Pershendetje doja te pyesja kush ka info se a njihet patenta shqiptare nese shkon ne amerike me llotarine amerikane?

37 Komente

Jo nuk njihet duhet me ate patente qe ke te regjistrohesh ne motor vehicle registrations. Duhet te kalosh testin online. 

Ketlinaaa, te lutem, perktheje ne shqip kete shpjegimin tat qe ke dhon ketu, gjysem anglisht e gjysem shqip smiley

vehicle = (nga) veni hik. diçka qe leviz dmth. 

qe thu ti eshte fjale Latine : Vehiculum qe anglezet e kane marre nga vitet 60-ta (pas luftes se dyte boterore dmth) prej fjales frenge Véhicule (kjo e perdorur per here te pare nga shekulli i XVI). 

dhe meqenese per mu latinishtja rrjedh prej shqipes, behet shkurt lidhja.

per mu latinishtja rrjedh prej shqipes

Pikerisht.

Mua s'me takon ta them por mos na ngaterron pak ajo "cul" ne mes te fjales?

ti nuk e kuptoke alegorine me çfare po shof. 

ai shpjegimi qe dhashe une eshte vetem sajim i momentit, 2 seconda vetem me punoi truni te bej lidhjen. me vone pashe qe fjala ishte latine dhe jo angleze, pra nuk ishte huazim francez prej anglishtes. 

por kjo nuk do te thote megjithate qe nuk ekziston lidhje, e asaj fjale me gjuhe tjeter perveç latinishtes. siç ti po e shef edhe vete lidhjen midis anglishtes dhe frengjishtes po per kete fjale. 

pastaj une ketu komentoj per sport, ndersa ti hap qitapin dhe ben korrigjim si me qene ne ndonje komision dhe po ke frike se te ndryshojme sistemin kozmik mbi te cilin ke mbeshtet shpresat e jetes.

Eshte nje detaj qe do te thote "leviz i ulur n'myth", jo si ne urbani i Plazhit te Ri

Kot lodheni me ja shpjegu,s'ka hallin aty kodoshi. Ajo " ketlinaaa" flet shume. S'e di pse sa here komunikon me ketlinen , e parafytyroj duke rreshqit veshtrimin diku,s'po e themi se ku. smiley

 

sa e mori vesh qe ketlina eshte fierake, iu çfaq diçka si vegim. 

Pjer LEJA E QARKULLIMIT e leshuar nga Dega e brendshme e RSH ......me te nuk mund te qarkullosh ne territorin e SHBA, poooor me ate LEJE QARKULLIMI(jo ajo me lata nga koha e xhaxhit) mund te paraqitesh  tek zyra e LEJEVE TE QARKULLIMIT te  çdo shteti te SHBA-se te ta regjistrojne,do kalosh nje provim perpara nje kompiuteri (i lidhur  me kordonin qe vjen nga shtylla),dhe pasi te kalosh testin do te te japin nje LEJE QARKULLIMI  ekuivalente me ate te leshuar nga dega e brendshme.....me nje ndryshim qe kjo e reja eshte e shkruajtur ne Inglizçe.....kete te fundit sbesoj ta kesh problem.....smiley

peshkarexhe, une jetoj ne Europe, jo Amerike, keshtu qe nuk me intereson shume se ç'patente duhet smiley

Duhet te marresh nje patente nderkombetare nga Shqiperia gjersa te marresh patenten ne amerike. Kane pase qene si nje pamflet i bardhe dhe eshte e vlefshem per rreth 6 muaj. 

po Amerikanja punon ne Shqiperi?

Punon, pervec atij policit qe i kerkoi patente pasagjerit

Merr nga Shqiperia kete patenten nderkombetare qe thote Gaia dhe jepi makines ato javet e para kur te mberrish. Po u trembe nga mosnjohja e rrugeve te qytetit, apo nga rrethrrotullimet e tmerrshme, apo qofte edhe nga autostrada ku ecin me shpejtesi te cmendur, atehere me mire mos i jep makines fare ato muajt e pare. Si me ia bo hallit me shku deri tek mcdonalds-i thuj, apo me ble grocery??

Nejse, pastaj do shkosh te nxjerresh patenten amerikane (driving licence) se s'ke ka ia mba. Do japesh testin ne kompjuter dhe do e kalosh. Do hysh per driving test me makinen tende dhe me teten nga motor vehicle regisrtation, qe thote Ketlina. Heren e pare do ngelesh ne test se nuk ndalove te kryqezimi i vogel i ndonje lagjeje te humbur ku nuk ka semafor por ka nje 'stop sign'. Shqiptar mo, kush ndalo neper budalliqe te tilla?

Heren e dyte do ngelesh se nuk e ktheve koken sa duhet kur hyre ne autostrade nga ajo hyrja anash, apo se nuk i dhe me shpejtesine e duhur makines kur hyre andej dhe rrezikove koken tende, dhe te tetes qe po te testonte, duke ec si breshke nderkohe qe nga mbrapa po te vinin pickup truck-sat me 120/ore (amerikanet e qujne 90 miles/hour kete). etj. etj.

Eventualisht do ta marresh testin me sukses dhe do behesh me patente. Voila!

Shenim: mbas kesaj eksperience ate patenten shqiptare merre dhe zjeje. Mos ia pi lengun ne fund, s'ka c'te duhet.

Pse e tremb 're. Aty rreth e qark motor vehicles do vij verdalle per testin. Parking lot, me nje stop sign dhe sa me parku maqinen. Lol

atje te ju merret patenta lehte me kane thene. per nje jave e ka marre nje francez qe njoh.

makinat jane te gjitha automatike, jo si ne europe ku duhet me ndryshu shpejtesine me dore. kjo ja lehteson punen debutantit.

Kollaj eshte. Teoria, nese di English e kalon pa problem, dhe driving test gjerat me elementare. Kthehu majtas, djathtas, ec drejt dhe parko. Kaq. 

rruget jane te gjera po ashtu. ne europe ka rruge te ngushta neper qytetet me urbanistike te vjeter.

dhe hamburgeri eshte me i madh atje. 

(gjembo kape kete : hamburger > ham buke) 

Te gjitha I kemi xxl ketej ne profilo, edhe T,shorts pens penis.etj 

(gjembo kape kete : hamburger > ham buke) 

xhigant

Mos e ka pasur per "[gjella qe] ham [ne] burg er[e]"

85 mph is maximum speed limit in U.S. , which is in Texas, I might be wrong, !!

E vertet international driver license, e nxjer ne shqiperi, nje kushuriu im qe erdhi per nje muaj ate perdori, vajtem pyetem dhe na thane is ok .

po mos me perdor makine sa te marresh liçencë a bohet gjo?

se me internashjonalen ok per pak muj, po do lesh leshte ne inshurenca smiley

Vetem po e pate karroatrec.

Patenta shqiptare njihet ne Amerike...

Po shoferat shqiptare nuk para njihen...

nuk lejohet do ta hash sa krahu po bere aksident me patent shqiptare.

Zgjidhja e vetme eshte te mos harxhosh leke per te marre kursin ketu ne Shqiperi,500 e ca mije leke kushtonte,po ta marresh atje patenten qe nga filllimi

Kur e paske ditur pergjigjen, perse pyete ketu? Ti s'paske as patenten Shqiptare?

Keq eshte te pyesesh para se te marresh nje vendim!? A njihet patenta shqiptare ne amerike pyeta ne forum,nese po do merrja vendimin per te vazhduar kurs,nese jo do merrja vendim per te mos e vazhduar

Te pakten te kursyem parat! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).