Mijëra refugjatë janë bllokuar në Greqinë e veriut në kufi me Maqedoninë ku të hënën, dhjetëra prej tyre arritën të rrëzojnë telin me gjemba të ngritur nga Maqedonia duke u përleshur me forcat speciale policore.

Një grup refugjatësh arritën të rrëzojnë sot një pjesë të gardhit me tela me gjemba të ndërtuar nga Maqedonia përgjatë kufirit të saj me Greqinë pasi u përleshën për disa orë me policinë maqedonase. BBC raporton se aktualisht rreth 7 mijë refugjatë janë grumbulluar në anën greke të kufirit pasi Europa ka ngritur barriera të njëpasnjëshme për t’i ndaluar.

Mëngjesin e sotëm, një grup refugjatësh përdorën mjete rrethanore për të sulmuar gardhin me tela me gjemba dhe efektivisht ia dolën të shkatërrojnë një pjesë të tij pasi u përleshën me policinë.

Policia maqedonase arriti ta kontrollojë grupin e protestuesve dhe filloi menjëherë nga puna për ta rindërtuar pjesën e gardhit të shembur. Nuk është e qartë se sa prej migrantëve arritën të kalojnë në Maqedoni përmes gardhit të çarë.

Aktualisht, gardhet me tela me gjemba janë ngritur mes disa shteteve, përfshirë kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë, atë mes Greqisë dhe Maqedonisë, kufirin mes Serbisë e Hungarisë si dhe në kufirin mes Kroacisë e Sllovenisë. Telat me gjemba nuk mbulojnë të tërë vijën kufitare mes këtyre vendeve, por vetëm ato pjesë që janë lehtësisht të kalueshme. Pjesët e tjera të kufirit janë përgjithësisht lumenj ose male të lartë, kalimi përmes të cilëve është i vështirë, i lodhshëm dhe i rrezikshëm.

www.reporter.al

Shenim: Fotot ne lajm ne fakt jane lajmi i vertete. 

7 Komente

Ka kohe qe pershperitet me gjysem zeri te larte se nuk behet fjale per "refugjate" po per uzurpatore, pushtues. Ky lajm e verteton deri diku me se miri

Keta kuptojne vetem gjuhen e Rusit. Bomba 500kg

Cdo lloj refugjati eshte ne nje fare mase uzurpator. Kush me pak e kush me shume! Une, ti, tjetri e tjetri. Ndryshon vetem masa. E po te kemi parasysh dialektiken e Hegelit, mase+mase= cilesi e re, i bie qe disa (mjaft) emigrante jane pushtues te vertete! Ne anen tjeter keto jane deri diku edhe pasoje e derdhjes qe i beri koves se mbushur me qumesht lopa Merkel, pasi e mbushi mire e mire dhe i dha nje shqelm, duke dashur te na hiqet si nene Tereza. Po dhe ajo nuk pati dhe aq faj, sepse i mori koka ere sapo takoi artistin e madh, Edi Rama, ku pas ketij takimi ne Tirane me 'te u frymezua deri ne delirin "Rama", ate te madheshtise, dhe leshoi ato fjale mikpritje per emigrantet, pa e kuptuar se c'katranjosi!

Me vjen shume keq tani per Maqedonine qe duhet te perballoje per muaj e muaj te tere nje fluks pa fund, cfare keto dite duhet te jete duke marre drejtimin e Albanise. Se si do e perballoje ky i fundit nje fluks prej dhjetra dhe qindra mijra njerzish, mes tyre dhe gra e femije, kete une nuk e di!

Nuk ndryshon masa jo. Ndryshon metoda. Mund te ikesh paftuar duke mesyer ambasaden gjermane e duke i bere presionsmiley ose si puna ketyre pseudo-sirianeve (o me fut brenda, o te godas!), mund te ikesh i ftuar kur aplikon per vize me parate e tua dhe kontrate pune. Eshte nje ndryshim shume i madh. Sa per Merkelin te jap te drejte. 

Oho, kur i pashe dje duke qelluar policine dhe ushtrine maqedonse me gure e shkopinj, thashe; tani do ta shohin europianet vleren tone, te refugjateve shqiptare. Europian+media e tyre, qe ngelen gjithmon duke u ankuar per albanesi. 

Tamam! Ku ti gjejne ballkanasit...Le te mbajne arabet tani.

Ka gjasa te mbajn arabet , si duket ballkanasit jane impotent.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).