Rastësisht pashë të postuar If it were my home, dhe mu duk interesant për ta sjellë këtu.  Pak a shumë, ju mund të zgjidhni një shtet nga lista dhe ta krahasoni me disa parametra të jetës sikur të jetonit në një shtet tjetër. Krahasimi është mbi ekonominë, mjedisin, dhe cilësinë e jetës. 

Kuptohet që vendi i parë për të cilin i bëra karshillik Amerikës ishte Shqipëria, pasi Amerika eshte vendi ku kam nënshtetësinë, pra vendi ku për mua është "home". 

Një përkthim i shpejtë është si më poshtë.

________________________________________________________

Nëse Shqipëria do ishte vendi juaj i banimit - dhe jo Amerika - atehëre ju do të kishit këto lloj mundësish që influencojnë jetën tuaj:

 - Do kishit 2.3 herë me shumë shance për të qenë i papunë,

-  Do të bënit 79.73 % më pak para,

-  Do te kishit 2.1 më shumë probabilitet të vdisnit që në lindje,

-  Të harxhonit 97.44 % më pak para për sigurime shëndetësore,

-  Të përdornit 87.64% më pak energji elektrike,

-  Të konsumonit 78.51% më pak karburant,

-  Të keni 71.63 % më pak shance për të rënë në burg,

-  Të keni 23.33 % më pak ndarje klasore,

​-  Të vdisnit 1.6 vjet më heret,

-  Të keni 5.26% më pak shance per t'u vrare,

- Të keni 5.41% më pak femijë.

________________________________________________

Ju mund të bëni krahasim vetë për cilindo shtet që ju jetoni ose keni interes, me një shtet tjetër, psh Germany vs Albania; dhe kështu me radhë.  

Edhe nje here: If it were my home

 

37 Komente

"cause lali soul soul,
lali soul soul
lali soul soul has you.
Hey lali soul soul
lali soul soul
lali soul soul has you. smiley

smiley ne thame po bejme pak pushim!

Do e lexoj per kuriozitet, Gaia, po shpresoj qe ka edhe ndonje kriter te tipit 'ku ju ndihet shpirti rehat' ose edhe per elemente te tjera te piramides se Maslow smiley se si me temperature e me grip qe jemi mbase na heq mendjen lool

- Do kishit 2.3 herë me shumë shance për të qenë i papunë, -sa mire, te hash, te pish e te jetosh i papune!

-  Do të bënit 79.73 % më pak para, -do te thote te jetosh edhe me pak para e te marresh me pak viruse, pasi parate perhapin viruse!

-  Do te kishit 2.1 më shumë probabilitet të vdisnit që në lindje, -gje qe eshte pa rendesi, perderisa nuk e merr vesh!

-  Të harxhonit 97.44 % më pak para për sigurime shëndetësore, -sepse kemi shtet social dhe nuk ka nevoje per aq shume para sa ne Amerike!

-  Të përdornit 87.64% më pak energji elektrike, -sepse dielli para se te perendoje ndalon njehere mbi Shqiperi, sepse e ka xhan!

-  Të konsumonit 78.51% më pak karburant, -sepse shqiptaret (ne vecanti shqiptaret) mendojne per ambientin!

-  Të keni 71.63 % më pak shance për të rënë në burg, -sepse ekziston nje liri e atille, qe -sic thote Shvejku per te cmendurit ne psiqiatri- as socialistet nuk e kane enderruar!

-  Të keni 23.33 % më pak ndarje klasore, -dhe me pak inate pse ai tjetri ka aq shume para. Pra nuk kemi kaq ndarje klasore sa ne Amerike, sepse jemi te gjithe zborista!

​-  Të vdisnit 1.6 vjet më heret, -ah, me kete 1 vjet e gjysem qe amerikanet jetojne me shume, po na e beni zili? Na, po ju japim dhe nje gjysem viti po te doni, t'ju behen dy vjet me shume nga ne. Problemi eshte jo sa i vjeter shkon, por sa i vjeter te punon! 

-  Të keni 5.26% më pak shance per t'u vrare, -ah, bereqaves, nuk na kap plumbi sot, na kap neser. 

- Të keni 5.41% më pak femijë. -edhe ketu ndryshimi eshte i vogel! 

77% me doli mua smiley

They're fake.smiley

per kurent ene benzine qekeni kampion ju atje. smiley 

loool, duhet edhe te ngrohemi ca me shume ne ketej... Bora vuuuu smiley. Po benzinen e keni me lire ju aty, edhe pse ketej nafta sheshit, kurse elektriciteti eshte aq lire ketu sa nuk ja vlen pothuajse ta permendesh. Nuk po e ve krahasmin me Shqiperine se nuk me ben zemra, ku emocionet kane vlera jo racionale smiley. Po Kanadaja eshte yll derisa nje dite USA t'i duhet ndonje uje per shembull...in which case Zoti na ndihmofte, sidomos po fitoi dot ndonje Trump tani e tutje loool. Canada to USA: Dear America, please, don't #%$& this up smiley

Lere se me Trumpin na kane bere me turp te madh.

If Austria were your home instead of The United States you would...

be 32.88% less likely to be unemployed

be 85.82% less likely to be in prison

have 10.17% more free time

make 19.32% less money

consume 56.68% less oil

experience 41.56% less of a class divide

be 81.58% less likely to be murdered

spend 39.21% less money on health care

use 36.33% less electricity

be 32.58% less likely to die in infancy

be 50% less likely to have HIV/AIDS

live 0.61 years longer

have 34.72% fewer babies

 

Sikur te jetonit ne Austri ju amerikonet do benit cik me pak para por do kishit dhe 5 here me pak mundesi qe t'ju vrasin per ate grusht me dollaro.

 

Mos e kruni shume se vume Trumpin dhe ... te gjithe ne rresht te ndertoni murin. 

hahahahahahahahah jam dakord me krahasimet por pse sajoni. ja pra ku doli ajo qe thashe une. emigrantet e deshtuar qe as te varrimi i prinderve nuk shkojne dot, duan t'i mbushin mendjen vetes qe kane bere mire. lol

qytete te amerike si nju jorku, cikago e deri los anxheles kane me shume te vrare per 100 mije banore, robt vdesin me heret, dhe ajo qe dine te gjithe, ne gjithe boten pa perjashtim, amerika ka me shume rob ne burg per 100 mije banore. hahahahahhaha

seriozisht, sa here futem ne kete blog mendoj se imazhi i shqiperise nuk do te demtohet padrejtesisht vetem kur te shuhet fara e emigranteve te deshtuar andej, te perzihen mes amerikaneve e te harrojne femijet se nga vijne, perndryshe keta do te vazhdojne ta shajne kete vend qe te ndihen mire per jeten prej arixhiu qe zgjodhen

Njerez si trump po ndihmojne qe tani qe femijet e tyre te kene turp per prinderit qe kane e do bejne te gjithe si amerikane e dalengadale do quhet fare amerikane kjo pjese e ndyre e emigranteve shqiptareve.

dhe ajo qe dine te gjithe, ne gjithe boten pa perjashtim, amerika ka me shume rob ne burg per 100 mije banore. hahahahahhaha

 

ky eshte tregues shume i mire qe do te thote se  ky  shtet ka nje sistem drejtesie shume te forte !!  nuk tolerohet  kollaj krimi(neli)  atje !   po ti se kupton dot kete se je i kufizuar, mendon  ne menyre 1-dimensionale.

 

tashi e kunderta, ne Albanie kriminelet  jo qe si denon njeri, por i ke ne Parlament.  edhe fakti qe shqiptaret kriminela jane me shume ne numer ne burgjet e evropes, defton pikerisht ate qe ne Shqiperi   bejne cte duan, nuk i kap dhe nuk i denon kush, nderkoh ne evrope nuk tolerohen.

Prit linqet tani. smiley

 

po ca tregusi mer? amerika as qe e ka idene ca ka rrugeve. cdo kriminel ne kete bote mund te kryeje nje krim e te shkoje ne amerike, te beje jete nga e para. si ai i ardit gjebrese qe vrau gocen ne mes te rruges e shkoi jetoi andej per 15 vjet. cdo idiot ne kete bote mund te shkoje ne amerike, te jetoje si i paligjshem me vite te tera e madje t'i lejohet te kete patente, llogari ne banke, shtepi me qira. edhe prape gjithe keta veta ne burg. lol

Thuj te verteten shkabe, sa here ta kane refuzuar vizen per ne amerike?

o robo une ne amerike shkoj kur te dua, qofte me vize, qofte pa vize. jo une per cdo njeri i kesaj bote, sidomos cdo kriminel qe zgjedh rruget e paligjshme, mund te shkoje ne amerike apo atje ku je ti e kur ti doje trapi. u bene dekada qe vertetohet kjo.une e kuptoj qe ti mbase i perket brezit qe kacavirreshe anijeve e lije prapanicen peng per cik "jashte shtetit" se e kishe molle te ndaluar. por iku ajo kohe

ke marre shembullin me te keq te mundshem qe te me kunderpergjigjesh.. dhe mandje forcon argumentin tim.

ai tipi qe nxorri Ardit Gjebrea,  mund te jetonte tere jeten ne amerike pa i hyre asnje gjemb ne kembe, sepse e ndihmoi shteti shqiptar.. Shish i nxorri pasaport te re dhe dokumenta te reja, te rregullta.. pra i formuan nje identitet te ri tereisht legjitim !  atehere si do te mund te zbulohej ai  ne Amerike apo ne cdo vend te Botes qe te shkonte??

nderkoh, shteti shqiptar jo qe se futi ne burg,  por e ndihmoi kriminelin  qe te ikte e te zhdukej pa me te voglin problem.. e kupton ndryshimin tani  te asaj qe  thashe te komenti me siper??   

-eshte e kote pastaj te kerkojme; cfare beri drejtesia shqiptare per te  perndjekur nje kriminel qe kishte vrare dy njerez ne Shqiperi dhe kishte ikur  ''ne drejtim te paditur''.  asgje.  krimineli u kap  ne rruge private, sepse familja e viktimave beri te pamunduren,  si dhe nga  perkushtimi  i organeve te drejtesise se shtetit amerikan te cilet  ne fakt bene punen qe drejtesia dhe shteti shqiptar nuk e bene dot..

ore po ca thua ti po ne amerike futen me qindra rob ne dite qe as regjistrohen ku di gje njeri ca behet atje

ai tipi nuk eshte i vetmi. amerika mori strehoi dhe ata qe shkaktuan gerdecin

ne fund te fundit gjithe amerika ashtu eshte krijuar me kriminele qe i conte anglezi

pastaj me kriminele qe ia mbathnin nga lufterat qe kishin krijuar ne vendet e tyre 

 

Ja te dhenat per ameriken.

Crime in the United States

Crime typeRate*

Crime rates (2011 / 2013)

Homicide:4.6 / 4.5

Forcible rape:27.0 / 26.9

 

Shqiperia e ka homicide 4.

Per pune, une nuk do vuaja, si ne Shqiperi, si ne Belgjike. Veç ne Belgjike standarti i jetes eshte me i larte, keshtu qe pikat e tjera do luhateshin ca. 

M'duket se 51% hajdar-analfabeti eshte nderlidhesi i bashkise per blogjet online. 

Per 1.6 vjet????? Sado para e sado ekonomi te besh ne fund te fundit, duke u bazuar ne keto qe shkruan vetem 1.6 vjet fiton nje amerikan se nje shqiptare? smiley

Po i lumtur, i qeshur e i kenaqur sa eshte % ? Po sa i shendetshem? Mesa di une vendet mesdhetare si Shqiperia kane nje jete me te shendetshme dhe me pak stresuse se vendet e tjera. Statistikat nuk jane e verteta, por vetem nje pjese e saj. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).