjve ne shqiperi eshte 4 fishuar .faleminderit rilindje.smiley

Po thote gjithe bota qe jane qylaxhinj, jo shkaba. kane nje vit ne gjermani e as kane gjetur pune, as kane mesuar gjuhe. mire ketu s'ka pune, po as gjermania s'paska? nderkohe, vrasjet ne shqiperi kane rene me 50% me te ikur ata, rekord historik
http://koha.net/?id=27&l=92183

ne jemi ne vend te dyte per azilante si rrjdhoje per qylaxhinj ?!!

i mungon koherenca atij. 

nje here thote qe jetojme midis zezakve dhe arabve, dmth qe emigrantet jetojne keq, dhe pastaj thote qe ikin ti bien qylit, duke lene te kuptohet qe atje ku ata ikin behet jete pall ariu. 

nuk i ka te menduara shume idete e tija. ka mendim gjysmak. 

Shumica qenkan brez i ri. Jo se eshte ndonje cudi ne fakt, se te rinjte kane me pak pasuri/mundesi si dhe jane me te gatshem te marrin rrezikun. Po mund te jete surprize per ndonjerin qe i kishte varur shpresat tek brezi i ri.

te rinjte merziten me shume me kete jeten moderne VETEM (edhe kur je ne çift je vetem pa shoqni, se shoqnia kushton leke, s'ka me falas asgje ne nje shoqeri te konsumit), qe jetohet sot edhe ne shqiperi.

pleqt bejne jete monotone, qe te me te rinjte nuk munden ta bejne dot se çmenden. 

ja u rren mendia se jashte jeta eshte me dinamike, por do shgenjehen shpejt edhe ata qe do te pajisen me letra. 

Mungesa e perspektives per pune i shtyn jashte, jo jeta ne Shqiperi.

Te rinjte fare (nen 25) e gjejne veten kollaj. Zakonisht ose fillojne universitetin ose shkolle profesionale. Plus bejne pune me kohe te pjesshme. Zene shoqeri kollaj, dalin, kane me shume leke dhe pamvaresi se ne Shqiperi. Vetem kur piqen ose kur duan te krijojne familje fillon vetmia sepse duan partnere shqiptare si dhe te kene familjen afer.

nuk ka pune me shume jashte sesa ne shqiperi, per ate QE DI TE PUNOJE.

shqiperia eshte kantier ndertimi, e normalisht ka pune me shume sesa jashte ku pothuaj gjithçka eshte ndrequr ka kohe. ai qe s'gjen pune dot ne shqiperi, as jashte nuk do te gjeje dot.

ai qe punon ne nje restorant ne shqiperi, iken te punoje ne nje restorant te botes, se kujton se do te fitoje me shume. kete thoshte bile dhe nje artikull qe dikush kish vene lidhjen te peshku. me emigrimin e ketij viti, po mungon fuqia punetore e kualifikuar (ata qe punonin neper hotele, restorante, etj, ikin te punojne jashte.

se ata qe s'kane pune ne shqiperi as jashte saj nuk do te gjejne pune.

Ne nje vit kaq, po ne 26 vite demokraci sa eshte shuma????? Me e keqja eshte se ai qe te ze vendin eshte nje injorant me diplome Kristali dhe fakultetitin e berri ne moshen 45 vjecare dhe eshte militant i LSI. 

nuk duhet te mbeshteteni tek puna ne Shtet po te doni te keni nje vend te sigurte pune. duhet te pajiseni me NJE ZANAT dhe te gjeni pune TE NJE PRIVAT. 

sepse privati nuk e heq kurre ate qe di te punoje, qe i sjell te ardhura. nuk pyt fare per ngjyrat e tij politike apo te lekures. shikon vetem interesin e vet. kuleten e vet.

Edhe deri ne vendin e 95 kane arritur fale atyre hajduteve te pushtetshem qe blejne bileta 2000 euroshe futbolli apo 5000 dollareshe basketbolli.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).