Ndërkohë që Maqedonia ka bllokuar kufirin, Shqipëria përflitet si një vend i mundshëm tranziti i refugjatëvë në rrugën e tyre drejt vendeve të BE. Si pritet një mundësi e tillë nga shqiptarët dhe autoritetet drejtuese?

Fshati Kapshticë gjendet vetëm pak minuta larg kufirit shqiptaro-grek. Në vitet 90' mijëra shqitparë kanë ndaluar këtu për të blerë ushqime dhe më pas kanë vazhduar rrugën e tyre drejt Greqisë në kërkim të një jete më të mirë. Ata e kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Të njëjtën gjë mund të bëjnë tani edhe refugjatët nga Siria, Afganistani dhe nga vendet e tjera, që janë bllokuar në territorin grek, për shkak se Maqedonia ka mbyllur kufirin. 

Banorët e mbledhur në qendër të fshatit na thonë se deri tani nuk kanë parë refugjatë nga vendet e fqinje që të kalojnë kufirin. "Nuk vijnë që këtej se këtu ka më shumë kontrolle tani. Ata mund të vijnë nga Braçaj ose Tërsëniku," thotë një i moshuar. 

Varfëria e banorëve të fshatit duket qartë nga shtëpitë pothujase të rrënuara. Por sidoqoftë ata thonë se nëse refugjatët do të vijnë, do t'i mirëpresin sepse edhe ata kanë qenë refugjatë dikur.

Dy hapa larg kufirit...

Rreth tre kilometra larg nga Kapshtica gjendet Braçaj, një tjetër fshat shumë afër kufirit shqiptaro-grek. Edhe banorët e këtij fshati kanë parë mija fytyra shqiptarësh të lodhur dhe rraskapitur, të cilët kalonin kufirin e gjelbër në kërkim të një jete më të mirë në Greqi.

"Kemi dëgjuar që janë kapur disa refugjatë, por ne nuk kemi parë gjë. Kemi degjuar gjithashtu se do të vijnë. Ne do t'i mirëpresim vetëm për hir të rrugës së gjatë dhe të vështirë që kanë bërë," na thotë një nga të rinjtë e fshatit.

Ndërsa një tjetër na thotë se nuk ka arsye për t‘u trembur nëse ata vijnë, "sepse nuk po vrasin njeri apo po bëjnë diçka të keqe".

Strehimi i mundshëm për refugjatët

Një nga rojet e ish-repartit ushtarak pranë fshatit Kapshticë, na thotë se gjatë ditëve të fundit atje kanë shkuar përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore, po ashtu si edhe përfaqësues të UNHCR. Qëllimi i tyre ka qenë të kontrollojë nëse ndërtesat mund të përshtaten si vendstrehim për refugjatët në rast se ata vendosin të kalojnë kufrin shqiptaro-grek.

Ndërtesat pothuasje të amortizuara shërbejnë si magazina të një kompanie private. Roja na thotë se strehimi i tyre aty do të jetë i vështirë sepse energjia elektrike është shkëputur prej më shumë se një viti, po ashtu si edhe uji i pijshëm. Në rast të hyrjes së refugjatëve në territorin shqiptar, më pas do të jetë përgjegjësi e prefekturës së Korçës për të marrë masat e duhura për strehimin e tyre. 

"Çdo zonë është me rrezik"

Rreth dy kilometra larg ish-repartit ushtarak ndodhet Kapshtica, pika doganore mes Shqipërisë dhe Greqisë. Qarkullimi i automjeteve dhe i pasagjerëve është normal, ashtu si edhe çdo ditë. Autobusë të linjave që lidhin qytetet shqiptare me ato të Greqisë, kamionët me mallra që hyjnë e dalin nga kufiri dhe makina private.

Por nuk është e njëjta gjendje në "kufirin e gjelbër", vija kufitare natyrore mes dy vendeve. Autoritetet shqitpare kanë shtuar numin e forcave policore që patrullojnë në këtë zonë. Jo shumë larg nga pika doganore, në një pjesë të kufirit të gjelbër u takojmë Dashamir Spahon, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Emigracionit të Qarkut Korçë. Spaho thotë për Deutsche Welle-n, se autoritetet shqiptare kanë marrë masat e nevojshme për tu përballur me një situatë të mundshme të hyrjes së refugjatëve në Shqipëri. Deri tani sipas tij nuk ka pasur asnjë rast të kapjes së refugjatëve, të cilët kanë ikur nga kampet greke. 

Dashamir Spahon, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Emigracionit të Qarkut Korçë

Në raportimet e disa mediave italiane u njoftua, se në afërsi të kufirit me Shqipërinë ishin grumbulluar grupe me refugjatë që mund të kalojnë në çdo moment në territorin shqiptar. Por sipas tij ai nuk ka një informacion të tillë. " Sipas komunikimeve zyratre na është vënë në dijeni që janë krijuar disa kampe në Kozanë, Grevena dhe në disa vende të tjera. Por nuk kemi asnjë informacion për një lëvizje të tyre në drejtim të territorit tonë", shprehet Spaho.

I pyetur se cilat janë zonat më potenciale për të kaluar refugjatët, Spaho thotë se "e gjithë vija kufitare po kontrollohet dhe çdo zonë për ne është me rrezik." 

Prandaj përveç forcave normale të kontrollit të kufirit ne pamë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Për një kontroll më të mirë të kufirit të gjelbër, në disa pjesë të veçanta janë montuar edhe kamera termike, të cilat mund të kapin çdo lëvizje, si gjatë natës ashtu edhe gajtë ditës. Imazhet e këtyre kamerave dërgohen menjëherë në stacionin e policisë kufitare dhe më pas oficerët që janë aty informojnë me anë të radios efektivët në terren për të reaguar në rastet e shkeljes së kufirit.

Qendrimi në kufirin shqiptaro-grek në zonën e Kapshticës të bën të qartë atë që Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama tha në një konferencë për shtyp me Përfaqësuesen e Lartë të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mongherini, në fillim të muajit: 'Shqipëria nuk do të ngrejë mure për të bllokuar refugjatët, por as nuk do të hapë portat'.

29 Komente

Kam qene gjithmone pro EU-se, por po i pranuan kushtet e Erdoganit, EU me mire te ngordhi se kjo qe po bejne eshte turp.

po ca do bejne ? - refugjatet u bene tashme  problem i madh per BE,  sepse vijne nga shume vende te Lindjes se mesme edhe Afrika.. pra priten miljona te tjere, nderkoh Turqia luan  rol kyç,  sepse eshte porta nga vijne..  po mbylli porten Turqia, shpeton edhe BE.

nderkoh,  per momentin Turqise i eshte premtuar heqja e vizave per qytetaret  e saj si dhe 6 miljard euro,  ne vend te 3 miljard qe ishte thene me pare.

E di ci thone levizje pa viza per Turqine qe nuk ka as pashaporta biometrike. Me mire merr ata dy milion sirian se te marresh edhe nja 10 milion kurd, turq e iraken plus.

Mutti ka humbur cdo lloj kredibiliteti me keto palacolleqe. Greqine e beri shkrumb, Angline e ke jashte ne vere, amerikaneve ju dha ca deshen dhe tani tju puthim sumen dhe Turqise dhe Rusise megjithese e dine qe du jua fusin sa krahu ne fund.

C'keni me Anxhelen mer aman? Po sikur eshte Austria qe bene si nureseza e Europes. A s'ishin Austriaket qe sa ju lagen kembet, mbertisni mbyllni dyerte e lini Greqine jashte se na zuri furtuna? Rrjedha e Ballkanit Perendimor u mbyll me urdher te Austrise. Gjermania ka qene e vetmja qe ka bere ndonje perpjekje per te ngjit ndonje pulle aty ku rridhte uje. Ndonese kane deshtuar mjerisht.

Te uleshe per bisedime me Turqit eshte minimalja. Madje Europa po vuan tani vite te tera qe ka injoruar komplet Turqine duke i bere vickla, e tani qe Europa ka rene ne dore te Turqise po i bene vickla kjo e fundit. 

Ne vend te merreshin me kohe me Turqine, kishin hallin te zgjidhnin a do hante akoma Greku sufllaqe falas. Po te jesh i bind qe levizja pa viza me Turqine s'do behet ashtu sic thua ti tek fet. Yhyyy si vene keto pune. Sa premtime ka bere Europa qe si ka mbajt aq te mira pacim. Tani gjithe situata eshte te fitojme pak kohe.

Austriaket kan marr me teper se gjermanet po ti llogarisesh per fryme popullsie.

"Sa te fitojme pak kohe" ka qene gjithmone strategjia e Anxhit dhe gjithmone me keq eshte bere. Nje cik kohe sa tja hudhi Anxhi atyre Landtagswahlen pa EU-ja le te shkoj ne djall.

lojen  e mbylljes se kufijve e filloi Hungaria.  dhe meqe Evropa ka nje veshtiresi te madhe ne raste te tilla te veproj dhe te operoj sipas nje politike te perbashket, (ky eshte edhe problemi i madh qe ka BE ne vetvehte dhe  qe e ben kete organizem qesharak dhe te pa menaxhueshem),   cdo shtet pastaj  morri masat e veta duke mbyllur kufijte..

 

ndersa per Angline qe thote pnluarasi me siper:  une do preferoja te luanin fort me ta, dhemb per dhemb.. keto jane kushtet tona qe vlejne per te gjithe:  ne doni rrini, nese jo pirdhuni !

Ej po c'jane ata kallashet ne duar? 

Do Zoti ti kene instruktuar qe te mos godasin me arme ne refugjate se do jete skandal. 

Tani kjo dihej. Ai ish-drejtori grek i emigracionit e propozoj publikisht, qe cojini nga Shqiperia, se ajo s'kontrollon kufirin. Pra ne praktikisht s'kemi asnje gje ne dore, pervec se te pergatitemi mire, te organizohemi akoma me mire, te mos bejme marrezi dhe ti bejme presion BE-se me kerkesa ( duam euro, duam ndihma, duam te pershpejtohet procesi i pranimit, etj etj).

A ha, me gjith masat e marra per mirpritjet e refugjateve siriane, mazehllah se po vijne smiley

o Pjero,  nuk jane siriane keta qe pritet eventualisht te vijne, pasi vetem sirianet  i lejon Maqedonia.. per keta ka krijuar nje korridor Evropa.

por keta qe pritet te vijne, jane ata qe nuk i lejojne, nuk i duan.. p.sh, afgane e irakeze..

E di i dashur e di, biles edhe nga sirianet, lejohen vetem ata te Alepos dhe noi qyteti tjeter te shkretuar. Shum siriane te ikur nga kampet, nuk po i pranojne me. Po u thone qe te kthehen tek kampet e tyre ose ne Damask. 

Kushedi pse nuk kalojne ketej, do kene frike nga mikpritja jone, mos mesohen keq e nuk ikin me smiley

aman ore, te kaloje ndonje sirian nga shqiperia se na jane merzitur shqipot per kete ofendim smiley qe po u behet! 

duam siriane ,si gjith evropaaaasmiley

 

Sapo mesuan se shkabes I bie goja ere e keqe preferojne me mire te mbyten ne det se te vijne ne shqiperi.smiley

Shkaba ta mbylli gojen,se po degjuan Shkaben ata vershuan te gjithe ne Shqiperi.Shkaba t'ua dije per nder emigranteve shqiptare qe flasin keq per Shqiperine,se ndryshe aty do ti kishe afgane e irakiane e do ta kishin bere Shkaben ta linte ate vend te bekuar.

shkaba me duket eshte femer!

Prandaj edhe une kur flas per Shkaben perdor te dyja gjinite.Jo se Shkaba eshte hermafrodit,po se nuk ia di mire gjinine.Megjithese me shume se nje person,e,Shkaba eshte nje ideal,nje aspirate

edhe obi femer eshte, duhet ta mbajme profilin.

Nuk thu shyqyr. Nuk ka pare njeri keq nga femrat, mos degjo Kapedanin dhe Tikun.

Ceshtja e kalimit te refugjateve ka pro dhe kundra. 

Pro, sepse gjeneron te ardhura.

BE-ja dhe nderkombetaret do te investonin te pakten per dy kampe hotspot, nje ne hyrje dhe nje ne dalje. Ketu refugjatet do te mund te shplodheshin dhe pergatiteshin per udhetimin drejt pikes tjeter. Per ti ndihmuar do te vijne edhe OJF nderkombetare. Gjate qendrimit do te konsumojne dhe ky konsum do te gjeneroje te ardhura. 

Nga njera pike tek tjetra refugjatet do te kene nevoje per transport dhe kete te fundit do ta paguajne. Dhjetera pronare mjetesh transporti do te kishin disa muaj pune te siguruar, me tarifa interesante.

Pro edhe sepse do te deshmonte angazhimin konkret te Shqiperise perkrah partnereve nderkombetare. 

Nderkaq ka edhe rreziqe dhe arsye per te qene kundra. 

Europa mund ti mbylle dyert, perfundimisht apo perkohesisht dhe te perpiqet ti 'parkoje' refugjatet ne Ballkan. Qendimi afatgjate i tyre ne kontekstin tone eshte shume problematik. 

Trafikantet mund te perpiqen ta devijojne nje pjese te fluksit drejt bregdetit, me qellim tragetimin me skafe drejt Italise (natyrisht kundrejt pagesave te kripura). Kjo do te risillte skafizimin dhe te gjitha problemet qe lidhen me te.  

Trafikantet mund edhe te gjejne menyra me soft per ti futur refugjatet ne BE, si pajisja e tyre me dokumenta shqiptare fallco. Tjeter problem per ne, sepse BE-ja mund te na pezulloje Shengenin. 

Mes refugjateve mund te kete terroriste te infiltruar; kontakti i tyre me elemente me prirje fetare ekstremiste ne Shqiperi do te ishte mjaft i rrezikshem, si per ne, ashtu edhe per Europen.

Kalimi i refugjateve nga Shqiperia do ta shkaterronte sezonin e ardhshem turistik (e kam fjalen per turistet e huaj qe vizitojne vendin). Imazhi jone jo krejt i kthjellet + sirianet eshte garanci e sigurte per moszgjedhjen tone si destinacion. 

Per te gjitha sa me lart, ceshtja e kalimit te refugjateve nuk eshte aspak banale, perkundrazi.

Me mire as une nuk do ta kisha thone smiley
 

Respekte, respekte smiley

Ne pamje te par duket situata mori zgjedhje me marrveshjen me turqin. mirpo njerzit do vashdojne te dynden ne nje menyr apo tjeter, se aty ka shpi falas, ushqim falas ka sherbim mjeksor falas i kan te gjitha falas, pse mos te ven.

qr sa budallenj te pagjume ka ketu lol

Lajm i fundit: Sllovenia dhe Serbia mbyllin kufijte per refugjatet! Keshtu, fluksi nga Greqia do te kaloje drejt Shqiperise dhe Malit te Zi. 

Riaktivizimi i skafizmit eshte shqetesim aq konkret, sa ti detyroje ministrat e brendshem te Shqiperise dhe Italise te zhvillojne disa takime brenda pak ditesh per kete ceshtje. 

Situata e Shqiperise eshte jashtezakonisht shume delikate! 

Blindimi i kufijve europjane do ta shnderronte rajonin tone ne nje 'xhep'. Rreziku eshte shume i larte qe vendet e Europes te bejne presione mbi Shqiperine qe ti mbaje refugjatet aty per nje kohe te papercaktuar, neper kampe te financuara nga BE-ja.

Refugjatet do te bejne cmos te arratisen nga kampet, duke ushqyer trafiqet ilegale permes Otrantos dhe duke destabilizuar vendin. 

Dyndja do te jete vecanarisht e larte ne pranvere dhe vere, kur moti eshte relativisht me i mire, duke shkaterruar keshtu industrine tone turistike (refugjatet do te vershojne neper plazhet dhe qytezat e bregdetit, ne perpjekje te 'transportohen' matane).

Pushtetaret tane, te joshur nga fondet e BE-se (qe do ti administrojne vete), nga perfitimet e larta te trafiqeve te jashteligjshme (me te cilat jane te lidhur koke e kembe), dhe nga kapitali politik i fituar perballe partnereve nderkombetare (per bashkepunimin) ka shume gjasa ti tradhetojne interesat popullore dhe kombetare, njelloj si ne rastin e armeve kimike... . 

Interesat kombetare?smiley1

Ne jemi "evropiane" nuk kemi interesa kombetare.    Ne jemi te hapur,liberale dhe qytetare te botes.    Gjithkush eshte i  mirepritur ne shqiperi,pervec shqiptareve.   Ne nuk jemi as si hungarezet as si greket as si serbet e austriaket.  Jo o vella, jena evtopian .

Ca mendimi ka lubonja  movement per kete ceshtje?     Eshte nje rast i mire per te sjelle tjetersimin aq te deshiruar te rraces se painfektuar shqiptare.

Bile tu jipet menjehere pasaporte shqiptare dhe te zene shtepite e emigranteve .

 

 

Ja se e paska shkoqitur qyt pune the Economist :

http://www.economist.com/news/europe/216...

 Po vajten refugjate, do i trafikojne "Mafiozet shqiptar" te cilet paskan trafikuar Kurdet gjate viteve '90. Po sipas ketij artiklli "paska zera" qe refugjatet qe vejne ne Shqiperi i fusin nje vit ne burg, po shpetove nga vjedhjet dhe plackitje rruges. Xhungel mnjf.

Nderkohe aftori cuditet per qendrimin anti-refugjat te Rames kur Shqiperia pati eksode masive vet ne '90ten. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).