Mbi Seit Domën dhe familjen e tij (gruan dhe dy vajzat) ka disa ditë që ka rënë gjëma. Se nuk ka gjëmë më të madhe, përveç vdekjes, se të ta prishin shtëpinë dhe të flakin e nxjerrin në rrugë të madhe. Por pikërisht kjo i ka ndodhur Seitit që kishte ndërtuar një shtëpi dykatëshe afër Stacionit të Trenit në Tiranë, në katin përdhes të së cilës, zhvillonte edhe një biznes të vogël me të cilin mbante familjen. Tani nuk e ka më, as biznesin dhe as shtëpinë. Sepse sapo ja kanë prishur “ata të bashkisë” për shkak se në atë vend, do të zhvillohet një projekt urban me interes publik. Po a nuk ju kanë kompensuar? Dhe Seiti shpjegon se autoritetet e kanë ofruar 18 mijë lekë për metër katror ndërtimin, kur çmimi i tregut për të njëjtën sipërfaqe banese është 100 mijë lekë. Shkurt, atij i ofrohet një kompensim financiar total prej 3 milionë 700 mijë lekë. A mundem dot të blejë një shtëpi me kaq pak para? – hap krahët i dëshpëruar. Humbja e biznesit me të cilin mbante familjen është një telash më vete.

***

Si Seit Dema ka shumë nga ata që protestojnë këto ditë për shkatërrimin e shtëpive të tyre. Është rasti kur njeriu ndodhet përballë “shtetit” i pambrojtur. Ose më saktë, pushtetit që përdor kundër tij forcën e shtetit. Interesohemi në bashki për të kuptuar se përse kompensimi për shtëpinë e prishur është kaq i vogël dhe shumë larg vlerës së tregut. Por na shpjegojnë se tarifat e kompensimit, bashkia nuk i vendos me kokën e vet por në bazë të një vendimi të Qeverisë. Ne kemi thjesht thuajse rolin e një banke – thonë në bashki. Bëjmë vetëm kalimin e shumave të kompensimit te të dëmtuarit. Dhe shtojnë se kanë kërkuar një financim më të madh për këto dëmshpërblime por, mesa duket, kaq janë mundësitë e Qeverisë.

***

Ndeshim kështu problemin kronik të varfërisë, por edhe të një arrogance kronike. Qeveria nuk ka të japë më shumë. Por meqenëse është kështu, atëherë edhe Qeveria duhet të bëjë më pak. Kur një individ nuk ka para të blejë një mall, nuk e blen. Është kaq e thjeshtë. Edhe qeveria kur nuk ka para për të kompensuar dëmtime të pronës private, si në rastin konkret, duhet të heqë dorë nga projekti për të pritur një kohë tjetër kur të ketë mundësi financiare për ta ndërmarrë atë.

***

Por jo, në Shqipëri vazhdon të prevalojë koncepti i sakrifikimit të interesit privat për hir të interesit publik. Me anë të këtij sofizmi, mbi të cilin janë justifikuar tatimet e jashtëzakonshme, shtetëzimet apo edhe kolektivizimet në kohën e komunizmit, edhe të gjithë qeveritë e tranzicionit kanë racionalizuar e justifikuar dhunën mbi pronën private të shtetasve.

***

Qeveria nuk ka para për të kompensuar me vlerën e tregut por megjithatë, i ndërmerr projektet duke cenuar hapur interesat e pronarëve. Një dhunë që duhet ta pranojmë se, demek, bëhet për interesa publike. Por sado ta lyesh me llak publik, e gjitha është në thelbin e vet një vjedhje, një grabitje në mes të ditës dhe me dhunë. Po, po, me dhunë! Nëse unë kam vetëm 1/10 e parave që lipsen për blerjen e një shtëpie, nuk mund të shkoj dhe t’i them pronarit: Na, unë kaq para kam, ti hidhu përpjetë po deshe! Dhe t’ia marr shtëpinë. Sepse edhe në mos paça sensin e të drejtës, nuk kam pushtet, forcë të bëj një gjë të tillë. Po të kisha, për shembull, po të isha i forti mafioz i zonës, dhe ta bëja, kjo do qe grabitje. E përse nuk qenka grabitje kur e bën qeveria?

***

Mos vallë duhet të pranojmë se pushteti është demonstrim flagrant i forcës? (Arendt) Një shtet normal krijohet pikërisht për të mënjanuar forcën, dhunën, nga arena e marrëdhënieve njerëzore. Dhe vënia në funksionim e të drejtës. Çdo akt që nuk themelohet mbi të drejtën do të çohet deri në fund ose me anë të dhunës ose me anë të vetënënshtrimit. Dhe kjo është padrejtësi.

***

Një padrejtësi dhe dhunë kjo, që nuk përligjet dot as nga vendime qeverie të padrejta si ai që sanksionon kompensime qesharake për qytetarët të cilëve ju prishet shtëpia apo prona për qëllime publike. Një konflikt i tillë ka ekzistuar edhe në kohën kur në krye të Bashkisë qe Basha dhe kryeministër Berisha. Ndaj një qeveri si kjo e Rilindjes që premtoi edhe rilindje të drejtësisë, nuk duhet ta bazojë aksionin e saj në vendime të tilla që ngjasojnë me vendimet leniniste të komunizmit të luftës. Themeli i vendimeve të qeverisë në këtë rrafsh duhet të jetë tregu. Dhe, në fakt, kur i intereson, Qeveria nuk harron t’i drejtohet tregut. Përse kur është fjala për të caktuar çmimet e referencës për shitjen e banesave qeveria i afrohet më shumë çmimeve të tregut për metër katror? Sepse kërkon, me të drejtë, të shmangë evazionin e taksës së shitjes nga personat që tregtojnë pasuri të patundshme. Por, këtë standard duhet të zbatojë Qeveria edhe kur është rasti që ajo vetë të “blejë” shtëpi në funksion të projekteve publike. Ndaj nuk është fare e drejtë që ndërsa çmimi i referencës për metër katror ndërtimi në zonën e Stacionit të Trenit është 100 mijë lekë, kur vjen puna për të kompensuar pronarët, vendoset tarifa qesharake prej 18 mijë lekësh.

***

Qeveria nuk duhet të ndjekë dy standard, sepse kjo është padrejtësi dhe dhunë mbi të drejtën e pronës private. Dhe aty ku dhunohet prona private, liria e njeriut dhe demokracia janë fjalë boshe dhe maska të sundimit dhe nëpërkëmbjes së njeriut. Por liria nuk është objekt luksi. Liria e pronës private është themeli i begatisë së një shteti. Shqiptarët kanë mbetur të varfër se nuk kanë ditur të mbrojnë e zhvillojnë këtë liri. Po ashtu, nuk mund të ketë projekt me dobi publike nëse në themelet e tij, sakrifikohet prona private e njerëzve ashtu si jetët e skllevërve në themelet e piramidave të faraonëve.

***

Edhe sa kohë duhet të vazhdojmë kështu? Dhe ç’kuptim ka rotacioni politik nëse dhuna mbi pronën private mbetet po ajo? Në kushte të tilla kemi vetëm ndërrim personeli por jo pushteti, dhe i gjithë rotacioni politik degradon në një hipokrizi. Një qeverisjeje të përgjegjshme nuk duhet t’i shkojë as nëpër mend që të dhunojë pronën e qytetarëve. Nuk duhet t’i shkojë nëpër mend as të përdorë ligjin për të justifikuar dhunën mbi pronën private duke e paraqitur si të drejtë. Por kur ajo e bën një krim të tillë, nuk është më një Qeveri e qytetarëve!

20 Komente

Andrea Stefani kunder Rilindjes?! C'gur te permbys?! 

E paskemi vertet pisk punen.

"Edhe sa kohë duhet të vazhdojmë kështu? Dhe ç’kuptim ka rotacioni politik nëse dhuna mbi pronën private mbetet po ajo? Në kushte të tilla kemi vetëm ndërrim personeli por jo pushteti, dhe i gjithë rotacioni politik degradon në një hipokrizi. Një qeverisjeje të përgjegjshme nuk duhet t’i shkojë as nëpër mend që të dhunojë pronën e qytetarëve. Nuk duhet t’i shkojë nëpër mend as të përdorë ligjin për të justifikuar dhunën mbi pronën private duke e paraqitur si të drejtë. Por kur ajo e bën një krim të tillë, nuk është më një Qeveri e qytetarëve!"

Shume e drejte. Shpresojme qe alibia "fajin e ka njoni" nuk do vazhdoje edhe ne diskursin e zgjedhjeve te ardhshme ne 2017. 

Nese do kishte nje gje qe duhet te ishte permbysur, do ishte kjo qe those Stefani ne thonjza me siper. Rotacioni politik eshte per te mos ndryshuar ate qe ndodhi me pare, prandaj dhe votohet rotacioni, jo te vij ne pushtet nje grup hajnash te tjere qe te vjedhin dhe ata se kishin ngel pa kocka. 

E ka Doma apo Dema se po na luni mensh. Ishalla nuk osht nji nga ato Domat perball Polikumit ...

ndreka ketu ka te drejte.    ashtu sic me te drejte qeveria kerkon nga qytetaret te respektojne detyrimet ndaj shtetit,ashtu edhe shteti duhet te respektoje te drejtat e qytetareve.

po qeverite hajduto-integrimse keto kane.   servilizem ndaj cdo te huaji dhe arrogance ndaj shqiptareve.   une per vete  nuk kam patur dyshime  per pd-ps.  i vetmi dallim midis tyre eshte ai qytetar.   edhe pd-ja, po te mos drejtohej nga burri i sllobodankes, mund te ishte nje ps-nr2.

eshte pak e cuditshme, perse qeveria,kur kerkon te bleje Jaguar, nuk i thote privatit: "Ti me te vertet e ke cmimin 90 000  euro per cope, por une me vendim qeverie dhe per arsye publike kam vendosur te te paguaj 15 000 per cope". Pyes veten edhe sa sek do i vazhdoje privati negociatat e metejshme smiley

amon mer amon ku e gjete kete shembull. kush eshte privati dhe kush eshte shteti te ky shembulli jot smiley

 privati i ka thone qeverise qe ja ku i ke me 15000 per cope, dhe qeveria i ka thone jo se per te miren tone publike do ti blej me 90000 per cope

kush eshte privati dhe kush eshte shteti te ky shembulli jot 

po Jaguari pra mo osht.... smiley

turp Andrea, turp!
Me siguri, keta pronaret e shtepive i kane paguar nje dore te mire Andreas per kte artikullin. Ata kane pare se kane nga 2 e 3 shtepi po nuk ngopen me aq...qjr...ncncncnc

Ore ti, se tani u kujtova une, po qe kur rilindas ti? Apo e tradhtove Buall Mavrine, sic e quan Pjeri. Ketu ka tradhti, burra!

Bredharaku mesiguri qe ka shit paswordin sepse kishte probleme ekonomike. E kush tjeter pervec Bradit ka mundesi ta bleje? 

S'ma merr mendja te merret Bradi me kshu cikerrima passwordesh. Ka te drejte Pjeri kur thote qe kushedi c'i ka ndodhur ketij djali. 

Jo, jo te jesh e sigurte qe nuk eshte ai qe ishte. Mbase nje dite edhe une mund te klonohem. Pirateria kibernitike avancon me hapa te shpejta. Shume nga peshqit qe jane zhdukur u jane dekonspiruar emrat dhe ja kane mbath nga syte komet. 

thjesht hapa syte kur erdha ne atdhe. Leje berberin se sic e ka pranu vete, eshte cik i trashe. Se sipas llogjikes se tij, une ja kam shit pw Bradit dhe ky qenka bere rilindas. Pra ai mund te behet por une jo...
Rilindja nuk perjashton. Ajo perfshin, i nderuar berber!

Përse kur është fjala për të caktuar çmimet e referencës për shitjen e banesave qeveria i afrohet më shumë çmimeve të tregut për metër katror? Sepse kërkon, me të drejtë, të shmangë evazionin e taksës së shitjes nga personat që tregtojnë pasuri të patundshme. Por, këtë standard duhet të zbatojë Qeveria edhe kur është rasti që ajo vetë të “blejë” shtëpi në funksion të projekteve publike. Ndaj nuk është fare e drejtë që ndërsa çmimi i referencës për metër katror ndërtimi në zonën e Stacionit të Trenit është 100 mijë lekë, kur vjen puna për të kompensuar pronarët, vendoset tarifa qesharake prej 18 mijë lekësh.

Seit Doma , por edhe te tjeret si ai, duhet ti drejtohen gjykates per te rezuar cmimet qesharake qe ju ofron qeveria. Cmimi per m2 per shpronesimet e baneses duhet te jete ne raport te drejte me menyren e llogaritjes se cmimit te references per apartammentet qe shiten ne ate zone, ndersa cmimi e truallit te baneses, por edhe i oborrit duhet te perllogaritet duke mare ne konsiderate cmimet referuese te banesave perreth, koeficientin mesatar te ndertimit (40-50% te totalit te zones/parceles se zhvillimit), si dhe lartesine ne kate (mesatarja 8+1) e godinave sipas planeve regulluese. Mendoj se cdo gjyqtar korrekt do ti jepte vleren e merituar te prones, duke i treguar vendin nje qeverie qe nuk di te respektoje pronen private.

Po si ka mundesi qe shesin mend me qytetarin e thjeshte dhe te pambrojtur duke i rene ne qafe kot per se koti dhe vazhdojne te dhihen ne breke nga krimineli sali! Jazek ju qofte!

Artikulli te vinte ne mendime, dhe shprehja me e goditur e Andreas ishte ne fund; 

" .... Dhe ç’kuptim ka rotacioni politik nëse dhuna mbi pronën private mbetet po ajo? Në kushte të tilla kemi vetëm ndërrim personeli por jo pushteti, dhe i gjithë rotacioni politik degradon në një hipokrizi. Një qeverisjeje të përgjegjshme nuk duhet t’i shkojë as nëpër mend që të dhunojë pronën e qytetarëve. Nuk duhet t’i shkojë nëpër mend as të përdorë ligjin për të justifikuar dhunën mbi pronën private duke e paraqitur si të drejtë. Por kur ajo e bën një krim të tillë, nuk është më një Qeveri e qytetarëve!...." 

 

Nese qeveria i ka dhene atij 18 000 leke per m2 qe i thone rreth 130 euro per m2, athere i bie qe qeveria nuk respekton as normativat e veta te vlersimit te banesave te cilat ajo i ka vlersuar ne kufinjt 220-250 euro per m2. Mir kaq nuk iu jep, por pse nuk i strehon ne banesa sociali gratis. 

O Pjero a je ne terezi TI? Une jom mire e bukur ne shtepine time, e kom 2 kateshe dhe ne katin perdhes kam hapur biznes. Vjen shteti me ma prish se don me bo rruge dhe mu bashke me familjen me ato para qe me jep thjesht me nxjerr ne rruge te modhe lakuriq. Ti po thu banesa sociale!!!!! Po ky rast nuk eshte per nje fukara te pastrehe, por per nje qytetar dinjitoz ne prone te vet. Ore ti mos je gje me komunist se komunistat?

Kuazo, mos u nxito ne gjykim, une shpreh çfar duhet te beje minimumi te pakten qeveria, ti kerkon qiqra ne hell. 

".. Dhe ç’kuptim ka rotacioni politik nëse dhuna mbi pronën private mbetet po ajo? Në kushte të tilla kemi vetëm ndërrim personeli por jo pushteti, dhe i gjithë rotacioni politik degradon në një hipokrizi"

smiley

Ka fillu me dhimt e? Po hik o zagar politik i rregjimit te Palloit, majaft kuite smiley

nuk dashka mo rrotacjon politik tarafi juj. Jo or jo, jo rrotacjon por zbythje do jetë smiley

Te tjeret kane dhene jeten per kete vend ty te dhimbset nje cope shtepi .jazek.falas ta japesh dhe pak eshte.

Pekinezi Stefani ? ja paska mor nje 100 mije leksh Seitit te shkrete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).