Këtu mund të postoni emocionet e çastit, mllefet, citate, krizat a çfarë të ju thotë mendja e që nuk do të mund ta postonit në tema të caktuara, pasi nuk do të kishte lidhje me ato apo për mungesë vendi.

Ju lutemi (I) të tregoheni të vetëpërmbajtur e të kursyer përsa u përket fjalëve të ndyra dhe fyerjeve personale ndaj antarëve të nderuar të Peshkut pa ujë, pasi administratorët edhe kështu janë të ngarkuar shumë. Ky, siç dihet, është një forum i hapur ku mund të hyjë kushdo, ndaj mos e lini veten të bëheni pre e provokacioneve të anonimëve, që kompensojnë komplekset dhe agresionet në jetën e përditshme në rrjet.

Ju lutemi (II) për artikujt që vendosni të mjaftoheni vetëm me një paragraf ose dy dhe linkun përkatës.

Pa censurë - 111

553 Komente

nuk behen llogarite keshtu !  Iniesta po, mbase duhej ti jepte te kuqen.. e diskutueshme kjo,  pasi Iniesta e ndaloi topin me qellim me dore,  por topi nuk po shkonte ne rrjete,  por ne drejtim te nje futbollisti tjeter. pra Iniesta nuk ndaloi nje gol te sigurt me dore, por nje aksion. por Inestes  mund ti jepej kartoni i kuq vetem nese ishte mbrojtesi i fundit, dhe ndaloi aksionin ne menyre te parregullt.

ndersa ajo qe thua ti se  lojtari i Atlektikos ''nuk eshte se e kapi topin me dore me qellim'',  nuk llogaritet.. nese arbitri e gjykon faull, mbaron puna. dhe po eshte brenda zones, eshte penallti !   pastaj ashtu si u be gardh Atletiko pjesen e dyte brenda zones se vet,  normale qe topat do vene edhe ne duar, me apo pa qellim, dhe ndalojne nje aksion potencial...

une them qe nesebehej 2-1, Barcelona do ta fitonte ne shtese.. ishte psikologjike ceshtja.. Atletiko investoi vetem per 90 minutat, dhe u tkurren keq pjesen e dyte, aq sa  benin cdo gje te vononin lojen dhe te ulnin ritmin e Barces..  deri edhe femijet  jashte fushes, ua vononin topat... pra nje 2-1 ne minutat e fundit , do ta fundoste fare psikologjikisht Atletikon dhe e kunderta per Barcen.. qe duhet thene, beri nje pjese te pare mizerable !

une se ndoqa ndeshjen ne fakt, pashe vetem aksionet kryesore dhe golat, ne permbledhje. po shifja bajernin.

po barça po te ishte e afte te fitonte do i fuste pese gola siç i fuste perpara. s'eshte mesi me ne forme, se ka mendien per futboll, bile s'eshte çudi ta shesin kete vit ne angli. te fitojne ndonje lek te pakten.

plus qe nacionalizmi ne rritje ne barcelone, po u prish pune kete vit lojtarve, qe nuk jane barcelonas por te huaj mercenare dhe luajne veç per lek, nuk u rruhet fort per te tjerat.

zot o zot... kushdo e keshillon kete, dhe ka nje fije rrespekti per veten, duhet te jape doreheqjen. 

Kane ikur te gjithe inferioret nga ai vend, dhe kane mbetur vetem superioret, qe i tregojne edhe Amerikes se c'duhet te beje. Shtate i kane shkuar Trumpit, u vu menjehere nje renie e ndjeshme ne sondazhe pas deklaratave te Rames. 

Ishalla nuk i shkon ne vesh Trumpit, dhe tashti me intervisten e CNNit kjo eshte e pamundur. Ka per te tall trapin roncem me Albanien. Kurse ky akoma s'e ka kuptu c'do te thote kryeminister, kujton se po ben fushate per Elvisin e Kavajes e po shan Saliun. Kjo tregon se s'ka piken e lidhjes as me Hillarine e fushaten e saj. Edhe ne interesin e tyre s'eshte fare ky trapllik. 

Kemi per ta ngrene ne ketej prej ketij tonit! Nuk thone kot i joti....smiley

Apo s'e kane idene robt ku bie Albanie. Me bast po s'tha Trumpi, Is this a country or a made up name?. Sidoqofte, eshte i joti. smiley

Mbase e ngaterrojne me Albany! smiley

Nejse Trumpi thone e ka listen e rilindasve te peshkut. Po nuk eshte perfundimtare ...smiley

Ore lidhjen me Hillary le ta kete, dhe per shqiptaret te pakten ajo eshte me m,e mire qe te fitoje, po gjej ca forma me te sofistikuara per ta shprehur mbeshtetjen, jo kaq trashe, dhe pastaj te behesh edhe objekt talljesh. Nuk behet thjesht ai. Prit kur te bejne ndonje film tjeter si ai ku Amerika i shpall lufte Shqiperise. Nuk nxori nje kryeminister te hajrit ai vend, njeri me psikopat se tjetri.

Po dhe Trumpi po qe se ndehyn me Hillarine do ta kete, se as do t'ia dije per ne. Nuk ka mundesi ta kete aprovu stafi i saj kete. Dhe sa per dijeni shanset e Trumpit, per nomination te pakten, jane shume te larta. Ndryshe nga Piktori, Trumpi eshte i zgjuar e fleksibel, dhe ka nje ushtri keshilluesish. Po doli ne finale do ta ndrroje tonin.  

Ah, ne ia ka kerkuar Hillari, ndryshon puna. Kujt t'ia prish e kujt t'ia ndreq. Pak s shume si ajo historia me ate ciftin e pleqve qe kishte dy djem. Shkon plaku  te vizitoje djalin e pare, qe ishte pocar. "C'kemi mo bir," e pyet. "Ah, o baba, po ra shi neser, do vras veten, se do me prishen pocat qe kam bere". Shkon plaku te djali i dyte. "Si je, bir?" "Baba, po nuk ra shi neser, do vras veten, se do me thahet gruri ne are." Kthehet plaku ne shtepi dhe e pyet plaka: "He mo burre, si ishin djemte?" "Nje gje di une," moj grua, "i pergjigjet plaku. "Bie, s'bie shi neser, njerin nga djemte kemi per ta qare". Ne te pakten tani te urojme te mos bjere shi, domethene te fitoje Hillari. 

Po ia ka kerkuar Hillaria, o paska rrjedhur o eshte e deshperuar. Larg qofte te merret Trumpi me kete pune, edhe Hillaria do ta bej hasha. 

Po c'do fitonte Hillaria t'ia kerkonte nje nder te tille kryeminstrit te nje vendi te dores se trete, sa peshe ka nje deklarate e tille? Apo shpresa te efekti domino? Ndonje amerikan qe eshte kritik ndaj amerikaneve eshte edhe per ate se nuk ua ndien se c'mendojne te tjeret per ta, qofte edhe gjermani e francezi, e jo vetem ne politike. E jo me pastaj se c'thote shqiptari e ndonje bullgar a moldav pas tij. 

Ate pra thashe qe ne fillim. Hillarine kjo vecse e demton. Ky me kujton xha Beqon qe dilte vullnetar te pinte ilacet, t'i nxirrte turpin Sulos. Ky mos haje ndonje berdaf nga Obama. Edhe gazetari i CNNit i paska dale borxhit, por el Lidero shikon vec lart.  

smileyO Tirona po s'ja ka kerkuar or jo...Po beja gallate me Zeqon 

Billi thote ishalla, ta heq qafe per nja dy jave a nje muaj sa te "trajnoj" ca interna, apo s'mbledh fushata me tonelata, ku t'i hedhesh syte dmth. Pa le po te zgjidhet, rrofte Putini me kacatorre e pamporre, enderr, enderr smiley 

Pikerisht pra. Mund te shprehte shqetsimin mbi deklaratat e Trumpit, pa e sulmuar ate dhe pa e ofenduar. 

Hiqeni mer kete mut se u felliqi.shqiperia ka mijera halle ky vjen kalo kohen ketej duke gjykuar dynjane.

Propozo emrin e nje muti me te mire, se ja po e heqim kete.

Ne 3 meleone shqipo do gjendet nje qe te pakten te shikoje punet e vendit e jo te shkoje ti jape mend dynjase .

Mor po gjen dhe dy e tre,po njerez te tille aty i shqyejne.

Sidoqofte doren me te lehte me terminologjine. Dynjaja kane vrare vehten nga zhgenjimet ne Dashuri. 

Thuhet qe ky e ka sfidu z. Trump per nje tek-per-tek basketi, dhe ai i eshte pergjigj, wrestling, po ta majti. smiley

Nuk kemi kohe me u marr me ket loqen, se meser na vjen z.Trump dhe jemi bizi.

 

 

Bravo Fiqo!

Jane te pakten shqiptaret qe dalin per te protestu kundra zotni Trup-it. smiley 

smiley shum i hidhet.ne fakt duhet protestu kunder ktij zarit skandaloz qi e kan qit si arusha e cirkut, po hajt moo, sja vle, sdo rrime tu pastru sa here na bijn hurmat lluqe ne bahçe

 

Nejse po pate rast, justifikoje icik, sidoqofte km i Albanies osht. Ka pas halle thuj, referendumi, Blushi, Likja, Saliu ne FB, etj. Pikturat nuk i bo keq thuj. Ne fun te funit dikush do ta lyj murin. smiley

e ka te qarte vete.

plus qi z.Trump nuk i honeps kto pikturat moderne.

Mund t'ia dhuroje kandidateve te tjere. Ne fun te funit Partia do bashku. smiley

po pranija e Fiqos ne fushate ket qellim ka, te rregulloje imazhin.

sa per Partine, nen batanije te bashkuar jemi.

Javen e kaluar CNN kish nje artikull mbi nje vend mysliman qe eshte i dashurum me Ameriken; mbi Shqiperine sigurisht. Kjo interviste eshte ne te njejten linje me te. Kur e lexova ate artikull u iritova pa mase. Dukej qe ish ne linje me "ka dhe myslimone te mire", dhe i porosit. Nje jave prapa degjoj ket shulin te flase sikur eshte kryeminister ne ndonje vend islamik. Plere fare ne kete drejtim! Plere!

 

Edhe mua me beri pershtypje. Se ku e ka hallin me kete punen e fese, qe hiqet si kreu shpirteror i myslimaneve dhe flet si te jete kryeministri i Katarit, nje Allah e di.

Fati I shqiperise eshte ne duart e Bleones! Nje foto me Trampin dhe ja u zgjidh! smiley

si tha ai robi i famshem: vetem ne shqipri, shoqeria ka avancu aq shume, sa te rinjte shohin me perbuzje ndonje te moshuar qe hedh padashje ndonje qese ne rruge.
perfect sense! 

Prandaj dhe turistet Po dynden kush te vije me pare .smiley

"How's Joe Paterno? - Trump asked the crowd, tried to appeal to Penn State University fans at a rally in Pittsburgh ! 

- Eeeeee, still fucking dead ! ( say me ).

Paska hap Rilindja unemployment office in US.smiley 

Rispekt to Kobi !

 

ca bqimi. Ne Shqiperi dhe Europe...demek, Shqipria eshte pjese e Europes smiley

Fiqo mbase vertet nuk e harro dashnine e pare (akronimi shko fiks ketu mor ja  dhjefsha temn e sems), por besoj me Trump-in ka gjet rehat! smiley 

Mire mire po kujdes me barin e Liderit, fantapolitike e papare US-Albanie, so far garojne Ai, Lulzimi e Trumpi (mbase Taipi me Merkelin u bashkohen). smiley

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).