Cili eshte druri me i mire per fuçi vere (per konservim te gjate) duke pas parasysh se çmimi midis llojve te drurit ka nje ndryshim jo shume thelbesor. Druret e ofruar jane : ahu; rrapi; qershia. Sasia fillestare e veres qe do konservohet do te jete 45 000 litra.

26 Komente

Druri i lisit eshte me i miri per fuçi vere, the most famous  oak barrel is Minnesota dhe Wisconsin , Oak tree ose druri i lisit ne keto zona ka me shume rreshire se sa lisat ne zonat e tjera, rreshira i jep nje shije veres qe qendron per kohe te gjate ne fuçi,nje miku im  ne pune francez ka 40 vjet ketu ne quebec.... , bleu  2 fuçi 50 gallonshe online, kam degjuar po nga i njejti person qe edhe mund te blesh fuçi te perdorura  nga Jack Daniels ne Tennessee , arsyeja pse  i blejne nga Jack Daniels eshte sepse druri i fuçis ka marr shijen e wiskit, dhe vera qe hidhet ne te mer shijen e drurit te lisit+ whiskey..... Edhe ne shqiperi fuçit ishin me dru lisi, bosh nuk duhet te qendrojne asnjeher , duhet ti mbash me uje , po te jen bosh ,thahen/ tkuren dhe fillojne dhe rrjedhin...me te thene e kam ....cheers 

Tani...meqe na bere nje pyetje-hapje boothesh, se po bere 45 000 litra, supozohet qe e njeh dhe drurin e fuçise, ne te zot'e vrështit po te themi:

Iku koha kur shtypja behej ne gjys' fuçi lisi, vjeterimi ne fuçi lisi, ruajtja ne shishe lisi me tapa lisi, pirja apo degustacioni ( ne Lushnje) ne gota lisi, i ulur ne karrige lisi ne lokale prej lisi.

45000 litra mos te ka shpetuar ndonje zero babale , nje 18wheeler mer 30000 litra 45000 litra i thone nje kamion e gjysem.....do vi pjer dhe do kerkoj azil politik ne Canada....

Sa kunjtal qofte duhen qe te kombinohen me 45 mije litra vere o Pjer? Apo t'i konverton makina llogaritese ne nr lopesh? smiley

do vi pjer dhe do kerkoj azil politik ne Canada

Xhibi ti e di qe ai qe pi vere nuk ha qofte dhe anasjalltas. Qoftja shkon me birren. Po te ishte i fushes ay zoteria do thoshte qe piva nje shishe vere kabernet te shoqeruara me kofshe rose te eger te marinuara me birre te zeze. E ke lexu cfare shkruan kur flet per te ngrene...

pse duhet patjeter me dru!!? qypat psh nuk bejne pune?

I lisit me duket. Qofte per vere, qofte per raki. Kjo e fundit ne dru lisi merr dhe nje ngjyre dhe shije te caktuar. Behet brandy praktikisht.

Dru me gdhenja. smiley

Nese eshte e mundur perdor dru lisi, perndryshe syno qershine.

budallalleqe. Ne vend qe te kapi kriminelet dhe hajdutet policia meret me pasionet e njerezve ose me mire me thene shpartallon deshirat jetesore. Kesaj une nuk i them rilindje, por varosje. 

I pjeshkes. 

Po pse mo burre, mbase mban nje cik ere pjeshke pastaj. Apo jo?

njeçik is ok, po jo me shume, pasi te deh, dhe terbohesh fare.

jo, jo. eshte vetem legjende ajo qe sipas se ciles po te mbyllesh veren ne fuci te bere me dru pjeshke, volumi rritet rretth njizet, tridhjet perqind cdo nente muaj

Lisi Kalifornian dhe ai francez jane me te miret per degustim, megjithse sasia qe ju keni shkruar me lart i nderuar duket e madhe per kultivuesit shqiptare te vererave.

Patriot Industria e veres  franceze italiane perdorin fuci Lisi Sloven, Kroat dhe Rumun. A eshte lisi me i mire a kan gjetur karar me industrite mbeshtetese te ketyre vendeve nuk e di. Por reklamen ja bejne se vera e kuqe ka ndejtur ne fuci lisi prej ketyre vendeve.

Por ka edhe nje mode me te re ku vera e kuqe ruhet si vera e bardhe ne fuci metali dhe ne kete menyre druri nuk nderhyn ne shije.

 

Ne fakt edhe une lisi kam ndigjuar, por ne Shqiperi, vetem kantinat serioze kane te tilla. 

Tani druri i butit, varet nga lloji i rrushit qe ke shtypur, kohes qe do ta stazhionosh dhe llojit te veres qe do te prodhosh. Zakonisht druri perdoret per ti "aromatizuar" veren qe po stazhionon. Nese do te besh nje vere rioshe ( 1-5 vjet) dhe ke nje lloj rrushi aromatik ( muskat, sauvignon etc) mire do ishte druri i qershise. Nese arrin ta gjesh, sepse me sa di une s'eshte e lehte. Madje kjo shkon me Rose-t ose te Bardhat. Me te kuqet varet. Ahu dhe lisi s'jane te keqinj dhe i japin nje arome me te thelle. Perdoren kur stazhionimi eshte me i gjate. Lisi perdoret sidomos per pije te forta dhe per vera te plota ( alkol te lart, rrush i zi etj) Por kujdes qe nese do te vendosesh per stazhionim te gjate, te kesh nje rrush te mire ( shiu, viti, lloji etj), ndryshe s'del gje. Keshtu keshtu...

Cili eshte druri me i mire per fuçi vere per konservim te gjate ?

Panja ! 

Rrushi eshte i teri i varietetit merlot, kjo per arsye te klimes, perberjes se tokes, diteve me.diell disponibel, rezistences ndaj paraziteve lokal dhe semundjeve te ndryshme si dhe rendimenti per l/kv. 

Ku do te prodhohet vera?

Tek kjo teme, une do t'kisha qejf te ndigjoja nje nga specialistet e veres, Alidemsin, biles tek pershtypjet e vitit te kaluar, une zhvillova dhe nje bisede me te per kete çeshje. 

http://www.peshkupauje.com/2015/12/perzi...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).